Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Shën Valentini një mitologji apo thjesht biznes!!!!

    Dita e Shen Valentinit festohet ne 14 Shkurt eshte shenuar si dita e te Dashuruareve.Historia e kesaj dite eshte filluar per here te pare ne shekullin e Trete Pas Heres Tone ne Breterine Romake.Ne 15 Shkurt filluan me nje feste te quajtur<<Lupercalia>>.
    Gjate kesaj feste,vajzat shkruanin emrin e tyre ne nje shkurtez dhe e vendosnin ne nje vazo.Cdo djal zgjidhte nje nga shkurtezat dhe keshtu kishte zgjedhur vajzen qe do kalonte festen.Zakonisht ciftet e festes perfundonin ne nje dashuri dhe me vone ne nje martese.
    Ne ate kohe Mbreti i Romes ishte Klaudio B`.Burrat martoheshin por nuk donin te linin grat dhe familjen e tyre per te shkruar ne lufte.Keshtu qe Klaudio B` dha urdher te ndaloheshin martesat edhe fejesat.
    Valentini ishte kunder!!Bashke me shokun e tij te ngushte Mario(i cili me vone u shenua si Shen Mario),ndihmuan shume cifte te martoheshin fshehurazi.Kjo gje u be e ditur nga Klaudio i cili u inatos shume me kete lajm.Klaudio kerkoji te arrestohej Valentini dhe te denohej me vdekje:e qelluan me nje shkop deri sa te vdiste dhe me pas i prene koken.
    14 Shkurti praku i festes "Lupercalia" e cila Kisha Katolike e ktheu ate feste ne Festen e Shen Valentinit.
    Ajo dite u kthye ne festen e te Dashureve arsyja ishte qe Shen Valentini te ndihmonte te dashuruarit.
    Ne Kine "Qi Qiao Jie"
    Dita e shtate te muajit te shtate sipas kalendarit te vjeter (Gushti)eshte i njohur si "Qi Qiao Jie"e cila quhet ...... dita Kinezeve e Shen Valentinit.
    Sipas legjendes,7 vajzat e Perendeshes te Qiellit,nje nga keto gjate udhetimit ne Toke,u dashurua me pasion me nje bari,Niu Lang.I cili i pa duke u lare ne nje liqen ato u rrembeu rrobat dhe me e vogla Zhi Nu e cila ishte me e bukura nga te gjitha,vajti ti marri perseri rrobat.Sipas tradites ,nga qe Niu Lang e pa Zhi Nu pa rroba .... duhej ta martonte.
    Pavarsisht nga menyra e cudicme te marteses se tyre ata jetuan te lumtur.Cifti u nda sepse Perendesha e Qiellit morri mbrapsh vajzen e saj,por nga qe i erdhi keq e la te taonte burrin e saj 1 here ne vit.Diten e Shtate te Muajit te Shtate.
    Kjo dite u quajte"Dita e Vajzave"te cilat luteshin qe deshirat e tyre te realizoheshin.... per nje martese te shkelqyer dhe te lumtur.
    Japoni
    Japonezet e festojne diten e te Dashuruarve ne 14 Shkurt,por me shume eshte quajtur "Dita e puneve te Grave".Vajzat duhet te japin embelsira "sidomos cokollata"djemve qe adhurojne,por me kalimin e kohes vajzat jepnin cokollata te gjithe djemve e njohur qe kishin si shenje per te "siguruar"respketin e tyre.
    Karta e Pare Dashurie
    Karta e pare dashurie diten e Shen Valentinit u dergua afersisht 600 vjet me pare.Ishte nga Duka e Orleanit Karolo ne 1415,i cili i dergoji karte te Dashures se tij nga burgu.
    Shakespeare
    Po dashuron dike,
    Lere te iki....
    Ne qoftese kthehet,eshte i joti.
    Ne qoftese jo,merr helm dhe vrit veten per ate.

    Ps.Dicka per te qeshur e "cifut"diten e Shen Valentinit jane Danezet dhe Hollandezet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 11-02-2007 më 06:59

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Yasmin shume teme e kendeshme.

    i uroj te gjitheve tja kalojne sa me bukur dhe te bejne sa me shume cokollata si japonezet.
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #3
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Nice Yasmin

    Yasmin tema eshte shume e bukur dhe perfitoj nga rasti ti uroj gjithe te dashuruarve Gezuar Festen e Shen Valentinit...

    Nga i ke gjetur gjithe keto informacione ?
    Tema eshte mjaft terheqese!!!

    Master^BoY
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albmaster : 11-02-2007 më 07:14

  4. #4
    Perjashtuar Maska e R3nato
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    TiRoNe
    Postime
    344
    yasMin Paske Mesu Kinezce :Pppp LooL Tem E Zeletshme

  5. #5
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Ps

    Citim Postuar më parë nga YaSmiN
    Dita e Shen Valentinit festohet ne 14 Shkurt eshte shenuar si dita e te Dashuruareve.Historia e kesaj dite eshte filluar per here te pare ne shekullin e Trete Pas Heres Tone ne Breterine Romake.Ne 15 Shkurt filluan me nje feste te quajtur<<Lupercalia>>.
    Gjate kesaj feste,vajzat shkruanin emrin e tyre ne nje shkurtez dhe e vendosnin ne nje vazo.Cdo djal zgjidhte nje nga shkurtezat dhe keshtu kishte zgjedhur vajzen qe do kalonte festen.Zakonisht ciftet e festes perfundonin ne nje dashuri dhe me vone ne nje martese.
    Ne ate kohe Mbreti i Romes ishte Klaudio B`.Burrat martoheshin por nuk donin te linin grat dhe familjen e tyre per te shkruar ne lufte.Keshtu qe Klaudio B` dha urdher te ndaloheshin martesat edhe fejesat.
    Valentini ishte kunder!!Bashke me shokun e tij te ngushte Mario(i cili me vone u shenua si Shen Mario),ndihmuan shume cifte te martoheshin fshehurazi.Kjo gje u be e ditur nga Klaudio i cili u inatos shume me kete lajm.Klaudio kerkoji te arrestohej Valentini dhe te denohej me vdekje:e qelluan me nje shkop deri sa te vdiste dhe me pas i prene koken.
    14 Shkurti praku i festes "Lupercalia" e cila Kisha Katolike e ktheu ate feste ne Festen e Shen Valentinit.
    Ajo dite u kthye ne festen e te Dashureve arsyja ishte qe Shen Valentini te ndihmonte te dashuruarit.
    Ne Kine "Qi Qiao Jie"
    Dita e shtate te muajit te shtate sipas kalendarit te vjeter (Gushti)eshte i njohur si "Qi Qiao Jie"e cila quhet ...... dita Kinezeve e Shen Valentinit.
    Sipas legjendes,7 vajzat e Perendeshes te Qiellit,nje nga keto gjate udhetimit ne Toke,u dashurua me pasion me nje bari,Niu Lang.I cili i pa duke u lare ne nje liqen ato u rrembeu rrobat dhe me e vogla Zhi Nu e cila ishte me e bukura nga te gjitha,vajti ti marri perseri rrobat.Sipas tradites ,nga qe Niu Lang e pa Zhi Nu pa rroba .... duhej ta martonte.
    Pavarsisht nga menyra e cudicme te marteses se tyre ata jetuan te lumtur.Cifti u nda sepse Perendesha e Qiellit morri mbrapsh vajzen e saj,por nga qe i erdhi keq e la te taonte burrin e saj 1 here ne vit.Diten e Shtate te Muajit te Shtate.
    Kjo dite u quajte"Dita e Vajzave"te cilat luteshin qe deshirat e tyre te realizoheshin.... per nje martese te shkelqyer dhe te lumtur.
    Japoni
    Japonezet e festojne diten e te Dashuruarve ne 14 Shkurt,por me shume eshte quajtur "Dita e puneve te Grave".Vajzat duhet te japin embelsira "sidomos cokollata"djemve qe adhurojne,por me kalimin e kohes vajzat jepnin cokollata te gjithe djemve e njohur qe kishin si shenje per te "siguruar"respketin e tyre.
    Karta e Pare Dashurie
    Karta e pare dashurie diten e Shen Valentinit u dergua afersisht 600 vjet me pare.Ishte nga Duka e Orleanit Karolo ne 1415,i cili i dergoji karte te Dashures se tij nga burgu.
    Shakespeare
    Po dashuron dike,
    Lere te iki....
    Ne qoftese kthehet,eshte i joti.
    Ne qoftese jo,merr helm dhe vrit veten per ate.

    Ps.Dicka per te qeshur e "cifut"diten e Shen Valentinit jane Danezet dhe Hollandezet.


    Yasmin nuk ke permendur dhe festen qe eshte me date 15 shkurt qe eshte Shen Faustini qe eshte festa e jo te dashuruarve besoj se shume njerez nuk e dine dhe nuk festojne kete sepse nuk ka asgje per te festuar sepse nuk ka lidhje me nje person te dyte

  6. #6
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Disa janë çmendurisht të dashuruar, të tjerëve u pëlqen ideja e dhuratave, disa të tjerë festojnë për inerci. Baza mbetet e njëjtë për çdo Shën Valentin: Ai nuk kuptohet pa dhurata. Një festë e të dashuruarve, e cila ka qëllim të na përkujtojë triumfin e dashurisë, por që vit pas viti është kthyer në një industri fitimprurëse për biznesin. Por ndryshe nga festat e tjera siç janë Krishtlindjet apo Viti i Ri, njerëzit për Shën Valentin kanë tendencën të presin deri në momentin e fundit për të blerë dhuratën për partneren/in e tyre, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia “Unity Marketing” në Pensilvani, SHBA, shkruan revista amerikane “Forbes”. “Dita e Shën Valentinit është një prej atyre ngjarjeve që duket sikur të kap në befasi. Kështu, prodhuesit dhe shitësit kanë menduar për çdo mënyrë të imagjinueshme që shërben për të shprehur dashurinë. Ata kanë gjetur fjalët e duhura, lulet, ëmbëlsirat dhe çdo gjë që duhet të mbështjellë me letër të kuqe apo rozë. Ju mund të prisni deri në minutën e fundit edhe akoma të gjeni dhuratën e përshtatshme”, shkruan revista “Forbes”. Gjithashtu, sipas ekspertëve, dhuratat më të përshtatshme janë gjëra që njerëzit i vlerësojnë, por që nuk do t’i blinin asnjëherë për vete. Këtu do të përfshiheshin lule të shtrenjta apo lule për një vit të tërë apo një varëse me diamante. Dhe, dhurata më e fundit që do të klasifikohej në këtë seri, është një shëtitje me helikopter.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  7. #7
    Pak histori per Shen Valentinin.


    Shën Valentini është një shënjt dhe dëshmor i kishës katolike. Në shekullin III ai ishte peshkop në Interamna (sot: Terni). Ai është shenjt mbrojtës i dashurise mbarëbotërore. Lindi rreth vitit 176. Përqafoi krishterimin dhe u emërua peshkop i San Feliciano di Folinjos. Vdiq në Romë me urdhër të perandorit Aurelian në vitin 270 (ose ndoshta 273, data nuk është e sigurtë). U varros në kodrën e Ternit, qytet në të cilin ishte peshkop nga viti 197 dhe është ende sot shenjt mbrojtës i tij.

    Në vendin ku u varros ngrihet sot një bazilike në të cilën ruhen teshat e tij; pranë, një shtatore argjendi mban shkrimin:Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë. Figura e shenjtorit mbrojtës të të dashuruarve vihet megjithatë në pyetje nga disa që parapëlqejnë t´ia rikthejnë një prifti romak i cili poashtu pak a shumë në të njëjtat rrethana vdiq po ato vite si Sh.Valentini.

    Emrin Shën Valentin e mban edhe një festë e njohur botërore si "dita e të dashuruarve", që është më 14 shkurt.

    P.s. Kjo bote ka nevoje vetem per dashuri.
    Uroj te gjithe te dashuruarit te jen sa me afer njeri tjetrit ne kete dite te vecant por njekohesisht nje urim vete dhe per te gjithe ata qe jan vetem: Gjecin njeriun e zemres sa me heret te jet e mundur dhe te jen te lumtur.

    Kalofshi bukur!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shefqeti11 dhe bebushja faleminderit per Informacionet.Do te doja me shume informacione te mitologjise se dites,per lulet edhe per qirinjt.Faktkeqsisht keto informacione i morra nga nje gazete Greke edhe i perktheva por nuk kishte dicka per keto te dyja.Do te doja shume te dija perse njerezit jane bazuar ose i kane shenuar lulet edhe qirinjt si shenje"Dashurie".
    Kete teme ja kushtoj te gjitheve te dashuruarve sidomos:
    Recoba,Zemrushja,Gjyshiii,Master^Boy,Vlonjati si shpirt edhe shume te tjereve qe ndoshta nuk po me vijne ndermend.
    Por me shume ja kushtoj mikut tim edhe Shpirtit tim Shkelqesia_E_tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 11-02-2007 më 13:32

  9. #9
    Shen Valentini


    Shen Valentini njihet ne te gjithe boten si "Padroni i te dashuruarve". Ky percaktim lindi nga nje sere legjendash, te cilat jane shtuar me kalimin e kohes. Trendafili i bashkimit, femijet, pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model per te dashurit

    Qe te dashuruarit te duhen per te gjithe jeten, dhe me shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e "Shen Valentinit". Jane disa elemente, qe na vine nga shekujt e kaluar dhe jane shtuar ne kohe, qe e bejne kete feste kaq te madhe dhe kaq popullore ne te githe boten.

    Trendafili i bashkimit
    Shen Valentini ishte duke degjuar nje dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilet po kalonin pertej kopshtit te tij. Valentini iu doli perpara sakaq, me nje trendafil te bukur ne dore. Me nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rrezatonte plaku i mire dhe trendafilin e mbajtur lart e dhuroi per ciftin. Ky veprim pati fuqine magjike qe te bente paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu kerkoi te dyve te shrengonin bishtin e lules me kujdes per te mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Paskesaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjte u kthyen menjehere tek ai. Me deshiren e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikerisht Shen Valentini, i cili bekoi martesen e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gje u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjeter te merrej, prandaj percaktoi per ate bekim daten katermbedhjete te muajit. Dhe katermbedhjete e muajit mbeti, por u ngushtua ne ate te shkurtit, sepse ne ate dite ai vajti te celebronte dasmen ne parajse.

    Femijet
    Shen Valentini mbante dhe kujdesej per nje kopesht shume te bukur prane nja lugine. Ne kete livadh, ai lejonte qe te luanin te gjithe femijet. Ai here pas here dilte ne dritaren e kishes per ti pare, e per te ndjere pak nga gezimi dhe hareja e tyre feminore. Kishte te njejtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; "Sinite parvulos venire da me". Kur behej nate ai zbriste ne kopesht dhe te gjithe femijet e Zotit lodronin rreth tij. Atehere ai i bekonte te gjithe. Pastaj i jepte secilit nga nje lule me keshillen, qe t'ia conin nenes, duke bere keshtu qe te ktheheshin ne shtepi heret dhe te rritej dashuria dhe respekti per prinderit. Ne kete kegjende kuptohet mjaft mire origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen personave te dashur.

    Dashuria sublime
    Ishte nje vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh nje djale i ri. me emrin Sabino. Syte e tij nuk shqiteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kerkoi te behej gruaja e tij. Por prinderit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan , ndersa ata ishin kristiane. Atehere, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mesonin e te bekoheshin prej tij. Gje, te cilen Sabino, per dashurine e te dashures se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapercye, doli nje tjeter me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje semundje e rende. Deshperimi i prinderve dhe i te riut ishte shume i madh. Menjehere familjaret sollen ne shtratin e vajzes priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zerin ndaj babait te te gjitheve. Dhe nje gjume bamiresie bashkoi perjetesisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndersa shtrengoheshin ne perjetesi.

    Pellumbat
    Na ishte nje here ne Terni nje prift i madh, por edhe shume i mire dhe i zoti. Ai kishte nje kopesht te madh, te cilin ne kohen e lire e ujiste dhe kultivonte lule. Prifti, te cilin te gjithe e therrisnin njeriu i mire, kishte me te vertete nje zemer te bardhe. Nje dite te bukur ate erdhen disa ushtare dhe e futen ne burg Priftin e mire. Me pas e cuan tek mbreti i asaj kohe, i cili ishte shume i keq. Kuptohet se ai e denoi me burgim te perjetshem. Dhe prifti i madh qe quhej Valentin, duke qendruar ne burg mendonte per femijet, te cilet i donte shume e qe nuk do te kishin me nje vend te sigurte per te luajtur. Cfare te bente? Atehere, iu lut Zotit dhe ai i dergoi dy nga pellumbat e tij. Pellumat te udhehequr nga nje instikt misterioz gjeten burgun ku ishte Valentini. Ne qafen e njerit prej pellumbave ishte i varur nje celes. Ishte pikerisht celesi i kopshtit. Valentini shkroi nje leter, brenda se ciles vendosi dhe celesin. Eshte e lehte te imagjinosh ate cfare ishte shkruar. "Te gjithe femijeve qe dua... nga Valentini juaj".

    Per Shen Valentinin flet dhe Shekspiri
    Shen Valintini eshte cituar edhe nga Ofelia tek Hamleti i Uilliam Shekspirit. Ky fakt permendet kur gruaja e re, kur ajo eshte ne prezencen e nenes se Hamletit, Gertruda.

    Shen Valentino ne Amerike dhe jo vetem ...

    Kulti i Shen Valentinit ne Amerike nis ne vitet 1800, kur zhvillohej lufta civile. Ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Kanada, ne 14 shkurt, te rinjte shkembenin "valentinet", kartolina te lezetshme ne te cilat jane te shkruara mesazhe dashurie. Ne disa shkolla organizohen festa, ndersa ne qender te klases vendoset nje shishe shumengjyreshe, brenda se ciles futen te gjithe "valentinet" qe shkembejne shoket e klases. Me mbarimin e festes, te gjithe letrat shperndahen duke i lexuar. Dikush nuk preferon te firmose mesazhin, qe i ka derguar te dashures dhe kufizohet duke shkruar frazen. "Gjeje kush?". Ne Angli te rinjte kendojne kenge tradicionale ne diten e Shen Valentinos dhe ne kembim marrin para dhe embelsira nga te dashurit. Ndersa ne Itali, ne zonen e Sicilias, vajzat e reja cohen shpejt ne diten e Shen Valentinit. Dalin ne dritare dhe zgjedhin si burrin e tyre te parin qe kalon ne rruge. Per te evituar surpriza te pakendshme vajzat i mbajne syte mbyllur derisa te degjojne nje ze te kendshem. Vetem atehere i hapin. Ne Derbyshire vajzat rrotulloheshin per 12 here rresht rreth kishes, ne mesnate dhe perserisnin frazen" Me ate qe me do me te vertete te vije tani pas meje. Pas rrotullimit te 12-te shpresohej te shfaqej dashuria e vertete".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #10
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    pershendetje !!
    shum tem e mire... dita e dashuris e sene, ama po mendoj se esht krejt puna e businessit ..historija na tregon origjina e kesaj festes mirepo tash nuk kam me kuptim, njerzt blejn , per ble se thojn , do te me idherohet i/e dashuri/a ... festa e dashuris esht per dit, per dit mundem mi dhuru njerit se e dojm nji dhurat ( buzeqeshje, puthje, etj ...)
    tung !!

  11. #11
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Pershendetje YasmiN
    Pyetje e mire Mitologji Apo Bizness?!
    Mitologjia ka ndihmuar qe biznesi te zhvillohet ne kete aspekt , pasice ka njerez qe ne ate dite blejne dhurata me te madhe , nje gje s'me duket e arsyeshme ... perse ta perkufizojme ate dite me ca dhurata kur eshte puna ti reflektosh dashurine dikujt?!
    Une shume shkurt do ta perkufizoja dashurine si dhe te dashuruarit :
    Te duash dike s'mjafton 14-15 shkurti !
    1 vit i ka 365 dit/net s'do beja dallim kur eshte puna t'i japesh dashuri dikujt qe e don me shume se veten
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  12. #12
    Spiun Maska e S_P_Y
    Anëtarësuar
    14-01-2007
    Vendndodhja
    Ne Toke si gjith te tjeret
    Postime
    20
    Ju Faleminderit te gjtheve per informacionet rreth 14 Shkurtit Dites se Dashuruarve dhe presim me shume informacione


    Dashuria eshte nje det kaq i madh sa nuk i duket as fillimi as fundi

    MEVLANA

  13. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    sshen valentini dhe pasuesit e tij ..nuk jan veq se nenqmuesit e dashuris...sepse mundohen qe nje gje aq te rendesishme ta simbolizojne vetem me nje dite..kurse realisht ajo perveq qe jetojme me te tere diten nganjeher na hyn e dhe ne endrra...
    andaj nuk dashurojne veteme ne shen valentin por tere jeten...

    nje keshill per rinin mos i emitoni verberishte kulturat tjera se si thot njje thenje gjermane "qdo emitim qalon..."andaj te mos e nenqmojme dashurin me kesi kontrata shitblerje...."emptio venditio"
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 12-02-2007 më 06:04
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #14
    apapapaa yasmin sa te paska zan qymyri mi dreq ene ty po ka dal i here se po na digjesh krejt kshtu jan te gjithe kur dashurojne e marrin me qef po ama me bo me u nda jo me kujtu 14 shkurtin ti mo po ste bohet me kujtu se kush je edhe vete :P hajt uroj tia kaloni mire me 14.sa me shume ashtu... puthje desha me thene


  15. #15
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    nqs je mire me ate person qe e ke ne krahe çdo dite e vitit Shen Valentin eshte

    YaSmiN faleminderit per dedikimin bukuroshe

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  16. #16
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    biznes thjesht
    Partizoni

  17. #17
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    YaSmiN !!!! Nice Teme SweetHearT.

    Urime Urime & Gezuar Shen ValentiniN...Yllke.



    Urime Shen ValentiniN ...Juve te tjeret..





    J.. U
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga selina_21 : 14-02-2007 më 13:25

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Shën Valentini një mitologji apo thjesht biznes!!!!

    Te dyja bashke njesoi jane komshinje goca tezesh
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 14-02-2007 më 13:39

  19. #19
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    shen valentini nje mit i kthyer ne biznes !!! shendet edhe dashuri !!!zoti iu bekofte!!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Tema të Ngjashme

  1. Qenia njerezore: thjesht nje maske apo person?
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-10-2010, 04:42
  2. Ndihma, SHBA kualifikon Shqipërinë
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 11:29
  3. Tek ne në Michigan
    Nga Dreri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 21:57
  4. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •