Prostitucion në qendër të Tiranës. Mbushja e gropës së famshme prapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, nxori zbuluar komunitetin e prostitutave dhe endacakëve që jetonin prej vitesh brenda saj. Por tashmë që “shtëpia” e tyre u prish, ata janë zhvendosur në lulishte afër sahatit në mes të qendrës. Aq e shpeshtë është prezenca e tyre në këtë vend, saqë të gjithë kanë filluar ta thërrasin “lulishtja e prostitutave”. Për çdo mbrëmje, grumbulli i prostitutave ulet në stolat e lulishtes, ku presin klientët e radhës. Cigaret e ndezura, konservat e peshkut apo shiringat e injektimit të dogrës, janë dhe sendet më të zakonshme që mund të gjesh nëpër stola. Me një vëzhgim të thjeshtë mund të zbulosh që pjesa më e madhe e prostitutave janë meshkuj që janë kthyer me dëshirë në femra. Por nuk mungojnë edhe prostituta paksa të shtrenjta.
Një vajzë bjonde, e veshur me çizme dhe pellush të shtrenjtë, nuk bashkohet me turmën. Me sa duket, tutori i saj ka vendosur që ajo të punojë e vetme. Me veshjen e re, është përpjekur të ngrejë pazarin për shfryrjen e eshpve seksuale, ndërsa tutori i saj qëndron disa metra më tutje. Duke parë në sy çdo kalimtar, bjondja mjerane nuk ngurron t i ofrojë shoqëri. Pak më tutje, një grua 40-vjeçare, që me çigare në dorë është në kërkim të klientit, ndërsa turma e tranvestitëve përpiqen ta largojnë. E gjithë kjo skenë përsëritet çdo mbrëmje, porsa muzgu fillon të bier. Nga ana e saj, policia duket sikur është dorëzuar para kësaj situate. Jo pak herë janë pikërisht uniformat blu, të cilët, pasi ndalojnë makinat pranë lulishtes së prostitutave, kalojnë minuta të këndshme nën shoqërinë e tyre. Megjithatë, aksionet kundër prostitucionit nuk i kanë ndërprerë. Dy ditë më parë zbuluan një prostitutë në periferi të Tiranës, pranë Kinostudios, ndërsa dje një tjetër në Kombinat. Siç duket, plani operacional i Policisë së Tiranës ka filluar nga periferia, për të përfunduar më pas në qendër aty ku dhe prostitutat kanë koloninë e tyre.
Gazeta BALLKAN
Krijoni Kontakt