Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Postime
    87

    Poleni i bletes dhe shendeti

    Cfare eshte poleni?

    Sapo lind dielli dhe kur perendon dielli, bletet vijne me nji ngarkese te pazakonte: nji pluhur ne ngjyre ari dhe me parfum. Ky eshte poleni. Quhet mrekullia e jetes, mijera pjese te vogla te mbledhura nga lule te ndryshme. Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen: I verdhe, nga luledielli, pak me I kuq, me siguri nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule te ndryshme, poleni eshte multi ngjyresh dhe ka veti kurative.


    Si njihet poleni I mire per terapi?

    Ne radhe te pare nga pamja e jashtme, sidomos nga shkelqimi-duhet te jete ne ngjyre te hapur dhe mos te kete nuanca, ne perberje mund te kezistojne kokrra me ngjyre te erret. Nuk duhet te jete I tharte (kjo dmth qe ka marre lageshtire, eshte shume toksik dhe nuk duhet konsumuar) dhe as mos te kete shije si gjo e djegur (kjo dmth qe nuk eshte thare si duhet dhe eshte pa vlera) Shija normale eshte e embel dhe me arome.


    Si ruhet?

    Ne kavanoz qelqi, ne vend pa drite sepse drita con ne humbjen e vlerave terapeutike. Ideale temperatura e ruajtjes duhet te jete 0-4 grade ne frigorifer.


    Si konsumohet poleni


    Metoda 1: Marrja e polenit origjinal, I pa perzier me dicka tjeter:

    Femijet nen 3 vjec nuk duhet te konsumojne polen


    Personat me probleme te melcise dhe femijet 3-8 vjec duhet te marrin maximumi 5 grame (1 luge te vogel) ne dite.

    Femijet 8-10 vjec 10 gram (2 luge te vogla ne dite)

    Femijet 12-15 vjec mund te marin 12-15 gram (nji luge gjelle) ne dite

    Te rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 gram (2 luge) ne dite, me kujdesin qe duhet bere pauze 3 jave pas nji kure perj nji muaji.

    Poleni duhet marre para buke, kur stomaku eshte bosh. Duhet bluar mire ne goje, sepse ndryshe nuk e merr organizmi sepse eshte I mbuluar nga nji membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje pelqehet pak sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku ose fenomene alergjie.

    Metoda 2: Poleni merret ne te njetat doza si me siper, por me pare futet ne makine elektrike e cila bluan kafene, lihet aty derisa te formohet nji pluhur I cili konsumohet pasi perzihet me mjalte. Per cdo luge polen shtohen 2 luge mjalte, perzihet mire derisa te formohet perberje homogjene. Kjo lloj perberje pelqehet me shume nga personat e ndjeshem (alergjik) si edhe prej atyre te cilet nuk I pelqejne shijen.


    Metoda 3: U rekomandohet personave te cilet kane ndjeshmeri stomaku, djegje stomaku te cilat shtohen pas marrjes se qumeshtit te bletes. Keta persona poleninte bluar ne makinen e kafese do ti shtojne 1-6 luge uje per 1 luge polen, keshillohet pirja me stomakun bosh ose pas nji mengjesi te lehte.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Per cfare keshillohet poleni


    Vonesa ne zhvillimin e femijes
    - 5-10 gram ne dite favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvilllimin e sistemit nervoz.

    Infeksionet e mushkerive-ndihmon ne parandalimin e virozave dhe infeksioneve te mushkerive. Konsumohet ne kura prej nji muaji, 10-30 grame ne dite. Gjate nji viti mund te behen 2-3 kura.

    Probleme riprodhimi tek meshkujt- konsumimi I rregullt I polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe permiresim te tyre. Keshillohet sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension emocional I zgjatur, pagjumesi..

    Menopauza e parakohshme- permban substanca estrogjene. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12 dite pushim, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gje keshillohet edhe per meshkujt sepse ndihmon ne andropauze. (menopauza e meshkujve)

    Alzheimer - keshillohen 3-4 kura ne vit, nga nji muaj secila, 10-20 grame ne dite.

    Aksident vascular - parandalohet duke konsumuar cdo dite polen. Gjithashtu ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit tretes dhe permiresimin e hemoroideve dhe semundjeve te venave.

    Kancer - permbajtja e larte e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura ne vit, secila nga nji muaj.


    Kapslliku ose probleme te tubit tretes: - stimulon aktivitetin e tubit tretes, rregullon punen, funksionimin e tij. Rekomandohet edhe ne raste diareje ose infeksione te tubit tretes. Kura eshte e shkurter, 7-14 dite, nji luge e vogel para ushqimit.


    Reumatisma - tratamente te gjata te shoqeruara me ushqim te pasur ne fruta dhe perime. Rekomandohen 5-6 kura nga 30 dite.


    Adenomi I prostates - rezultate shume te mira si ne formen kronike edhe akute, gjithashtu rrit edhe potencen. Rekomandohet tratament I gjate (minimumi 60 dite), 10 grame ne dite te kombinuara me qumesht blete (100 mg ne dite)


    Depresioni dhe lodhja nervore
    - kosmumimi per 3 muaj I polenit con ne permiresim te tonusit te brendshem dhe permiresim te mendimeve depresive.


    Alkolizmi - poleni ul dependencen ndaj alkolit. Konsumohet 15-30 gram (1-2 luge) ne dite, kura zgjat 30 dite me 15 dite pushim, pastaj mund te fillosh kure tjeter.


    Mbipesha -ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegjen e kalorive. Gjithashtu ndihmon edhe ne dieta per shendoshje sepse permireson oreksin.


    Arterioscleroza, kolesteroli e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut ne tru, poleni ndihmon nese konsumohet rregullisht. Merret I perzier me mjalte, dozat te pershkruara tek metodat e marrjes.



    Anemia, ka dhene rezultate shume te mira nese konsumohet per kohe te gjate dhe I shoqeruar me qumesht blete dhe mjalte.


    Kanceri ne miter dhe ne gjoks
    - permireson simptomat, forcon imunitetin keshillohet administrimi (10-20 gram) ne dite.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Kujdes ne administrimin e polenit



    10 vjecaret e fundit eshte rritur numri I personave qe kane alergji nga poleni. Per kete arsye konsumimi duhet bere me kujdes, ne sasi te vogla (per here te pare, nji maje thike), kjo per disa dite per te pare nese ekziston alergji. Nese nuk keni alergji, atehere mund te vazhdoni tratamentin duke rritur gradualisht dozen. Nese shfaqen simptoma minore (djegje te lehta ne stomak, rrjedhje te hundes ose kruarje te lekures) vazhgoni tratamentin duke e konsumuar ne doza te vogla dhe te perzier me mjalte ose uje. Nese alergjia eshte me e rende, nderpritni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist.

    Nuk lejohet te konsumojne polen:


    Personat me ulcer gastrik ne faze akute. Ne rastin e semundjeve te renda te melcise duhet te konsultoheni me mjekun specialist.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    118
    Fantastike. Cfare mrekullie qe ka krijuar Zoti!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    faleminderit per shpjegimin good girl

Tema tė Ngjashme

  1. Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion
    Nga AjSi nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 11:28
  2. Shėndeti nuk ka ēmim. Pėr dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  4. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20
  5. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •