Kėnaqja me All-llahun [subhanehu ve teala]


Dijetarėt janė tė pajtimit se kjo vepėr ėshtė e pėlqyeshme, kurse disa kanė thėnė se ėshtė obligim. Sidoqoftė Shejhul-Islam Ibn Tejmije [rahimehull-llah] anon nga mendimi se kjo vepėr ėshtė mustehab. Kėtė ai e argumenton me faktin se All-llahu ka urdhėruar tė bėjmė sabėr, kurse sa i pėrket kėnaqjes me All-llahun, nė kėtė rast ėshtė pėrmendur vetėm lavdėrimi i kėtyre njerėzve.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė: pėr shkak se ėshtė i rrallė, ėshtė i vėshtirė dhe se shumica e njerėzve nuk mund tė arrijnė kėtė shkallė, All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ua bėri obligim nė shenjė mėshire dhe lehtėsimi, mirepo i nxiti nė kėtė vepėr, i lavdėroi bartėsit e kėsa pozite dhe tregoi se shpėrblim pėr kėtė vepėr ėshtė fitimi i Kėnaqėsisė sė All-llahut qė ėshtė shpėrblimi mė i madh… Pėr kėtė ridaja- kėnaqėsia ėshtė dera mė e madhe e All-llahut, xhenneti i dunjasė, pushimoreja e njohėsve, jeta e tė dashuruarve, dhunti e ibadetēive dhe kėnaqėsi e tė mallėngjuarve.


Definicioni i Ridasė- kėnaqėsisė


Dijetaėrt kanė dhėnė definicione tė ndryshme, ne nė vazhdim do t’i pėrmendim disa prej tyre:

- Rida- kėnaqėsi ėshtė: mostrishtim nė ēdo gjykim, pa marė para sysh se ēfarė ėshtė ai gjykim.

- Rida – kėnaqėsi ėshtė: tė ngritet mundėsia pėr zgjedhje.

- Pranimi i vendimeve me gėzim.

- Qetėsimi i zemrės nėn ndodhinė e vendimeve

- Xhunejdi thotė: rida- kėnaqėsi ėshtė: dituria e shėndosh qė arrinė deri nė zemėr, e kur tė depėrton nė zemėr dituria e shėndosh, kjo gjė shkakton ridanė- kėnaqėsinė.

- I kanė thėnė Jahja ibn Muadhit [rahimehull-llah]: kur arrinė besimtari pozitėn e ridasė- kėnaqėsisė? Nėse mbėshtetet nė sjelljen e tij ndaj All-llahut nė katėr baza: nėse i jep, e pranon, nėse nuk i jep ėshtė i kėnaqur me kėtė gjė, nėse e le, e adhuron dhe nėse e thėrret, i pėrgjigjet.


Llojet e ridasė- kėnaqėsisė

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė: Kėnaqėsia ėshtė tre llojesh:

1- Kėnaqėsia e masės sė thjeshtė me atė qė ua ka ndarė dhe ua ka dhėnė All-llahu.

2- Kėnaqėsia e njė pjese tė veēantė tė njerėzve me caktimin e All-llahut.

3- Kėnaqėsia e pjesės mė tė veēantė (elitės), e cila vetėm me Te kėnaqet.

Njeriu e arrijnė kėnaqėsinė me qetėsi, ai qė e stėrvitė vetveten nė qetėsi e arrinė kėnaqėsinė ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. Kėtė e vėrteton ajeti Kur’anor:

{ يَاأَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ (*) ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً (*) فَادْخُلِي فِي عِبَادِي (*) وَادْخُلِي جَنَّتِي}(الفجر: 27- 30)

“O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar! Hyn nė turmėn

e robėrve tė Mi! Dhe hyn nė Xhennetin Tim!”. (El-Fexhr: 27-30).

Disa dijetarė kanė thėnė se kjo u thuhet kur tė vdesin, tė tjerėt kanė thėnė se kjo thėnje u thuhet nė ahiret, kurse grupi i tretė kanė thėnė: thėnja e parė (Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar!) u thuhet kur tė vdesin, kurse e dyta (Hyn nė turmėn e robėrve tė Mi! Dhe hyn nė Xhennetin Tim!) nė ahiret. Mirėpo mednimi mė i saktė ėshtė se kjo thėnje u thuhet edhe nė dunja edhe nė ahiret, fillon me ndarjen nga kjo botė dhe pėrfundon ditėn e Kijametit.


Ajetet dhe hadithet qė flasin rreth kėsaj teme


{وَمِنْهُمْ مَنْ يَلْمِزُكَ فِي الصَّدَقَاتِ فَإِنْ أُعْطُوا مِنْهَا رَضُوا وَإِنْ لَمْ يُعْطَوْا مِنْهَا إِذَا هُمْ يَسْخَطُونَ (*) وَلَوْ أَنَّهُمْ رَضُوا مَا آتَاهُمْ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ سَيُؤْتِينَا اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَرَسُولُهُ إِنَّا إِلَى اللَّهِ رَاغِبُونَ}(التوبة: 58- 59)

1- “E sikur tė kėnaqeshin me atė qė ua dha All-llahu dhe i dėrguari i Tij, e tė thonin: “Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do tė na furnizojė nga tė mirat e Tij, e edhe i dėrguari i Tij, dhe se vetėm te All-llahu e mbėshtesim dėshirėn (do tė ishte shumė mė mirė pėr ta)”. (Et-Teube: 59).

{جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ}(البينة: 8)

2- “Shpėrblimi pėr ta te Zoti i tyre janė: vendet ne Xhennete nėpėr tė cilėt burojnė lumenj, e aty janė pėrgjithmonė, pakėputur. All-llahu ėshtė i kėnaqur ndaj tyre, e edhe ata tė kėnaqur prej Tij. E ky ėshtė pėr atė, qė i ka pasur dronė Zotit tė vet”. (El-Bejjine: 8). Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotė: “posti i kėnaqėsisė ėshtė post mė i madh sesa hyrja nė xhennet”.

{ وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ (*) لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ}(الغاشية: 8-9)

3- “Atė ditė sheh fytyra tė ndritshme. Tė kėnaqura pėr veprimet e veta. Nė Xhennet tė shkallės sė lartė,..”. (El-Gashije: 9).

{وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى}(الضحى:5)

4- “E Zoti yt do tė jepė ty, e ti do tė kėnaqesh”. )Ed-Duha: 5).

Kurse prej haditheve qė flasin mbi kėtė temė janė kėto:

عن العباس بن عبد المطلب أنه سمع رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: (( ذاق طعم الإيمان من رضى بالله ربا وبالإسلام دينا وبمحمد رسولا)). مسلم

1- Transmeton Abbas ibn Abdul-Mutalibi [radijall-llahu anhu] dhe thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Ka shijuar kėnaqėsinė e imanit ai qė ėshtė i kėnaqur me All-llahun Zot, Islamin fe dhe me Muhammedin Pejgamber”. (transmeton Muslimi).

عن سعد بن أبي وقاص عن رسول الله صلى الله عليه وسلم أنه قال: (( من قال حين يسمع المؤذن أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله ، رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا غفر له ذنبه)) مسلم.

2- Transmeton S’ad ibn Ebi Vekkasi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thėnė: “Kush thotė kur tė dėgjon ezanin: Dėshmos se s’ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, I cili ėshtė Njė dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij; jam i kėnaqur me All-llahun pėr Zot timin, me Muhammedin pėr Pejgamber timin dhe me Islmain pėr fe timen, (Eshhedu en la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu ve en-ne muhammeden abduhu ve resuluhu; redijtu bil-lahi rabben ve bimuhammedin resulen ve bil-islami dinen), i falėn mėkatet”. (Transmeton Muslimi).


Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė: “Nė kėto dy hadithe ngriten tė gjitha pozitat e fesė, sepse pėrmbledhin kėnaqėsinė me All-llahun, nė aspekt tė rububijetit dhe uluhijetit, kėnaqėsinė me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], duke iu nėnshtruar, dorėzuar dhe duke qenė i kėnaqur me fenė e tij. Kush i pėrmbledhė kėto katėr gjėra, ai me tė vėrtetė ėshtė siddik. Kėto gjėra janė tė lehta nė pretendim, mirėpo mė tė rėndat nė realizim.

Tė jemi tė kėnaqur me hyjnitetin (uluhijetin) e All-llahut dmth: tė jemi tė kėnaqur qė vetėm Ate ta duam, vetėm Atij t’i frikohemi, vetėm Ate ta shpresojmė, vetėm Atij ibadet ti bėjmė dhe vetėm te Ai tė pendohemi, thėnė shkurt tė gjitha forcat e vullnetit dhe dashurisė tė ikin nga Ai.

Tė jemi tė kėnaqur me rububijetin e All-llahut dmth: tė jemi tė kėnaur me caktimet e Tija pėr ne, vetėm Atij t’i mbėshtetemi, vetėm prej Tij tė kėrkojmė ndihmė dhe tė jetė i kėnaqur me Te pa marė para sysh se ēka bėn me te.

E para ka tė bėjė me kėnaqėsinė ndaj urdhėrave tė Tij, kurse e dyta me kėnaqėsinė ndaj caktimeve tė Tija.

Tė jesh i kėnaqer me Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si Pejgamber tė All-llahut dmth: nėnshtrim dhe dorėzim total, deri nė atė shkallė saqė tė jetė ai mė proritar se vetvetja. Udhėzimin ta mer vetėm nga ai, vetėm ate ta arbitron dhe vetėm me gjykimin e tij tė jetė i kėnaqur.

Tė jesh i kėnaqur me fenė e All-llahut dmth: tė jeshė i kėnaqur plotėsisht me atė qė thotė, qė urdhėron, qė gjykon dhe qė ndalon feja. Nuk i mbetet nė zemrėn e tij keqardhje pėr gjykimin e saj dhe i dorėzohet vendimeve tė saja tėrėsisht.

Kjo etapė tė shkakton vetmi, jabanxhillėk, mirėpo ti mos u dorėzo, sepse aq sa ma tepėr e ndien jabanxhillėkun, aq ma tepėr e shijon ėmbėlsinė e imanit dhe tė kėnaqet shpirti. Me shtimin e kėtyre ndjenjave arrinė tė kuptosh se largimi prej njerėzve ėshtė shoqėrimi mė i mirė me ta, modestia ndaj tyre, krenaria me e madhe, kurse injorancė ėshtė veprimi sipas mendimeve tė tyre dhe mbeturinave tė mendjeve tė tyre. Nuk ia jep askujt prej krijesave fatin e tij prej All-llahut dhe nuk e shetė kėtė shansė me gjėra qė i sjellin vetėm privim, gjė tė cilėn e bėnė, vetėm pėr tė qenė i dashur mes tyre nė kėtė botė. Mirėpo kur tė ndodh e vėrteta, kur tė dalin krijesat nga varret, kur tė shfaqet ajo qė ka qenė e fshehur nė gjokse, shpalohen sekretet, atėherė kur ska pėrkrahje as ndihmė prej askujt pėrveē All-llahut, atėherė do tė kupton se ku ėshtė fitimi e ku ėshtė humbja, ēka ia lehtėson peshojėn dhe ēka ia rėndon”.


Shkallėt e ridasė- kėnaqėsisė


Shkalla mė e lartė ėshtė:

1- Tė jesh i kėnaqur me All-llahun pėr Zot tėndin dhe urrejtja e adhurimeve drejtuar qenjeve tjera pėrveē Tij. Kjo ėshtė strumbullari kryesor i Islamit.

اka dmth kjo? Mos tė konsideron askend pėrveē All-llahut Zot tė vetin, qė pushon nė caktimin e Tij dhe I cili ia pėrmbush nevojat e tij. All-llahu thotė:

{ قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ...} (الأنعام: 164)

“Thuaj: “ A tė kėrkojė Zot pos All-llahut, e Ai ėshtė Zot i ēdo sendi (ekzistues)…”. (El-En’am: 164).

Kurse nė fillim tė sures thotė:

{ قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ...} (الأنعام: 14)

“Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokės, qė ushqen tė tjerėt, ndėrsa vetė nuk ushqehet, tė pranoj Mik- Pėrkrahės (Zot) tjetėr?”. (El-En’am: 14).

{أَفَغَيْرَ اللَّهِ أَبْتَغِي حَكَمًا وَهُوَ الَّذِي أَنزَلَ إِلَيْكُمْ الْكِتَابَ مُفَصَّلًا...} (الأنعام: 114)

“(Thuaj) A pos All-llahut tė kėrkoj unė gjykatės (mes meje dhe juve)? Kur Ai ėshtė qė zbriti librin nė mėnyrė tė shkoqitur?”. (El-En’am: 114).

Nėse ndalesh dhe i analizon kėto tre ajete do tė shohish se nxjerin nė pah kėnaqėsinė ndaj All-llahut, ndaj Muhammedit dhe ndaj islamit, kurse hadithi sikurse tė jetė i nxjerur prej kėtyre ajeteve ose tė jetė koment i kėtyre ajeteve.

Shumė njerėz janė tė kėnaqur me All-llahun pėr Zot tė tyrin, mirėpo nuk janė tė kėnaqur qė ta kenė vetėm Ate, Mik dhe Pėrkrahės, por konsiderojnė edhe qenije tjera pėrveē Tij miq duke menduar se ata i afrojnė te All-llahu dhe se miqėsimi i tyre i ngjan miqėsimit tė njerėzve tė afėrt tė mbretit, kurse kjo ėshtė kulmi i shikrut.

Disa tjerė konsiderojnė qenije tjera gjykatės pėrveē All-llahut, i arbitėrojnė dhe me vendimet e tyre kėnaqen. Edhe kjo ėshtė shirk.

Andaj kėto tre pozita janė shtyllat e tevhidit: mos tė konsideron zot tjetėr pėrveē All-llahut, mos tė konsideron mik tjetėr pėrveē All-llahut dhe mos tė konsideron gjykatės tjetėr pėrveē All-llahut.

2- Tė jesh i kėnaqur nga All-llahu, dmth tė kėnaqesh me ēdo gjė qė vjen prej All-llahut. Kjo ėshtė shkallė e dytė sepse shkalla e parė ėshtė e veēantė pėr besimtarėt, kurse kjo ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjitha krijesat, qofshin besimtarė ose mosbesimtarė. Nga ana tjetėr, tė kėnaqurit me All-llahun pėr Zot ėshtė obligim, bile prej obligimeve mė tė forta, tek e fundit ska islam pa kėtė pikė, kurse tė kėnaqurit me caktimin e All-llahut ėshtė e pėlqyshme, nuk ėshtė obligim.


Frytet e kėndshme tė ridasė- kėnaqėsisė


Kėnaqėsia jep fryte tė shumta dhe tė bolshme, me tė cilat ky besimtar arrinė shkallėt mė tė larta.

1- Adhurimi i plotė, siē ėshtė nė sabėr, nė tevek-kul, nė rida, mposhtje etj, nuk mund tė ndodh nėse kėtij besimtari nuk i ndodhin gjėra qė s’i pėlqen dhe tė jetė i kėnaqur me kėto gjėra.

2- Kėnaqėsia e robit ndaj All-llahut nė ēdo rast shkakton qė All-llahu tė jetė i kėnaqur me te. Nėse njeriu kėnaqet me pak rizk, All-llahu kėnaqet me pak vepra tė tija, etj.

3- Hidhėrimi shkakton brenga, mėrzi, dėshprim, ndarje tė zemrės, mendim tė keq pėr All-llahun, etj, kurse kėnaqėsia e shpėton nga gjith kjo dhe ia hap njė derė tė xhennetit tė dunjasė para se me hy nė xhennet tė ahiretit.

4- Kėnaqėsia e besimtarit ndaj All-llahut e shpėton besimtarin nga kundėrshtimi i vendimeve dhe caktimeve tė All-llahut [subhanehu ve teala]. Kundėrshtimi i parė i Iblisit kundėr All-llahut ndodhi nga shkaku se nuk ishte i kėnaqur me caktimet e Tija.

5- Vendimi i All-llahut do tė realizohet nė robin e tij, kurse gjykimi i Tij ndaj robit ė Tij ėshtė i drejtė, kurse ai qė nuk kėnaqet me dejtėsi, atėherė ėshtė zullumqarė.

6- Moskėnaqja ndodh ose nga shkaku i kalimit tė gjėravė qė i dėshiron ose me goditjen e gjėrave qė i urren, mirėpo nėse e di se ajo qė e ka kapluar nuk ka mundur ta gabon dhe se ajo qė e ka gabuar nuk ka mundur ta kaplon, atėherė e kupton se s’ka dobi nė hidhėrimin e tij.

7- Kėnaqėsia i hap derėn e shėndetit, i bėhet zemra e shėndosh, e pastėrt nga mashtrimi, urrejtja dhe zilia, kurse te All-llahu do tė shpėton ai qė vjen me zemėr tė shėndoshė.

8- Hidhėrimi i hap derėn e dyshimit nė All-llahun [subhanehu ve teala], nė caktimin, vendimin dhe diturinė e Tij. ثshtė vėshtirė tė shpėton njeriu qė ėshtė hidhėruar nė All-llahun nga kėto gjėra, sepse bindja dhe kėnaqėsia janė dy bineq tė pandarė, ashtu sikurse dyshimi dhe hidhėrimi janė dy bineq tė pandarė.

9- Ai qė e mbush zemrėn e tij me kėnaqėsi ndaj kaderit tė All-llahut, All-llahu ia mbush zemrėn me pasuri, siguri dhe maturi, zemrėn e tij e angazhon vetėm pėr ta dashur All-llahun, vetėm pėr t’iu penduar Atij dhe vetėm pėr tė mbėshtetur nė Te. Kėnaqėsia e zbraz zemrėn pėr All-llahun, kurse hidhėrimi e zbraz zemrėn nga All-llahu.

10- Kėnaqėsia jep frytin e falėnderimit qė ėshtė prej pozitave mė tė larta tė imanit, bile ėshtė hakikati i imanit, kurse hidhėrimi shkakton tė kundėrtėn e kėsaj, shkakotn pėrbuzjen e dhuntive.

11- Shejtani zakonisht e sundon njeriun kur ėshtė i hidhėruar dhe kur ėshtė pėrplot me epshe. Nė kėsi rasti e gjuan. Sidomos kur hidhėrimi e sundon, atėherė flet dhe vepron gjėra tė cilat e hidhėrojnė All-llahun. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha: “syri loton, zemra mėrzitet, mirėpo nuk themi gjėra qė e hidhėrojnė All-llahun”.

12- Kėnaqėsia e nxjer epshin nga zemra, sepse ai qė ėshtė i kėnaur me All-llahun, epshi i tij pason vullnetin e Atij qė e do. ثshtė e pamundur tė bashkohen kėnaqėsia dhe pasimi i peshit nė zemėr tė ndonjė besimtarit.

13- Ai qė ėshtė i kėnqaur me All-llahun, ngritet nga zgjedhja personale, i le All-llahut tė zgjedh pėr te. Kjo ndodh nga shkaku i forcės sė njohjes sė All-llahut dhe njohjes sė vetvetes.

Njė ditė ishin mbledhur Vehib ibn Verdi, Sufjan Theuriu dhe Jusuf ibn Esbati. Theuriu tha: deri sot e urreja vdekjen tė mė vjen befas, mirėpo sot dėshiroja tė jem i vdekur. Jusuf ibn Esbati i tha: pse? Tha: frikem prej sprovave. Jusufi tha: mirėpo unė nuk e urrej jetėn e gjatė. Theuria e pyeti: pse e urren vdekjen? Tha: ndoshta jetoj nė ditėn kur pendohem dhe bėj punė tė mira. Pastaj iu drejtuan Vehibit dhe i thanė: ēka thua ti? Tha: unė nuk zgjedhi asgjė, ajo qė ėshtė mė e dashur te All-llahu, ėshtė mė e dashura te unė. E puthi Theuriu mes dy syve dhe tha: pasha Zotin e Kabes, inspirim nga shpirti.

14- Kėnaqėsia e All-llahut nga robi ėshtė mė e madhe se xhenneti dhe ēka nė te, sepse kėnaqėsia ėshtė cilėsi e All-llahut, kurse xhenneti krijesė e Tij.

All-llahu thotė:

{ وَعَدَ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ وَرِضْوَانٌ مِنْ اللَّهِ أَكْبَرُ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ}(التوبة: 72)

“Besimtarėve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, nė tė to do tė jenė pėrgjithmonė, dhe (u premtoi) vendbanime tė bukura nė xhennetin e Adnit, edhe njė disponim nga All-llahu qė ėshtė mbi tė gjitha. Ky, pra ėshtė ai shpėtimi i madh”. (Et-Teube: 72).

15- Kur besimtari tė kėnaqet me All-llahun dhe nga All-llahu nė ēdo rast nuk i zgjedh ēeshtjet, i mjafton kėnaqėsia e tij ndaj asaj qė ia ka ndarė dhe caktuar All-llahu. Ai nė vend se tė kėrkon prej Tij, ai e pėrmend Ate, ose nėse kėrkon diē prej Tij kėrkon ndihmė nė pėrmendje tė Tij dhe arritje tė kėnaqėsisė sė Tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė nė hadith kudsi: “atė qė e angazhon pėrmendja Ime nga kėrkimi prej Meje, i jap ma mirė sesa i jap atyreve qė kėrkojnė”.

16- Kėnaqėsia shkakton gėzimin e zemrės nė ēdo gjė, qetėsimin e shpirtit nė ēdo gjendje, rehatinė e zemrės nė ēdo trishtim tė kėsaj bote, ėshtė i lumtur me pėrkujdesin e Zotit ndaj tij, i dorėzohet Mikut tė vet nė ēdo gjė dhe ėshtė i kėnaqur me ēdo gjė qė ia sjell All-llahu [subhanehu ve teala].

17- Kėnaqėsia ndaj caktimit tė All-llahut e shpėton besimtarin nga kėnaqja e njerėzve duke e hidhėruar All-llahun [subhanehu ve teala].

18- Kėnaqėsia i zvogėlon brengat dhe mėrzitė e robit dhe i pėrkushtohet adhurimit ndaj All-llahut.

19- Veprat e trupit shumfishohen me masė tė caktuar, kurse veprat e zemrės shumėfishohen pakufi, sepse veprat trupore tė njeriut janė tė kufizuara, kurse veprat e zemrės kurė nuk ndalen.


Kėto ishin disa fryte qė i shkakton kėnaqėsia ndaj All-llahut. E lusim All-llahun tė na bėjė prej atyreve qė kėnaqen me Te dhe All-llahu tė jetė i Kėnaqur prej neve. Amin.


Bekir Halimi,
7.9.2000
marrur nga www.albislam.com