Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 226 prej 226
  1. #221
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Mesazhe nga Tempulli Shilerian

    Se shpejti do te dale ne qarkullim libri i Shilerit ''Perbetimi i Fieskos'' i shqiperuar nga Skender Luarasi.
    Shileri e shkroi per te ndergjegjesuar popullin gjerman ne shek.18-te. Po shkepus nje fragment: Akti II, Skena 8 FIESKOJA – Gjenovezė: Nė mbretėrinė e kafshėve dikur plasi lufta civile, partitė u pėrleshėn me njėra- tjetrėn dhe njė qen stani e pushtoi fronin. Ky, i mėsuar ta therte grigjėn, e qeveriste vendin qenėrisht, angullinte, kafshonte, kruante kockat e popullit tė tij. Populli murmurinte, mė trimat u mblodhėn dhe e bėnėn copė-copė qenin mbret. Pastaj u mblodh prlamenti, pėr tė vendosur mbi ēėshtjen e madhe, se cila qeveri ishte mė e mira. Votat u ndanė mė trish. Gjenovezė, pėr cilin do tė kishit vendosur ju?
    I PARI QYTETAR – Pėr popullin. Tė gjithė pėr popullin.
    FIESKOJA – Populli fitoi. U zgjodh njė qeveri demokratike. Cilido qytetar kishte votėn e tij. Shumica doli nė krye. Kaluan katėr javė dhe njerėzit i shpallėn luftė kėtij shteti tė ri tė sapoēliruar. U mbajt kuvendi i kombit. Erdhėn kali, luani, tigri, ariu, elefanti dhe rinoceronti dhe thėrrisnin me tė madhe tė rrėmbenin armėt. Tani u erdhi radha tė tjerėve. Qengji, lepuri, dreri, gomari, gjithė mizėria e insekteve,
    shpesėve, e peshqve, tė gjithė sa kanė frikė nga njerėzit, erdhėn dhe nisėn tė ankoheshin; paqe! A shihni, gjenovezė? Frikacakėt qenė mė shumė se trimat, budallenjtė mė shumė se tė urtėt. Fitoi shumica. Mbretėria e kafshėve lėshoi armėt dhe njeriu ia bėri qeverinė rrėmujė. Ky sistem qeverimi, pra, u hodh poshtė. Gjenovezė, ē’do tė bėnit ju nė kėtė rast?
    I PARI DHE I DYTI – Qeverim me kėshilla. Po, qeverim me komisione pėrgjegjėse!
    FIESKOJA – Ky mendim u pa i mirė! Punėt qeveritare u ndanė nė seksione tė ndryshme. Ujqrit kujdeseshin pėr financat, dhelprat u bėnė sekretaret e tyre, pėllumbat u bėnė gjykatės pėr faje tė rėnda, tigrat pajtonin grindjet, deshėt rregullonin punėt e martesės. Ushtarė u bėnė lepujt; luanėt dhe elefantėt ruanin bagazhet; gomarin e dėrguan ambasador tė mbretėrisė dhe urithin e zgjodhėn inspektor epror tė administratės. Gjenovezė, ē’prisni nga njė ndarje e kėtillė ofiqesh? Atė qė s’e ēau ujku, e plaēkiti dhelpra. Atė qė i shpėtonte kėsaj, e shtypte gomari. Tigrat i mbytėn tė pa-fajshmit, pėllumbat ua falnin fajin hajdutėve e katilėve; dhe, mė nė fund, kur mbaronin afatet e nėnpunėsve, urithi deklaronte se detyrat qenė zbatuar mirė e bukur. Kafshėt ngritėn krye: “Tė zgjedhim njė monark, – thirrėn qė tė gjitha, –qė tė ketė ēaponj, kokė tė madhe dhe vetėm njė stomak”, dhe kėshtu iu bindėn njė kryetari, njė tė vetmi, o gjenovezė, porse (duke ecur nė mes tė tyre me madhėri) ky qe luani.
    TĖ GJITHĖ (Pėrpjekin duart, hedhin kėsulat nė erė) – Bravo! Bravo! Bėnė punė me mend!
    I PARI – Ta bėjė edhe Gjenova kėshtu, dhe Gjenova e ka heroin e saj.
    FIESKOJA – Unė s’dua tė di pė tė se cili ėshtė. Shkoni nė shtėpi. Kujtoni luanin. (Qytetarėt dalin me zhurmė).


    Nga vepra e Shilerit :'”Pėrbetimi i Fieskos”, shqiperoi Skender Luarasi
    Hyrje ''Fieskoja bėhet maskara si Xhanetino Doria: edhe ky po pėrgatit njė grusht shteti pėr tė zhdukur xhaxhanė dhe pėr ta marrė vetė pushtetin. Nė thelb midis tyre nuk ka ndyshim. Kėtė poeti e nėnvizon me faktin, se vrasėsi dhe kusari arap, i cili zbatonte mė parė porositė kriminale tė Xhanetinos, mė vonė u bė shėrbėtor i Fieskos. Vetė ky fakt, se zbatuesi i porosive tė fshehta tė Fieskos u bė njė vagabond i fėlliqur, dėshmon pėr karakterin kriminal tė planeve tė kėtij njeriu ambicioz. Dhe tė gjitha planet pėr tė marrė pushtetin, tė menduara me kujdes dhe tė vėna nė jetė me kaq sukses nga Fieskoja, nė fund tė fundit shėmben pėr shkak tė natyrės sė tyre tė mbrėndshme tė keqe.
    Leonora, pasi vjen nė dijeni tė planeve tė tė shoqit, mundohet mė kot t’ia mbushė mendjen qė tė heqė dorė nga kjo ėndėrr ambicioze. ”Tė ikim sė kėtejmi. Fiesko! Ta lėmė qė tė gjithė kėtė zbrazėsi tė kotė, tė rrojmė nė mes tė natyrės vetėm pėr dashurinė. (E pushtuar nga njė hov i lartė entuziazmi e shtrėngon nė zemėr). Shpirtrat tanė do tė jenė tė kulluar, si qielli i kaltėr pėrmbi ne” (akti IV, pamja 14). Por mė kot! Fieskoja si i ēmendur, ėshtė pushtuar vetėm nga ėndrra e pushtetit, pa e parė greminėn nė tė cilėn po e ēojnė nė mėnyrė tė pashmangshme ngjarjet. Ogur i keq ėshtė vdekja tragjike e sė shoqes. Duke e takuar rrugės me maskė dhe mantel, tė cilin e kish gjetur nė rrugė, Fieskoja i turret me shpatė dhe e vret, duke kujtuar se ishte nipi i Dorias. Ky gabim fatal e dėshpėron, por nuk e bėn qė tė vėrė mend. ”Unė do t’i jap Gjenovės njė princ qė s’e ka pasur shokun nė Europė! Ejani! Kėsaj princeshe fatzezė unė do t’i bėj njė varrim t’atillė, qė jeta tė mos ketė mė njerėz qė ta lakmojnė, dhe vdekja tė shkėlqejė, posi nuse!”- brohoret me krenari.
    I tillė ishte Fieskoja, njeri, qė ėshtė nė gjendje tė kryejė vepra madhėshtore, por qė bėn vetėm krime, sepse atje e ēon logjika e gabimeve tė tij.
    Pėrballė kėtij tė riu ambicioz ėshtė vėnė figura e republikanit Verrina, i urtė dhe fisnik. Atdheu dhe liria pėr tė qėndrojnė mbi tė gjitha. Pėr tė mirėn e atdheut, pėr lirinė, pėr popullin ai ėshtė gati tė japė jetėn. Verrina ėshtė i pakorruptueshėm. S’ka thesar nė botė qė ta tundojė. Ai ėshtė krenar dhe nuk do tė ulė kurrė kryet pėrpara tiranit, nuk do tė gjunjėzohet pėrpara askujt. ”Mund tė mė premtosh si shpėrblim gjithė kurorat e kėsaj bote, mund tė mė kėrcėnosh si dėnim me tė gjitha torturat e saj, qė ti binja mė gjunjė njė njeriu, por unė nuk gjunjėzohem!” – i thotė Fieskos (akti V, pamja 16).

  2. #222
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi (19.1.1900 - 27.4.1982) Vepra

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Petro Luarasi
    Morton Frederick Eden. Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre


    Morton Frederick Eden. Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre Morton Frederick. Eden. Shqip. nga origj. Skėnder Luarasi, Tiranė, Infbotues, 2011, 58 f. Cmimi 200 lek
    Tit. i origj. : Albania: Its discontents and their origin / Morton Frederick. Eden
    Translated Skender Luarasi

    Vepra e Edenit, “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre”, e pėrkthyer prej origjinalit nga Skėnder Luarasi nė vitet 60’, u bllokua nė Institutin e Historisė pa e parė dritėn e botimit.
    Materialin e plotė tė daktilografuar fatmirėsisht e gjeta nė njė nga dosjet e pėrkthyesit, i cili edhe si historian nuk bėri kurrė pazar me tė vėrtetat historike.
    Nė kushte tė vėshtira censure, ai nuk rreshti sė shpalluri nderimin e tij ndaj jetės dhe veprės sė miqve tė vėrtetė tė kombit shqiptar duke shkruar me dashuri edhe pėr albanofilėt anglezė: Lord George Byron, Lord Tennyson, Sir Aubrey Herbert e Lady Elisabet Carnarvon, Lady Mary Worthey Montag, Lucy M.J.Garnett dhe Mary Edith Durham....:
    Botimi nė shqip i veprės “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre” nė prag tė festės sė 100- vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė njė dėshmi mirėnjohje ndaj albanofilit Morton F. Eden dhe pėrmbush dėshirėn e hershme tė atdhetarit Skėnder Luarasi pėr t’ia bėrė tė njohur kombit shqiptar.

    Nė veprėn e Edenit, ideatorit dhe mbeshtetesit te Kongresit te Lushnjes, pėrshkruhet prejardhja e shqiptarėve dhe europianizmi i tyre i natyrshėm, kontributi i tyre historik e kulturor nė Europė, prapaskenat politike nė vorbullat e luftės sė parė botėrore, ngjarjet madhore dhe personazhet kryesore historikė, interesat qė mbajnė peng kombin shqiptar, ballafaqimi i platformės sė Rilindjes Kombetare me politikat shoviniste antishqiptare, tendencat e kombit shqiptar nė rivalitetin midis Perėndimit dhe Lindjes, etj. I kushtohet vemendje Kongresit te Lushnjes dhe situatave si u zhvillua.
    Nė vepėr mbizotėron mendimi se “gjendja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.”
    Ky mesazh ėshtė aktual edhe nė shek.XXI, kur pak gjė ka ndryshuar pėr kombin tonė i cili pėr tė pėrballuar sfidat e rreziqet duhet tė bashkojė e tė bashkėrendojė tėrė gjymtyrėt e energjitė e tij nė tėrė popullatėn e “Komunuelthit shqiptar” nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, nė Greqi, Turqi e kudo.
    Ky eshte nje liber qe duhet te lexohet nga te gjithe shqiptaret kudo ku jane. Gjendet ne librarine "Albania", Tirane.

    Foto Morton F. Eden dhe vepra albanologjike "Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre"

    Kush e kopjon kete foto duhet te tregoje kete burim ku e ka marre.
    Petro Luarasi. Morton F. Eden. "Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre"
    Fotografi e rralle Morton F. Eden.
    Emri:  IMG_5827.jpg

Shikime: 840

Madhėsia:  27.8 KB

  3. #223
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    SKENDER LUARASI - Kujtime
    Me "Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur", nis udha e romanit modern shqiptar

    Nė njė mbledhje tė gjerė ku do tė bisedohej romani i Ismail Kadaresė "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" , pėr ēudi mė ftuan edhe mua...
    Mė vjen njė ftesė:
    Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė
    Komisjoni i Prozės Tiranė, mė 19.10.1964
    Fakulteti Gjuhė-Letėrsi Angleze
    Kėtu
    Mė 26 Tetor 1964, ditėn e hėnė, ora 18,nė Klubin e Shkrimtarėve dhe Artistėve do tė diskutohet romani i Ismail Kadaresė ‘’Gjenerali I ushtrisė sė vdekur. Diskutant kryesor do tė jetė sh.Kudret Velēadhe oponent Trim Gjata
    Pedagogėt e studentėt e atij institute mund tė marrin pjesė nė kėtė mbledhje edhe duke diskutuar.
    Lutemi njoftoni tė marrin pjesė
    Pėr kryetarin
    Foto Stamo (Firma)
    Nė atė mbledhje nė seancėn e parė folėn Trim Gjata dhe Kudret Velēa. Qė tė dy edhe se pse dhanė mendime tė ndryshme, qortuan autorin pėr atė pjesė tek e cila i zoti i shtėpisė ku bėhej dasma e priti mirė me nderime gjeneralin e Ushtrisė sė vdekur… dhe …"do tė bėnte mirė ta vriste dhe atė". Punė pėr ta. Sh.M. qė kryesonte mbledhjen, gjatė pushimit mė pyeti mua ndė do tė thosha edhe unė nja dy fjalė. Pyetja u duk sikur m'u bė nė njė formė lutėse, dhe ju pėrgjegja se mund tė jepja edhe unė mendimin pėr kėtė roman, por ashtu nga fundi i bisedave. Kur u ēel seanca e dytė, kryesonjėsi (Sh. M.) u ngrit e tha: "Tani do tė flaės Skėnder Luarasi". "Po mirė", thashė: "Ky roman mė pėlqeu shumė. E lexova me njė frymė brenda 24 orėve. Njė natė tė tėrė nuk fjeta…Shtova se me "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", nis udha e romanit modern shqiptar…’’Nė stilin e tij duke menduar sipas atyre pak romaneve tė huaj qė kam lexuar, Ismail Kadareja mė duket se qėndron mė afėr Heminguejt…". ‘’Pse jo Shollohovit?", mė pyeti I. U. "Nuk e njoh Shollohovin", iu pėrgjigja. "Pse nuk e njeh", mė tha ai. "Ja nje znaju paruski". (Nuk di rusisht) "Pse se ke lexuar nė pėrkthimin shqip?" ma ktheu ai. "Nuk mė pėlqen ta lexojė njė vepėr letrare nga pėrkthimi i pėrkthimit tė pėrkthimit. "Donin e qetė" e kam lexuar nė bibliotekėn e Brigadave Internacionaliste nė Albaceta tė Spanjės. Por ju lutem, a s' mė thoni, pse mė ndėrprisni fjalėn nė mes?" Dhe vazhdova. Mė shumė u pėrqėndrova nė pėrshkrimin e dasmės, mbrojta mikpritjen e fisnikėrisė sė babait tė dhėndėrrit, lėvdova zotėsinė artistike tė shkrimtarit qe e ka shpėtuar gjeneralin nga ndonjė krim (duke e patur vėnė atė nė dispozicion gjatė luftės) dhe karakterin e mrekullueshėm tė gjeneralit dhe tė priftit qė e shoqėronte. ‘’Nga gjithė episodet e bukura" – thashė - "mė mahniti qėndrimi i plakės Nicė dhe humanzimi i saj i lartė kur ua pėrplasi gjeneralit dhe priftit thesin me eshtrat e kolonelit: "Merri tė mallkuarat, se edhe kėto kockat e birit tė njė nėne janė!". Pershkrimi im qe i shkurtėr dhe e mbarova me fjalėt: "Kur mbarova sė lexuari kėtė roman, mė kapi malli e mė erdhi keq qė nuk u ndodha nė atdhenė tonė gjatė Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare, se do tė kisha njohur Shqipėrinė duke ecur nė gjurmėt e partizanėve". Sa ndenja shesh, u ngrit kryesonjėsi i mbledhjes , e pėrballė 200-300 vetėve e tha: "Ti po tė kishe qenė kėtu gjatė lėvizjes sonė, do tė kishim dhėnė njė plumb prapa kurrizit!".
    Pėr tė parėn herė nė jetėn time ndjeva me ē'farė shpejtėsie vetėtime veprojnė shqipast e njeriut pėr vetė-mbrojtje. Ndėrsa ktheva sytė ndėr tė mėngjėr pėr tė vėnė re pėrshtypjen qė bėnė ato fjalė tė mallkuara nė fytyrėn e dėgjonjėsve (dhe vura re me kėnaqėsi se ato fjalė i ēuditnė si njė rrufe nė njė qiell tė kaltėr) veshėt mė zunė nė tė djathtė fjalėt e Fadil Paēramit, i cili rrinte nė fronin nė tė djathtėn time, qė tha: "Ja ēasti". Nė atė sekondė kur sytė mė panė atė nėnshtypje, e veshėt mė dėgjuan kėto dy fjalė dhe me vete mendoja si do tė filloja pėrgjigjien qė do t'i jepja Sh.M., e K.V. pėrveshi llėrėt dhe m'u drejtua me fjalėt: "Nė ē'brimė miu ishte futur ti kur ne luftonim!…Nė ato ēaste njė personalitet u ngrit nė kėmbė dhe doli jashtė sallės, dhe pas tij edhe tė tjerė…Milto Sotir Gura mė zuri pėr krahu dhe mė tha tė shkonim. Kėshtu mori fund mbledhja.
    Tė pasnesėrmen e diskutimit mė vjen njė njoftim:
    Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė
    Tiranė 28.10.1964
    Klubi
    Nr.Ekstra Prot.
    Sh.Skėnder Luarasi
    Kėtu
    Ju njoftojmė se pėr shkak tė qėndrimit tuaj tė papajtueshėm me kėrkesat e Klubit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,nė datat 26 dhe 27 shtator tė kėtij viti,pėrjashtoheni si anėtar I klubit tonė
    Drejtori I Klubit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė
    Thoma Frashėri (Firma)Emri:  Skender Luarasi 40 vjec libri.JPG

Shikime: 681

Madhėsia:  25.8 KBEmri:  gjenerali i ushtrise.jpg

Shikime: 539

Madhėsia:  3.2 KBEmri:  ismail Kadare.jpg

Shikime: 727

Madhėsia:  8.7 KB

  4. #224
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder P. Luarasi

    Urim dhe kujtesė nė 8-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės
    ‘’Koha do tė vinjė – dhėntė Zoti – qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n’agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.”
    (Skėnder Luarasi, Festimi i 28 Nėndorit 1928 nė Vjenė, Dialėria.nr.7, 1928, f. 2-3 )
    Adhurimin ndaj bashkėkombasve qė kishin derdhur gjakun pėr lirinė e kombit shqiptar Skėnder Luarasi e shpalli edhe gjatė periudhės sė studimeve nė SHBA (1916-1920) dhe Austri(1922-1930), si drejtues nė shoqėritė atdhetare e kulturore “Lidhja e Studentėve Shqiptarė” nė SHBA dhe “Albania” tė studentėve shqiptarė nė Austri.
    Krahas shkrimeve tė ndryshme ku pėrmendte Kosovėn ai sė bashku me Qerim Panaritin, nė emėr tė studentėve shqiptarė tė Amerikės, shkroi disa telegrame drejtuar Presidentit tė SH.B.A. Woodrow Wilson, Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris dhe Delegacionit Amerikan nė Konferencėn e Parisit:
    Shkėlqesi: Shoqata e Studentėve Shqiptarė, pėrulet thellėsisht e i lutet Konferencės sė Paqes pėr tė rivendosur pavarėsinė dhe integritetin e Shqipėrisė, duke pėrfshirė nė kufijtė e saj krahinat e Kosovės dhe tė Ēamėrisė, nė bazė tė sė drejtės sė kombėsisė dhe tė vetvendosjes, pėr hir tė sė drejtės dhe paqes sė ardhshme nė Ballkan.
    (28 qershor 1918) (Botuar nė “Studenti”, nr.1, Janar 1920 , f.13)
    Po pėrmendim edhe dy shkrime nė Austri tė botuar nė revistėn”Dialėria”
    Si kryetar i shoqėrisė “ Albania ” (dhe editor – kryeredaktor i revistės ‘Dialėria”) ai do tė deklaronte nė Festėn e Pavarėsisė: “Nė kėtė orė solemne le tė largohemi nga dėshirat e kota duke u lartėsuar nė regione mė tė pastėrta tė idealismės. Le tu themi njė ”ndjesė pastė” atyre heronjve qė me besim tė patundur shkrinė jetėn e lanė pas jetimė qė tė na dhurojnė kėtė ditė. Le tė qėndrojmė njė grimė nė mendim vaji pėr vėllezrit tanė nė veri e nė jugė q’akoma rrojnė robėr. Koha do tė vinjė – dhėntė Zoti – qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n’agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.”
    (28 Nėnduer 1928 nė Vjenė. Skender Luarasi, Dialėria.- Vol.2, nr.7, nėntor, 1928, f. 2-3 )
    Nė artikullin “Popullsia e Kosovės” pėrshkruan dhimbjen qė ndjen pėr fatin tragjik tė vėllezėrve bashkėkombas nga Kosova tė cilėt trajtoheshin nė mėnyrė barbare nga pushtuesi. Ai bėn thirrje qė tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejnė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet kėsaj pjese tė kombit tonė! U drejtohet edhe brezit tė ri pėrparimtar tė Jugosllavisė qė tė kundėrshtojnė pėr tė mos u nėpėrkėmbur tė drejtat mė elementare njerėzore dhe tė jenė pėrkrahės s tė njė kulture e mendėsie tė re pėrkundėr politikės shovinist serbomadhe.
    “ Njė mjerim qė sot ditėn e lirisė sonė na rrėqeth mishrat e na pikėllon shpirtin, ėshtė fati I keq I vėllezėrve tanė nė Kosovėn e robėruar…Lajmet na rrėfejnė se serbėt kanė filluar me tėrbimin e mėparshėm, por nė mėnyrė mė tė padukur, ta shuajnė nga faqja e tokės sė rrėmbyer arbėrore ēdo gjė shqiptare…Ne tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejmė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve tanė nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet atdheut tonė!”
    (Popullsia e Kosovės , Skėnder Luarasi, Djalėria.- Nr.7, nėntor, 1928, f.15)Emri:  shqiperi, kosove,.jpg

Shikime: 597

Madhėsia:  17.5 KBEmri:  4 skender DSC00886.jpg

Shikime: 759

Madhėsia:  51.1 KB

  5. #225
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    SKENDER LUARASI DHE VEPRA E SHILERIT

    Ne Kosoeve botohen 6 vepra te Shilerit me shqiperues Skėnder Luarasin
    Shtepia botuese ‘’Berati’’, Prizren, Kosove, ka nisur botimin e shqiperimeve te Skėnder Luarasit duke i ofruar lexuesit te kulturuar shqiptar 6 vepra te dramaturgut me te shquar gjerman Fridrih Shiler (Friedrich Schiller) : ‘’Vilhelm Teli’’ (‘’Wilhelm Tell’’) , ‘’Intrigė e dashuri’’(‘’Kabale und Liebe’’), ‘’Hajdutėt’’ (‘’Die Räuber’’), ‘’Fiesko’’ (‘’Fiesco’’) , ‘’Vajza e Orleansit’’ ( ‘’Die Jungfrau von Orleans’’) dhe ‘’Don Karlos’’( ‘’Don Karlos’’)
    Petro Luarasi: Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian. Bota e qytetėruar nderon kujtimin e kolosit tė kulturės gjermane Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller, 10.11.1759 – 9.5.1805) kushtrimi i tė cilit pėr unitet dhe liri tė njerėzimit (nė vargjet ‘’Ode gėzimit’’) nėn ritmin e muzikės bet’hoviane (‘’Simfonia e nėntė’’) mishėron himnin dhe vizionin e Bashkimit Europian. Nga mesazhet universale tė tempullit vezullues shilerian, ka fituar dije, shpresė dhe kurajo pėr liri e dinjitet edhe kombi shqiptar.
    Kėto ditė Shtepia botuese ‘’Berati’’, Prizren, Kosove, ka nisur botimin e shqiperimeve te Skėnder Luarasit duke i ofruar lexuesit te kulturuar shqiptar 6 vepra te dramaturgut me te shquar gjerman Fridrih Shiler (Friedrich Schiller) : ‘’Vilhelm Teli’’ (‘’Wilhelm Tell’’) , ‘’Intrigė e dashuri’’(‘’Kabale und Liebe’’), ‘’Hajdutėt’’ (‘’Die Räuber’’), ‘’Fiesko’’ (‘’Fiesco’’) , ‘’Vajza e Orleansit’’ ( ‘’Die Jungfrau von Orleans’’) dhe ‘’Don Karlos’’( ‘’Don Karlos’’)
    Petro Luarasi : SKENDER LUARASI DHE VEPRA E SHILERIT
    Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Skėnder Luarasi u njoh nė rini me veprėn e Shilerit, u dashurua me dramaturgjinė, me romantizmin, sidomos me natyrėn e mesazheve universal tė tij drejtuar brezave, tė cilat e frymėzuan pėr t’ i shqipėruar gjashtė veprat. Ai realizoi edhe njė dėshirė tė hershme tė udhėheqėsit tė tij Fan S. Nolit, me orientimin letrar e politik tė tė cilit bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Imzot Fan S. Noli, theksonte se kėto vepra tė Shilerit duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar, sa pėr botimin e tyre ’’edhe pėr kėtė ka Perėndia’’.
    Skėnder Luarasi, personaliteti ku ngjizet atdhetari i pėrkushtuar, mėsuesi edukator, historiani, gjuhėtari, shkrimtari e dramaturgu, i kushtonte vėmendje tė madhe pėrzgjedhjes sė autorit e veprės qė ti shėrbente sa mė mirė kombit shqiptar, inteligjencies e nxėnėsve tė tij. Ai vlerėsonte pėrmbajtjes dhe formėn e veprės, stilin, ritmin, muzikalitetin tė ndėrthurur me fjalė tė rralla e tė reja qė pasuronin gjuhėn shqipe. Pėrdorte njohjen e thellė tė gjuhėve tė huaja, arsimimin cilėsor dhe dijet e fituara, nė mėnyrė qė pėrkthimi tė vlente pėr lexim tė lirė, pėr hartime, aktivitete mėsimore-edukative dhe pėr shfaqje teatrale.
    “Merrni cilėndo vepėr qė Skėnder Luarasi ka pėrkthyer nė shqip. Do tė vini re menjėherė koherencėn e stilit, pasurinė dhe begatinė e shqipėruesit, natyrshmėrinė e konteksteve dhe frymėn e lartė tė komunikimit. Po do tė pikasni menjėherė vrullin e ritmit, qoftė nė prozė, qoftė nė poezi, gjallėrinė dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologėve dramatikė, peshėn dhe saktėsinė e fjalės, bukurinė e shprehjes dhe buisjen e pėrfytyrimeve te cilido lexues.” 2 (A. Kallulli: Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane, Drita, 16.1.2000, f.7)
    Rezultatin e kėsaj pune mjeshtėrore nė dobi tė arsimit dhe kulturės kombėtare e dėshmojnė lexues, nxėnės e kolegė tė tij, regjisorė e aktorė qė duhen evidentuar ndėr studime e programe akademike. I talentuar nga natyra dhe me punė kėmbėngulėse, Skėnder Luarasi kreu organizimin dhe drejtimin e shoqatave dhe grupeve amatore teatrale tė nxėnėsve nė Shkollėn Teknike tė Tiranės, Institutin Tregėtar tė Vlorės, nė gjimnazin e Shkodrės dhe Konviktin e tij “Malet tona” si edhe nė gjimnazin e Tiranės. Nė kėto aktivitete ai synonte tė njiheshin dhe shfaqeshin pjesė me karakter edukativ e patriotik dhe tematika qė i duhej shoqėrisė.
    Me ardhjen e mėsuesit tė letėrsisė Skėnder Luarasi nė Institutin Tregėtar tė Vlorės “u gjallėrua mė shumė edukimi patriotik dhe demokratik i nxėnėsve nėpėrmjet procesit mėsimor dhe lėvizjes kulturale artistike. Nxėnėsit shfaqėn dramėn ‘’Vilhelm Teli’’ (fragmente) dhe ‘’Agimi i Lirisė‘’(i Skėnder Luarasit) me rastin e festės sė 28 nėntorit tė 1932. “Dramat ‘’Vilhelm Teli’’ apo ‘’Klubi i Selanikut’’ kanė patur jehonė mjaft tė madhe nė atė kohė…” (K. S. Xhani. Instituti Tregėtar i Vlorės, Kujtime.) Ndėrsa nė gjimnazin e Shkodrės ‘’jo pa qėllim nxėnėsit deshėn tė vinin nė skenė, nė fillim tė vitit 1934, nė kohėn e tensionit tė marrėdhėnieve shqiptaro-italiane, dorėshkrimin e S.Luarasit, dramėn ‘’Liria’’ 3 (Petro Luarasi, Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare, studim. http://www.*********.com/showthread.php?t=15197&page=2)
    Skėnder Luarasi edhe pėrmes veprave tė Shilerit ka ndikuar nė personalitetin, profesionalizmin dhe edukimin ideo-profesional tė disa breznive lexuesish, tek nxėnės si Qemal Stafa, Fadil Hoxha, Arshi Pipa, Vasil Llazari, intelektualė si Migjeni e Aleks Buda, regjisorėt Sokrat Mio, Xhemal Broja, Mihal Luarasi e Drita Agolli. Me personazhet e dramave ‘’Vilhelm Teli’’ dhe ‘’Intrigė e Dashuri’’ (‘’Luiza Miler’’) janė edukuar dhe krenohen qė i kanė interpretuar plejada e ndritur e aktrimit shqiptar: Aleksandėr Prosi, Naim Frashėri, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Marie Logoreci, Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Edmond Budina, Antoneta Papapavli, Elida Janushi, Yllka Mujo, apo mė e reja e talentuar, Cubi Metka.
    Regjisorė e aktorė dėshmojnė pėr marrėdhėniet me Skėnder Luarasi, komunikimin e drejtpėrdrejtė pėr pėrgatitjet e mbarėvajtjen e shfaqjeve.
    ‘’Vilhelm Teli’’
    Skėnder Luarasi e pėrktheu veprėn “Vilhelm Teli” tė Shilerit nė kohėn kur nė Shqipėri sundonte mjerimi, malarja e analfabetizmi, terrori e pėrgjimi (‘’kishte gardhi veshė e muri sy”) qė tė ndizte pakėz dritė lirie e drejtėsie.
    Prej dramave tė Shilerit, ”Vilhelm Teli” ėshtė i pari pėrkthim i plotė nė gjuhėn shqipe. U botua nga Shtypshkronja ”Gutemberg” nė Tiranė mė 1934 dhe u vlerėsua shumė. Edhe tirazhi prej pesėmijė kopjesh i botimit tė dytė ( ”Vilhelm Teli” , Stamles, Durrės,1936) u shit nė njė kohė tė shkurtėr. Nė revistėn ”Flaga” tė Korēės (qershor 1935) shkruhej: ”Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane…Ajo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t’i japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotė e tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore.”
    ”Vilhelm Teli” u bė libėr i kėrkuar pėr shkollėn shqipe dhe inteligjencėn e re progresive. Pjesė tė dramės u shfaqėn nė teatrot e konvikteve ndėrsa botimi i dytė, u pranua edhe si tekst shkollor prej Ministrisė sė Arsimit me titullar Mirash Ivanajn.
    Mėsuesi Izet Bebeziqi, nė gazetėn”Kombi”, Vlorė, mars 1938, analizon brendinė e dramės ”Vilhelm Teli’’duke theksuar: ”Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve”. 4 (Skėnder Luarasi, Shileri nė Shqipėri, Nėntori, maj, f.170-174)
    Subjektin e dramės mėsuesi i letėrsisė Skėnder Luarasi e pėrdori pėr komente dhe tema hartimi (‘’E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė…’’ dhe ‘’Atdheut besnik t’i qėndroni…’’)
    Shtypi i kohės e theksonte talentin e shqipėruesit Luarasi: ‘’kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 5 (Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3)
    Njė student i tij shkruante:’’ Bota shqiptare e njeh Shilerin nga drama e tij e famshme ‘’ Vilhelm Tel’’qė na ėshtė dhėnė ne shqiptarėve me pėrkthimin e shkėlqyer nga njė mėsues i gjuhės sonė. Ajo u ka rrėmbyer zemrėn tė gjithėve’’ 6 (Tomorri i vogėl, 10.5.1934)
    Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’ Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’ 7
    ( Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23.9.1934, f.3)
    Ndėrsa gazeta ‘’Besa’’ njoftonte se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’.
    Tashmė‘’Vilhelm Teli’’ ėshtė njė nga pėrkthimet e mirėnjohura pėr lexuesin e kulturuar shqiptar me tetė ribotime nė Shqipėri e Kosovė.
    Disa akte tė dramės tė pėrshtatura nga Skėnder Luarasi, janė interpretuar nga nxėnėsit nė ambjentet e Shkollės Tregėtare tė Vlorės, nė Gjimnazin e Shkodrės dhe nė Konviktin ‘’Malet tona’’. Vlerat dhe mesazhet edukative-atdhetare tė ”Vilhelm Telit’’ dhe peripecitė pėr shfaqjen e saj i kanė pėrmendur mjaft nxėnės e intelektuale, si poeti Migjeni, pedagogu Aleks Buda, regjizori Xhemal Broja apo aktorėt Sandėr Prosi e Naim Frashėri.
    Porse duhej tė kalonin mbi 70 vjet qė pėr herė tė parė tė jepej e plotė drama “Vilhelm Teli” sipas shqipėrimit tė Skėnder Luarasit. Nė muajin janar 2006 trupa e studentėve tė Akademisė sė Arteve me regjisor Milto Kutalin dhe skenograf Erald Bakallin e shfaqi dramėn nė skenat e teatrove tė Korēės, Pogradecit, Durrėsit, Shkodrės, Fierit, Vlorės dhe Elbasanit. Disa nga aktorėt qenė studentėt Elis Mataj, Alban Krasniqi, Kushtrim Emėrllahu, Bekim Guri, Anisa Dervishi, Klodiana Keco, Loredana Gjeēi, Cubi Metka, etj.
    Nė skenat teatrore shqiptare buēiti kushtrimi shilerian :
    Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
    Liri e re mė e mirė do blerojė;
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.
    Interesimi i madh i spektatorėve tė shumtė provoi qė “Vilhelm Teli” edhe nė ditet e sotme ēmohet pėr vlerat universale.
    Projekti u realizua nga bashkėpunimi i Akademisė sė Arteve me Ambasadėn Zviceriane dhe me mbėshtetjen e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si edhe tė disa subjekteve private.
    \
    Dramat nė Prozė
    Dramat e Shilerit ‘’Intrigė e dashuri’’ (1955), ‘’Hajdutėt’’ (1958) dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’ (1958) tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, janė publikuar mė vete ose tė pėrmbledhura nėn titullin ‘’Dramat nė prozė‘’. Ato janė tė mirėnjohura nė teatėr nga interpretimet virtuoze tė Aleksandėr Moisiut (dramat ‘’Hajdutėt’’ e ‘’Fjesko’’) dhe prej aktorėve tė shquar tė Teatrit Kombėtar (‘’Intrigė e dashuri’’ ose ‘’Luiza Miler’’ me regji tė Mihal Luarasit e Drita Agollit)
    Thuhet se pėr dramėn ‘’Intrigė e dashuri’’ u pėrdorėn dy emėrtime dhe dy regji nė kohė tė ndryshme (1957 dhe 1979) meqė ‘’kuptimi i komunikimit artistik pėr pjesėt klasike nga ana e Teatrit Kombėtar ėshtė parė mė fort i lidhur me tė kuptuarit e bashkėkohėsisė.’’ Kėshtu anashkalohej faktori konjuktural politik, dėnimi i regjisorit tė shquar Mihal Luarasit. Ai nė pėrfundim tė studimeve nė Hungari, si regjisor teatri, realizoi dy punė pėr mbrojtjen e diplomės: dramėn e Leon Tolstoit, “Pushteti i Erresires” dhe nė Shqipėri tragjedinė e Shilerit “Intrigė e dashuri” ku interpretuan aktorėt Naim Frashėri, Loro Kovaēi, Prokop Mima, Sander Prosi, Maria Loloreci, etj. Suksesi qe i jashtėzakonshėm. Premiera e dramės u dha mė 10 janar 1957 dhe deri mė 14 qershor 1959 u shfaq 28 herė, me 17661 spektatorė, nė njė sallė ku nuk pati asnjėherė vend bosh. Aktori Naim Frashėri, nxėnėsi qė donte tė luante rolin e Melhatalit tek ‘’Vilhelm Teli’’, nė shfaqjen e ndaluar nga fashistėt mė 1943, nė vitin 1955 u nderua me ‘’ēmimin e Republikės’’ pėr rolin e Ferdinandit tek ‘’Intrigė e Dashuri’’.
    Mihal Luarasi mendon qė drama “Dhelpra dhe rrushtė” dhe “Intrigė e dashuri”, sė bashku me ngjarjet e tjera, ēuan nė mospėlqimin e veprave tė tij nga sistemi dhe partia nė pushtet. Luftėtari antifashisti, atdhetari dhe regjisori i talentuar i kushedi sa shfaqjeve tė suksesshme u dėnua si armik me 7 vjet burgim.
    Vetė drama e Shilerit do tė qe dėnuar ‘’me vdekje’’ por e shpėtoi rastėsia. Sulejman Dibra kujton njė fakt interesant. Kur mendohej tė rivihej nė skenė tragjedia e Shilerit “Intrigė dhe dashuri ” (me regjisore Drita Agollin) ai me Reshat Arbanėn shkuan pėr t’i mbushur mendjen Xhelil Gjonit, por ai nuk pranonte. Tė nesėrmen ai erdhi nė Teatrin Kombėtar dhe kėrkoi tė falur sepse kishte lexuar se dikur Enver Hoxha kishte shkruar mirė pėr Shilerin dhe dramėn “Intrigė e dashuri ”.
    Aktori Edmond Budina tregon se regjisorja Drita Agolli qe shumė kėrkuese dhe i thoshte: “Ti je fshatar, nuk je princ siē ėshtė Ferdinandi”. Kjo e bėnte tė vuante shumė, sepse punonte edhe pas provave… Pas shfaqjes e priste njė burrė rreth 80 vjeē. Ishte Skėnder Luarasi, pėrkthyesi i “Luiza Miler-it”, ‘’njė nga kollosėt shqiptarė, i cili kishte njė mendje tė ndritur’’. Ai i tha: “Ferdinandi je ti, edhe mė shumė se ai i pari”…Nga ai moment pata miqėsi me tė, mė ka dhėnė librat qė kishte nė shtėpi pėr teatrin…’’ 8. (Valeria Dedaj, Interviste me aktorei Edmond Budina, Shekulli, 10.02. 2014 www.shekulli.com.al/website/index.php?)
    Aktorja Yllka Mujo thekson ndikimin qė ka patur Luiza Mileri, si rol i plotė dhe tepėr dramatik, tek personaliteti i saj dhe formimin si artiste.
    ‘’Ekziston nje veti e magjishme e rolit …Fillimisht, kėtė e kam ndjerė shume fuqishėm te Luiza Miler. Kur ecja rrugės pas provave, ndieja qė ecja krejt ndryshe, qė mendoja krejt ndryshe, shumė herė mė tepėr se zakonisht, ngreja sytė nga qielli, shume herė me tepėr se zakonisht, flisja me yjet ….Pėrfundimisht, pėr mendimin tim, roli ka te bejė shumė nė formimin e personalitetit njeri aktor ose aktor njeri.’’9. (Irhan Jubica, Interviste me aktoren Yllka Mujo, 55, 4.5. 2009 http://albanianmovies.blogspot.com/2…1_archive.html)
    Ajo kujton edhe porositė e Sandėr Prosit dhe mesazhet universale tė Shilerit, amanete brezave nė skenė: “Si thoshe ti mjeshtėr i skenės tek interpretoje muzikantin Miler tė Shilerit, nė kryeveprėn “Intrigė e dashuri”: “Ju jeni kryeministėr i vendit, por jo zoti i shtėpisė sime”. Dhe bija jote, Luiza Miler (Yllka Mujo) ėshtė bėrė e tillė si e dėshiroje ti Sandėr i shtrenjtė.’’10.
    (P. Kabo, Njė letėr pėr fisnikun Aleksandėr Prosi, Gazeta shqiptare, 24.3.2010, f. 1, 28 – 29)
    Emocionet nė interpretimin e dramės i kujtojnė me nostalgji shumė personalitete tė teatrit shqiptar. Pėr Elida Janushin ‘’Luiza Miler ishte roli qė i ka falur jetė nė teatėr’’, ndėrsa studjuesi Pėrparim Kabo e cilėson ‘’himnin e dinjitetit tė njeriut’’.
    Botimi i dramės ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi u mirėprit nga lexuesi dhe institucionet kulturore. Nė vjeshtėn e vitit 1955, Shefqet Musaraj e vizitoi nė shtėpi S.Luarasin dhe i kėrkoi njė ekzemplar tė dramės me autograf. Do tė vizitonte Weimarin si pėrfaqėsues i inteligjencies shqiptare dhe donte t’ia dhuronte librin Institutit ”Goethe-Schiller”.
    Sė andejmi i dėrgoi njė kartolinė me pamje tė dhomės ku punonte Shileri:
    ” Tė fala. Tė kam kujtuar vazhdimisht kėto ditė qė po kaloj nė Weimar”
    Shefqet Musaraj Weimar, 1 tetor 1955
    Kur u kthye nė Tiranė, i tregoi shqipėruesit se me tė hyrė nė Institut i tha drejtorit qė kishte sjellė dramėn ”Intrigė e Dashuri” nė shqip, t’ia dhuronte bibliotekės. Ai e porositi i entuziazmuar tė vinte tė nesėrmen nė orėn dhjetė. Nė sallėn e festave, dy rreshta shkencėtarėsh tė veshur nė ornat akademike po prisnin pėrfaqėsuesin e kulturės shqiptare, i cili kaloi pėrmes burrash tė mėdhenj nga trupi dhe nga mendja. Libri u vendos nė bibliotekė me ceremoni dhe nderime pėr gjuhėn shqipe e popullin shqiptar qė di tė ēmojė vlerat e kulturės bortėrore.”
    Ndėrsa shteti e kultura shqiptare nderohej, Skėnder Luarasi nuk lejohej tė merrte pjesė nė asnjė aktivitet ndėrkombėtar, as nė Kosovėn martire!
    ‘’Vajza e Orleansit’’
    Vepra e Shilerit ‘’Vajza e Orleansit’’, e shqipėruar nga Skėnder Luarasi, u botua nga InfBotues nė vitin 2007. Ajo ishte planifikuar tė botohej qė nė vitin 1960 nga Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve, por pėr shkaqe konjukturale u ndalua.
    recenzentė tek Redaksia e letėrsisė sė huaj, shpreheshin se nė dramėn ’Vajza e Orleansit’’ Shileri kishte dobėsi ideore, qe sentimental, idealist dhe figura e Zhanė d’Arkės, e rrethuar me njė atmosferė mistike, bėhej ireale. Sipas tyre ‘’Shileri nė kėtė dramė jo vetėm qė nuk ėshtė nė pararojė tė mendimit pėrparimtar tė kohės sė vet, siē ndodh nė drama tė tjera tė njohura tė tij, por mbetet nė pozitat e njė shkrimtari tė cilin romantizmi i shkėputur nga jeta nuk e lejon tė bėjė vlerėsime objektive dhe tė qėndrojė nė njė terren real. Ndonėse puna e pėrkthyesit nė kėtė vepėr ėshtė e mirė kjo dramė nuk mund tė botohet.’’
    Pėrkundėr mendimit kritik zyrtar, nė debat me censorėt, Skėnder Luarasi theksonte se: ‘’ Shileri ėshtė i pari nga gjithė shkrimtarėt, i cili shkroi me simpati pėr Zhanė d’Arkėn. Gėteja e ka vlerėsuar : ‘’Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ ėshtė kaq e bukur sa nuk di me cilėn ta krahasoj’’.
    Autori nuk e ka kėrkuar heroinėn nė botėn ideale, por nė botėn reale: ajo ėshtė njė vajzė e thjeshtė fshatare qė bėn veten fli pėr ēlirim tė atdheut. Ngjarjet e pėrshkruara nė dramėn e Shilerit janė reale, historike, vetėm se vdekja e Zhanės ngjau jo nė zjarr por nė fushėn e luftės. Kėtė ndryshim autori e ka bėrė pėr efekt dramatik…Nė ‘’Vajzėn e Orleansit’’ Shileri dėnon aristokracinė tradhėtare dhe shpreh besimin nė forcat e popullit e nė virtutet e tij morale tė larta. Kėtė e bėn nėpėrmjet njė vajze trime, sypatrembur e tė pushtuar nga dashuria pėr atdheun….Zhanė d’Arka nė veprėn e Shilerit ndrin si njė shembull i dashurisė pėr atdhe. Pėrballė heroinės, vullneti i sė cilės bėn mrekullira, shohim pushtuesit anglezė tiranė, nėnė-zezėn mbretėreshė tė zhveshur nga ēdo motiv ideal, tradhėtarin dukė tė Burgundit tė etur pėr sundim e pasurim; mandej, edhe njė mbret tė zvetėnuar e njė aristokraci frėnge tė ēartur, tė pazonjėn e mosmirėnjohėse dhe klerin si mishėrimin e sė keqes e tė djallėzisė.
    ‘’Kjo dramė pėrforcoi pėrgjithmonė popullaritetin e Shilerit dhe gjatė sundimit Napoleonik nxiti popullin gjerman nė luftėn nacional-ēlirimtare tė asaj kohe’’, kėtė e pohon historia e letėrsisė gjermane. Ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e pėrparuara tė botės.
    Nė gjuhėn ruse e pėrktheu i pari Zhukovski dhe pas tij shumė e shumė tė tjerė. Pėr kėtė Bjelinski shkroi: ‘’Pėrkthimi i Zhukovskit ndihmoi letėrsinė ruse ta bėjė tė vetėn kėtė vepėr tė mrekullueshme’’. Ēaikovski shkroi operėn e tij ‘’Vajza e Orleansit’’ nė bazė tė dramės sė Shilerit.
    Ēernishevski shkroi nė ‘’Sovremenik’’, 1857: ‘’Poezia e Shilerit nuk do tė vdesė kurrė. Vetėm njerėz zemėrtharė e qė nuk e njohin jetėn mund ta quajnė Shilerin ėndėrrues e sentimental. Poezia e Shilerit nuk ėshtė sentimentale e lojė fantazije tė ėndėrruar. Pathosi i poezisė sė Shilerit ėshtė simpatia e flaktė pėr ēdo gjė fisnike dhe tė fortė nė njerėzinė’’.
    Herceni: ‘’Poezia e Shilerit kurrė nuk e humbi influencėn e saj pėr mua. Kush e humbi shijen te Shileri ėshtė ose i mplakur, ose pedant ose i shterrur nga ndjenjat ose nuk ėshtė nė vete’’.
    Unė mendoj se ‘’Vajza e Orleansit’’ vlen tė njihet edhe nga shqiptarėt se ndihmon nė rritjen e personalitetit tė gruas shqiptare. Rinia shqiptare pėrmes kėsaj vepre do tė njohė mė mirė kohėn historike tė luftės 100-vjeēare dhe heroizmat e Zhanė d’Arkės, e cila jetoi e luftoi nė kohėn e Skėnderbeut, po pėr tė cilėn nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė shkruar asgjė gjer tani.’’
    Ndonėse dramat e Shilerit ’’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, u ndaluan pėr gjysėm shekulli, njė pjesė e inteligjencies shqiptare ėshtė njohur ndėr vite me subjektin dhe mesazhet e tyre, ndė mos nga literatura e huaj, nga realizimet kinematografike e teatrale. Drama ‘’Zhan D’ark’’ e Shilerit njihet nga filmi i famshėm ‘’Joan of Arc’’, i vitit 1948, ku Zhanėn e luan Ingrid Bergman apo nga filmi sensacional ‘’Jeanne d’Arc’’ (‘’The Messenger: The Story of Joan of Arc’’) tė vitit 1999 ku heroinėn e luan Milla Jovovich.
    Drama “Don Karlos”
    Drama “Don Carlos”, ėshtė njė nga veprat mė tė fuqishme tė Shilerit, tė cilin e shkroi
    nė vitet 1783-1787 . Premiera e saj u shfaq nė verėn e vitit 1787 me sukses tė bujshėm. Nė pesė aktet e dramės pėrshkruhen ngjarje mbi pushtimin spanjoll dhe luftės pėr liri tė Holandės pėr tetėdhjetė vjet me radhė. Protagonistėt janė mbreti Filipi II i Spanjės, djali i tij Don Karlos, mbretėresha Elisabet, markezi i Pozas, Duka i Albės.
    Ngjarjet zhvillohen nė vitin 1568 tė traktatit tė paqes mes Spanjės dhe Francės. Trashėgimtari i fronit tė Spanjės Don Karlos pret tė martohet me princeshėn franceze Elisabetė, si shenjė pajtimi mes dy vendesh. Por Elisabeta detyrohet tė martohet me Filipin II, mbretin e Spanjės dhe tė atin e Don Karlosit. Tė gjithė kundėrshtarėt e pushtetit, mes tyre edhe Don Karlos, shpallen heretikė e dėnohen nga inkuizicioni. Nė dramė ndėthuren me mjeshtėri kontradiktat politike, morale e klasore, konfliktet familjare dhe motivet e dashurisė.
    Kontradikta politike ėshtė kryesorja, ndėrsa motivi i dashurisė, ndonėse shumė i fortė, del nė plan tė dytė. Mbisundon teza politike mbi pamundėsinė e njė bashkėjetese mes absolutizmit tė mbretit Filipi dhe liberalizmit tė mishėruara nė figurėn e markezit tė Pozės.
    Pėrkthimi i Skėnder Luarasit ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251).
    Nė revistėn ‘’Nėntori’’ shpjegohet : ‘’Drama e Shilerit, ‘’Don Karlos’’, kritikon ashpėr despotizmin dhe inkuizicionin… Drama ėshtė njė pasqyrė e shpirtit kryengritės tė asaj kohe dhe shquhet pėr mbrojtjen e idealeve tė lirisė…Kjo dramė u vu nė repertor nė Teatrin e Berlinit beharin e motit 1938, kur mercenarėt e Hitlerit e tė Musolinit ndihmonin Frankon kundėr rezistencės sė ushtrisė tė Spanjės Republikane. ‘’Don Karlosi, Infanti i Spanjės’’ u ndalua tė shfaqej nė Gjermaninė e Hitlerit.’’
    Enigmėn e ndalimit tė dramės ‘’Don Karlos’’ nuk e justifikonin as recenzentėt. “Drama ėshtė shkruar nė vargje pentametrike nė jambe por pa rimė. Nė njė nivel tė lartė artistik , me konfiguracion tė vėshtirė e tė fuqishėm ndėrthurur me meditime dhe ndėrfutje tė thella filozofike, vepra paraqet vėshtirėsi nė tė pėrkthyer.
    Pra, si pėrfundim, me fare pak heqje (tė pjesshme) vepra ėshtė shumė e mirė, e bukur, ka tingull tė fortė aktual, vlen pėr edukimin ideorevolucionar dhe estetik tė masave tona punonjėse.’’ (Afrim Koēi, Recensė)
    Subjekti i dramės “Don Karlos” njihet edhe prej operės sė famshme tė Verdit qė ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet vepra tė repertorit operistik botėror. Ajo u shfaq nė muajin maj 2011, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nga regjisori Nikolin Gurakuqi, me skenograf Alfredo Troisin e dirigjim koral nga Dritan Lumshi. Krahas 200 artistėve, shumica tė huaj, spikati soprano shqiptare Sonila Baboēi, nė rolin e mbretreshės Elisabeta.
    Pėr shkaqe konjukturale politike, kjo vepėr nuk u lejua tė botohej nė Shqipėrinė popullore socialiste. Pėrkthimi me parathėnien dhe shėnimet pėrkatėse tė Skėnder Luarasit “humbėn’’ nė redaksinė e N. Sh. Botimeve. Shqipėrimi i Skėnder Luarasit u botua pėr herė tė parė nga Onufri nė vitin 2014, mbi bazėn e dorėshkrimit.
    Aktualiteti shilerian
    Shileri, flamurtar i lirisė dhe barazisė sė kombeve, ka shkruar pėr ‘’Vilhelm Telin’’ e Zvicrės dhe ‘’Don Karlosin’’ e Spanjės, pėr ‘’Zhan D’arkėn’’ e Francės dhe ‘’Maria Stjuartin’’ e Anglinė duke u ndarė nga jeta mbi dorėshkrimet e ‘’Demitriusit’’ tė Rusisė.
    Ndaj ai nderohet e studjohet jo vetėm nė Gjermani, por nė gjithė botėn e qytetėruar.
    Himni i Evropės sė Bashkuar ėshtė dėshmi e vlerėsimit tė kombeve europiane ndaj veprės vigane tė poetit, dramaturgut e historianit Fridrih Shiler dhe mesazheve tė tij universal pėr vėllazėrimin dhe unitetin e kombeve. Tingujt e Himnit tė BE tė luajtur nga Orkestra Filharmonike e Kosovės pagėzuan shpalljen e Pavarėsisė.
    Studjuesi Zamir Zija Kėlliēi, shef i Arkivit Historik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, dėshmon qė vargjet e Shilerit (dy strofa nga ‘’Ode gėzimit’’ tė shqipėruara nga Robert Shvarc mė 1970) janė kėnduar nga kori (koha e katėrt e Simfonisė IX tė Bethovenit) nė koncertin pėrkujtim tė 200-vjetorin tė lindjes sė kompozitorit gjenial.
    Studimi dhe ribotimi i veprave tė Shilerit, inskenimet e shumta nė skenat evropiane e botėrore tregojnė se vepra dhe mesazhet e tij i mbijetojnė kohės. Ai nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes dhe sė ardhmes, pėr sa kohė qė shoqėria progresive njerėzore mendon dhe lufton pėr liri, demokraci, identitet e dinjitet. Kėshtu besonte edhe Skėnder Luarasi, ithtar nė tempullin shilerian.
    Shėnim:
    Familja Luarasi kujton me nderim e mirėnjohje Ak.Aleks Buda dhe studjuesin Dhori Qiriazi pėr vlerėsimet e tyre, tė cilat u kundėrviheshin me argumente pretendimeve tė censures. Pėrshėndesim edhe z.Afrim Koēi pėr recensėn pėrkatėse. Pėr mungesė hapėsire kėto tre shkrime janė publikuar nė forume (http://www.forumishqiptar.com/th…/14...-Luarasi/page3) Emri:  DSC05820.JPG

Shikime: 781

Madhėsia:  106.4 KBEmri:  DSC05820.JPG

Shikime: 781

Madhėsia:  106.4 KB

  6. #226
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Skender Luarasi shqipėruesi i Gėtes (Goethe)

    Shtėpia botuese ‘’Berati’’, Prizren, Kosove, ka nisur botimin e shqipėrimeve te Skėnder Luarasit duke i ofruar lexuesit tė kulturuar shqiptar edhe 2 vepra tė shkrimtarit tė shquar gjerman Johan Gėte (Johann W. Goethe) : Fausti (Faust) dhe ‘’Gėci i Berlihingenit’’ ("Götz von Berlichingen’’).

    Prof. JUP KASTRATI: SKĖNDER LUARASI PĖRKRAH NOLIT E KONICĖS
    Merita, pėr pėrkthimin e plotė tė Faustit (tė dyja pjesėt) nė gjuhėn shqipe, i takon prof. Skėnder Luarasit. Lindur nė Luaras (Kolonjė) mė 19 janar 1900, vdekur nė Tiranė mė 27 prill 1982. Rrethanat e sollėn qė shkollėn e mesme dhe tė lartėn t’i bėnte nė Austri. Qe me fat tė bardhė pėr tė dhe pėr letėrsinė shqiptare. Kjo i dha mundėsi tė njihte me themel gjermanishten. Po ai ka qenė njohės shumė i mirė edhe i anglishtes e i spanjishtes. Njohuri ka pasur edhe pėr greqishten e re, turqishten, italishten, frėngjishten e rusishten. Me krijimtarinė letrare u muar qė herėt, kur ishte 17 vjeē. Ėshtė njė nga intelektualėt tanė mė tė pėrmendur pėr 65 vjet, nė periudhėn 1917- 1982. Shqipėrues nga mė tė mirėt qė njeh historia e pėrkthimeve artistike nė gjuhėn tonė, e pasuroi bibliotekėn shqiptare me kryeveprat e letėrsisė botėrore europiane, aziatike dhe amerikane: Kalidasa, Schiller, O.Wilde, A. Tennyson, Pushkin, Whitman, De Vega, Di-ckens, Byron, Goethe, A.Ostrovski, Shakespeare, Longfe-llow, Lessing, Winkop, Gribojedov, Milton, Havard, Lillo, Shell etj.
    Pėrkthimet e prof. Skėnder Luarasit janė bėrė me kompetencė profesionale tė pamohueshme, madje edhe atėherė kur bėri pėrkthime pas pėrkthimi (Kalidasa). Vėreni se ē’dimensione universale, ē’shije tė hollė artistike zgjedhjeje ka pasur, nga njėri kontinent nė tjetrin. Unė, qė jam marrė dyzet vjet me Faik Konicėn (1951 - 1992), mund tė pohoj, me pėrgjegjėsi shkencore, se prof. Skėnder Luarasi qėndron pėrkrah Nolit dhe Konicės.
    Po prof.Skėnder Luarasi ka qenė jo vetėm pėrkthyes i talentuar por edhe historiograf i letėrsisė shqiptare, historian i kalibrit dhe shkencėtar i shkencave shoqėrore, shkrimtar plot elegancė nė tė shkruar, dramaturg dhe poet, kritik letrar dhe estet, eseist, gjuhėtar e stilist, publicist dhe orator plot ekspresivitet, elokuent, punėtor i madh, hartues monografish, kryesisht biografike. Mbi tė gjitha: Atdhetar i shquar, ndjekės i Babait tė tij tė mirėnjohur Petro Nini Luarasi. Poliglot i vėrtetė, intelektual i formuar nė shkollėn e rreptė (rigoroze) tė Vjenės, me kulturė tė gjerė me diapazon letrar, po edhe me horizont historik, me njė potencial gjuhėsor marramendės, guximtar, njeri pėrparimtar nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Prof. Skėnder Luarasi botoi edhe libra origjinale: 1.Kolonel Thomson (1934) 2. Migjeni (1957,1961) 3. Petro Luarasi (1958) 4. Fjala Shqipe (1961) 5. Ismail Qemali (1962) 6. Gjerasin Qiriazi (1962) 7. The Kyrias Sisters (1962) 8. Sevasti Qiriaz - Dako (1962) 9. Isa Boletini (1968) 10. Agimi i Lirisė (dramė), Stuhi nė Prill (dramė) etj. Prof. Skėnder Luarasi ėshtė njė nga studjuesit mė seriozė dhe njė nga historianėt tanė mė objektivė nė monografitė e tij tė traditės.
    Po tė mblidheshin nė njė vėllim tė vetėm tė gjitha parathėniet e librave tė pėrkthyer prej tij, do tė dilte njė nga estetėt tanė tė pėrmendur me syzimet e tij kritike, me analizat ideo-estetike tė veprave tė shqipėruara. Janė kontribute tė vyera pėr historinė e letėrsisė sė huaj botėrore dhe tregues i njė tradite tė pėrmendur nė lėvizjen tonė mendore.
    Mjeshtėr i rrallė i shkrimit shqip, nė prozė, nė poezi dhe nė dramaturgji, hartues esesh monografike origjinale dhe botues i dyzet librave, shqipėrime artistike, prof. Skėnder Luarasi ėshtė dhe do tė mbetet njė nga pėrkthyesit mė tė spikatur, mė tė begatė, mė prodhimtar, mė tė shquar nė historinė 450 vjeēare tė pėrkthimeve artistike, qė me Psalmet e shqipėruara nga Gjon Buzuku (1555) e deri mė sot.
    Me kėtė bagazh gjuhėsor, letrar, artistik, estetik, historik, publicistik, me kėtė potencial gjigand njohurish tė letėrsisė klasike e moderne botėrore e europiane, aziatike, amerikane, me dashurinė e thellė pėr paisjen e lexuesve tanė tė kategorive tė ndryshme me kryeveprat e huaja tė fjalės sė shkruar artistike, prof. Skėnder Luarasi iu vu pėrkthimit tė Faustit tė Gėtes. Kur botoi pjesėn e parė tė kėsaj pėrmendoreje universale tė artit letrar (1957), prof. Luarasi ishte 57 vjeē. Ai kishte nė aktivin e vet njė bilanc shumė tė pasur veprimtarie botuese, qė nga revistat ''Ylli i mėngjezit'', Boston, Mass.USA (1917), "Djalėria'' Vjenė(1929), ''Vullnetari i lirisė'', Madrid (1937), ''Revue International des Etudes Balkanique'', Beograd (1936), ''Pėrpjekja shqiptare'' e Branko Merxhanit, e deri te bashkėpunimi i tij i vyer nė shtypin letrar, shkencor e kulturor tė Tiranės: ''Nėntori'' etj. Pas ēlirimit, pėrkthimet e tij tė para, nė formė libri, u botuan nga Instituti i Shkencave (1949-1955). Pastaj, nga Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, paraardhėse apo pararendėse e Shtėpisė Botuese “Naim Frashėri”.
    Kuptimplotė ėshtė fakti, qė reēensenti i ''Faustit'', nė shqipėrimin e prof. Skėnder Luarasi, qe prof. Aleks Buda, njohės i thellė i gjermanishtes. Ai kishte kryer shkollėn e mesme nė Vjenė dhe kishte frekuentuar katėr vjet fakultetin e letėrsisė e tė filozofisė nė Universitetin e kryqytetit tė Austrisė.
    Pėrkthimi i Faustit, i bėrė nga prof. Luarasi, I (1957), II (1987), ėshtė i mirė, i pėrshtatur natyrės sė shqipes. Gjuha, pėrveē se mjet komunikimi nė mes anėtarėve tė shoqėrisė, ėshtė edhe mjet shprehjeje. Po tė mos jetė i pėrsosur ky mjet, vepra letrare nuk ka si del e ngritur artistikisht. Shqipėrimi i tij ka hyrė, njė herė e pėrgjithmonė, nė trupin e letėrsisė sonė. Prof. Luarasi pėrktheu njė vepėr themelore, njė vepėr tė shėndoshė filozofike, njė vepėr edukative. Pėrktheu njė kryevepėr botėrore, shumė tė vėshtirė pėr t’u sjellė nga origjinali nė gjuhė tjetėr. Dhe ia doli me sukses. Pėrkthyesi ka pasur egzigjenca ndaj vetvetes. E ka ndjerė pėrgjegjėsinė e pėrballimit qė do tė kishte me kulturėn tonė, me studiuesit e kohės, por edhe me brezin e dijetarėve krahasimtarė (komparativistė) qė do tė vinin mė vonė. Sot jemi plot dyzet vjet pas botimit tė parė tė pjesės sė parė tė Faustit, dhe dhjetė vjet pas botimit tė pjesės sė dytė tė kėsaj kryevepre. Mund tė gjykojmė me gjakftohtėsi, Prof. Luarasi ka pasur sensin e masės dhe syrin kritik.
    Duke pas qenė vetė dramaturg, nė njė aspekt edhe gjuhėtar me nuhatje tė hollė, ka arritur tė japė njė pėrkthim nė lartėsinė e duhur tė mundėsive shprehėse tė shqipes. Gjuha e tij ėshtė e pastėr, e dėlirė, e qėruar, pa qenė ai vetė purist; leksiku - i pasur dhe i larmishėm; frazeologjia - tėrheqėse; sintaksa - me njė fizionomi disi tė veēantė. Prof. Luarasi ka derdhur gjithė kujdesin e tij, gjithė dashurinė pėr Klasikun dhe Olimpikun e Madh tė letėrsisė reflekse gjermane, Gėten, gjithė nderimin e tij tė thellė pėr kėtė kolos gjenial.
    Prof. Skėnder Luarasi ka hyrė njė herė e pėrgjithmonė, si njė nga pėrkthyesit mė tė pėrmendur, mė nė zė tė letėrsisė sė huaj nė gjuhėn shqipe. Kur tė kompjuterizohet leksiku i gjithmbarshėm i pėrkthimeve tė tij, kur tė memorizohen tė gjitha fjalėt e tij, qė ka pėrdor nė dyzet librat e pėrkthyer prej tij, atėherė do tė dalė nė pah, edhe mė qartė, rezja e gjerė njohėse e gjuhės amėtare dhe zotėrimi i saj aktiv. Disertacione tė tilla doktorate nė lėmin e linguistikės eksperimentale, fatkeqėsisht, mungojnė ende ndėr ne. Shqipėrimet e tij tė kryeveprave letrare botėrore, inkluzivisht edhe Fausti, mund t’i pėrqasim me piedestalin e njė pėrmendoreje. Exegi monumentum - Horaci. Ai i ngriti vetes njė monument lavdie dhe pavdekėsie. Ndaj ka gjithė mirėnjohėsinė tonė. Dhe do ta ketė pėrjetė. E ngriti shqipen nė nivelin e gjuhėve mė tė lėvruara europiane.
    Cilėt janė meritat kryesore qė e bėjnė pėrkthimin e prof. Skėnder Luarasit, Faustin, tė nevojshėm pėr t’u ribotuar, kur, jo vetėm botimi i vitit 1957 ėshtė sosur, por edhe ai i vitit 1987?
    Sė pari, njohja e thellė e gjuhės nga e cila ėshtė pėrkthyer. Nė kėtė rast, gjermanishtja. Kjo kėrkesė ėshtė njė conditicosine qua non.
    Sė dyti, njohja e mirė dhe e shumanshme e gjuhės amtare, nė tė cilėn pėrkthehet dhe e natyrės sė saj. Kėtu hyjnė: leksiku adekuat, gjuha e shkathtė dhe poetike, frazeologjia, sintaksa, ekonomia e fjalės. Kėto veti e cilėsi tė pėrkthyesit tonė tė paharueshėm mund tė konstatohen nė ēdo shqipėrim tė tij, nė mėnyrė tė veēantė te Fausti. Njohja e shqipes, nė aspektin shkencor, mund tė vėrehet, veēanėrisht, tek veprat e tij origjinale, por edhe tek studimi i tij frėngjisht: La litterature moderne en Albanie (1936). Atėherė do tė shihet, konkretisht, se ē’pasuri tė madhe intelektuale, nė lėmin gjuhėsor, zotėronte prof. Skėnder Luarasi.
    Sė treti, karakteristika themelore e tragjedisė sė Gėtes qė i ka vėnė nė dukje me mjeshtėri tė rrallė pėrkthyesi mė i mirė i Faustit nė gjuhėn europiane, G. Manacorda, - profesori ynė i nderuar, Skėnder Luarasi, ėshtė pėrpjekur t’i japė nė shqip nė mėnyrė tė natyrshme dhe me origjinalitet: muzikalitetin, shpirtin e simfonisė beethoviane, andante-n e mrekullueshme, scherzo-n e gjatė, sostenuto-n e shkurtėr, brioso-n shumė tė shpejtė. Por jo vetėm kaq: Shqipėruesi ynė ka bėrė pėrpjekje, nė maksimum qė tė japė edhe thelbin e filozofisė: platonizmin, spinozizmin e monadologjizmin leibnician brėnda dramės metafizike. Te Fausti Zoti aristotelik ia lėshon vendin njė Zoti spinozian idealistik. Nuk ka qenė e lehtė - them me litotė letrare - se, nė tė vėrtetė, ka qenė shumė e vėshtirė, pėr pėrkthyesin tonė tė madh, tė jepte nė shqip karakterin universal tė tragjedisė: Artin, shkencėn, historinė, traditat popullore, besimet e kota, jetėn individuale, jetėn shoqėrore, tė cilat i ndryn nė vetvete kjo dramė: poemė simbolike, filozofike e psikologjike, njėheri. Sepse, sipas V.Vilmont, ē’ėshtė mė e mirė, ē’ėshtė me tė vėrtetė e gjallė nė poezinė dhe nė tė menduarit universal tė Gėtes, ka gjetur kėtu, nė kėtė kryevepėr, shprehjen e saj mė tė plotė dhe mė tė pėrsosur. Nė kėtė shkojnė bashkė tragjikja me komiken, e madhėrishmja me qesharaken, sublimja me groteskun. Pėrkthyesi ynė ėshtė orvatur, me sa ka qenė e mundur, t’i japė edhe nė gjuhėn tonė kėto veēori kryesore tė veprės origjinale.
    Sė katėrti, suksesi i pėrkthimit tė Faustit, nga ana e prof. Skėnder Luarasi lidhet me pėrvojėn e tij tė gjatė nė lėmin e shqipėrimit tė kryeveprave tė letėrsisė botėrore. Pėr pjesėn e parė tė tragjedisė dyzet vjet pėrvojė prej pėrkthyesi (1957); pėr pjesėn e dytė - 65 vjet pėrvojė prej pėrkthyesi. Kjo eksperiencė kaq e gjatė dhe shijet intelek-tuale i dhanė mundėsi tė pėrballonte vėshtirėsitė objektive, po edhe subjektive, qė ndeshi nė mjaft vise tė vėshtira, sidomos tė karakterit filozofik e poetik tė kėsaj kryevepre.
    Ka njė domethėnie fakti qė, pothuajse, ēdo pėrkthim tė vetin, prof. Skėnder Luarasi e ka hapur me njė parathėnie studimore apo hyrje nė temė: analizė kritike tė veprės. Kėshtu edhe Faustin (1957). Kjo tė kujton introduktet e Fan S.Nolit. Luarasi ėshtė nisur nga Noli. Atė e ka pasur Mjeshtėr. Atė e ka ndjekur si nxėnės i devotshėm. Ndaj, edhe pėrkthimin e Faustit tė Gėtes ia ka kushtuar Fan.S.Nolit. Edhe njė dukuri tjetėr. Prof. Skėnder Luarasi ka pėrkthyer vetėm vepra tė rėndėsishme ose kryevepra botėrore. E ka ēmuar kohėn sė tepėrmi. Nuk e ka harxhuar kot pas veprave tė dyta (sekondare). Por me kėtė, ka treguar edhe personalitetin e vet. Notari i mirė nuk lahet nėpėr ujra tė cekėta, por noton nė ujra tė thella. Pėr kėtė arsye, Profesori ynė i paharueshėm i ka sjellė gjuhės shqipe dhe kulturės sonė kombėtare kulmet e letėrsive tė huaja, perlat e shkrimtarėve klasikė (clasicus - i zgjedhur); inkluziv edhe Faustin e Gėtes.
    Ribotimi i Faustit ėshtė njė dhuratė tepėr e ēmueshme pėr popullin shqiptar dhe pėr studentėt e universiteteve tona.
    Prof.Dr. Jup Kastrati
    Mėsues i Popullit

    I ofrojmė lexuesit tė kulturuar shqiptar pėr variacion letrar dy palė strofa me vargje tė rimuara, qė tė gjykojė vetė mbi mjeshtėrinė e pėrkthimit tė ''Faustit'': Skėnder Luarasi dhe Shpėtim Ēuēka

    S.Luarasi:
    ARIELI (Kėndon i pėrcjellė prej harpės eoliane)
    Kur me fėrfėrima shiu
    I lag gonxhet nė pranverė,
    Kur ndėr ara dhe ndėr vreshta
    U fal njerėzve bukė e verė,
    Rendin shpejt ku ka nevojė;
    Elfėt e vegjėl zemėrgjerė;
    Qoftė i mirė a qoftė i keq
    Pėrdėllejnė ēdo fatmjerė.

    A.Ēuēka:
    Arieli kėndon i shoqėruar me harpė eoliane
    Kur si shi pranverės lulet
    Zėn’ vesojnė fush’ e mal,
    Kur blerimi ngado ulet
    E gėzim gjithkujt i fal
    Elfėt, shpirtrat e dlirė,
    Rendin, ndihin ēdo fatzi;
    Qoft’ i keq a qoft’ i mirė,
    I ka pranė kur s’e di.


    S.Luarasi
    Kor’ i kandrave
    Pajtori ynė i vjetėr,
    mirė se tė hasim,
    Tė njohim ty mirė,
    pėr ty ndaj zukasim.
    Njė nga njė tė qetė
    me kujdes, na mbolle;
    tė presin me mijėra
    Sa nė botė solle.
    Sado qė tė fshihen
    nėn binishin horrat,
    ia tregojnė botės
    Sipėr palltos, morrat.

    A.Ēuēka:
    Kori i kandrave
    Pėr ty brohorasim,
    tė njohim ne sot.
    Buēasim, zukasim:
    -Mirsardhe, imzot!
    N ambolle pa zhurmė,
    Tek-tuk, njė nga njė,
    Sot vijmė si turmė,
    Sot nxjerrim aq zė.
    Dhe, nėse dinaku
    Fort veten e fsheh,
    Pa pikė meraku
    Mbi qyrk ne na sheh.


    (Petro Luarasi : Gėte, “sfida” mes Skėnder Luarasit e Shpėtim Ēuēkės)
    http://www.arkivalajmeve.com/Gete-sf...ender-Luaras…/

    Emri:  2 Kapaku Fausti.jpg

Shikime: 924

Madhėsia:  19.7 KBEmri:  2 kapaku, Geci i Berlihingenit.jpg

Shikime: 637

Madhėsia:  28.5 KB

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •