Keqtrajtimi I femijes eshte cdo demtim me qellim I femijes, por ketu perfshihen gjithashtu neglizhimi dhe abuzimi.

Neglizhim quhet kur prindi ose personi qe kujdeset nuk siguron shendetin dhe gjendjen e mire te femijes.

Neglizhim mund te konsiderohet mossigurimi I baneses, shkollimit, veshmbathjeve, moskujdesi mjeksor. Neglizhimi I femijes eshte po aq serioz sa abuzimi ndaj tij.

Abuzimi fizik eshte shkaktimi I plageve, demtimi, thyerje kockash ose demtim te organeve te brendshme.

Abuzimi psiqik ndodh kur I transmetojme femijes mesazhin qe ai/ajo eshte e pavlere, I dobet, jo I dashur, jo I deshiruar.

Dhuna shtepiake ne te cilen femija eshte deshmimtar konsiderohet abuz psikologjik.

Femijet nuk kane eksperience te mjaftueshme jete dhe kapacitet te menduari qe te mund te kuptojne qe abuzimi apo neglizhimi nuk eshte prej fajit te tyre.

Ata mund te vuajne vonese/ndalim ne zhvillim(probleme me te mesuarit), dhimbje fizike ose emocionale, e cila mund te zgjase per gjithe jeten.


Pasojat e keqtrajtimit

Ne vitin 2005 ne USA, afersisht 1400 femije vdiqen si rezultat I keqtrajtimit. Te mbijetuarit jane shume te ndjeshem nga ana emotionale per kohe te gjate. Keqtrajtimi I femijeve me te vegjel se 7 vjec mund te shkaktoje modifikim te perhershem te personalitetit dhe sjelljes.

Femijet te cilet jane keqtrajtuar, paraqesin rrezik per te keqtrajtuar femije te tjere, te keqtrajtojne femijet e tyre ose prinderit. Kur rriten ekziston mundesi e madhe qe te kene probleme fizike dhe emocionale.


Si mund te shmanget keqtrajtimi I femijeve


Te gjithe prinderit duhet te dine si te reagojne ne raste kur sjellja e femijes eshte e veshtire, pa dhune dhe ne menyre sa me efikase.

Degjimi me vemendje I femijes eshte teper I rendesishem.

Prinderit duhet te dine te dallojne kur dicka e shqeteson femijen e tyre.

Gjithashtu prindi duhet ti jap te kuptoje femijes qe mund te flase per cdo gje me siguri dhe pa frike tek prinderit.

Mesoni te perdorni disiplinen dhe edukimin per te shmangur perdorimin e denimeve fizike

Kerkoni ndihme kur keni nevoje, therrisni nje anetar te familjes ose mik qe tju zevendesoje, qe ju te beni nje pushim kur e ndjeni qe nuk jeni te qete ose nuk beni balle problemeve te femijve

Kur ndjeni qe jeni te lodhur mund te dergoni femijet ne kopesht, cerdhe. Keshtu do ti siguroni femijes per nje periudhe kohe vendqendrim derisa prindi te qetesohet

Ndiqni tratament nese vuani nga depresioni, alkolizmi ose keni sjellje te dhunshme

Mundohuni te keni sa me shume informacion mbi zhvillimin normal te femijes.