Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 208
  1. #21
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    4. Skėnder P. Luarasi, nė luftėn antifashiste tė Spanjės (1936-1939)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #22
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    5. Skėnder P. Luarasi, 1960
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #23
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    6. Skėnder P. Luarasi, Tiranė, 1963
    Nga ana e majtė: Skėnder Luarasi, Maja Luarasi, Aleks Buda
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #24
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    7. Disa vepra nga krijimtaria e Skėnder P. Luarasit

  5. #25
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    8. Skėnder P. Luarasi me tė birin Petro, Ersekė,1978.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skėnder Luarasi
    Abetarja shqipe ėshtė shkruar me gjak.

    Gjuha shqipe, ky mjet i mrekullueshėm qė ka populli pėr tė shprehur mendjen e zemrėn e tij fisnike, ėshtė thesari mė i shtrenjtė qė trashėguam nga stėrgjyshėt tanė tė nderuar. Kėtė mjet qė na ndihmon tė kuptohemi e tė pasurohemi me idealet mė tė lartė tė njerėzimit, armiqtė e kombit tonė kanė bėrė ēmos tė na e prishin me qėllim qė tė na varfėronin e tė na rrobėronin mė lehtė. Por populli shqiptar u bėri ballė burrėrisht orvatjeve tė parreshtura tė armiqve dinakė dhe nė kėtė pėrpjekje gjigande mėsonjėsit e shqipes kanė qėndruar nė krye tė luftės. Promethenjtė tanė shkruan Abetaren shqipe me gjak dhe ndėrtuan shkollėn shqipe me kockat e tyre tė shenjta
    nė luftė pėr jetė a vdekje me forcat mė barbare qė polli Mesjeta:..
    Karakteristika qė ka dalluar shkollėn shqipe nga gjithė shkollat e vendeve fqinj ėshtė se mėsonjėtorja shqipe ka qenė laike qė nė fillimin e jetės sė saj dhe e lirė nga ēdo paragjykim fetar e shoqėror. Ajo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt, as morale, as intelektuale, me shkollat klerike. Dhe ėshtė kjo karakteristikė themelore qė do t'i japė shkollės shqipe aftėsinė pėr ta shpėnė popullin shqiptar mė shpejt drejt qėllimeve tė larta tė njerėzimit.
    Pėr kėtė shkollė, laike, tė pavarur dhe me frymė pėrparimtare, kanė dhėnė jetėn me dhjetra e qindra arsimtarė patriotė tė popullit shqiptar. Nė krye tė kėsaj rruge fisnike shquan fytyra e ndritur e rilindasit tonė tė parė, Naum Bredhasit nga Vithkuqi, i cili na fali ''Avetarin'' dhe qė kėtė mėkatė ndaj ''Megali idhesė'' dhe Fanarit e lau me kokė mė 1866 brenda mureve tė errėta tė Patrikanės. Me kokė e pagoi veprimtarinė e tij patriotike edhe mėsonjėsi i shkollės shqipe tė themelua nė Korēė mė 7 mars 1887 dhe pėr ta nderuar kėtė datė historike ajo u caktua Dita e Mėsonjėsit. Pandeli Sotiri u vra prej sė shoqes e tė vjerrit grek me ndėrsimin e Patrikanės. Njerėz tė errėt nė shėrbim tė armiqve tė Abetares shqipe vranė Balil Tahirin, bariun e fshatit Selenicė e Pishės, i cili duke ndjekur me mall tė flaktė mėsimet e Rilindasve tanė, u bė mėsonjės i fėmijėve tė fshatit tė vet. E vranė kur po kthehej nga Selaniku, pasi kishte kryer njė mision patriotik mė 1893.
    Sepse ēeli shkollėn shqipe nė Negovan dhe predikonte pėr ēėshtjen shqiptare, andartėt grekė, tė shtyrė prej dhespotit tė Kosturit, Karavangjelit, vranė mė 12 shkurt 1906 Papa Kristo Harallambin bashkė me tė vėllanė Papa Theodhosin dhe pesė patriotė negovanas, pėrkrahės tė shkollės shqipe, qė kėshtu ta tmerronin njerėzinė sa tė mos pranonin mėsonjės shqiptar e shkollė shqipe.
    Si yll i madh i bukur ndrinte nė qiellin shqiptar tė errėt tė asaj kohe patrioti Koto Hoxhi nga Qesorati, shok besnik i vėllezėrve Frashėri dhe i idealit tė shoqėrisė ''Drita'' tė Stambollit, nė themelin e sė cilės ai vuri njė nga gurėt themeltarė. Trimat e bejlerėve e rrahėn dhe shėrbėtorėt e kishės greke e vranė sepse edukoi, i pari nė Shqipėri, falangėn e mėsonjėsve tė rilindjes qė pėrhapi dritėn nė vendin tonė.
    Mitropolia e Manastirit pasi nuk mundi ta vrasi Gjerasim Qiriazin me plumb a helm, e shtiri me dinakėri nė duart e kusarėve, tė cilėt, dimrin e motit 1889, e mbajtėn rob nė malet e Lenies, ku u plevitos dhe e lėshuan vetėm kur u pagoi paratė me tė cilat do tė blinte nė Korēė ndėrtesėn e sė parės shkollė shqipe pėr vajzat. Gjerasim Qiriazi vdiq mė 5 janar 1894, por shkolla shqipe e tij, nėn udhėheqjen e sė motrės Sevasti Qiriazi, lulėzoi pėr nder e dobi tė gruas shqiptare.
    Kleri grek nė bashkėpunim me hyqymetin turk helmuan nė Ersekė mė 17 gusht 1911 Petro Nini Luarasin. ''Vramėni'', u tha feudalėve shqiptarė ky mėsonjės i vjetėr i shqipes, '' po mblidhmani gjakun, se do t'u duhet nipėrve tuaj tė shkruajnė gjuhėn shqipe''.
    Nė kolonitė shqiptare tė Greqisė, Panajot Kupitori, drejtori i gjimnazit tė Varvaqit, dijetar e shkrimtar veprash historike e filologjike pėr gjuhėn shqipe e kombin shqiptar, vdiq i sėmurė nė burg tė Athinės, ku e shpunė shovinistėt grekė, sepse hapi shkollė nate mė 1876 pėr t'u mėsuar arbėreshėrve tė Athinės gjuhėn amtare.
    I helmuar, po nė burg tė Athinės, vdiq mė 1884 bashkatdhetari i Panajotit, Anastas Kullurioti, redaktor i gazetės shqip-greqisht ''I foni tis Albanias''( Zėri i Shqipėrisė), autor abetaresh e librash shqip qė i pėrdori nė shkollat e tij arbėreshe.
    Nė mesin e kėsaj trumbe dėshmorėsh ngrihet si njė titan patriarku i gjithė mėsonjėsve tė shqipes, Jeronim de Rada, edukatori i nderuar i rinisė arbėreshe nė Shėn Dhimitėr tė Koronės, i cili, i rrahur prej urisė e prej halleve tė jetės, punoi parreshtur pėr lirinė e shpėtimin e Atdheut tė zbjerrė. Po tė kish rrojtur 100 vjet, plaku i nderuar 90 vjeēar i Makijės, i cili duke dhėnė frymėn e fundit thirri me dėshpėrim ''Po mė ikėn gjaku i Arbėrit'', do tė kishte parė se djersa dhe mundi i titanit arbėresh nuk vajti kot.
    Terrori i tėrbuar i qeverisė turke, krahas e pėr ndihmė tė inkuizicionit fanariot, pati arrirė kulmin nė majin e vitit 1903 kur qeveria turke dhe kleri fanariot i mbyllėn gjithė shkollat shqipe dhe i dėrguan syngjyn mėsonjėsit patriotė ndėr tė cilėt Nuēi Naēin, drejtorin e fundit tė mėsonjėtores sė Korēės. Nuēi vdiq nė mjerim gjatė regjimit feudal tė Zogut por ditėn e 7 marsit emri i tij do tė pėrmendet me nderim nga tė gjithė mėsonjėsit e Shqipėrisė.
    Edhe pas shpalljes sė konstitucionit nė Turqi, xhonturqit u pėrpoqėn nė mėnyrat mė barbare e mė dinake t'ia presin hovin Abetares shqipe qė nisi tė pėrhapej nė gjithė Shqipėrinė dhe vranė sa mundėn me shpatė e me tortura. Ata vranė nė burgun e Manastirit Sadik Zajmin dhe Idriz Novokazin se patėn hapur shkolla shqipe nė Shkup, Pejė, Gjakovė, Prizren , Zymė, dhe Janjevė, me aq sa premtonin rrethanat asaj kohe. Nė vėshtirēsi rrojtėn e punuan Ismail Haxhi Tahiri, shkronjės i Haxhi Zekės, eksponentit tė Lidhjes sė Prizrenit, Haxhi Bejta nga Janjeva e shokėt e tyre pionierė tė parė pėr gjuhėn shqipe pas Lidhjes sė Prizrenit. Ata u rrahėn e u vranė, po prej tokės shqiptare lindėn forca tė reja . Nxėnėsit e mėsueve tė rėnė nė luftėn e shenjtė pėr liri dhe kulturė, pėr ta nxjerrė popullin shqiptar nė dritė, e muarėn pishtarin nė dorė nė udhėn drejt ditės sė bukur tė 28 Nėntorit 1912.
    Pas kėsaj dite tė shenjtė pėr Shqipėrinė, Atdheu ynė vėrtet u spastrua prej sulltanėve e patrikėve, por shėrbėtorėt e tyre, feudalėt e klerikėt fanatikė mbetėn. Kėta shėrbėtorė tė reaksionit na vranė mė 1920 Sali Nivicėn, mė 1924 Avni Rustemin dhe mė 1925 Luigj Gurakuqin dhe Sali Ēekėn. Pothuaj se ēdo mot e ēdo muaj nėna jonė Shqipėri vajtonte nga njė bir mėsues, tė vrarė prej bejlerėve e fashistėve.
    Edhe reaksioni i jashtėm kėrkoi viktimat e tij nė radhėt e mėsonjėsve shqiptarė. Nė Kosovė serbomėdhenjtė e nisėn plojėn e tyre pas ēlirimit tė Shqipėrisė me Pater Paliqin e me Pater Shtjefėn Gjeēovin qė u mėsonin gjuhėn amtare kosovarėve tė robėruar. Shovinistėt serbė mbytėn mė 1947 nė burgun e Prizrenit Bedri Pejanin, ish mėsonjėsin e gjuhės shqipe nė gjimnazin e Shkupit mė 1909 dhe e vranė priftin patriot At Dhimitėr Bellkamenin, tek po dilte nga shkolla shqipe e Tushemishtit.
    Me njė krim tė shėmtuar e nisi Zogu regjimin e tij tradhėtar kur mė 1928, pėr oportunitet politik vari mėsonjėsin demokrat, Ibrahim Arapin, kryetar i shoqėrisė ''Bashkimi'' nė Durrės. Me njė krim po kaq tė shėmtuar e vazhdoi fashizmi italian sundimin e tij mbi Shqipėrinė kur vari nė Shkodėr mėsuesin e dashur nga gjithė populli shqiptar, Jordan Misjen. Dhe nazistėt varėn nė Prizren Xhevdet Dodėn. Me njė krim tė kėtillė mbaruan ekzistencėn e tyre tė turpshme reaksionarėt nė Shqipėri kur vranė pas murit, duarlidhur e nė sy tė nxėnėsve, mėsuesin e lavdishėm Ndrec Ndue Gjoka. Tė gjithė kėta bij tė denjė tė Shqipėrisė vanė me kėngė drejt ēastit tė fundit tė jetės sė tyre duke dėshėruar tė ishte sa mė i gjerė sheshi i ekzekutimit dhe sa mė i lartė trikėmbėshi qė tė shihte mirė populli shqiptar se ē'kurban tė madh bėnin bijt e tij pėr tė fituar lirinė.
    Shkolla shqipe pati edhe nga ata mėsonjės patriotė qė vėrtet nuk u vranė nga reaksioni, porse qė tė mos i pėruleshin tiranisė shkuan tė bėjnė njė rrojtje plot brengė duke ngrėnė bukėn e hidhur tė mėrgimit pėr tė qėndruaribesnikė ndaj idealeve qė kishin predikuar nė shkollė. I kėtillė mėsonjės ėshtė patrioti i madh me karakter tė fortė Sotir Peci, tė kėtillė janė Nane Panajot Meksi, Vasil Konomi-Labova, Halim Xhelo, Niman Ferizi, Ferit Imami, Pal Lumėzi: njė nga mėsuesit e parė tė shqipes nė Prizren qē vdiq nė mjerim mė 1943 dhe Ibrahim Femiu, i cili gjatė pushtimit tė Kosovės prej malazezėve e ktheu shtėpinė e tij nė shkollė tė fshehtė pėr djemurinė patriote tė Gjakovės. Nė mėrgim dhe tė dėshpėruar qė eshtrat nuk do t'u preheshin nė mėmėdhenė e dashur, vdiqėn mėsuesit e shquar Grigor Cilka, Vasil Duro, Llukan Simo, Gjergji Sevo, Hamit Lumi, dhe mėsonjėsja veterane e shkollės sė vajzave nė Korēė Fanka Efthimiu qė vdiq nė Manastir, dhe nxėnėsja e saj Vasilo Ballkameni e Urani Rumbo.
    Njė njollė e zezė do t'i mbetet nė ballė qeverisės plot turp tė Ahmet Zogut qė la tė vdesė tė dėshpėruar e nė mėrgim, pa dhėnė as ndihmėn mė tė vogėl pėr ta shėruar nė sanatoriumin e Tore Peliēes nė Itali, mėsonjėsin e talentuar, Migjenin, poetin e rinisė shqiptare, nė moshėn 26 vjeē.
    Mėsues tė gjuhės shqipe kanė qenė edhe ata patriotė tė cilėt vėrtet nuk ēelėn shkollė vetė po predikuan mėsimin e gjuhės amtare dhe ndihmuan tė tjerėt tė pėrhapnin arsimin kombėtar nė Shqipėri. Nga mė tė shquarit e kėtyre patriotėve janė: poeti ynė i madh Kombėtar Naim Frashėri e dijetari Sami Frashėri qė hartonin aq libra pėr mėsonjės, Jani Vreto, i cili shėtiti pa u lodhur nėpėr kolonitė shqiptare pėr tė shtuar shokėt, pėr tė botuar libra shqip dhe pėr tė themeluar shoqėri kombėtare, Hoxhė Tahsini, e tė tjerė, e tė tjerė.
    Shkolla e gjuhės shqipe mori rrugėn e vet, larg turēes e greqishtes, atė ditė kur shqiptarėt mėsuan se ''perėndia nuk e dinte shqipen''. Njė mėsonjės shqiptar ka shkruar:
    Edhe Krishti ndė na thėntė:
    ''Unė jam grek, eni pas meje'' -
    do t'i themi: ''Pa mblidh mendtė,
    se shqiptari s'vjen pas teje''.
    Tregojnė pėr Islam Spahinė nga Luma se njė ditė e pyeti hoxhėn e fshatit pse nuk e bėnte duvanė shqip.
    ''Allahu nuk e njeh shqipen'', iu pėrgjegj hoxha qė ndoshta vetė nuk e dinte turēen.
    ''Po mirė'', ia ktheu Islami. ''Njė zot qė s'e njeh shqipen nuk mė duhet''. Qė atė ēast e pėrzuri hoxhėn dhe nisi tė hapė shkolla shqipe.
    Mėsonjės tė kėtillė tė shqipes, mė fort shėtitės, me pushkėn nė njėrėn dorė pėr tė luftuar armikun dhe me abetaren nė tjetrėn pėr t'i ndriēuar bashkėluftėtarėt, kanė qenė nė radhė tė parė Sali Butka dhe Mihal Grameno.
    Pėrpara varreve ku prehen dėshmorėt e pionierėt e pėrhapjes sė arsimit kombėtar, tė cilėve populli ėshtė zotuar t'ua shkruajė emrat me gėrma tė arta nė faqet e historisė sė Rilindjes shqiptare, pėrulemi me nderim e mirėnjohje.
    Me mirėnjohje duhet tė kthejmė vėshtrimin edhe drejt atyreve tė cilėt akoma nuk e kanė mbėshtjellė lėmshin e jetės sė tyre gjer nė fund. Pėrmendim me nderim e mirėdije sot nė ditėn e 7 Marsit zonjėn 80 vjeēare Parashqevi Qiriazi, e cila rron qė tė shohė se djersa qė derdhi 55 vjet me radhė nė fushėn e arsimit tė vajzės shqiptare nuk i vajti kot. Pėrmendim mėsonjėsit veterane Nikolla Lako, Aleksandėr Xhuvanin, Musiaf Luēin nga Kuēi i Kurveleshit, baba dy dėshmorėsh qė edhe nė moshė tė kaluar drejton shkollėn e fshatit tė tij, Ilo Mitkė Qafėzezin, Ahmet Gashin, Hysni Bababameton, profesor Sotir Papakriston, tė gjithė ata arsimtarė qė kanė zgjuar entuziazmin nė nxėnėsit e shkollės shqipe nė kushte shumė tė vėshtira dhe rritėn brezat qė po ndėrtojnė Shqipėrinė e re.
    Skėnder Luarasi
    (Shkrim i vitit 1957)

  7. #27
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skėnder Luarasi

    Dita e Flamurit

    Dita e Flamurit ėshtė dita mė e shėnuar nė historinė e kombit tonė. Duke kremtuar kėtė ditė, i pari kujtim qė na bie nė mend ėshtė se njė popull ka shpėtuar prej kurthit tė robėrisė dhe nisi tė shijojė jetėn e lirė duke u pėrfaqėsuar prej shenjės kombėtare, Flamurit.
    Shenja e kombit tonė: Flamuri kuq e zi me shqiponjėn dy krenore!
    Me sa mburrje, madhėshti, nderim dhe gaz e shikon ēdo sy atdhetari! Vetėm njė tradhėtar, njė shpirtlig e vėshtron me cmirė, me urrejtje, me frikė.
    Te flamuri nuk shohim vetėm bukurinė e cohės dhe tė ngjyrės, po edhe bukurinė e njė atdheu, tė njė kombi, me tėrė cilėsitė, parimet, ndjenjat dhe historinė e njė populli, qė ka jetuar pėr njė jetė madhėshtore, pėr qėllime tė larta, tė shtrenjta, tė dlira.Flamuri ynė tregon qėndrimin e njėherėshėm, tė patundur dhe burrėror tė atyre ushtarėve fisnikė qė i ka udhėhequr nė ngadhėnjime, mes luftrave tė rrepta, jo pėr sulme, po pėr mbrojtje. Flamuri ynė tregon jetėn e atyre trimave tė kombit qė luftuan pėr tė mbrojtur atdheun. Nėn kėtė flamur Skėnderbeu mundi tė dalė fitimtar nė luftėra tė panumėrta kundėr mizorive tė Anadollit. Nėn kėtė flamur trimat e Gegėrisė dhe tė Toskėrisė mundėn tė mbajnė tė pa njolluar prej armiqve nderin e tyre. Nėnė kėtė flamur kemi dhėnė besėn tė rrojmė ne, bijt e shqiponjės.
    Te ky flamur i hapur, qė fėrfėrin nė erė, shikojmė me shkronja tė arta Shqipėrinė e Re dhe tė Lirė; shikojmė jetėn e sė ardhmes sė kėtij kombi, qė ėshtė dergjur pėr kaqė kohė nė kurth i mbuluar me plafin e robėrisė, po qė kurrė nuk ka qėnė i mundur pėr vdekje!
    Flamuri ynė ėshtė shenja e trimėrisė dhe e lirisė. Pėr trimėri ka kaptuar male, ka kapėrxyer lumenj, ka shėtitur pyje, ka vetėtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Pėr liri ka bėrė therorira tė mėdha, beteja tė gjakėshme.
    Pėr liri, si tani dhe kėshtu e tutje ky dhe vetėm ky flamur do tė fėrfėrijė mbi kulmet e shtėpive, do tė shėndrijė mbi majat e ēukave, do tė valojė mbi sheshet e lėndinat. Vetėm nėnė kėtė flamur do tė prehen nė qetėsi eshtrat e atyre dėshmorėve qė bėnė therorinė mė tė madhe duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.
    Vetėm nėn kėtė flamur mund tė rrojmė ne bijtė, niprit dhe stėrniprit, nė liri, nė fatbardhėsi mė vete dhe nė paqė e miqėsi me fqinjėt.
    Po sado i mirė, sado i bukur dhe i kėndshėm tė jetė ky flamur, bukuria e tij prishet, fishket, venitet, po tė mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimė qė ne e bėjmė flamurin dhe jo flamuri neve. Po tė jemi ne trima, besnikė, tė drejtė, tė lirė, tė ndershėm, ashtu do tė jetė edhe flamuri ynė, shėnja e njė populli trim, besnik, tė drejtė, tė lirė, tė ndershėm.Po tė jemi ne robėr dhe trathtarė, ashtu do tė jetė edhe flamuri, shenja e robėrve dhe e tradhtarėve.
    Skėnder Luarasi
    Shkrim i vitit 1919

  8. #28
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Nderim delegatėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit nė 100- vjetorin e pėrkujtimit!

    Skėnder Luarasi
    Kongresi i Dytė i Manastirit
    Kongresi i Dytė i Manastirit u ēel nė rrethana shumė dramatike nė Shqipėri; u ēel mė 20 mars 1910 ( 2 prill 1910 me kalendarin e ri P.L)) duke zhvilluar punimet e tij pėr dhjetė ditė me radhė nėn kėrcėnimint e qeverisė turke dhe tė armiqve tė Shqipėrisė.
    Tė shikuar nga njė cilėsi e pėrbashkėt, kongreset e mitingjet shqiptare qė nga Lidhja e Prizrenit e gjer nė kuvendin e lavdishėm tė Vlorės janė stacione tė udhės sė vėshtirė qė pėrshkoi populli ynė drejt rilindjes sė tij. Nė kėto mbledhje populli shqiptar shprehte dėshirat e qėllimet qė ndjente nevojė t’ia kumtonte gjithė botės dhe shtonte fuqinė pėr luftėn e tij kombėtare.
    Nė mbledhjen e Ferizajt qė u mbajt dy javėt e para tė korrikut 1908, masat fshatare tė Kosovės shfaqėn ndjenjėn e revoltės sė rrėsėllitur lėmsh nė grykė qysh nga disfata e Prizrenit dhe kėrkuan shpalljen e regjimit konstitucional nė Turqi. Shumė kush e quan Hyrjetin vepėr tė xhonturqve, por nė tė vėrtetė nė pėrmbysjen e regjimit absolute tė Abdyl Hamidit njė rol shumė tė rėndėsishėm luajtėn tė 30.000 shqiptarėt e mbledhur atje nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, tė Bajram Currit e tjerė personaliteteve shqiptare; qe ultimatumi i tyre i fundit i cili, simbas fjalėve tė Ismail Qemalit, ‘’la nė mendjen e sulltanit njė mbresė mė tė madhe sesa kėrcėnimet e xhonturqve ose protestat e fuqive tė mėdha’’. Tė nesėrmen fjalėt e ndaluara gjer atėherė, liri, drejtėsi, barazi, u brohoritėn rrugėve, u botuan nė gazeta shumėgjuhėshe, u shkruan nė flamurėt e kombėsive tė Perandorisė Otomane. Parrullės sė revolucionit borgjez tė Francės, turqit e rinj, mbasi ia zėvendėsuan fjalėn ‘’vėllazėri’’ me ‘’drejtėsi’’, i shtuan emrin epartisė sė tyre ‘’Xhemijet’’, qė shqip do tė thotė ‘’Bashkim’’, dhe qė sipas kuptimit politik tė xhemijetxhinjve kishte pėr qėllim turqizimin e gjithė kombėsive nėn skeptrin e Osmanit.
    Shqiptarėt patriotė qė ishin munduar e burgosur 30 vjet me radhė se punonin pėr gjuhėn e tyre tė dashur, pas rėnies sė sulltan Hamidit, organizuan shoqėri kombėtare pėr tė mbjellė arsim e kulturė nė turmat e paditura; ēelėn klube ku bisedonin rreth ēėshtjeve politike e shoqėrore dhe ndriēonin rrėmetin mbi ngjarjet e ditės; ata themeluan shtypshkronja pėr tė botuar gazeta e libra dhe ēelėn shkolla tė natės e tė ditės qė tė edukoheshin atje bijtė e bijat e popullit me gjuhėn amėtare. Patriotėt e Korēės nuk pritėn stinėn kur hapen shkollat por e riēelėn ‘’Mėsonjėtoren shqip’’ qė nė mes tė verės, fill pas shpalljes sė regjimit konstitucional.
    Brenda tre muajve mbas proklamimit tė Hyrietit, patriotėt shqiptarė mbajtėn nė Manastir kongresin e parė pėr unifikimin eAbece-sė shqipe nė rrethana paqėsore dhe, pėr sy e faqe, me mirėdashjen e qeverisė turke. Mirėpo, kur mbas njė moti e gjysmė u mbajt Kongresi i Dytė i Manastirit, xhonturqit s’ua kishin mė nevojėn shqiptarėve dhe e patėn shpėrdorur e kthyer regjimin e ri nė njė tirani politike.
    Veziri i madh Haki pasha, protagonisti i maskaradės xhonturke, qysh nė bisedėn e parė nė kėshillin ministror e shprehu urrejtjen e qeverisė xhonturke ndaj udhės sė shqiptarėve me kėto fjalė: ‘’Rreziku mė i madh pėr Turqinė nga gjithė kombet qė jetojnė nė perandorinė tonė janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky komb mos zgjohet e mėkėmbet e merr dituri nė gjuhėn e vet; dhe atėhere e mori lumi Turqinė e Evropės. Shqiptarėt kanė nisur t’i venė themelet e kombėsisė me anėn e shkrimit e kėndimit dhe njė ditė mund tė shtien nė dorė gjithė Turqinė. Kanė njė gjė tė lehtė e tė plotė qė mund t’i pėrparojė shpejt.. . Historia e tyre po doli nė shesh ėshtė prishja e Turqisė. Me tė shpallurit e Hyrjetit shqiptarėt deshėn mėsim, hapėn shkolla tė mėdha e tė vogla, ēelėn klube, ngritėn shtypshkronja, mbajtėn kongrese dhe bėnė aq shumė punė sa nuk na e priste mendja. Prandaj ky hov duhet t’u pritet, duhet t’i ndajmė e t’i pėrēajmė, t’i shtypim e t’i dėrrmojmė sa tė mos kenė mė fuqi tė ngrihen’’.
    Haki pasha njė nga shtyllat e Xhemijetit, ish-profesor universiteti nė fakultetin e drejtėsisė, ish-ministėr i Arsimit dhe i punėve tė brendėshmedhe gjer pak ditė mė pėrpara ish-ambasador i Stambollit nė Romė, me kėtė urdhėr qė dha kundėr mendjes shqiptare, provoi qė kishte mbetur reaksionar e shovinist. Me sa sy tė mprehtė i pati njohur Mustafa Qemali kėta hijerarkė xhonturq kur i quajti ‘’njė bandė ushtarakėsh tė liq’’!
    Qė t’ia ndalnin dorėn kriminale kėsaj bande ushtarakėsh tė liq, qė tė shpėtonin gjuhėn e dashur shqipe, kėtė thesar tė ēmuar qė na kishte mbetur trashėgim pej stėrgjyshėrve edhe nė ditėt e varfėra tė robėrisė katėr shekullore, dhe tok me gjuhėn gjithė idealet e lirisė, tė pavarėsisė e tė pėrparimit, pa tė cilat nuk mund tė rrojė asnjė popull, burrat trima shqipėtarė u mblodhėn nė kongrese. Kongresi i Parė i Manastirit u pėrpoq tė bashkonte Shqipėrinė me anė tė njė shkrimi unik; Kongresi i Elbasanit u pėrpoq ta bashkonte me anėn e themelimit tė dy institucioneve kulturale pėr gjithė Shqipėrinė; Kongresi i Dytė i Manastirit, sikundėr na e thotė organi i Klubit Qėndror tė atij qyteti: ‘’Bashkimi i kombit’ u thėrrit prej kėtij klubi se u ndje nevoja e madhe qė ‘’tė bisedojmė pėr mbi rreziqet qė mvaren mbi Shqipėrinė e gjorė‘’.
    Mėsuesi dėshmor Sali Nivica na e ka dhėnė me njė fjali tabllonė e kohės sė kėtij kongresi tė dytė: ‘’Tani janė mbėrthyer gėnjeshtra me tė vėrtetėn, e shtrembėra me tė drejtėn, padija me diturinė, fanatizmi me mendimin e lirė.‘’ Nė kėtė pėrleshje pėr jetė a vdekje midis patriotėve shqiptarė e turqve tė rinj, nė frontin e Kongresit tė Dytė tė Manastirit muarėn pjesė delegatė qė pėrfaqėsonin rreth dyzet klube dhe shoqėrira patriotike. Nga kėta mund tė pėrmendim kryetarin e klubit qendror’’Bashkimi’’, Fehim Zavalanin, pėrfaqėsuesin e klubit tė Stambolllit, Ibrahin Naxhi Spahiun, i njohur me pseudonimin Dervish Hima, Petro Nini Luarasin, Bedri Pejanin, Qamil Shkupin, Bejtulla Gjilanin, Hajdar Bloshmin, Tefik Panaritin, Hysni Currin, Ferit Ypi Starjen, i cili tok me Rifat Manastirin, pati mbrojtur alfabetin latin aq burrėrisht nė Kongresin e Dibrės, Themistikli Gėrmenjin dhe Qazim Ilias Dibrėn qė u zgjodh kryetar i parė i kongresit tė dytė. Dy patriotė tė tjerė qė pėr arėsye politike mbetėn anonimė, por qė qenė nga shtyllat mė tė forta nė platformėn e kėtij kongresi, janė ish-delegatė edhe nė Kongresin e Parė tė Manastirit edhe nė Kongresin e Elbasanit: Gjergj Qiriazi dhe Telemak Gėrmenji.
    Organi i Klubit Qėndror ‘’Bashkimi i kombit’’ i pati lajmėruar degėt t’i nisnin delegatėt e tyre nė mėnyrė qė mė 15 tė muajit mars tė ndodheshin nė Manastir. Ata tė jugės arritėn me kohė; porse tė Kosovės u vonuan pėr nja pesė ditė. Tė pranishmit herakė i kaluan tė pesė ditėt me biseda mbi ngjarjet e ditės , mbi mėnyrėn se si t’i mbronin tė drejtat konstitucionale tė fituara nė Ferizaj , e tė tjera ēėshtje gjuhėsore, shoqėrore e politike. Pra me tė ardhur edhe delegatėt e Kosovės, mė 20 tė marsit nė mėngjes filluan seancat. Ibrahim Naxhiu, i pari, mbajti fjalimin e tij zyrtar: ‘’Nė kėtė mbledhje’’, tha oratori, ‘’ne nuk pėrfaqėsojmė vetėm klubet qė na kanė dėrguar delegatė, ne pėrfaqėsojmė gjithė Shqipėrinė. Jemi mbledhur tė bisedojmė mbi nevojat tona kombėtare pėr diturinė, pėr lulėzimin e gjuhės sonė dhe pėr mbrothėsinė e kombit shqiptar.’’ Folėsi vuri nė dukje se turqit e rinj u dhanė fjalėn shqiptarėve se do t’i ndihmonin nė pėrparimin epopullit shqiptar. ‘’Po sot ku janė ndihmat e premtuara?’’ pyeti oratori. ’’Turqit e rinj na i harruan tė mirat tona. Kur ish Hamiti nė fron nuk na lenin tė tregoheshim si komb, nuk na lenin tė mėsonim gjuhėn tonė. Ata qė pėrdornin gjuhėn shqipe burgoseshin atje ku piqet buka nė diell’’.
    Ibrahim Naxhiu i pati menduar tė kėqijat qė do t’a kėrcėnonin Shqipėrinė dy vjet mė vonė: ‘’Ne sot jemi rrethuar prej rreziqeve: Bullgaria, Serbia, Greqia kėrkojnė ngatėrresa qė tė na gllabėrojnė. Ne mund tė shpėtojmė vetėm po tė edukohemi nė gjuhėn tonė. Duhet tė punojmė si kanė pėunuar vėllezėrit tanė: Jani Vreto, Vaso pashė Shkodrani, Kristoforidhi dhe mė i madhi diplomat i Turqisė, bashkatdhetari ynė Ismail Qemali, tė cilėt gjithė bashkė punuan pėr atdhenė e ty re tė vėrtetė. Ne shqiptarėt kemi nevojė tė madhe pėr mėsonjėtore, meqenėse qeveria nuk na ndihmon, prandaj themeluam shoqėrinė ‘’Pėrparimi’’ qė tė ndihmojė disa mėsonjėtore. Ta mbrojmė gjuhėn tonė tė dashur se pa gjuhėn tonė shqipe humbėm!’’ thirri oratori.
    Duke prekur marrėdhėniet e shqiptarėve me regjimin konstitucional nė Turqi , Ibrahim Naxhiu shtoi: ‘’Armiqtė na kanė ēelur luftė nė fushėn e shkronjave …ne do t’i mbajmė e do t’i mbrojmė shkronjat tona kombėtare me mish e me shpirt!’’
    ‘’Atdhetarė tė flaktė! Ne qė sot e tutje nuk do t’i pėrmendim fjalėt gegė e toskė, ēam e lab po vetėm fjalėn shqipėtarė, se tė gjithė jemi tė njė gjuhe dhe tė njė gjaku. Kemi tė gjithė njė atdhe dhe njė qėllim: pėrparimin e kombit shqiptar. Sot erdhi dita kur mblidhemi dhe pėrfaqėsojmė gjithė Shqipėrinė‘’.
    Kėshtu, pra, ndėrsa Kongresi i Parė i Manastirit kėrkoi njėsimin e shkronjave shqipe, kongresi i dytė manifestoi vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare, vetėdijen kombėtare tė shqiptarit.
    Qeveria e Stambollit dhe Meshihati nė politikėn e tyre shovene kundėr shqiptarėve patėn fituar njė shok tė pėrshtatshėm e besnik nė patrikanėn greke tė Fanarit. Kėta tė dy institucione mesjetarė ia nisėn punės tė persekutonin, tė bojkotonin, tė ekskomunikonin, tė burgosnin, tė internonin, e tė vrisnin sheshit a prapa krahėve patriotėt shqiptarė qė ecnin nė udhėn e mbarė tė kongreseve.
    Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit kundėr patrikanės sė Fanarit ngriti zėrin e tij drejtori i shkollave shqipe tė Negovanit e tė Ballkamenit, Petro Luarasi, I cili qe ngarkuar edhe me mandatin e pėrfaqėsuesit tė “ Lidhjes orthodokse” tė shqiptarėve. Ai foli pėr nevojat ngutėse qė shtrėngonin shqiptarėt tė mbanin kongrese njėrin pas tjetrit, pėr qėllimet e kėtyre mbledhjeve dhe pėr dėshirat e patriotėve qė ta plotėsonin me mėsim e dituri jetėn e popullit shqiptar.
    Pas ankimeve tė tij kundėr qeverisė turke dhe pengesave qė u sillte kjo mėsonjėsve shqiptarė nė punėn e tyre kulturale, ai pėrshkroi vuajtjet qė pėsonte popullsia ortodokse pėrgjithėsisht dhe e kėtyre fshatrave posaēėrisht nga dhespotėt grekė. Qė nga vrasja e Papa Kristos mė 12 shkurt 1905 dhe gjer nė vrasjen e tė nipit, Papa Vasilit nė pragun e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, 45 shqiptarė patriotė kishin rėnė viktima tė thikės sė shovinistėve grekė nė Negovan: d.m.th. 9 patriotė shqiptarė vriteshin pėr mot nga armiqtė nė kėtė fshat.
    Nė kėtė kohė vuante me gjithė trupin e Shqipėrisė edhe ajo gjymtyrė e saj qė quhet Kosovė. Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit morėn pjesė mė shumė delegatė nga Kosova; delegatėt e saj pėrshkruan fushatėn e tėrbuar qė kishin hapur fanatiKėt turq e serbomėdhenj kundėr gjuhės shqipe me anė tė hoxhallarėve e tė priftėrinjve nė tė gjithė viset e kėsaj treve tė larė me lot e gjak. Atė patėn shumė ankesa kundėr regjimit xhonturk dhe tė ligėsive tė pushtuesve. Pėrveē arsimit nė gjuhėn shqipe qė ndalohej dhe shkollave e klubeve qė po mbylleshin me dhunė, nė gjithė vendin mungonin rrugėt dhe masat punonjėse vuanin nėn peshėn e rėndė tė taksave.
    Porse nuk ishin vetėm mungesat e mjeteve tė shpejtė tė komunikacionit qė i pengonin delegatėt e Kosovės tė vinin me kohė nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė ata vetė e kishin propozuar, por qenė pėrrenjtė e lumenjtė qė po rridhnin gjak! Hordhitė e Xhavit pashės, tė ShefqetTurgut pashės e tė Mahmut Shefqet pashės, njėra pas tjetrės, kishin filluar qė nė vjeshtėn e motit 1908 tė turreshin drejt kufirit verior tė Shqipėrisė. Qė nė muajin e ēeljes sė Kongresit tė Parė tė Manastirit, d. m.th. kur Sulltan Hamiti qėndronte akoma nė fron tė Turqisė, kėta turq tė vjetėr qė brenda 24 orėsh qenė bėrė turq tė rinj e rifilluan dhunėn e tyre kundėr Shqipėrisė duke i vėnė zjarrin qytezės sė Boletinit sė cilės ia ndryshuan emrin nė “Hyrjet Xhebrie Tepesi”, domethėnė Kodra Liri, me pėrdhunė. Qė tė mos pėrdhunohej toka e shenjtė e Skėndėrebut, pra, dhe qė tė kėshilloheshin e tė merrnin masa mbrojtėse burrat trima tė Kosovės u mblodhėn nė kuvend. Kėshtu nė emėr tė Kosovės delegatėt e veriut i suallėn Klubit Qendror dhe shokėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit njė mesazh tė rėndėsishėm ku u bėnin thirrje gjithė shqiptarėve tė bashkoheshin nė luftėn pėr liri.
    Delegatėt e kongresit tė dytė i zhvilluan punimet e tyre nė njė atmosferė tė nderė dhe prandaj edhe disa nga vendimet e tyre duken disi tė shpejtuara dhe tė rrėmbyera. Ata vendosėn qė qendra e klubeve nga Manastiri tė shpėrngulej nė Stamboll sepse, sipas mendimit tė kongresistėve, nė kryeqytet tė Turqisė rronin asi kohe shqiptarė mė tė menēur e mė tė fortė; atje nė Stamboll do tė krijohej njė kėshill i pėrbėrė nga deputetėt patriotė dhe njė inspektoriat pėr tė kontrolluar gjithė punėn e klubeve, tė shoqėrive e tė shkollave. Do tė themelohej edhe njė Akademi, anėtarėt e sė cilės do tė kujdeseshin pėr botimin e librave, fjalorėve e gazetave. Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit u vendos gjithashtu qė mė 20 qershor tė atij viti tė mbahej njė kongres nė Janinė ku do tė vinin delegatėt shqiptarė tė armatosur me njohuri shkencore, tregėtare, ekonomike e profesionale. Nga mesi i kėtyre delegatėve do tė zgjidhej njė komision i lartė, i cili do tė drejtonte veprimtarinė kombėtare nė gjithė Shqipėrinė. Mandej, nė Shkup do tė themelohej njė Institut Pedagogjik dhe do tė botohej njė Fletore pėr gjithė Kosovėn. Vetė Kongresi i Dytė i Manastirit do t’i jepte njė njoftim governės turke dhe njė ankesė Meshihatit. Punimet mė tė rėndėsishme delegatėt i zhvilluan nė seanca tė fshehta nė shtėpinė e Qiriazėve.
    Gjithė puna e mirė e Kongresit tė Dytė tė Manastirit u errėsua nga retė e zeza sterrė qė po rrėsėlliteshin shpejt nė qiellin e Shqipėrisė. Vėrtet delegatėt e Kongresit tė Dytė i mbyllėn punimet e tyre me brohoritje optimiste “Fitorja ėshtė jona!”, porse vendimet e bukura tė kongresit, tok me fjalimet e plota tė kongresistėve qė do tė botoheshin nė njė broshurė mbetėn tė panjohura, se u pėrmbytėn nga rrjedhja e shpejtė e ngjarjeve tė Kosovės. Ato nuk u botuan kurrė. E ē’institut pedagogjik mund tė themelohej nė Shkup, e ē’fletore shqipe mund tė botohej atje, kur edhe vetė Normalja e Elbasanit shpejt do tė mbyllej me shkollat e klubet tejpėrtej Shqipėrisė, kur vetėm tre muaj pas Kongresit tė Dytė tė Manastirit do tė mbyllej edhe Klubi Qendror, edhe organi i tij “Bashkimi i Kombit” dhe kryetari e redaktorėt e tyre tė lidhur nė hekura do tė dėrgoheshin nė gjyqin ushtarak tė Dibrės pėr tu gjykuar prej Mahmut Shefqet pashės. Muaji mars i motit 1910 qe mbarsur me ngjarje tė rėndėsishme pėr vendin tonė; pėr kėtė shkak gjatė kėtij muaji shqiptarėt mbajtėn disa kuvende patriotike nė qytete tė ndryshme tė Kosovės, nė Gjilan, nė Pejė, nė Mitrovicė e gjetkė pėr tė biseduar mbi disa ēėshtje ekonomike e politike dhe pėr tė marrė masa paraprake kundėr kėrcėnimeve tė qeverisė turke. Nė Prishtinė, ku malėsorėt e rretheve patėn ardhur tė protestonin vendosjen arbitrare tė taksave mbi mallrat qė hynin nė qytet, ushtria turke hapi zjarr dhe u vranė nga tė dy anėt. Sulltan Mehmet Reshati dekretoi shtetrrethimin.
    Mė 20 tė marsit, pikėrisht ditėn qė u ēel Kongresi i Dytė i Manastirit u mblodhėn parėsia e Kosovės te Verat e Llukės. Kėtu luftėtri i shquar Isa Boletini, nė njė fjalim tė shkurtėr, ku pėrshkruan situaten tragjike tė mėmėdheut, jep kushtrimin pėr gjithė Shqipėrinė. Fjalimin e tij, plot mendime tė larta patriotike, Isa Boletini e mbaron me frazėn qė ndezi me ndjenja revolucionare tė gjithė sa e dėgjuan: ‘’Tokėn tonė qė e thau Osmanllia, lotėt tanė nuk mundėn me e njomė, e tash na kena me e vadit me gjakun e shqyptarit. Ngrehuni, o vllazėn! tė gjithė sė bashku ta derdhim ene ma tė mramen pikėn e gjakut qė na ka met pėr tė drejtat e nderėn e Shqypnisė! Rrnoft Vllaznia! Rrnoft Bashkimi!’’
    Kushtrimi u dha. Kosova u ēua nė luftė. Jehona e tij arrriu deri nė fshatrat mė tė thella tė Shqipėrisė. Delegatėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit nuk iu mbeti gjė tjetėr veē se tė rrėmbenin armėt. Ibrahim Naxhiu, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, nė krye tė gjithė studentėve qė patėn lėnė Universitetin e Stambollit e shkollat turke nė shenjė proteste kundėr Xhemijetit, u nis me pushkė nė dorė tė ndizte flakėn e shenjtė tė atdheut nė zemrėn e shqiptarėve tė jugut. Muharem Rushiti nga Filati, Spiro Ballkameni nga Follorina, Themistokli Gėrmenji nga Korēa, Gani Butka nga Kolonja, Qani Panariti nga Vakėfet, Mendu Zavalani nga Dangėlli, Vangjel Gjika nga Pėrmeti, Maliq Velusha nga Skrapari… dhe kėshtu me radhė nga ēdo fshat e qytet i Shqipėrisė, bijtė e saj trima rrėmbyen armėt tė pėrlesheshin me kuēedrėn anadollake.
    Mahmut Shefqet pasha, i dehur nga ndonjė fitore e ēastit, mblodhi popullin nė Mitrovicė dhe si e shau rebelēe iu kėrcėnua se do ta shuante fare po tė mos rrinte urtė kėshtu tutje. U thirri ‘’unė jam Zoti juaj!’’
    Dhe Isa Boletini nga malet iu pėrgjegj: ‘’Mahmut Shefqeti tė mos madhnohet se sa djelm shqyptarė qė ranė dėshmorė nė kėtė luftė gjithsecili pėr njė u pagua me pesėdhjetė e se Shqypnia s’asht farue pėr disa tė ndershėm dėshmorė. Po kur tė bashkohena gjith shqiptarėt e tė lidhim ndėrmjet nesh besėn shqiptare, do tė jena tė zott t’i pėrzėmė hordhitė turke jashtė Shqypnie jo ma me armė por edhe me hujt e gardhit’’.
    Kryengritja e armatosur vazhdoi. Dhe shqiptarėt e fituan luftėn se qenė frymėzuar me idealet e ndritura tė lirisė e tė rilindjes sė tyre e se masat popullore shqiptare u dhanė zemėr luftėtarėve dhe i ndihmuan me bukėn e gjaku e tyre. Ata fituan se luftuan pėr jetėn e Shqipėrisė, pėr ēlirimin e popullit nga tirania e sulltanėve, nga hijet e Mesjetės dhe nga zgjedha e huaj.
    Njė nga delegatėt e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, mėsonjės i Negovanit dhe delegat i kėtij fshati e pati quajtur dimėr robėrinė e Shqipėrisė nėn Turqinė; ‘’Dimri ėshtė nė tė pėrcjellė, pranvera afron pėr gjithė shqiptarėt, lum ata qė nuk e humbėn shpresėn se pranverėn do ta shohin me shije mė tė ėmbėl. Ditėt e gėzuara tė pėrtėritjes sė Shqipėrisė arrinė; dielli- bukurosh i majit po lind pėr gjithė shqiptarėt qė dėshėrojnė ngjalljen e mėmėdheut. Gjethi fletėnjomė i diturisė ēeli, pemėt zemėr-shqiptare lulėzuan.”
    (S.Luarasi, Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tiranė, 1972, f.113-118 )

  9. #29
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #30
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Botime tė reja nga vepra e Skender Luarasit

    Botime tė reja nga Skėnder Luarasi, pėrkthimet dhe vepra origjinale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #31
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skėnder Luarasi

    Pėr komb e flamur

    Qe kohė e turbullt e plot trazira.
    Nė fushėn e Devollit mbretėronte qetėsia e frikėshme e njė nate Shėnėndreu.Forcat kundėrshtare,flokėverdhėt e Rinit e syzestė e Romės, qė nuk u qenė mjaft tė gjera sheshet e Alsace –Lorenit po kishin ardhur gjer nė lėndinat e Shqipėrisė pėr t’u ndeshur nė lodrėn e gjaktė , po ēlodheshin pėr luftėn e sė nesėrmes.
    Yjtė qenė zhdukur prapa reve.Qyteti i Korēės dergjej i mbėshtjellė nėn mjegullėn e barutit e tė topave qė, gjithė ditėn e ditės, kishin vjellė hekur dhe flakė.
    Kudo errėsirė.Por jo, ja se ku shėndrit pėrmes penxheres sė njė shtėpie tė vjetėr, mbanė bulevardit tė Shėn Gjergjit, njė llampė.A mos ja ka zėnė kjo vendin hėnės, tė cilėn nuk e lenė retė tė shkėlqenjė? Pranė trapezės, mbi tė cilėn pėrndante rrezet llampa, duket i mbėshtetur mbi bėrrylin e mėngjėr profili me tipare tė forta i njė burri mesatar nga mosha, madhėshtor nga shtati .Burri i veshur me uniformėn e njė zyrtari tė lartė i kėrrusur mbi njė radhua aktesh,ishte duke kėnduar; kthente fletė, i rikthente, lėēiste.Disa herė u ngrit mė kėmbė,eci,ndenji.Nė lėvizjet e trupit, nė regėtitjet e fytyrės, ēfaqej kujdesja.Nė botėn e fjetur tė Korēės ky burrė mbante roje.
    Ndėrkaq qetėsinė e frikshme e trembi ca mė tepėr njė zhurmė e fortė, e shkurtėr, e shpejtė.Njė automobil, dy, tre automobila tė rrotullohen tatėpjetė.Qėndrojnė pėrpara shtėpisė sė vjetėr.Njė e trokitur, njė e pytur:’’Kush ėshtė?’’ dhe pastaj njė pėrgjigje miqėsore dhe porta hapet.Brenda hyn njė gjeneral, njė kryekomisar, disa oficerė, mė vonė dhjetė, njėzet, dyzet, pesėdhjetė, njėqind ushtarė.Oborri u mbush plot, avllia u rrethua.
    ‘’Mirė se vini, gjeneral Saller’’-kėshtu i tha burri i pėrmendur dhe i ndehu dorėn vizitorit.Por ky qėndroi hijerėndė pėrpara tij , pa dashur tė bėjė toka.
    ‘’Sonte nuk vinj si mik,Themistokli.Jam porositur t’ju pėrcjell nė Selanik.Bėhuni gati!’’
    ‘’Gati pėr nė Selanik?…Por unė…''- u pėrgjegj Themistokliu’’Nė mėngjes , pasi tė lajmėroj Kėshillėn…’’
    ‘’Qė tashti!’’- urdhėroi gjenerali.
    Pasi u vesh mirė me uniformėn qė e kish mbajtur me nder njė mot tė tėrė,si Kryetar i Republikės Shqiptare tė Korēės, Themistokliu hyri nė dhomėn ku flinte e ėma plakė e dhėmbshur, i puthi dorėn nė gjumė, ballin, buzėt dhe u nis pėr nė rrugėn e gjatė.
    Udh e ushtarit ėshtė e pasigurtė;zgjoje dhe leri shėndet’’, foli gjenerali.
    Burri shqiptar e mori vesh.’’Nėna ime,zoti gjeneral, ėshtė mėsuar me tė kėtilla ndarje;nuk largohem soje pėr tė parėn herė, as qė do tė jem unė i pari bir qė i bėhet kurban Atdheut’’.Ndėrkohė djaloshi Pasa, shoku i tij besnik, u sul nga dhoma e gjumit:’’Kryetar!’’-thirri dhe e vėshtroi me sytė e njė shqiponje-‘’urdhėroni!…Ē’tė bėjmė?’’
    E Themistokliu foli:’’Pasė!Sido qė tė mė bjerė puna mua,ngushėllomė nėnėn, tė fala shokėve, mos e humbni trimėrinė as edhe shpresėn.Shqipėrinė tė ma doni. Flamurin e saj! Lamtumirė!’’ U ēkėput nga krahėt e tij dhe, nėn bajonetat e senegalėve tė zes mė keq se nata mynxyrėmadhe, hipi n’automobil q’e shpinte nė qytet tė huaj.
    Nė fillim ky bir i madh i Korēės dukej sikur shkonte nė tė mirė. Ish i ēelur; nė kuvendim shpesh i drejtohej gjeneralit nė tė djathtė.Rrallė e tek kryekomisarit tė Ballkanit nė tė mėngjėr.Po herė-herė binte nė mendim tė mallėngjyer.Bisedonte pėr heroizmėn e shqiptarėve nė betejėn e djeshme, pėr Korēėn e lirė dhe pėr ndihmėn qė i sillte trumba heroike e shqiptarėve ushtrisė sė aleatėve nė Ballkan,pėr Flamurin e Skėnderbeut, qė, pas ēastit tė Vlorės lipsej tė pėrshkonte zinė e zjarrin e katėr vjetėve tė tjerė gjer sa ai vetė, Ismail Qemali i dytė, e ngriti nė Korēė mė 10 dhjetor 1916 qė tė valonjė sėrish mbi ‘’Shqipėrinė vetėqeverimtare’’.
    Por vallė,ē’mendon tani?Apo mos fėmijėn dhe nėnėn e pėrgjynjur qė e
    linte pas, tė vobekėt e tė shkretė, popullin tė mjerė, shokėt pa udhėheqės?Apo mos ndjente frikėn, se pas kaq therorish tė bėra n’altar tė kombit, mund t’u jepej bashkatdhetarėve ndonjė robėri e dytė.Por kjo , pandehte shqiptari, nuk mund tė kish tė ngjarė kurrėn e kurrės.Kombe tė tėrė i kishin dhėnė fjalėn si aleatė , qė Korēa do tė mbetej njė pjesė e pacėnuar e Shqipėrisė sė lirė.Pushtetet, kombet me kulturė, kurrė s’i hedhin poshtė zotimet, mendonte Themistokliu, dhe nė zemrėn e madhe i ngjallej shpresa.
    Kur agoi dita,ishin larguar prej Korēės sė bukur, sė dashur. Iu afruan Bilishtit.Me tė hyrė nė qytet, Themistokliu befas u ngrit prej vendit t’automobilit, u zgjat tė shikonte sa t’ish e mundur mė larg, sa t’ish e mundur mė qartė.Dhe pa njė send qė e tronditi.Mbi ndėrtesėn qeveritare tė Republikės , nuk valonte mė, sipas zakonit, flamuri i tij.Atėhere me njė thirrje dėshpėrimi, si ndonjė shkėmb qė shkėputet prej majės sė malit tė lartė dhe mbetet i thėrmuar nė rrėzė tė greminės , ashtu edhe burri i madh i Korēės u rrėzua nė vend, i kėrrusur dhe i vrarė nė shpirt nga pamja e papritur.Ajo zemėr shqiptare, qė kurrė nuk e njohu frikėn dhe dėshpėrimin , tani prej sė keqes plasi.Goja iu kyē, sytė iu errėsuan.S’e ndjente mė jetėn.Qė nga kufiri gjer nė Selanik qe rruga drejt varrit pėr Themistokli Gėrmenjin, pėr Republikėn Shqiptare tė Korēės.
    Porse Themistokliu gjene foli:nė gjykatėn ushtarake, nė kėshillin e luftės, pėrpara gjeneralėve, kryekomisarit, gjeneralisimos ;pėrpara armiqve keqdashės dhe’’miqve’’dinakė; i foli gjithė botės dhe i tha se nuk kish bėrė gjė tjetėr veēse kish luftuar pėr fitoren e besėlidhurve, pėr lirinė e kombit tė tij , pėr nderin e Flamurit tė Shqipėrisė.Po idealisti shqiptar; qė luftoi nė atdhenė e vet,qė mbajti lart flamurin e vet, sot gjykohet prej sunduesit tė huaj’’pėr tradhėti’’.
    ‘’Ligėsisė nuk i bėkam dot ballė nė tokė tė huaj-t’armikut’’.
    Dhe duke u drejtuar nga autoritetet mė tė larta tė gjykatės tha:’’Si duket, nuk ju hyn mė nė punė trimėria e shqiptarėvet!Gjetėt grekėrit tani.Gėzohuni dhe mburruni me kusarėt e Greqisė.Ē’ju lypsen shqiptarėt, qė veē dėshirės pėr liri, besės e nderit, nuk kanė asgjė tjetėr.Mė keni dėnuar mė parė se tė mė gjykoni;mbaroni punėn tuaj pra! Nuk kėrkonj mėshirė veē njė zėėr njė varr nė tokėn qė mė lindi kam lakmuar!’’
    Mbi kulmin e kėshtjellės sė Selanikut u ēpalosėn trikolori(flamuri francez) dhe Kryqi i kaltėr(flamuri grek). Nė rrėzėn e saj po shpinin njė tė lidhur. I lidhuri e pa trikolorin pėr tė cilin kish luftuar aq mirė, qe plagosur pėr atė, i kishte shtuar pak, sado pak, famėn atij. Flamurin e vet tė nderuar, me shqiponjėn nė fushėn e kuqe nuk e pa.Po e kujtoi.Psherėtiti, dhe burri me vullnet prej hekuri derdhi dy pika lot.Ata nuk ishin lot pėr fatin e vet; se veten s’e quante pėr tė vajtuar.Qenė lot pėr fatin e dyshimtė tė Shqipėrisė, tė flamurit.
    Ndėrkohė dikush i dorėzoi njė shatė, si pėrgjigje lutjes sė fundit. Kjo nuk qe vetėm mosmirėnjohje…Themistokliu e hapi varrin e vet, duke mejtuar Shqipėrinė dhe i vinte keq vetėm se nuk kish edhe njė jetė tjetėr qė t’ja falte Atdheut.
    ‘’Jo’’, i tha njeriut, qė desh t’i lidhte sytė, dhe ja hodhi shaminė atje tej:’’Shqiptarėt janė mėsuart’i qėndrojnė vdekjes ballėhapur, ta shohin plumbin me sy.Shtini, galezė, mbi kėtė gjoks, qė dikur e stolisėt me kryqin tuaj tė Luftės!’’ Dhe nė ēast kur grupi i ekzekutimit ia drejtoi pushkėt kraharorit tė shqiptarit, ky shqiptar i madh u thirri:’’Francezė! Mė kini dhėnė fjalėn e nderit qė Korēa do tė mbetet e Shqipėrisė.Nuk kini nder po ta shkėputni Korēėn prej Shqipėrisė‘’.
    Nėn plagėt e plumbave dha shpirt Themistokliu.
    Zemra e tij rrahu gjer nė fund pėr Atdheun!
    (’’Pėr komb e flamur’’, Arbėria, 28 nėntor 1930)

  12. #32
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skėnder Luarasi
    Shqipėria shtet i ri
    Shqipėria e vogėl, e vjetra dhe e reja, ka gjetur ndėr gjermanėt sidomos t'Austrisė, studjonjės tė vlefshėm, si Hahn, Ippen, Dr.Karl Patsh,Jokl, e shumė tė tjerė.Veprat e tyre qėndrojnė nė pėrfillje tė veēantė, si nga lėnda e dobishme, ashtu edhe nga trajta e bukur.Prandaj edhe ēdo vepėr tjetėr qė del nga penda gjermane pritet me interesim tė posaēėm.
    Aty vonė njė austriak i panjohur u trumbetua kudo si albanofil i madh.Ky ėshtė Dr.Friedrich Wallisch;bisedat qė ka mbajtur mbi Shqipėrinė nė radio ose nė mbledhje tė shoqėrisė austro-shqiptare nė Vienė, dhe qė u lavdėruan nxehtėsisht prej shtypit shqiptar, i botoi tani shpejt nė librin e vet ''Neuland Albanien''.
    ''Shqipėria shtet i ri'' ėshtė shkruar nė gjermanishte tė rrjedhėshme;ēdo shqiptar qė e zotėron pak a shumė kėtė gjuhė e kupton ē'kėrkon tė shprehė ky i huaj pėr atdheun tonė.Qėllimi i auktorit ka qėnė qė duke i dhėnė thjeshtėsinė e kėndėshme tė njė romani tė mos ia ēante kokėn lėēitėsit me probleme shkencore.Qėllimi,pra i mirė…
    Gjer mė sot veprat e dijetarėve gjermanė mbi Shqipėrinė kanė qėnė, si kurdoherė,''tepėr''serioze.Dhe pėr mė tė shumtėn e shtresės intelektuale shqiptare, e cila sigurisht nuk qėndron nė kulmin e saj, janė pakėz ''tė thata''.Shkrimet e Hahnit,Nopēės dhe Talloczyt, ndonėse gjetkė janė nė duart e ēdo tė mėsuari, pėr ne intelektualėt shqiptarė mund tė flenė akoma ndėr bibliotekat, se po t'i kapim me dorė ėshtė frikė mos na zėrė gjumi sish.
    Sot, nė kohėn e mendimit tė cekėt,njeriu mund tė rinjė zgjuar vetėm duke mos lėēitur asgjė, ose duke kėnduar letėrsi tė pėrciptė dhe me buēim sensacional.Shkrimtarėt q'u mungon kjo cilėsi, bien poshtė, nuk kanė sukses…Mirėpo qė tė gjithė nuk mund tė jenė xhurnalistė.Ndėr gjermanėt qė kanė shkruar mbi Shqipėrinė,pėrveē Karl Mayt dhe Ernst Jackh-ut, asnjė nuk ka pėrdorur sensacionin pėr suksese tė veprave tė tij. Mbase pėr kėtė arsye ato janė jo vetėm tė pa pėrkthyera, por edhe tė panjohura prej intelektualėve shqiptarė.Savantėt e ngratė shkruan pėr hirin e sė vėrtetės dhe tė dijes.As ata nuk patėn nevojė t'u paraqiten shqiptarėvet , por as shqiptarėt nuk u munduan t'i ēfletonin veprat e tyre.
    Dr.Friedrich Wallisch e njohu kėtė tė metė.Ne shqiptarėt sipas atij, jemi orientalė, dhe miqėsia na pėlqen kur ėshtė e krypur me lajka, etj.Autori na rekomandohet me komplimenta dhe si shenjė tė dashurisė sė tij pėr ne na fali njė libėr pėr vėndin tonė dhe sipas qejfit tonė.
    Lėndėn xhurnalistike ka dashur ta forcojė me buēimėn e sensacionit…Por mjerisht pėr tė , s'ka mundur t'ia arrinte qėllimit. ''Neuland Albanien''ėshtė mbytur me pėrshkrime dhe tregime-me tregime dhe pėrshkrime.Qė nė fillim na ēfaqet Durrėsi me tėrė lashtėsinė e kohės sė Qesarit dhe Ciceronit, me tė bashkė, edhe vjetėrsia e plaēkavet dhe e maēkaver tė mbetura anės detit prej sundimit tė huaj nė luftėn botėrore.Nė vend tė vesevet apo vetijavet tė botės shpirtėrore shqiptare, qė vetėm njė mendje e thellė mund t’i njohė, na tregohet vetėm begat'ia e jashtme e popullsisė fshatarake,qė shihet nė pare dhe krah pėr krah me kėto tabllo kemi edhe portetet e personaliteteve tė Shqipėrisė me tė gjitha ‘’virtytet'' e tyre.. Pėr kėta lexonjėsi mėson jo vetėm ē’kanė qenė e ē’janė, por edhe ē’do tė jenė;ē’farė rrobash veshin, ē'grykashkė mbajnė dhe nga ē'anė i krehin flokėt e tyre tė pėrdredhur…
    Pėrshkrimet edhe se tė tepėruara, nuk janė doemos edhe tė plota e tė drejta.Ē'ka tė bėnjė nė se sheshi i Ersekės ėshtė i mbjellė me ullinj a me shelgje, shtrypshkronja ''Luarasi'' qėndron nė Shkodėr a nė Tiranė, ose se e para shoqėri letrare shqiptare u themelua nė Bukuresht a nė Stamboll? Oxhaku le tė jetė i drejtė, pa tymi le tė vejė shtrembėr! Ato qė dėgjon e shikon Dr.Wallisch, i hedh nė letėr si t'i vijnė, jep mendime mbi kėtė apo atė ēėshtje, pa ndonjė dije serioze mbi to.Ai na paska qėndruar njė javė.Po Shqipėria nuk mund tė njihet me njė javė.e qarku Korēė -Pėrmet nė njė gjysmė dite.Si duket ''europianėvet''u mungon durimi,dhe kur s'e ndjejnė nevojėn e Montekukolit.Edhe vetė autori e pranon kėtė,po vetėm pėr tė tjerėt:''Nuk ėshtė e mundur ta njohėsh Shqipėrinė vetėm duke rregjistruar atė qė sheh e qė dėgjon, pa hedhur njė vėshtrim prapa''.
    Qė t'i shpėtonjė kėsaj tė mete, ky pra, na bėn krahasime, dhe,pėrmes tyre kėrkon t'ia bėnjė tė njohur Shqipėrinė botės sė huaj. Mirėpo, i mungon, siē thamė dija e domosdoshme e njė etnologu dhe historiani qė tė jetė i zoti tė krahasonjė tė shkuarėn me tė soēmen dhe tė nxjerrė kėshtu argumentat pėr pohimet e tij. Sa e vėrtetė ėshtė pohim-akuza pėr fuqitė e mėdha se: ''Mė 1913 themelimi i njė shteti tė ri nė Europėn e atėhershme tepėr konservative, me kufijt e saja tė shėnjtėruara dhe tė paprekshme, qe njė ngjarje e padėgjuar dhe e pashėmbėlltė'', aq qesharake dhe antihistorike ėshtė pėrgėnjeshtrimi i kėtij pohimi se ''mbretėria shqiptare u krijua prej asgjėje''.
    Dr.Wallisch i bėn gjithashtu padrejtėsi tė madhe popullit shqiptar kur e quan ''tė vobegėt nė gojėdhėnat''dhe kur thotė se''nė Shqipėri, aty e nja dy vjet mė parė, mezi gjendej ndonjė shtėpi qė tė quhej shtėpi europiane;asnjė urė e asnjė rrugė pėr tė qėnė nuk kishte''.
    Miku i ri e njohka Shqipėrinė, por vetėm atė Shqipėri qė po ngrihet prej hirit e shpuzės, nė tė cilėn e lanė tė mbuluar lufta ballkanike dhe lufta e pėrbotėshme. Ajo qė do t'i jepte aktualitet veprės sė re mbi vendin tonė, do tė ishte paraqitja ''thellėsisht'' e drejtė e gjendjes sonė politike dhe ekonomike.Nė kėtė fushė tė mendimeve,albanofili i ri qenka fort i varfėr.Pėrsa i pėrket historisė na rrėfen, ndėr disa anekdota,edhe qė Aleksandėr Moisiu zbritka prej fisit tė Golemasvet-por as kėtė fakt nuk paska pasur nge ta shqyrtonjė mirė.
    Nuk di a ka pėr t'u bėrė Llixha''verorja e pėrbotėshme'', se kjo gjė fshihet akoma nė barkun e kohės;por pėrshkrimi i kėtij vėndi ėshtė aq i bukur, sa edhe ai i Pėrmetit, me gjithė qė stolitė q'u jep janė fare tė pėrkundėrta.Njė tregim i gjallė ėshtė sidomos kalimi i natės nė Pėrmet ;i luftės sė rreptė nė mes tė mysafirit fisnik t'aristokracisė shqiptare dhe tė kafshėvet gjakpirėse tė shtratit .Eksperimenti qė paska bėrė Dr.Wallisch mbi imunitetin e trupit tė shqiptarit kundėr morravet meriton tė bisedohet nė njė vepėr edhe mė tė plotė.
    Pėrgjithėsisht shkrimet e Dr.Friedrich Wallisch plot larje dhe lyerje , nderim dhe pėrēmim pėr jetėn tonė kombėtare, tregojnė karakterin ''e ēuditshėm '' t'auktorit .Madhėrinė e tokės sonė , zakonet dhe varfėrinė e popullit tonė, i pėrshkruan me ''lėvdata '' ironike dhe me ''ironi''lėvdonjėse.
    Di njė studjuese tė huaj, e cila po udhėton nėpėr fshatrat tona pėr tė mbledhur folklorin.Shqipėrinė po e shėtit me kėpucėt me progje dhe e vėzhgon nga perspektiva e gjerė e malsivet tona t'egra.Por nuk qahet. Dr.Wallisch e pa vendin tonė pėrmes dritares sė ngushtė t'automobilit tė shtruar me kadife. Dhe qahet, zihet, grindet me shoferat, me lundrarėt, me tregėtarėt, me tė zotin e shtėpisė ku ndodhet mysafir.Megjithatė udhėtimi i tij paska qėnė ''i dobishėm dhe fitimprurės''.
    Gadi tė gjithė sa kanė shkruar mbi Shqipėrinė sensacionalisht, e kanė filluar kėngėn e Mukės me rreshtin e mėrzitshėm ''Albania terra incognita''; dhe kanė pandehur se, pas botimit tė librit tė tyre, Shqipėria u bė e njohur nė tė gjitha anėt e dheut.Ashtu pandeh edhe ''filoshqiptari'' i madh Friedrich Wallisch.
    Nė qoftė se Shqipėria akoma ėshtė e panjohur, tė njohur mundet t'a bėjnė vetėm dy fuqi:shkrimet serioze tė miqve tanė tė provuar nė ditėt e vėshtira tė robėrisė e nė fillim tė rilindjes sonė , dhe shkrimet serioze tė vetė shqiptarėve. Po edhe veprat e njerėzvet, jeta e tė cilėve ka qėnė e lidhur ngushtė me jetėn tonė kombėtare - veprat e Ippenit, Karl Patshit, Nopcsas, Joklit dhe tė kush e din sa miqvet tė vjetėr tė prindėrvet tanė, ne i kemi harruar, se na pėlqejnė mė fort ''miq tė rinj''. Tė gjitha kėto vepra duhet tė dalin nė dritėn e gjuhės shqipe.Vetėm me kėrė mėnyrė pune do tė mundemi edhe ne tė varfėrit, fort tė varfėrit, tė fillojmė rrugėn e kulturės kombėtare shqiptare, e cila na nxjerr nė shpėtim.
    Lum Wallisch qė ka mike Shqipėrinė dhe, sa pėr Shqipėrinė qė ka mik Wallischin-lumi…

    (S.Luarasi Shqipėria shtet i ri, ''Ora'',13 janar 1931)

  13. #33
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skėnder Luarasi
    Letėrsia moderne nė Shqipėri*

    E pasur dhe e bukur ėshtė gjuha jonė shqipe, nga e cila ''Bijtė e Shqipes'' krijuan njė kult tė vėrtetė; megjithėkėtė ėshtė fare pak e zhvilluar: rrethana historike krejt tė posaēme dhe sidomos njė sundim i huaj prej mė shumė se katėr shekujsh i vonuan pėr njė kohė shumė tė gjatė ēdo farė rilindje kulturale popullit shqiptar tė dashuruar pėr liri.
    Do t'i lėmė mėnjanė, edhe folklorin, i cili mė vete do tė mbushte njė kapitull shumė interesant, edhe atė sėrė tė gjatė prodhimesh religjioze qė pati filluar qysh nė shekullin e XV-tė, rėndėsia e tė cilėve ėshtė sidomos gjuhėsore; e atėhere do tė shohim se pjesa e dytė e shekullit tė kaluar shėnon shfaqjen e veprave tė para letrare,qė si me thėnė mund tė merren pėr themelet e letėrsisė sonė moderne.
    Tė parėt shkrimtarė shqiptarė, fuqitė e tyre intelektuale e morale i vunė nė shėrbim tė pavarėsisė sė vendit.
    Kėta janė pikėsėparieronim De Rada,Pashko Vaso Pasha,Naim Frashėri,Zef Skiroi e Gjergj Fishta, veprat e shkėlqyera tė tė cilėve kanė kontribuar nė njė masė tė madhe pėr zgjimin e ndėrgjegjes sonė kombėtare.
    Pastaj vinė:Zef Serembe,A.Z.Ēajupi,Faik Konica,Luigj Gurakuqi,Fan S.Noli; qė tė gjithė dhanė faqe poetike tė shenjtėruara me njė patriotizėm drithėronjės, disa pėr tė flakur zgjedhėn e robėrisė sė huaj , tė tjerėt pėr ta shpėtuar popullin nga fanatizmi fetar nė tė cilin kishte rėnė. Tė tjerė merrnin pjesė nė krijimin e njė jete tė gjallė kulturore me anė pėrkthimesh tė kryeveprave mė tė mira tė letėrsisė botėrore.
    Jeronim De Rada(1814-1903), patriark i pėrnderuar i kolonisė shqiptare tė Italisė, botoi disa vepra romantike, si pėr shembull : ''Milosao'' dhe ''Skėnderbeu'',dhe nė numėr tė madh poezish, qė tė pėrkujtojnė ritmin e mrekullueshėm tė kėngėve tona tė vjetra popullore .Nė shpirtin e tė shpėrngulurve tė varfėr si ky, ai vetė,ka ditur tė hedhė farėn e njė malli tė dhimbshėm.Ngjalli nostalgjinė pėr vendin e lipsur, pėr ditėt e lumtura tė dikurshme pranė vatrės familjare nė kohėn e Shqipėrisė fatbardhė.Si redaktor i njė gazete, pėr shumė vjet rresht, i sė famshmes ''Flamuri i Arbėrit'', ai u bė mbrojtėsi i guximshėm i tė drejtave tė paprekėshme tė popullit shqiptar pėrpara mbarė botės.
    Merita dhe lavdia e mbajtjes , nė njė shkallė tė lartė, tė idealit kombėtar nė mėndjen e shqiptarėve tė emigruar nė Italinė e Jugut i takon bashkėatdhetarit tė tij mė tė ri, Zef Skiroit(1865-1927).
    Le tė kufizohemi tė zėmė nė gojė njė lirik tė stėrhollė ashtu si ka qėnė Zef Serembeja.Pėr shkak tė fatit tė pashmangshėm qė i ra mbi kokė; ai mund tė krahasohet me poetin austriak Lenau…
    Shpirt ėndėrronjės po si ky, udhėtar i pėrjetshėm, shkoi tė vdesė nė njė azil,andej tutje,fort larg,nė Shėn Pal (Sao Paolo) tė Brazilit.
    Nė krye tė atyre qė e kanė zgjuar mė fort popullin nga letargjia e tij shekullore, do t'ish e udhės tė vinim kėtu Pashko Vaso Pashėn(1827-1892), nga Shkodra.Si frymė luftėtare, qė dashuronte lirinė, ay u angazhua qysh i ri , nė ushtrinė e mbrojtėsve tė Venetikut tė sulmuar prej Austrisė.Mė vonė, kur atij iu ngarkua funksioni i lartė i ēquar si Guvernar i Libanit, ai shkrojti nė njė elegji tė thjeshtė, tė hidhur dhe njėkohėsisht tė fuqishme , kėto fjalė:''O Shqipėri , e mjera Shqipėri…''leximi i tė cilave shkaktoi derdhjen e shumė lotėve.
    Sa pėr Naim Frashėrin(1846-1900), ai ėshtė zoti i popullit tė vet, luftėtar i pamėshirshėm kundėr barbarizmit turk.Librat e tij tė shkruara nė Stamboll, nė kohėn kur, simbas shprehjes piktoreske tė asaj kohe, ''ai ish i mbyllur nė kafazin prej floriri tė Sulltan Hamitit''- u botuan , megjithėkėtė, nė Bukuresht,prej nga u dėrguan dhe u shpėrndanė pastaj fshehurazi nė tė gjithė Shqipėrinė.Librat e tij u bėnė shumė shpejt ungjilli (Breviari) i gjithė shqiptarėve tė vėrtetė.
    Gjithėēka ishte Frashėri, mund tė pėrmblidhet me fjalėt: poet epik dhe poet lirik.Ai na ka dhėnė dy epope kryesore qė pėrbėjnė pjesėn kryesore tė veprės letrare tė tij epike.E para e kėtyre tė dy epopevet mban titullin ''Qerbelaja'', e dobėt mjerisht, pėr shkak tė inspirimit fetar tė saj.E dyta, pėrkundėr''Historia e Skėnderbeut'', e shkruar nė vargjet tronditėse, pėrshkruan tregimin e luftrave legjendare tė heroit tonė kombėtar kundėr ushtarėve tė Portės sė Lartė.Po ai na ka dhėnė edhe njė poem lirik:''Lulet e pranverės'', nė tė cilėn ndjejmė ndikim fare tė qartė tė njė ideologjie orientale tek njė autor, i cili megjithėkėtė, ėshtė pajisur me edukatė nga mė klasiket. Le tė pėrmendim po ashtu njė poem pastoral,''Bagėti e Bujqėsi'', qė do tė konsiderohet edhe pėr njė kohė tė gjatė, nė letėrsinė tonė, si njė nga kryeveprat mė tė thjeshta tė atij lloji, megjithse nuk pasqyron ekzaktėsisht doket e zakonet e jetės sonė bujqėsore.
    At Fishta(1871) do tė ndjekė rrugėn e shėnuar prej Naim Frashėrit.Me gjithė kėtė , disa vėnė nė dukje njė ndryshim kryesor qė ekziston midis tyre:
    Kurse njėri prej tyre, Fishta,i zhvillon subjektet e tij me njė frymė regjonaliste shumė tė theksuar dhe, me njė fjalė veriore, tjetri,Frashėri, e ka marrė pėrsipėr nė veprat e tij, tė shprehė frymėn e tėrė popullit shqiptar, pa dallim krahine ose fisi, kėshtu qė njėri humbet nga pikpamja e shtrirjes atė qė tjetri kishte fituar nė thellėsiS'duhet tė habitemi pra qė kryevepra epike e Fishtės ''Lahuta e Malcis' 'tė mos ja ketė arritur ta zgjojė enthusiazmin e pėrgjithshėm nė njė kohė kur popullsia e tėrė pasionohej pėr pavarėsinė e Kombit.
    Vepra e Fishtės me titull ''Mrizi i zanavet'' do tė shprehte personalitetin poetik tė vėrtetė tė njė njeriu qė ka qėnė tėrhequr nė rrugėn fetare, dhe poezia e tij elegjiake me emėr ''Njė luleje pranvere'' do t'i lėrė tė ēfryhen lirishtt ankesat dhe ulėrimat e dhėmbėshme tė njė zėmre mirėdashėse ,po tė vrarė.
    Ta pėrcaktosh kėtu se cili nga tė dy, Fishta ose Frashėri, ėshtė poeti epik mė i madh na duket gjė mjaft e vėshtirė.Por, sidoqoftė, mund tė pohojmė, pa frikė se mos gabohemi, se Fishta, poeti ynė satirik mė i madh, do tė ishte edhe poeti ynė lirik mė i madhi sikur shprehja e ndjenjave tė tij lirike tė mos kishte qenė penguar mjerisht prej disiplinės sė rėndė dhe tė pamėshirshme tė Bijve tė Shėn Franēeskut.
    Po tė kalojmė tashti nė letėrsinė e kohėve mė tė afėrta, dafinat e poezisė do t’ja kushtojmė pa ngurim mė tė riut tė poetėve tanėasgush Poradecit(1899), poet serioz dhe filozof merite.Vargjet e tij tė pėrpunuara , nuk meritojnė asnjė qėrtim pėrsa i pėrket formės.Me prejardhje nga vegjėlia , ai ka ditur tė ngrihet pėrmbi rasat e kėsaj jete dhe tė jetė artist me tėrė kuptimin e fjalės, duke bėrė nė njė farė mėnyre’’art pėr art’’, dhe duke shprehur nė poemat e tij njė botė ndjenjash ashtu edhe mendimesh.Ai s’do t’ja dijė nga kufijtė tanė si rrjedhim , inspirimin e tij poetik, ay shkon ta kėrkonjė jo vetėm nė poezinė popullore shqiptare, por edhe nė poezinė popullore nė pėrgjithėsi.Dhe aty e gjen heroin e romanit poetik tė tij, nė tė cilin dashnori dhe dashnorja s’janė mė veēse personifikimi i fuqisė fizike dhe i bukurisė morale.
    I riu ynė i ndan veprat e tij nė cikle. Le tė shėnojmė vetėm se poezitė erotike kanė gjetur vėndin e tyre nė ciklin e katėrt.Midis gjithė atyre motiveve qė e bėjnė tė kėndonjė kalemin e tij le tė shėnojmė nostalgjinė e ikjes,’’tė ikėsh , ėshtė tė vdesėsh ca pak ’’, qė poeti ynė e ka ndjerė mė shumė se cilido tjetėr.
    Tre tituj tėrheqin vėmendjen tonė nė mėnyrė tė posaēme:’’Gjėmim i anijes’’, ‘’Lundra dhe Flamuri’’dhe ‘’Vdekja e Nositit’’ qė pėrbėjnė kėsisoj njė trilogji tė vėrtetė, tė cilėn do ta pėrmblidhte lufta e pėrjetėshme pėr jetėn dhe ku emrat na dalin si simbole:’’barka’’ose’’gjemia’’ ėshtė njeriu,’’Flamuri’’ ėshtė ideali dhe fundi,’’Lufta’’ėshtė ajo e Lirisė.Vija dominuese nė Golgothanė e tij do tė ishte njė aksion i thellė dhe njėkohėsisht optimist.
    Po le ta themi me plot sinqeritet, nė qoftė se Poradeci ngul kėmbė pėr tė ndjekur vijėn idealiste nė tė cilin ėshtė futur, larg origjinės sė tij proletare, inspirimi i tij s’do tė vonojė tė shterret, dhe faji do tė jetė i kėsaj mosnjohje vullnetare dhe sistematike, tė realiteteve.
    Nė qoftė se ekzistojnė boshllėqe tek poetėt tanė, tė cilėt tė gjithė pak a shumė, kanė qėndruar larg jetės reale, le ta themi se kėta boshllėqe janė mbushur prej prozatorėve tanė, nė krye tė tė cilėve duhet tė vėmė Imzot Fan Nolin.
    Fan Noli ėshtė lindur (1880) pėrjashta atdheut ku edhe ka jetuar pothuajse gjithmonė.Po kjo nuk e ka penguar qė tė marrė pjesė tė rėndėsishme nė fatkeqėsitė e fatbardhėsitė e popullit tė tij, me tė cilin ay ka mbetur nė bashkėmendim tė afėrt.Nė stilin e tij poetik, tė stolisur ngandonjėherė me humor, por qė shpesh i arrin shkėlqimit dhe patetikut, ay u bė pėrfaqėsuesi i ndjenjave dhe i aspiratave tė vėllezėrve tė tij nga raca.Vepra e tij kryesore’’Histori e Skėnderbeut’’, ashtu edhe pėrkthimet qė u ka bėrė veprave tė Cervantesit, tė Shakespeare-it,tė Ibsenit dhe sidomos i veprės gjeniale tė Poes’’Korbi’’, dhe i ‘’Rubairave’’tė Omar Kajamit, i provuan Shqipėrisė dhe botės letrare se gjuha jonė ka mundėsi dhe ėshtė e aftė, kur dimė ta pėrdorim , tė shprehė gjithė ndjenjat njerėzore.
    Nė fund, sot, njė plejadė e tėrė e tė rinjve po ec ėn gjurmėve tė Mjeshtėrve tė vet. Kostė Ēekrezi, Gjergj Bubani, Sefulla Malėshova, Zai Fundo, ia kanė hapur rrugėn zhurnalizmit. Tajar Zavalani, me njė gjuhė popullorei zgjoi bukuritė e letėrsisė ruse te populli shqiptar me pėrkthimet e Tolstoit, tė Ēehovit e Gorkit, Ernest Koliqi , pėrkthyes I disa klasikėve Italianė, nė ‘’Novelat’’ e tij, tė punuara me njė stil mjaft tė kėndshėm, pasqyron mesin e vet ‘’borgjez’’
    Midis shkrimtarėve qė s’janė ende veēse nė periudhėn e shkrimeve fillestare, disa duan tė marrin pjesė nė Gostinė e perėndivet, ndėrsa disa tė tjerė, jo aq ambiciozė, kėnaqen vetėm duke ngjyer bukėn e tyre nė ēanakun modest tė bariut, tė fshatarit dhe tė punėtorit.
    Shkodėr 1935

    (Skėnder Luarasi Letersia moderne nė Shqiperi, (frėngjisht), Reviu internationale des etudes Balkaniques, Beograd, 1936, vol.1-2, f:524-527 ose nė shqip I.Rugova, S.Hamiti, Kritika, f. 321-328, komente Letrare per S.Luarasi, f:329-30,482. Shėn. i Petro Luarasit)

  14. #34
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Festimi i 28 Nėntor 1928
    ‘’28 Nėntor 1928, Dita e Flamurit, u festua nė Vjenė nga studentėt shqiptarė me shkėlqim. Nė sallėn e hotelit ''Zur Stadt Paris'' feksnin ngjyrat kuq e zi.’’
    Nė gazetėn ''Dialėria'', nėntor 1928, shkruhet:
    ''Mbrėmavet mė ora tetė kryetari i shoqėris ''Albania'' z.Skėnder Luarasi ēeli mbledhjen duke folur mbi rėndėsinė e ditės dhe duke u thėnė mirėseardhjen miqve tė festimit. Pasi u kėndua hymni i flamurit iu dha vendi i nderit z.Dr.Pekmezi, i cili me fjalė tė zjarrta shpiegoi detyrat e mėdha qi konfrontojnė dialėrin shqiptare. Zotėris sė tij iu pėrgjegj z.Kristo Maloki, i cili kishte ardhur si pėrfaqsonjės i studentėve shqiptarė tė Gracit. Z.Maloki jo vetėm i preku tė gjithė me fjalėn e tij, por u gėzoi edhe zemrat me pjesat nacionale tė kompozuara vetė dhe tė lojtura nė violinė. Z. Nafiz Tela, student nė Konservatorium t'atyshėm, i kėnaqi dėgjonjėsit me zėrin e tij tė kandshėm. Mė sė fundi z.Ahmet Duhanxhiu mbajti njė bisedė tė lartė mbi nevojėn e bashkimit dhe idealizmin e dialėris shqiptare. Z.Mitrushi tregoi shpresė pėr njė lidhje tė studentėvet shqiptarė qė tė mund tė pėrfaqėsohen dhe kėta nė kongreset e Konfederatės Internacionale tė Studentėvet. Festimi mori fund ndaj mėngjezit tė thellė duke forcuar nė zemrat e tė gjithėve kujtimin dhe vleftėn e ditės sė pamvarėsis shqiptare".

    Fjala e Skėnder Luarasit
    Ēelja e festės
    Zotėrinj tė nderuar! Shokė tė dashur! Nė kėtė moment, kur mendjen dhe zemrėn ia truajmė kujtimit mė tė ėmbėl tė jetės sonė kombėtare, i duket e vėshtirė gojės sė pastėrvitur tė pėrshkruanjė me fjalė gėzimin qė reh krahrorin e ēdo shqiptari. Nga ky shkak do tė kisha dėshėruar mė tepėr tė mendonja nė heshtje , dhe nė heshtje t'i falesha Perėndis pėr ēastin fatbardhė q'i fali Shqipėris sonė tė dashur gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė. Megjithatė jam i lumtur qė m'u dha rasti i shtrenjtė ta ēel unė festėn e simvjetme dhe t'ju them, miq tė nderuar dhe shokė tė dashur, njė mirėseardhje tė pėrzemėrtė nė emėr tė shoqėris ''Albania''.
    Bashkatdhetarė! Vjete me radhė po ēduken. E njėzeteteta e Nėntorit kthehet pėr mot. Dhe ne jo vetėm s'e shtiem nė harrim por e kemi shėnuar nė kalendarin tonė si kryeditėn e vitit. Kjo ka arėsyen e saj. Eshtė arėsyeja e mirėnjohjes kundrejt ngjarjes q'i solli shpėtimin dhe ēlirimin njė kombi tė tėrė. Pėrmbi faqen e dheut asnjė popull nuk ka pėrse tė gėzohet mė tepėr pėr lirin e vet sesa yni, qė fati i pamėshirshėm e ka goditur mė shumė se cilindo tjetėr. Tė lejmė vuajtjet e mėparshme mėnjanė. Tė pesė shekujt e sundimit turk, q'i rėnduan pėrmbi krye shqiptarit, pėrbėjnė njė nga periodat mė tė zeza nė historin e botės. Qindra mijė, milionė njerės qė kishin tė drejtėn autoktone tė banonin nė truallin e trashėguar prej stėrgjyshėrvet tė tyre u ndodhėn pėrpara rrezikut tė math tė humbisnin ekzistencėn nacionale. Mund tė themi se asnjė tirani e huaj nuk ia shėmtoi shqiptarit shpirtin aqė keq sa robėria e gjatė nėn Turqinė. Nėn zotėrimin e saj njė jetė e tmerrshme plot nevojė dhe dėshpėrim filloi pėr vendin tonė, pėr tė cilin ēdo mot, po, ēdo muaj e ēdo ditė ishte njė ēast sakrifice. Kombsia shqiptare u dobsua e u rrėzua nė njė shkallė ku pothuaj pritej tė jepte shpirt. Tė prerė nga marrėdhėnjet me shtetet e kulturės perėndimore u lamė fillthi nė mėshirėn e njė forceje shkatėrronjėse orientale. Shpėrdorimet dhe shtypjet kapėrxyen ēdo kufi. Dhe ne duruam tė rrėzuar.
    Porse me gjithė tronditjet qė pati populli ynė lėndėrisht dhe shpirtėrisht fuqit e tij qenė tė pahepura. Shtypja shkaktoi kundėrshtypjen. Trimėrija e kohės sė Skėnderbeut, qė bėri ēudira njėherė, zuri tė zgjohet. Shpatės gjaktare shqiptari i tregoi gjoksin dhe ngriti krye pėr tė fituar lirin e kushtueshme. Si shembėll tė pėrpjekjeve tė tija kreshnike le tė pėrmenden kryengritjet e vitit 1571, 1737, kryengritjet nėn Pashallarėt e Shkodrės, t'Ali Pashė Tepelenės dhe veprėn e njohur tė Lidhjes sė Prizrenit. Kėto vėrtet nuk suall ndonjė fitim tė dukshėm, por prapė rrėfyen qė fuqija e huaj, ndonėse popullin e shtypi dhe zhvillimin kombtar e bėri nė shumė pikėpamje tė pamundur, nacionalismėn shqiptare nuk mundi ta ēfaroste dot. Ay u dergj por kurrė nuk vdiq. Shqiptarėt e thjeshtė nė zemrėn e tė cilėve flaga e shenjtė e patriotismės akoma qėndronte e pashuar, e sidomos ata patriotė q'urdhėr i rreptė i tiranis i kishte shtrėnguar t'arratisen lark shtėpis, as nė mėrgim nuk e harruan vendin lindor dhe nuk rreshtėn sė vepėruari pėr ēlirimin e tij. Mundimi i tyre u kurorėzua sė pari me prishjen e sundimit hamidian dhe me ngrehjen e njė qeverie konstitucionale nė Turqi.. Ndėrkohė shkėputja e Shqipėris prej Turqis nė njė shtet mė vete ishte njė ēėshtje dite. Aqė i math ka qenė pėrparimi i nacionalizmės shqiptare nė tė katėr vjetet pas tė ashtuquajturit konstitucion, sa fqinjėt lakmonjės tė Ballkanit u tmerruan. Sapo ahere kur ideali i liris shqiptare po realizohej afroi njė kohė nga mė tė rrezikshmet pėr ne. Shpėtuam, si me thėnė, prej shiut e ramė nė breshėr. Lufta ballkanike qe njė ēqetėsim pėr ne se shikuam nė fitimin e grekėvet, serbėvet dhe malzesvet humbjen e tė drejtave tona. ē'vazhdoi i dimė fort mirė. Vetė si foshnja i kemi hequr tė kėqijat e kėsaj lufte. Tokėria u bė hir i zjarrit t'ushtrisė greke dhe Gegėrija fli i ēnjerėzimit serb. Shqiptarėvet s'u mbeti gjėsend tjetėr veē se tė marrin rrugėn e perėndimit dhe tė gjejnė strofkė e mbrojtje nė Vlorėn kreshnike. Aty, nė kohėn kur nė tė gjithė Shqipėrinė dukej sikur ėndra e bukur pėr liri po venitej siē fishken fletėt nėn cikmėn e vjeshtės, u ngrit nė mes tė brohorive tė njė populli tė ringjallur flamuri i Shqipėrisė.
    Sot e gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė shikuam nė tė shemburit e imperatoris osmane se nė ēfarė godinė tė pa sigurtė kishim fjetur pėr aqė qindra vjete, se prej ēfarė rezikeve tė mbėdhenj qemė rrethuar. Ahere erdhėm nė vetėdijė tė plotė qė do tė shtypeshim nėn atė gėrmadhė po tė mos lėviznim vendit. Lėvizėm e treguam se ē'mund tė bėnim po tė donim. Vetė me duart tona e ngrehėm ndėrtesėn e re tė Shqipėris indipendente. Disa kėrkojnė tė na e mohojnė kėtė shėrbim dhe janė tė mendjes sė gabuar qė ngrehja e shtetit tė ri ėshtė pėrfundim i lodrave diplomatike. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Pėrkundėr, fakti e provon qė Kaizerėt dhe mbretlerėt pėr interesa tė veēanta kanė dashur ta bėjnė fli Shqipėrin e gjorė. ''E pėrse kaq shumė kokėēarje pėr njė fshat katėrqind shtėpish !'' thirri dikush nga monarkėt pėr Korēėn shqiptare q'e njihte pėr greke sepse donte t'ia jepte dhuratė tė kunatit; edhe njė tjetėr syresh gjithashtu pėr Shkodrėn e Teftės sepse nuk dėshėronte t'i prishte qefin tė vjerrit!
    Kjo mospėrfillje e tė drejtave tona s'u shfaq vetėm mė 1913 prej atyreve q'i mbanin fatet e kombeve nė dorė. Edhe dikush tjetėr nga njerėzit e mėdhenj tė kohės mė sė lashtė pati goditur njėherė me grushtin e hekurt trapezėn e gjelbėr nė Kongresin e Berlinit duke thirrur: ''Nuk ka kombėsi shqiptare!''. Mė vonė pakė iu desh kėtij zotėriu tė dėrgonte pėr turp e faqe tė zezė tė pushteteve tė mėdhenj t'Europės njė flotė internacionale kundėr Ulqinit e njė Dervish Pashė me disa hordhi turke kundėr Lidhjes sė Prizrenit e cila i tregoi gjithė botės qė ''Ka kombsi shqiptare!''
    Edhe nė qoftė se kjo lėvizje patriotike u dėrmua nėn fuqinė brutale e tė gjakshme tė Sulltanit e tė fqinjėve tė bashkuar me kėtė, prapė se prapė zhvillimin e natyrshėm tė gjėrave nuk mundi ta ndalojė asnjė fuqi e dheut. Nga thelbi i popullit shqiptar dhe nga volla e tij doli mė 28 Nėntor 1912 sundimi q'i pėlqente e i pėrshtatej atij.
    Kurorėn e liris shqiptare, po, nuk ia kemi borē diplomacis europiane. Kurorėn e liris shqiptare ua kemi hua atyre atdhetarėve qė me mendjen e tyre ndritėn popullin me shkronja, patriotėve qė tė ngarkuar me brengat e njė populli tė tėrė, udhėtonin fshat mė fshat dhe ngjallėn nė zemra gjysmė tė vdekura shpresa tė mėdha e tė ėmbla, dėshmorėve qė nė malet e Kosovės dhe nė fushėn e Korēės dhe tė Vlorės e ngritėn tempullin e kombit me gjakun dhe eshtrat e vet.
    Vuajtjet qė hoqi shteti ynė nė dekadėn e parė pas krijimit tė tij - kėtu dua tė kapėrxenj disa nga fletėt e zeza tė historis sonė - vėrtet e vunė nė prova tė rėnda por gjene treguan vullnetin e fortė tė shqiptarit. Edhe kur djepi i rilindjes shqiptare ishte nė dorė tė huaj, shqiptarėt me atė vullnet tė hekurt qenė tė zotė tė bėjnė nė Lushnjė njė Vlorė tė dytė e i thanė botės qė duan tė rrojnė tė lirė me ēdo ēmim.. Pastaj qė populli shqiptar, i cili arriu tė gėzonjė njė herė lirinė, me asnjė mėnyrė nuk do t'i pėrunjet ndonjė zgjedhe tė re e provoj pakė mė vonė ngjarja heroike e Vlorės mė 1920.
    Po; ēėshtja e ekzistencės sė shtetit shqiptar tė lirė ka marrė fund. Jetėn tonė kombėtare e ka siguruar njė fuqi e mbinatyrėshme, pėrpara sė cilės ēdo fuqi e dheut duhet tė hepet. Nuk janė shkruar mė kot fjalėt e vjershėtorit:

    Mbi at flamur Perėndija
    Me dor' t'vetė e ka shkrue,
    Pėr shqiptarė do t'jet Shqipnija;
    Kush e prek aj qoft mallkue.

    Kaqė mbi tė shkuarėn tonė. E nė qoftė se qė nė pranverėn e rilindjes sonė nacionale kemi treguar shenja gjallėsije, ahere sa raste tė mėdhenj po na jep e arthmja jonė tė rrojmė e tė vepėrojmė e ta lartėsojmė popullin tonė nė sfera mė tė lumtura!
    Nė krahasim me kėtė tė pritme t'amėshueshme gjashtėmbėdhjetė vjetė tė foshnjėris sė njė kombi nuk janė asgjė. Lirija nuk vjen nė njė ditė as dobit e saj nuk shprehen nė njė tė katėrtė shekulli. Puna jonė ndehet pėrpara syvet tonė jo prapa krahėvet. Pa tė shohim se ē'vepra tė mėdha mundim tė mbarojmė kėshtu-tutje. E ē'nukė, qė prej atyreve tė praktikės gjer nė tė theoris. Ja bujqėsia qė do improvuar pėr tė bėrė tė lumtur jetėn e bujkut dhe bariut shqiptar; ja ekonomija pėr t'i ndihmuar tregėtarit tė mbrohet kundėr dėmeve tė jashtėm; ja mjekėsija pėr ta shpėtuar racėn tonė prej smundjevet; ja arėsimi qė pret akoma pėr t'u bėrė baza e kulturės shqiptare. Dhe tė gjitha kėto mvaren prej nesh. E ne a do tė kemi guxim t'i kundėrshtojmė kėsaj detyrės sonė, edhe sikur tė na lypte therrorit mė tė mėdha? Njė populli qė ka vuajtur nėn kushtet mė tė rėnda , q'akoma vuan dhe megjithė kėtė s'kursen as kafshitėn e gojės pėr tė na arrėsyer ne - njė populli kaqė tė mirė e fisnik nuk do t'i mohojmė as mė tė rėndin shėrbim! Mirėnjohja jonė kundrejt tij do tė na bėnjė t'i harrojmė tė gjitha pakėnaqėsit qė mund tė kenė ngjarė nė mest tė vėllazėris. Pėrpara interesit tė kombit duhet dhe do ta hedhim poshtė interesin vetiak. Pėrpara urdhėrit tė pakundėrshtueshėm tė kėtij flamuri - bashkohemi qė tė mos na ndanjė asgjė nė botė.
    Nė kėtė orė solemne le tė largohemi nga dėshirat e kota duke u lartėsuar nė regione mė tė pastėrta tė idealismės. Le tu themi njė ''ndjesė pastė'' atyre heronjve qė me besim tė patundur shkrinė jetėn e lanė pas jetimė qė tė na dhurojnė kėtė ditė. Le tė qėndrojmė njė grimė nė mendim vaji pėr vėllezrit tanė nė veri e nė jugė q'akoma rrojnė robėr. Koha do tė vinjė - dhėntė Zoti - qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n'agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.
    (Skėnder Luarasi, Dialėria, nėntor 1928, vjeti IX, Volumi II, Nr.7)
    Ky material ėshtė publikuar nga Petro Luarasi

  15. #35
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Pėrkujtimi i Naim Frashėrit.
    Pėr tė pėrkujtuar 25-vjetorin e ndarjes nga jeta tė Naim Frashėrit, u formua njė grup iniciator pėr studimin e jetės e veprės sė tij. Mė 20 tetor 1925, studentėt e Gracit, nė bashkėpunim me studentėt e Vjenės, Linzit dhe tė ftuar nga Rumania e Shqipėria organizuan njė sesion pėrkujtimor ku u mbajtėn ligjėrata e diskutime mbi Naim Frashėrin tė cilat u pėrmblodhėn nė njė almanak. Nė kėtė botim, krahas poezive mė tė bukura tė Naim Frashėrit, gjenden shkrime nga Kolė Mirdita, Lasgush Poradeci, Safet Butka, Krist Maloki, N. Jokli, Mit’hat Frashėri, Sevasti Qiriazi-Dako, Zoi Xoxa Et’hem Haxhiademi etj. Botimi i almanakut, pati njė rėndėsi tė madhe si e para pėrpjekje serioze pėr vlerėsimin e veprimtarisė sė njė patriotėve tė shquar.
    Skėnder Luarasi qe ndėr tė parėt qė i parapriu ‘’sesionit pėrkujtimor’’ dhe vlerėsimit tė Naim Frashėrit. Ai filloi tė botojė qė mė 14 tetor 1925, shkrimin ‘’Naim Frashėri’’ nė tre numra tė gazetės ‘’Dajti’’, i cili nuk dihet pėrse nuk ‘’pėrfillet’’ nga disa studjues. (Shėnim i Petro Luarasit)


    Skėnder Luarasi
    Naim be Frasheri * Jeta dhe vepra
    ‘’Naim be Frashėri dallohet aq shqueshėm ndėr tė tjerėt sa qė s’takojmė as ma tė voglin pengim me karakterizue personin, sidomos jetėn dhe veprėn e tij nė kėtė
    botė: I pamėrrishėm na qėndron nalt pėrpara syvet nė tri pika: si patriot, si poet, si njeri…Patrioti i jonė i rrallė ishte i pajosur, veēse me njė personalitet markant tė moscėnueshėm e tė pacentė, edhe me madhnin intrinsike tė njė karakteri tė fortė. Vulnesa kreshnike e papėrkulshme dhe gjykimi i tij i kulluem e prapsėn Naim beun nga veset e shumė bashkėvendasve tė tjerė, bukuri e moralit tė tij e naltėsoi prej caqit tė ngushtė tė aristokratis sė atėhershme mendjendryshkur, ndjenja e qėrueme dhe heroizma patriotike i dhanė fuqi pėr me ia true talentin dhe trimbib shėrbimit tė atdheut dhe liris sė popullit tė robnuem, i dhanė nji dorė tė hekurt me i trajtue kombit shqiptar fytyrėn e epokės sė re, njė gojė tė artė me na diftue me kthielltėsi pregeante kush jemi ne, nga ardhėm dhe cila rrugė na shpie nė shpėtim…

    Teksa nga njana anė cilido prej nesh ia njeh Naim be Frashėrit shėrbimet patriotike dhe ia uron nga zemra kurorėn e lavdis qi ia thuri Shqipėria mbi krye si shenjė mirėnjohje, nga ana tjetėr porse tė pakė janė ata q’i ēmojnė shkrimet e tij mbas vleftės sė vėrtetė, disa mendje prej ma ta tė parvet kritikė dhe recensentė tonė mohojnė zotsin e tij si poet dhe dyshojnė nė dobin e vjershavet tė tija nė zbukurimin e literatureės shqiptare. Mirpo emnin e Naim beut lypet ta mbrojmė me ēfarėdo mėnyreprej kėtyne aristarhėve tė gabuem. Sė pari duhet me u thanė atyneve se veprat e tija nuk ban t’i zgjasin me pendėn e kulturės letrare qi kanė farkuem nėpėr universitetet e Europės; duhet me u mbajtun mandej para syvet pyetja: ku dhe kur vallė dhe pėr kė shkroi ky njeri. Atėherė edhe tė metat qi mund tė ketė aty-atje nuk asht e udhės sė arsyeshme me ia vumun re njė zemėrgjansi fisnike.
    Me gjithė se Muza e poezis ia ka falun poetit tė Zanės malsore kurorėn e dafintė sis hpėrblim pėr rėndėsin klasike, prap se prap ka edhe Naim beu vlerė fort tė madhe, pik ma sė pari si themelues i literaturės shqipe dhe pasandaj si lėvrues i aftė i gjuhės dhe si vjershėtar i thjeshtė i popullit. Pa dyshim kishte me qenun marzi qesharake sikur ta krahasonim atė me poetėt e mėdhenj tė popujve tė qytetnuem por edhe padrejtėsi edhe ma e tmerrshme do tė ishte po tė mohonim dobin e pakufizueshme qi ka rrjedhun prej vjershavet tė tija. Tė tjerve prej nesh u dėshėrojmė nga zemra nė lamin e literatureės sė pritme shqiptare fatin e fortlakmueshėm pot tė pamėrritshėm tė njė Shakespeare-i, tė njė Shiller-i; ne kemi tė drejtė dhe arsye, ndė i falshim Naim beut nė historin e literatureės snė - mbas prkatėsis proporcionale - atė vend tė meritueshėm qi mban nji Marlowe nė historin e literaturės s’Anglis, nji Klopstock nė atė tė Gjermanis ose tė paktėn nji Atpajsi nė tė Bullgaris.
    (*) ( Skėnder Luarasi, Naim be Frashėri. Jeta dhe vepra e tij. Dajti, nr.101, 14 tetor 1925, f.3, nr.104, 5 nėntor 1925, f.4, nr.105, 12 nėntor 1925)
    Material i publikuar nga Petro Luarasi

  16. #36
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Per kursim vendi po publikojme disa fragmente shkrimesh nga Skėnder Luarasi

    Skėnder Luarasi: Mbi popullsinė e Kosovės (''Djalėria, Vjenė, 1928)
    Njė mjerim qė sot ditėn e lirisė sonė na rrėqeth mishrat e na pikėllon shpirtin, ėshtė fati i keq i vėllezėrve tanė nė Kosovėn e robėruar…
    Lajmet na rrėfejnė se serbėt kanė filluar me tėrbimin e mėparshėm, por nė mėnyrė mė tė padukur, ta shuajnė nga faqja e tokės sė rrėmbyer arbėrore ēdo gjė shqiptare. Ne tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejmė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve tanė nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet atdheut tonė!

    Skėnder Luarasi ‘’Naim Frashėrit!’’ (S.Luarasi, Kenget e Naimit do te ushtojne perjete, Dialėria, korrik 1927, viti VIII, Vol.II, Nr.2)
    Naim Frashėrit! Ashtu quhet libra q’i kanė kushtuar studentėt shqiptarė t’Austrisė, nė Grac, kujtimit tė vjershėtorit dhe edukatorit kombtar me rastin e mbushjes sė njėzet e pesė vjetėve pas vdekjes sė tij. Me njė vepėr t’atillė ata bėnė kundrejt patriotit njė detyrė, treguan edhe njė shembėll tė bukur pėr tė bashkuar djalėrin inteligjente rreth emrit tė personit i cili tėrė jetėn u pėrpoq me mish e me shpirt t’i jepte brezit tė ri drejtimin e mbarė n’udhėn e bekuar t’atdhedashjes, tė vėllazėrimit e tė lirisė. Njė Shqipėri krejt e lirė, njė popull shqiptar i qytetėruar e i lumtur, kėto dy nga dėshirat mė tė zjarrta tė Naim beut na urdhėrojnė jo vetėm t’ia pėrmendim emrin nė raste formale: na urdhėrojnė t’ia shkruajmė nė zemrat tona pėr gjithnjė qė tė na ndihmonjė si devisė nė qėllimet e larta nacionale…


    Skėnder Luarasi: Kryedita e ēdo viti shqiptar (''Djalėria'', Vjenė, 28 nėntor 1928)
    Nė kėtė ēast, kur mendjen dhe zemrėn ja truajmė kujtimit mė tė ėmbėl tė jetės sonė kombėtare, i duket e vėshtirė gojės sė pastėrvitur tė pėrshkruajė me fjalė gėzimin qė rreh krahrorin e ēdo shqiptari… Vetė me duart tona e ngritėm ndėrtesėn e Shqipėrisė indipendente. Disa kėrkojnė tė na e mohojnė kėtė, duke thėnė se ngritja e shtetit tėri ėshtė pėrfundimi i lodrave diplomatike. Faktet e vėrtetojnė qė kaizerėt dhe mbretlerėt pėr interesa tė veēanta kanė dashur ta bėjnė fli Shqipėrinė.''E pėrse kaq kokėēarje pėr njė fshat katėrqind shtėpish!'' thirri dikush nga monarkėt ( Kajzer Vilhelmi i Gjermanisė, shėn i S.L) PėR Korēėn shqiptare qė e njihte pėr greke, sepse donte t'ja jepte dhuratė tė kunatit. Edhe njė tjetėr ( Viktor Emanueli III, shėn. i S.L) po ashtu, tha pėr Shkodrėn e Teftės, sepse nuk dėshėronte t'i prishte qejfin tė vjehrrit ( Knjazit Nikolla tė Malit tė Zi, shėn i S.L)…Kurorėn e lirisė shqiptare ua kemi hua atyre atdhetarėve, qė me mendjen e tyre ndritėn popullin me shkronja; patriotėve qė tė ngarkuar me brengat e njė populli tė tėrė, udhėtonin fshat mė fshat dhe ngjallėn nė zemrat e popullit shpresa tė mėdha e tė ėmbla; dėshmorėve, qė nė malet e Kosovės dhe nė fushėn e Korēės e tė Vlorės, e ngritėn tempullin e kombit me gjakun e eshtrat e veta.

  17. #37
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Gruaja shqiptare (Wiener Reichspost'', Vjenė, 1928)
    Moto : ''Gruaja shqiptare shkon bashkė me burrin nė luftė pėr t'u prerė kokėn armiqve tė vrarė''. (Mayers -Konversations Lexikon).
    Shumė padrejtėsi ka pėsuar populli shqiptar. Me qindra vjet ka qėndruar nėn sundim tė huaj. Kėrkesat mė tė thjeshta qė i duhen njeriut pėr tė jetuar i lirė dhe mundėsitė pėr t'u zhvilluar mendjerisht, shpirtėrisht dhe trupėrisht shqiptarit nuk ia njohėn kurrė.
    Njerėz, tė etur pėr sensacione, kanė pėrhapur pėrralla tė kėqia rreth gjakmarrjes e kusarisė, pėr urrejtje kundėr tė huajve, pėr mungesė kulture dhe pėr prapambetje nė Shqipėri. Po pėr cilėsitė fisnike tė shqiptarit askush nuk bėn fjalė, me qėllim qė tė mbeten tė panjohura. Askush nuk flet pėr vetijat, me tė cilat ėshtė pajisur gruaja shqiptare. Si ēdo njeri qė ia ka hua cilėsitė mė tė bukura sė ėmės, ashtu edhe gjithė populli shqiptar, shumė nga cilėsitė mė tė bukura e mė tė shtrenjta qė sot mund t'ia tregojė botės, ia detyron gruas shqiptare. .Edhe gratė kanė qenė pjestare nė tė krijuarit e themeleve tė pamvarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1912. Kanė qenė gratė ato qė qindra vjet mė parė, me pushtimin e Krujės prej turqve a me rrethimin e Sulit, treguan heroizėm tė rrallė. Kur trimat patėn rėnė tė gjithė nė fushėn e nderit, kėto heroina u hodhėn tatėpjetė nga sharapollat e kėshtjellės. Aq fort e urrenin skllavėrinė sa zgjodhėn mė mirė vdekjen. Kėto spartane tė kohės sė re, tė cilat trimėrisht i shoqėrojnė burrat nė fushat e betejės, qė kujdesen pėr tė plagosurit e heqin tė vrarėt, kanė edhe mirėsi zemre dhe ndjenja aq tė buta, sa me asnjė mėnyrė nuk mund tė pushtohen nga njė egėrsi shtazore sa ''t'u presin kokėn tė vrarėve nė luftė'', si u thuhet lexuesve naivė, me qėllim tė keq nė Konversations lexicon tė Mayers-it.
    Dashuria qė ka shqiptari pėr nėnėn dhe nderimi qė i bėn, nuk janė aspak mė tė vogla nga ato tė evropianėve tė tjerė.
    Emri i nėnės ėshtė i pacėnuar dhe ēfarėdo fyerje , qoftė edhe nga mė tė voglat qė bėn kundėr emrit tė mirė, tė njė gruaje, nuk tė falen kurrė.
    Shqiptari ka arsye tė posaēme pėr t'i ēmuar e pėr t'i nderuar gratė kaq fort. Nė Shqipėri gjer tani vonė nuk ka pasė mundėsi tė zhvillohen ndėrmarje dhe fabrika pėr shkak tė rrethanave tė turbullta gjatė sundimit turk. Nė Shqipėri nuk ka as hekurudha! Bujqėsia, qė ėshtė puna kryesore pėr banorėt, gjendet nė shkallė primitive. Pasi nuk kanė asnjė mundėsi pėr tė nxjerrė mjetet e jetesės nė Atdhe, burrat evendeve malore shtrėngohen t'i kėrkojnė kėto mundėsi me anė tė mėrgimit. Dhe gjatė mėrgimit tė burrit, kujdesi dhe hallet rėndojnė rėndojnė mbi supet e gruas. Ajo duhet tė qeverisė shtėpinė dhe tė pėrdorė paratė qė i dėrgon i shoqi. Megjithėse nuk ka shkollė, tregon zotėsi tė madhe ekonomike, sepse jo vetėm di tė sillet sipas regullave shoqėrore (kur ajo pret dhe pėrcjell mysafirėt, nė gosti, nė tė shtruar tė sofrės miqve tė familjes), po shton edhe pasurinė e zbukuron shtėpinė.
    Veē bujqėsisė, bagėtia ka rėndėsinė e saj pėr gjendjen ekonomike tė Shqipėrisė. Vėshtirėsitė qė has nė zanatin e blegtorisė dhe nė pėrpunimin eprodhimeve tė saj, i japin gruas shqiptare, me gjithė mundimin e rėndė, edhe gėzim tė madh. Prej dhėnve e dhive ajo nxjerr leshin, tė cilin nė ditėt e ftohta tė dimrit e tjerr dhe e punon nė shajak tė hollė. Dora e dashur e nėnės pret e qep vetė rrobat pėr fėmijėt. Nė kėtė punė, nė pėrgatitjen epetkave ngjyra-ngjyra tė bukura, nė endjen e qilimave dhe tė pėlhurave prej mėndafshi, ajo tregon shijen esaj estetike dhe aftėsitė artistike.
    Bukurinė e gruas shqiptare e ka lėvduar edhe poeti Bajron. Po nuk janė aq fort anėt e bukura nga jashtė, tė cilave u jep rėndėsi gruaja shqiptare. Krenaria e saj janė fėmijėt. Kornelja romake, qė nuk dinte ēfarė stoli mė tė shtrenjtė se sa fėmijėt t'u tregonte shoqeve tė saj, mund tė meret si modeli klasik i nėnės shqiptare. Dhimbja mė e madhe pėr njė grua tė martuar ėshtė qė tė mbetet beronjė. Mjerimi mė i madh pėr fėmijėt shqiptarė ėshtė humbja e nėnės…
    Gruaja shqiptare ėshtė plot energji, e mėnēur dhe e urtė dhe nė mbledhjen e pleqėsisė sė fshatit , kur e kėrkon nevoja, di si t'i shprehė fare mirė mendimet e saj dhe gjykimi i saj peshon.
    Edhe vetė ruajtjen e gjuhės shqipe, atdheu ynė ua detyron mė tepėr grave shqiptare. Gjer aty vonė shkollat shqipe qenė tė ndaluara prej qeverisė turke e klerit grek. Burrat, kur ktheheshin prej kurbetit, sillnin me vete njė tė folur tė prishur gjatė mėrgimit. Po tė mos e kishin mbajtur tė pastėr gjuhėn gratė, kush e di nė do tė kishte mbetur i gjallė ky popull, qė ėshtė mė i vjetri nė Ballkan, stėrgjyshė tė tė cilit janė ilirianėt e shuar.
    Veē kujdeseve qė thamė , nėna e mbron djalin edhe si person. Kur kjo parandjen ndonjė rrezik e pėrcjell kudotė birin, sepse vetėm ajo mund ta ruajė prej gjakmarrjes. Sipas ligjeve tė maleve shqiptare vetėm gruaja mund tė shkelė nė tokė tė armikut pa pasur pikė frike, pra ndodhja e saj pėrjashton ēdo rrezik.
    Gruaja shqiptare ka ndjenja tė mprehta pėr kuptimin nder. Sado e madhe qoftė dashuria e saj pėr tė birin ( betimi i saj mė i shenjtė ėshtė: ''pėr kokėn etim biri''), ky, po ta njollosė emrin e bukur tė shtėpisė, nuk guxon t'i dalė asaj pėrpara syve. Dhe kur i biri i bije trimėrisht ajo e vajton, po prapė mburret qė vdiq si trim e nuk ua dorėzoi armėt armiqve.Kjo ėshtė nėna dh egruaja shqiptare. Kush shpif mbulon veten me turp.

  18. #38
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skėnder Luarasi, Stuhi nė prill
    Po botojmė disa fragmente nga drama e ndaluar e Skėnder Luarasit “Stuhi nė prill”.
    Pėr historikun e ndalimit te saj rekomandoj te lexoni: forumi shqiptar, letersia,
    Skėnder Luarasi, ‘’Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar’’

    Skėnder Luarasi, Stuhi nė prill
    (Dramė historike)
    PROLOG
    GASTORI (hyn nė skenė)
    Pėr demaskim tė skuthėve Gam! Hum! Ham!
    Me ''fecit indignatio poetam'':
    Qė t'a kthej shqip Horacin, si shqiptar,
    mė bėri zemėrimi vjershėtar.
    "Na binish mish!" i tha Nastradini qyrkut,
    i mbėshtetur nė sofisterira t'ujkut;
    se ja qė budallai na vė re gunėn,
    i duhen tru qė tė na ēmojė punėn;
    se s'ėshtė rroba qė na bėn tė mirė,
    po mendja e lartė, zemra jonė e dlirė.
    Nė skenė njeh tė mirė dhe tė liq -
    Kė zgjidhni ju pėr miq, kė pėr armiq?
    Se po ju pyes, mos mė keqkuptoni;
    keni liri tė zgjidhni kė tė doni.
    Veē hapni sytė! Ujqėrit u ngjasin qenve,
    kur turren vurlif! - t'uritur kundėr dhenve.
    Ju kėshilloj se, mbasi jam bir bujku,
    e di kush ėshtė qeni dhe kush ujku.
    Sido tė vishen e tė sillen mirė,
    pėr qen' e keq dhe ujkun s'kam mėshirė.
    Zagari bėhet ujk kur qentė e mbrojnė;
    si ujku mė ujk, kur larot e lėvdojnė.
    Ē'janė ujq e tradhėtarė duhen vrarė,
    se ndryshe e bėjnė atdhenė pėr tė qarė.
    Po re ndėr ujq e qen, shpejt dil nga rrjeshta -
    ujku tė ēan, qeni tė mbush me pleshta.
    Kini kujdes, tė mos pendohi vonė,
    ujqėrit ndėrrojnė qimen, jo zakonė.
    Ju kėtė dramė kur ta keni parė,
    do keni pėr tė qeshur; ndoshta qarė.
    Qė tė zbaviti sish, jo tė gajasi -
    e shkroi njė pensionist nga Luarasi;
    e shkroi kur mbushi vjet dhjetė herė shtatė;
    pėr kėtė ditė po jua jep dhuratė;
    dhe fort ju lutet qė kur ta dėgjoni
    me masėn e sė drejtės ta gjykoni! (Del)

    AKTI I PARĖ, Skena I
    Klasa e letėrsisė shqipe.
    Personeli i Institutit tė Lartė. Profesor Shpati dhe disa studentė.

    DREJTORI (hyn me ēantė nė dorė)
    Kolegė, na ka ftuar Inspektori
    i Ministris sė Oborrit, Superiori,
    tė vizitojmė tok Dhaskal Papazė,
    q'u thirr t'i verė shkollės shqipe bazė
    sipas sistemit mė modern nė botė.
    Ta dini: kjo vizitė s'ėshtė e kotė.
    Gatiti nė orėn nėntė me u nisė
    drejt pėr nė vilėn e Mitropolisė.
    SHPATI
    Dhe vishuni me qyrk tė Nastradinit,
    tė lini mbresė sipas fesė e dinit.

    DREJTORI
    Dashke edhe nė Tiranė tė lozėsh lojėn,
    por dije qė kėtu ta kyēin gojėn.
    Dhe ju, studentė, prisni nė korridor
    sa tė mbaroj me zotin profesor
    Kostandin Shpati.
    (Profesori e studentė dalin: Viljani fshihet prapa perdes)
    Ke marrė vesh pėrse je transferuar
    nė mes tė motit, shkolla pa mbaruar?

    SHPATI
    Di qė mė prenė rrogėn pėr njė muaj
    se nuk zbatova njė program tė huaj;
    dhe nuk iu binda urdhėrit t'Inspektorit
    tė Ministrisė s'Oborrit, Superiorit.

    DREJTORI
    I the qė nga programi t'hiqet feja,
    tė zėvendėsohet me ide tė reja.
    A nuk mė thua njė nga ato idera?

    SHPATI
    A je patriot?

    DREJTORI
    Si s'jam!
    SHPATI
    Do Shqipėrinė?
    DREJTORI
    Si jo!
    SHPATI
    Ē'i duhen Shqipėrisė katėr fera?
    Ato na sjellin grindjen e dasinė.
    (Drejtori niset drejt derės)
    Pėr ku po shkon?
    DREJTORI
    Tė shoh mos na pėrgjojnė. (Kthehet)
    Pėrgjegjės jam tė ruaj fshehtėsinė.
    SHPATI
    Si komb, ne fetė po na pėrndajnė
    nė tė krishterė dhe muhamedanė.
    Ndryshojmė edhe kur hamė bukė e gjellė;
    edhe nė veshje: feste apo kapellė.
    Ne themi se shqiptarė e vėllezėr jemi,
    por as krushqi nė mesin tonė s'kemi!
    DREJTORI
    Vėllezėr e motra s'bėhen krushq e mike!
    SHPATI
    Mos flisni nė atė gjuhė sofistike.
    DREJTORI
    Ē'mė thua, mor i marri ti - ē'mė thua!
    T'i jap Kristaqit Fatimenė grua,
    dhe sime bije Muhametin burrė -
    Pėr perėndi, kėtė s'do ta bėj kurrė!
    SHPATI
    Do vijė koha kur nuk do tė pyesin:
    Do martohen qė ta djegin vesin
    e fanatizmit, t'imoralitetit,
    dhe vesin mė tė zi - tė hipokrizisė!
    T'i japin ligje mė tė drejtė shtetit:
    Gjithė tė marrin frymėn e lirisė;
    Kur nderi Shqipėrinė ta sundojė
    turpin pėr vdekje do ta pėrvėlojė.
    DREJTORI
    A nuk po sheh sa fort jam i duruar?
    Njė tjetėr burrė do t'ish zemėruar.
    E po, ja ku tė flas pėr transferimin -
    Mos na dėgjojnė (shkon te dera) - ta them se tė kam timin.
    Ty prej liceut tė Korēės tė larguan,
    dhe nė kryeqytet tė transferuan
    tė t'ketė mė afėr tij Ministri Jukė.
    SHPATI
    Ta falenderoj qė nuk mė ēoi nė Pukė
    dhe, si Migjenin, tė mė vdis pėr bukė.
    Tė shkoj - ja zyra e tij - ndonja njėqind hapa.
    DREJTORI
    Qesh ti, po dardha e ka bishtin prapa.
    SHPATI
    T'i paradalim -
    DREJTORI
    S'mund t'i paradelnit,
    se s'dini qė nė ofiq i binden qenit,
    dhe dhelprave zyrtare u krehin bishtin.
    I marrė! I the guverna ėshtė fashiste!
    SHPATI
    Pse, s'ėshtė ashtu?
    DREJTORI
    Por edhe sikur t'ishte!
    Ē'tė lypset ty? Mor po ē'tė lypset ty!
    Pupu! Mos na dėgjuan ne tė dy. (Shkon te dera).
    Ke thėnė edhe gjė tjetėr tė pėshtirė
    kundėr sundimit tonė monarkik -
    ta pėrsėris, ndonėse m'ėshtė e vėshtirė -
    regjimn' e quajte anakronik.
    Shteti ka ligj -
    SHPATI
    Qė Zogu i pari e shkeli,
    kur republikėn e shpalli monarki.
    DREJTORI
    Ti rron nė hava - e ke braktisur tokėn;
    Ty dje tė prenė rrogėn - nesėr kokėn!
    Dėgjo mor, e kuptomė, do flas shtruar:
    Dua tė mirėn, ndaj tė kam qėrtuar;
    po s'dua qė, pėr marrėzit e tua,
    t'humbas ofiq e rrogė; jo, nuk dua
    tė m'heqin keq fėmijėt dhe e gjora grua.
    SHPATI
    Zotni drejtor, sot m'ėshtė ditė e parė:
    si s'po mė thua njė fjalėzė tė mbarė?
    DREJTORI
    Lashė nė fund kėshillėn mė tė mirė;
    nga leqet tė shpėton, tė bėn tė lirė;
    nė klasė do tė kesh njė princ tė Matit,
    Sharadinin, qė pėrsėrit klasėn;
    Do jesh tutor i tij; pra kape rasėn
    qė tė ngre lart e tė bėn zot tė fatit…
    E rrėzoi njė profesor i ēmendur...
    Sa princ i mirė, i urtė, tė thuash i ngrat'!-
    Ti princit do t'i japėsh mėsim privat.
    SHPATI
    Mėsim privat - njė princi - t'i jap unė?
    DREJTORI
    Or, sa pėr sy e faqe kėtė punė.
    Ta marrė bota vesh se je tutor
    i princit. Do tė thėrresin "Zotni profesor!"
    Kėshtu do fitosh tituj, honorar!
    Dhe diēka tjetėr, pasi je beqar.
    Sot bėhesh profesor, dhe drejtor nesėr;
    me njė pėrulje, inspektor pasnesėr -
    M'u lut Mamaja - a lutet njė princeshė? -
    t'ia bėsh Naltėsis sė tij kėtė shėrbesė.
    SHPATI
    Kjo paska qenė ajo kėshillė e mirė
    qė do mė kthente nė njeri tė lirė?
    Po ju pėrgjigjem, zotni direktor:
    nė oborr tė mbretit s'bėhem shėrbėtor.
    DREJTORI
    Mė qafė paē veten. Ke vetėm njė shpresė
    tė sigurosh tė falur, me pendesė:
    shko zhvishi rrobat, zbath kėpucė e ē'rapė,
    e nė kėmishė, praptazi me vrap,
    nxito nė vilėn e Mitropolisė,
    mė gjunjė i lyp mėshirė Shkėlqesisė
    sė tij Xhypmanhamit, Inspektorit
    tė Ministrisė sė Oborrit, Superiorit. (Del i zemėruar)
    SHPATI (vetėm)
    Se ē'monarki! Ata qė zbathin brekėt
    i hanė bakllavarat e byrekėt.
    Njerėzve tė ndershėm sot u mungon buka,
    nderin e jetėn ia braktisim fatit -
    Ja si na katandisi katil Juka,
    Ministri puthador i Mete Matit.
    (Hyjnė studentėt dhe ulen secili nė bangė tė vet. Viljani i fundit)…
    SHPATI (nga katedra)
    Nė klasė hyjnė tė rinjtė me tė vjetrin -
    shprehin mendime e njohin njėri-tjetrin.
    Ē'janė tė rinj dėgjojnė mė tė madhė
    Ju paraqitem arsimtar i vuar,
    Kostandin Shpati - Naimi mė ka mėsuar.
    Mė thoni emrat njė nga njė me radhė.
    ARDITI (lexon nga regjistri i klasės emrat. Secili pėrgjigjet nė kėmbė: "kėtu")
    Bajram, Kuran, Cen, Ramazan,
    Naltėsia e tij Sheradin,
    Ismail bej, Xhelaledin;
    Llazar, Qemal, Thimjo, Kristaq,
    Ardit, Xhemal, Kol, Stefanaq,
    Pjerin, Tefi, Pashko, Mark, Zefi.
    SHPATI (pasi i sheh secilin nė sy)
    Nga jashtė paraqiti shumė mirė, -
    tė pastėr, tė ndėrruar, veshur bukur.
    Kėshtu nderoni veten nė tė dukur;
    qofshi edhe nė mendim ashtu tė dlirė.
    Kini kujdes tė ruani shėndetin,
    kur ke shėndet nuk ke zili as mbretin;
    pėrmbi tė gjitha nderin, se pa nder
    ju bėhet gjithė jeta shtarė e vrer.
    Gjithmonė zgjidhni shoqėri tė mirė,
    tė jeni tė gėzuar e tė dlirė.
    Dhe tė pėrvetėsojmė diturinė,
    qė ta nderojmė mėmė Shqipėrinė.
    Thashė q'u mblodhėm vetėm pėr t'u njohur;
    kemi dhjetė minuta kohė pėr tė folur,
    se para nėntės duhet me u nisė
    drejt pėr nė vilėn e Mitropolisė,
    ku na pret Xhypmanhami, Inspektori
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori.
    Pėrpara jush ndjeva tė madh gėzim,
    po nuk e fsheh qė ndjeva dhe hidhėrim:
    sė pari vura re se si po rrini:
    nė krah tė djathtė vetėm myslimanė,
    nė krah tė majtė ē'janė kristianė.
    Vetėm nė mes njė rresht ėshtė i pėrzierė:
    mos janė as myslimanė as tė krishterė?
    O miq tė rinj, botoni njė parullė,
    qė ka pėr t'ju drejtuar si busullė -
    e shkruar ėshtė kjo prej Pashko Vasės -
    dhe ne do ta pėrdorim kundėr ngasės:
    "Edhe mos shikoni kisha e xhamia,
    besa e shqyptarit ėshtė shqiptaria".
    Njė tjetėr e keqe qė na lėndon zemrėn
    ėshtė se bota jonė kulturale
    vuan nga ca zakone orientale:
    nė fushėn e kulturės nuk sheh femrėn.
    E ka detyrė shkolla tė punojė
    kėtė mungesė ta pėrplotėsojė.
    ISMAIL BEU
    Asgjė me kėto fjalė nuk na the
    pėr plan' e punės e ē'do bėjmė ne.
    SHPATI
    Nė klasė do tė nxemė historinė
    e letėrsisė, do njohim Shqipėrinė
    si qe, si ėshtė e si duhet tė jetė,
    se ē'vlerė pat e ē'vlerė do tė ketė
    kur pedagogė, artistė, inxhinierė
    do ta lėvrojnė kėtė vend tė mjerė.
    Do njohim historinė e mėmėdheut,
    luftėn e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut,
    hallet e popullit dhe trimėrisė
    pėr tė shpėtuar jetėn dhe lirinė.
    Dhe ne, edhe ndė na kushtoftė jetėn,
    ta mbrojnė ē'ėshtė e drejtė e tė vėrtetėn.
    Do njohim popujt jashtė vendit tonė;
    si rron ēdo popull, si punon, ē'mendon.
    Me librat do shėtitim nėpėr botė, -
    Kėshtu fitohet dituri e plotė.
    NJĖ STUDENT
    Lejomėni njė pyetje tė kotė:
    Nė klasė a do kėndojmė kėngė labēe?
    SHPATI
    Dhe ēamēe, himariotēe e kosovarēe -
    Kėngė tė mbrujtura me gas e lotė;
    Veē tė kėndojmė se mjaft kemi qarė.
    Tė dashur miq, na vaftė puna mbarė! (Del)
    ISMAIL BEU
    Ha-ha! Ē'mėsim!
    PJERINI
    E ēfarė lloj pėrrallash!
    QEMALI
    Nja dy zgėrdhihen dhėmbėsh e dhėmballash
    dhe pedagogn' e ri e keqkuptojnė.
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė:
    njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash!

    (Vazhdon)

  19. #39
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Skena II

    Odė. Nė tė dy anėt nga njė sėnduk, nė tė djathtė njė kamare me konizmėn e Shėn Mėrisė brenda, tė mbuluar me portretin e Skėnderbeut, nė tė majtė pasqyra e varur sipėr lavabosė.
    Nga dhoma e gjumit del dhaskal Papazi me sahat nė dorė.

    PAPAZI
    Sahati nėntė? Ē'fjeta kaqė shumė!
    Dymbėdhjetė orė, e prapė jam pėrgjumė!
    Pėr sot mė thanė do vijė Inspektori
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori!
    Po kush do jetė, si do sillet vallė?
    Qyqari unė! Ē'vij kėshtu vėrdallė -
    Si dukem? Dal tė shihem nė pasqyrė.
    (Shihet). Ē'mė verdh kjo bojė djalli nė fytyrė!
    S'po di ē'tė bėj. Tė lahem pak. Nė dreq!
    Jo! Ujėt do mė zverdhė ca mė keq.
    Ah, ē'mė krijoi Perėndia kaq pėrtac
    e mė shėmtoi kur mė la tullac.
    Po kjo s'prish punė e mbuloj me parukė.
    (Vė parukėn) Si me lėkurė trurin q'e kam mykė.
    Pa dal tė vishem. Ē'mė kujton kostumi -
    (Duke e nxjerr nga sėnduku)
    Ma blevi Maskaroni kur i lumi
    mė pa n'Athinė veshur me lėvere;
    ja q'Asfalia greke tė bėn ndere,
    kur i shėrben, pastaj tė vdes urie;
    megjithatė t'ankohem s'mė ka hije.
    (Duke u parė e krehur nė pasqyrė)
    Pa shih, sikur mė zuri cipa ngjyrė!
    Mė erdhi pakėz gjaku nė fytyrė;
    ėshtė e vėrtetė: rroba e bėn njerinė.
    Tani tė falem qė tė mbledh fuqinė.
    (Pėrpara ikonės) Agjios otheos, agjios isoiros -
    Tė lus Isus Kristos, tė mos mė lėsh qeros.
    Ndihmomė o Shėn Mėri me lesh nė kokė;
    si mund tė jem papaz pa mjekėr e flokė!
    Ndėrsa kam qejf tė bėhem dhe dhespot -
    Ē'mė gjet tė zinė Vorioepirot!
    (Mbyll ikonėn me portetin e Skėnderbeut).
    Ah, prapė ndjej sikur mė zhduket shpresa.
    Ta ndėrroj maskėn, tė fillojė kthesa.
    (Heq shallin e kravatėn nė ngjyra bardh e kaltėr dhe me kryq)
    Ma dha ajmali ditėn Shėn Gjiorgjios
    Patriku Protopapadhopullos.
    As eja, mask' e dashur, mask' e parė:
    Psiqimu, m'erdhi koha pėr t'u ndarė
    nga ti qė mė ke qenė shok nė jetė
    me biramelet nėpėr kabaretė.
    Shoh Krishtin tim nė Kryqin tėnd tė bardhė,
    patrikėt ndėr kalthoret radhė-radhė.
    Edhe pse jam mahmur dhe i palarė,
    ja ku tė puth me mall, o mask' e parė…
    (E puth dhe e palos)
    Edhe pse mė vjen keq dhe e kam vėshtirė,
    shtrėngohem tė tė them sot lamtumirė.
    (E vė nė sėndyq prej tė cilit nxjerr maskėn e dytė me ngjyrat kuq e zi dhe shqiponjė)
    Tani pa jakė ti, moj maskė e dytė,
    me bojėn kuq e zi mė verbon sytė,
    dhe kjo shqiponja sikur mė ha trutė, -
    po ja q'ashtu m'i do sot mushka drutė.
    Athinės ia kam dhėnė besa-benė,
    Tiranės i kėndoj: "Pėr Mėmėdhenė...!" (Trokitje)
    Se kush troket. Bobo, ėshtė Inspektori
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori!
    (Duke veshur shpejt xhaketėn)

    Urdhėroni, zot i lartė! Sa ma kėnda
    tė njoh zotrinė tuaj! Eni brenda.
    (Hap derėn. Hyn Inspektori)…
    INSPEKTORI
    Ja dhe diploma qė na ke dėrguar - (e nxjerr nga ēanta)
    N'arsim tė lartė tė kam emėruar.
    PAPAZI
    Ju falem nderjes, Zotni! Po (me ndrojtje) kush jeni?
    INSPEKTORI
    Qė prej Athine duhet tė mė njihni, (nxjerr njė shkrim)
    kėtu nuk para shoh, ndonėse ditė;
    duhet tė kesh nė dhomė edhe mė dritė.
    PAPAZI
    Po vete tė sjell ndezur njė llambadhe. (Del)
    (Inspektori vė maskėn. Papazi kthehet).
    Ē'mė shohin sytė! O mrekulli e madhe!
    Me mjekėt si n'Athinė - Shėn Patrik!
    ( I bie llambadhja. Patriku heq maskėn dhe duket si mė parė)
    Ē'ndryshim Proteu! Prapė zotni shik.
    INSPEKTORI
    Sa shpejt harrove, Papadhopullos!
    PAPAZI (i habitur, mė gjunjė)
    Patriku Protopapadhopullos!
    INSPEKTORI
    Rrėfemu, bir: beson nė Perėndinė?
    PAPAZI
    Besoj.
    INSPEKTORI
    Dhe pėr se jo n'Epifaninė?
    PAPAZI
    Epifaninė e zonjės Shėn Mėri;
    Edhe nė Krishtin qė vjen pėrsėri
    pėr tė gjykuar tė gjallė e tė ndjerė.
    INSPEKTORI
    Kuptova, bir; je yni si pėrherė.
    PAPAZI
    Ē'fatbardhėsi mė gjeti kėsaj radhe!
    INSPEKTORI
    Ndjej edhe unė kėnaqėsi tė madhe!
    E njeh ti kėtė shkrim e dorėshkrim?
    PAPAZI (i shtangur)
    Po, Shenjtėri.
    INSPEKTORI
    Kėtu ka njė zotim
    tė shprehur qartė e pa ndonjė shtrėngim;
    thua: "Nėnėshkruaj me vullnetin tim
    gati qė t'i shėrbej qoftė edhe djallit".
    PAPAZI
    Ah, Shenjtėri, kam bėrė be prej hallit.
    INSPEKTORI
    Nuk ėshtė i lehtė fort ky vokacion.
    Po ti e zgjodhe vetė pėr mision:
    t'i bėsh shėrbim nė jetė Trinitisė:
    Mamonit, Luciferit, Perėndisė.
    PAPAZI
    E zgjodha se n'Athinė rash nė hall,
    as llustraxhi s'mė bėnin, as hamall.
    Mė thoshin "Maskara" mė thoshin "Pusht''
    Pale kur mė qėllonin dhe me grusht!
    INSPEKTORI
    Atje tė shanin e tė hidhnin baltė -
    kėtu tė ngritėn hop n'arsim tė naltė.
    Shqiptari nuk tė shan; po qe fshatar,
    tė vret nd'e shafsh; dhe po qe qytetar,
    nga ata qė lakmojnė arin dhe ti din ta blesh,
    e shan: tė pėrqafon, tė puth e qesh.
    PAPAZI
    Shoh qė pėrpiqi pėr tė mirėn time.
    INSPEKTORI
    Pra, biografis t'i bėra do ndryshime,
    tė tė shpėtoj nga ca palo-dyshime:
    q'autoritetet shqipo s'bėn ta dinė
    ē'punoje e si tė quanin n'Athinė.
    Tė thuash nga Greqia tė pėrzunė
    si patriot shqiptar - jo pr'ato punė.
    Je pedolog nė njė Institut Normal;
    pėr punėn tėnde na njė plan real. (Ia jep)
    As emrin tim kėtu mos e shpalos
    qė quhem Protopapadhopullos.
    Tirana mua mė njeh pėr Xhypmanhami,
    Inspektor-gjeneral nga Bir-Ming-Hami.
    Programin po ta jap kėtu me radhė
    tė shkruar me tė zeza mbi tė bardhė. (Ia jep).
    PAPAZI
    Evharisto! Evharisto poli!
    INSPEKTORI
    Ja qė pėr ty kam shumė simpati.
    Ta dish, nė antipati e simpatitė
    mbėshteten mbretėrit e mbretėritė.
    Pastaj e kemi ne nė gjak e besė
    atė qė njerėzit quajnė interesė.
    Dhe ē'ėshtė nen i parė i fesė sonė?
    PAPAZI
    Qė "mbi tė ligėn mbėshtetet bota jonė".
    INSPEKTORI
    Bravo! Ky brez na lidh me jezuitėt
    dhe nė parim ta dinė fanatikėt, -
    mjetet nė jetė i shenjtėron qėllimi.
    Ē'mendon?
    PAPAZI
    Jam edhe unė i atij mendimi. (Trokitje)
    INSPEKTORI
    Nė dhomėn tėnde e n'interesin tėnd
    kam thirrur pedagogėt nė kuvend.
    Ti veē mba vesh si flasin nė kėshill.
    e bėj sikur s'i njeh e s'i pėrfill.
    (Hyjnė pedagogėt e pas tyre studentėt)
    DREJTORI (me pėrulje)
    Zotni Inspektor, ju lutem mė lejoni
    t'ju lut nderimet tona t'i pranoni.
    INSPEKTORI
    Kush janė vizitorėt, m'i trego.
    DREJTORI
    Ky ėshtė i letėrsisė, Kostandin Shpati; (i kthen krahėt)
    Ky profesor Neqefi, i historisė,
    me nam si njohės i paleontologjisė;
    ky myderis Mulla Qatip Mejtepi,
    matematikėn e nxuri qė nga djepi,
    tani mėson kiminė dhe fizikėn;
    specialitet ka astrometafizikėn.
    Ky plaku Gjon, i shqipes ndjenjazjarrtė,
    kur flet i rrjedhin frazat si fij t'artė.
    Si ky nuk ka metodo-psikologė (duke iu afruar)
    nė fund tė muajit e dyfishon ēdo rrogė;
    i ngjan nė vjelje patės sė pėrrallės
    dhe mund tė nxjerrė gjalp edhe prej dhallės;
    nxėnėsit qė ka rrėzuar nė qershor
    nė vjeshtė i nxjerr tė gjithė shembullor.
    pasi tė marrin njė mėsim privat -
    (duke iu afruar edhe mė, nė vesh)
    Veē se n'avans ua kėrkon paratė.
    INSPEKTORI
    Zotėrinj, ju falem nderit. Mirėsevini!
    Kėtu nė mesin tuaj do tė kini
    koleg tė ri: Shkencėtar Dhaskal Papazė,
    e thirrėm qė t'i verė arsimit bazė.
    Specialitet ka fillo-pedologjinė,
    po do mėsojė edhe teosofinė.
    SHPATI
    Ē'dallim ka e para nga pedagogjia?
    INSPEKTORI
    Ē'ka astrologjia nga astronomia,
    siē i pėrkon kimia alkimisė.
    NEQEFI
    Ose gjeografia historisė.
    MEJTEPI
    Si shembull unė marr matematikėn
    e cila krah tė djathtė ka fizikėn.
    GJONI
    Si shqipja jonė qė ka pellasgjishten,
    ose greqishtja e vjetėr latinishten.
    INSPEKTORI
    Pra pyetja jote ishte fare e kotė.
    SHPATI
    S'ka astrologji. Sa pėr metafizikėn,
    mė mirė mos i futim shkollės frikėn.
    INSPEKTORI
    Nga sa dėgjoj, ti paske llafe shumė.
    Po tė vazhdosh kėshtu, ti je pėr lumė.
    SHPATI
    Na thirrėt pėr programin nė kuvend.
    INSPEKTORI
    Po nuk ju thirra tė mė shisni mend.
    Mor, po ky sot mohon astrologjinė!
    Mos ka mohuar dje dhe Perėndinė?
    Ky nesėr shkel kanun' e Monarkisė.
    Tė tillė janė e keqe e Shqipėrisė.
    Dhe ēdo tė thotė pėr filozofinė,
    kur pedologu jep teosofinė?
    SHPATI
    Shqipėria s'pret mirėsi nga skuth i huaj.
    INSPEKTORI
    Kėtė edhe njė herė mos ma thuaj!
    I huaj qenkam unė Inspektori
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori!
    SHPATI
    Ti je keqbėrėsi kryesor.
    Tė liqt ti vetė i organizon
    dhe ndjenjat e rinisė na mashtron.
    O jo, ti nuk je vetėm Inspektor
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori -
    je Luciferi, je Inkuizitori.
    INSPEKTORI
    Qė tė shpėtojmė arsimin nga kjo lodėr,
    Shpatin qė sot e transferoj nė Shkodėr.
    Don Valentini ka me i dhėnė mend
    bashkė me jezuitėt nė Kuvend;
    Edhe Sul Efendia nė Myftihan
    e sjell kėtė t'pafe nė din e iman.
    (Shpatit) Dhe po tė mos rrish urtė, o mor i gjorė,
    tė ēoj ku s'ta pret mendja, atje nė Vlorė;
    ta bėj si ia kam bėrė Sul Delvinės
    me anėn e drejtorit tė ēmendinės.
    SHPATI
    Pasi na ktheve shkollėn nė ēmendinė
    po rreh tė kthesh ashtu gjithė Shqipėrinė.
    Po patriotėt rritin njė rini,
    qė nuk duron tiranė e tirani!
    INSPEKTORI
    Lezė Mazhesti! Ky nuk qėndron nė punė.
    Kush do t'ia zėrė vendin?
    NEQEFI
    Unė.
    MEJTEPI
    Unė.
    GJONI
    E pse jo, unė.
    PAPAZI
    Nė qoftė se paguhem, ia zė dhe unė.
    INSPEKTORI
    E zgjidhni midis jush. Po pedagogu
    tė bėjė si t'i thotė pedologu.
    Dhaskal Papazi bėhet shefi juaj;
    dhe se mos e pėrfillni si tė huaj.
    Ti jepni njė banesė fort tėmirė
    dhe pa qira ose qira tė lirė.
    Dhe kush ka ēupė le ta bėjė dhėndėr,
    tė tillė mashkull s'e ka parė as n'ėndėrr!
    Pėr karakter' e tij mos ketė frikė,
    po tok me ēupėn t'i japė dhe prikė.
    E po kėta m'i paraqit, kush janė.
    DREJTORI
    Pėrfaqėsues nga studentėt tanė.
    I pari, Princi Sheradin Zogu.
    INSPEKTORI
    Tutor i princit bėhet pedologu.
    Nga feja dihet, ėshtė mysliman.
    Ju lutem, Naltėsi, hiqi mėnjanė.
    Po ata tė dy, qė rrinė si mėnjanė,
    A janė tė krishterė a myslimanė? -
    (Drejtori hesht)
    Feja ka rėndėsi - duhet ta dimė.
    DREJTORI
    Tė dy janė fshatarė dhe jetimė.
    Ky nga Kosova, ky nga Ēamėria,
    krahina q'i ka humbur Shqipėria.
    INSPEKTORI
    Si quhen?
    DREJTORI
    Ēami, Thimjo, ortodoks nga Agjeja
    dhe kosovari: Xhemal Kada Peja.
    INSPEKTORI (Thimjos)
    Bir, qėnke orthodhoks nga tė Greqisė...
    THIMJO (kryelartė)
    Unė s'kam fe - jam bir i Shqipėrisė.
    XHEMALI
    Tė dy na jena vllazėn - s'kena fe!
    Po, vllazėn, dhe Shqipnin e kena atdhe!
    INSPEKTORI
    Shqipėria ju ndan tė dy si mal.
    THIMJO
    Tė dy ne na bashkon njė ideal.
    INSPEKTORI
    Thimjo tė thonė? Thimjo, pa mė thuaj:
    Ē'ka qenė qė tė pru nė troll tė huaj,
    tė rrosh e tė punosh, tė marrish pjesė
    me njerėz qė nuk kanė fe dhe besė
    sikundėr ti. Po folė pa zemėrim.
    THIMJO
    Nė Ēamėri, nė Agje, nė fshatin tim,
    kur grekėt nisėn plojėn, njė ungji im,
    fort i njerzishėm, fshehu njė kalaman
    qė qe prej nėne e babe mysliman.
    Por e zbuluan; dhe qė ta shpėtonin,
    e bindėn fshati qė ta pagėzonin.
    INSPEKTORI
    Fshati s'ka bėrė keq.
    THIMJO
    Jo, ndoshta mirė.
    Por qir dhaskalit iu duk e pėshtirė,
    dhe lajmėroi dhespotin nė Janinė.
    Kur pa andartikotė qė tė vijnė
    me urdhrin e dhespotit, tha: ''lafshėprerin
    nuk bėn ta pagėzoj, po le ta therin!
    Prifti qė myslimanin pagėzon
    pėrdhos tė shenjtin Vaptisterion.
    Ta therin qė tė mos pėrdhoset feja!"
    Qė t'ju tregoj se ē'ngjau mė mungon ngeja -
    se ē'tmerr mė panė sytė para asaj kishe
    nga tė krishterė me epshet e njė bishe!
    INSPEKTORI
    Nuk paskan bėrė mirė.
    THIMJO
    Haj, o dreq!
    Ē'thua "Nuk bėnė mirė", bėnė keq
    sa s'ka se ku tė vejė. Tė kėqinjtė
    i lashė nė tė keqen. Vij te fqinjtė,
    vėllezėrit shqiptarė, qė tė gjej njerinė.
    Po shoh qė paskan bėrė Shqipėrinė
    ndoshta dhe mė keq se sa Greqinė.
    Tok me tim ungj, pėr tė shpėtuar kokėn,
    me shpejtėsi kusari lashė tokėn,
    ku prehen prindėt e rrojnė vėllezėrit tanė,
    se vatrėn na e rrėmbyen ca shejtanė.
    INSPEKTORI
    Po unė s'jam si ata, jam filantropi.
    THIMJO
    Ty nuk tė dihet soji e sorollopi.
    Po sot nė kėtė dhomė bėre krim
    kur me kanosje djalli dhe kėrcėnim,
    duke pėrdorur rrenėn tok me dhunėn,
    i more profesorit tonė punėn.
    Dėgjo! Kur i merr punėn njė tė zoti
    dhe ia jep njė tė ligu kot sė koti
    pėr qejfin tėnd a vjelje personale,
    zoti Inspektor, bėn punė kriminale!
    XHEMALI
    Zyrtari qė shpėrdor autoritetin,
    pr'inat ose prondira personale,
    nuk meriton tė ushtrojė jo pushtetin
    por as tė fshijė lloshrat nė vėcale,
    sidomos po qe i huaj dhe i keq.
    u shporrtė e theftė qafėn mu nė dreq!
    THIMJO
    Ja vodhe bukėn Shpatit, familisė;
    po nuk do mundėsh t'i bėsh gjė lirisė,
    se na ka ne, dhe ne, ta dish, i mbrojmė
    lirin' e nderin, dhe ju do t'ju luftojmė.
    XHEMALI
    Po, ju do t'ju luftojmė gjer nė vdekje.
    INSPEKTORI
    Nuk dihet kush fiton n'atė pėrpjekje.
    XHEMALI
    Njerėz si ju kanė frikė nga e vėrteta:
    kundėr sė shtrembrės do tė fitojė e drejta.
    INSPEKTORI
    Nga kėta tė dy na ruajt perėndia!
    Do ketė shumė andralla Shqipėria.
    SHPATI
    Vėrtet ashtu: ju ruajt perėndia
    nga kėta dy: kėta pret Shqipėria
    qė ta shpėtojnė, jo ata nja gjashtė
    qė tok me ju ne do t'i shporrim jashtė
    kur tė valojė flamuri i lirisė,
    i demokracisė, brenda Shqipėrisė.
    DREJTORI
    Qė kur na qenke bėrė demokrat?
    SHPATI
    Qė kur ti u bėre avokat!
    THIMJO
    Profesor Shpati, eja ti me ne:
    se do t'i bėjmė ata pėr ternene;
    kėta dy skuthėr ne do t'i luftojmė:
    djajtė bėhen mė djaj po t'i nderojmė.
    SHPATI
    Mė mirė me luanėt ballė naltė,
    se sa me zgjebarakėt kredhur n'baltė.
    (Dalin tė tre krah pėr krah, me Shpatin nė mes).
    INSPEKTORI
    Si thua ti, drejtor, me dekret mbreti?
    DREJTORI
    Them si tė m'urdhėrojė autoriteti.
    INSPEKTORI
    Ti pedagog i historisė, Neqefi?
    NEQEFI
    Unė vetėm pėrsėrit ē'mė thotė shefi.
    INSPEKTORI
    Fol, pedagog Mejtep i alkimisė.
    MEJTEPI
    Kum bo jemin pėr hatėr tė xhamisė -
    t'i rri dumdum besnik Naltmadhnisė.
    INSPEKTORI
    Nga kėto fjalė po mė shtohet gazi,
    dhe ē'thotė shkencėtar Dhaskal Papazi?
    PAPAZI
    Bėj si tė urdhėrojė Inspektori
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori.
    INSPEKTORI
    Mbaruam. Shkoni. Po ma solli rasa,
    do vij t'ju bėj vizitė nėpėr klasa.
    (Dalin tė gjithė, me pėrjashtim tė Papazit dhe tė Inspektorit).
    Pedhimu, sot na polli proēkė e re:
    do kemi pėshtjellim nga ata tė tre.
    Ē'mendojnė ata nuk ėshtė personale.
    as nacionale; ėshtė internacionale.
    Dje thoshim nda, pėrēa qė tė sundojmė -
    sot duhet gjithė fetė t'i bashkojmė:
    papistė dhe budistė e myslimanė,
    unitė, sodomitėt janė vėllezrit tanė.
    Si thua?
    PAPAZI
    Sodomitėt janė vėllezrit tanė.
    INSPEKTORI
    Tanėt dhe laramano-kriptomanėt
    dhe neoshqiptarėt janė tanėt;
    dhe ata qė qenė memorandumistė
    dhe sot u bėnė shpejt nazi-fashistė:
    tė gjithė hyrja-byrja t'ia vėrshojmė
    mbi kokė shqiptarit; ta hutojmė,
    ta rraskapitim pjesėn mė tė mirė
    qė kėtė Shqipėri e don tė lirė.
    Pėr politikėn tonė ėshtė vija
    nė botė tė sundojė hierarqia:
    Me papė, shehislamė e me dhespotė,
    qė gjaku i Krishtit tė mos vejė kotė.
    Shumimi i feve na shton ateizėm;
    Duam ē'ka quhet saēerdotalizėm.
    PAPAZI
    Kjo ėshtė pikėpamja teorike.
    INSPEKTORI
    Po tė dėftoj metodėn mė praktike;
    me ar, ofiqe, tituj dhe intrigė
    gjithmonė ka fituar punė e ligė.
    Njeriut qė i vjen mendja vėrdallė
    pranon dhe djallin qė t'i qajė hallė.
    PAPAZI
    Ju kam nė vend tė babės, ju nderoj,
    dhe si tė urdhėroni do punoj.
    INSPEKTORI
    Njė mė tė madhi mos iu lėvdo kurrė
    dhe lajkato kėdo, turq e kaurė,
    ē'janė zyrtarė e ē'janė funksionarė,
    qofshin tė ulėt, qofshin shkallė e parė;
    dhe sidomos me ē'janė autoritete
    u miqėso, t'ia arrish qėllimit lehtė.
    PAPAZI
    Unė rrah tė jem si porosit Ungjilli:
    si pėllumb i butė, i fshehtė si thėngjilli.
    INSPEKTORI
    Bravo! Ashtu tė jesh: dinak si gjarpri
    dhe i pjekur posi gruri nė vaft drapri.
    PAPAZI
    Do ta ndjek fetarisht kėtė kėshillė,
    veē tė mė japin nuse dhe njė villė.
    INSPEKTORI
    Veē tė qėndrosh besnikėrisht i tillė
    pa tė jap nuse, villė dhe automobillė.
    PAPAZI
    Dhe shėrbėtore, qė tė jem rehat.
    INSPEKTORI
    Kafenė do tė ta sjellė mu nė shtrat.
    (Sheh portretin e Skėnderbeut)
    Po mjekėrcjapi?
    PAPAZI
    Ėshtė Gjergj Kastrioti.
    INSPEKTORI
    Ē'tė duhet ai qė vdekur ka qysh moti!
    Hidhe nė kosh portretn' e Skėnderbeut;
    ja ku tė jap surratn' e Ahmet beut;
    nė vend t'atij, na, var tė Zogut Parė,
    t'Augustit qė sundon pėrmbi shqiptarė.
    (I dorėzon fotografinė e Zogut, qė e nxjerr nga ēanta)
    PAPAZI
    Pėrse s'i thonė mbreti i Shqipėrisė?
    INSPEKTORI
    Se tokėn ia ka shitur Italisė.Vendose.
    PAPAZI
    Do ta bėnj.
    INSPEKTORI
    Tani.
    PAPAZI
    Mė vonė.
    INSPEKTORI
    Kjo mė ēudit. S'arrin apo pėrton?
    Je trashko-barkalec - unė jam i gjatė:
    Veē se duhet njė sqepar e latė...
    Ky dru mjafton. (Bėn tė hipė mbi sėndyq).
    PAPAZI
    Mos hip mbi atė sėndyq!
    INSPEKTORI
    Dhe pėrse jo?
    PAPAZI
    Pėrbrenda kam njė kryq.
    INSPEKTORI
    Mė sill sėndyqin tjetėr qė matanė.
    PAPAZI
    N'atė sėndyqin tjetėr kam kuranė.
    INSPEKTORI
    Kuranė e kryqėr nuk mė prishin punė,
    (Hipėn) Zogun e Parė, na! Po ta var unė.
    (Kur heq portretin e Skėnderbeut, bien paratė e fshehura)
    INSPEKTORI
    Ē'ra ashtu?
    PAPAZI
    Bubu, paratė! Ē'mė gjeti mua!
    INSPEKTORI
    Kėtu shoh Skėnderbenė me njė grua. (Zbret)
    PAPAZI
    Ėshtė Parthemoja me Skėnderbenė.
    INSPEKTORI
    Qe poligam, jepi edhe Fatimenė.
    PAPAZI
    Nė shkollė a s'e nderojnė Skėnderbenė?
    INSPEKTORI
    N'asnjė mėnyrė! Na ka prishur fenė!
    Qe ortodoks, pa na u bė mysliman;
    pastaj u kthye pėrsėri kristian -
    kristian, vėrtet u bė, po katolik.
    Jo! Skėnderbeu ka qėnė burrė i lik. (E flak)
    Gabimi qė ke bėrė ėshtė i rėndė -
    me bindje skllavi e bėn tė lehtė pėndė.
    PAPAZI
    Mė fal, Imzot! Do bindem pėrvujtnisht:
    do t'ju shėrbej me besė skllavėrisht.
    INSPEKTORI
    Tė mos tregohesh kurrė skuth i ngathėt;
    u bėre skuth - duhet tė jesh i shkathėt…
    (Duke treguar paratė)
    Sa pėr ato, lėng s'janė e mund t'i mbledhėsh
    po ki kujdes qė gjakun tė mos derdhėsh;
    dhe vloji nė njė qeskė telatinė -
    t'i rrėmbesh shpejt nė rast se lė shtėpinė.
    Shpresoj se kėshtu-tutje s'mė harroni.
    Harrova, na! Mban erė prej Bostoni.
    (I jep kuletėn me dollarė dhe del nga dera me nxitim.)
    THOMAI (duke zgjatur kokėn nga dritarja)
    Qe Maskaroni.
    PAPAZI
    Ti shko pas tij dhe mos e bėj pėr fjalė!
    Tė shohim ē'do na pjellė ēupė a djalė?
    Q'u njoha mė vjen mirė, a mė vjen keq -
    S'e di ku shkoj: nė qiell apo nė dreq.

  20. #40
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    434
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    AKTI I DYTĖ, Skena II
    (Fragment)
    (Papazi, princ Sheradini)
    PAPAZI
    Na njė refren tė himnit qė e kam shkruar
    pėr xhaxhėn tėnd tė dashur t'adhuruar:
    Rrofsh i shtrenjti Trinitet
    Atdhe, Flamur, Zogu mbret.
    Kėtė ja jep princeshės Nėnės sate -
    hesapi pėr tė tri orėt private.
    I thuaj: "I dėrgoj prej anės sime
    njė barrė me tė fala dhe nderime".
    SHERADINI
    Mamaja nuk paguan llogari,
    po do t'ju sjell njė qese me flori.
    E di ku i mban paratė ajo nė dhomė.
    PAPAZI
    Do tė jap "shumė mirė" nė dipllomė,
    Po unė e dua fort Zogun e Parė-
    I naltė Princ, tė qoftė udha e mbarė. (Del Sheradini).
    Kėtė idiot do ta punoj me kthistėr.-
    Nd'u bėftė mbret mė bėn mua ministėr. (Hyn Viljani)
    VILJANI ( i gėzuar)
    Me pedagogėt po vjen Inspektori
    i Ministrisė sė Oborrit, Superiori. (Ata hyjnė).
    PAPAZI
    O djal' i dashur... Zotėrinj mirė se vini.
    INSPEKTORI
    Mirė se tė gjej. Me mėsimet si po vini?
    Drejtor, me pedologun si po shkoni;
    mė shumė e doni apo e nderoni?
    DREJTORI
    Njė profesor kaq tė urtė dhe tė mbarė,
    jam plak, po gjer mė sot nuk e kam parė.
    GJONI
    Mė shumė se i urtė ėshtė i ditur
    nė politesė shumė e shumė i pritur.
    I zoti fort nė etikė dhe estetikė -
    ky edhe djajtė vetė i bėn fisnikė.
    NEQEFI
    I ditur, po edhe i urtė sa njė shqerrė
    qė pi dy nėna, nga cilado tri herė.
    MEJTEPI
    Dhe kur e ngasin kėta ēunat tanė,
    e vjen tė ankohet e fillon e qan,
    fshin lotėt, prapė qan e nxjerr shaminė
    dhe i mallėngjyer flet pėr Shqipėrinė.
    Ah, sa i dhimset fort kjo Shqipėria,
    dhe populli shqiptar, dhe ah, rinia!
    Kėtė me ideale do ta mėsojė,
    ta bėjė Shqipėrinė e Zogut zonjė.
    PAPAZI (me dinakėri)
    Mė dhimset qė nuk ka mbreti fėmijė.
    INSPEKTORI
    Dhaskal, qenke profet me paradije.
    Tė dashur pedagogė, nxėnės, miq,
    ju thirra qė t'ju jap njė sihariq:
    do tė gėzohi shumė; me njė fjalė!
    Nalt Madhėnis' sė tij i lindi djalė!
    GJONI
    Si, djalė?
    NEQEFI
    Djalė? Djalė?
    MEJTEPI
    Vėrtet djalė?
    PAPAZI
    Sa fort po mė gėzon, ja, kjo, njė fjalė!
    O Mbret i naltė, i madh, e bėre fora!
    Po Mbretėresha, ėshtė mirė e gjora?
    INSPEKTORI
    Shėndosh' e mirė porsi ngjala n'ujė.
    DREJTORI
    Me siguri kjo lindje bėri bujė.
    Nė Ministrin e Jashtme se ē'rrėmujė!
    NEQEFI
    Pėr kėtė gjė tė jemi krejt tė bindur,
    armiqtė do pėlcasin nga nakari,
    q'i erdhi fronit tonė trashėgimtari!
    Do shėnoj orėn, minutėn kur ka lindur;
    kėtė gjė duhet t'ia kumtoj rinisė,
    kėtu nis epokė e gjatė e historisė;
    MEJTEPI
    Dhe ē'peshė pati? Dhe ē'lartėsi pati?
    Nė ē'odė lindi? Dhe tė ruhet shtrati.
    Tok me kėto t'i ruhet edhe djepi,
    si thoni ju, o profesor Mejtepi?
    GJONI
    Tė gjitha duhen ruajtur nė muzeum;
    tė bėhet plan edhe pėr mauzoleum;
    turistėt pėr t'i parė do tė vinė;
    kėshtu do tė shtojmė begatinė.
    INSPEKTORI
    Radhituni dhe nisi drejt Bashkisė,
    manifestoni pėr trashėgimtarin
    dhe brohoritni fort pėr shpėtimtarin,
    Zogun e Parė, Mbretn' e Shqipėrisė.
    (Dalin profesorė e studentė me sėrė).
    Dėgjo pedhimu Papadhopullos,
    ē'tė pyet Protopapadhopullos:
    E di ē'u fol nė shtyp pėr Italinė,
    qė rreh tė okupojė Shqipėrinė?
    PAPAZI
    Po.
    INSPEKTORI
    Ne jemi "Kali i Trojės" nė Tiranė
    qė tė ndihmojmė ushtarėt italianė;
    nė qoftė se shqiptarėt kundėrshtojnė
    t'i bėjmė shqiptarėt tė luftojnė
    me njėri-tjetrin - grindje midis syresh.
    PAPAZI
    Po si?
    INSPEKTORI
    Me shumė e shumė lloj qyfyresh.
    Edhe nė kėtė rast na ndihmon feja
    qė n'amėz nakatos idetė e reja.
    Nė Vilėn Lanė do marrėsh dy paketa:
    njė kokė derri ka pėrbrenda njėra;
    e dyta pėrmban sende tė pėgėra.
    Ti vetėm a, ndė daē, me nja dy veta,
    mė shtatė prill, tė premten qė me natė,
    kur hoxhė e priftėr janė akoma ratė,
    kokėn e derrit flake nė xhami,
    po me kujdes, kur nuk tė sheh njeri;
    pastaj sė fshehti shko nė katedrale
    dhe prej sė dytės sendet e pėgatė
    i hidh tė gjitha brenda nė kungatė.
    Mbaro ti kėtė punė kapitale
    dhe t'erdhi koha tė jesh kokorosh,
    pėr ēdo sekondė do fitosh njė grosh.
    Po shko nė Vilėn Lanė sa mė parė.
    Shqipėrinė do ta bėjmė pėr tė qarė. (Del).
    PAPAZI (vetėm)
    O Zoti Krisht! O Perėndi e madhe,
    ēfarė mirėsi mė ēon ti kėsaj radhe!
    Kėshtu pėr javė m'ardhtė e Premte e Zezė!
    Ta llogaris sa do fitoj me vezė?
    Njė **** njė pesare - me njė grosh
    blen tetė vezė - e lė pazarin bosh.
    I shes - i skuq me gjak qė derdhi Krishti.
    Kush tha leksionet unė i ze pėr bishti?
    Jam filozofi unė - teorik -
    im vlla Thomai - ai ėshtė tip praktik:
    nė kishė e nė xhami dėrgoj Thomanė
    qė t'i punojė Shqipėrisė hatanė.
    Hahe, heha, hahe!
    Kam pėr tė bėrė dasmė kėtė pashkė.
    Ftoj Josuf Benė ta kremtojmė bashkė.
    Tash m'erdhi dita tė jem kokonos;
    tė falem, Protopapadhopullos.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 08:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 16:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 20:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •