Close
Faqja 1 prej 12 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 226
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2005
    Postime
    14
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Skėnder P. Luarasi

    Pershendetje te gjithve, ju lutem ata qe kan mundesi dhe kan njohuri, se kush ka qene Skender P. Luarasi, cfare ka bere, nga ka qene, d.m.th. thjesht nje material per jeten dhe veprat e tij, te Postoj ketu, se me duhet shume!

    Ju flm

    Me respekt
    XllokumiX

  2. #2
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Citim Postuar mė parė nga XllokumiX
    Pershendetje te gjithve, ju lutem ata qe kan mundesi dhe kan njohuri, se kush ka qene Skender P. Luarasi, cfare ka bere, nga ka qene, d.m.th. thjesht nje material per jeten dhe veprat e tij, te Postoj ketu, se me duhet shume!

    Ju flm

    Me respekt
    XllokumiX
    Skėnder P. Luarasi (19.1.1900-27.4.1982)

    Skėnder Petro Luarasi u lind nė Luaras tė Kolonjės mė 19 janar 1900.Ka kryer arsimin fillor shqip nė Korēė e Negovan (1909-1911) dhe mė pas studjoi nė Robert Kolegj, Stamboll -Turqi (1912-13), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, nė Sh.B.A (1916-1920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt-Austri (1922-1926) dhe u diplomuar nė Fakultetin e Filologjisė,Vjenė-Austri mė 1930.
    Skėnder P.Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar qė nė moshėn 17-vjeēare.Brezi pėrparimtar i viteve 30-tė e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, pėrkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkėpunėtor i disa organeve tė shtypit pėrparimtar.Ai ka qenė editor-pėrgjegjės nė revistat: Studenti (Sh.B.A,1920), Djalėria (Austri,1927-28) dhe kryeredaktor i revistės Vullnetari i Lirisė (Spanjė,1937), organ i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės.
    Mbas ēlirimit tė vendit, ėshtė nismėtar nė themelimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe anėtar i Kryesisė deri nė nėntor 1949, kur u pėrjashtua pėr disa vjet nga Lidhja pėr qėndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qėndrimeve jodemokratike qė ndiqte Kryesisė e Lidhjes nė fushėn e letėrsisė e tė arteve e nėnshtruar ndaj diktatit tė partisė nė pushtet.Deri nė vitin 1992 krijimtaria e tij (monografi , publicistikė, drama, studime dhe kritikė letrare e historike) botohej pjesėrisht (kryesisht pėrkthimet) dhe nuk analizohej nga pikėpamja shkencore.
    Pėr veprimtarinė e tij tė shquar patriotike- antifashiste-demokratike, edukative e letrare ėshtė nderuar me urdhėrat e lartė:''Urdhėri i Flamurit(1960) dhe ''Nderi i Kombit''(1996).
    U nda nga jeta mė 27 prill 1982.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 17-02-2007 mė 13:28
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Skėnder Luarasi: ''Edhe unė qeshė nė Brigadat Internacionale!''

    Zemra e njerėzimit, e asaj pjese tė tij qė e nxjerr bukėn e pėrditshme me djersėn e ballit, gjithmonė ka rrahur pėr njė rrojtje tė qetė e paqėsore, me dhimsuri pėr fėmijėt e vet e pėr gjithė ata njerėz e popuj, tė ndershėm e punėtorė, por qė hasin vėshtirėsira nė jetė. Qė tė zhduken vėshtirėsitė e tė bėhet jeta e njerėzve dhe e popujve mė e bukur dhe mė e dashur, njerėzit e mirė, ata qė njohin vlerėn e nderit, tė lirisė e tė drejtėsisė, punojnė e luftojnė sa bėjnė theror edhe jetėn e vet.

    Spanjollėt patriotė u pėrpoqėn ta kthenin Eldoradon e tyre nė pronė tė popullit. dhe Spanjėn e shpallėn Republikė. Porse kjo nuk u pėlqeu diktatorėve fashistė, Hitlerit e Musolinit, qė po pregatiteshin tė skllavėronin tė gjithė botėn. Prandaj pėr ata Republika Spanjolle duhej tė shkatėrrohej.
    Me sulmin barbar kundėr Republikės Spanjolle, diktatorėt fashistė bėnė njė provė tė fuqisė sė tyre pėr luftėn qė do t’i shpallnin gjithė njerėzimit. Dhe Frankoja simbas shembullit tė Herostratit, i vuri zjarrin mėmėdheut. Nė krye tė mercenarėve marokenė tė kėmishėzinjve italianė dhe tė hordhive naziste, gjeneralėt tradhėtarė iu vėrsulėn Madridit. Lufta rreth kryeqytetit tė republikės spanjolle qe prova nė do tė fitonte fashizmi apo demokraciaja.
    Mercenarėt qė u sjellin vdekjen popujve, luftuan nė rradhėt e fashizmit. Porse bijtė mė tė mirė tė botės, ata qė donin lirinė e jetėn, rendėn vullnetarė nė ndihmė tė Republikės, duke u rradhitur nė Brigadat Internacionale…

    Le t'ia lemė Historisė ēdo tė thotė pėr epopenė e Madridit Pasi ne sot do tė pėrsėritim: ’’Qė kulēedra fashiste tė mos ngrerė mė krye, dhe njerėzimit tė mos i shohin mė sytė njė katastrofė si atė tė luftės sė dytė botėrore, popujt e botės tua mėsojnė mirė dritėshkurtėve ngjarjen e hidhur tė Spanjės. Dhe kurrė tė mos harojnė a tė heshtin
    Tė moēmit mburreshin duke thėnė: ’’Et in Arkadia ego!’’ (Unė kaam qenė nė Arkadia!) Tė sotmit mburren duke thėnė: ’’Edhe unė qeshė nė Brigadat Internacionale!’’
    (Nga libri ‘’Skėnder Luarasi :Nė brigadat Internacionale’’)
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Petro Luarasi rrėfen sulmin e Hoxhės ndaj tė atit, kur u pėrpoq ta bindėte se atė se kish nisur ai nė Spanjė


    Konfliktet e Skėnder Luarasit me Enverin

    Profesori: Udhėheqėsi, mjeshtėr i madh i “kulaē-kėrbaēit”

    Luan Kondi
    Kastriot Koton

    Deri mė tash, Petro Luarasi, i biri i personalitetit tė shquar, Skėnder Luarasi, na ka pėrshkruar aspekte tė rėndėsishme mbi personalitetin e luftėtarėve shqiptarė nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės dhe aktivitetin e tyre, qė me tė drejtė janė cilėsuar nga mbarė bota progresiste si “Bijtė e Lirisė”.

    Mė pas, ai ka dėshmuar me fakte peripecitė e jetės dhe fundin e tyre tragjik. Shumė prej vullnetarėve, qė dolėn gjallė nga Lufta e Dytė Botėrore, u pėrndoqėn e u sakatuan nga njė luftė e re, akoma dhe mė e tmerrshme, nga e ashtuquajtura luftė ideologjike midis shokėsh me tė njėjtit ideal antifashist. Nė vazhdim tė intervistės shpjegohet takimi i vetėm i zhvilluar midis Hoxhės e Luarasit, dhe pse ishte kaq e rėndėsishme pėr Hoxhėn qė tė siguronte dėshminė, se e kishte dėrguar ai profesorin nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės. Nė vijim tregohet se si diktatori, i pakėnaqur nga qėndrimi i papėrkulur i Luarasit, drejtpėrdrejt ose nėpėrmjet “levave” tė tij, filloi pėrndjekjen, pavarėsishte se Luarasi kishte njė kontribut tė madh si atdhetar dhe ishte shquar si pjesėmarrės nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės. Petro Luarasi e konkretizon rrėfimin e tij me peripecitė qė ndoqėn jetėn e tė atit. Vetėm pse nuk iu nėnshtrua tekės sė diktatorit, pėsoi mėnjanimin, kritikėn, pėrgojimin, pėrjashtimin nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe deri kėrcėnimet nė vepra. Vazhdojmė me tė tjera episode interesante.

    Pse Enver Hoxha e luftonte Skėnder Luarasin?
    Nga sa kam kuptuar, nė marrėdhėniet e ndėrlikuara midis tyre Enver Hoxha e vlerėsonte personalitetin e Skėnder Luarasit, pasi ia njihte mirė tabanin, lidhjet dhe veprimtarinė e shumanshme patriotike e revolucionare. Prandaj, qė nė fillim, mė 1945, u pėrpoq ta kishte nė krahun e tij. Enveri ishte njė psikolog i jashtėzakonshėm, njė politikan i kalibrit tė lartė, por edhe mjeshtėr i madh i akrobatllėqeve pa princip. E njihte mirė artin e “kulaē-kėrbaēit”. Bukuria fizike dhe oratoria natyrale i hipnotizonte ata qė nuk e njihnin mirė. Megjithėse Enver Hoxha nuk kishte shkollim tė lartė e kulturė tė gjerė tė rrėnjosur, jeta nė terren i dha prakticitetin, qė duke e ndėrthurur me amoralitetin pa princip, e bėnte nė mė tė shumtėn e rasteve, superior ndaj “profesorėve eruditė”. Veēanėrisht, nėn drejtimin e Miladin Popoviēit ai pėrsosi mjeshtėrinė e kulisave, qė pėr fat tė keq, arriti ta injektonte edhe te bashkėluftėtarėt e tė njėjtit ideal, duke i shkaktuar njė dėm tė tmerrshėm lėvizjes komuniste shqiptare. Skėnder Luarasi kishte tjetėr “stofė”. Ishte patriot revolucionar idealist; nuk kishte tjetėr ambicje, veē pėrpjekjen pėr mbarėvajtjen e vendit dhe ruajtjen e nderit tė familjes dhe dinjitetit personal. Ai nuk ia shiste lėkurėn askujt.

    Ngjarjet, mesa di, rrodhėn kėshtu: Pas bisedės sė tyre “tė pėrzemėrt” nė qershor 1945, Enveri, nė bazė tė principit “O me mua, o kundėr meje!”, ia gafurri Skėnder Luarasit taborrin e jeniēerėve. Enver Hoxha, krahas policisė sekrete, keqpėrdorte pėr qėllimet e tij tė njohurit e vjetėr, njerėz me cene, informatorėt e regjimeve tė shkuara dhe tėrė lukuninė e frikacakėve e qelepirxhinjve, qė bėjnė hije nė ēdo shtet. Por pėrdorte edhe njė taktikė tjetėr: Nė tė njėjtėn kohė qė i thurrte citate madhėshtore “shqiponjės sė gjuhės shqipe”, Petro Nini Luarasit, idhtarėt e tij ia “tkurrnin shtatin” nė histori.

    Kush ishte Skėnder Luarasi?
    Ai ishte djali i vogėl i Petro Nini Luarasit, familja e tė cilit kishte njė emėr tė madh e lidhje tė gjera, jo vetėm nė Kolonjė, por nė tė gjthė Toskėrinė dhe nė kolonitė shqiptare tė Stambollit, Bukureshtit, Sofjes, SHBA-sė e Vjenės. Djali tjetėr, Dhimitri (Nini), ka njė veprimtari tė shquar nė SHBA, si atdhetar fanolist,ndėrsa e bija, Shega Luarasi-Uēi, ėshtė dalluar si arsimtare, e ndėr tė parat femra pjesėmarrėse nė veprimtarinė antifashiste.

    Fisi Luarasi, mbi bazėn e aspiratave kombėtare, kishte lidhje me familjet e shquara Butka, Ypi, Frashėri, Qiriazi-Dako, Xoxe-Negovani, Topulli, Kosturi, Zavalani, por edhe me individė si Fan Noli, Spiro Ballkameni, Themistokli Gėrmenji etj.

    Qė nė moshė tė vogėl, Skėnderi u brumos me hallet e popullit dhe historinė e vendit. Pa djegien e Kolonjės nga andartėt e vrasje atdhetarėsh, shtegtoi si refugjat e jetoi barbarizmat e rebelėve esadistė e turkoshakėve tė Haxhi Qamilit. Jeta e degdisi nė Stamboll(1911-“12), SHBA (1916-1920), Austri (1922-1930), ku krahas arsimimit u aktivizua nė lėvizjen kombėtare, duke qenė ndėr aktivistėt mė tė shquar tė lėvizjes demokratike fanoliste. Nė vitet 1930-1936 punon si arsimtar nė Shkollėn Teknike, Tiranė, Tregtaren e Vlorės, Gjimnazin e Tiranės e atė tė Shkodrės, duke edukuar njė brez tė rinjsh me pikėpamje pėrparimtare. Nxėnės dhe mė pas bashkėluftėtarė tė tij kanė qenė: Qemal Stafa, Emin Duraku, Nazmi Rushiti, Xheladin Hana, Elez Braha, Vojo Kushi, Sadik Stavaleci, Ali Demi, Asim Zeneli, Nexhat Agolli, Teufik Ēanga, Kristo Isak, Murat Paci, Skėnder Ēaēi, Hajdar Dushi, Reshit Ēollaku, Bardhok Biba, por edhe Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Sadik Bekteshi, Xhemal Broja, Arshi Pipa, Petro Marko, Muhedin Dino etj. Nė veprimtarinė e tij publicistike e politike, krijoi lidhje me njė sėrė personalitetesh si Tajar Zavalani, Branko Merxhani, Lasgush Poradeci, Milto Sotir Gura, Ibrahim Shyti, Migjeni dhe Selim Shpuza, Esat Dishnica, Mustafa Gjinishi, Gjergj Kokoshi, Koēo Tashko etj.

    Duke iu referuar dokumenteve tė fundit, rezulton se Skėnder Luarasi, qė nė vitin 1930 ėshtė njė nga aktivistėt e shquar tė lėvizjes sė majtė nė Shqipėri, tė cilin regjimi i Zogut e cilėsonte “komunist i rrezikshėm” dhe pėr ta dėnuar, nė mungesė tė provave, i inskenonte provokacione nga mė tė ndryshmet. Rast tipik ėshtė inskenimi nė “Gjyqin e komunistėve korēarė”, janar-prill 1931, ku Skėnder Luarasi, edhe nė sajė tė profesionalizmit tė avokatit Terenc Toēi, fitoi pafajėsinė. Edhe nė rastin e Kryengritjes sė Fierit, atė e arestuan si i implikuar, por pėr fat, shpėtoi edhe kėtė herė. Skėnder Luarasi kishte njė ndikim tė madh nė radhėt e rinisė iniciatore nė themelimin e celulave tė para revolucionare nė Shkodėr e Tiranė, qė mė pas u shndėrruan nė Grupin Komunist tė Shkodrės dhe tė tė Rinjve. Mbi bazėn e fakteve qė disponohen, Skėnder Luarasi nuk ishte “komunist”, tė paktėn, sipas botėkuptimit tė sotėm. Idealin e veprimtarisė sė tij ai e pėrmblidhte kėshtu: “Sė pari, e kam ndjerė veten tė lidhur me atdhenė gjithė jetėn time. Them kėshtu, qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn janė bėrė aq shumė spekulime. Sė dyti, kam dashur qė nė kėtė atdhe, populli tė bėnte njė jetė tė njerėzishme, me drejtėsi dhe barazi shoqėrore, qė secili tė gėzonte frutet e punės sė vet, tė nderohej si qytetar i plotė e tė mos rronte njeri nė kurriz tė tjetrit. Them kėshtu, qė tė mos pėrdor fjalėn socializėm, me tė cilėn nuk janė bėrė mė pak spekulime”. Sipas kėsaj, ai ishte pėr njė Shqipėri demokratike. Pėr tė, parėsore nuk ishin bindjet ideologjike, por ēėshtja kombėtare. Ai i respektonte mendimet e kundėrshtarėve deri nė masėn kur ato, nuk pėrbėnin tradhti tė ēėshtjes kombėtare apo tė pėrēanin popullin. Njė vėmendje tė madhe ai i kushtonte zhvillimit tė arsimit e kulturės, prandaj nė pamundėsi tė botonte artikuj e studime, pėrkthente ose shkruante e shfaqte drama si “Agimi i Lirisė” e “Vilhelm Teli”, tė cilat ndikuan shumė nė edukimin e rinisė sė viteve “30.

    A mund tė na i konkretizoni me shembuj pėrplasjet Hoxha-Luarasi?
    Pėrplasja e parė e madhe ndodhi nė nėntor 1949, kur Skėnder Luarasi doli kundėr thyerjes sė normave demoktatike nė Lidhjen e Shkrimtarėve; mbrojti principin e lirisė sė fjalės dhe personalitetin e Sejfulla Malėshovės, duke u pėrballur edhe me disa “miq tė vjetėr” tė Kryesisė, qė kishin lidhje tė forta me Enver Hoxhėn dhe mė pas, doli qė ata zbatonin kryekėput strategjinė e tij, tė pėrcaktuar qė nė mbledhjen pėrkatėse tė Byrosė Politike. Si pasojė, Luarasin e pėrjashtuan nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe nuk i lejohej mė botimi. Udhėheqėsi i qėndisi edhe njė paragraf nė Veprėn e tij tė 6-tė ku Luarasi cilėsohej “Avokat i Sejfulla Malėshovės, arrivist pa princip etj., etj.”. Me ta marrė vesh kėtė, Luarasi i shkroi njė letėr ku e sqaronte se kush ishte nė tė vėrtetė “patrioti dhe arrivisti paprincip”.

    Pas disa vjetėsh, e ripranuan nė Lidhje dhe me rastin e 60-vjetorit tė lindjes, i dhanė “Urdhrin e Flamurit” pėr veprimtari tė shquar. Ja qė fati e solli qė Enver Hoxhės i lipsej glorifikimi i lėvizjes fshatare tė Haxhi Qamilit. Luarasi e dinte “nėn lėkurėn e tij” historinė e kėsaj lėvizjeje anadollake. Qė 13-vjeēar, rrebelėt e kishin lėnė pa rroba e ushqime, i kishin vrarė pabesisht dhjetėra luftėtarė kolonjarė, kishin luftuar kundėr shtetit shqiptar, qė mbrohej krahas tė tjerėve, nga dy idhujt e tij, Isa Boletini e Kolonel Thomsoni. Pėr mė tepėr, po tė pranoheshin tezat e falsifikimit tė kėsaj historie, turpėrohej Fan Noli dhe e tėrė plejada e luftėtarėve progresistė; minohej historia e konsolidimit tė shtetit tė ri shqiptar. Doli me kurajo, sė bashku me historianin e nderuar, Qamil Ēela, kundėr rrjedhės sė Hoxhės e lukunisė sė tij. Pasojat ishin: Qamil Ēelėn e internuan, ndėrsa Luarasit ia filluan avazin e mosbotimeve e pėrfoljes. Dhe, udhėheqėsi pėrsėri ia qėndisi “dacibaon me 50 faqe”, nė Veprėn e 29-tė, por me inicialet S.L....
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #5
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Skėnder Luarasi: “Me vdekjen e Hysni Kapos, u prish ekuilibri nė Byronė Politike”. Mendimi i profesorit ishte se pas kėsaj ndryshuan konjukturat nė instacat e larta qeveritare dhe partiake

    Marrėdhėniet e Skėnder Luarasit me Mehmetin

    Raportet mes Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut, nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės

    Luan Kondi
    Kastriot Kotoni

    Petro Luarasi ka treguar momente tė rėndėsishme mbi personalitetin e luftėtarėve shqiptarė nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės (1936-1939), si dhe kontributin e tyre atje. Duke folur dhe nderuar kėta luftėtarė, pinjolli i Luarasėve, familje me tradita tė shquara patriotike, me tė drejtė thotė sė kėta janė cilėsuar nga bota mbarė si “Bijtė e Lirisė”.

    Mė pas, ai ka dėshmuar pėr peripecitė dhe fundin tragjik tė njė pjese tė mirė tė tyre. Dihet, qė shumė prej vullnetarėve, qė dolėn gjallė nga Lufta e Dytė Botėrore, u pėrndoqėn, u sakatuan nga njė luftė e re, akoma dhe mė e tmerrshme, nga ajo ideologjike. Petro Luarasi shpjegoi takimin e vetėm mes Enver Hoxhės e Skėnder Luarasit, dhe pse ishte kaq e rėndėsishme pėr udhėheqėsin qė tė siguronte dėshminė se gjoja ai e kishte dėrguar profesorin nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės. Ai foli gjithashtu, edhe pėr faktin se si diktatori, i pakėnaqur nga qėndrimi i papėrkulur i Luarasit, drejtpėrdrejt ose nėpėrmjet tė tretėve “leva” tė tij, filloi pėrndjekjen, pavarėsisht se Skėnder Luarasi kishte njė kontribut tė madh si atdhetar dhe ishte shquar si pjesėmarrės nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės. Petro e konkretizoi rrėfimin e tij me peripecitė qė ndoqėn jetėn e tė atit, vetėm e vetėm pse nuk iu nėnshtrua tekės sė diktatorit, ku ndėrmjet tė tjerave, spikaste mėnjanimi, kritika, pėrgojimi, pėrjashtimi nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe deri te kėrcėnimet. Nė numrin e sotėm, Petro Luarasi rrėfen marrėdhėniet e tė atit me Mehmet Shehun, kryeministėr i Shqipėrisė dhe bashkėluftėtar i tij nė Spanjė. Nėpėrmjet bisedave me babanė, 40-vjeēari hedh dritė mbi disa gjėra tė pathėnė deri mė tani, ku vendin kryesor e zėnė marrėdhėniet Enver-Mehmet-Hysni. Pėrse Skėnder Luarasi mendonte qė pas vdekjes sė Hysni Kapos, u prish eluilibri nė Byronė Politike. Ēfarė u kuptua nga fjalimi qė Mehmet Shehu mbajti nė ceremoninė mortore tė Hysniut. Cilat ishin tė tjera mosmarrėveshje ndėrmjet Enverit dhe Skėnder Luarasit pėr Kosovėn dhe pėrse Skėnderit i qante shpirti pėr atė pjesė shqiptare. Pėrse Enver Hoxha nuk e priti delegacionin e kosovarėve, cili ishte qėllimi i vizitės sė tyre. A ka pasur tė tjera raste tė “shigjetimeve” tė Enver Hoxhės ndaj Skėnder Luarasit dhe pse pengohej botimi i veprave tė tij “Gjerasim Qeriazi” dhe “Motrat Qiriazi”. Vizita e Skėnder Luarasit nė shtėpinė e Mehmet Shehut dhe ēfarė u diskutua mes tyre. Ē“donte t’i thoshte Skėnderi Mehmetit me fjalėt: “Ruaje veten!” dhe si reagoi ky i fundit. Si duhet tė vlėrėsohen vullnetarėt shqiptarė tė Luftės Antifashiste tė Spanjės dhe ēfarė pret shoqata e familjeve tė tyre. Pėr mė tepėr, lexoni nė vazhdim tė tjera episode interesante.

    Po tė tjera mosmarrėveshje?
    Por, krahas kėtyre, ka pasur mjaft ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme nga lėmi i historisė e letėrsisė, ku kanė pasur “shigjetime” nė distancė. Pėr ta konkretizuar, po pėrmend historinė e botimit tė monografisė “Isa Boletini”. Babai e kishte pėrgatitur pėr botim me rastin e 50-vjetorit tė Pavarėsisė qė t’ia bashkėngjiste edhe botimit tė monografisė sė Ismail Qemali, si simbol uniteti i “dy shqiponjave tė kombit”. Veprėn e parė ia botuan pas shumė “sakatimesh” e sorrollatjesh, ndėrsa veprės sė dytė iu mundėsua drita vetėm pas dhjetė vjetėsh. Libri niste me kėtė dedikim: “Nanės Kosovė, qė e lindi, e rriti dhe e mban nė gji birin e saj besnik, me zemėr qė rrahu gjer nė fund pėr Shqipėrinė”. Nė faqen e parė, nėn fotografinė e Isa Boletinit, shkruheshin vargjet: “Tokėn tonė, qė e thau osmanllia/Lotėt tanė nuk mundėn me e njomė/E tash na kena me e vadit/Me gjak tė shqyptarit!”

    Krahas fotografive tė tjera historike, ishte edhe njėra, ku nėn staturėn e Isa Boletinit shkruhej: “Me nder, ia dhuroj Isa beg Boletinit, Thomson”. Ndėrkohė, sipas Hoxhės dhe kalemxhinjve tė historisė, kolonel Thomson konsiderohej tradhtar. Ėshtė kjo, njė fotografi me vlera tė mėdha historike, e fiksuar nga aparati fotografik i kolonelit Thomson, gjė qė provon lidhjen e tyre. Redaksia, sigurisht me urdhėr nga lart, kėmbėngulte qė kjo foto tė hiqej. Luarasi kundėrshtonte dhe kėrkonte shpjegime. Me gjithė krasitjet e herėpashershme, sipas kėrkesave tė redaksisė, libri pėrsėri nuk lejohej tė botohej. E pėrsėri fillonin ecejaket autor-redaksi-ankesa. Botimi i kėsaj monografie tė parė pėr heroin e Kosovės, Isa Boletini, kishte rėndėsi tė madhe pėr Kosovėn, e cila nė atė periudhė po jetonte njė situatė tė ndezur. Nė vitin 1970, pasi i kishte bėrė tė tėra pėrpjekjet, Luarasi i dėrgon njė letėr Mehmet Shehut ku i shkruan se kishte vite qė po punonte pėr monografinė e Isa Boletinit, tė cilėn i kishte premtuar t’ia dhuronte pėr ditėlindje. Por, ja qė nuk mund t“ia mbante fjalėn, pasi redaksia nuk ia mundėsonte botimin. Mehmet Shehu thirri kompetentin dhe i kėrkoi shkaqet e mosbotimit. Kompetenti i shpjegoi porosinė nga “lart”. Dhe “ēudia” ndodhi. Mehmeti urdhėroi: “Tė botohet! Tė tilla libra i duhen Shqipėrisė!”

    I gjithė tirazhi i Isa Boletinit u pėrpi nė pak kohė nga lexuesit. Skėnder Luarasi dėrgoi shumė libra nė Kosovė, ku bėri bujė tė madhe dhe mė pas u botua.

    Nė librin “Shpalime historike”, historiani i shquar kosovar, Zekerie Cana, kujton se kur e takoi njė herė Skėnder Luarasin, biseduan edhe mbi temėn historike, dezertori dhe dėshmori, pėr tė cilėn profesor Luarasi theksoi se mund tė shtjellohet njė libėr i tėrė. “Fjalė pas fjale, dolėm te Isa Boletini. E pėrgėzova pėr librin qė kishte nxjerrė, qė shpalosej me pėrkushtimin ndaj Nanės Kosovė. Sakaq u mrrol: Si historian qė je, duhet ta dish se Isa u vra dy herė. Sė pari nga dora e malazezėve dhe sė dyti, nga dora e vetė shqiptarėve. Kjo e dyta, ėshtė njė “magna crimen”. E kishte fjalėn pėr shkurtimin, cungimin dhe censurimin e dorėshkrimit tė tij”.

    Me kėtė rast, dua tė shpjegoj njė ēėshtje mbi tė cilėn spekullohet shumė. Babait i qante shpirti pėr Kosovėn. Shpesh, nė atė kohė, ēohej nga gjumi dhe kėndonte me zėrin e tij, qė mė kumbon ende dhe sot: “Ēoju Shqipni, mos u baj horre/Hajd n’Kosov, o me taborė/Bini ju, shqiptarė, ore/Tan Evropa tė na njohė!” Dhe nuk donte t’ia dinte nga veshėt e “lepujve”. Mos tė harrojmė qė ishte koha kur tė tjerėt i plasnin nė burg pėr tė tilla gjėra. Nga sa mė ka treguar babai, dhe bazuar nė shėnimet qė ka lėnė, bindem qė edhe Mehmet Shehu ishte “kokėkrisur” nė kėtė drejtim. Ai e kishte lidhur besėn pėr ēėshtjen kosovare dhe ishte gati pėr ta mbajtur atė, qoftė edhe duke u sakrifikuar. Nuk e di se si kanė rrjedhur ngjarjet “atje lart”, por njė nga ēėshtjet, ku janė ballafaquar Mehmeti me Enverin, me siguri ėshtė ajo e besės ndaj Kosovės. Pėr kėtė kam dėgjuar me veshėt e mi bisedėn e Skėnder Luarasit me njė pėrfaqėsues tė rėndėsishėm kosovar, qė tha se ishte pritur vetėm nga Mehmet Shehu kur nė fakt, diskutimi ishte pėr ēėshtje politike, gjė qė normalisht i takonte aparatit tė Komitetit Qendror dhe nė bazė tė rėndėsisė sė ēėshtjes, vetė Enver Hoxhės. Shpresoj se me hapjen e arkivave do tė zbardhet mė sė miri ēėshtja e qėndrimit privat dhe zyrtar tė Hoxhės e Shehut nė lidhje me Kosovėn. Njė tjetėr rast i “shigjetimeve” tė Enver Hoxhės, ėshtė ai kur Luarasit i pengohej botimi i veprave tė “Gjerasim Qeriazit” dhe “Motrat Qiriazi”. Qė kur erdhi nė Shqipėri, babai bėri ē“ėshtė e mundur pėr ta rehabilituar kėtė familje tė shquar atdhetare. Pjestarėt e gjithė nė bllok, cilėsoheshin “borgjezė” e “agjentė anglezė”. Atyre ua kishin marrė gjithēka dhe i kishin futur tė jetonin nė njė plevicė. Dy djemtė e Sevasti Qiriaz-Dakos, i kishin futur nė burg. Njėri prej tyre vdiq dhe tjetri, Skėnderi, pas burgut dhe vdekjes sė Sevastisė, u internua, duke i marrė edhe shtėpinė e prindėrve. Me pėrpjekje tė mėdha, ku ndihmoi drejtpėrdrejt Hysni Kapo, ata u rehabilituan dhe shtėpia iu kthye tė zotit. Me kėtė rast, edhe librat u botuan.

    Ē’dinte Skėnder Luarasi pėr Mehmet Shehun?
    Skėnderi e Mehmeti njiheshin dhe kuptoheshin mirė me njėri-tjetrin. Veēanėrisht, Lufta Antifashiste e Spanjės dhe kampi i pėrqėndrimit, ishte kudhra ku u farkėtua njė miqėsi e thellė, qė nuk mund ta thyente as koniuktura politike dhe interesi. Nga sa kam kuptuar, ata mund tė mos kishin domosdoshmėrisht tė njėjtat pikėpamje pėr ēėshtje tė caktuara, por prapė e toleronin njėri-tjetrin, nė sajė tė idealizmit tė tyre. Pėr shembull, Skėnder Luarasi i kishte ndėrhyrė Mehmetit qė tė ndihmonte lirimin e Mirash Ivanait, tė cilin e nderonin qė tė dy. Disa kohė pas vdekjes sė tij nė burg, nė njė bisedė Mehmeti i kishte thėnė se Pushteti Popullor vepronte drejt. Babai i ishte pėrgjigjur: “Por janė bėrė edhe gabime tė rėnda”. “Ē’do tė thuash me kėtė?”, ia kishte kthyer rreptė Mehmeti. Skėnderi i kujtoi vdekjen tragjike tė Mirash Ivanait nė burg, gjė tė cilėn, sipas tij, nuk e meritonte. Ndėr tė tjera, Skėnder Luarasi shkruan: “Mehmeti ktheu kokėn rrėmbyeshėm dhe heshti”. Nga sa kam dėgjuar e mėsuar nga bisedat me babanė, nė shkrimet e tij dhe nga bisedat me luftėtarė tė tjerė tė Spanjės, si Petro Marko e Zef Prela, shprehem se Mehmet Shehu ishte i bindur nė idealin e tij revolucionar, por ishte me karakter tė rrėmbyer dhe nė ekuipazhin e njė anijeje qė komandohej nga Enver Hoxha. Ndaj, edhe ai, si shokėt, bėri gabime tė rėnda. Po tė kishte qenė njė “Enver idealist” timonier, Mehmeti mund tė kishte bėrė mrekullira si kryeministėr. Mes thashethemeve tė shumta qarkullon ideja se Mehmeti e adhuronte Enverin dhe se krisja dhe ngjarjet deri nė vdekjen dramatike tė tij, rrodhėn papritur.

    Unė di kėtė gjė: Babai nuk e mbante portretin e askujt, nė tė gjallė, nė shtėpi; as tė Enver Hoxhės. Vazhdimisht “lepujt” ia vinin nė dukje kėtė “herezi”, por ai u ėshtė pėrgjigjur: “Unė kam parimin qė sa janė gjallė, nuk ua var portretin, sepse “rrofshim shumė e vdekshim me vaft, sa pa bėrė ndonjė mėkat!” Kur vdiq Hysni Kapo, ai vari nė dhomėn e pritjes njė portet tė madh, me njė shirit tė zi nė cep. Dukej shumė i pikėlluar. Kur u njoftua vdekja e Kapos, qėlloi qė po vija nga shkolla. Rrugės shihja njerėz qė dukeshin tė qeshur, ndaj e pyeta babanė se pse ai duhej tė pikėllohej kaq shumė. “Mor bir, kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr Shqipėrinė! U prishėn ekuilibrat”, m’u pėrgjigj ai. Nė atė kohė, nuk e kuptova thelbin e kėsaj pėrgjigjeje. Mė pas, isha prezent nė sheshin “Skėnderbej” ku u zhvillua ceremonia e varrimit. Kur dėgjova nė fjalimin mortor zėrin e Mehmet Shehut, u trondita. Mė kujtohet se pas kėsaj ngjarjeje, babai, sė bashku me vėllanė e Heroit tė Popullit Qemal Stafa, Alaudinin, shkuan pėr t’i uruar ditėlindjen Mehmet Shehut. Nuk u futėn pėr urim sė bashku me grupin e vullnetarėve tė Luftės sė Spanjės, por me grupin pasardhės. Babai mė ka thėnė se dhoma e pritjes sė Mehmetit ishte e mobiluar thjesht. Nė mes ishin vendosur dy kolltukė tė rrethuar me karrike. Nė bisedė me grupin, Mehmet Shehu iu drejtua njė “personaliteti” tė kulturės shqiptare, i cili sapo kishte dalė nė pension. E pyeti se ē’punė kishte nėpėr duar. Ai iu pėrgjigj se, meqė kishte dalė nė pension, nuk po merrej me asgjė. Mehmeti iu drejtua se pėrse nuk merrte shembull nga profesori Skėnder Luarasi, i cili, megjithėse nė pension, vazhdimisht krijonte.

    Ky “personalitet” vazhdimishte shquhej pėr krasitjet dhe pengesat qė nxirrte pėr botimin e veprave tė babait. Mė kujtohet, me daljen e monografisė sė Isa Boletinit, ai nxitoi tė botonte njė artikull ku shkruante: “Kur Isa Boletini vajti nė Vlorė, e takoi Ismail Qemalin, u ul nė gjunjė pėrpara flamurit, e puthi dhe i tha: Tani e kuptoj pėrse kam luftuar”. Shprehja e fundit, e shtuar nga “personaliteti”, e ulte shumė Isa Boletinin. Le tė kthehemi te takimi me Mehmetin. Kur grupi u ngrit pėr t’u larguar, Mehmeti e kapi babanė nga krahu dhe i tha qė tė qėndronte edhe ca. Fiqreti doli dhe ata mbetėn vetėm. Nė bisedė e sipėr, babai i tha: “Mehmet, ruaje veten!”. Mehmeti u zbeh. Ktheu kokėn. Ndėrsa sytė i shkrepėtinin mes reflektimit tė dritės nga syzet, tha: “Derisa kam arritur kėtu, do tė di ta ruaj”. Koha tregoi tė kundėrtėn.

    Ky ėshtė nderim pėr luftėtarėt e Spanjės?
    Jetojmė kohėn e hapjes sė kufijve, ballafaqimin e pikėpamjeve dhe ekspansionin “pa cak” ekonomik, politik e kulturor. Nė kėto kushte, njė problem tė madh pėr popujt e vegjėl e tė varfėr pėrbėn identiteti e mbijetesa. Nė kėtė ballafaqim demokratik, njė nga mjetet mė tė fuqishme ėshtė studimi e mbrojtja me pėrkushtim i vlerave kombėtare dhe ekspozimi i tyre nė sistemit e vlerave universale botėrore.

    Njė nga veprat mė tė mėdha tė popullit shqiptar, liridashės e human, ėshtė pjesėmarrja e gjerė nė Luftėn Antifashiste, jo vetėm pėr ēlirimin e territoreve shtetėrore, por edhe mė gjerė.

    Ēdo harresė apo pėrēmim i kėtij fakti, ėshtė i pamoralshėm e i dėnueshėm. Atdhetarizmi ėshtė etaloni i vlerės parėsore tė individit ndaj shoqėrisė dhe tė njė kombi ndaj botės demokratike. Duke analizuar tezėn spekulative tė kolaboracionistėve, tė cilėt shfajėsohen “u bashkuam me fashizmin qė tė luftonim komunizmin”, theksojmė faktin se lufta botėrore zhvillohej midis koalicionit antifashist dhe atij fashist ku forcat komuniste ishin vetėm pjesėz e aleancės sė vendeve demokratike, duke u shpallur bashkėrisht fitimtarė tė luftės.

    Kombi shqiptar e ka treguar ndėr shekuj fytyrėn e shpirtin e tij progresiv,human e tė qytetėruar. Janė tė shumta rastet kur pėrfaqėsues tė tij kanė investuar nė historinė e kombeve tė tjera (nė Turqi, Egjipt, Greqi etj) me burra shteti dhe ndihmė vullnetarėsh. Pėr periudhėn antifashiste vlerėsoj se Lufta Antifashiste e Spanjės ėshtė prova mė domethėnėse.

    Por si pasojė e rrethanave, kjo vlerė kombėtare u zbeh nga ambicja personale e njė personi, qė nuk i interesonte asgjė, pėrveē pushtetit tė tij. Pėr dikė qė nuk gėzon njohuritė e mjaftueshme mbi kėto ēėshtje, do tė dukej e pabesueshme qė nė njė vend me ideologji tė majtė, tė mos vlerėsohen si duhet luftėtarėt antifashistė tė Luftės sė Spanjės. Por ky ėshtė njė fakt i padiskutueshėm. Nga viti 1945 e deri mė sot, herė ėshtė penguar e herė ėshtė neglizhuar nė mbledhjen e tė dhėnave mbi kėtė ēėshtje. Si mund tė shpjegohet ndryshe, qė ndėrsa po punohet me kėmbėngulje pėr pėrcaktimin e saktė tė tė rėnėve nga turli lloj ushtrishė tė huaja, po u vendosen pllaka pėrkujtimore, u ngrihen monumente e varreza madhėshtore, madje u bėhen edhe homazhe artistike me shpenzime maramendėse, edhe “armiqve tė dashur”. Pėr “bijtė e lirisė” tė kombit shqiptar, luftėtarėt e parė antifashistė, nuk kryhet asgjė. Ėshtė tragjike qė nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut nuk ka, qoftė edhe njė pllakė pėrkujtimore pėr heronjtė e njohur e tė panjohur tė Spanjės. Por mė tragjike, e qė na korit nė sytė e botės, ėshtė mungesa e njė simboli pėrkujtimor pėr heronjtė antifashistė shqiptarė, qė nuk dihet se ku ju tretėn eshtrat anembanė Spanjės. Lėre pastaj, qė dikush nga shteti shqiptar tė interesohet zyrtarisht pėr hulumtimin e tyre.

    Nė vitin 1996, familjet e vullnetarėve tė Luftės Antifashiste tė Spanjės dhe disa simpatizantė tė pakėt, krijuan njė shoqatė modeste pėr tė mbajtur gjallė emrin dhe veprėn e Bijve tė Lirisė tė kombit shqiptar. Nė kuadėr tė 60- vjetorit tė fillimit tė Luftės Antifashiste, njė delegacion i shoqatės, me shpenzimet e veta, u takua me shoqatat simotra nga e tėrė bota. Kėshtu na u dha mundėsia tė vendosim njė kurorė me lule, njė grimcė mirėnjohjeje nė nderim tė heronjve tanė. Jetojmė me bidjen se sė shpejti, nė atė vend tė shenjtė, mes simbolesh madhėshtore nga kombet e tjera, do tė bashkohet edhe i 53-ti, ai i kombit shqiptar. Shoqata e Vullnetarėve nė Luftėn Antifashiste tė Spanjės po mbledh dėshmi dhe dokumante pėr pėrcaktimin e pjesėmarrėsve nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme...
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Rrėfimi i Petro Luarasit, djalit tė personalitetit tė shquar Skėnder Luarasi


    “Ja si shpėtoi nga diktatura im atė”

    Censurimi i veprave e detyroi profesorin qė t’i futej pėrkthimit

    Luan Kondi
    Kastriot Kotoni
    Ai nuk harroi tė pėrmendė se shumė prej vullnetarėve, qė dolėn gjallė nga Lufta e Dytė Botėrore, u pėrndoqėn, u sakatuan nga njė luftė e re, ajo ideologjike. Duke zbardhur marrėdhėniet e babait tė tij me personalitete tė larta tė sistemit tė kaluar, Petro Luarasi shpjegoi takimin e vetėm mes Enver Hoxhės e Skėnder Luarasit, si dhe lidhjet me Mehmet Shehun, kryeministėr i Shqipėrisė e bashkėluftėtar i tij nė Spanjė. Mbi tė gjitha, 40-vjeēari hedh dritė mbi disa gjėra tė pathėna deri mė tani, ku vendin kryesor e zėnė marrėdhėniet Enver – Mehmet - Hysni. Nė numrin e sotėm ai tregon se pse nuk u eliminua Skėnder Luarasi nga diktatura, si dhe pėr letėrkėmbimin e tij me familjen e Asim Vokshit. Pėr mė tepėr lexoni intervistėn.

    Pse diktatura nuk e eliminoi Skėnder Luarasin?
    Pėr kėtė ka disa versione. Disa mendojnė se ai arriti tė mbijetojė, sepse ishte djali i Petro Nini Luarasit. Tė tjerė thonė se shpėtoi gjallė nė sajė tė veprimtarisė sė tij nė Shqipėri e Spanjė, dhe se kishte mbrojtje nga brenda e jashtė vendit. Apo se e mbronte Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo e nuk merrej me politikė.

    Skėnder Luarasi lindi nė Luaras tė Kolonjės mė 19.01.1900. nė familjen e Petro Nini Luarasit, i cili megjithėse ishte ortodoks i vuri tė birit emrin Skėnder nė nderim tė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut dhe kumbarit, Naim Frashėrit, qė e kishte rilindur heroin nė poemėn “Istori e Skėnderbeut”. Naimi e bekoi foshnjėn: “Skėnderi u bėftė njėqind vjet dhe i ngjaftė t’et”. Dhe vėrtet jeta 82-vjeēare e Skėnder Luarasit eshte ajo e njė atdhetari tė kulluar tė cilit iu plotėsua dėshira kur thoshte: “Rrofsha shumė e vdeksha me vakt, sa pa bėrė ndonjė mėkat”.

    Cila ishte veprimtaria e Skėnder Luarasit nga vitit 1945 deri nė vitin 1982?
    Periudha 1945 - 1982 ėshtė etapa e dytė e veprimtarisė sė demokratit tė madh Skėnder Luarasi, kur atij iu desh tė pėrleshej me diktaturėn totalitariste dhe qėndrimet antikombėtare nė histori e politikė. Shembujt janė tė shumtė qė kur u zgjodh deputet nė legjislaturėn e parė dhe u kritikua pėr oportunizėm nė luftėn e klasave. Kur njė ish-nxėnės i tij komunist, me pozitė tė madhe, e kėshilloi me dashamirėsi tė kishte kujdes, meqė kishte mbledhur tė gjitha shtresat kolonjare nė kuvend, pėr hir tė unitetit kombėtar e ndėrtimit bashkėrisht tė Republikės sė Popullit, profesori iu pėrgjigj: Po ku do ta fusėsh atė nėnė kolonjare qė burri iu vra me Ballin dhe i biri me partizanėt, te populli apo tek armiku i popullit. Shembujt janė tė shumtė:

    Nė Konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, ku doli nė mbrojtje tė lirisė sė fjalės, respektimit tė institucioneve kolegjiale dhe demokratike dhe u debua nga Lidhja si “avokat i S. Malėshovės”, kur kundėrshtoi tezat “haxhiqamiliste” tė diktatorit, u etiketua shkrimtar borgjez, arrivist, etj. Ai doli nė ruajtje e konsolidim tė gjuhės sė njėsuar shqipe, nxori nga pluhuri i harresės dhjetėra figura tė shquara tė kombit, tė njollosura si “borgjeze”, ngjarje historike madhore tė trajtuara me objektivitet shkencor nė luftė me “ēapaēulėt e kalemxhinjtė e porositur”. Ka shkruar dhjetėra libra, monografi, drama e pėrkthime brilante, ku dallohet vepra madhore “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar” (e pa botuar). Kėto veprimtari e radhisin Skėnder Luarasin, sipas studiuesit kosovar Ali Aliu, si njė ndėr personalitetet mė tė fuqishme tė historisė e kulturės sė kėtij fundshekulli, qė Kosovėn e kishte shqetėsim tė parė”. Jup Kastrati e krahason me Nolin e Konicėn, ndėrsa Aleks Buda thekson se “Skėnder Luarasi ishte i fundmi i rilindasve, njeriu i Fjalės sė Lirė, qė gojėn ia mbylli vetėm vdekja”. Nafiz Bezhani, kryetar i Komisionit tė Verifikimit tė Figurave, nė librin e tij “Mėkatarėt” thekson se Skėnder Luarasi ishte njė personalitet i madh kundėr diktaturės, qė shfaqte hapur e pa u trembur pikėpamjet e tij demokratike.

    Shumė shkrimtarė e kanė trajtuar Skėnder Luarasin si personazh kryesor nė libra, si te: “Burgu” i Haki Stėrmillit, Astrit Larinasi nė “Nė valėt e jetės” tė Vedat Kokonės, Profesor Tomorri nė “Hasta la Vista” e Petro Markos, mėsuesi i letėrsisė sė Qemal Stafės nė filmin “Qortimet e vjeshtės”, nė dokumentarin “Njeriu i fjalės sė lirė” etj.

    Ai ėshtė vleresuar me dekoratat; “Mėsues i Merituar”, “Punonjės i shquar i shkencės”, “Urdhri e Flamurit” dhe “Nderi i Kombit”

    Thuhet se babai juaj ishte mik i Lasgush Poradecit. A mund tė na thoni diēka mė shumė rreth kėsaj?
    Unė po ju tregoj njė artikull tė botuar te “Shqipėria e Re” mė 6 janar 1929, ku shkruhet: “Poeti Lasgush Poradeci u nis pėr nė Shqipėri. Gjėndja e tij shėndetėsore vazhdon tė jetė e keqe.

    Grac. 1 janar: Poeti Lasgush Poradeci, pas dy vjet vojtjeje, tue qenė se s’mundi tė shohė as njė pėrmirėsim nė shėndetin e tij, u nis dje pėr nė atdhe, pas rekomandimeve tė mjekėsit universitar Profesor Heinrich di Gaspero. Lasgushi do vejė nė shtėpinė e tij prindėrore nė Poradec, pėr t’i rėnė pas shėndetit tė tronditur. Shpresohet se ndryshimi i klimės, dieta dhe shėrbimi qė do tė gjejė poeti pranė familjes sė vet do t’ia ristabilizojnė krejt shėndetin.

    Gjithė studentėt shqiptarė nė Grac u mblodhėn ta pėrcjellin Lasgushin. Poeti shoqėrohet nė kėtė udhėtim prej kolegut tė tij tė Vjenės, Skėnder Luarasi, i cili mori leje nga inspektoria e studentėve t’a pėrcjellė Lasgushin gjer nė Poradec.

    Skėnder Luarasi njė nga mė eminentėt studentė shqiptarė, ėshtė i bir i Petro Nini Luarasit, i ati ylli tė ndritur q’u doq me aq zjarr nė qjellin e veteranėrisė shqiptare: gjesti fisnik i studentit Skėnder Luarasi na mbush me mallėngjim”.

    Po ashtu, nė njė tjetėr artikull shkruhet: “Skėnder P. Luarasi, studenti enthusiast i Vjenės, q’ish nisur pėr tė shoqėruar Lasgushin nė Poradec, masi poeti u kthye prapė nė Grac, vazhdoi vetė udhėtimin dhe arriti nė Korēė. Atje autoritetet e zunė dh’e dėrguan nėnė vėrejtje, me aeroplan nė Tiranė.

    Nuk kuptohej kjo sjellje e autoriteteve tė Korēės: “Nė Shqipėri simpathia e pėrgjithshme pėr vjershėtorin Lasgush Poradeci sa vjen po shtohet. Nga tė gjitha anėt ndihmat rrjedhin pa kursim. Shenja tė mira se zumė tė ēmojmė artin”.

    Ėshtė folur shpesh pėr njė censurė tė veprave tė Skėnder Luarasit. A u ndalua ndonjė vepėr e tij?
    Skėnder Luarasit shpesh nuk ia botonin shkrimet e librat. Veēanėrisht tė ashpėr u treguan me dramėn “Stuhi nė prill”, qė S. Luarasi kishte shumė dėshirė tė botohej. Kjo dramė ishte nė vargje me rimė dhe portetizonte personazhe historike gjatė periudhės pak pėrpara e pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia. Atje pėrshkruheshin edhe disa detaje nga lėvizja revolucionare e komuniste duke pėrmendur kalimthi luftėn e Spanjės. Me gjithė insistimin e S. Luarasit mbi rėndėsinė e kėsaj vepre, tė shkruar nė prag tė 60-vjetorit tė Pavarėsisė, recensat e ekspertėve tė redaksisė sė botimeve ishin njėra mė e egėr se tjetra. P.sh., nė njėrėn recensė, midis tė tjerave theksohet: Ēėshtja e vullnetarėve tė Luftės sė Spanjės, qė pėrshkojnė dramėn dhe “Zėri i Madridit”, e kanė errėsuar tė vėrtetėn historike qė ēdo aksion patriotik e revolucionar mbėshtetjen kryesore e ka pasur tek lėvizja revolucionare e vendit, e cila nė ato momente ishte mjaft e gjallė… Ndėrsa pėr tė njėjtėn vepėr dashamirėsi, Mark Dodani, privatisht shkruan: Pėr Spanjėn (luftėn e asaj kohe) pėr sa ėshtė trajtuar nė vepėr nuk shoh asnjė shqetėsim.

    Nuk e di se nė ē’rrethana teatri A. Z. Ēajupi i Korēės, pranoi ta shfaqė mė 1972-shin (mė duket se nė prill). Regjia ishte e Dhimitėr Orgockės, dekori nga Niko Progri, ndėrsa nė rolet kryesore luanin: Pandi Raidhi, Dhimitėr Orgocka, Dhorkė Orgocka, Minella Borova, Jani Riza etj. Pėr dy ditė Korēa ziente. Mbaj mend se ditėn e dytė para shfaqjes u bė edhe njė mbledhje me podium tė gjerė. Babai fluturonte nga gėzimi. Lajmi pėr suksesin e madh tė shfaqjes u dha edhe nė Radio Tirana. Ditėn e tretė shfaqja u ndalua me urdhėr nga lart. S’mė shlyhet nga mendja pikėllimi i aktorėve dhe i regjisorit tė nderuar.


    Letėr vėllait tė Asim Vokshit

    Albacete, 2 dhjetor 1937

    I dashur Myftar!

    Nga shqiptarėt qė kanė ardhur vullnetarė nė Spanjė, marrim pėr shembull dy karaktere tė kundėrta: njėri syresh, i trembur nga rreziqet e luftės, u kthye prapa, u shpall dezertor, dhe sot rron, as qė duam ta dimė se ku, i pėrbuzur nga tė gjithė ata qė e kanė njohur. Tjetri, pėrherė edhe mė i fortė, sa mė e rreptė qė tė ishte lufta, qėndroi i patundur nė krye tė batalionit tė vet, luftoi si hero i vėrtetė, dhe, i pari ndėr tė parėt, ra dėshmor.
    I dashur Myftar, prej kėtyre tė dyve, duke zgjedhur midis tė gjallit dezertor dhe tė vdekurit dėshmor, cilin do tė dėshiroje tė kishe pasur pėr vėlla?
    Tė ēmojmė pėr mbi tė gjitha tė tjerat se je vėllai i Asimit. I paharruari, si shqiptar qė ishte, qe bashkėluftėtari ynė, por nė zjarrin e pėrpjekjeve u bėmė ca mė tepėr, u bėmė miq e shokė. Dhe tani ai qė ishte mė i riu, ka qenė mė i miri ndėr tė gjithė. Mbase humbi jetėn qė nė fillim tė luftės mė i riu, mė i miri, mė i dashuri ndėr ne tė gjithė, qė ta kuptojnė tė tjerė tė rinj shqiptarė, qė ē’therori e madhe u dashka qė tė shpėtojė nga mėnxyrat e jetės faqezezė, qė po durojnė kafshėrisht. Nė kėt kuptim, Asimi nuk ka vdekur. Nė kujtimin e shokėve italianė garibaldinas, qė dėshmojnė pėr vdekjen heroike tė tij, nė kujtimin e shokėve shqiptarė, qė e dinė se djaloshi kosovar ka ditur jo vetėm tė vdesė, por edhe tė rrojė heroikisht, fytyra e tij fisnike do tė mbetet e paharruar. Janė tė dyja, bukuria e jetės dhe bukuria e vdekjes sė tij, qė na bėjnė t’i jemi mė pranė kėsaj figure, qė ta mbajmė tė skalitur nė mendje nė tė gjithė madhėshtinė e saj. Kjo vetėdije na mbushi me mburrje qė heroi, vėllai yt Asimi, ishte edhe bashkatdhetari ynė, miku dhe shoku ynė, vėllai ynė.
    Tė shkruaj ty, nxėnėsit tim tė njėhershėm, se ty tė kam njohur, pėrndryshe kėtė letėr ngushėllimi ua kam detyrė tė gjithė anėtarėve tė familjes sė Asimit, e, nė radhė tė parė, me tė vėrtetė, asaj qė i dhuroi jetėn heroit tonė tė ri. Ajo vetė ėshtė e dashur dhe trime, por, natyrisht, zemra e nėnės, sado e madhe, preket gjithnjė e mė tepėr prej humbjes sė dajlit tė saj. E ke detyrė t’i japėsh ngushėllimin e duhur. Nė kėt mes, tė shoqėrojmė me simpatinė mė tė thellė, ne shokėt e tu e t’Asimit.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Krijimtaria e Skėnder Luarasit



    A.Shqipėrime
    1) Johan Volfgang Gėte (Johann Wolfgang von Goethe)
    1.Faust (Faust)
    2.Gėci i Berlihingenit (Go''tz von Berlichingen)
    2)Uiliam Shekspir (William Shakespeare),
    1.Rikardi II (Richard II)
    2.Rikardi III (Richard III),
    3.Tregtari i Venedikut (Merchant of Venice)
    4.Komedia e gabimeve (Comedy of Errors)
    5.Mbreti Lir (King Lear)
    6.Si ta doni (As You Like It) (i pa botuar)
    3)Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller)
    1.Cubat (The Robbers)
    2.Fiesko (Fiesco)
    3.Intrigė e dashuri (Intrigue and Love),
    4.Vilhelm Tel (William Tell)
    5.Don Karlos (Don Carlos). (i pa botuar)
    6.Vajza e Orleanit (Die jungfrau von Orleans),( ipa botuar).
    4)Ualt Uitman (Walt Whitman)
    1.Fije bari (Leaves of Grass),
    5)Xhorxh Bajron (George Byron)
    1.Ēajld Harold (Childe Harold's Pilgrimage)
    6)Aleksandėr Pushkin (Aleksander Sergejeviē Pushkin)
    1.Boris Godunov
    7)Alfred Tenison (Lord Alfred Tennyson).
    1.Enoh Arden (Enoch Arden)
    8)Gotold Lesing (Gotthold Ephraim Lessing)
    1.Emilia Galoti (Emilia Galotti)
    9)Aleksandėr Ostrovski
    1.Shtrėngata
    10)Lope de Vega (Lope Felix de Vega Carpio)
    1.Fuente Ovehuna
    11)Oskar Uaild (Oscar Wilde)
    1.Pėrralla tė zgjedhura
    12)Ēarls Dikens (Charles Dickens)
    1.Oliver Tuist
    13)Kalidasa
    1.Sakuntala
    14)Xhon Milton (John Milton)
    1.Samson Agonites,
    15)Tomas Uinkop
    1.Skėnderbeu
    16) Rodriguez
    1.Kėtu fjeti njė perėndi ( ipa botuar)
    17)Henri Uodsuėrth Longfellou (Henry Wadsworth Longfellou)
    1.Kėnga e Hajavathės
    18)Gribojedov
    1. Mjerė kush ka mend ( i pa botuar)-etj


    Krijime letrare
    1.Isa Boletini, monografi,
    2.Ismail Qemali,monografi.
    3.Motrat Qiriazi,monografi
    4.Kolonel Thomson
    5.Petro N.Luarasi,jeta dhe vepra
    6.Migjeni,jeta dhe vepra
    7.Gjerasim Qiriazi,jeta dhe vepra
    8.Sevasti Qiriazi,vepra
    9.Nė Brigadat internacionale
    10.Agimi i Lirisė-dramė(e shfaqur me 1932)
    11.Stuhi nė prill-dramė(e shfaqur me 1971)
    12.Fjala shqipe-publicistikė
    13.Fjala e lirė shqipe (publicistikė e studime)
    14.Kujtime historike
    15.Kujtime autobiografike(Ē'kam parė e ē'kam dėgjuar),etj
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Shqipėrime tė Skėnder Luarasit:

    Skėnder Luarasi njihet nga lexuesi i gjerė kryesisht si pėrkthyes. Po publikojmė disa nga shqipėrimet e tij, tė marra nga libri ''Visare poetike'' qė do tė botohet sė afėrmi.

    Edmund Spenser
    Sonet pėr Skėnderbeun (*)

    Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
    Me monumentet e moēėm burrash trima,
    Heronj qė pėrmes veprave pa mort
    Mahnitėn botėn, dhe nė prrallė e rima
    Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
    Statujat e tyre, kolose tė larta
    E beret triumfore q’i pėrshkon
    E bukura me madhėshtit’ e narta.

    Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
    Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
    I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
    Triumfe tė vėrtetė meriton.
    Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe -
    Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!

    ------------
    Edmund Spenser (1552-1599) shquhet ndėr mė tė mėdhenjtė poetė epikė tė Rilindjes Angleze. Ai cilėsohet ''poeti mė i madh anglez i eres Elisabetiane''.(The world book encyclopedy,1993)
    (*) Ky sonet u permend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin ’’Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe’’. Botimin anglisht tė kėtij libri, Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij ’’Faerie Queene’’(''Mbretėresha e zanave''), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan ‘’qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe'' (''Sleeves dependant albanese iyse'').
    Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombėtar S.Luarasi e ka pėrmendur nė studimin e tij ''Skėnderbeu ne letėrsine angleze'' dhe e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta ''Drita'', f.12)


    Njė nga vlerėsimet e albanologut tė shquar M. Lambertz
    pėr shqipėrimin e Faustit nga S. Luarasi






    Johan V. Gėte
    Nga Fausti(*)


    Kushtim

    Sėrish m’afrohi, hije luhatore,
    Qė nė rini iu shfaqėt syrit tim.
    A tė pėrpiqem tash t’ju ndal pėrdore?
    Prap mė qan zemra pėr atė vegim?
    Po grahni! Mirė! Me fore urdhrore
    Rreth meje ēohi tymit n’agullim;
    Dhe ma trondit si nė kėrthi krahrorin
    Fryma magjike qė ju ndriēon korin.

    Sillni fytyra motesh tė gėzuar,
    Hije tė dhėmshura me ēmallin synė;
    Si njė pėrrallė e vjetėr gjysmė e shuar,
    Vjen dashuri e parė me miqėsinė.
    Pėrtrihet dhimbja, ngjallet gjėmė e shkuar
    E jetės nėpėr shteg plot labirinte
    Dhe grish tė mirėt qė, pėr aq orė hareje
    Tė rrejtur fatit, vanė para meje.

    Shpirtrat, q’u kam kėnduar mė sė pari,
    Kėngėt e ra s’po m’i dėgjojnė dot;
    Sa miq qė pata tash i mbulon varri,
    Jehonė e tyre ushton e mekur sot;
    Turmės sė huaj i ligjėroj sė qari,
    Edhe lėvdat’ e saj mė duket kot;
    Dhe sish qė kėnga m’i gėzoi mė parė,
    Ndė rrojnė, harbojnė botės sė pėrndarė.

    Njė mall qė e pata zvjerdhur mė zė prapė
    Pėr shpirtrat qė po heshtin n’amėshim,
    Piptimė e kėngės sime, si nga nj’arpė
    Eljane, e shkretėz endet pa caktim.
    Mė rrjedhin lot’ e drithma mė ka kapė,
    E rrepta zemėr rreh me mallėngjim:
    Atė q’e kam e shoh si nė pėrrallė,
    Dhe ē’ishte e zhdukur po mė del e gjallė.

    ----------------
    Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) poet, novelist , dramaturg e dijetar, figurė qėndrore e letėrsisė klasike e romantike gjermane.Ai rradhitet ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm e mė ndikues nė letėrsinė moderne evropiane. (The world book encyclopedy,1993)

    (*) Fausti, kryevepra botėrore e Gėtes u shkrua gjatė periudhės (1808-1832) duke u pėrfunduar
    pak muaj para se ai tė ndahej nga jeta. Fausti konsiderohet si njė nga veprat dramatike mė tė vėshtira pėr tu kuptuar e pėrkthyer.
    Shqipėrimi i Faustit nga S.Luarasi pėr ''konjuktura politike'' u botua i copėzuar (Pjesa e parė mė 1957, vepra e plotė ''me redaktime'' mė 1987)
    Botimi i plotė i shqipėrimit tė Faustit sipas dorėshkrimit tė Skėnder Luarasit u realizua mė 1999 nga Shtėpia Botuese Argeta LMG, pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar pėr kulturėn shqiptare dhe kurorėzon vlerat e shqipėruesit.



    Kėnga e pleshtit

    Dikur njė mbret jetonte
    Qė kish njė goxha plesht;
    Tė birin sa e donte,
    Dhe pleshtin aq e desht.
    Prestarit i dha urdhėr
    T’i bėnte nė jelek,
    Ta vishte pleshtin bukur
    Me setr’e benevrek.

    Dhe pleshti bukur veshur,
    Me kadife e kaftan,
    Me jetullat i ngjeshur,
    Nė gjoks var njė nishan.
    Na u bė kryeministėr,
    Vėllezėr e motra ftoi;
    Gjithė erdhėn varg e vistėr,
    N’ofiq tė lart’i ēoi.

    Mbretresha dhe princeshat,
    Zotrinjt politikanė
    Pickoheshin nga pleshtat -
    T’i vrasin, frikė kanė!
    Kruheshin, po s’i kapnin,
    S’u bėnin dot asgjė.
    Por ne me vrap e vrasim,
    Kur na pickon ndonjė.



    Fridrih Shiler
    Nga Vilhelm Teli(*)

    Antinghauseni

    A paska pasur aq guxim fshatari,
    Me mjet tė vet, pa ndihmė tė bujarve?
    Kur paska kaq besim nė vetvete,
    Nuk ka nevojė, jo, pėr forcėn tonė;
    Shkujdesur mund tė zbresim ne nė varr,
    Duke menduar qė fuqi tė ra
    Do rritin madhėrin e njerėzisė.
    (Vė duart mbi krye tė djalit, i cili qėndron mė gjunjė para tij.)
    Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
    Liri e re mė e mirė do blerojė;
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.

    ………………………………………

    Antinghauseni

    Djal' njihe mir' kėt' popull prej barinjsh!
    E njoh unė q'e udhėheq n'luftė;
    Unė e kam parė qysh luftoi nė Favenc.
    Po le tė vijnė e tė na vėnė zgjedhė;
    Ne s'do ta mbajmė kurrė atė zgjedhė.
    - Im nip, mėso tė dish prej ē'fisi je!
    Mos flak margaritarėt e vėrtetė
    Pėr hir tė njė shkėlqimi tė gėnjeshtėrt.
    Ji prijės i njė populli tė lirė,
    Qė tė bėn veten fli nga dashuria
    Dhe qėndron tok me ty nė luft' e vdekje;
    Kjo qoftė bujaria qė tė mburr.
    Forco cilsit' e trashėguara t'gjakut;
    Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė
    E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde;
    Kėtu ėsht' e forta rrėnjė e forcės sate;
    Atje, nė vend tė huaj, qėndron vetėm,
    Si i dobėti kallam q'e thyen shqota…

    ----------
    Johann Christoph Friedrich von Schiller (1759-1805) cilėsohet si dramaturgu mė i shquar gjerman dhe i dyti pas Gėtes si figurė udhėheqėse e letėrsisė gjermane.(The world book encyclopedy,1993)
    (*)Vilhelm Teli u botua mė 1804 dhe dramatizon luftėn e popullit zvicerian pėr liri.
    Shqipėrimi u botua mė 1934 e u prit me entuziazėm. Drama u shfaq nga rinia progresiste edhe gjatė luftės nacionalēlirimtare.
    Fragmentet ''E vjetra shembet,kohėt po ndryshojnė…'', ''Atdheut, besnik shiko ti rrish mė pranė…'',etj. mėsuesi i shqipes S.Luarasi i dha si temė hartimi nė gjimnazin e Shkodrės mė 1935, ku shumė nxėnėsit Qemal Stafa, Vasil Llazari, Arshi Pipa, Xhemal Broja, etj. shkruan hartime tė shquara.
    Skėnder Luarasi ėshtė cilėsuar si themelues i shilerizmit dhe njohėsi mė i thellė i tij nė Shqipėri. Ai ka shqipėruar nga dramaturgu i shquar veprat : Vilhelm Teli (1934), Intrigė e dashuri (1955), Hajdutėt (1958), Fiesko(1958), Don Karlos (e pa botuar), Vajza e Orleansit (e pa botuar).


    Xhorxh Gordon Bajron
    Nga ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit''(*)

    Lamtumirė, Atdheu im

    O lamtumirė! Atdheu im
    Po zhduket dalngadalė:
    Gjėmon stuhia me tėrbim,
    Ēaēri gėrhet mbi valė;
    Pas diellit qė po flakėron,
    Po nisemi tė lirė;
    Dhe ty, si atij qė perėndon,
    Atdhe, Natėn e Mirė!


    Kur nesėr rishtaz ai diell
    Do lindė me shkėlqim,
    Do pėrshėndesim det e qiell
    Po jo atdhenė tim,
    Nė vatrėn time nuk ka zjarr,
    Nėpėr avllit' e forta
    Tė kullės sime rritet bar,
    Im qen po leh te porta.

    "Ti pazh i vogėl, pa m'u qas!
    Pse qan e po vajton?
    Mos tė tremb deti me tallaz,
    A shqota tė tmerron?
    Pa fshiji lotėt; anija jonė
    E shpejtė ėshtė dhe e fortė:
    Nuk ka skifter qė fluturon
    Mė shpejt e mė gazplotė".


    "Le tė kanosen erė e det,
    Nuk trembem nga asnjė shqotė;
    Po, zoti Ēajld, mos u ēudit
    Qė po mė rrjedhin lotė;
    Prej babės e prej nėnės ik,
    U ndava prej shtėpisė;
    Tani s'mė mbetet asnjė mik,
    Veē teje e perėndisė.

    T'im at' e pashė qė duron,
    Kur mė bekoi me mall;
    Po nėnėn kush m'a ngushullon
    Gjer sa tė kthehem gjallė!"-
    "Pusho, pusho ti djal' i mirė!
    Tė kanė hije lott;
    Po tė isha vetė zemėrdlirė,
    Nuk do t'i mbaja dot.

    "M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
    Pėrse mė qenke zverdhur?
    Mos trembesh nga njė frėng armik,
    Apo nga det' i ndezur?" -
    "Sėr Ēajld, nuk jam aq frikacak.
    As zverdhur jam prej frike;
    Po kur kujtova gruan larg
    M'u zbeh faqja besnike.

    Rron ime shoqe me tim bijė
    Nė kullė te kėneta:
    Nd'e pyeēin ē'u bė babai,
    Ē't'u thotė nėnė-shkreta?" -
    "Pusho, trimi im, tė mora vesh,
    Ta njoha brengėn tėnde;
    Por unė zemėrlehti qesh
    Qė shkoj nga kėta vėnde".

    Kush u beson psherėtimave
    Tė femrės qė mbush sytė?
    Ia than lotėt qepallave
    Ndonjė dashnor i dytė.
    S'qaj pėr gėzimet qė humbas,
    Rrezikun qė mė vjen;
    Po vetėm qaj se nuk lė pas
    Asnjė qė lotn' e vlen.

    Nė botė mbeta fill i mjerė,
    Nė detin pa kufi;
    Pėrse tė qaj pra pėr tė tjerė-
    Pėr mua s'qau njeri.
    Do t'angullijė ndoshta sot
    Im qen gjer sa tė gjejė
    Ushqim nga ndonjė tjetėr zot;
    N' u kthefsha do mė shqejė.

    Pra, mermė, o lundėr, dhe vrapo
    Nė detin plot buēim;
    Dhe shpjermė nė ēdo vend qė do,
    Veē jo nė vendin tim!
    Tė falem det i kaltr' i zi!
    Dhe kur tė shkel i lirė
    Nė dhé, tė falem, shkretėti!
    Atdhe, Natėn e Mirė!


    ---------
    George Gordon Byron(1788-1824) cilėsohet si poeti romantik anglez mė i larmishėm. (The world book encyclopedy,1993).
    Ai nderohet ndėr shqiptarėt si njė nga miqtė mė tė sinqertė.
    (*) Shtegtimi i Ēajld Haroldit u botua i plotė nė katėr vėllime gjatė periudhės 1812-18. Atje pėrshkruhen mbresat e udhėrtimeve tė Bajronit nė Greqi, Shqipėri, Spanjė, Itali e Zvicėr. Nė tė skaliten edhe vlerat e shqipėtarėve: traditat, trimėria, fisnikėria e mikpritja.
    Shqipėrimi u botua mė 1956. Skėnder Luarasi ėshtė cilėsuar si themelues i bajronizmit nė Shqipėri.


    Mihail Lermontov
    Vdekja e Poetit(*)

    U vra poeti! - Rob i nderit -
    E mposhtėn shpifja e thashethemet,
    Me plumb nė gjoks, me et’ pėr shpagė,
    E uli kokėn e lavdishme…
    Shpirti i poetit nuk duroi
    Njollėn e njerėzve cipėplasur.
    U ēua kundėr botės keqe
    I vetėm, si mė parė…E u vra!

    …………………………….
    …………………………….

    Dhe vdiq me et’ tė kotė pėr shpagim,
    Me ankth tė fshehtė shpresash tė dėshtuara.
    Pushuan tingujt e magjepsur,
    S’do t’i dėgjojmė kurrė mė.
    Strehė e poetit mbeti shkretė,
    Te buzėt e tij po ēlodhet heshtja.
    Po ju, trashėgimtarė faqenxirė,
    Pjellė etėrsh famėkėqinj pėr poshtėrsitė e tyre,
    Me duf skllavi kini shkelur drudhet
    E fiseve tė varfėruar nga lodrat e fatit -
    Ju krrusi rrotull fronit me epshe tė pangopur,
    Xhelatė tė Liris, Gjenis e tė Lavdisė!
    Po, fshihuni nėn hijen e kanunit,
    Pėrpara jush e drejta s’mund tė flasė!
    Por ka njė gjyq hyjnor, o band’ e zvetėnuar!
    Gjyqtari i rreptė po ju pret:
    Ai nuk blihet me flori.
    Dhe jua paranjeh si veprat dhe mendimet
    Ahere kot do ta pėrdorni ju gėnjeshtrėn;
    Ajo nuk ju ndihmon dot mė,
    Ju nuk e lani dot me gjakun tuaj pisė
    Gjakun e shenjtė tė poetit!

    ------------
    Mikhail Jureviē Lermontov (1814-1841) shkrimtar i shquar rus i shek. tė 19-tė.
    (*)Kjo vjershė (vetėm fillimi e fundi shpėtoi nga censura) e cila qarkulloi e kopjuar dorė mė dorė nė tė gjithė Petersburgun pėrnjėherėsh pas vdekjes sė Pushkinit , shprehu mė sė miri zemėrimin e pėrgjithshėm tė popullit kundėr xhelatėve tė gjeniut kombėtar rus. Me t'u zbuluar autori i saj, Mihal Lermontovi, u hodh nė gjyq.Vetėm pėr hir tė ndėrhyrjes sė miqve tė fortė u dėnua veē me internim nė Kaukaz.
    Shqipėrimi (mbi bazėn e tekstit tė censuruar) u botua mė 1949 nė pėrmbledhjen ''Lirikat''-A.S.Pushkin


    Uollt Uitman
    Nga ''Fije Bari'' (*)

    Veten kėndoj

    Veten kėndoj - ēdo Njeri tė veēantė, tė thjeshtė;
    Po them dhe fjalėn Demokratike, fjalėn En - masse,
    Kėndoj Fiziologjinė nga koka gjer te thėmbrat;
    Jo vetėm fytyra dhe jo vetėm truri qenkan tė denjė pėr muzėn
    them se gjithė Trupi ėshtė mė i denjė;
    Kėndoj Femrėn nė barazi me Mashkullin.
    Jetėn pa fund, me dėshira, damarė e fuqi,
    Gazmoren - e cila, nėn ligjet hyjnore, u gatua pėr veprat
    mė tė lira,
    Kėndoj Njeriun e Kohės sė Re!


    Shteteve

    U flas Shteteve, a njerit nga ata, a ēdo qyteti nė Shtetet:
    “Kundėrshtoni shumė, binduni pak”;
    Se bindja e verbėr tė shpie nė skllavėri tė plotė;
    Prej skllavėrisė sė plotė asnjė popull i botės
    Nuk e fitoi dot pėrsėri lirinė.
    --------------
    Walt Whitman(1819-1892) cilėsohet poeti lirik i demokracisė amerikane, njė nga poetėt mė tė lexuar tė letėrsisė amerikan .
    (*)Fije Bari ėshtė kryevepra e Uitmanit. Kjo pėrmbledhje poetike (sė pari 12 poema) u botua mė 1885 dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha tė letėrsisė botėrore.
    Shqipėrimi u botua mė 1956 me rastin e festimit ndėrkombėtar tė 100-vjetorit tė publikimit tė ''Fije Bari''.




    Shandor Petėf

    Ti nuk do t’ishe(*)

    Ti nuk do t’ishe i aftė as pėr akēi,
    Atdheu im i dashur ,Hungari.
    Nė nj’anė mishin do ta kishe djegur,
    Nė tjetrėn do ta lije tė papjekur.

    Kurse kėtu tė lumturit banojnė
    Qė mėnd u ēahet barku nga teprija,
    Nė tjetėr vend tė varfėrit lėngojnė
    Dhe s’kanė veē tė vdesin nga urija.


    Moj tokė

    Moj tokė ,ē’paske ngrėn’ashtu?
    Ē’po ndjen aq et tė madh nė bark?
    Pėrse po pin, moj, kaq shumė lot-
    Dhe kaqė shumė gjak

    -------------------------------------
    Shandor Petöf (1823-1849), poet i shquar hungarez, hero i luftės revolucionare patriotike.
    Shqipėrimet u botua mė 1949 nė 100-vjetorin e vdekjes sė poetit (Revista Literatura Jonė, shtator 1949, f.43)
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Dramaturgjia e Skėnder Luarasit

    Nga drama ''Stuhi nė prill''(*)

    Prolog
    Hyn autori
    Pėr demaskim tė skuthėve Gam! Hum! Ham!
    Me fecit indignatio poetam:
    Qė t'a kthej shqip Horacin, si shqiptar,
    Mė bėri zemėrimi vjershėtar.
    "Na binish mish!" i tha Nastradini qyrkut,
    I mbėshtetur nė sofisterira t'ujkut;
    Se ja qė budallai na vė re gunėn,
    I duhen tru qė tė na ēmojė punėn;
    Se s'ėshtė rroba qė na bėn tė mirė,
    Po mendja e lartė, zemra jonė e dlirė.
    Nė skenė njeh tė mirė dhe tė liq -
    Kė zgjidhni ju pėr miq, kė pėr armiq?
    Se po ju pyes, mos mė keqkuptoni;
    Keni liri tė zgjidhni kė tė doni.
    Veē hapni sytė! Ujqėrit u ngjasin qenve,
    Kur turren vurlif! t'uritur kundėr dhenve.
    Ju kėshilloj se, mbasi jam bir bujku,
    E di kush ėshtė qeni dhe kush ujku.
    Si dot e vishen e tė sillen mirė,
    Pėr qen' e keq, e pr' ujkun s'kam mėshirė;
    Zagari bėhet ujk kur qentė e mbrojnė;
    Si ujku mė ujk, kur larot e lėvdojnė.
    Ē'janė ujq e tradhėtarė duhen vrarė,
    Se ndryshe e bėjnė atdhenė pėr tė qarė.
    Po re ndėr ujq e qen, shpejt dil nga rrjeshta -
    Ujku tė ēan, qeni tė mbush me pleshta.
    Kini kujdes, tė mos pendohi vonė,
    Ujqėrit ndėrrojnė qimen, jo zakonė.
    Ju kėtė dramė kur ta keni parė,
    Do keni pėr tė qeshur; ndoshta qarė.
    Qė tė zbaviti sish jo tė gajasi -
    E shkroi njė pensionist nga Luarasi;
    E shkroi kur mbushi vjet dhjetė herė shtatė;
    Pėr kėtė ditė po jua jep dhuratė;
    Dhe fort ju lutet qė kur ta dėgjoni
    Me masėn e sė drejtės ta gjykoni!
    -----------------
    Drama nė vargje ''Stuhi nė prill'' u shkrua mė 1970 e bėn fjalė pėr ngjarje e personazhe realė para e pas pushtimit tė Shqipėrisė nga fashizmi. U lejua tė shfaqej (pjesėrisht e censuruar) mė 1972, nė teatrin ''Andon Zako Ēajupi''- Korē[, me regji nga Dhimitėr Orgocka, nė role kryesore luajtėn Pandi Raidhi, Minella Borova, Dhorkė Orgocka,Dhimitėr Grabocka,etj. Pas tre ditė shfaqjesh tė suksesshme, drama u ndalua ''me urdhėr nga lart''. Kur e pyetėn S.Luarasin se cili qe shkaku qė ia ndaluan shfaqjen, u p[rgjegj: Dikush pa fytyrėn e tij nė pasqyrė dhe u tmerrua !!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  17. #10
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Publicistika e Skėnder Luarasit

    Skėnder Luarasi ka nisur tė botojė qė nė moshėn 17 vjeēare nė shtypin amerikan. Publicistika e tij nė vite trajton temat mė tė rėndėsishme pėr kombin shqiptar: ēlirimin kombėtar e shpirtėror, unitetin kombėtar, dinjitetin e gruas shqiptare, pėrpjekjet pėr arsimimin kombėtar laik e gjuhėn e unifikuar shqipe, evidentimin e personaliteteve kombėtare dhe miqve tė Shqipėrisė,etj.

    Bajroni nė Shqipėri (*)

    Populli i Shqipėrisė sė Jugut e mbajti pėr njė kohė tė gjatė nė kujtesėn e tij vizitėn e poetit anglez nė sarajet e Tepelenės 150 vjet mė parė dhe pleqtė tanė, shpesh herė mbrėmjeve, kur mblidheshin pėr bisedė te sofati i portės, i pėrmendnin fjalėt qė i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez: ''E kuptoj qė jeni vėrtet nga derė e madhe, prej veshėve tuaj tė vegjėl, prej duarve tė vogla tė bardha dhe prej flokėve kaēurrela''.

    Xhorxh Gordon Bajroni lindi nė Londėr mė 22 janar 1788 dhe vdiq mė prill 1824 nė Mesolongji,Greqi.
    Qė kur ishte dhjetė vjeē, me vdekjen e xhaxhait tė tet,Bajroni trashėgoi titullin ''Lord'' dhe pallatin e ēifligun Newstead Abbey. Nė moshėn madhore zuri vendin qė i takonte nė Shtėpinė e lordėve. Mė 1809, nė korrik, njėzetenjėvjeēari u nis pėr udhėtimin e tij tė parė nga skela e Falmouthit. Mori pas njė shpurė shėrbėtorėsh, i shoqėruar prej shokut tė tij tė shkollės Cam Hobhouse. Sė pari zbriti nė Lisbonė. Portugalia qe aleate e Anglisė nė Luftėn Peninsulare. Napoleoni e kiste zaptuar Evropėn, po Anglia zotėronte detin. Udhėtimet ishin tė rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetėm ata vise qė s'anonin nga armiku. Prej Lisbonės udhėtoi me kalė 640 kilometra dhe arriu nė Kadiz. Nga ky port spanjoll njė luftanije angleze e solli nėpėr Mesdhe prej Gjibraltarit nė Maltė dhe sė andejmi nė Prevezė, nė Shqipėri.
    Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhėn nė Janinė.Vizitorėt e shquar nuk e gjetėn Ali Pashėn nė kryeqytet, prandaj mė 11 tė tetorit e vazhduan udhėtimin 160 kilometra tė tjera nė veri.Mė 17 u nisėn nė Libohovė dhe arritėn nė Qestorat e nė Erind. Prej Erindit u nisėn mė 19 tė tetorit nė orėn 3,30 pas dreke dhe nė orėn 5 arrinė nė Tepelenė. Pas tri ditėve si mysafirė tė Ali Pashės, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisėn pėr nė Prevezė dhe sė andejmi kaluan pėr nė Greqi nėn mbrojtjen e 35 shqiptarėve.
    Kur po largohej nga Shqipėria, Bajroni i dėrgon sėmės tė parėn letėr:


    Zonjės Katerina Gordon Bajron
    Prevezė,12 nėntor 1809
    Nėna ime e dashur, ka ca kohė qė ndodhem nė Turqi : ky qytet ėshtė nė bregdet por kam udhėtuar thellė nė principatėn e Shqipėrisė pėr tė vizituar Pashanė. Lashė Maltėn nė luftanijen ‘’Spider’’ mė 21 Shtator dhe brenda tetė ditėsh arrita nė Prevezė. Sė kėtejmi kam udhėtuar nja 150 mila gjer nė Tepelenė, nė pallatin veror tė Naltėsisė sė tij, ku qėndrova tri ditė. Emri i Pashait ėshtė Ali dhe e mbajnė pėr burrė me zotėsi tė rralla: ėshtė sundimtar i gjithė Ilirisė sė moēme, i Epirit dhe i njė pjese tė Maqedonisė. I biri, Veli Pasha, pėr tė cilin mė kanė dhėnė letra, qeveris Morenė dhe ka influencė tė madhe nė Egjipt. Me njė fjalė ėshtė njė nga burrat mė tė fuqishėm nė Perandorinė Otomane.Kur arrita nė Janinė, nė kryeqytetin e tij, pas njė udhėtimi tri prej ditėsh nėpėr male tė njė vendi me bukurira nga mė piktoresket, mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrinė e tij nė Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashėn nė kalanė e Beratit. I kishin thėnė se njė anglez nga derė e madhe ndodhej nė principatėn e tij, dhe i kishte dhėnė urdhėr komandantit nė Janinė tė mė bėnte konak e tė mė pajiste me tė gjitha tė mirat gratis; dhe ndonėse mė kanė lejuar t’u jap peshqeshe robėrve, nuk mė kanė lejuar tė paguaj asgjė send pėr harxhet e tjera.
    Hipur nė kuaj tė vezirit, dola pėr shėtitje dhe pashė pallatet e tij e tė nipėrve; janė pallate madhėshtore, por tė stolisura sė tepėrmi nė ar e nė mėndafshe. Pastaj kalova nėpėr male pėrmes Zicės, njė fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta nė tė kthyer),nė mė tė bukurin vend qė kam parė (pėrveē Cintrės nė Portugali).Tė nėntėn ditė arrita nė Tepelenė. Na u zgjat shumė udhėtimi prej shirave e rrėpirave qė prisnin udhėn. Kurrė s’do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e jelek kadifeje tė kuqe tė qėndisura me oje tė arta), me jataganė e pisqollė tė sėrmėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arapė nė galeri tė madhe tė gjatė me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposht, dyqind atllarė tė shiluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e mujezinėt qė thėrrasin izanė nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka.
    Tė nesėrmen mė shpunė tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformė tė plotė shtabi, me shpatė madhėshtore etj.Veziri mė priti nė njė odė tė madhe tė shtruar me mermer; njė shatėrvan vrijonte ujėt nė mes tė saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane tė kuqėrremtė. Mė priti nė kėmbė, shenjė e njė nderimi tė madh nga njė mysliman dhe mė vuri tė rrij nė shesh nė krah tė djathtė tė tij.Kam njė terxhuman grek qė tė merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario qė di latinisht mė shėrben pėr kėtė rast.E para pyetje qė mė bėri ėshtė se pėrse jam larguar prej atdheut nė njė moshė kaq tė re? (Turqit s’kanė ide pėr udhėtimet e pėr qejf).Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshė nga derė e madhe. Mė porositi t’i dėrgoj nderimet e tij nėnės sime, dhe ja tek po t’i dėrgoj nė emėr tė Ali Pashės. Mė tha se qe i bindur se isha prej oxhaku, se kisha veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha, dhe u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja ime.Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij.
    Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si njė foshnjė, mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė.M’u lut ta vizitoja dendur edhe natėn kur kishte nge. Pastaj si pimė kafe e duhan u tėrhoqa nga vizita e parė. E pashė edhe tri herė tė tjera. Ėshtė pėr t’u ēuditur se si turqit qė s’kanė tituj trashėgimi dhe ka vetėm pak familje tė mėdha, pėrveē sulltanit, i japin kaq shumė rėndėsi fisit. Sepse pashė qė mė nderonte mė shumė pėr fisin se pėr titullin tim…
    Naltėsia e tij ėshtė gjashtėdhjetė vjeē, shumė i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka njė fytyrė tė hijshme, sy tė larmė, dhe mjekrėn tė bardhė, shumė i pritshėm dhe sillet me atė farė sedėr qė mė duket se ėshtė veti e tė gjithė turqve. Por karakterin e vėrtetė e ka fare tė ndryshėm nga ē’duket nė fytyrė.Ėshtė tiran pa shpirt, i ngarkuar me mizoritė mė tė tmerrshme , shumė trim dhe aq gjeneral i mirė sa e quajnė Bonoparti muhamedan. Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren francezėt si mė tha edhe vetė.E ēmojnė aq shumė sa i bėjnė lajka dhe francezėt dhe anglezėt meqenėse shqiptarėt janė luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e faqe varet nga Porta. Ėshtė luftėtar i fortė, por aq barbar sa edhe dorėmbarė, ata qė ngrejnė krye i pjek nė hell, etj. Bonoparti i dėrgoi njė kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa pėr surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar pasi s’e hante malli shumė as pėr atė as pėr origjinalin.
    Idetė e tij pėr tė kuptuar fisin e njeriut prej veshėve , duarve e tė tjera , tė ēudisin mjaft. Mua me tė vėrtetė m’u bė baba, mė ormisi me letra, mė dha njerėz tė mė ruajnė dhe ēdo lehtėsirė.Bisedimet e tjera midis nesh qenė lufta dhe udhėtimet, politika dhe Anglia.
    Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė trim, kryekėput i ndershėm e besnik.Po ata janė mizorė, ndonėse jo tė pabesė, dhe kanė shumė mangėsi , por asnjė poshtėrsi. Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe gratė e tyre dendur janė tė bukura, por i kanė nė vend tė skllaveve. I rrahin, me njė fjalė i pėrdorin si kafshė samari. Ato lėrojnė e ēajnė tokėn, ato mbjellin. I kam parė tė ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rrugėt e prishura .Burrat janė tė gjithė ushtarė dhe lufta e gjahu janė zanati i vetėm. Gratė merren me punė, por kjo nuk duhet t’i lodhė shumė nė njė klimė aq tė kėndshme. Dje, mė 11 nėntor, bėra banjo nė de. Sot ėshtė kaq nxehtė sa po tė shkruaj nė odė me hije, nė shtėpi tė konsullit anglez, me tri dyer tė hapura fare,pa zjarr. As zjarrishte s’ka nė odė, veē pėr tė gatuar. Nesėr nisem me njė rojė pesėdhjetė trimash pėr nė Patrė tė Moresė dhe pastaj pėr nė Athinė, ku do tė kaloj dimrin. Dy ditė mė parė desh u mbyta nė njė luftanije turke, nga budallallėku i kapedanit dhe i naftėve, ndonėse shtrėngata s’qe dhe aq e rreptė. Fleēeri qante dhe bėrtiste pėr tė shoqen, grekėrit u thėrrisnin tė gjithė shenjtorėve pėr ndihm, dhe myslimanėt - allahut qė t’i shpėtonte.Kapedani ia dha tė qarit dhe u ul nė gjunjė dhe na tha t’i faleshim perėndisė, velat u grisėn, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata, dhe s’na mbetej t’ia mbanim pėr nė Korfuz qė ėshtė nė dorė tė francezėve ose tė fundoseshim siē tha Fleēeri nė mėnyrė patetike: nė ‘’varr prej uji’’.Unė bėra ēmos ta ngushėlloja, por duket se s’ja mbushja dot kokėn, u mbėshtolla me brucėn shqiptare (njė shark i madh) dhe u shtriva shesh pėr tė pritur mynxyrėn.
    Nė udhėtimet e mija kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi s’kish dobi. Pėr fat tė mirė era rreshti dhe vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė sterė. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do tu zė besė naftėve turq, megjithėse Pashai pati udhėzuar galeotė tė tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Misolongji nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra.E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t’i rradhit nė kokė, as t’i shkruaj dot nė kartė veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqipėtarėt. Nuk janė tė gjithė
    myslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė.Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre. Pėrbėjnė trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke.Nė udhė e sipėr banova njė herė dy ditė resht, dhe prapė tri ditė nė njė barakė nė Sallahorė, dhe s’kam parė ushtarė kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam parė plot ushtarė spanjollė, francezė, siēilianė dhe anglezė. Kurrė nuk mė humbi gjė dhe mė ftonin gjithmonė tė shtrohesha nė sofrėn e tyre. S’kam njė javė qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na mbajti nė shtėpi, mua dhe ata qė na shoqėronin: Fleēerin, njė grek dhe dy athinjotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr.Holbhousin, nė asnjė mėnyrė s’deshi ta pranonte shpėrblimin tim por vetėm kėrkoi njė shkresė qė mė priti mirė, dhe kur ju luta tė pranonte pak zekina mu pėrgjigj:’’Dua tė mė duash, jo tė mė paguash’’. Kėto qenė fjalėt e tija.
    Ēudi se sa pak shkon paraja nė kėtė vend. Kur u ndodha nė kryeqytet, me urdhėr tė vezirit nuk mė lanė tė paguaj asgjė. Ndonse gjithnjė pata gjashtėmbėdhjetė kuaj dhe gjashtė-shtatė veta pas, harxhet s’kanė qenė as gjysma e atyre tė tri javėve nė Maltė, sidoqė Sir. A.Balli- guvernatori, mė dha njė shtėpi pa qira dhe pata vetėm njė shėrbėtor.

    Biri yt i dashur
    Bajron

    P.S. Kam disa petka shqiptare madhėshtore, e vetmja plaēkė e shtrenjtė nė kėtė vend. Kushtojnė 50 ginea secila, dhe kanė aq flori tė qėndisur sa nė Angli mund tė kushtojnė 200 ginea.U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashėn, tė dy djem tė vegjėl, nipėr tė Ali Pashės nė Janinė.Janė krejt ndryshe nga ēunakėt tanė, kanė fytyrė tė kuqe si vejushat e lyera me tė kuqe, kanė sy tė zes, tė mėdhenj dhe tipare fare tė rregulltė. Janė krijesat mė tė bukura qė mė ka zėnė syri dhe tė rrahur e tė stėrvitur qė tani me ceremonira tė Oborrit. Pėrshėndetja turke ėshtė njė pėrkulje e lehtė e kryes, me dorėn e djathtė nė zemėr, tė afėrmit puthen sa herė piqen. Mahmudi ėshtė dhjetė vjeē dhe shpreson tė mė shohė prapė, u bėmė miq pa kuptuar njėri-tjetrin, si gjithė bota ndonse pėr shkaqe tė ndryshme. Mė kanė dhėnė njė letėr pėr tė atin nė More, pėr tė cilin kam letėr dhe prej Ali Pashės.


    Nė udhėtim e sipėr ''sot nė njė pallat e nesėr nė kasolle lopėsh, kėtė ditė me njė pasha e tjetrėn me njė bari'', Bajroni u shkroi miqve shumė letra: pothuajse nė tė gjitha pėrmend Shqipėrinė e shqipėtarėt me dashuri tė madhe:
    Shokut Cam Hobhouse, qė qe kthyer nė Angli, i shkruan nga Tripolitza nė 16 gusht 1810:
    Veli pasha mė priti edhe mė mirė se i ati: po shkon tė bashkohet me Sulltanin dhe qyteti ėshtė i mbushur me asqerė dhe ēdo gjė ėshtė nė burbujė.
    Pas pyetjes sė tij, se ku kisha ndėrmend tė vija, iu pėrgjegja se do tė kthehesha nė Shqipėri tė udhėtoja edhe mė thellė nė Veri, ai mė tha: ''Jo, mos merr atė rrugė, po shko nė Larisa, ku do tė qėndroj edhe vetė pak kohė. Do tė kthehem nė Athinė dhe do tė vish me mua, do tė hamė e do tė pimė bashkė e do tė dalim pėr gjah''.
    Tha se dėshėron qė pleqtė (duke cilėsuar tė tillė Northin,Forestin dhe Stranenė) tė venė tek i ati, po tė rinjtė tė venė tek ai. Me fjalėt e tija: ''Vecchio con vecchio,giovane con giovane!''. Mė nderoi me emrin mik e vėlla dhe shpreson tė qėndrojmė nė marrėdhėnie tė mira jo pėr pak ditė, por pėr gjithė jetėn.

    Prapė Hobhouseit i shkruan nga Athina mė 5 dhjetor 1810:
    ''Graham Cakerrel, Lusieri, vetė dhe njė baron bavarez, vamė nė Kepin Kolona, ku kaluam njė ditė.Nė atė kohė njėzet e pesė mainotė (piratė),qenė nė shpellat rrėzė shkėmbit, me disa lundrarė grekė, robėr tė tyre.Pyetėn kėta se qysh qenė ata frankėt atje lart? Njė nga grekėrit mė njihte mua dhe po gatiteshin tė na sulmonin, kur duke parė shqiptarėt e mij dhe duke pandehur se kishte tė tjerė atje pranė, i kapi frika dhe ua mbathėn kėmbėve''.

    Duke u larguar nga Shqipėria, Bajroni pėrshkoi Akarnaninė, kapėrceu pyjet aeoliane tė lumit Ahelos dhe mė 21 nėntor arriu nė Mesolongji, ku 16 vjet mė vonė do tė jepte jetėn pėr Greqinė.Atje ktheu pėr nė shtėpi tė tyre gjithė shqiptarėt qė e pėrcollėn, vetėm njė jo, Dervishin,qė mbeti me tė pėrsa kohė qė poeti qėndroi nė Orient.
    Bajroni u kthye nė Londėr nė korrik 1811.
    Gjatė udhėtimit shkroi njė ditar nė vargje tė cilin e pagėzoi me titullin:''Shtegtimi Ēajld Haroldit''. S'kish nė mend ta botonte, po shokėt e tij tė entuziazmuar ia rrėmbyen nga duart dhe e dėrguan nė shtyp. Kėnga e parė dhe e dyta dolėn nė dritė dhe u pritėn me lėvdatė tė madhe.Bajroni u zgjua atė mėngjes dhe pa se qe bėrė i famshėm.''Cajld Haroldi e bėri edhe Shqipėrinė tė njohur nė gjithė botėn e qytetėruar.''
    Nga tė dy kėngėt na intereson e dyta. Nė tė parėn Bajroni pėrshkruan udhėtimin pėrmes Portugalisė e Spanjės.E dyta merret kryekėput me Greqinė dhe Shqipėrinė.Dorėshkrimi ka kėtė shėnim tė autorit:

    Bajron nė Janinė, Shqipėri
    Filluar nė 31 tetor 1809
    Mbaruar nė Izmir, mė 28 mars 1810.
    Kėnga e dytė e Ēajld Haroldit ka 98 stanza me nga nėntė vargje jambikė secila. Prej tė nėntė vargjeve, tetė janė pesėkėmbėsh dhe i fundit ėshtė aleksandrinė(6 theksa,12 rrokje), me rimėn 1,3; 2,4,5,7; 6,8,9.Nė pėrkthimin shqip s'e ka rimėn.
    Qė prej stanzės 37 fillon pėrshkrimi i Shqipėrisė dhe i popullit tė saj.
    Botės sė kulturės poeti i paraqet Natyrėn (Stanza 37: Natyra ėshtė nėna mė e dashur,…etj.)
    Nė stanzėn 38 pėrshėndet Shqipėrinė, e cila i shfaqet poetit me gjithė madhėshtinė e saj tė egėr dhe me bukurira qė s'e kanė shoqen (Stanza 38: O Shqipėri , ku lindi Iskanderi-…etj.vazhdon deri nė stanzėn 73)

    Me marshin luftarak tė ushtarėve tė Ali Pashės:''Tamburxhi!Tamburxhi!'',tė cilin Bajroni e hartoi nė bazė tė dy-tri kėngėve tė tjera luftarake shqipe, (tekstin e tė cilave mjerisht s'e kemi), poeti i lė shėndet Shqipėrisė dhe nis t'i kėndojė Greqisė, me tė cilėn edhe e ka filluar kėngėn e dytė.
    Nė shėnimin B tė kėngės sė dytė,Bajroni riprodhon nė krye vargjet 5 dhe 6 tė stanzės 38 dhe vazhdon:
    ''Nė Shqipėri bėjnė pjesė vende tė Maqedonisė,tė Ilirisė dhe tė Kaonisė e tė Epirit. Iskander ėshtė fjala turke pėr Aleksandėr dhe Skėnderbeu i famshėm (princ Aleksandėr) pėrmendet nė vargjet 3 dhe 4 tė stanzės 38. S’e di a kam tė drejtė ta bėj Skėnderbeun bashkatdhetar tė Aleksandrit qė u lind nė Pellė(Maqedoni), po Mr.Giboni e dėften tė kėtillė dhe i shton listės Pirron kur flet pėtr trimėritė e tij.
    Pėr Shqipėrinė Giboni thotė se ky vend ’’ballė pėr ballė Italisė ėshtė mė pak i njohur se viset mė brendėsore tė Amerikės’’. Rrethana qė s’ia vlejnė tė pėrmenden na bėnė Mr.Hobhausenin dhe mua tė vemi nė atė vend mė parė se tė vizitonim ndonjė pjesė tjetėr tė Perandorisė Otomane; dhe me pėrjashtim tė majorit Leake, kryekonsullit nė Janinė, asnjė anglez tjetėr nuk ka shėtitur pėrtej kryeqytetit pėrbrenda, sikundėr vetė ky zotni mė siguroi mė vonė.Ali Pasha nė atė kohė (tetor 1809) kishte nisur luftėn kundėr Ibrahim Pashės tė cilin e pati pėrzėnė gjer nė Berat, ku e kishte rrethuar nė njė kala tė fortė. Kur arritėm ne nė Janinė, na ftoi nė Tepelenė nė qytetin ku ka lindur Naltėsia e tij , nė pallatin e preferuar, vetėm njė ditė larg Beratit. Nė kėtė vend veziri kishte ngrehur shtabin e tij. Pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė kryeqytet, bėmė sipas porosisė sė tij. Po megjithėse qemė pajisur me tė gjitha lehtėsirat e duhura dhe tė pėrcjellė nga njė prej sekretarėve tė vezirit, mezi e mbaruam udhėtimin tonė (pėr shkak tė shirave) brenda nėntė ditėve, njė udhėtim qė nė tė kthyer e bėmė nė mė pak se katėr ditė.Udhės kaluam afėr dy qyteteve, Argjirokastrės dhe Libohovės, tė cilat nga sa dukej ,nuk qenė shumė mė tė vegjėl nga Janina dhe s’ka penė a penel qė tė mundė t’i bėjė drejtėsi skenės piktoreske nė afėrsi tė Zicės e tė Delvinaqit, fshatit kufitar tė Epirit dhe tė Ilirisė.
    Pėr Shqipėrinė dhe banorėt e saj nuk do tė flas unė, sepse kėtė do ta bėjė shumė mė mirė bashkatdhetari im nė njė vepėr , e cila mbase do tė botohet mė parė se e imja.Por do tė jap disa shėnime tė nevojshme pėr tekstin. Shqiptarėt ose albanezėt mė ranė nė sy mė fort pėrmes shėmbėllimit qė kanė me malėsorėt e Skotlandės nė veshje, nė fytyrė dhe nė mėnyrėn e jetesės. Dhe vetė malet e tyre mė duken si tė Kaledonisė , veēse me klimė tė butė. Fustanella e tyre, ndonėse e bardhė, trupi i tyre i hollė dhe i gjatė, dialekti i tyre keltik nė tingullin e tij, dhe zakonet e tyre tė rrepta - tė gjitha kėto mė shpunė nė Morven.
    Nuk ka komb tjetėr tė cilit fqinjėt t’ia kenė frikėn aq fort ose ta urrejnė aq shumė sa kombi i shqiptarėve. Grekėt nuk i mbajnė pėr tė krishterė, as turqit nuk i mbajnė pėr myslimanė. Dhe me tė vėrtetė janė njė pėrzierje e tė dyve, ose mė mirė s’janė as tė njėrės as tė tjetrės fe. E kanė zakon tė bėjnė plaēkė - tė gjithė janė tė armatosur. Dhe arnautėt me festėn e pėrshtjellur, montenegrinėt, himarjotėt dhe gegėt thonė se janė tė pabesė. Tė tjerėt ndryshojnė disi nga veshja dhe veēanėrisht nga karakteri i tyre. Nga sa kam parė me sytė e mi, nuk mund tė flas veēse mirė pėr ta. Kam patur nė shėrbimin tim dy syresh, njė kaur dhe njė mysliman, nė Stamboll dhe nė shumė vise tė tjerė tė Turqisė ku shėtita, dhe rrallė mund tė gjesh njerėz kaq besnikė nė rrezik dhe tė palodhur nė shėrbim. Kauri quhej Vasil, myslimani Dervish Tahiri; i pari nė moshė mesatare, i dyti nė moshėn time. Vasilin na e dha pas Ali Pasha vetė me porosi qė tė na shėrbente neve; Dervishi qe njė nga tė pesėdhjetėt qė na pėrcolli pėrmes pyllit tė Akarnanisė, nė bregdetin e Akelosit dhe deri nė Mesolongji, nė Etoli. Atje e mora nė shėrbimin tim dhe kurrė nuk pata shkak tė pendohem gjer nė ēastin e fundit kur u ndamė. Dervishi i kėrcente shumė bukur vallet e vendit tė tij, qė sikundėr thuhet, janė mbeturina tė Pirikės sė moēme. Sidoqoftė kjo ėshtė valle burrash e kėrkon aftėsi tė madhe nė lėvizjet trupore, ėshtė fare e ndryshme nga Romeikja stupide, me tė hedhurat e tė pėrdredhurat budallaqe tė grekėrve.
    Shqiptarėt nė pėrgjithėsi, (nuk dua tė them bujqėrit qė punojnė tokėn nė fushė dhe qė quhen kėshtu, po malėsorėt) kanė tipare tė hijshėm, gratė mė tė bukura qė mė kanė rėnė nė sy, nė trup e nė fytyrė, i pamė duke qėruar udhėn e mbushur prej rrėkeve midis Delvinaqit e Libohovės. Mėnyra se si ecin shqiptarėt ėshtė vėrtet teatrale; por ecja e tyre krenare ndoshta vjen nga bruca ose guna qė e mbajnė nė njė krah. Flokėt e tyre tė gjatė mė kujtuan spartanėt, dhe guximi i tyre nė luftė tė shpejtė e tė papritur s’mund tė vihet nė dyshim. Ndonėse kanė edhe kavaleri, ndėr gegėt, s’kam parė shqiptar kalorės tė mirė. Po nė kėmbė janė tė palodhur.
    Pėr tė ilustruar stanzėn 72, vargu i fundit:’’Dhe tok ia thonė me tė thirrur kėsaj kėnge’’, Bajroni nė shėnimin thotė:
    ‘’Si shembull tė dialektit shqiptar tė ilirishtes, po shtoj dy nga kėngėt korale nga mė populloret ndėr ta, tė cilat kėndohen pėrgjithėrisht nė valle prej burrash e grash pa dallim. Fjalėt e para janė njė farė kori, pa kuptim, siē i kanė kėngėt nė gjuhėn tonė e nė gjithė gjuhėt e tjera:
    Bo-bo-bo-bo-bo-bo-bo,
    Na ku hyra, po pusho;
    Na ku hyra, po pusho;
    Na ku hyra, na ku vinj,
    Hapa derėn tė hinj;
    Hape derė shkretėnė
    Tė vinj tė mar setrėnė
    Kulluriote me syt ullinj
    Hape se dua tė vinj;
    Kulluriote vulė funde,
    Edhe vetė tunde-tunde;
    Kulluriote me sy murme,
    Ti mė puth pastaj mė le.
    Si tė putha ēė tė mora?
    Zemėrėnė time dogja.
    Vallenė hiqe kadalo
    Ēelo more,more Ēelo.

    Vajzat arnaute janė shumė mė tė bukura se greket, dhe kostumi i tyre ėshtė shumė piktoresk. Edhe formėn e trupit tė tyre e ruajnė mė gjatė pasi rrojnė pėrjashta nė ajėr tė lirė. Duhet ditur qė gjuha shqipe nuk ėshtė e shkruar: prandaj fjalėt e kėsaj kėnge, sikundėr edhe tė asaj qė vjen mė poshtė i kam shqyrtuar sipas zėrit. I kopjoi njė njeri qė flet e kupton gjuhėn fare mirė dhe ka lindur nė Athinė.
    Nė sevda tėnde u lavosa,

    Vetėmė u pėrvlofsha;
    Ah, vajzė mė pėrvėlovshe
    Zemėrėnė ma lavose,
    Unė tė thashė rroba s’dua,
    Po syt’ e vetullat e tua.

    Nė botimin mė tė ri tė veprave tė Bajronit, nė edicionion Oksford, ėshtė shėnuar edhe njė kėngė tjetėr shqipe e gjetur rishtazi nė shkrimet e Bajronit.Ai i kishte mėsuar pėrmendėsh nja dy kėngė shqipe dhe pėr zbavitje ia kėndonte shokut tė tij, poetitShelley, kur banonin afėr njėri-tjetrit pranė liqenit Lema.
    Gjatė kėtij udhėtimi nė Shqipėri, shoku i Bajronit, Cam Habhause, mbajti edhe ai njė ditar nė prozė, tė kėsaj vizite:’’Travels in Albania in 1809-1810’’(''Udhėtime nė Shqipėri mė 1809-1810''), tė cilėn vepėr autori e ribotoi pėrsėri tė ripunuar mė 1855 nėn emrin Lord Broughton.Nė kėtė libėr mund tė ndjekim pėr ēdo hap e ēap udhėn qė bėnė nė Shqipėri tė Jugut, tė pėrshkruar nė prozė.Ē’vijon mė poshtė ėshtė pėrshkrimimė pak i zbukuruar i Mister Hobhauseit:
    Oborri i Tepelenės qė ishte i rrethuar nė tė dy anėt prej pallatit dhe nė dy anėt e tjera prej njė muri tė lartė, na doli pėrpara syve kur hymė pėr herėn e parė me njė pamje disi gjallė ajo qė mund tė kishim parė nja njėqind vjet mė parė nė kėshtjellėn e ndonjė zoti tė madh feudal. Ushtarė, me armėt e tyre tė grumbulluara kundrejt murit pranė tyre,qenė mbledhur
    nė pjesė tė ndryshme tė sheshit. Disa syre duke ēapur poshtė e lartė dhe tė tjerėt duke ndenjur shesh togje-togje. Disa kuaj tė shiluar po qėndronin rreth e pėrqark ndėrsa tė tjerėt hingėllinin nėn frerin e kalorėsve. Nė pjesėn mė tė largėt prej banesės po bėheshin pėrgatitje pėr tė kremten e asaj nate; dhe disa mishra kecėrish e dhėnsh po piqeshin nė hell e pėrgatiteshin prej akēinjve tė cilėt edhe ata vetė ishin pėrgjysmė tė armatosur. Ēdo gjė kishte pamje luftarake megjithėse jo tamam nė stilin e ushtrisė tė njė gjenerali tė krishterė, sepse shumė nga ushtarėt ishin tė veshur nė petk tė zakonshėm, shpesh edhe pa kėpucė dhe mė fort me njė pamje tė egėr nė fytyrė, ashtu sikundėr e kishim vėnė re edhe mė pėrpara ndėr shqiptarėt’’.
    Duke krahasuar kėtė pėrshkrim mjaft tė qėlluar me ata pėrshkrime qė na ka dhėnė Lord Bajroni pėr kėtė skenė si nė letrėn dėrguar nėnės sė tij, si nė kėngėn e dytė tė ''Childe Haroldit'', stanzat: 56, 57,58,59; ne fitojmė njė farė ideje mbi mėnyrėn se si imagjinata i naltėson ato qė sheh pa e falsifikuar realitetin dhe faktet bėhen mė tė bukur e mė tė ndriēuar pėrmes poezisė.
    Aliu nuk e pat haruar mysafirin e tij fisnik kur erdhi doktor Hollandi nė Janinė pak vjet mė vonė pas vizitės sė Lord Bajronit.
    Ky udhėtar i shquar shkruan:’’Ia pėrmenda nė mėnyrė tė pėrgjithshme Lordin Bajron, pėrshkrimin e tij poetik tė Shqipėrisė, interesin qė kishte zgjuar nė Angli dhe se mister Hobhause kishte ndėr mend tė botonte njė libėr mbi udhėtimet e tij nė Shqipėri. Ali Pasha u duk I kėnaqur me kėto rrethana dhe pohoi se e mbante mend Lordi Bajronin.
    Nė veprėn e tij Hobhause pėrshkruante se si e kaluan natėn e fundit nė Janinė:
    ‘’Njė natė a dy mė parė se tė iknim nga Janina na shpunė tė shohim tė vetmin pėrparim qė kanė bėrė turqit nė punė tė teatrit. Qe njė shfaqje kukullash e pėrgatitur nga njė ēifut, i cili vjen nė kėtė qytet ēdo Ramazan, me aktorėt e tij prej kartoni! Skena qe ngrehur nė qoshen e njė kafeneje shumė tė ndyrė, mbushur me spektatorė, shumica djem. Hyrja kushtonte dy para pėr njė filxhan kafe dhe dy-tre para tė tjera tė hedhura nė dhisk, qė mblidheshin pas shfaqjes. Heroi i dramės qe njė farė palaēo i quajtur’’Karagjoz’’ dhe vihej nė lėvizje me anė tė njė peri tė lidhur nė qafė. Shoku tjetėr i Karagjozit, ishte ‘’Goxha-hajvani-Sanēoja i Karagjozit’’; figurat e tjera qenė njė burrė e njė grua. Zgjidhja e dramės bėhej me daljen e Shejtanit vetė nė skenė. Dialogjet qė s’kuptoheshin se fliteshin nė gjuhėn turēe bėheshin mė tė gjallė me klithmat e ēifutit dhe kėshtu gjindja shkulej sė qeshuri. Ngjarja vetė kuptohej prej shenjave dhe tė kallte krupėn dhe nuk mund tė tregohet. Ndė mund tė kuptohet karakteri i njerėzve nga zbavitja qė ndjekin, kjo shfaqje kukullash do t’i vinte turqit nė njė shkallė shumė tė ultė pėrpara atyre tė ēdo vėzhgonjėsi. Na thanė se turqit as qė kanė ndonjė teatėr mė tė mirė.’’

    Njėqind e pesėdhjetė vjet kanė shkuar qėkurse Bajroni vizitoi atdheun tonė, foli pėr shqiptarėt, kėndoi bukuritė e Shqipėrisė dhe pėrshkroi virtutet e popullit shqiptar:
    ’’Tė rreptė janė bijt e Shqipes! Po vetitė
    Nuk u mungojnė, veē t’ishin mė t’arrira.''
    Pesė gjenerata janė zhdukur qė kur u shkruan kėto fjalė. Brenda kėsaj kohe virtutet e popullit shqiptar u arrinė,u poqėn, gjuha shqipe ‘e pa shkruar’’atėhere, tani shkruhet e kėndohet, ka njė literaturė tė pasur. ’’Ēajld Haroldi’’ ėshtė mysafir i pėrditshėm nė shkollėn shqipe..Gjenerata jonė qė ēliroi Shqipėrinė prej sė kaluarės sė errėt, e pėrshėndet sot poetin e madh qė na nderoi vendin me vizitėn e tij prej mysafiri zemėrgjerė.Dashuria jonė pėr Bajronin u rrit bashkė me virtutet tona.Bajroni njėqind e pesėdhjetė vjet mė parė ndenji nė sarajet e Ali Pashė Tepelenės vetėm tri ditė, aq sa mund tė rrijė njė mysafir pėr tė mos e bezdisur tė zotin e shtėpisė, por poeti Bajron do tė rrojė pėrjetė nė zemrėn e popullit shqiptar: trim,besnik, mirėnjohės , tė rilindur e tė qytetėruar.


    (*)Artikull i S.Luarasit nė pėrkujtim tė 150 vjetorit tė vizitės sė Bajronit nė Shqipėri (Nėntori,1959,nr.10,f.205-220).
    Me kėtė publikim nderojmė kujtimin e poetit tė shquar anglez, Lord Xhorxh Gordon Bajronit (1788-1824), nė 180-vjetorin e ndarjes nga jeta qė nė nėntor 1809, plot 195 vjet mė pare, vizitoi Shqipėrinė.
    Bajroni ėshtė veēanėrisht i afėrt pėr shqiptarin sepse vepra e tij e bėri tė njohur nė tėrė botėn e kulturuar.
    Himnizimit tė Pėrsi Shellit ajron…Udhėtar i pėrjetėsisė. O mendje e fuqishme , nė vrullin e sė cilės, kjo epokė dridhet si njė rrėnjėz nė stuhi tė papėrmbajtur…,
    Lamartini i shtoi :O mbret i kėngėve tė pavdekshme.Krenohu !
    E tok me Mikun e Madh krenohemi dhe ne,shqiptarėt.(Shėn.i red. P.L.)




    Letėrsia moderne nė Shqipėri(*)
    Publikohet pėr herė tė parė nė Shqipėri

    E pasur dhe e bukur ėshtė gjuha jonė shqipe, nga e cila ''Bijtė e Shqipes'' krijuan njė kult tė vėrtetė; megjithėkėtė ėshtė fare pak e zhvilluar: rrethana historike krejt tė posaēme dhe sidomos njė sundim i huaj prej mė shumė se katėr shekujsh i vonuan pėr njė kohė shumė tė gjatė ēdo farė rilindje kulturale popullit shqiptar tė dashuruar pėr liri.
    Do t'i lėmė mėnjanė, edhe folklorin, i cili mė vete do tė mbushte njė kapitull shumė interesant, edhe atė sėrė tė gjatė prodhimesh religjioze qė pati filluar qysh nė shekullin e XV-tė, rėndėsia e tė cilėve ėshtė sidomos gjuhėsore; e atėhere do tė shohim se pjesa e dytė e shekullit tė kaluar shėnon shfaqjen e veprave tė para letrare,qė si me thėnė mund tė merren pėr themelet e letėrsisė sonė moderne.
    Tė parėt shkrimtarė shqiptarė, fuqitė e tyre intelektuale e morale i vunė nė shėrbim tė pavarėsisė sė vendit.
    Kėta janė pikėsėpari: Jeronim De Rada, Pashko Vaso Pasha,Naim Frashėri, Zef Skiroi e Gjergj Fishta, veprat e shkėlqyera tė tė cilėve kanė kontribuar nė njė masė tė madhe pėr zgjimin e ndėrgjegjes sonė kombėtare.
    Pastaj vinė: Zef Serembe, A.Z.Ēajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Fan S.Noli; qė tė gjithė dhanė faqe poetike tė shenjtėruara me njė patriotizėm drithėronjės, disa pėr tė flakur zgjedhėn e robėrisė sė huaj , tė tjerėt pėr ta shpėtuar popullin nga fanatizmi fetar nė tė cilin kishte rėnė. Tė tjerė merrnin pjesė nė krijimin e njė jete tė gjallė kulturore me anė pėrkthimesh tė kryeveprave mė tė mira tė letėrsisė botėrore.
    Jeronim De Rada (1814-1903), patriark i pėrnderuar i kolonisė shqiptare tė Italisė, botoi disa vepra romantike, si pėr shembull : ''Milosao'' dhe ''Skėnderbeu'',dhe njė numėr tė madh poezish, qė tė pėrkujtojnė ritmin e mrekullueshėm tė kėngėve tona tė vjetra popullore. Nė shpirtin e tė shpėrngulurve tė varfėr si ky, ai vetė, ka ditur tė hedhė farėn e njė malli tė dhimbshėm. Ngjalli nostalgjinė pėr vendin e lipsur, pėr ditėt e lumtura tė dikurshme pranė vatrės familjare nė kohėn e Shqipėrisė fatbardhė. Si redaktor i njė gazete, pėr shumė vjet rresht, i sė famshmes ''Flamuri i Arbėrit'', ai u bė mbrojtėsi i guximshėm i tė drejtave tė paprekshme tė popullit shqiptar pėrpara mbarė botės.
    Merita dhe lavdia e mbajtjes , nė njė shkallė tė lartė, tė idealit kombėtar nė mendjen e shqiptarėve tė emigruar nė Italinė e Jugut i takon bashkėatdhetarit tė tij mė tė ri, Zef Skiroit (1865-1927).
    Le tė kufizohemi tė zėmė nė gojė njė lirik tė stėrhollė ashtu si ka qėnė Zef Serembeja.Pėr shkak tė fatit tė pashmangshėm qė i ra mbi kokė; ai mund tė krahasohet me poetin austriak Lenau…
    Shpirt ėndėrronjės po si ky, udhėtar i pėrjetshėm, shkoi tė vdesė nė njė azil,andej tutje, fort larg, nė San Paolo tė Brazilit.
    Nė krye tė atyre qė e kanė zgjuar mė fort popullin nga letargjia e tij shekullore, do t'ish e udhės tė vinim kėtu Pashko Vaso Pashėn (1827-1892), nga Shkodra. Si frymė luftėtare, qė dashuronte lirinė, ai u angazhua qysh i ri , nė ushtrinė e mbrojtėsve tė Venetikut tė sulmuar prej Austrisė. Mė vonė, kur atij iu ngarkua funksioni i lartė i shquar si Guvernar i Libanit, ai shkrojti nė njė elegji tė thjeshtė, tė hidhur dhe njėkohėsisht tė fuqishme , kėto fjalė: ''O Shqipėri , e mjera Shqipėri… ''leximi i tė cilave shkaktoi derdhjen e shumė lotėve.
    Sa pėr Naim Frashėrin (1846-1900), ai ėshtė zoti i popullit tė vet, luftėtar i pamėshirshėm kundėr barbarizmit turk. Librat e tij tė shkruara nė Stamboll, nė kohėn kur, simbas shprehjes piktoreske tė asaj kohe,''ai ish i mbyllur nė kafazin prej floriri tė Sulltan Hamitit''- u botuan , megjithėkėtė, nė Bukuresht, prej nga u dėrguan dhe u shpėrndanė pastaj fshehurazi nė tė gjithė Shqipėrinė.Librat e tij u bėnė shumė shpejt ungjilli (Breviari) i gjithė shqiptarėve tė vėrtetė.
    Gjithēka ishte Frashėri, mund tė pėrmblidhet me fjalėt: poet epik dhe poet lirik. Ai na ka dhėnė dy epope kryesore qė pėrbėjnė pjesėn kryesore tė veprės letrare tė tij epike. E para e kėtyre tė dy epopeve mban titullin ''Qerbelaja'', e dobėt mjerisht, pėr shkak tė inspirimit fetar tė saj. E dyta, pėrkundėr, ''Historia e Skėnderbeut'', e shkruar nė vargjet tronditėse, pėrshkruan tregimin e luftrave legjendare tė heroit tonė kombėtar kundėr ushtarėve tė Portės sė Lartė. Po ai na ka dhėnė edhe njė poem lirik: ''Lulet e pranverės'', nė tė cilėn ndjejmė ndikim fare tė qartė tė njė ideologjie orientale tek njė autor, i cili megjithėkėtė, ėshtė pajisur me edukatė nga mė klasiket.Le tė pėrmendim po ashtu njė poem pastoral, ''Bagėti e Bujqėsi'', qė do tė konsiderohet edhe pėr njė kohė tė gjatė, nė letėrsinė tonė, si njė nga kryeveprat mė tė thjeshta tė atij lloji, megjithse nuk pasqyron ekzaktėsisht doket e zakonet e jetės sonė bujqėsore.
    At Fishta (1871) do tė ndjekė rrugėn e shėnuar prej Naim Frashėrit. Me gjithė kėtė , disa vėnė nė dukje njė ndryshim kryesor qė ekziston midis tyre:
    Kurse njėri prej tyre, Fishta,i zhvillon subjektet e tij me njė frymė regjonaliste shumė tė theksuar dhe, me njė fjalė veriore, tjetri,Frashėri, e ka marrė pėrsipėr nė veprat e tij, tė shprehė frymėn e tėrė popullit shqiptar, pa dallim krahine ose fisi, kėshtu qė njėri humbet nga pikpamja e shtrirjes atė qė tjetri kishte fituar nė thellėsi. S'duhet tė habitemi pra qė kryevepra epike e Fishtės ''Lahuta e Malcis'' tė mos ia ketė arritur ta zgjojė enthuziazmin e pėrgjithshėm nė njė kohė kur popullsia e tėrė pasionohej pėr pavarėsinė e Kombit.
    Vepra e Fishtės me titull ''Mrizi i zanavet'' do tė shprehte personalitetin poetik tė vėrtetė tė njė njeriu qė ka qenė tėrhequr nė rrugėn fetare, dhe poezia e tij elegjiake me emėr ''Njė luleje pranvere'' do t'i lėrė tė shfryhen lirisht ankesat dhe ulėrimat e dhimbėshme tė njė zemre mirėdashėse, po tė vrarė.
    Ta pėrcaktosh kėtu se cili nga tė dy, Fishta ose Frashėri, ėshtė poeti epik mė i madh na duket gjė mjaft e vėshtirė. Por, sidoqoftė, mund tė pohojmė, pa frikė se mos gabohemi, se Fishta, poeti ynė satirik mė i madh, do tė ishte edhe poeti ynė lirik mė i madhi sikur shprehja e ndjenjave tė tij lirike tė mos kishte qenė penguar mjerisht prej disiplinės sė rėndė dhe tė pamėshirshme tė Bijve tė Shėn Franēeskut.
    Po tė kalojmė tashti nė letėrsinė e kohėve mė tė afėrta, dafinat e poezisė do t’ja kushtojmė pa ngurim Benjaminit tė poetėve tanė: Lasgush Poradecit (1899), poet serioz dhe filozof merite. Vargjet e tij tė pėrpunuara , nuk meritojnė asnjė qėrtim pėrsa i pėrket formės. Me prejardhje nga shtresat e thjeshta tė popullit , ai ka ditur tė ngrihet pėrmbi rasat e kėsaj jete dhe tė jetė artist me tėrė kuptimin e fjalės, duke bėrė nė njė farė mėnyre ’’art pėr art’’, dhe duke shprehur nė poemat e tij njė botė ndjenjash ashtu edhe mendimesh. Ai s’do t’ja dijė nga kufijtė tanė si rrjedhim , inspirimin e tij poetik, ai shkon ta kėrkojė jo vetėm nė poezinė popullore shqiptare, por edhe nė poezinė popullore nė pėrgjithėsi. Dhe aty e gjen heroin e romanit poetik tė tij, nė tė cilin dashnori dhe dashnorja s’janė mė veēse personifikimi i fuqisė fizike dhe i bukurisė morale.
    I riu ynė i ndan veprat e tij nė cikle.Le tė shėnojmė vetėm se poezitė erotike kanė gjetur vendin e tyre nė ciklin e katėrt. Midis gjithė atyre motiveve qė e bėjnė tė kėndojė kalemin e tij le tė shėnojmė nostalgjinė e ikjes,’’tė ikėsh , ėshtė tė vdesėsh ca pak ’’, qė poeti ynė e ka ndjerė mė shumė se cilido tjetėr.
    Tre tituj tėrheqin vėmendjen tonė nė mėnyrė tė posaēme:’’Gjėmim i anijes’’, ‘’Lundra dhe Flamuri’’dhe ‘’Vdekja e Nositit’’ qė pėrbėjnė kėsisoj njė trilogji tė vėrtetė, tė cilėn do ta pėrmblidhte lufta e pėrjetėshme pėr jetėn dhe ku emrat na dalin si simbole:’’barka’’ose’’gjemia’’ ėshtė njeriu,’’Flamuri’’ ėshtė ideali dhe fundi,’’Lufta’’ėshtė ajo e Lirisė. Vija dominuese nė Golgothanė e tij do tė ishte njė aksion i thellė dhe njėkohėsisht optimist.
    Po le ta themi me plot sinqeritet, nė qoftė se Poradeci ngul kėmbė pėr tė ndjekur vijėn idealiste nė tė cilin ėshtė futur, larg origjinės sė tij , frymėzimi i tij s’do tė vonojė tė shterret, dhe faji do tė jetė i kėsaj mosnjohje vullnetare dhe sistematike tė realiteteve.
    Nė qoftė se ekzistojnė boshllėqe tek poetėt tanė, tė cilėt tė gjithė pak a shumė, kanė qėndruar larg jetės reale, le ta themi se kėto boshllėqe janė mbushur prej prozatorėve tanė, nė krye tė tė cilėve duhet tė vėmė Imzot Fan Nolin.
    Fan Noli ėshtė lindur (1880) pėrjashta atdheut ku edhe ka jetuar pothuajse gjithmonė.Po kjo nuk e ka penguar qė tė marrė pjesė tė rėndėsishme nė fatkeqėsitė e fatbardhėsitė e popullit tė tij, me tė cilin ai ka mbetur nė bashkėmendim tė afėrt. Nė stilin e tij poetik, tė stolisur ngandonjėherė me humor, por qė shpesh ia arrin shkėlqimit dhe patetikut, ai u bė pėrfaqėsuesi i ndjenjave dhe i aspiratave tė vėllezėrve tė tij nga raca.Vepra e tij kryesore ’’Histori e Skėnderbeut’’, ashtu edhe pėrkthimet e tjera qė u ka bėrė veprave tė Cervantesit, tė Shakespeare-it, tė Ibsenit dhe sidomos i veprės gjeniale tė Poes’’Korbi’’, dhe i ‘’Rubairave’’tė Omar Kajamit, i provuan Shqipėrisė dhe botės letrare se gjuha jonė ka mundėsi dhe ėshtė e aftė, kur dimė ta pėrdorim , tė shprehė gjithė ndjenjat njerėzore.
    Nė fund sot njė plejadė e tėrė tė rinjsh po ecėn nė gjurmėt e Mjeshtėrve tė vet. Kostė Ēekrezi, Gj.Bubani, S.Malėshova, Z.Fundo, ia kanė hapur rrugėn zhurnalizmit.Tajar Zavalani, me njė gjuhė popullore, zgjoi te populli shqiptar bukuritė e letėrsisė ruse, me pėrkthimet nga Tolstoi, Ēehovi e Gorki. Ernest Koliqi pėrkthyes i disa klasikėve italianė, nė ‘’Novelat’’ e tij tė punuara me njė stil mjaft tė kėndshėm, pasqyron qėndrimin e vet ‘’borgjez’’.
    Midis shkrimtarėve qė s’janė ende veēse nė periudhėn e shkrimeve fillestare, disa duan tė marrin pjesė nė Gostinė e perėndive,ndėrsa disa tė tjerė, jo aq ambiciozė, kėnaqen vetėm duke ngjyer bukėn e tyre nė ēanakun modest tė bariut, tė fshatarit dhe tė punėtorit.

    Skėnder Luarasi
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2005
    Postime
    14
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Dua te di per Profesionin e tij si Arkitetk, sepse kam disa informata qe ka qene ehde Arkitetk, ju flm!

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar XllokumiX pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Mosha
    33
    Postime
    1,028
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    ne Vjene studionin 60 student nga Shqiperia.Mes tyre LASGUSH PORADECI,
    SKENDER LUARASI, EQREM QABEJ, SELMAN RIZAJ, RROK GERA, SKENDER UPI etj.BAJRAM
    CURRI ka qene njeri nga ata qe themeluan Shoqerin e Studenteve Shqiptare ne
    Vjen.Bajrami qendroi pak ne Vjen por qendrimi tij pati nje rendesi teper te
    madhe per organizimin politik te studenteve shqiptare.Ne kete kohe Vjena ishte
    qender e intelegjences dhe kultures Evropiane.Ne kujtimet e tij Kemaili
    shkruan:"Nje profesor Austriak qe njihte mire Shqiperin mbante nje referat me
    titull"SHQIPERIA DHE E ARDHMJA E SAJ"Ai tregoi me fakte se cfare ndodhi kur
    Italia Pushtoi Shqiperine.Ishte i pranishem aty edhe CETIN SARACI,konsull i
    Shqiperis ne Vjene.Dyshohej se ai ishte organizatore i vrasjes se LUIGJ
    GURAKUQIT.Kur ai e degjoi ate qe tha profesori Austriak u ngrit ne kembe dhe
    tha:"Protestoj per shkak te ketyre fjaleve qe thuhen ketu.Te gjithe studentet
    shqiptare do te dalin jasht"Vetem dy tre vet u solidarizuan me apelin e tij te
    tjeret ngelen aty.Gjith ky rast u be shkak per hakmarrjen e tij ndaj studenteve
    qe kishin bursa.Kur shkova ne Konsullat per te marre bursen Cetin Saraci me
    pyeti."Dole jasht kur une urdherova te mos e ndegjonit ate qe thonte profesori
    Austriak?"Jo i thash.Atehere ai ma ktheu ti nuk je patriot.Patriotizmin e kam
    mesuar nga njerez me te mencur se ti i thash.Pa e mbaruar akoma ai e nxjerri
    revolverin dhe e dretoi kah une.U largova por puna nuk kishte mbaruar me kaq.Ai
    kishte raportuarper krejt ate qe ndodhi ne Konferenc dhe Konsullat dhe Bursa na
    u nderpren mua dhe studenteve te tjer".
    Pas perfundimit te studimeve kthehet ne Shqiperi.Ku mbreti Zog i beson
    projketin arkitektonik te VARRIT TE NENES MBRETERESH.

    Pas peripetive ne Shqiperi ai perfundon ne STAMBOLL ku njihet me Profesorin
    Francez Henri Prost i cili e integroj ne projektet e medha arkitektonike te
    Stambollit.Ketu projekton Pallatin e Sporteve,Zyrat e Finances,projektin e
    renovimit te plote te kompleksit"KAPALI CARSHI","TAKSIM",Pazarin e ri "KARCEJ"
    ndertesa te ndryshme ne bulevardin "ATATÜRK".Thirret ne KAIRO ku i ngarkohet
    projketi i shtepis filmike i cili ne ate kohe ishte projketi me gjigant ne
    Mesdhe.

    Pas martese se tij me 1949 me Xhelilen Berkun me te cilen ishte njoftuar ne
    Turqi,(Xhelilja kishte origjin shqiptare dhe babai i saj Qamili ishte mjek
    personal i Ataturkut)Xhelilja kishte mbaru studimet e shkollen teknike MIT ne
    Boston.

    Me 1951 qe te dy e lene Stambollin per tu vendosur fillimisht ne Detroit e pas
    disa muajsh ne NJU JORK.Ketu Kemailit i besohet projekti per Stadiumin Olimpik
    te ATHINES,te cilin e perfundon per 3 muajve.Pas suksesit lista e projketeve qe
    kerkonin ti besohej atij ishte e pabesueshme.


    Projektet qe i realizoi ne N.Y.

    -Qendren e te Semureve Mendore ne N.Y.---investitor Rockfeller

    -Qendra e NASA-s

    -One Astor Plaza N.Y.

    -Shtepin e rrjetit elektrik te N.Y.

    -Ndertesen e New York Telephone ne Manhattan

    -Ndertese American Air Line ne aeroportin nderkombetare KENNEDY

    -Qendren Tregtare te Syracuse

    -Shtepin e mallerave ne Pittsburg-Pensilvania

    - ------//--------- Macy's ne Colonie N.Y.

    -Projektin e shkolles te Arkitektures ne Boston

    -Udheheqi kompozicionin dhe kontrollin e puneve te mbrendeshme ne TWIN TOWERS
    WTC.

    Pasioni i tij i vecant ishte mekanika.Ai eshte autor i 18 patentshpikjesh ne
    mekanike mes te cilave edhe ajo e motoreve qe perdorin energji te
    paster.(perdorimi i ujit per fuzionin e hidrogjenit ne anijet
    transoqeanike).Patentat e tij deri tani nuk kan gjetur nje zbatim praktik,pasi
    jan konsideruar si teknologji e se ardhmes.Kemal Butka ishte deri ne fund te
    jetes se tij anetar i Akedemis se Shpikesve te NEW YORK-ut.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2005
    Postime
    14
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Gimi 3 Te Flm shuem vella, me ke shpetuar, shume shume Flm,

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar XllokumiX pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #14
    ėndėron Maska e lindush
    Anėtarėsuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Nga Prizeni!
    Mosha
    37
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    ?

    A e dini se ku mund te gjej librin ose dramin "Sakuntala" shkr. Kalidasa qe i ka perkthy Zt. Skender P. Luarasi?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lindush : 22-05-2007 mė 17:17

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar lindush pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #15
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    55
    Postime
    482
    Faleminderit
    0
    61 falenderime nė 56 postime

    Skėnder P.Luarasi

    Skėnder Luarasi
    Kujtime ”Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’, pjesa e parė
    Nė shkollėn shqipe tė Negovanit
    ...Me punė nė shkollė, nė lėmė e nė arė dhe nė shoqėrinė e ngushtė tė botės sonė, babai mbushi njė mot nė mes tė familjes qė kur u kthye nga mėrgimi. Nė punė shtėpiake, babai qe nga mė tė zotėt e mė tė shkathtit. Si mjeshtėr e si bujk thoshin se mund t'ia kishte kaluar vetėm i ati, Nini, prej tė cilit qe edukuar.
    Atė vjeshtė, patriotėt e klubit ''Dituria'' e thirrėn Petro Luarasin tė ēelte shkollė shqipe nė Manastir. Gazeta ''Bashkimi i Kombit'' e shpalli lajmin se me sa gėzim dėgjuan qė Petro pati arritur atje shėndoshė e mirė. Porse xhonturqit nuk dhanė leje tė ēelej shkolla shqipe e veēantė nė qendėr tė Vilajetit. Ata lejuan vetėm tė mėsohej shqip nė gjimnazin turk. Kėtė babai nuk e pranoi dhe qėndroi nė Manastir si redaktor i gazetės ''Bashkimi i Kombit'' gjer nė nėntor tė vitit 1909.
    Kėtė muaj pleqėsia pėr ēeljen e mėsonjėtores shqipe tė Negovanit ( kryeplaku Sotir Kristo dhe anėtarėt: Sotir A. Xoxe, Nasho Tipe, Gjeorgji A.Dhimo dhe Kristo S. Radimishi iu lutėn Petro Luarasit tė vinte nė fshatin e tyre tė ēelte shkollė shqipe dhe ai pranoi me gėzim.
    Botuesi i gazetės ‘’Lidhja ortodokse’’ Mihal Gramenon lajmonte:‘’Mė 30-tė tė vjeshtės sė tretė u ēel shkolla shqipe (e Negovanit) pas sistemit pedagogjik me tre rjeshta, hė pėr hė nėn drejtim tė atdhetarit tė flaktė z.Petro Nini Luarasit…’’(*)(*) Lajmet e tė rat e vendit, Lidhja ortodokse, 16 dhjetor 1909 f.3 . Ndėrsa nė njė letėr pleqėsia e Negovanit shkuante: ’’…mė 30 tė Brumorit (nėntorit), sot tė hėnėn, nėnė direksi tė nderēmit atdhetar dhe tė shumėvojturit mėsonjės z.Pjetri Nini Luarasi…hapi dyertė Mėsonjėtorja Shqipe e shumė pėsonjėsit katundit tėnė Negovan, dhe zėr i ėmbėl i abecesė shqipe ep e merr nėpėr buzėt e ėngjėllta tė fėmijėvet tanė… (*) Kur u ēel shkolla shqipe e Negovanit, pati mėsues-drejtor Petro Nini Luarasin dhe ndihmės Mihal Zikostathllarin. (*) gazeta ‘’Liria’’, nr.66, 1909.
    Qė prej tragjedisė sė Ilindenit kur nė luftė midis andartėve dhe komitaxhinjve bullgarė u dogj njė mėhallė e tėrė ku u shuan familje tė tėra shqiptare dhe gjer nė tragjedinė e 12 shkurtit 1905, ishin vrarė rreth dyzet e pesė patriotė shqiptarė se s'kishin pranuar tė ndryshonin kombėsinė e tyre. Barbarėve nuk u mjaftoi kjo tragjedi. Beharin e 1909-ės, andartėt vranė patriotin Terja Tava dhe plagosėn rėndė nė Manastir tė nipin e Papa Kristos, Papa Vasilin. Mė 14 shtator ditėn e Kryqit, kur Papa Vasili filloi meshėn e Spironoit, Papa Thanasi i ndihmuar nga andartėt grekė tė Kristasi Dhoksojanit, e shtriu priftin shqiptar pėrdhe nė mes tė kishės dhe nisėn ta rrahin me dru. Nė rrėmujė e sipėr u vra grekomani Papa Thanasi dhe u plagosėn i vėllai Kol Joti dhe dhaskali grek Stavre Zėmėrdeshi. Grekomanėt qė u arrestuan u liruan mė 12 shtator 1909. Papa Vasili vdiq nė burg duke qenė nė Manastir. Tė tre ne, babai, Dhimitri e unė, morrėm pjesė nė varrimin madhėshtor qė pregatitėn shqiptarėt e Manastirit, tė krishterė e muhamedanė.
    Para se tė nisej prej hotelit ''Liria'' pėr nė Negovan, Telemak Gėrmenji e pyeti Petro Luarasin: ''Po s'ke frikė mos tė tė vrasin edhe ty?'' Dhe ai iu pėrgjegj: ''S'ka gjė. Sa mė shumė tė na vrasin aq mė shumė do tė shtohemi'' dhe me tė dy bijtė e tij u nis pėr nė Negovan.
    Mė kujtohet: Atė pasdreke kur qemė duke hyrė pėr tė parėn herė nė fshatin Negovan na treguan se katėr-pesė zotėrinj qė po shėtisnin kundrejt nesh ishin drejtori dhe dhaskenjtė e shkollės greke. Babai zbriti nga kali, iu afrua, e i pėrshėndeti miqėsisht nė gjuhėn greke. Por ata nuk begenisėn as tė kthejnė sytė e tė na shihnin.
    Ky qe njė deklarim i heshtur lufte, qė ditėn e parė.
    Njė tjetėr rast mė pastaj: Babai dhe unė po ngjitnim shkallėt e larta tė pazarit kur vumė re se sipėr po priste dhaskali Petro Samarina qė priste tė zbriste sa tė largoheshim ne. ''Kalimera sas!'' e pėrshėndeti mėsuesi i shqipes, por i greqishtes heshti.
    ''Pse nuk mė flisni?'' e pyeti i shqipes.
    ''Dhen me afisun'',(*) iu pėrgjegj Petro Samarina.
    ''Po mua pėrse mė lenė?'' e pyeti Petro Luarasi
    ''Esis isthete eleftheri''.(*)
    Gazeta ‘’Lidhja ortodokse’’ shkruante:
    ‘’Njė letėr tė gjatė qė muarėm nga Negovani prej atdhetarit tė flaktė z.Petro Luarasi na lajmėron qė grekomanėt me ndihmėn e madhe tė dhespotit tė Kosturit kėrkojnė tė pėrsėritin tė vjetrat…Siē na shkruan zoti Luarasi aty pėrpara nė njė dasmė q'u bė atje me gjithė tė luturat q'i bėri dhespotit fshati, ai ndaloi priftin tė kurorėzojė kėtė dasmė e kėshtu u shtrėnguan tė marrin njė prift bullgar. Fshati pėr sė shpejti kėrkon nga qeveria t'i njihet njė prift shqiptar e kėshtu tė mos ngjasė ndonjė turbullim. Pėr kėtė, thotė zoti Luarasi, duhet tė lėvizė edhe ''Lidhja Orthodhokse'' qė bashkėrisht tė pėrpiqen pėr tė drejtat se me udhėn qė ka zėnė Patrikana kurrė nuk do tė na jepen tė drejtat Pėrgėzojmė pra atdhetarėt Negovanas pėr ndjenjat kombėtare edhe tė rinj-martuesve u urojmė trashėgim e jetė tė gjatė (*)
    (*)Lidhja ortodokse, 5 janar 1910, f.4

    Andartėt i zinin pusi babait pėrherė e kudo. Veēse tani jo vetėm patriotėt shqiptarė por edhe grekomanėt nisėn ta simpatizojnė mėsonjėsin e shqipes, tė pakėn si njeri. Njė prind i quajtur Kristo, vjehrri i kapedanit andart Ilo, i dėrgoi tė bijtė nė shkollėn shqipe. Nė mbrėmje na ftoi edhe pėr darkė. Vamė. Porse, pa shkuar njė gjysėm ore, djali i myftarit shqiptar, Nasho Tipes, erdhi dhe i pėshpėriti babait nė vesh qė shpejt tė iknim. Babai shpiku njė shkak, i lypi ndjesė Kristos, iu fal nderjes pėr ftesėn dhe u ngritėm e shkuam. Ecėm pėrmes sheshit tė xhamisė, kapėrcyem urėn, ngjitėm shkallėn e madhe shpejt e shpejt dhe qėndruam nė sheshin e pazarit sa tė merrnim frymė. Sandejmi pamė tre veta tė armatosur tek unjeshin prej mėhallės sė sipėrme, anės lumit, duke ecur dhjetė-njėzet hapa larg njėri-tjetrit. Hynė nė shtėpi tė Kristos.
    Kur e pyeti babai Kriston pėr kėtė vizitė tė papandehur, ai iu pėrgjegj duke thėnė: ''Po, qe Iloja. E thirra edhe atė. Desha tė njheshit, tė flisnit e tė bėnit qė tė ndjekė edhe dhėndėri im shembullin e Spiro Bellkamenit''. Vėrtet, Kristoja qėndroi besnik i partisė shqiptare dhe qėllimi i tij duhet tė ketė qenė i ndershėm. Sa pėr Ilon ai u largua nė Amerikė atė mot. Por kur plasi lufta ballkanike, kapedan Ilo Pine (Opullos), tok me Xhoxhi Ēarrėn, u nis vullnetar pėr nė ushtrinė greke veēse nuk arrinė dot, u mbytėn nė oqean.
    Ndėrsa mėsuesit e shkollės greke i mbanin nxėnėsit mbyllur qė nė fillim e gjer nė mbarim tė lndėve, ata tė shkollės sonė shqipe na nxirrnin pėr shėtitje ēdo javė. Marshonim duke kėnduar: ''Merr uratėn bir prej meje'', ''O trima luftėtarė'', ''Sa tė rronjė gjithėsia'', ''Shkronjat tona janė tė arta''. Vjershat e Gjerasim Qiriazit: ''Ditėt e djalėrisė'', ''Djal i varfėr'' dhe ''O mėmėzė'', s'kishte nxėnės qė tė mos i dinte pėrmendsh. Meloditė e tyre mbushnin udhėt e buēisnin nėpėr sheshet e kodrat e Negovanit.
    Drejtori, Petro Nini jipte kėndim dhe histori; ''Istorinė e Skėnderbeut'', ''Bagėti e bujqėsi'', ''Lulet e verės'', ''Kristomathinė'' dhe sidomos tregimet e vjershat e Papa Kristo Harallambit.
    Mė 12 shkurt 1910, nė orėn e parė tė mėngjesit, babai hyri nė klasė i armatosur dhe me gjallėri na urdhėroi tė vishnim palltot e librat t'i linim nė klasė se do tė dilnim pėr shėritje. Qielli qe i kthjellėt, dheu qe zbardhur me njė cipė tė trashė dėbore. Nė rradhė dy nga dy dhe duke kėnduar pėrzjerazi, kush ''Ditėt e djalėrisė janė pėr tė kujtuar kohėn kur e shkonim gjithė me gėzim''; kush ''Pėr mėmėdhenė'', dhe kush kėngėn ''Djal i varfėr'', ecėm udhės sė Follorinės. Nė fund tė fshatit qėndruam nė njė lėndinė. Kafshėt kishin mlatur gjurmėt mbi dėborė. Babai doli nė ballė e foli:
    ''Fėmijė tė dashur! Kjo lėndinė ėshtė vend i shenjtė, ėshtė Golgothaja e Shqipėrisė. Kėtu sipėr, pesė vjet mė parė andartėt grekė na vranė Papa Kristo Harallambin dhe pesė patriotė shqiptarė tė Negovanit se nuk deshėn tė ndėronin kombėsinė e tyre. Kėtu nuk do tė shkelin njerėzit, veēse pėr t'u falur... Ne do tė thurim lėndinėn me shtylla, do ta mbjellim me pemė dhe do tė ngrehim nė mes tė kopshtit statujėn e dėshmorit tė madh tė Shqipėrisė''. Dhe kur mbaroi sė deklamuari elegjinė ''Papa Kriston na e vranė!'' ne tė rinjve na u duk sikur vetė malet na thirrėn ''Merrni gjakun!''
    Shumė patriotė shqiptarė, me Ismail Qemalin nė krye, patėn bėrė ēmos qė shqiptarėt tė kuptoheshin e tė vėllazėroheshin me grekėt porse pas tragjedisė sė 12 shkurtit 1905, pas kėtij krimi tė klerit grek e tė politikanėve katilė tė Athinės, u venit ēdo shpresė pajtimi. Shqiptarėt u menduan se ēfarė mund tė bėnin me krahėt e vet pėr dobi tė mėmėdheut. Ndaj kėshtu, po kėtė mot, u krijua Komiteti i Manastirit.

    * * *
    Me t'u shpallur hyrjeti nė Manastir u mbajt kongresi i parė i alfabetit shqip. Akoma qe kohė paqeje dhe Valiu i Vilajetit vetė begenisi tė vinte pėr ta inaguruar. Erdhi tė pėrshėndeste delegatėt shqiptarė edhe drejtori i gjimnazit grek Anagnostopullos, i shoqėruar nga mėsuesit filoshqiptarė Mihal Petru dhe Jorgji Kizha, nė krye tė 1200 nxėnėsve, ndėr tė cilėt doktorėt e ardhshėm, Jani Basho dhe Theodhosi e kafazi Ali Panariti.
    Mė 20 mars 1910, kur populli shqiptar qe tashmė nė luftė tė hapur me xhonturqit, u mbajt kongresi i dytė i Manastirit, mė shumė nė seanca tė fshehta, ndėr tė cilat u bisedua pėr koordinimin dhe forcimin e veprimtarisė sė klubeve, pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr tė protestuar kundėr mbylljes sė shkollave shqipe, kundėr arrestimeve, internimit e dėnimit tė mėsuesve dhe pėr tė dėnuar moralisht e botėrisht barbaritė e Shefqet Turgut Pashės. Ky kongres, qė mund tė quhet edhe ''i kosovarėve'', pėr rrethanat e kohės dhe tė vendit nė tė cilin u mbajt, ėshtė nga mė tė rėndėsishmit e kongreseve kombėtare shqiptare( *)

    (* )Ky kongres, qėndron nė zenithin e tė dy kuvendeve tė Ferizajt qė pėrbėjnė katėr vjet nga mė tė lavdishmit nė historinė e Shqipėrisė.

    Petro Nini Luarasi u zgjodh sekretar i tij. Kėtu ai foli nė emėr tė Lidhjes Orthodhokse dhe fjala e tij e botuar nė ''Bashkimi i Kombit'' bėri pėrshtypje tė fortė.
    Atė dimėr unė qeshė sėmurur rėndė nga pleuriti dhe babai mė pati shpėnė nė spitalin francez tė motrave stigmatine. Dola i shėruar kur pati filluar kongresi. Kur drekėn e parė hyra nė restorant tė hotelit ''Ilira'', ku qenė mbledhur delegatėt, babai mė urdhėroi tė vija tė laja duart pastaj tė kthehesha nė sallėn e bukės. Nė tė hyrė, mė qėndroi pėrpara tyre dhe mė foli:''Shikoji nė sy kėta zotėrinj, mbaji mend mirė fytyrat e tyre dhe t'i nderosh gjithė jetėn, se ata pėrpiqen tė shpėtojnė Shqipėrinė nga rrobėria!'' Dhe mė tregoi emrat: ''Zotnitė Dervish Hima dhe Bedri Peja, Qazim be Dibra, Hysni Curri, Ali Hajdar i Riza beut...'' e kėshtu me rradhė.
    Dhe unė i shikova nė sy dhe i nderova me krye . Dhe ndenja nė trapezė bashkė me ata dhe hėngra mish me fasule e njė bakllava. Rrexhep beu nxorri tė mė falte njė grosh, por babai, mė shumė me shenja se me fjalė i tha: '' Jo, se mėsohet keq.''
    Fėmijėt ndjejnė gėzim tė veēantė kur shohin e njihen me njerėz tė mėdhenj, kur i dėgjojnė ata tė flasin me nderim pėr ndonjė tjetėr qė nuk gjendet pranė. Kur dėgjoja Dervish Himėn tė fliste me admirim pėr Ismail Qemalin dhe Hysni Curri po kėshtu pėr Isa Boletinin, mua mė shkonte mendja nė kohėn heroike tė Skėnderbeut dhe gėzohesha qė edhe ne shqiptarėt kishim burra me famė.
    Njerėz me dinjitet, burra e gra, gjeje kudo, nė ēdo mėhallė tė katundit tonė, nė ēdo fshat tė Kolonjės, nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Por ndryshe qe kur i shihja ata a dėgjoja pėr ta veē e veē dhe ndryshe kur i shihja ata tok e i dėgjoja tė flisnin e tė kėshilloheshin bashkė pėr punėt e mbarėsinė e tė gjithė popullit, si nė Kongresin e dytė tė Manastirit.
    Nė Negovan, mua tė voglit , qė nuk e vrisja mendjen pėr tė kuptuar rreziqet qė na pėrgjonin nė ēdo hap e ēap prej armiqve tė shkollės shqipe, ēdo gjė m'u duk e bukur dhe e dashur. Ndonėse s'kisha pranė, si nė shtėpi, as nėnėn, as motrat, atje na u bėnė tė tilla gjithė gratė e vajzat e patriotėve, qė nga e veja e Papa Kristos e gjer te gruaja e vajzat e pojakut e tė mullisit dėshmor tė ēėshtjes shqiptare. Dalė nga dalė filluan tė na simpatizojnė e tė na bėnin miq edhe ata familjarė tė cilėt nė fillim ishin treguar grekomanė.
    Kur u ēel shkolla e Negovanit, ditėn e parė erdhėn nja dhjetė nxėnės. Kur u mbyll, nė qershor, rreth njėqind nxėnės e nxėnėse morrėn pjesė nė provimet qė u kremtuan me pohė e pasqyli.

    Nė festėn e mbarimit tė motit shkollor erdhėn nga Follorina kryetari i Beledijes Haki bej Qafėzezi, komandanti i xhandarmėrisė Qamil Efendi Elbasani dhe arkimandriti i komunitetit bullgar, pėr tė nderuar bashkatdhetarėt e Papa Kristo Harallambit.
    Edhe motin shkollor 1910-1911 babai nė Negovan vajti.(*)
    (*)Nė vitin shkollor 1910-1911 dhanė mėsim Petro Nini Luarasi, Mihal Zikostathllari, Kosta Micehaxhi dhe Vasiliqia Koke nga Bellkameni
    Mua mė mori pas, por Dhimitrin e dėrgoi nė shkollėn bujqėsore amerikane nė Selanik. Banuam pėrsėri nė atė vilėn e bukur, mbanė udhės sė Follorinės, pėrballė kopshtit ku do tė ngrihej monumenti i Papa Kristos, banorėt e sė cilės qenė vrarė tė gjithė gjatė pėrpjekjes midis andartėve e komitaxhinjve bullgarė mė 1903.
    Babė e bir, tė dy flinim nė odėn pėrdhese qė kish vetėm dy dritare ballė kopshtit. Natėn babai koburen e mbante nėn jastėk, ēiften varur nė mur dhe dogranė fshehur mes dyshekut. Ai punonte edhe pas mesit tė natės, se po pregatiste librin ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit''.(*)
    ---------
    (*) Kur ishim nė Negovan, babai lexoi qė gazeta londineze ''Times'' akuzonte Patrikanėn e Stambollit dhe klerin grek nė pėrgjithėsi se ndalonin ''me mjete tė panomta pėrparimin e shkronjave shqipe dhe qytetėrimin e shqiptarėve''. Kur, organi i Patrikanės ''Eklisiastiqi alithia''( ''E vėrteta kishtare'') e mohoi kėtė akuzė, im atė filloi tė pėrgatisė pamfletin ''Mallkimi i Shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'' ku me dokumenta e fakte provonte tė vėrtetėn se kleri grek edhe altarin e shenjtė e pėrdorte nė shėrbim tė shovinizmit.

    Kur zgjohesha, vija re si mbėshtetej nė tryezė, si mendohej e shkruante, si ngrihej e ecte tutje-tėhu, si ulej e prapė shkruante. Herė-herė sikur fliste me vete, i helmuar, i gėzuar, ndoshta mallkimeve tė dhespotit Fillaret:
    ‘’…I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi ka shkuar nė fshatra tė ndryshme tė rrethit tė Kolonjės, duke u premtuar emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr mėsimin e shqipes, njė gjuhė e cila nuk ekziston… Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot e do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės ….(*)
    -------
    (*) Fragment nga mallkimi i Dhespotit tė Kosturit, Fillaret, mė 20 shtator 1892.

    po u pėrgjigjej me fjalėt:

    ''Ne shqiptarėt i duam jo vetėm vėllezėrit tanė grekė, po gjithė vėllezėrit e botės, veē se dėshėrojmė qė tė na duan edhe ata neve!... Kombi ynė ėshtė bashkėsia e shqipėtarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pellazgėt…Ta begatojmė gjuhėn edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim, dhe atėherė do tė shohėm qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tėnė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakarit. Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomotitjeve e prrallave grarishte tė atyre qė nuk e dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė mask shenjtorėsh e mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės - ai bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetes sė tij.(*)
    ---------
    (*) Petro N. Luarasi:“Mallėkim i shkronjavet shqipe dhe ēpėrfolja e shqipėtarit’’, Manastir, 1911, f. 7.



    Njė ditė e pashė babanė tė qajė. Sa m'u dhimbs! Kishte marrė njė letėr nga fshati ku i shkruanin se vėllai im i vogėl Pirro pati vdekur nga kolla e mirė e fruthi, sėmundje qė korrėn gati gjithė fėmijėt e fshatit atė dimėr dhe qė u pėrhapėn nėpėrmjet kungimit.

    * * *

    Motin e dytė nė Negovan vizitat e patriotėve nga vende tė ndryshme po bėheshin mė tė dendura nė banesėn tonė: mė tė shpeshta u bėnė edhe pėrpjekjet e andartėve grekė pėr ta vrarė babanė. Dhe do ta kishin vrarė me siguri po tė mos kishin qenė trimi me fletė Spiro Toli Bellkameni dhe djemtė patriotė tė Negovanit qė e ruajtėn si sytė e ballit.
    Edhe vetė e parandjente rrezikun. Nė njė letėr nga Negovani, me datė 10 mars 1911, i shkruan Kristo Papa Stefan Luarasit nė Sofje: ''Nė kohė tė keqe unė s'kam ndėrmend t'ua le mėsonjėtoren grekomanėvet, po do tė qėndroj gjer nė fund...para dy javėsh e dėrgova Skėnderin nė shtėpi, e largova...''
    Unė, me tė arrirė nė Korēė, shkova drejt e nė shkollėn shqipe tė ēupave, tė piqesha me time motėr Thomaidhėn. Ajo, sa mė pa vetėm, u zbeh nė fytyrė dhe sa s'ia dha tė qarit. ''Po babai?'' mė pyeti. E sigurova qė qe mirė dhe s'dija pėrse mė nisi aq herėt.
    Nė fund tė motit shkollor u kthye edhe vetė.
    Nė Korēė, njė ditė mė parė se tė ngjiste pėrpjekja nė Orhan Ēiflik, e arrestuan. Kur i sollėn tė vrarėt te sheshi i hyqymetit atė po e gjykonin nė zyrėn e mystendikut. Kur erdhi nė fshat dhe u mblodhėn miq e mysafirė qė ta uronin pėr ''Mirė se na erdhe!'' ai i pari u dha lajmin e vrasjes sė Bajazit Rehovės dhe tė pesė djelmoshave - nxėnės tė tij! Kur zuri emrin e Kristaq Kosturit, babai i tė cilit pati rėnė pesė vjet mė parė dėshmor i plumbave tė andartėve nė Selanik, lotėt i rrodhėn mbi faqe.
    . Atė ditė tė zezė korriku Korēa mbajti frymėn. Bijt e saj njė ēerek ore larg vatrės sė tyre patėn rėnė nė luftė me asqerėt osmanllinj. Disa ditė mė parė kapedanėt Spiro Bellkameni, Qamil Panariti , Mendu Zavalani e Gani Sali Butka patėn marrė pjesė nė mbledhjen e Frashėrit dhe sipas planit qė vendosėn mes tyre komitėt, u nisėn pėr nė vendet e caktuara. Nė Vithkuq u bashkua me ta Bajazit Rehova. Nė Korēė, anėtarėt e komitetit patėn siguruar armė, bukė e veshmbathje pėr kryengritėsit dhe prisnin qė tė vinte ndokush t’i merrte. Natėn e 29 korrikut ēeta e Qamil Panaritit me tetė vetė dhe e Spiro Bellkamenit me dymbėdhjetė qė qenė nisur pėr nė Mal tė Thatė, pushuan nė arat e Orman Ēifligut e tė Pojanit dhe prisnin t’u vinin armatimet.(*)
    (*) Kishin vendosur tė sulmonin burgun e Korēės pėr tė ēliruar patriotėt.
    Njė ēoban i Mehmet beut i diktoi dhe i kallzoi nė Hyqymet. Tė dy ēetat ranė nė pusi.
    Zyrtarėt turq thirrėn familjarėt e kryengritėsve tė vinin tė identifikonin trupat e tė vrarėve. Po kush guxonte t'i dilte tmerrit nė sy? Kur u pėrhap fjala se plaku Vani Cico Kosturi u nis pėr te shesh i hyqymetit, jo tė afėrmit e dėshmorėve, por gjithė kasabaja i vajti pas.
    Plaku i nderuar qėndroi pėrpara gjashtė kufomave tė bėra copė-copė prej barbarėve anadollakė: asnjėra nuk njihej se e cilit trimi qe. I vėshtroi nė heshtje tė thellė sikur u fal pėrpara njė altari. Dhe kur Rexhep Palla e pyeti pėr tė parin nė rradhė se e kujt qe, plaku i nderuar iu pėrgjegj: ''E djalit tim!''
    ''Po kjo tjetra?''
    ''Tė gjitha tė djemve tė mij!'' iu pėrgjegj patrioti kryelartė, i hodhi renegatit tė Resnjės njė vėshtrim pėrēmues dhe i ktheu krahėt. Tė gjithė e pėrcollėn nė shtėpi. Atė ditė Vani Cico Kosturi u bė babai i gjithė Korēės.
    Pėrparimi i shkollės sė Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'', qė goditi rėndė politikėn e Patrikanės nė Shqipėri dhe mbi tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr themelimin e njė komiteti pėr bashkimin e gjithė ēetave nė Shqipėrinė jugore, kėto e shumė tė tjera i bėnė kundėrshtarėt e Petros qė tė pėrpiqeshin ta zhduknin sa mė parė, sepse qe i ri, i fortė dhe i dashur prej kryengritėsve shqiptarė.
    Ndėrsa s'kalonte javė pa u bėrė ndonjė mbledhje nė shtėpi tė tij me ndonjė Vangjel .Gjikė a Memduh Zavalani, ose nga ndonjė bastisje e nizamėve turq kur ngutėsisht nė fillim tė gushtit e thirrėn nė Manastir.
    Mė 10 gusht u nda nga shokėt e Manastirit shėndosh e mirė.
    Si e penguan edhe kėsaj radhė nja dy ditė nė Korēė arriu nė fshat tė dielėn qė nė mėngjez. Pati vajtur drejt e nė kishė dhe pas meshės gjerdisi me pleqtė e fshatit pėr urime.

    * * *

    Qe gostia e tij e fundit. Atė tė djelė rrodhėn miq nga tė gjithė anėt e fshatrave qė tė ndodheshin nė panair, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Pėr drekė, atė ditė, nė mes tė mysafirėve tė tjerė, pati edhe Stefan Blushin, mikun e vjetėr qė, kur ishte vetė mėsues nė Bezhan mė 1883, e pati kėnduar nė kėngėn e kapedan Xhemos nga Starja.
    Po atė ditė pasdreke, priti nė odėn e vogėl nga njė burrė prej cilitdo fshati kufi me Luarasin, tė krishterė e myslimanė. Nga Qyteza mė kujtohet plaku Reiz, nga Luarasi Adem Karafili. U tregoi dėshirėn pėr ēeljen e njė shkolle nė Luaras pėr fėmijėt e kėtyre fshatrave, me njė konvikt nė shtėpinė e tij. Ai me dy tė tjerė do tė jepte mėsim, i ndihmuar edhe prej sė bijės sė madhe, Thomaidhės, e cila atė vit mbaroi shkollėn e Qiriazėve nė Korēė.
    Ai pati edhe njė plan tjetėr, qė e bisedoi vetėm me ata pakė fshatarėt e tij qė kishin pjesė nė arat e Pradellės. Sivanllarėve dhe Gjokollarėve do t'u falte selishtat e mėhallės dhe arat rreth e rrotull pėr hiset e tyre. Adem Karafilit e Fehimit nga Matorukėt, u tha t'ua blinte me qėllim qė tė ndėrtonte njė shkollė bujqėsore dhe ata i thanė se qenė gati t'ia falnin veē tė bėhej kjo punė.
    Tė nesėrmen, ditėn e martė, pasi pati pėrcjellė miqtė e fundit, tek hidhte vrah, e thirrėn tė vinte nė Ersekė. Dhe tė mėrkurėn nė mėngjes u nis pėr atje. Rreth orės pesė pas dreke u bė keq.
    E shpunė nė han tė sėmurė. Kėrkoi ndihmėn e mjekut por s'i erdhi. Kėrkoi tė vinte Mihal Leshica por tė dy xhandarėt rojtarė te dera e hanit nuk e lanė tė hynte. Nuk lanė asnjė burrė tė hynte brenda ta shikonte, ta ndihmonte. E motra Jane dhe fshatari Kozo Dhima e ndihmuan pak. Gjuha i qe prerė. Dha shenjė qė ta nisnin pėr nė fshat...nė Gostivisht. Po atė mbrėmje dha frymėn e fundit, nė shtėpinė e sė kushėrirės Parashqevi Kita. Fjalėt e fundit, tė folura me vėshtirėsi, ia drejtoi sė shoqes: ''Amanet fėmijėt!'' dhe mbylli syt e shkoi. Tė nesėrmen e suallėn nė Luaras. Kėtu erdhėn edhe doktori grek, edhe xhandarė turq, njė syresh i krishterė. Po pėrse erdhėn tani?

    * * *

    Petro Nini ‘’paskish vdekur nga kolera’’ dhe kufoma duhej t'i digjej me gėlqere! Tė krishterė e myslimanė, ndėr tė cilėt edhe plaku Tahir Orgocka patėn ardhur nė varrim tė Petros. Muhamedanėt, tė armatosur, qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes e tė Zenelit, nė tjetrėn anė Dake Mali me disa shokė, vrasėsit e Jaēes e tė Zenelit! E kur xhandarėt guxuan tė afrohen qė tė derdhin gurin pėrvėlonjės mbi trupin e Petros, Dakja, armiku i tij i pajtuar, u turr drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: ''Qe miku juaj, hasmi im. Po mė lehtė do tė mė pėrvėlojnė mua tė gjallė se trupin e Petros!''
    Xhandarėt ua mbathėn kėmbėve pas doktorit qė iku kaluar tok me suvarinjtė. Dake Mali qante si kalama.
    Thanas Cico Duro-ah sa burrė i mirė, veē tė mos kish patur tė pirėt! - hahej nga njė herė me tim atė: ''Fol, o Petro, kush ėshtė mė i pasur, ti me tri motra apo unė me tre vėllezėr?''
    ''Prit sa tė vdes, o xha Thanas, do ta marrē vesh prej kujės.''
    Kur e mbuluan Petron, e mori vesh xha Thanasi qė edhe Petrua paskish patur tre vėllezėr, po jo prej kujes - se zemrat qenė zėnė nga zemėrimi- po prej asaj qė ngjau rreth atij varri, qė tė huaj deshėn ta ēnderonin, dhe prej qėndrimit burrėror tė atyre tri motrave.
    Guri Sevo ndodhej larg Shqipėrisė kur vdiq Petroja, por Leko Dhosi i dha njė pėrshkrim tė imėt mbi varrimin e mėsuesit tė shqipes: ''N'atė ēast njerėzia as qė pyetėn fare se ē'ėshtė frika. Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne - le tė vdesim!'' thanė. Dhe s'kishin se ē'tė bėnin asqerėt se s'i mbanin dot njerėzit''. Kėshtu shkruante Leko Dhosi, nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė mu pėrpara kishės sė Katundit prej plumbave tė andartėve. Ai shkoi theror bashkė me ata nxėnės tė Petros qė i dogjėn nė Treskė dhe me ata dy dėshmorė tė Gostivishtit, atė e bijė, Vasil e Paro Kita, qė i therėn, po nė atė shtėpi ku vdiq Petro Luarasi, i helmuar nga shėrbėtorėt e kishs greke dhe xhonturqit e qeverisė turke.
    Burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė atė ēast, kėshtu burrėrisht edhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur skllevėr tė shitur nė tė huaj deshėn ta fshinin nga faqja e dheut.''
    Njė shok i Komitetit lajmėronte gazetat: ''Petroja vdiq dhe me vdekjen e kėtij Atdheu shqiptar humbi njė bir tė vėrtetė dhe Komiteti njė anėtar tė fortė dhe punėtor tė parė.''
    Gjithė gazetat u mbushėn me nekrologji pėr Petro Luarasin: ''Dielli'', ''Lirija'', ''Drita'', ''Kalendari''...tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprat e tij.(*)
    (*) Ngushėllime vinin edhe nga ‘’Bota e re’’
    Nekrologji pėr P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
    Ngushėllim: Shoqėria ''Mall i Mėmėdheut'' dhe ''Pėrlindja Shqiptare'' e Jamestownit, dėrgon ngushėllimet e saj tė sinqerta familjes Petro Luarasi pėr humbjen e tė dashurit tyre dhe atdhetarit tonė tė palodhur, e fillonjėsit tė Shoqėrisė ''Mall i Mėmėdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.

    Shumė atdhetarė tė vėrtetė e qanė me lot tė nxehtė nė vjersha tė bukura vajtimtare. ''Dhe unė vetė e kam qarė Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mėsonjės, dhe se natura i kishte dhėnė njė cilėsi tė veēantė nė mendje dhe nė zemėr, karakterin qė e ēquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte fshatin e kombin.''(*)
    (*)


    Nė fillim tė shekullit Patrikana greke pati marrė vendim qė dhespotėt tė emėroheshin jo mė pleq po tė rinj, tė zotėt pėr tė zbatuar ēdo mizori kundėr armiqve tė elenizmit dhe dėrgoi tė tillė nė Kostur, nė Manastir dhe nė Korēė. Njėri qysh nė predikimin e tij tė parė u tha besimtarėvet: ''Moisiu ka thėnė: Pėrgjigjuni kundėrshtarit sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb". Unė ju them: Ndė ju nxjerrtė armiku njėrin sy, ju t'ia nxirrni tė dy sytė dhe ndė ju theftė njė dhėmb, ju t'ia thyeni tė gjithė''.
    Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtėpitė dhe ejani pas meje. Unė ju them: shitini shtėpitė, armatosuni dhe vrajini armiqtė e helenizmit''. Dhe kėshtu e nė kėtė mėnyrė barbare predikonin dhespotėt e Fanarit nė vendet ku nuk flitej gjuha greke.
    Kur mendoj qė Karavangjeli i Kosturit dha urdhėr qė tė bėhej masakra e 12 shkurtit, nė tė cilėn humbėn jetėn Papa Kristoja, vetėm se meshoi shqip nė fshatin e tij Negovan, Papa Theodhosi, vetėm se qe i vėllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetėm se qe nipi i tyre, dhe tė katėr tė tjerėt, vetėm se donin tė dėgjonin ungjillin shqip, dhe brenda pesė vjetėve edhe dyzet e katėr tė tjerė banorė tė Negovanit u bėnė fli vetėm se dėrguan fėmijėt nė shkollėn shqipe, ēuditem, jo qė e helmuan Petro Luarasin mė 1911, po si nuk e vranė nė Negovan qė tė nesėrmen e ditės qė ēeli shkollėn shqipe nė atė fshat!
    Po, vėrtet, pse nuk e vranė?(*)
    --------------
    Kur Thoma Bezhani ia bėri kėtė pyetje sė gjyshes, ajo i qe pėrgjegjur : ''Plumbi nuk i ze trimat''. (90 vjetori i shkollės shqipe nė Bezhan, ''Mėsuesi'',14 janar 1974)

    Se ja qė Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copė dru prej kryqit tė Krishtit qė t’i shėrbente si hajmali. Po ē'djem besnikė e trima paskeshin qenė ata tė Negovanit e tė Bellkamenit! Kėta tė gjithė me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtėn Petron si tė dy sytė e ballit.
    ''Po pse ia bėnė atė tė keqe dhe e helmuan!''
    Helmimi ka qenė njė nga armėt e ndyra qė pėrdorte Bizanci pėr tė zhdukur armiqt e tij; se vrasja me helm mund tė maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u pėrpoqėn ta maskonin duke ēpifur se vdiq nga kolera.
    Pėr vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithė bota, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė konspiratorėt grekė e xhonturq pėr tė mbuluar aktin e tyre kriminal prej opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri nė Kolonjė, domethėnė dhjetė ditė para se tė vdiste, ai ishte fare mirė nga shėndeti.
    Gazeta ''Drita'' e Manastirit, mė 16 Vjeshtė e Parė 1911, shkruan pėr vdekjen dhe lajmėron me kėto fjalė: ''Ky atdhetar i flaktė vdiq nė gusht tė kėtij moti nė Ersekė. Disa thonė qė e farmakosėn armiqtė dhe disa tė tjerė thonė se vdiq nga apopleksia. Dy javė mė parė se tė vdiste kish ardhur kėtu nė Manastir dhe ish fare mirė nga shėndeti.''
    Po tė kish qenė i sėmurė Petro Luarasi qėndronte nė Manastir dhe atje mund tė gjente mjekimin e nevojshėm. Pas dy ditėsh udhė, tė mėrkurėn, mė 10 gusht arrin nė Korēė ku pėrsėri e mbajtėn nėn vėrejtje pėr nja dy ditė. Kur e lėshuan, po tė kish qenė sėmurė, qėndronte nė Korēė, ku mund tė gjente mjekimin e nevojshėm mė lehtė se nė fshat.
    Tė djelė, mė 14 gusht, u nis qė me natė nga Korēa pėr nė Luaras me kėmbė. Kur arriu nė fshat, shkoi drejt e nė kishė, ku pati nisur mesha. Tė nesėrmen qe panairi i Shėn Marisė dhe u interesua tė piqej me sa mė shumė mysafirė, qė t'u fliste e t'i bindte pėr tė ēelur shkolla shqipe. Tėrė atė mėngjes bėri vizita nėpėr fshat. U puth e u pėrqafua me miq e tė dashurit e tij. Nė shtėpi tė tij priti e pėrcolli mysafirė, hėngri e piu bashkė me ta. Tė martėn shtroi vetė vrahun nė lėmė dhe punoi gjithė ditėn e ditės. Tė mėrkurėn mė 17 gusht, thonė se nuk kishte ndėr mend tė shkonte nė Ersekė, por e thirrėn. Edhe kėtė ditė i la kafshėt pėr punė e shkoi me kėmbė nė pazar. Kishte shpresė tė kthehej shėndoshė e mirė nė fshat.
    Dihet se nė Ersekė foli pėr punė tė shkollės qė dėshironte tė ēelej asaj vjeshte atje. Pėr kėtė gjė foli edhe me tregėtarėt grekomanė tė atjeshėm, dhe me Pet Prodanin nė dyqan tė tij. Grekomanėt kishin organizuar njė shoqėri tė tyre nė Kolonjė me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me tė cilin Petro Luarasi kishte qenė nė luftė pėr vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kėsaj shoqėrie, njė doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atė pasdreke fatale, prej dyqanit tė Pet Prodanit shkoi nė spicerinė e Janulit. Nė kėtė interval u sėmur Petro Luarasi. Qė u helmua, s'ka dyshim. Pyetja ėshtė: Ku u helmua, nė dyqan tė Pet Prodanit apo nė farmacinė aty ngjitur. Pėrpara spiceranės u rrėzua pėrdhe. Kur e shpunė nė han, njerėz tė porositur po thėrrisnin nėpėr pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerėn!''
    Kėtė e bėnė komplotistėt pėr tė humbur gjurmėt e krimit tė tyre. Nė atė moment shpifja e bėri efektin e saj pėr tė mbajtur njerėzit larg tė sėmurit, po gjithė bota e kuptoi qė Petro Luarasi vdiq i farmakosur.(*)
    (*) Njė fakt tjetėr provon se tim atė e farmakosėn. Gjatė kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkėn e Kozo Dhimės, villte pėrmbi qafėn e saj. Tė nesėrmen ngordhi edhe mushka, qė qe e shėndetshme e bėnte pėrmbi 15 napolona asaj kohe.

    Sali Butka dhe Spiro Bellkameni tė cilėt ndodheshin nė mal me ēetat e tyre, erdhėn fshehurazi nė shtėpinė e tė vdekurit pėr ngushėllim dhe biseduan rreth katilėve qė duhej ta paguanibn me kokė vrasjen e mikut tė tyre. E shoqja e Petros iu lut me lot nė sy: ’’Aman veē gjak jo, se i kam fėmijėt tė vegjėl!’’( )
    (*) Populli ia ruajti kujtimin Petros dhe nuk i harroi bashkėfajtorėt. Mė 1920, kur Kolonja hyri nėn administratėn shqiptare, patriotėt kėrkuan dhe bėnė qė doktor Janulis tė shporrej prej Ersekės nėn akuzėn si bashkėpunėtor pėr vrasjen e Petros. Ndėrsa Pet Prodani, agjenti kryesor i dhespotit tė Kosturit dhe i xhonturqve, i lidhur ngushtė me ta si vegėl pėr zhdukjen e Petros, mbrohej nga bejlerėt dhe e ndjente veten aq tė sigurtė sa njėherė kur ra fjala pėr vdekjen e Petros u mburr duke thėnė: ’’Miqtė e Petros e muarrėn vesh se unė jam mė i madh se Perėndia’’.
    Aq e urrenin kėta grekomanė Petro Luarasin, sa mė 1926, pas rikthimit tė Zogut, rrugės nė tė cilėn Petro Luarasi pati shkuar i sėmurė dhe i kishin vėnė emrin e tij, ia hoqėn tabelėn, dhe nė listėn e gjatė qė u pregatit prej bashkisė sė Korēės me rastin e 25-vjetorit tė Indipendencės shqiptare ndėrmjet gjithė atyre veteranėve dhe patriotėve mungonte emri i Petro Nini Luarasit, (Gazeta ''Drita'', nr. 207, 4 gusht 1937).
    Kundėr kėsaj ''harrese'' njerėz tė popullit dėrguan protestėn e tyre tė fortė nė gazetėn zyrtare ’’Drita’’ tė Tiranės. ( Gazeta ''Drita'' , nr.212 10.8.1937, f.3)
    Shėnim: ''Bėjmė me dije se nė periudhėn 12.12.1936-13.8.1945, Skėnder Petro Luarasi, gjendej jashtė shtetit (nė gusht 1937 nė Spanjė) pra ėshtė i pabazuar ēdo hamendėsim se ''pikėrisht ai'' ėshtė autori-anonim i kėsaj proteste Nuk dihet se nė ē'rrethana ėshtė ngjizur kjo ide qė tė vėrė nderin e shenjtorit ortodoks Petro Nini Luarasi nė duart e Skėnder Petro Luarasit, '' tė birit plangprishės, heretik e tė indoktrinuar me internacionalizėm''.
    Njė nga dialogjet e mbajtur nė provimet e shkollės shqipe nė Korēė midis dy nxėnėsve shqiptarė dhe njė nxėnėsi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisė, mėsuesi i shqipes e mbaron me fjalėt:
    Vėlla, ē’na duhen tė teprat?
    Nuk vėshtrojmė punėt ne?
    Grekėt qofshin tė vjetrit,
    Pėr ne qoftė ēdo e re.
    Ai vdiq nė luftė e sipėr pėr tė renė.
    Kur vdiq i la sė shoqes pesė lira borxh tė cilat ajo i shleu duke shitur bagėti e drithė qė t'ia mbante tė pastėr emrin. Fėmijėve nuk u la trashėgim talanta por karakterin e emrin e mirė.
    Nė kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Nė qoftė se nė Kolonjė do tė ngrihet nė kohėn e ardhshme ndonjė pėrmendore pėr atė qė e shpėtoi dhe e nderoi kėtė vend, kjo pėrmendore duhet tė jetė e Petro Nini Luarasit, qė na zgjoi, na bashkoi e na lartėsoi dėshirat e veprimet’’.( )
    ( )Mbas ēlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia pėrjetėsoi emrin nė shkollėn e Ersekės tė cilėn e pati ngritur qė gjatė Rilindjes Kombėtare .
    Epitaf i thjeshtė: ‘’Mėsues i lavdishėm i shkollės shqipe’’.

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    flmn gimi 3 per keto postime qe ke bere me veprat e skender luarasit..

    mir eshte ti lexojne te gjithe shqiptaret keto postime.. e te njohin me mire rilindasin e fundit.. sic e mendoj une.. profesor Skender Luarasin..

    sa fat do kishim ne se ne shqiperine e mbas 1944-tres.. do ishte instaluar nje regjim demokratik.. ku do kishin liri krijimtarie e fjale dhe kokat e rralla si profesor Skender Luarasi.. me shoke..

    Megjithate thone se.. profesor Skenderi nuk pushoj se theni fjalen e tij ashtu si e mendonte..



    petrol ..vazhdo me tregue per babane tuaj..

    nje vrejtje..

    nicku te duket si emer i ndonje kompanie karburanti..

    veri ndonje pike a shtoji ndonje germe qe te duket me bukur..

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #17
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    55
    Postime
    482
    Faleminderit
    0
    61 falenderime nė 56 postime
    I nderuar Brari,
    petrol d.m.th. ''burim energjie pozitive'' dhe ēmohet si i domosdoshėm paēka se dikujt i ėshtė djegur karburatori ose i bėn zhurmė skapamento.
    Ju si ambjentalist i nderuar vazhdoni tė mbillni lule e pemė.

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #18
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    55
    Postime
    482
    Faleminderit
    0
    61 falenderime nė 56 postime
    Petro S. Luarasi

    Vullnetarėt shqiptarė nė Brigadat Ndėrkombėtare nė Spanjė

    ”Tė mbrosh lirinė e tjetrit, do tė thotė; tė mos pranosh pushtimin tėnd.”


    Marrėdhėnie historike

    Nė marrėdhėniet historike tė popullit spanjoll e atij shqiptar dallohen dy periudha me rėndėsi tė madhe edhe pėr vlerat ndėrkombėtare. Sė pari, vlerėsohet bashkėpunimi i hershėm i mbretit spanjoll Alfonsi V (1396-1458) me Princin e Epirit Gjergj Arianitin dhe mė pas me Gjergj Kastrioti-Skėnderbeun (1405-1468) nė luftėn e tyre kundėr pushtuesit osman gjatė mesit tė shekullin XV. Historianė shqiptarė e tė huaj kanė vlerėsuar lart kontributin e Alfonsit V me drithė, municion dhe qindra ushtarė, shumė prej tė cilėve ranė heroikisht krah shqiptarėve nė mbrojtje tė Krujės dhe nė betejėn e Beratit. Studjuesi Fan S. Noli ka theksuar se Alfonsi V ‘‘ishte miku mė i ngushtė dhe mbrojtėsi mė besnik (i Skėnderbeut), tė cilin e kishte ndihmuar me dorė tė hapur nė disa raste kritike’’.

    Ndėrsa Skėnderbeu e ndihmoi tė birin e Alfonsit XV, Ferdinandin, nė momente tepėr tė vėshtira, qė tė ruante kurorėn atėrore tė Mbretėrisė sė Napolit dhe ‘‘ai i qėndroi mirėnjohės tėrė jetėn Skėnderbeut’’ duke e quajtur si ‘‘baba’’.

    Vėllazėrimi i popujve nė Spanjė. Periudha e dytė e kontakteve historike midis dy popujve i takon pragut tė Luftės sė Dytė Botėrore kur koalicioni nazi-fashist, pasi kreu puēin ushtarak nė Marokun spanjoll, mė 18 korrik 1936, nisi agresionin ushtarak kundėr qeverisė legjitime spanjolle duke shkaktuar tragjedinė kombėtare, luftėn e pėrgjakshme civile.

    Thirrjes sė Spanjės: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjegjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ tė gjitha shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės.

    Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’ Pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit popujt nga e tėrė bota, u solidarizuan nė luftėn kundėr rrezikut tė pėrbashkėt fashist.

    Gazeta ‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938, shkruante: ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.

    Krijimi i Brigadave Ndėrkombėtare

    Tre muaj pas fillimit tė rebelionit fashist, njė delegacion vullnetarėsh tė huaj i pėrfaqėsuar nga italiani Luigji Longo (Gallo), polaku Stefan Wisniewski dhe francezi Pierre Rebier, i ofruan qeverisė spanjolle ndihmė pa kushte dhe deklaruan: ‘‘Dėshėrojmė vetėm qė Brigadat Internacionale tė konsiderohen si njėsi tė varura nga qeveria dhe autoritetet ushtarake spanjolle.’’ Mė 22 tetor 1936, qeveria e Republikės Spanjolle vendosi tė miratonte krijimin e brigadave ndėrkombėtare. Nė deklaratė ēdo pjesėtar i tyre shprehej: ‘‘Gjendem kėtu se jam njė vullnetar pėr tė dhėnė dhe pikėn e fundit tė gjakut tim, pėr mbrojtjen e Spanjės, Lirisė dhe Botės mbarė!’’ Mė 27 tetor 1936 batalioni i parė ndėrkombėtar ‘‘Edgar Andre’’ niset nga Albacete nė frontin pėr mbrojtjen e Madridit. Pas disa ditėsh atij iu gjend nė krah batalioni francez ‘‘Komuna e Parisit’’ dhe batalioni polak ‘‘Dombrovski’’. Kėshtu u formua e para brigadė ndėrkombėtare (e emėrtuar Brigada XI) me komandant gjeneralin Kleber dhe komisar Hans Beimler qė u pasua shpejt nga tė tjera batalione e brigada si ‘‘Telman’’,’’ Marsejeze’’, ‘‘Garibaldi’’, ‘‘Linkoln’’ etj. Kur Gjenerali Lukash, i paraqiti popullit tė Madridit, Brigadėn e Dytė deklaroi: ‘‘Kjo Brigadė do ta mbrojė qytetin tuaj sikur tė ishte qyteti i lindjes sė cilitdo vullnetari tė saj. Nderi juaj ėshtė nderi ynė! Lufta juaj ėshtė lufta jonė! Salud Camaradas!’’

    Vullnetarėt shqiptarė

    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua qė nė muajt e parė nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Edhe poeti i ri Petro Marko do tė nxitonte drejt Madridit tė Lirisė, tė cilit do t’i thurrte vargjet ‘‘Salud Madrid’’:

    ‘‘‘Madrid, o varr i tiranisė,

    Madrid, o kulm i therorisė,

    Madrid, llogore e vegjėlisė,

    Madrid, kambana e Lirisė!’’

    Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.

    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me diversitete nė bindjet politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.

    Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė" apo ‘‘idealistė romantikė’’. Disa nga ata kishin braktisur arsimimin ndėr shkolla e punėn qė u siguronte jetesėn, kishin nė ankth familjet: prindėr, vėllezėr e motra, disa kishin ‘‘braktisur’’ gratė e fėmijėt duke lėnė peng tė fatit, vetė jetėn e tyre, pėr njė qėllim tė shenjtė: tė dėrmonin fashizmin nė ‘‘tokėn e Don Kishotit’’, tė ndėrgjegjshėm se kėshtu shpėtonte edhe vendi i tyre nga pushtimi fashist.

    Kėto ndjenja i shpreh bukur vullnetari Mehmet Shehu nė poemėn ‘‘Adelante kamaradas!’’ (Pėrpara shokė!) e shkruajtur spanjisht mė 1938, prej sė cilės po shkėpusim strofėn:

    ‘‘Kėtu tek pragu betohem se jetėn e bėj kurban

    Pėr tė mbrojtur ty, o Spanjė, pėr liri e pėr vatan’

    Dhe nga plumbi n’u friksofsha ‘ mos i vafsha nėnės gjallė:

    Po u vrava, kėrkomė plagėn, jo nė shpinė, po nė ballė ‘‘

    Ndėrsa vullnetari Skėnder Luarasi do tė theksonte: ‘‘‘Asnjė popull tjetėr nuk e ka kokėn e tij mė afėr hanxharit tė fashizmit se sa e ka populli shqiptar’Duke luftuar nė frontin e Madridit, luftohet edhe nė tė gjithė frontin e Shqipėrisė sonė. Aty po i pėrgatitet varri fashizmit italian, i cili ėshtė edhe kuēedra e popullit tė Shqipėrisė’’

    Por kėto pikėpamje ai i shpreh mė qartė, si pėrgjegjėsi i vullnetarėve shqiptarė, nė artikullin programatik ‘‘25-vjet indipendencė’’ nė revistėn ‘‘Vullnetari i Lirisė’’, nė nėntor 1937:

    ‘‘Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė; pėrsėri po ngrysemi nė natėn e robėrisė e nė ankthin e kohėve tė errėta qė ia ka pėrgaitur botės fashizmi barbar. Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan. Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste.’’

    Ky parashikim vėrtetonte atė qė Konti Ciano do tė shkruante nė ditarin e tij rreth dy vjet mė vonė:

    ‘‘14 shkurt 1939:’’’Duēja thotė se pėr Shqipėrinė ( pushtimin e saj) duhet tė priten dy ngjarje: mbyllja e ēėshtjes spanjolle dhe nėnshkrimi i aleancės me Gjermaninė’’.

    ‘‘28 mars 1939’Manifestime nė Piazza Venezia pėr rėnien e Madridit: Duēja shkėlqen. Duke treguar atlasin gjeografik tė hapur nė faqen e Spanjės, thotė: ‘‘Ka mbetur hapur pėr afro tre vjet, tani mjaft! Tani duhet hapur nė njė faqe tjetėr’’. Ka nė zemėr Shqipėrinė.’’

    Frontit Popullor

    Kėta luftėtarė tė lirisė e tė progresit synonin qė me pėrvojėn e fituar nė Spanjė, tė krijonin frontin popullor antifashist edhe nė Shqipėri ku tė merrnin pjesė tėrė forcat progresive pa dallim feje, krahine, ideje dhe gjendje ekonomike e sociale dhe tė ndėrtonin njė shteti social pėr masat.

    Nė artikullin programatik ‘‘25 vjet indipendencė’’ shkruhet: ‘‘ ‘shtė ideja qė tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri. ‘ dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional’ Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku, tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė, qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė’, dhe pa as mė tė voglėn mungesė, e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė’Nė kėtė mes e me kėtė qėllim s’ka asnjė shkak tė na ndajė ne bijt e popullit; pėrkundrazi, mijra arsye na shtrėngojnė tė bashkohemi dhe t’i japim dorėn njėri-tjetrit’’’

    Vullnetarėt shqiptarėt kishin edhe njė synim madhor kombėtar. Ata shpresonin se po tė fitonte Fronti Popullor dhe zgjidhja e drejtė e ēėshtjeve nacionale nė Spanjė, kjo do tė shėrbente si orientim edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjeve nacionale nė Ballkan. Kėshtu ‘‘e drejta e vetvendosjes sė kombėsive, pėr autonomi deri nė shkėputje’’ nuk do tė mbetej thjesht njė propagandė politike konjukturale.

    Kėtė qėndrim e kishte deklaruar edhe ‘‘L’Apasionarja’’, Dolores Ibarruri (me kombėsi Baske) nė qershor 1937.

    ‘‘Ne luftojmė pėr njė republikė demokratike parlamentare tė njė tipi tė ri, nė tė cilėn tėrė popujt e Spanjės tė gėzojnė njė liri tė gjerė dhe tė drejtėn e vendimit pėr fatin e tyre’’’

    Martirėt e parė shqiptarė

    Vullnetarėt shqiptarė, me pjesėmarrje tė gjerė nė lidhje me pėrqindjen e popullsisė sė Shqipėrisė (prej rreth 800.000 banorė) u dallua pėr moralin e lartė dhe sakrificat.

    Ata qenė ndėr tė parėt qė u pėrballėn me armikun dhe u martirizuan qė nė korrik 1936, si p.sh oficerėt Hamdi Kaja- Zagari dhe Feim (Nevruz) Veli Zagari nga Kolonja qė qenė nė shėrbim tė ushtrisė spanjolle. Ditėn e plasjes sė rebelimit, fashistėt i kapėn nė rrethinat e Ceutės dhe sė bashku me dy shokė bullgarė dhe disa oficerė tė tjerė spanjpollė i pushkatuan meqė kundėrshtuan t’iu bashkoheshin. Hamdiu la nė Shqipėri gruan dhe dy fėmijė jetim, pėr idealin e tij, pėr shpėtimin e tė gjithė fėmijėve tė popujve. Shqiptarėt qenė ndėr tė parėt qė u rradhitėn nė Brigadat Ndėrkombėtare , si p.sh Zef Hoti, Kosta Dhimitri, Xhelal Cami, Ramiz Varvarica, Urfi Agolli qė sapo erdhėn nga Franca u radhitėn disa nė trupėn franceze ‘‘Komuna e Parisit’’ dhe disa nė kolonėn italiane ‘‘Roselli’’. Mė pas, nėn shembullin e Xhemal Kadės , edhe pesė oficerė tė tjerė shqiptarė , braktisėn Akademinė Ushtarake tė Torinos dhe nga mesi i janarit 1937, arritėn nė frontin e Lirisė. Qė nė pėrballjet e para me armikun u vra Zef Hoti, i pari dėshmor nė radhėt e Brigadės Garibaldi. Trimėria dhe heroizmi shqiptar, sidomos e martirit Asim Vokshi, la mbresa tė pashlyeshme ndėr kuadrot mė tė lartė tė Brigadave Ndėrkombėtare.





    Revista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’

    Vlerėsimi mė i madh ndaj tyre qe dhėnia e lejes pėr botimin e revistės ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ nė gjuhėn shqip, me tirazh 5000 kopje, krahas pesė gjuhėve mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare. (Pėr kėtė ndihmoi puna profesionale e palodhur e kryeredaktorit Skėnder Luarasit dhe e ndihmėsit tė tij Petro Marko dhe interesimi i hershėm i Asim Vokshit dhe Emrush Myftarit). Duhet pasur parasysh se pėr shkak tė gjendjes materialo-teknike tė diktuar nga kushtet e luftės shumė kombe me pjesėmarrje mė tė gjerė nuk e gėzonin kėtė privilegj.

    Botuesi i ‘‘Vullnetarit tė Lirisė’’, S. Luarasi do tė shkruante: ‘‘Revista u pregatit nė njė kthinė gjysmė tė shkatėrruar nga predhat e fashistėve dhe tipografia nė tė cilėn u shtyp revista s’qe veēse nja dyqind hapa larg llogoreve prej nga fashistėt i vėrsuleshin Madridit’Ajo u shkruajt nė dritėn e raketave e tė prozhektorėve dhe nėn breshėrinė e junkerėve e tė kapronėve.’’

    Komisari i Brigadave Internacionale, Luigji Longo - Galo, nė pėrshėndetjen e tij pėr daljen e revistės do tė theksonte: ‘‘Pėrpara, pas shėmbullit tė shokut tuaj dhe tonit, togerit Asim Vokshi, i cili ra hero nė Spanjė, nė radhėn e Brigadės Garibaldi!’’

    Ai do tė theksonte : ‘‘Edhe nga Shqipėria e vogėl nė tokė, por e madhe nė histori pėr fisnikėrinė e bijve e pėr luftėtat e bėra kundėr shkelėsve tė huaj, kanė ardhur nė Spanjė me duzina e me duzina luftėtarė qė tė pohojnė rishtazi me heroizmin e me gjakun e tyre dashurinė shekullore tė popullit shqiptar pėr lirinė e pavarėsinė e kombeve’Ata pėrtėrijnė traditat e lavdishme tė epopesė garibaldine kur shqiptarėt nėn flamurin e Garibaldit luftuan kundėr uzurpatorėve tė huaj dhe pėr bashkimin e indipendencėn e Italisė’’

    Njė dokument i Ministrisė sė Punėve tė BrendshmeShqiptare njofton : ‘‘ ‘fletorja qė botohet nė gjuhėn shqipe nė Barcelonė dhe qė drejtohet prej Skėnder Luarasit, quhet ‘‘Vullnetari i Lirisė’’’ Luarasi po pėrpiqet me tė gjitha mėnyrat qė tė hyjė nė Shqipėriu kjo fletore e kuqe’’’ . ( A.Q.SH, F.33-34, datė 24 Fruer 1938,2.3.1938, NR.214/III )

    Nė vijim, Ministria e Punėve tė Brendėshme urdhėronte tė gjitha prefekturat pėr tė marrė tė gjitha masat qė kjo fletore tė mos hynte nė Shqipėri. Por megjithatė, me forma tė ndryshme ajo hyri dhe u lexua ndėr masat progresive shqiptare, brenda e jashtė vendit.

    Kėshtu nė njė raport tė Ali Kelmendit tė titulluar: ‘‘Shokėt qi janė nė Spanjė dhe rivista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’, ai shkruan:

    ‘‘Ka dy javė e ma qi rivista V. i L. (Vullnetari i Lirisė) na erdhi nga Spanja’

    Dy copė tė rivistės V. i L. u a kam dėrgue.. Deri mė tash kanė shkue nė Spanjė nja 30 shqiptarė shokė e simpathizonjės.’’

    (Shėnojmė se burime tė tjera dėshmojnė qė pjesa mė e madhe e vullnetarėve shqiptarė patėn ardhur me dėshirėn e tyre nė Spanjė, shumica qenė tė pavarur nga grupimet politike dhe numri i tyre varion nga 37 deri mbi nė mbi 60).

    Emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe.

    Ngjarje e rėndėsishme janė edhe transmetimet nga radio ndėrkombėtare nė gjuhėn shqip. Qė nė janar 1937 pati nisur tė pėrhapej nga Spanja zėri i lirisė dhe i sė vėrtetės nė gjuhėn tonė amtare. (Emisionet me tekst e zė u pėrgatitėn nga Skėnder Luarasi ) (Revista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ informonte se disa emisione shqip u dhanė nga Valencia e Barcelona, disa u bėnė edhe nga radioja e Madridit.

    Organi ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ dhe emisionet radiofonike nė shqip pėrmbushnin njė mision tepėr tė rėndėsishėm: sqaronin shqiptarėt kudo nė botė pėr luftėn antifashiste nė Spanjė, pėr rrezikun fashist qė po i kėrcėnohej Shqipėrisė, po dhe pėr programin dhe rolin e shqiptarėve pėrkundėr propagandės fashiste qė i cilėsonte ‘‘aventurierė tė kuq’’.

    Parada e Barcelonės

    Mė 28 tetor 1938, tetėmijė vullnetarė tė Brigadave Ndėrkombėtare, u pėrshėndetėn pėr tė fundit herė me popullin spanjoll nė Barcelonė, nė njė paradė madhėshtore ku morėn pjesė edhe vullnetarėt shqiptarė. Atje mungonin edhe shumė nga shokėve mė tė mirė qė preheshin nė tokėn e Spanjės, tė cilėn e deshėn sa vetė jetėn. Mes tyre mungonin Zef Hoti, Urfi Agolli, Teni Konomi, Asim Vokshi, Musa Fratari, Ramiz Varvarica, Thimjo Gogozoto, Xhemal Kada, Daut Muēo Podgorani, Xhelal Abaz Bajrami, (qė tok me Hamdi e Fehmi Kolonjėn, Kosta Dhimitėr Liton, Ymer Pukėn e tė tjerė heronj tė heshtur, u bėnė kurbani qė Shqipėria jonė i dha altarit tė lirisė sė kombeve nė Spanjė.

    Gjithė populli kishter dalė t’i pėrshėndeste me nė krye pėrfaqėsuesit e tij Presidentin e Republikės dhe L’Apasionarjan (Dolores Ibarrurin). Kur luftėtarėt e lirisė marshuan atė ditė nė Barcelonė, bulevardet e saj u shtruan me lule dhe sytė e popullit u mbushėn me lot. Tok me marshet luftarake buēiti dhe muza e poetit Petro Marko:

    ‘‘Eshtė Bir i Popujve qė zbret

    Nė Spanjėn varr tė robėrisė,

    Sulmon, kėndon, dėrrmon , buēet:

    -Jam Vullnetari i Lirisė!’’

    Nė paradėn madhėshtore buēiti ligjėrimi i ‘‘Apasionaries’’:

    ‘‘Shokė tė Brigadave Ndėrkombėtare! Arėsye politike dhe shtetėrore, pėr tė mirėn e sė njėjtės ēėshtje pėr tė cilėn ju ofruat gjakun tuaj me bujari tė pakufishme, na shtrėngojnė tė kthejmė disa prej jush nė vendet tuaja dhe nė emigrim tė detyruar’

    Ju jeni historia. Ju jeni legjenda. Ju jeni shembulli heroik i solidaritetit dhe demokracisė nė botė’O flamuj tė Spanjės! I pėrshėndetni gjithė kėta heronj! Pėruluni para kaqė martirėve!’

    Ne kurrė nuk do t’ju harrojmė. Dhe kur ulliri i paqes do tė blerojė i gėrshetuar me dafinat e Fitores, atėhere, kthehuni! Kthehuni tek ne dhe kėtu do tė gjeni atdheun’

    Nata e fundit nė Spanjė.

    Grupi i fundit i vullnetarėve shqiptarė: (Skėnder Luarasi, Mehmet Shehu, Mane Nishova, Zef Prela, Iliaz Pashaj e ndonjė tjetėr), u largua nga Spanja nė mesnatėn e 12 shkurtit 1939. Nė mes tė dėborės nė grykėn e Perthusit, ndėnjėn bashkė dhe kuvenduan. Tė trishtuar vunė re se kur qenė nisur vullnetarė pėr nė Spanjėn patėn ikur prej atdheut veē e veē, ndėrsa tani, qenė tok e kishin bėrė njė shkollė dy-tre vjeēare nė luftė, kishin fituar eksperiencė dhe qenė tė bindur se luftėn finale do ta fitonin. Atė natė panė si nė njė vegim tė bukur lėvizjen nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.

    Spanja nuk mund t’u shlyehej mė kurrė nga mendja se u qe rėnjosur me gjakun e derdhur pėr liri nė llogoret Kasa del Kampo, El Prado, Manzanares, Madrid, Jarama, Terueli, Blekhite, Kaspoe, Fuente del Ebro ku qenė martirizuar edhe bijtė mė tė shtrenjtė tė Shqipėrisė dhe popujve tė botės mbarė, mė tė dashurit e mė tė mirėt shokė, mė trimat e mė besnikėt. Ata u thėrrisnin brezave nga thelbi i zemrės: ‘‘Mė mirė tė vdesėsh nė kėmbė se tė jetosh pėrherė i gjunjėzuar’’.

    Ndėrkohė u provua se ‘‘Ēdo grusht qė merrte demokracia spanjolle shoqėrohej nė Europė me fitore tė tjera tė fashizmit. Mbas thyerjes sė frontit tė Aragonės erdhi okupacioni i Austrisė, mbas ndarjes nė dy pjesė tė Spanjės sė lirė, erdhi aneksimi i Sudeteve, mbas rėnies sė Madridit marshimi mbi Pragė dhe okupacioni i Shqipėrisė’’

    Nė luftėn antifashiste tė popullit shqiptar u shquan si drejtues ushtarakė dhe kuadro tė shtetit mjaft nga luftėtarėt e Spanjės si Mehmet Shehu, Hulusi Spahiu, Mane Nishova, Veli Dedi etj. Tashmė emri dhe vepra e ‘‘Bijve tė Lirisė’’ qėndron nė krye tė historisė sė antifashizmit shqiptar ku ndrijnė , krahas emrave tė 15 dėshmorėve ‘‘Heronjtė e Popullit’’ Asim Vokshi, Musa Fratari, Ramiz Varvarica, Xhemal Kada.



    Pėrbyllje

    Dėshėroj t’i mbyll kėto shėnime modeste pėr ‘‘Bijtė e Lirisė’’ me fjalėt e Skėnder Luarasit:

    ‘‘Pėr shėrbimin qė i solli populli spanjoll ēėshtjes sė pavarėsisė sė kombeve; pėr mėsimin qė u dha Spanja vullnetarėve tė lirisė pėr tė shpėtuar mė vonė popujt e tyre nga zgjedha fashiste; pėr ndihmėn qė u dhanė spanjollėt demokracive pėr tė fituar luftėn kundėr fashizmit ndėrkombėtar; pėr kėto dhe pėr shumė shkaqe tė tjera duhet t’i jemi borxhlinj. Spanja kryelartė i flet heshtur ndėrgjegjes sė popujve, u flet atyre qė kthehen prej kampeve tė vdekjes, atyre qė sapo kanė zbritur prej maleve me flamurin e lirisė nė dorė; na flet tė gjithė neve qė e kemi fituar tani indipendencėn, qė t’i jemi mirėnjohės edhe Spanjės nė vatrėn e sė cilės lindi vėllazėrimi i popujve ‘Tė moēmit dikur mburreshin duke thėnė: ‘‘Et in Arkadia ego!’’( ‘‘Unė kam qenė nė Arkadia!’’) Tė sotmit krenohen: ‘‘Edhe unė qeshė nė Brigadat Internacionale!’’(*)


    Petro Skėnder Luarasi

    (*) Referat i mbajtur nė seminarin Petro Marko, ‘‘Hasta la Vista’’ dhe ‘‘Brigadistėt shqiptarė nė Luftėn Civile tė Spanjės’’, i organizuar mė 9.11.2007 nėn kujdesin e Ambasadės Spanjolle.

    Vullnetarėt antifashistė shqiptarė
    Asim Vokshi
    Daut Muēo Podgorani
    Emrush Myftari
    Emin Agolli (Ruzhdi Emini)
    Fehmi Muēo
    Faik Dardha
    Hamdi Zagari - Kolonja
    Hulusi Spahiu
    Ibrahim Kurani
    Iljas Pashaj
    Justina Shkupi
    Kosta Dhimitri
    Kosta Kollumbi
    Mane Nishova
    Mehmet Shehu
    Musa Fratari
    Nevruz (Feim) Zagari
    Petro Marko
    Qamil Sherifi
    Ramiz Varvarica
    Sabri Lumani
    Skėnder Luarasi
    Stevens Thanasi (Thanas Janketa- Stevenson) nga Greqia
    Stefan Duni
    Shaban Basha
    Teni Konomi
    Thoma Rushano (Tom Russiano)
    Thimio Gogozoto
    Urfi Agolli
    Veli Dedi
    Xhafer Miraku
    Xhelal Bajrami -Ēami
    Xhemal Kada
    Omer Puka
    Zef Hoti
    Zef Prela
    Zihni Murati
    George Raisis arbėresh nga Greqia
    Niko Plaku etj.
    ‘’Christian’’ , (komisari politik i kompanisė 12 i Batalionit10, Brigada XIV)
    Listė e dokumentuar nga njė Relacion i Skėnder Luarasit mė 3.11.1938.

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #19
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    55
    Postime
    482
    Faleminderit
    0
    61 falenderime nė 56 postime
    I nderuar relator,
    Krahas materialeve qė ju kam dėrguar kėto ditė, nė adresėn webmaster@forumishqiptar.com sapo kam dėrguar edhe disa fotografi tė Skėnder P.Luarasit tė cilat mund t’i pėrzgjidhni pėr t’i vendosur nė kėtė temė ose mund tė hapni njė temė tjetėr. Do tė dėshėroja qė kėto foto tė pėrmblidheshin edhe nė njė vend pėr tė pėrkujtuar 110- vjetorin e lindjes sė S.Luarasit (19.1.2010)
    Me pėrshėndetje,
    Petro S. Luarasi (Petrol)

  36. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #20
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    55
    Postime
    482
    Faleminderit
    0
    61 falenderime nė 56 postime

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    Skėnder Petro Luarasi (1900-1982)
    Album fotografik
    Pėrgatiti: Petro S.Luarasi


    1. Skėnder P. Luarasi , nxėnės nė Robert Kolegj, Stamboll, Turqi, 1912
    Rreshti i parė, i pari nga ana e majtė

    2.Skėnder P. Luarasi , nxėnės nė International College, Springfield Mass, ShBA

    3. Skėnder P. Luarasi, mėsues i letėrsisė nė gjimnazin shtetėror, Shkodėr, 1935.
    Midis nxėnėsve. Rreshti i dytė, i pesti nga ana e majtė. (I teti: Qemal Stafa)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  38. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 1 prej 12 12311 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 14:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 21:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •