Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Në Kërkimin e Një Vizioni Kombëtar

    NË KËRKIMIN E NJË VIZIONI KOMBËTAR


    nga E. MEZINI


    Megjithëse ditët festive ofrohen për dëfrim dhe shpenzime –normalisht- nuk mundet gjithashtu përveçse të kuptojmë rëndësinë e tyre të veçantë si një rast i mirë kur, për shkak të atmosferës të ngarkuar sentimentale, njerëzit e rëndësishëm të këtij planeti gjejnë shansin e apologjisë. Kështu, si çdo ndrim viti, edhe kësaj radhe shtypi botëror ofron bilancin mbi një gamë të gjerë temash. Raportet në fushën ekonomike, politike apo shkencore mbi vitin e kaluar janë mëse të zakonshme dhe kështu preferohen nga shumica e mediave. Njëkohësisht problemi i varfërisë afrikane si dhe shkatërrimet natyrore ofrohen për të na ndërgjegjësuar me pandërgjegjësinë tonë njerëzore. Hyrja e 2007-ës, në ndryshim nga vitet e tjera, u shoqërua gjithashtu nga deklarata e përbashkët midis Papës Venedikti i 16-të dhe Patriarkut Bartolome mbi të drejtat humane dhe mbi respektin reciprok ndërfetar si dhe u çiftëzua me nekrologjinë e të shumpërfolurit Sadam Husein. Duke na kujtuar akoma dhe një herë se Historia herë përparon dhe herë bën mbrapsht. Sidoqoftë ajo që nuk mundemi të vëjmë në dyshim është dëshira e njerëzimit të eci përpara dhe të harroj çdo pjesë të së kaluarës që i shkakton dhimbje (duke pasur parasysh se “synimi i lumturisë” mbetet vetia më e fortë njerëzore). Dhe nuk ka dyshim që Shqiptarët janë nga të parët që dëshirojnë ndryshimin, duke ditur se e kaluara dhe e tashmja vetëm lumturi nuk i’u sjell.

    Shekulli i 21 është fakt dhe një kapitull i ri pret të shkruaj përsëri fatet e këtij kombi. Demokracia, tregu i lirë –megjithëse shfaqin shumë mangësira- dhe kontaktet e shumta të shoqërisë shqiptare me ato perëndimore kanë hedhur themelet e një historie që pritet të shkruhet ndryshe, sa shumë shpresdhënëse po aq sfiduese. Në të njëjtën kohë kur vlerat morale dhe qëllimet personale/materiale gërshetohen me lidhjet sociale dhe synimet kombëtare duke krijuar kështu ngjizjen nga e cila pritet të lindi shndërrimi rrënjësor i realitetit shqiptar. Faktikisht shumë ndryshime janë realizuar prej kohësh dhe shumë të tjera priten të turbullojnë sëshpejti përditshmërinë e qytetarit. Por përsëri mbeten pyetjet: Janë të mjaftueshmë këto ndryshime në një kohë kur bota ecën me shpejtësinë e internetit dhe me luksozitetin e “Airbus”? Sa e fortë është dëshira e ndryshimit dhe sa të gatshëm jemi ne Shqiptarët ta pranojmë? Si vjen ndryshimi?

    Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar dy kriza politike dhe ekonomike (1989-1992, 1997-1998) sollën shoqërinë dhe shtetin shqiptar në pragun e humnerës/shpërbërjes duke detyruar edhe sociologun më optimist që t’i rishikoj përsëri qendrimet e tij reth harmonisë apo “kontratës” sociale dhe shpjegimet e tij reth lindjes apo vdekjes së shteteve. Sigurisht që vitet që pasuan sollën hapa serioze në demokratizimin e vendit dhe në sensibilizimin e politikanëve por një pyetje asnjëherë nuk u shtrua: Kush do ishte fati i atdheut nëse nuk ndodhej në oborrin e Bashkimit Europian por ndodhej diku tjetër, psh. në Kaukaz përkrah ish republikave komuniste/sovjetike? Sigurisht që këto pyetje si edhe paralelizimet e huaja të aspektit shqiptar me atë çeçen apo afrikan -ku luftrat midis fraksioneve janë dukuri e përditshme- konceptohen mëse provokuese nga publiku por megjithatë janë të nevojshme nëse synojmë ndërgjegjësimin. Pra disa aspekte social-politike veçse normale nuk mund të quhen dhe gjithmonë një shtet serioz synon tek qëllimi më i lartë duke i’u frikësuar njëkohësisht disfatit më të rrezikshëm (siç mund të quhet shpërbërja apo humbja e sovranitetit të një shteti).

    Ajo thënja e çiltër e një politikani shqiptar se “realiteti i atdheut tonë të dobët e të varfër s'ka përgjigje për pyetjet e nevojat tuaja në rritje” jam i sigurtë se nuk zemëroi asnjë nga ata studentët të cilëve i’u drejtohej. Megjithatë çdo shtet e ka për detyrë të justifikoj ekzistencën e vet, sepse siç u përmend më sipër normaliteti është shumë relativ kur i referohet aspekteve politikoshoqërore. Pra çdo shoqëri ndjen gjithmonë nevojën të kultivohet me vlera, qëllime dhe shpresa të ndryshme të cilat i dhurojnë unitetin dhe harmoninë. Ky është edhe roli suprem i një shteti, të jet siguruesi i “kontratës sociale” dhe i strukturës që rethon këtë kontratë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për shekullin e 21, ku deçentralizimi i fondeve, pushtetit dhe mjeteve krijojne vatra shpërbërjeje në çdo cep të globit.

    Përpara këtyre fenomeneve, politikani, dipomati dhe publiku shqiptar ndjen mungesën e një busulle të mjaftueshme për të na rrëfyer drejtimin e duhur. Sepse në një botë kaq të ndërlikuar, siç duket bota në agimin e mijëvjeçarit të tretë, ky komb ka nevojë për një drejtim të fortë që të mundet të përballoj me sukses sfidat dhe të siguroj mbijetesën. Vetëm në rolin e drejtuesit kombëtar një shtet gjen justifikimin ekzistencial dhe fiton ligjshmërinë e miratimin social. Fatmirësisht apo fatkeqësisht bota në shekullin e ri vazhdon ende të menaxhohet mbi themelet e komb-shteteve dhe fatet e qytetarëve lidhen drejt per drejt me komb-shtetin të cilit i përkasin. Federatat apo perandoritë e kaluara që nuk treguan interesin e duhur mbi fenomenin nacionalist ishin të ndëshkuara të dështojnë. Jo sepse njerëzit nuk janë mësuar të jetojnë bashkë, në fund të fundit një organizim i gjërë qytetarësh apo një grupacion është i domosdoshëm, por sepse kur vijnë momentet e vështira të gjithë mundohen të hedhin diku fajet dhe është më e lehtë për njerëzit të fajësojnë të tjerët -“të huajt” apo “kulakët”- se veten.

    Por meqënëse në këtë globin e reth 7 miliardë banorëve veprimtaria e vetmuar e çdo kombi përbën luks të tepruar -ose më mirë do ishte të thonim se është thjesht fantazi- kështu që domosdo nevojitet një farë omogjenizimi apo organizimi i bazuar në një përmbledhje më të madhe kombesh. Sepse probleme si ngritja e temperaturës globale, thatësira apo ç’përdorimi i tokave të kultivueshme dhe çështje si krimi i organizuar, terrorizmi apo përhapja e armëve të shkatërrimit masiv nuk mund të përballohen pa një lloj organizimi të përbashkët ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë që zhvillimi i mëtejshëm ekonomik, përdorimi i burimeve energjetike dhe shfrytëzimi i pasurive të nevojshme natyrore/nëntokësore na imponojnë një ekonomi të globalizuar. Ky është edhe “basti i madh” i mijëvjeçarit të tretë : Do arrijnë popujt t’i bëjnë ball këtyre problemeve që imponojnë bashkpunim apo do përçahen –siç ndodh zakonisht- duke e humbur lojën?

    Pra detyra e përbashkët e shteteve është që të gjejnë recetën e duhur e cila do i’u lejoj të ndërtojnë një bashkpunim rezultativ mbi themele të forta, mbi vlerat e përbashkëta dhe mbi respektin reciprok, që të mos vij një ditë momenti i vështirë kur çdokush fajëson të “huajin” apo “padronin” dhe të shkatërrohet kështu çdo formacion i domosdoshëm i bashkpunimit më të gjërë midis kombeve –europiane në rastin tonë. Kurse detyra e shtetit shqiptar në veçanti është përfaqësimi dinjitoz i kombit dhe negocimi serioz i cili do i dhuroj kombit shqiptar të drejta dhe detyrime të barabarta me kombet e tjera të familjes europiane. Ngase sfidat e reja i drejtohen kombit shqiptar, si dhe kombeve të tjera, kurse detyra e politikanit është të ndërgjegjësohet përballë rëndësisë të çdo aspekti dhe ta transmetoj këtë ndërgjegjësim edhe tek publiku/elektorati.

    ........................................
    artikulli u publikua me 7 Shkurt 2007 tek gazeta Sot

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ...ky titull eshte per ndonje seminar burrash me mjeker te thinjur,pergezime

    titull gjeneral..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Vizioni i ri Kombetar Shqiptar ka disa vite qe ka marre nje drejtim te ri. Kjo per arsyen me te madhe te shqiptareve jashte kufijve.
    Vizioni i ri Shqiptar duhet te mbeshtetet tek te drejtat dhe permiresimi e jeteses se shqiptareve kudo qe ndodhen!
    Per shekuj te tere kombe te ndryshme jane perpjekur per te nenshtruar kombin tone dhe kurre nuk ja kane arritur. Mirepo sot kerkohet dicka tjeter nga Shqiptaret. A do arrijme ne shqiptaret ti mbijetojme demokracise? Pasi ne kushte te egra shfarosje e zhdukje kemi treguar qe mbijetojme!
    Ky "shift" levizje opinioni nuk u eshte parashtruar sic duhet shqiptareve, nga njerez te mencur patriote ne politike apo shkencat e saj!
    Rezultati eshte nje brez i ri (cheesy, pathetic) i dobet dhe me tendenca dylbere!
    E ardhmja e Shqiperise eshte ne Bashkimin Europian dhe nga ana tjeter BE eshte si nje foshnje e pafuqishem dhe konfuz!
    Ne BE jane Italia, Portugalia, Greqia, Spanja etj por cfare popullate kane te ben te pyesesh se si kane hyre ne BE, dhe shume shpesh thyhet ligjet per te drejtat e njeriut, per ambjentin etj te dala prej Unionin vete.
    Sa me shpejt te bashkohen kombet aq me mire per te ardhmen e planetit Toke! USA eshte nje shembull perfekt i partnershipit te njerezve te ndryshem. Unioni Europian gjithashtu po perpiqet megjithese ka vende te dobeta politiko/filozofike si Franca Gerqia etj. Unioni African duhet ndihmuar te shkoje perpara. Unioni i vendeve "mistrece" te Amerikes Latine te Jugut gjithashtu duhet te sqarojne kokefortesirat dhe kokekrisjet te bashkohen dhe krijojne nje Union ekonomiko/politik stabel por a marrin vesh ata Che Guevarret shurdh e injorant.
    Per "pill same" ta kete bota me gjithe njerez, pasi nuk jemi vetem ne Univers dhe nuk jemi special si specie apo vend!

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •