AKTI I TRETĖ
Skena I
Sheshi pėrpara Bashkisė. Demonstratė. Dėgjohen thirrje: "Armė! Armė!''
PAPAZI (Duke hyrė nė kėmishė nate).
Ē'ish kjo poterė? Mos u shemb Tomori?
Buēimė e madhe gjumin seē ma nxori,
Mos ra tėrmeti dhe mė ēoi prej shtratit?
Dje qe e mėrkurė - Lindi Princ i Matit.
Dhe Sheradini tha do vinte sot;
premtoi se do mė sill' njė qese plot
flori safi dhuratė. Si s'po vjen?
Kjo sjellje e keqe e princit s'mė pėlqen.
Po thonė se shqiptari e mban fjalėn,
pėrpara se ta shkelė e ther dhe djalėn…
SHITĖSI I GAZETĖS (duke hyrė)
Gazeta "Drita"! Lajme kėtu gjeni -
PAPAZI
Na njė dollar - njė numėr do ta blej. (Ia jep).
SHITĖSI I GAZETĖS
Merri tė gjitha - ja qė s'kam tė kthej. (Ikėn me vrap).
PAPAZI
Kusurin, hej! Kusurin! Or kusar.
Po fajin e pate vetė mor gomar. (Godit ballin).
Mos jep pa marrė; gjithnjė merr pa jep;
ndė dhėnsh pa marrė, edhe njė ēun tė rrjep. (E lexon).
"Madhnis' Tij Mbretit sot i lindi djalė".
A s'kish gazetė e djeshme kėto fjalė?
Ah, ē'mė mashtroi, dyfish mė ka mashtruar.
Po edhe unė kam pėr t'ia punuar:
(Hyn Gjenerali)
GJENERALI
Majk, sot i erdhi fundi Shqypnis' -
posa qė mbreti e mretnesha shkuen
gradat dhe ylefetė na mbaruen
do t'i shėrbejmė mretit t'Italis';
por si m'ia ba tani tė ēlodhem pak.
PAPAZI
Mos u mėrzit se tė bėj unė konak.
Tė dy hyni brenda, - kapėrxeni prakun.
PAPAZI (vetėm)
Sot gjeneralėt nuk i nxeka vrima.
Pa thon' armiqt' se shqipot s'janė trima!
Por ah, Sheradini ē'ma punoi,
Sheradini qeni mė mashtroi!
Jo, kėshtu tutje s'jap mėsim privat,
veē se n'avans, tė mos humbas parat'.
Sot Krishtėrimi qan pėr Zotin Krisht
po mua mė kryqėzuan sot dyfish
se humba edhe Krishtin dhe paratė.
(Mė fort). Ē'mėkatė paskam bėrė, i ziu, ē'mėkatė?
Ah, ē'fatkeqėsi mė pru kjo ditė mua!
(Hyjnė vullnetarė duke nxituar)
PAPAZI
Ku shkoni, miq?
VULLNETARET
Po vemi vullnetarė.
Nė Durrės shok, me Mujo Ulqinakun.
Pėr Shqipėri tė derdhim gjakun.
PAPAZI
Po vij me ju, Sa t'armatosem. (Ndėrsa ata dalin)
Pėr nėnėn shqiptare tė varrosem?
Sheradin, ē'mė bėre tė marrosem:
Po nė jatak kam brenda kumandarin:
Njė ēantė kish, tė rėndė, mos mban arin
qė vodhi nga arka e Ministrisė kur iku
qė tė shpėtonte kokėn nga rreziku?
Tash kokė e ēantė i vu nė dorėn time.
Tė lutem, dorė e djathtė, bėhu trime! (Bėn tė dalė)
(Tė tjerė vullnetarė kalojnė nėpėr skenė)
PAPAZI (i mallėngjyer)
Po si s'mė vjen, o vlla, kur shpirti heq!
Ku shkoni vllezėr?
I KATĖRTI
Sa jemi shqiptarė,
po vemi qė tė gjithė vullnetarė
nė Durrės, tok me Mujo Ulqinakun
Pėr nėnėn Shqipėri tė derdhim gjakun.
PAPAZI
Po vij me ju. Po vete t'armatosem. (Shkon nė drejtim tė kundėrt).
Krijoni Kontakt