Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria gjermane investon 14 milion euro pėr turizmin e Pogradecit

    Ministri Bode dhe pėrfaqėsuesit e KFW-sė, Campen dhe Luetke, nėnshkruan marrėveshjen pėr dhėnien e grantit


    Qeveria gjermane ēon nė 14 milionė euro financimin pėr turizmin nė Pogradec



    Totali i financimeve gjermane nė Shqipėri arrin nė 680 milionė euro dhe Christian Campen tha se, qėllimi mė i rėndėsishėm i ndihmės gjermane ėshtė hyrja e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike dhe financimet do tė vazhdojnė nė njė kuadėr mė tė gjerė pėr shpejtimin e reformave dhe zhvillimit ekonomik, me synim anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE



    Banka gjermane pėr zhvillim (KFW) ka nėnshkruar dje, financimin e njė projekti prej pesė milionė eurosh pėr mbrojtjen e liqenit tė Pogradecit. Nė tė vėrtetė, financimi i djeshėm do t’i shtohet njė financimi tė dhėnė mė parė, me njė vlerė prej mbi nėntė milionė euro, duke e ēuar nė total nė vlerėn e katėrmbėdhjetė milionė eurove. Projekti, tashmė ka hyrė nė fazėn e dytė dhe parasheh rehabilitimin e sistemit tė kanalizimeve tė qendrės sė Pogradecit dhe lidhjen me sistemin e ri. Gjithashtu, do tė bėhet edhe rehabilitimi i rrjetit sekondar pėr kanalizimet e sektorit industrial tė Pogradecit. Nė emėr tė KFW-sė nėnshkruan pėrfaqėsuesit e lartė tė bankės, z. Christian Campen dhe Christian Luetke Woestmann, ndėrsa pėr qeverinė shqiptare ishte ministri Ridvan Bode, ai qė nėnshkroi kėtė marrėveshje. Ministri i Financave falėnderoi qeverinė gjermane dhe KFW-nė pėr kontributin e dhėnė deri mė tani dhe theksoi se realizimi i kėtij projekti do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e kushteve tė turizmit nė Pogradec. “Pėrfundimi i kanalizimeve do tė shoqėrohet me njė investim tjetėr, qė ėshtė duke u programuar nga qeveria shqiptare dhe qė ka tė bėjė me ngritjen e njė kolektori pėrgjatė bregut tė liqenit, pėr tė bėrė tė mundur mbrojtjen e tij dhe kthimin e kėsaj zone nė njė zonė turistike atraktive”. Ndėrkohė, z. Campen ka vlerėsuar bashkėpunimin e mirė qė ekziston mes dy vendeve, duke theksuar edhe vazhdimėsinė e bashkėpunimit nė tė ardhmen. Kostoja totale e projektit do tė jetė 5.5 milionė euro. Nga kėto, kontributi financiar i KFW-sė ėshtė 5 milionė euro. 500 mijė euro parashikohet tė jetė kontributi shqiptar. Nga pjesa shqiptare e kontributit, tashmė janė dhėnė 80 mijė euro gjatė vitit 2006, ndėrsa pjesa tjetėr do tė bėhet e disponueshme gjatė viteve 2007 dhe 2008. Republika Federale e Gjermanisė ka financuar direkt projekte tė shumta nė Shqipėri pėr zhvillimin ekonomik dhe social, qė kapin vlerėn e mbi 367 milionė eurove gjatė 17 viteve tė fundit. Sipas burimeve nga zyra e Bankės pėr Zhvillim KFW nė Tiranė, qeveria gjermane ėshtė aktive prej mbi 17 vjet nė Shqipėri, nė sektorė strategjikė tė ekonomisė si nė atė tė furnizimit me ujė tė pijshėm dhe me energji elektrike, ashtu dhe nė atė tė mbėshtetjes sė ekonomisė private, nė veēanti tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme. "Nė kuadėr tė bashkėpunimit pėr zhvillim nė nivel dypalėsh, Gjermania ka vėnė nė dispozicion tė palės shqiptare qė prej vitit 1988 mė shumė se 367 milionė euro dhe po tė shtohen edhe kontributet e Gjermanisė nė nivel donatorėsh shumėpalėsh, ndėrmjet BE-sė, Bankės Botėrore, Kombeve tė Bashkuara etj. Mbėshtetja gjermane pėr Shqipėrinė shkon nė mė shumė e 680 milionė eurove", - u shpreh pėrfaqėsuesi i bankės KFW, Christian Campen. Sipas tij, qėllimi mė i rėndėsishėm i ndihmės gjermane ėshtė hyrja e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike dhe financimet do tė vazhdojnė nė njė kuadėr mė tė gjerė pėr shpejtimin e reformave dhe zhvillimit ekonomik me synim, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE.

    Gazeta Tema
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Bravo.Urime dhe shpresoj qe te jet nje projekt i mire edhe i zhvilluar sipas kushteve te Ballkanit.

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59
  2. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  3. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •