Balsami i lumturisė


Ku ėshtė lumturia?

Ata qė bredhin pas lumturisė sė rrejshme dhe qė nuk besojnė nė All-llahun, subhanehu ve teala, dhe ia kanė kthyer shpinėn rrugės sė besimit, ata nuk mund tė arrijnė askund pėrpos se nė podrumin e mashtrimit, sepse kanė neglizhuar veēoritė e natyralitetit (fitres) qė gjinden nė thellėsirat e njeriut, i cili ėshtė krijesė ku nuk mund tė ndahen kėrkesat e trupit nga kėrkesat e shpirtit. Kurse shpirti ėshtė esenca e jetės sė njeriut.

All-llahu, subhanehu ve teala, ka krijuar njeriun dhe i ka sqaruar rrugėn e lumturisė sė tij dhe ia ka tėrhjekur vėrejtjen nga rruga e vuajtes, sepse Ai ėshtė i Gjidijshmi, sikurse dhe thotė: "A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė". (El-Mulk: 14).

All-llahu, tebareke ve teala, ėshtė Ai qė di se ēka ėshtė nė tė mirėn tėnde dhe ēka ta ēon jetėn drejt dhe pėrhap shpirt qetėsues dhe gėzimin tek ti: "(Musai) Tha: "Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?". (Taha: 50).

"Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė, e ai do tė jetė: mirėnjohės ose pėrbuzės". (El-Insan: 3).

Pasi qė prodhuesi ia pėrcakton atė ēka i pėrshtatet prodhimit tė vet dhe pėrcakton mėnyrėn e saktė tė aktivizimit dhe veprimit tė tij, ēka mund tė themi pėr kėtė krijesė gjigante njerėzore, tė cilin devijantėt dėshirojnė ta largojnė nga udhėzimi i Zotit tė tij dhe pastaj iluzionojnė se do tė mbeten nė rrugėn e saktė pa defekte dhe kundėrthėnie?!

Pasi qė njeriu e humbi rrugėn e tevhidit, monoteizmit, filloi tė hulumton rrugė tė ndryshme dhe tė shumta pėr tiu pėrgjigjur kėrkesave tė shpirtit dhe pėr tė adhuruar Krijuesin. Paramendon nxemjen e diellit, ndriēimin e hėnės, flakėn e zjarit, ose idhujt, statujat dhe hyjnitė e rrejshėm tė cilave u nėnshtrohen njerėzit, e mendon se me kėtė veprim i pėrgjigjet natyralitetit tė tij dhe kjo ėshtė vet lumturia!!

Edhe pse shkenca moderne ka pėrparuar shumė, problemet psiqike dhe shoqėrore tė individėve dhe shoqėrive edhe mė tej shtohen, madje kėto shkenca tė cilat supozohet se duhet ti ofrojnė njeriut komoditet dhe tia pakėsoj lodhjen, janė bėrė shpatė qė i ri mbi kokė njerėzve dhe armė me tė cilėn i fuqishmi e shkatėrron tė dobtin, i shfrytėzojnė pėr nevojat dhe lakmitė e tyre duke ua shkelur nderin, shtypur njerzishmėrinė dhe nėpėrkėmbur shpirtin e tyre me llojlloj armėsh qė pėr njė minutė korrė jetėn e qindra dhe mijėra njerėzve.

Ah dhe vaj pėr kėtė qytetėrim dhe civilizim fatzi!!

Njerėzimi ka korrė suksese nė shkenca tė ndryshme, mirėpo cila ėshtė gjurma e kėsaj nė jetėn e saj? A ka gjetur lumturinė? A ka qetur qetėsi? A ka gjetur paqė?

Asesi! Ka gjetur vuajtje, strese, frikė, sėmundje psiqike dhe nervore dhe krime tė mėdha.

Shkenca, e cila duheshte, sipas mėsimeve tė All-llahut, qė secilėn fitore ta bėjė njė hap drejt All-llahut, mu ajo ėshtė bėrė shkak qė e largon njerėzimin shumė hapa nga rruga e lumturisė sė vet pėr shkak tė fikjes sė shpirtit dhe mprapshtjes sė tij.

Jemi duke parė realitetin e hidhur tė njerėzimit, kurse nė horizonte jemi duke parė flamurin e shpėtimit qė valon nė mes tė shkretėtirės dhe njė kullė llambe ndriēimi qė u bėn dritė atyreve qė janė zhytur nė kėnetė. (shiko: "Fi Dhilalil-Kuran", 1/440).

Gjithsesi! ثshtė fe e natyralitetit qė i ofron njeriut lumturi tė vėrtetė, i siguron qetėsi dhe kėnaqėsi, kurse kontrollin e ndėrgjegjės dhe pasionit e bėn rregullues i cili e pengon njeriun ti bėhet armik vėllaut tė tij njeri, ia mėson secilit tė drejtat dhe detyrat, e shtyen nė vepėr konstruktive duke patur pėr synim fitimin e kėnaqėsisė sė All-llahut, pastron shpirtin dhe pėrmirėson sjelljen.


Njė dhuratė me disa margaritarė


Lumturia dhe vuajtja

Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, thotė: "Nėse zgjohet njeriu dhe ngrysė duke mos patur synim tjetėr pėrpos All-llahut, All-llahu do tė mer pėrsipėr tė gjtha nevojat dhe brengat e tija e do ti zbrazej zemra qė vetėm Ate ta do, kurse gjuha vetėm Ate ta pėrmend, kurse gjymtyrėt vetėm Ate ta respektojnė. Nėse gdhin dhe ngrys duke patur synim tė vetin dynjanė, All-llahu ia le brengat, vėshtirėsitė, vuajtjet dhe e le vetėm. Zemra e kėtij njeriu angazhohet me dashurinė ndaj krijesave tjera dhe nuk ka vend pėr dashuri ndaj All-llahut, gjuha e tij ėshtė e angazhuar me pėrmendjen e tjerėve dhe nuk ka kohė pėr ta pėrmendur All-llahun, gjymtyrėt i lodhen duke u shėrbyer njerėzve dhe nuk ka mundėsi ta respektojnė All-llahun. Ai lodhet dhe raskapitet sikurse kafshėt e egra duke u shėrbyer tjerėve, sikurse cakulli i farkėtarit, e fryen barkun e vet dhe i mbush brinjėt pėr tu bėrė dobi tjerėve. Secili njeri qė braktis adhurimin e All-llahut, respektin e Tij dhe dashurinė ndaj Tij sprovohet me adhurimin, respektin dhe dashurinė e krijesave. All-llahu, tebareke ve teala, thotė: "Kush mbyll sytė para kėshillave tė Zotit, atij ia shoqėrojmė njė djall qė nuk i ndahet kurrė". (Ez-Zuhruf: 36). ("El-Fevaid", fq. 84).
Nozulli mė i mirė

- Sot bleje vetveten, sa ėshtė tregu i hapur, i posedon paratė, malli ėshtė i lirė, sepse do tė vijė njė ditė kur nuk do tė ekzistojė as ky treg e as ai mall, kjo ėshtė dita e mashtrimit (dėshtimit).

- Vepra pa sinqeritet dhe pasim tė Sunetit ėshtė sikur njė udhėtarė i cili e mbush strajcėn e tij me rėrė, i bėhet rėndė, por ska dobi.

- Ai qė shijon ėmbėlsinė e shėndetit i vjen lehtė idhėtina e durimit.

- Lakmia e madhe pėr tė arritur nė qėllim ta imponon veprimin serioz dhe kujdesin e madh qė mos tė ikė ajo qė synon.

("El-Fevaid", fq. 49-50).

- Kur tė del ylli i ambicjes nė erėsirėn e natės sė pėrtesės dhe ta shoqėron hėna e vullnetit, i shndėrritet toka e zemrės me dritėn e All-llahut.

("El-Fevaid", fq. 51).

اka ėshtė lumturia

Lumturia - ėshtė koncept te i cili nuk mund tė arrish me thesare nga ari dhe argjenti, sepse ėshtė mė i shtrenjtė se ari dhe argjendi.

Lumturia - ėshtė sikur margaritari qė gjindet nė thellėsirat e detit, ka nevojė pėr zhytės tė shkathėt qė di tė zbulon thellėsirat e detit.

Lumturia - ėshtė qėndrime, fjalė, synime, kėndvėshtrime mbi jetėn me realitet, shpresė, aspiratė dhe vizion.


Hulumto brenda teje, sepse aty nė ato thellėsira gjindet lumturia, aty ėshtė burimi qė nuk shuhet.

Nėse pyesim: ēka ėshtė lumturia?

Sipas njė ankete qė i ėshtė bėrė 16 mijė njerėzve me kėtė pyetje, pėrgjigjet e tyre kanė qenė tė kėtilla:

38% kanė thėnė se lumturia ėshtė dashuria.

28% kanė thėnė se lumturia ėshtė kėnaqėsia.

17% kanė thėnė se lumturia ėshtė shėndeti.

7% kanė thėnė se lumturia ėshtė martesa.

5% kanė thėnė se lumturi ėshtė pasuria.

3% kanė thėnė se lumturi janė fėmijėt.

2% kanė thėnė se lumturia ėshtė udhėtimi.

Abas Mahmud Akadi thotė: kisha njė mik piktor, i cili kishte imagjinatė tė pasur dhe njė ditė imagjinoi lumturinė dhe e vizatoi nė formė tė njė vashe nė moshėn njėzet vjeēare, e cila vrapon djathtas dhe majtas e lumtur, flokėt i hedhen nė tė majtė dhe nė tė djathtė gjersa ajo gjindet nė kulmin e gėzimit, argėtimit dhe galdimit, e ma tregoi. I thash: unė nuk e imagjinoj kėshtu lumturinė.

Njė: Pėr kėtė mund tė themi se ėshtė argėtim, gėzim apo kėnaqėsi.

Porse lumturia ėshtė diēka tjetėr.

Lumturia ėshtė mė afėr pėrvojės dhe eksperiencės se sa mashtrimit, adoloshencės dhe injorancės.

Lumturia ėshtė mė afėr moshės sė pjekur se sa kėsaj moshe ku ka shumė galdim rinor, gjallėri dhe fuqi.

Dy: lumturia ka domethėnien e mjaftimit dhe qetėsisė.

Nuk ėshtė zhurmė dhe britmė.

Lumturia ėshtė shije, emocion dhe ndenja brenda njeriut, nė zemėr dhe ndėrgjegje.

Nuk mund ti vėndojmė definicion sikurse zakonisht vėndohet nė libra definicion pėr secilėn shkencė.

Lumturia nuk pikturohet me kufinjė dhe definicione.

Ndoshta lumturia troket nė dyert tona, kurse ne nuk e njohim dhe e injorojmė e nuk ja hapim derėn.

Ndoshta i vjen lumturia njeriut dhe e jeton me tėrė potencialin e tij logjik, shpirtėror dhe fizik, mirėpo nuk e heton.

Sikurse ėshtė lumturia e fėmijėve, tė cilėt janė tė lumtur nė jetėn e tyre, nė argėtimin, pafajėsinė, lojėrat dhe thjeshtėsinė e tyre, mirėpo ata megjithkėtė nuk e hetojnė lumturinė, e kur tė rriten, tė lexojnė, tė kuptojnė dhe tė dėgjojnė pėr atė qė quhet lumturi , fillojnė ta hulumtojnė, sikurse tė jetė diēka e humbur.

Po tė sihte lumturia nė pasuri, ari, argjend, dollar, gjiro llogari, do tė ishin kodrat, minierat dhe bankat mė tė lumturit, sepse ato kanė shumė kėso gjėrash.

Po tė ishte lumturia nė bukuri, shkėlqim, pamje magjepse, e stolisje do tė ishin palluat tė lumtur, trandafili, lulet, bozuloku.

Po tė ishte lumturia nė pushtet dhe fuqi, e zė tė madh, do tė ishin kafshėt e egra mė tė lumtur se njeriu.

Po tė jetė lumturia nė moralin e vlefshėm, fjalėt e drejta, veprat e mira, autoriteti i madh, mendjepjekuria, atėherė njeriu kėtė do ta meritonte.

Lumturia ėshtė:

Buzėqeshja e njė fėmiut tė dlirė;

Fjalėt e mira dhe pėrmendja e All-llahut kur dalin nga njė gjuhė e pastėr dhe e vėrtetė;

Rahja e zemrės tolerante ndaj vėllezėrve tė tij musliman;

Dhurata pa pėrmendje dhe mburrje;

Largimi i njė brengės tėnde ose tė ndonjė vėllaut tėnd musliman prej All-llahut, subhanehu ve teala;

Qėllimi fisnik tė cilin e arrinė ti ose dikush tjetėr prej muslimanėve;

Njė ēast i lodhjes, raskapitjes dhe djersės, tė cilėn e pason njė rehati dhe njė sukses;

Mendjemėdhenjtė, perandorėt, zullumqarėt, kriminelėt, pasanikėt ndodh qė tė dalin prej kėsaj dynjaje dhe mos tė provojnė atė mė tė bukurėn nė te: shoqėrimin e All-llahut dhe lumturinė e lutjes drejtuar Atij.


Udhėzimi i pejgamberėve drejt rrugės sė lumturisė

Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, thotė: "Nuk ka rrugė qė tė shpien drejt lumturisė dhe shpėtimit nė dynaj dhe ahiret, pėrpos se nė duar tė pejgamberėve. Nuk ka rrugė pėr tė mėsuar tė kėndshmen dhe tė flliqurėn nė mėnyrė detale pėrpos se nga ana e tyre. Nuk arrihet kėnaqėsia e All-llahut asnjėherė pėrpos se nė duar tė tyre. Fjalėt, veprat dhe morali i mirė ėshtė udhėzimi i tyre dhe ajo qė na e kanė sjellur ata. Ata janė peshoja e saktė me tė cilėn i peshojmė fjalėt, veprat dhe sjelljen tonė. Pasimi i tyre bėn dallimin e njerėzve tė udhėzuar nga ata tė devijuar. Nevoja pėr ta ėshtė mė e madhe se sa nevoja e trupit pėr shpirtin, e syrit pėr dirtėn dhe e shpirtit pėr jetėn.

اka mendon pėr ate qė nėse tė mundon udhėzimi i tij pėr njė ēast tė prishet zemra e i ngjan peshkut i cili ndahet nga uji dhe vėndohet nė fėrtere?!

Gjendja e robit kur zemra e tij largohet nga mėsimet e pejgamberėve i ngjan kėsaj gjendje, madje ėshtė edhe mė e vėshtirė, mirėpo kėtė e heton vetėm zemra e gjallė, sepse i vdekuri nuk ndien dhimbjen.

Nėse lumturia e njė njeriu nė dy botėrat qenka e ndėrlidhur me pasimin e udhėzimit tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atėherė secili qė ia do vetes tė mirėn, shpėtimin dhe lumturinė duhet ta mėson udhėzimin dhe jetėpėrshkrimin e tij aq sa tė del nga mesi i injorantėve dhe tė rreshtohet nė rradhėt e pasuesve, palės dhe grupit tė tij. Njerėzit kundrejt kėsaj janė mes atij qė shumė kujdeset pėr kėtė gjė, ose pak, ose tėrėsisht privohet nga kjo mirė. Dhuntia ėshtė nė Dorė tė All-llahut, kujt tė Do ia jep, sepse All-llahu ėshtė pronar i Dhuntive tė mėdhaja". ("Zadul-Mead": 1/69-70).

Transmeton Dejneveriu nga Utbe ibėn Velidi, i cili thotė: njė grua prej tabiinėve thoshte: Subhanall-llah! Sa e ngushtė ėshtė rruga pėr atė qė Ti nuk je udhėrrėfyesi i tij dhe se e trishtueshme ėshtė rruga pėr ate qė Ti nuk je shoqėruesi i tij". ("El-Muxhalese ve Xhevahirul-Ilmi", 8/69).

Kurse Muhamed Dijaudin, Sabuni, nė poezinė e tij thotė:

Lumturia ėshtė qėllim i kėrkuar

Lumturia e njeriut ėshtė devtoshmėria e tij

Frika prej Zotit ėshtė lumturi dhe tregti

Kėnaqėsia e Dominuesit ėshtė aspiratė e jona

Vetėm All-llahun ke frikė

Sepse Ai ėshtė i Madhi qė meriton ti kemi frikė. ("Rubaijat min Meke", fq. 98).

Lumturia e zemrės ėshtė nė kėnaqjen e Allahut

Ai qė ka frikė nga Zoti i vet dhe pėrpiqet pėr All-llahun me sinqeritet, e pastron shpirtin e tij duke respektuar Mikun e vet, subhanehu ve teala, fiton mirėsitė e dynjasė dhe tė ahiretit dhe i paguhen veprat pa llogari.

Shikoni sa bukur sqaron Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, duke thėnė: "Zemrat nuk fitojnė atė qė dėshirojnė derisa tė lidhen me Zotin e tyre, kurse nuk ka mundėsi tė arrijė deri te Zoti i vet nėse nuk ėshtė i pastėr dhe i shėndoshė, kurse kėtė nuk mund ta arrijė pėrpos se duke kundėrshtuar epshin e vet, sepse epshi i tij ėshtė sėmundja, kurse kundėrshtimi ėshtė shėrimi, e nėse dominon sėmundja mund ta mbyt. Ashtu sikurse ai qė e largon veten nga epshi fiton xhennetin si vendbanim tė vetin, ashtu edhe zemra e tij nė kėtė dynja, ėshtė nė xhennetin e dynjasė, begati, tė cilės nuk i ngjan asnjė begati tjetėr… Mos mendo se fjala e All-llahut: "E s'ka dyshim se tė mirėt janė nė kėnaqėsinė e pėrjetimeve (nė xhennet). Dhe se mėkatarėt janė nė xhehennem". (El-Infitar: 13- 14).

Kanė tė bėjnė vetėm me begatinė e xhennetit dhe vuajtjet e xhehenemit tė ahiretit, por nė tre dynjatė e njeriut: nė dynja, nė berzah dhe nė ahiret. Ata janė nė begati dhe kėnaqėsi, kurse ata tjerėt nė vuajtje. اka mund tė jetė begatia pėrpos begatisė sė zemrės ose ēka mund tė jetė denimi dhe vuajtja pėrpose vuajtjes sė zemrės? A ka denim mė tė ashpėr se sa frika, brenga, mėrzia dhe ngushtica e gjoksit". ("Sėmundja dhe Ilaēi", fq. 82).

Ai qė pėrpiqet pėr ta pastruar shpirtin dhe ta avanson ate derisa tė arrijė gradėn e Ihsanit- bamirėsisė do tė fiton lumturinė e dynjasė dhe tė ahiretit. Kjo ėshtė lumturia e vėrtetė. Dallimi ėshtė shumė i madh mes lumturisė sė imagjinuar pas sė cilės vrapojnė njerėzit dhe vuajnė pėr tė arritur deri te ajo, kurse nuk arrijnė asgjė mė shumė se sa shtimin e vuajtjeve dhe fatzisisė.

Lumturia e besimtarėve ėshtė lumturi qė buron nga zemra dhe ka themele tė forta, Pasi qė e ndien besimtari kėtė nderim Hyjnor, e di mirėsinė e kėsaj jete dhe mirėsinė e pėrfundimit, kurse kjo ia shton atij ndjenjat e qetėsisė, sigurisė, shpresės, kėnaqėsisė dhe dashurisė.

Kjo lumturi shpirtėrore e shoqėron njeriun nė tė gjitha udhėtimet e tija nga kjo dynja e deri nė ahiret, me te ngjitet nė shkallėt e plotėsisė- kemal, edhe pse nė fillim ka vėshtirėsi dhe luftė me vetveten, por pastaj arrinė tė shijosh ėmbėlsinė e saj dhe tė kuptosh vlerėn qė ka.

Analizo fjalėn e Ibėn Kajimit, rahimehull-llah:

"Boshti i lumturisė sė dynajsė dhe ahiretit ėshtė kapja pėr All-llahun, kapja pėr litarin e Tij dhe ska shpėtim pėr askend tjetėr pėrpos pėr ate qė kapet pėr kėto dy shpėtues. Kapja pėr litarin e Tij e mbron njeriun nga devijimi dhe shkatėrrimi, sepse ai qė ecė drejt Allahut ėshtė sikur ai qė ecė drejt njė qėllimi tė tij tė caktuar dhe nė kėtė udhėtim ka nevojė pėr udhėrrėfyes nė rrugė dhe siguri, sepse pėrndryshe nuk mund tė arrijė nė qėllimin e vet. Domethėnė pa sigurimin se a ėshtė kjo rruga e saktė dhe pa u sigurar se nė kėtė rrugė nuk ka asnjė pengesė, por ka siguri, ai nuk mund tė jetė i sigurtė se mund tė arrijė nė qėllimin e vet.

Argumenti, udhėrrėfyesi ėshtė garanti se nuk do tė devijon dhe se do tė jetė nė rrugėn e vėrtetė, kurse pėrgaditja, fuqėia dhe arma e siguron nga hajnat dhe pengesat e rrugės.

Kapja pėr litarin e All-llahut i jep njeriut udhėzim dhe pasim tė argumentit (udhėrrėfyesit), kurse kapja pėr All-llahun i jep atij fuqi, pėrgaditje dhe armė". ("Medarixhus-Salikin", 1/460).

Dallimi mes kėtyre dy gjėrave ėshtė se: kapja pėr litarin e All-llahut domethėnė zbatimi i urdhėrave dhe respektimi i Tij, kapja pėr Kur'an dhe Sunnet, kurse kapja pėr All-llahun domethėnė drejtimi dhe strehimi vetėm te All-llahu. All-llahu, xhel-le shanuhu, ka thėnė: "…E kush kapet pėr All-llahun (i pėrmbahet fesė sė All-llahut), ai pa dyshim ėshtė i udhėzuar nė rrugėn e drejtė". (Ali Imran: 101).

Kopshti i zemrės

Zemra i ngjan njė vendi me banorė dhe i sigurtė, ose njė kėshtjelle tė siguruar mirė, ose njė kopsht i bekuar qė kur nuk pėrfundon begatia e tij, kurė nuk thahet uji i tij, jep fryte nė ēdo kohė me lejen e Zotit tė vet. Kurse kopshti i trupit shpejtė thahet dhe shkatėrrohet e bėrtet pronari i vet: Vaj pėr mua! Kurse kopshti i zermės gjithmonė ėshtė i gjelbėrt dhe me fryta, kurse pronari i tij bėrtet: oh sa gėzim i madh! ("Rixhalul-Fikri ved-Daveti").

Lumturia qėndron nė pasimin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka dėrguar pejgamberėt pėr udhėzimin e njerėzve, pėr t'i bėrė tė lumtur dhe pėr ti shpėtuar nga erėsirat e devijimit, injorancės dhe prishjes, kurse vula e pejgamberėve dhe me tė cilin pėrfundoi vargu i pejgambervė, ishte Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili i udhėzoi njerėzit nga devijimi, i mėsoi Pasi qė ishin injorantė, ua hapi sytė e ballit dhe tė zemrės dhe ndriēoi toka nga drita e shpalljes, u bashkuan zemrat Pasi qė ishin tė shpėrndara, andaj me tė drejtė ky njeri ishte mėshirė pėr mbarė botėrat, sikurse e ka pėrshkruar All-llahu, tebareke ve teala: "E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat". (El-Enbija: 107).

All-llahu, subhanehu ve teala, ia ka zgjėruar gjoksin, ia ka ngritur emrin dhe ka bėrė poshtėrsinė dhe nėnēmimin atij qė e kundėrshton urdhėrin e tij, kurse lumturinė, shpėtimin dhe udhėzimin atij qė kapet pėr sunnetin e tij.

Transmeton Imam Muslimi nga Ijad ibėn El-Muxhasheiu, radijall-llahu anhu, se njė ditė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė hutbe mes tjerash tha: "Mė ka urdhėruar Zoti im qė t'ju mėsoj atė qė nuk dini, nga ajo qė mė ka mėsuar mua nė kėtė ditė… Kam krijuar tė gjith robėrit e Mij besimdrejtė- hunefa, u erdhėn shejtanėt dhe i larguan ata prej fesė sė tyre dhe ua ndaluan gjėrat qė ua kisha lejuar, i kanė urdhėruar tė Mė bėjnė ortak gjėra pėr tė cilat nuk kanė argument. All-llahu i ka shikuar banorėt e tokės dhe ėshtė mllefosur nė tė gjithė njerėzit, arab ose joarab, pėrpos njė pakice nga ithtarėt e Librit dhe ka thėnė: tė kam dėrguar qė tė tė sprovoj dhe qė tė sprovoj me ty dhe tė kam zbritur Libėr tė cilin nuk e fshin uji, e lexon edhe i zgjuar edhe nė gjum". (Muslimi).

All-llahu, xhel-le shanuhu, e ka dėrguar qė ta sprovon dhe tė sprovon me te njerėzit, e sprovon duke ua kumtuar dhe shpallur fenė njerėzve dhe duke i udhėzuar ata nė rrugėn e drejtė, kurse qė ti sprovon njerėzit, domethėnė qė tė sheh kush do ti beson, kush sinqerisht do ta respekton dhe kush do tė largohet prej tij dhe kush do ta armiqėson.

Dallimi ėshtė shumė i madh mes atij qė ėshtė i lumtur duke e pasuar udhėzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ai qė ėshtė zhytur nė devijim dhe ia ka kthyer shpinėn mėsimeve tė Islamit.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotė: "Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen nga Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėzimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė Dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr)". E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr. Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: "Zoti im, pėrse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?". Ai (All-llahu) thotė: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona qė t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". Po kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit tė vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpėr dhe i pėrjetshėm". (Taha: 123- 127).

E mira dhe e keqeja

Ibėn Abasi, radijall-llahu anhu, ka thėnė: "E mira jep shndėrritje nė fytyrė, dritė nė zemėr, gjėrėsi nė rizk, fuqi nė trup dhe dashuri nė zemrėn e njerėzve.

Kurse keqeja ta zymton fytyrėn, erėson zemrėn, ta dobėson trupin, ta pakėson rizkun dhe tė bėn tė urrjetur te njerėzit". ("El-Fetava", 10/ 630).

Ibėn Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Ai qė jeton me All-llahun jeton jetė tė kėndshme, kurse ai qė jeton me nepsin dhe epshin e tij, jeton jetė tė gjatė e tė vėshtirė". ("Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke", fq. 60).

Imam Ibėn Rxheb Hanbeliu, rahimehull-llah, thotė: "Disa gnostik, njohės tė All-llahut, i kanė thėnė disa njerėzve: اka e konsideroni jetesė ju? Kanė thėnė: ngrėnie dhe pirje dhe gjėrat e ngjajshme me te. Kurse ky ia ktheu: jetėsė ėshtė qė secila gjymtyrė tė tė tėrhjek kah respektimi i All-llahut". ("Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke", fq. 60).

Kur i erdhi vdekja Abdullah ibėn Shedadit, e thirri djalin e tij Muhmedin e i tha: "Biri im! Po tė jap njė porosi, mbaje mend! Ji i devotshėm ndaj All-llahut tė Madh dhe le tė jetė gjėja mė prioritare te ti falėnderimi ndaj All-llahut, qėllimi i mirė nė gjendjen sekrete tėnde dhe nė jetėn publike dhe dije se falėnderuesit i shtohen gjėrat, kurse devotshmėria ėshtė nozulli mė i mirė dhe bėhu biri im sikurse ka thėnė Hatiu:

Burimet e lumturisė

Hulumtimi pas lumturisė ėshtė brenga e njeriut nė ēdo vend, mirėpo shumica e gabojnė rrugėn dhe vrapojnė pas lumturisė iluzionare, kurse kjo u sjell vetėm vuajtje dhe fatzisi. Besimtari i vėrtet ėshtė ai qė e di rrugėn e lumturisė dhe jetės sė kėndshme dhe qetėsohet duke jetuar nė prehėrin e saj dhe nuk i dalin brengat dhe ngushticat pėrpara qė ta pengojnė atė lumturi, sepse lumturia e tij i ngjan njė burimi tė vrullshėm nga i cili del uji sikur nga shkėmbi, i pastėr dhe i ėmbėl.

Ali Tantavi, rahimehull-llah, thotė: "Dy njerėz tė barabartė nė fuqi e bartin tė njejtėn gjė, njėri ankohet dhe qahet, sikurse tė kishte bartur dy pesha, kurse tjetri qeshet dhe kėndon sikurse tė mos kishte bartur asgjė. Dy njerėzt tė barabartė nė trup sėmuren me tė njejtėn sėmundje, njeri tregohet pesimist, frikohet dhe e parafytyron vdekjen, kėshtu bėhet nė krahun e sėmundjes dhe e mund vetveten dhe nuk shpėton, kurse tjetri duron, ėshtė optimist dhe e parafytyron shėrimin dhe pėr shkurtė kohė shėrohet…". ("Suver ve Havatir", fq. 14).

Njė tregim

Njė njeri nė pleqėri i shtiret se nė zorėt e tija ka gjarpėr. Shkon nė kontrollė te mjekėt dhe konsultohet me njerėz tė dijshėm pėr kėtė gjė. Atyreve u qeshet pėr kėtė gjė, por e fshehin nga nderimi qė kanė pėr te, dhe tentojnė ti sqarojnė se nė zorė mund tė ketė krimba, mirėpo tė ketė aty brenda gjarpėr, kjo ėshtė e pamundur. Mirėpo ai nuk u besonte. Derisa u takua me njė mjek tė menēur dhe qė e njihte edhe mjekėsinė edhe psikologjinė. E dėgjoi tregimin e tij, e pastaj i dha barėra qė i shkaktojnė barkėqitje dhe nga barkėqitja e madhe plaku mendoi se i doli edhe gjarpėri nga barku. E ndiu veten tė shėndoshė, kurse mė herėt ankohej pėr dhimbje dhe ērehatim!

Ali Tantaviu, rahimehull-llah, duke e komentuar kėtė tregim thotė: "Plaku nuk u shėruar sepse e nxori gjarpėrin nga barku, por u shėrua sepse e nzori gjarpėrin nga mendja, Pasi qė i zgjoi fuqitė e tija qė ishin nė gjum. Njeriu ka aso fuqi nėse dini ti pėrdorni do tė bėnit mrekullira".

Ai nė njė vend tjetėr thotė: "Ju jeni tė pasur, mirėpo nuk ia dini vlerėn pasurisė qė posedoni dhe e hedhni nga moslakmimi i saj ose nga nėnēmimi i saj.

Njė njeri e kap kokėdhembja, ose i dhemb dhėmbi, ose ka ndonjė vėshtirėsi dhe tėrė botėn e sheh tė zezė dhe tė erėt, mirėpo pse kur ishte i shėndoshė nuk e shite tėrė botėn tė bardhe dhe ndritshme?!

Pse nuk i njohim begatitė dhe dhuntitė pėrpos se kur i humbim ato?!

Pse nuk e njohim lumturinė pėrpos se kur largohet prej nesh, nuk e shohim pėrpos se tė zhytur nė erėsirat e tė kaluarės ose tė pėrzier nė mjegullat e tėr adhmes?

Kush prej jush ėshtė dakord tė jep shikimin e tij pėr njė qind mijė dollar?

Pse kėrkoni ari, kurse ju posedoni shumė ari?! Shikimi a nuk ėshtė prej arit, shėndeti a nuk ėshtė prej arit, koha a nuk ėshtė prej arit? Pse nuk e shfrytėzojmė kohėn tonė? Pse nuk ia dimė vlerėn jetės?

Intelekti njerėzor a nuk ėshtė thesar? Pse vuajmė nga ēmenduria dhe nuk jemi tė lumtur me mendje? Shėndeti, koha dhe mendja, tėrė kėto janė pasuri dhe tė gjithė kėto janė prej shkaqeve tė lumturisė, pėr atė qė dėshiron tė jetė i lumtur.

Koka e gjith kėsaj ėshtė besimi, besimi e ngop njeriun e uritur dhe e bėn tė pasur njeriun e varfėr, e ngushėllon njeriun e mėrzitur, e forcon njeriun e dobėt dhe i jep njeriut jetė tė kėndshme.

Ali Tantaviu duke iu drejtuar lexusve nė njė vend u thotė: "Ju jeni tė lumtur, por nuk e dini, jeni tė lumtur aq sa i njihni dhuntitė nė tė cilat kėnaqeni, tė lumtur nėse e njihni veten tuaj dhe pėrfitoni nga fuqitė e deponuara nė te, tė lumtur nėse e kėrkoni lumturinė prej vetes tuaj e jo prej tjerėve qė janė pėrreth jush, tė lumtur nėse mendimet e juaja vazhdimisht janė me All-llahun, e falėnderoni pėr ēdo begati, duroni nė ēdo fatkeqėsi, do tė jeni fitimtar nė dyja rastet dhe tė sukseshėm nė dy jetėt".

Kur flasim pėr peshojėn e lumturisė duhet ta dimė se mjaftueshmėria, kėnaqja, moskeqardhja ndaj asaj qė nuk mund tė arrihet, qetėsia e shpirtit dhe pasuria e saj janė peshoja e lumturisė.

Duhet ta dimė se tė jemi dakord me atė qė na ka ndarė All-llahu na e sjell lumturinė, kurse ai qė vrapon pas tė mirave tė kėsaj dynjaje dhe pasurisė kurrė nuk do tė ngopet edhe nėsė tėrė thesarin e dynjasė e grumbullon dhe do tė mbetet nė vuajtje.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e sqaron rezikun e dominimit tė epshit tė dashurisė pėr pasuri, duke thėnė: "Po tė kishte biri i Ademit njė luginė ari do tė dėshironte tė ketė edhe njė tjetėr, kurse asgjė nuk ia mbush syrin birit tė Ademit pėrpos dheut dhe All-llahu ia pranon pendimin atij qė pendohet". (Buhariu dhe Muslimi).

"I mallkuar qoftė robi i dinarit, robi i dirhemit, robi i kėmishės, nėse i jepet diēka kėnaqet e nėse i refuzohet hidhėrohet". (Buhariu).

Kėto hadithe sqarojnė gjendjen e mjerueshme nė tė cilėn jetojnė ata qė janė lidhur pas dashurisė ndaj kėsaj dynjaje, ata qė janė bėrė skllevėr tė lakmisė dhe epshit, saqė kanė ardhur nė fatkeqėsi tė vazhdueshme, frikė qė nuk pushon dhe shpirt tė trazuar vazhdimisht.

Mos u ērehato

Mos u troshto edhe nėse ndonjė dite ke vėshtirėsi

Sepse gjatė kohė ke patur lehtėsi

Mos u demoralizo sepse demoralizimi ėshtė mosbesim

Ndoshta All-llahu pėr shpejt kohė tė pasuron

Dije se ēdo vėshtirėsi e pason lehtėsimi

Fjala e Allahut ėshtė mė e vėrteta se ēdo fjali

Rruga e shpėtimit

Imam Ibėn Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Ai qė e sundon vetveten dhe e mposht ate bėhet krenar, sepse ka ngadhnjyer ndaj armikut mė tė ashpėr, e ka mposhtur, e ka robėruar dhe ėshtė mbrojtur nga sheri i tij. All-llahu, azze ve xhel-le, thotė: "…Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar". (El-Hashr: 9).

ثshtė kufizuar shpėtimi nė rruajten e njeriut nga lakmia…

Atė qė e ka ruajtur All-llahu dhe e ka mbrojtur: e ruan nga lakmia e shpirtit tė tij dhe e keqeja e saj dhe e forcon nė luftėen kundėr saj dhe armiqėsimin e saj.

Kurse atė qė e le nė duart e veta: e sundon, mposht, robėron dhe e shpien nė atė vepra ku qėndron edhe shkatėrrimi i tij". ("Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke", f. 130).

Krahėt e lumturisė

Dynjaja ėshtė vend i sprovave, kurse robi i sukseshėm ėshtė ai qė pėr begatinė falėnderon, pėr fatkeqėsinė duron qė tė jetojė shpirtqetė. Nėse e nderon All-llahu, azze ve xhel-le, me shėndet nė trup, siguri nė vendbanim, kėnaqėsi me rizkun qė i ndahet, sikurse tė posedojė tėrė dynjanė dhe le tė fluturon me kėto tre krahė nė qiellin e lumturisė dhe urime kėto begati, tė cilėve nuk ua dinė vlerėn askush pėrpos atij qė ėshtė i privuar nga ato.

Transmeton Tirmidhiu dhe Ibėn Maxheja nga Ubejdullah ibėn Muhsin, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Ai qė gdhin i sigurt nė vendbanimin e vet, me shėndet nė trupin e tij dhe ka kafshatėn e asaj dite ėshtė sikur tė ketė tėrė dynjanė". (Hasen).

Ta analizojmė sė bashku kėtė hadith pejgamberik tė mrekullueshėm, i cili i ka pėrcaktuar shtyllat e lumturisė pėr besimtarin, sepse besimtari gėzon lumturinė me atė qė e ka nderuar All-llahu, siē ėshtė besimi, bindja dhe kėnaqėsia, pastaj i shton shtyllat e lumturisė me begati dhe dhurata qė ia ka dhėnė All-llahu, mirėpo mė tė dukshmet janė kėto tre komponente:

1-Siguria dhe qetėsia shpirtėrore;

2-Shėndeti dhe mbrojtja nga sėmundjet;

3-Ushqimi i mjaftueshėm nga hallalli.


"I sigurt nė vendbanimin e tij". Domethėnė i sigurtė nė vetveten, fėmijėt, familjen, shtėpinė dhe rrugėn e tij. Nėse je i sigurtė edhe nė qoftėse jeton nė shtėpi tė ngushtė qetėsia shpirtėrore e bėn tė gjėrė dhe tė madhe. Kurse stresi dhe frika ia ngushtojnė njeriut shtėpinė dhe jetėn edhe nėse jeton nė pallate dhe vila luksoze.

Kanati, mjaftueshmėria e mbjellur nė shpirtin e besimtarit i mundėson tė fluturon nė qiellin e lumturisė dhe tė jeton jetė tė kėndshme me ato begati tė All-llahut. kurse ai qė vrapon si i ēmendur pas tė mirave tė kėsaj bote si grykės pėr tė shtuar kėnaqėsirat e kėsaj dynjaje, kjo nuk ia shton lumturinė e njeriut, sepse ėshtė manifestim i rrejshėm nė tė cilėn mbėshtetet njeriu dhe gėzohet me te pėr njė kohė tė shkurtėr, mirėpo shpejt mėrzitet dhe kėrkon tjerat. I shtohet keqardhja dhe stresi nėse nuk fiton gjėra shtesė, sepse po tė kishte njė luginė ari, do tė dėshironte tė dytėn?!

Mjaftueshmėria ėshtė njė thesar qė nuk harxhohet, tė jep optimizmin dhe tė largon nga stresi dhe brenga.

Prej mėshirės sė All-llahut ėshtė se burimin e lumturisė e ka bėrė brenda shpirtit tė tyre, afėr tij dhe pasurinė e vėrtetė e ka bėrė pasurinė e shpirtit e jo sasinė e pasurisė materiale.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuri malli i shumtė qė ofrohet, por pasuri ėshtė pasuria e shpirti". (Buhariu dhe Muslimi).

"Ka shpėtuar ai qė bėhet musliman, rizkun e ka tė mjaftueshėm dhe e bėn tė mjaftueshėm me atė qė i ka dhėnė". (Muslimi).

"Xhenneti qoftė pėr atė qė udhėzohet nė Islam, jetėsėn e ka modeste dhe ka kanatė, mjaftueshmėri". (Sahih, Tirmidhiu).

Rrugėdalja pas ngushticės

Ti qė bartė brengė, dije se brenga do tė kalon

Myzhde tė mirė sepse zgjidhės i brengės ėshtė All-llahu

Demoralizimi e kėputė ndonjė herė njeriun

Mos u demoralizo sepse All-llahu tė mjafton

All-llahu pas vėshtirėsisė sjell lehtėsimin

Mos u trishto sepse Krijues ėshtė All-llahu

Nėse ke sprovė beso nė All-llahun dhe je dakord me Te

Sepse Ai qė i largon sprovat ėshtė All-llahu

Pasha All-llahun ske askend pėrveē All-llahut

Tė mjafton All-llahu sepse pėr ēdo gjė e ke All-llahun.

Peshorja e lumturisė

Lumturia ka peshoren e vet, kurse ajo ėshtė nė dorėn tėnde, mund tė peshoshė drejt me te ose tė vjedhish.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Shikoni ata qė janė nėn ju dhe mos shikoni ata qė janė mbi ju, sepse kėshtu nuk do tė nėnēmoni dhuntitė e All-llahut". (Muslimi).

"Nėse shikon ndokush prej jush ata qė kanė mė shumė pasuri dhe robėr, le tė shikon ata qė janė nėn te". (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith ėshtė ilaē i sėmundjes sė hasedit dhe ankesės nė caktimet e All-llahut, sepse njeriu qė i shikon tjerėt dhe dėshiron tė arrije te tjerėt asnjėherė nuk ngopet, sadoqė qė arrinė pasuri dhe autoritet, sepse ai vazhdimisht kėrkon shtim tė tyre dhe vrapon pas tyre si i ēmendur, pastaj i nėnēmon begatitė dhe mohon Dhuntidhėnėsin. Kjo ėshtė nė pėrputhje me hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Po tė kishte biri i Ademit njė luginė ari do tė dėshironte tė ketė edhe njė tjetėr, kurse asgjė nuk ia mbush syrin birit tė Ademit pėrpos dheut dhe All-llahu ia pranon pendimin atij qė pendohet". (Buhariu dhe Muslimi).

Nėse muslimani e zbaton kėtė porosi profetike do tė njeh vlerėn e begatisė, do tė jetė dakord me atė qė ia ka caktuar All-llahu, e fiton kanatin, kėnaqjen me atė qė ka, fiton lumturinė edhe nė qoftėse ėshtė i sprovuar me varfėri, sėmundje a fatkeqėsi tė ndryshme.

Njeriu qė ėshtė i varfėr dhe nuk posedon pasuri nėse i shikon ata qė janė edhe mė tė varfėr se ai dhe kanė uri tė madhe, thotė elhamdulilah qė nuk e kam gjendjen e rėndė sa tė atyreve.

Njeriu qė ėshtė i sėmurė dhe ka dhimbje nėse i shikon ata qė janė shumė rėndė tė sėmurė dhe kanė sėmundje afatgjate, thotė elhamdulilah qė nuk jam keq sa ata.

Kėshtu jeton i kėnaqur me atė qė i ka caktuar All-llahu, falėnderues e durimtar.

Poqėse muslimanėt do tė praktikonin kėtė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė jetonin tė lumtur, do tė rregullohej gjendja e tyre, do tė njihnin frytet e vėrteta tė besimit nė Caktimin e All-llahut, do tė bėnin gara nė devotshmėri, vepra tė mira dhe afrim te All-llahu, nė vend se tė garojnė pėr tė mirat e kėsaj bote.

Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, nė librin e tij, "Udetus-Sabirin" thotė: "Secili njeri domosdo duhet tė durojė nė disa gjėra qė i urren, ose me vetėdėshirė ose pėrdhunshėm. Njeriu fisnik duron me vetėdėshirė ngase e di fundin e mirė qė ka durimi dhe lavdėrohet pėr kėtė vepėr e qortohet pėr trishtimin dhe nėse nuk duron trishtimi nuk ia kthen atė qė i ka kaluar. Trishtimi edhe pse nuk i ban dobi fatkeqėsinė ia bėn dy fatkeqėsi. Kurse njeriu i poshtėr duron pėrdhunshėm, sepse rotullohet pėrreth hapėsirės sė trishtimit dhe nuk sheh se i sjell ndonjė dobi e duron sikurse qė duron njeriu i lidhur pėr ti dhėnė qotek". ("Udetus-Sabirin", fq. 45).

Shtatė porosi nė rrugėn e lumturisė

Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: "Mė ka urdhėruar i Dashuri im, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me shtatė gjėra:

1- Ti dua tė varfėrit dhe tė jem afėr tyre;

2- Ti shikoj ata qė janė ndėr mua e jo ata qė jan mbi mua;

3- Tė kujdesem pėr farefisin edhe nėse ma kthejnė shpinėn;

4- Mos tė kėrkoj prej askujt asgjė;

5- Ta them tė vėrtetėn edhe nėqoftėse ėshtė e hidhur;

6- Mos tė frikohem pėr hirė tė All-llahut prej prej qortimit tė askujt:

7- Tė them sa ma shumė: 'la haule ve la kuvvete il-la bil-lah' sepse kėto fjalė janė thesar nėn arshin e All-llahut". (Sahih, transmeton Ahmedi).

Pesė porosi tjera

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Kush merr prej meje kėto fjalė dhe vepron me to ose ia mėson atyreve qė veprojnė me to: Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tha: unė o Resulull-llah.

Mė kapi pėr dore dhe mi numėroi pesė gjėra:

1- Ruaju nga haramet qė tė behsh njeriu mė adhurues nė mesin e njerėzve;

2- Je i kėnaqur me atė qė tė ka ndarė All-llahu qė tė jesh njeriu mė i pasur;

3- Sjellu mirė me fqiun qė tė jesh besimtar;

4- Duaju njerėzve atė qė ia do vetes qė tė jesh musliman;

5- Mos u qesh shumė, sepse qeshja e shumtė ta vdes zemrėn". (Sahih, transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi).

Tė dashurit e All-llahut

Imam Ibėn Rexhebi, rahimehull-llah, thotė: "Tė dashurit e All-llahut janė ata qė trashėgojnė jetėn e kėndshme, shijojnė begatinė e tyre, pėr shkak tė gradės sė lartė nė lutje tė Dashurit tė tyre dhe pėr shkak tė ėmbėlsisė sė dashurisė ndaj Tij qė kanė gjetur nė zemrat e tyre. Dynjaja atyreve u bėhet mirė vetėm duke e pėrmendur Ate, kurse ahireti vetėm me Faljen e tij, kurse xhenneti me shikimin nė Te".

(F. 90)

Disa urtėsi tė mrekullueshme

- Humbja e durimit ėshtė fatėkeqėsia mė e madhe e kohės.

- Mėkatet e shumta e prishin zemrėn.

- Takimi me tė dashurit e largon brengėn.

- Kopshti i dijes ėshtė mė i bukur se sa kopshti i bozulokut.

Shpėtimi qėndron nė pastrimin e shpirtit

Imam Ibėn Tejmije, rahimehull-llah, ka thėnė: "Bamirėsia dhe devotshmėria tė bėjnė zemėrgjėrė dhe tė qetė, saqė njeriu e ndien vehten tė gjėrė dhe tė lehtė.

Amoraliteti dhe kopracia e shtypin shpirtin, e ulin dhe nėnēmojnė. Shpirti koprrac dhe amoral e ka pėrzier njėrėn me tjetrėn, andaj nė momentin e vdekjes do tė nxjeret shpirti me vėshtirėsi sikurse qė nxjeret therra nga leshi i lagur.

Shpirti bamirės, i devotshėm dhe i dlirė, tė cilin e ka pastruar njeriu, ngritet, zgjėrohet, fiton lavdi dhe fisnikėri, kurse nė momentin e vdekjes del nga shpirti sikurse pika e ujit qė del nga goja e ibrikut ose sikur qimeja nga tlyni". ("El-Fetava", 10/630).

Pesė veēori

Imam Shafiu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Mirėsia e dynjasė dhe ahiretit qėndron nė pesė gjėra:

- Pasuria e shpirti;

- Pengimi i tė keqės;

- Fitimi hallall;

- Petku i devotshmėrisė;

- Bindja nė All-llahun nė ēdo rast". ("Bustanul-Arifin", fq. 130).

Tė parėt

Imam Ibėn Xhevziu, rahimehull-llah, ka thėnė: "All-llahu ka njerėz qė nuk kėnaqen pa i mbledhur tė gjitha veprat e mira, ata mundohen maksimalisht tė fitojnė ēdo dije, pėrpiqen nė ēdo punė, durojnė nė ēdo vlerė, e nėse u dobėsohet trupi dhe nuk mund ti bėjnė kėto vepra, atėherė nijeti e zėvendėson, sepse ata ēdo herė mundohen tė jenė tė parė". ("Sajdul-Hatir", fq. 245).

Zemra pėrplot dashuri

Imam Ibėn Tejmije, rahimehull-llah, thotė: "Besimi nėse depėrton nė zemėr dhe pėrzihet me te shkakton ėmbėlsi, kėnaqėsi, gėzim dhe galdim qė nuk mund ta shprehė kėtė ai qė nuk e ka shijuar…

Kėnaqėsia e pason dashurinė, ai qė e do njė gjė dhe e arrinė atė qė do e gjen kėnaqėsinė me te…

Krijesat nuk kanė dashuri mė tė madhe, mė tė plotė dhe mė tė saktė se sa dashuria e besimtarėve ndaj Zotit tė tyre…dhe ēdo gjė qė duhet pėrpos Tij dashuria e tij ėshtė si rezultat i dashurisė ndaj All-llahut". ("El-Fetava", 10/648).


Gjėrat e humbura

Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, thotė: "Dhjetė gjėra janė tė humbura dhe nuk ka dobi prej tyre:

1- Dija me tė cilėn nuk punohet.

2- Vepra nė tė cilėn nuk ka sinqeritet dhe pasim.

3- Pasuria qė nuk jepet prej saj sadaka, nuk kėnaqet grumbulluesi i saj nė dynja e as qė e ēon pėrpara nė ahiret.

4- Zemėr boshe nga dashuria ndaj Allahut, mallėngjimi pėr Te dhe shoqėrimi me Te.

5- Trup i cili nuk angazhohet nė adhurimin dhe shėrbimin e All-llahut.

6- Dashuri e cila nuk kufizohet nė kėnaqjen e tė Dashurit dhe zbatimin e urdhėrave tė Tij.

7- Koha e humbur dhe mospėrmirėsimi i tė kaluarės ose shfrytėzimi i tė tashmes.

8- Mendimi qė bredhnė gjėra tė padobishme.

9- Shėrbimi i atij qė nuk tė afron te shėbrimi i tė cilit tė afron te All-llahu dhe nuk tė sjell tė mira nė dynja.

10- Frika dhe shpresa te ai qė koka e tij ėshtė nė Dorė tė All-llahut, i cili ėshtė rob nė Grushtin e All-llahut, vetes nuk mund ti siguron as dėm e as dobi, as vdekje, as jetė e as ringjallje.

Prej kėtyre gjėrave dy gjėra janė humbja mė e madhe dhe janė origjina e ēdo humbjeje:

* Humbja e zemrės

* Humbja e kohės.

Humbja e zemrės vjen nga dhėnia pėrparėsi dynjasė para ahiretit, kurse humbja e kohės vjen nga prishja e gjatė.

U grumbullua e tėrė prishja nė pasimin e epshit dhe shpresa e madhe, kurse e tėrė e mira ėshtė grumbulluar nė pasimin e udhėzimit dhe pėrgaditjen pėr Ditėn e takimit me All-llahun". (El-Fevaid", fq. 111).




Fitimi dhe humbja

Imam Ebu Fet'h El-Busti, rahimehull-llah, thotė: O shėrbėtor i trupit sa lodhesh duke e shėrbyer ate

Kėrkon fitimin aty ku ėshtė humbja

Kujdesu pėr shpirtin dhe plotėso vlerat e tij

Sepse ti me shpirt e jo me trup je njeri

Lėrė pėrtesėn nė tė mirat qė i kėrkon

Sepse nuk gėzohet me tė mirat pėrtaci

Ilaēi i sukseshėm

Shejh Abdurahman Es-Sadiu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Pasi qė dynjaja asnjėher nuk shpėton nga njollat, atėherė ilaēi i sukseshėm ėshtė qė njeriu tė angazhohet me vepra tė dobishme, tė cilat ia mbushin kohėn dhe e largon vazhdimin e mendimit nė kėto njolla dhe kjo vepėr duhet me qenė e afėrt me shpirtin dhe tė mallėngjohet pėr te". ("Vesailul-Mufide Lil-Hajatis-Seide", fq. 15).

Shkaqet e lumturisė

Pas kėtyre sqarimeve qė dham mbi lumturinė edhe pse jemi tė vetėdijshėm se me kėtė nuk i kemi dhėn fundin dhe normalisht se ka edhe shumė pėr tu thėnė, do ti pėrmendim shkaqet qė sjellin lumturinė nė jetėn e njeriut edhe ate shkurtimisht.

1- Besimi i vėrtetė dhe veprat e mira;

2- Pėrmendja e madhe e All-llahut dhe leximi i Kur'anit;

3- Pendimi i madh te All-llahu dhe kėrkimi i faljes prej Tij;

4- Lutja dhe kėrkimi i tė mirave tė dynjasė dhe ahiretit;

5- Bamirėsia ndaj njerėzve me fjalė, vepra dhe tė gjitha llojet e bamirėsisė, siē ėshtė sadakaj, kujdesi pėr lidhejt farefisnore, largimi i pengesave, pėrhapja e selamit, pajtimi i njerėzve, etj.

6- Ballafaqimi i tė keqes me tė mirė;

7- Kujdesi qė tė falet namazi me xhemat;

8- Ikja nga vetmimi dhe koha boshe;

9- Angazhimi me ndonjė vepėr apo ndonjė shkencė tė dobishme;

10- Kujdesu pėr punėn e ditės sė sotme dhe mos u merr me punėn e tė nesėrmes derisa nuk i vjen koha;

11- Manifestoi begatitė e All-llahut tė brendshme dhe publike duke e falėnderuar Ate e jo duke u mburrur dhe me mendjemadhėsi;

12- Vėshtirėsitė krahasoi me begatitė;

13- Kujtoi fatkeqėsitė e tjerėve qė tė tė lehtėsohen ty fatkeqėsitė e tuaja;

14- Shiko ata qė janė ndėr ty nė ēeshtjet e dynjasė dhe ata qė janė mbi ty nė ēeshtjet e fesė;

15- Kėnaqu dhe je dakord me atė qė ke;

16- Mos lakmo gjėrat qė kanė njerėzit nė duart e tyre;

17- Shpreso shpėrblimin nė ēdo vepėr, e vogėl ose e madhe qoftė;

18- Beso nė Caktimin e All-llahut dhe dorėzoju Atij nė tė gjitha ēėshtjet e tuaja;

19- Mbėshtetju vetėm All-llahut dhe zbatoi shkaqet e ligjshme dhe tė lejuara fetarisht;

20- Mendo edhe mundėsinė mė tė keqe, nėse dėshiron qė mos tė befasohesh me rezultatet tė cilat nuk vijnė sikurse i dėshiron;

21- Kupto se jeta nė dynja ėshtė e shkurtėr, andaj mos e shkurto edhe mė shumė me brenga dhe pikėllime;

22- Largohu nga ushqimi, fjalėt dhe gjumi i tepruar;

23- Largoju nga hidhėrimi dhe shkaqet e tija;

24- Kėrko strehim te Allahu nga djalli i mallkuar, largoju nga rėnia nėn ndikim tė imagjinatės, iluzioneve dhe cytjeve;

25- Kujdesu qė secilit tia japish hakun qė e meriton;

26- Detyrėn qė ke marrė mundohu ta kryesh nė formė tė pėrkryer dhe kryj detyrat njė pas njė;

27- Duhet ta dijė njeriu se fjala e njerėzve nuk i bėn dėm pėrpos nėse ai vepron sipas asaj qė thonė njerėzit;

28- Duhet tė kuptoj njeriu se fitimi i kėnaqėsisė sė njerėzve ėshtė synim qė nuk arrihet;

29- Haroi vėshtirėsitė e kaluara;

30- Largoju nga zilia dhe duaja vėllaut tėnd atė qė ia do vetvetes;

31- largoju urrejtjes dhe kujdesu qė tė kesh gjoksin e pastėr kundrejt muslimanėve;

32- Pėrzihu me tė mirėt dhe largoju prej tė kėqinjve;

33- Kujto se ēka u ka pėrgaditur All-llahu besimtarėve nė xhennet;

34- Prano kritikėn konstruktive, kėshillėn dhe udhėzimet nga secili me zemėrgjėrėsi.

Kėto janė disa shkaqe tė cilat njeriut i sjellin lumturinė nė jetė. Nuk na premton koha e as vendi qė tė bėjmė sqarime detale tė kėtyre shkaqeve por mendoj se mjaftojnė pas sqarimeve tė mėhershmė qė janė bėrė nė kėtė drejtim.

Pengesat e lumturisė

Secili njeri e kėrkon lumturinė, mirėpo jo secili e arrinė ate, sepse nė rrugėn e tij drejt lumturisė ka pengesa tė cilat nuk arrinė ti tejkalojė. Andaj e shohim tė arsyeshme qė tė pėrmendim disa prej kėtyre pengesave qė tė kujdesen njerėzit prej tyre dhe tė qėndrojnė nė distancė.

1- Mosbesimi. Shikoni se si All-llahu, azze ve xhel-le, e pėrshkruan vuajtjen dhe fatzisinė: "Atė qė All-llahu dėshiron ta udhėzojė, ia zgjeron zemrėn pėr (tė pranuar) Islamin. Atė qė dėshiron ta lėrė tė humbur, zemrėn e tij ia bėn shumė tė ngusht sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu All-llahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė". (El-Enam: 125).

2- Mėkatet, gabimet dhe krimet. Ajetet dhe hadithet qė e sqarojnė kėtė gjė janė tė shumta, andaj nuk do tė ndalemi te ato.

3- Zilia dhe xhelozia. Zilia ėshtė shumė i rezikshėm, andaj na ka mėsuar All-llahu qė tė kėrkojmė strehim te Ai nga zilia, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka ndaluar kėtė ves sepse e prish jetėn komode dhe tė kėndshme mes muslimanėve.

4- Mllefi dhe urrejtja. All-llahu, azze ve xhel-le, i ka mėsuar muslimanėt qė ti luten Allahut, tebareke ve teala, qė mos tė lė vend nė zemrėn e tyre pėr urrejtje e mllef duke thėnė: "…dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!". (El-Hashr: 10).

Njeriu qė ka mllef dhe urrejtje tėrė kohėn mendon se si tė hakmiret ndaj atij qė e urren, ndoshta e gėnjen, e dėmton dhe nuk i frikohet asgjės nė drejtim tė arrijtes sė qėllimit tė vet.

5- Hidhėrimi. Ska dyshim se hidhėrimi ėshtė pengesė e lumturisė dhe zemėrgjėrėsisė, andaj All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdėruar besimtarėt duke thėnė: "…dhe kur hidhėrohen, ata falin". (Esh-Shura: 37).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Nuk ėshtė i fuqishėm ai qė ngadhnjen nė mundje por ai qė pėrmban veten kur hidhėrohet". (Buhariu dhe Muslimi).

6- Zullumi. Zullumi ka fundin e keq dhe pėrfundimin e zymtė. Shembuj pėr kėtė gjė sa tė duash si nga historia e hershme si nga historia moderne.

7- Frika prej tjetėrkujt pėrpos All-llahut. Kjo frikė njeriut i sjell vuajte dhe nėnēmim.

8- Pesimizmi. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pėlqente optimizmin dhe e urrente pesimizmin, sepse shkakton vuajtje dhe lodhje.

Dr. Aziz Feridi thotė: Pesimisti pėr shkak tė orientimit tė tij pesimist pėrjeton lodhje tė madhe dhe ndikojnė mė shumė nė nervat e tija se sa katastrofat dhe fatkeqėsitė e mėdha qė e kaplojnė.

9- Mendimi i keq pėr All-llahun, subhanehu ve teala. All-llahu, azze ve xhel-le, thotė: "O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat …". (El-Huxhurrat: 12).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Kujdes nga paragjykimet, sepse ato janė gėnjeshtra mė e madhe". (Buhariu dhe Muslimi).

10- Mendjemadhėsia. Njeriu mendjemadh vazhdimihst jeton nė vuajtje dhe fatzisi edhe nė qoftėse i nėnēmon tjerėt dhe ngritet mbi njerėzit.

11- Lidhja e zemrės me krijesat tjera e jo me All-llahun, sikurse ndodh me njeriun e dashuruar me pasion tė madh dhe tė flakt ndaj ndonjė vajze. Mjafton tė lexohen tregime tė shumta qė flasin dhe tregojnė gjendjen nė tė cilėn kanė ardhur ata qė janė dashuruar pa masė nė ndonjė vajzė dhe ku i ka sjellur kjo dashuri. Shembulli mė specifik nė kėtė drejtim ėshtė rasti i Mexhnunit dhe Lejlės.

12- Droga. Shumė njerėz mendojnė se lumturia sillet me drogė dhe alkool dhe jepen pas tyre duke ikur nga brengat e dynjasė dhe angazhimet e saja, mirėpo ata kanė efektin e kundėrt, ato sjellin vuajtje, demoralizim, degjenerim dhe shkatėrrim.

Kėto janė disa prej pengesave kryesore nė rrugėn e lumturisė, ti njohim dhe tė largohemi prej tyre.

All-llahun e lusim qė tė na jep jetesė tė tė lumturve, vdekje tė shehidavė dhe tė na ringjallė nė shoqėrinė e pejgamberėve. Amin.


Bekir Halimi,
19.5.2006