Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Meshkujt Janë Ujq Ndërsa Femrat Janë Qengja

    Është e vërtetë se mashkulli është ai i cili e bën hapin e parë të mëkatit,këtë nuk e bën femra,por po të mos ishte dëshira e disa femrave ai nuk do të afrohej.Po të mos ishte butësia e disa femrave ,ai nuk do të instistonte.Disa femra ia hapen derën e ai hyri. I thane hajnit,urdhëro…. e kur i vodhi hajni, filluan të bërtasish: Ndihmë, na vodhën …. ! E po ta dinit ju se të gjithë meshkujt janë si ujqit, ndersa ju femra jeni qengja , do të ikje prej tyre sikur që ikën qengji nga ujku, dhe po ta dinit se ata të gjithë janë hajna, do të ruheshit prej tyre sikur që ruhet viktima prej hajnit.
    Ujku do nga qengji veçse mishin e tij,e atë çfarë do mashkulli nga ju është më e vlefshme për ju sesa mishi për qengjin,dhe kjo gjë është më e keqe për ju sesa vdekja për qengjin. Ai do nga ju gjënë më të shtrejtë; nderin tuaj me të cilin krenoheni, dhe për të cilin jetoni. Ngase jeta e femrave nderin e së cilave ia kane marrur meshkujt është njëqind herë më e rëndë sesa vdekja për qengjin , mishin e të cilit ia kishte ngrënë ujku… Po për Zotin, nuk e shikon një i ri një femër përvecse në iluzionet e veta e zhvesh atë dhe e paramendon pa petka.
    Mos i besoni asaj cfarë thonë disa meshkuj se ata në femër nuk shohin vecse moralin dhe sjelljet e saj dhe se ata bisedojnë me të si shokë dhe si të tila edhe i duan ato. Po të betohem se kjo është gënjeshtër.
    Po ti dëgjojmë bisedat e të rinjve kur janë vetëm, do të dëgjoje fjalë të trishtueshme. i riu nuk të buzëqesh,e as nuk të folë fjalë të buta ose nuk ta ban ndonjë shërbim,përvecse kjo është një parapërgatitje për t’ia arritur qëllimit.
    Cfarë pas kësaj ? Mendoni ?!
    Bashkoheni në kënaqësi për një moment, e pas kësaj ata ju harrojne,e ju përgjithmonë do te ndini pasojat e atij bashkimi.Meshkujt do të vazhdojë të kërkojë femra tjera të pakujdesshme dhe t’ju vjedhin nga ato nderin e tyre,e te ju në barkun tuaj do të mbetet pjella e tyre. Me ju do të mbeten brengat dhe turpi.Kjo shoqëri zullumqare do t’ia falë atyre, dhe do të thonë: Kane qenë te rinje, kishin gabuar pak, por jane “ pënduar “. E ju do të mbeteni me mërzinë dhe turpin tuaj gjatë tërë jetës, shoqëria juve nuk do t’ua falë kurrë.
    Andaj, nëse i takoni uleni shikimet dhe bëjani me dije refuzimin tuaj … E nëse në këtë mënyrë nuk largohen, por gjejn guxim t’ju afrohen dhe t’ju gjuajn me fjalë, atëherë lirisht mund te nxjerrni këpucën prej këmbës dhe te godisni ata në kokë.Nëse do ta beje një gjë të tillë do te vëreni se secili i cili kalon atypari do t’ju ndihmonte juve , e të pamoralshmit e tjerë nuk do të kishin pasur guxim që ta bënin një gjë të tillë.
    E femra, pa marrë parasysh pasurinë e saj ose pozitën dhe famën që ka, ajo shpresën dhe lumturinë më të madhe e ka në Martesë, ku do të bëhej grua e mire, nënë e kujdesshme, si dhe edukatore e shtëpisë.
    Në këtë dëshirë janë të njejta mbretëreshat dhe princeshat, artistet e Holivudit të cilat janë të famshme dhe me ndikim.
    Martesa është dëshira më e madhe e femrës, qoftë edhe delegate në parlament pushtetare.
    Prostitutën nuk e marton askush.Edhe ai i cili e mashtron femrën e ndershme duke i premtuar asaj martesë, nëse e mashtron e lë dhe shkon. Pastaj shkon dhe e marton ndonjërën prej femrave të ndershme për arsye se ai nuk pranon që zonja e shtëpisë dhe nëna e vajzës së tij të jetë prostitutë.( kjo s’eshte fer nga ana e mashkullit ! )
    Shkatërrimi i martesave !
    Po të mos ishin njerezit e pamoralshem nga mesi jone , nuk do të prisheshin martesat e as nuk do të shtohej tregu i amoralitetit…. E atëherë pse nuk punojme? Pse nuk punojnë femrat e ndershme s’bashku me meshkujt në luftimin e kësaj të keqe ? Ju duhet të prini në këtë, ngase jeni më të afta në këtë cështje, ngase ju e dini më mirë gjuhën e femrave dhe mentalitetin e tyre.Në shumë shtëpi tani gjejmë femra të cilat janë për Martesë por nuk gjejnë dot atë me të cilin do të martohej, për arsye se të rinjtë kanë gjetur shoqe të interesit të cilat ua plotësojnë nevojat, andaj nuk kanë nevojë për martesë.Andaj duhet që të formoni shoqata të femrave të përbëra nga shkrimtare,mësuese,studente dhe intelektuale tjera, që të përpiqemi për t’i kthyer motrat tuaja të devijuara në rrugë të drejtë.
    Frikësojini ato duke ua përkujtuar sëmundjet e ndryshme, e nëse edhe pas kësaj nuk ndryshojnë, atëherë, foluni atyre me gjuhën e realitetitm dhe thoni atyre: Ju jeni vajza të bukura, andaj meshkujt vijnë dhe sillen vërdallë. Por, a thua rinia dhe bukuria juaj do të zgjasë përgjithmonë ? A thua ka qenë dic e përhershme që rinia dhe bukuria juaj të jetë e përhershme ? E si do të jetë me ju kur të plakeni e t’ju shtrembërohet shpina e t’ju rrudhet fytyra ?! Kush do të interesohet për ty ? Kush do të pyet për ju ? A e di kush interesohen për plakat dhe kush i nderon ato ? Djemtë dhe vajzat e tyre, nipat dhe mbesat e tyre. Disa plaka janë mbretëresha në familjet e tyre duke qëndruar ende në fronin e tyre,e janë të tjera me të cilat ju e dini më mirë se c’bëhet!.
    Prandaj, a mund të krahasohet kjo kënaqësi me atë mjerim? Dhe a do ta kishe blerë me këtë fillim një përfundim të tillë?
    E shembuj të këtillë nuk ka nevojë që t’i tregojmë.Prandaj punoni që t’i udhëzoni motrat tuaja dhe nëse këtë nuk mund ta bëni, atëherë punoni në ruajtjen e femrave të shëndosha nga sëmundja e tyre dhe të tinejxhereve të reja të papërvoja që të mos ndjekin rrugën e tyre.
    Une nuk kërkohet sot të bëhet menjëherë ashtu si duhet të jetë femra e vërtetë, assesi, une e di se kthimi i përnjëhershëm zakonisht është i pamundur, por dëshiroj që të kthehemi nga e mira hap pas hapi, sikur që kishit shkuar nga e liga hap pas hapi.
    Nëse dy gjela do të ngatërroheshin për një pulë, ata do ta mbytnin njëri-tjetrin nga xhelozia dhe dëshira për ta mbrojtur pulën.

    Une me këtë nuk po ju mbaj ligjeratë femrave apo ne pergjithesi rinise, e as nuk pres që të dëgjojnë.Une e di se ata mund të më kundërshtojnë dhe të mos pëlqejnë mendimin tim,
    Askush prej meshkujve nuk do të kujdeset që ta kthejë nderin e humbur të femrës,e nëse femra bie moralisht, nuk mund të gjesh askënd t’i ndihmojë asaj dhe ta ngrejë nga ai mashtrim.( e kjo perseri s’eshte fer ! )
    Kjo është e vërteta e mos i dëgjoni të tjerët.Dhe dije se celësat e përmirësimit janë vetëm në duart e juaja e assesi në duart tona, të meshkujve.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    ke shan ti ore!!!
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Tani jane ndryshuar kohet me duket sikur eshte e kunderta femrat jane ujqrit edhe djemt qengjat.Ndoshta nga qe Vajzat jane me te sigurta ne jeten e tyre,zakonisht si nga ana ekonimike po ashtu edhe nga zgjidhjet e tjera jane me te pavarura.

  4. #4
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    a dini gjo ju se ku ka qingja se mka shku menja keq hahahahaha
    no glove no love

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anisa_Itali
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    diku ne bote por destionacioni eshte vlora.
    Postime
    35
    Per mendimin time s'egziston nje gje e tille qe femrat jane qingja e meshkujt jane ujqer,me falni mund ta di kushe e ka thene nje gje te tille?Tani mos t'ja fusim kote dhe te rrime te humbasim kohe duke ja hedhure fajin cunave ose gocave ,ne jete ndodhin gjera qe ndoshta nuk duhet te ndodhnin por fajin dhe fajtorin duhet ta kerkojme brenda vetes dhe jo te drejtojme gishtin ndaje personave qe na rrethojne(cuna apo goca qofshin ato)
    Me pelqeu kjo qe keni shkruajture(Une me këtë nuk po ju mbaj ligjeratë femrave apo ne pergjithesi rinise, e as nuk pres që të dëgjojnë.Une e di se ata mund të më kundërshtojnë dhe të mos pëlqejnë mendimin tim,
    Askush prej meshkujve nuk do të kujdeset që ta kthejë nderin e humbur të femrës,e nëse femra bie moralisht, nuk mund të gjesh askënd t’i ndihmojë asaj dhe ta ngrejë nga ai mashtrim.( e kjo perseri s’eshte fer ! )
    Kjo është e vërteta e mos i dëgjoni të tjerët.Dhe dije se celësat e përmirësimit janë vetëm në duart e juaja e assesi në duart tona, të meshkujve.) por do te shtoja qe celsat e permiresimit nuk ndodhen vetem tek femrat por tek cdo kushe prej nesh.Dhe gjeja me emire eshte ti perdorim keto celsa per te permiresuar jeten tone dhe jo per te akuzuare te te faje e te pa faje,vetem sepse jeta eshte treguar mizore me secilin prej nesh.Me respekt ANISA

  6. #6
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Anisa_Itali Per mendimin time s'egziston nje gje e tille qe femrat jane qingja e meshkujt jane ujqer,me falni mund ta di kushe e ka thene nje gje te tille?Tani mos t'ja fusim kote dhe te rrime te humbasim kohe duke ja hedhure fajin cunave ose gocave ,ne jete ndodhin gjera qe ndoshta nuk duhet te ndodhnin por fajin dhe fajtorin duhet ta kerkojme brenda vetes dhe jo te drejtojme gishtin ndaje personave qe na rrethojne(cuna apo goca qofshin ato)
    Faleminderit per Opinionin tend , ndoshta une isha ai qe pergjat shkrimit ta mundesova te me keqkuptosh ... nuk e thashe kete me qellim qe te etiketoj keto dy terme , sepse me sa e lexova ka ardhur deri tek kuptimi siperfaqesor !
    Nese vetem pak thellohemi dhe i analizojme gjerat te cilat koheve te fundit po ndodhin rreth diskriminimeve te femres , pastaj rreth dhunes ne familje , rreth trafikimit te qenieve njerezore , pa dyshim kto gjera femrat nuk i bejne d.m.th. femra nuk e diskriminon mashkullin!Femra nuk shkakton dhune ne Familje - nuk rraf burrin e vet!Femra nuk ben trafikim me meshkuj !
    Nje Shembull konkret po e permendi Holanden ... nje vend ku perveq legalizimit te droges si dhe gjerave tjera gjithashtu ky vend ka legalizuar prostitucionin deri ne ate mase sa shpesh te ipet mundesia te veresh disa femra te lodhura , te rraskapitura , ne fytyrat e tyre shikon pikellimin , te cilat qendrojne rreth rrugeve te rradhitura si patate te cilat presin qe dikush ti " blej " !!!
    Ajo cfare une dua te them se : Diskriminimin nuk e shkaktojne keto femra ( qengja ) te cilat kane ra ne Kurthin e Ujqve ( meshkujve ) te cilet i shfrytezojne per interesat e veta personale ( Prap Kjo Seshte Fer )

    Me Respekt Anisa
    Respekti vie nga Agimi
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Meshkujt Janë Ujq Ndërsa Femrat Janë Qengja
    jo re se e ke gabim ka dhe nga ato femra qe jan ujqer.

    PS: ja mram PRsh, nje konviktore tentoi te ma kafshoi se ca kuptoi nejse

  8. #8
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    MONOGRAMIA ESHTE MIT!
    TERE MESHKUJT NUK JANE UJQER DHE TERE FEMRAT NUK JANE QENGJA.
    FEMRAT E KANE QEJF SExIN POR NUK E BEJNE ME TE TERE SEPSE MBAJNE PERGJEGJESI PER KALAMANIN.
    EDHE FEMRA TEK MASHKULLI KERKON VETEM BUDALLAIN QE TE RRIJE TERE JETEN ME TE DHE TA NDIHMOJE PER TU KUJDESUR PER FEMIJEN.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Militik : 18-03-2007 më 11:05

  9. #9
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103
    qa thu more??!!!?? qysh ka ardh koha (shyqyr prej Zotit) meshkujt jon kingja kurse femrat ujqi..kto ja u garantoj une..paqe e dashni people..mpuqq!!!!!!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    un jam ari me lesh

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1058
    Postimi i Fundit: 30-11-2023, 15:26
  2. Meshkujt preferojne biondet...po femrat?
    Nga Henea në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 15:54
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Armiqtë e zemrës, të ndryshëm për meshkujt e femrat
    Nga ClaY_MorE në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 19:20
  5. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •