Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Prindi dhe fëmija inatçi

    Prindi dhe fëmija inatçi


    Inati është dukuri e njohur në sjelljen e disa fëmijëve. E refuzojnë atë që urdhërohen apo këmbëngulen në ndonjë sjellje. Inati i tij dallohet me vazhdueshmëri dhe me mosshmangien nga ajo edhe në rast të dhunës. Ndodh që për një periudhë të shkurtë apo periodë kalimtare, apo është mostër i vazhdueshëm apo cilësi e përqendruar, apo sjellje dhe personalitet i fëmijës.

    Kur fillon inati?

    Inati është dukuri e sjelljes që fillon në periudhën e herët të jetës. Fëmija para dy viteve nuk i paraqiten shenjat e inatit në sjelljen e tij, sepse ai mbështetet krejtësisht te nëna apo te dikush tjetër që ia plotëson nevojat e tij. Kështu që qëndrimi i tij është i cilësuar me asnjanësi dhe mbështetje; zhdërvjellëti dhe nënshtrim i pjesshëm.

    Inati e ka periudhën e parë: është periudha kur aftësohet fëmija të ecë e të flet e deri para moshës trevjeçare, apo pas pasi t'i plotëson dy vitet e para. Kjo paraqitet si rezultat i ndjenjave të tij për pavarësi, si rezultat i rritjes së parafytyrimeve mendore. Kështu inati lidhet me ato që i qarkullojnë në mendje nga fantazitë dhe dëshirat.

    Periudha e dytë: është inati në periudhën e pubertetit, sa që vjen inati si shprehje e ndarjes nga prindërit. Mirëpo në përgjithësi dhe me kalim të kohës, fëmija, apo adoleshenti e zbulon se inati dhe sfidimi nuk janë rrugë e drejtë për t'i realizuar kërkesat e tij. Fillon t'i mëson sjelljet shoqërore të ndërsjella në marrëdhënie mes njerëzve. E kupton se të ndihmuarit dhe mirëkuptimi i hapin horizonte të reja në përvojë dhe eksperienca të reja, veçanërisht nëse janë prindërit që sillen me fëmijën me përkushtim dhe mirëkuptim që ia hapin derën e dialogut me të duke pasur mëshirë të vendosmëri.

    Inati ka forma të shumta:

    Inat me planifikim dhe me vullnet:

    Ky inat duhet të nxitet dhe të kultivohet, sepse është lloj i planifikimit. E shohim se fëmija këmbëngul në përsëritjen e orvatjeve të tij si me këmbëngul në orvatjen për ta rregulluar ndonjë lojë. Kur të dështon, bërtet për të vazhduar orvatjen e tij.

    Inati me humbje të vetëdijes:

    Bëhet me këmbënguljen e fëmijës në dëshirën e vet pa shikuar në pasojat të shkaktuara nga ky inat. Ky është inat i çmendur. Ngjan p.sh. në rast kur fëmija dëshiron të përfundon shikimin e ndonjë filmi pa marr parasysh orvatjen e nënës tij ta bindë të flejë që të mund të zgjohet në mëngjes për të shkuar në shkollë.

    Inati me vetveten:

    E shohim fëmijën orvatet të bën inat me vetveten dhe e ndëshkon. Kështu gjendet në përleshje të brendshme me veten e vet. Ndodh që fëmija të mbushet me mllef prej nënës së vet dhe e refuzon ushqimin duke mbetur i uritur me gjithë orvatjet e nënës tij për t'i servuar ushqim. Ai mendon me këtë vepër se po e ndëshkon veten duke mbetur i uritur.

    Inati me çrregullim të sjelljes:

    Fëmija dëshiron të kundërshtojë, të refuzojë të tjerët dhe kështu e bën shprehi dhe mjet të vazhdueshëm që e ngulit duke e bërë cilësi të përhershme të personalitetit të tij. Në këtë rast ka nevojë për këshillim me ndonjë të specializuar në këtë fushë.

    Inati fiziologjik:

    Disa nerva të muskujve të trurit si llojet e prapambeturis logjike, mund të paraqitet fëmija me paraqitje të inatçiut negativ .


    Shkaqet e inatit:

    Inati sikurse është ves i dëshiruar në praktikën e vet natyrore kur nuk është i tepruar në të – që nga çështja e saj e ka që të vërteton përpikërinë me veten te fëmijët. Nga shkaqet e saja janë:

    • Urdhrat e të mëdhenjve.

    Ndonjëherë edhe nuk janë të qëlluara sa që shpijnë në pasoja negative dhe e çojnë fëmijën të bën inat si reaksion si hakmarrje ndaj prindit që e ka detyruar ta bën ndonjë gjë pa dashjen e tij. Si me insistuar nëna që fëmija të veshë manto të rëndë që ndoshta e pengon në lëvizjet e tij gjatë lojës, ndoshta edhe i shkakton edhe mossukses në gara me shokët e tij, apo (nëna insiston) të ketë ngjyrën e ndryshme të rrobave nga ata të shkollës, kjo i shkakton ngacmim në ndërgjegjen e tij në shkollë dhe për këtë shkak ai e refuzon rrobën e vet, a familja nuk i kanë marr vesh këto kontraste.

    • Përngjasimi me të mëdhenjtë.

    Ndodh që fëmija të anon ka planifikimi në mendimin e tij duke u përngjasuar me babai apo nënën e vet.

    • Dëshira e fëmijës për vetëbesim (mbështetjen në veten e vet).

    Fëmija kalon nëpër disa periudha të rritjes psikike dhe atë kur shfaqen te ai shenja të inatit pa teprim, ajo jep isharet për periudhën e rritjes. Kjo e ndihmon fëmijën të vendos dhe të zbulon vetveten dhe fuqinë e vet në ndikim. Me kohë ai do të kupton se inati dhe sfida nuk janë metoda të drejta për t'i realizuar kërkesat.

    • Ndërhyrja e vazhdueshme nga ana e prindërve me mungesë të vitalitetit në marrëdhënie. Fëmija e refuzon shprehjen e thatë dhe i pranon shprehjet e buta, anon kah inati me orvatje të ndërlidhë lëvizjet e tij dhe ngurrimi nga shmangia e gjërave që ai i dëshiron pa u orvatur me bindë atë.

    • Mbështetja.

    Ndodh që të shfaqet inati si reaksion kundër mbështetjes së tepërt në nënën e tij, apo te edukatorja, apo te shërbëtorja.

    • Ndjenjat për dobësim

    Ballafaqimi i fëmijës me vështirësi, ndjenjat e tij për përvojë, apo ndeshja e tij me vështirësi, apo ndonjëherë dështimi i kohëpaskohshëm, e bëjnë inatin mjet për të ndier dobësim, frustracion e plogështi.

    • Furnizimi dhe të përgjigjurit të inatit

    Përmbushja e kërkesave të fëmijës dhe plotësimi i dëshirave të tij si rezultat i inatit të tij e mëson të ketë sjellje inati dhe kështu inati kultivohet te ai. Kështu inati bëhet metodë që ia mundëson realizimin e dëshirave të tija.


    Si të sillesh me fëmijën inatçi?

    Pedagogët thonë: shpesh janë baballarët dhe nënat shkak në ngulitjen e inatit te fëmijët. Fëmija lind dhe nuk di asgjë nga inati. Nëna sillet me fëmijët e saj me dashuri dhe e parafytyron se prej edukatës është mosrealizimi i çdo kërkese të fëmijës në rastin kur fëmija këmbëngul në dëshirën e vet. Në këtë gjendje preferohet:

    1 – Largim nga detyrimi i fëmijës në respektim dhe strehim në marrëdhënie të buta dhe fleksibile në atë vend. Inati i vogël, mundemi ta largojmë shikimin nga ai dhe t'i përgjigjemi atij fëmijës për atë që ai dëshiron, pasiqë realizimi i dëshirës së tij nuk sjell dëm derisa të jetë kjo dëshirë në kufijtë e konsideruar.

    2 – Me angazhuar fëmijën me diçka tjetër duke i përkrahur nëse është i vogël, duke diskutuar me të me mirëkuptim me të nëse është i madh.

    3 – Dialog shtytës bindës të mos lihet për më vonë dhe kjo është prej metodave më të suksesshme kur paraqitet qëndrimi i inatit se nëse prolongimi i dialogut për kohë tjetër e bën fëmijën të ndjen se ai e ka ngadhënjyer betejën pa aspekt të vërtetë.

    4 – Ndëshkim në rastin e inatit menjëherë me kusht të njihet lloji i ndëshkimit që përputhet me këtë fëmijë. Sepse lloji i dënimit dallohet në ndikimin e fëmijës prej fëmijës tjetër. Për shembull dënimi me privim, apo ndalesë për të dalë jashtë, apo ndalesë për të përdorur ndonjë gjë e dashur te fëmija. Këto mund të japin fryte te fëmija, e te ndonjë jo!!! por, mos e përdor metodën e goditjes, nënçmimit, se ajo nuk është e përshtatshme, por ajo e bën të ndjen dobësi dhe të brengoset.

    5 – Mos afrimi i kërkesave tona kah fëmija në atë mënyrë që të ndjen se ne presim t'i refuzon ai, se kjo ia hap rrugën përpara që mos tu përgjigjet kërkesave tona e të bën inat.

    6 – Mos me cilësuar me inat para tjerëve, apo me krahasuar me fëmijë tjerë si me thënë: Ata nuk janë inatçi si ti.

    7 – Lavdëroje fëmijën tënd kur të jetë i mirë, apo kur të shfaqë ndonjë gjest të mirë në çdo sjellje dhe mu bë praktike në përkufizimin kërkesave tua.

    Në fund duhet ditur se sjellja me fëmijën inatçi nuk është lehtë. Ajo kërkon urtësi dhe durim, mos me humb shpresën dhe mos të dorëzohet situatës.


    Dr. Dua’ El-Adevi

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Fëmija i ndruajtshëm


    Disa prindër mburren me sjelljen e fëmijëve të tyre të mbyllur- që i vjen turp, e ul kokën, ngurron të flet, veçanërisht kur të huajt janë të pranishëm. Ka prind të atillë që shqetësohen nga gjëra të tilla, që i konsiderojnë këto simptome që kanë lidhje me sëmundjet mendore, dhe i dërgojnë fëmijët e tyre tek psikologët ose pediatri.

    Ndruajtshmëria është një gjendje që një përqindje e madhe e fëmijëve në tërë botën vuajnë nga kjo gjendje.

    ثshtë interesante të potencojmë se Abraham Linkoln kishte një natyrë (prirje) jashtëzakonisht të ndruajtur. Kështu kishte edhe Mahitma Gandi.

    Ndruajtja ka dallim të madh nga turpi. Turpi si një tipar (veçori) karakteri është diçka e pëlqyeshme. Kjo shkakton që një person të qëndrojë i përmbajtur.

    Nëse një person ballafaqohet me diçka të paligjshme, turpi bëhet i obligueshëm. Kur ky person është përballur me diçka të papëlqyer në islam, turpi paraqitet vetvetiu. Nëse çështja është diçka e lejuar në islam, atëherë turpi vepron sipas zakonit.

    Domethënia e hadithit të të Dërguarit të Zotit , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është: “Turpi nuk sjell ndryshe se përveç atë që është e mirë”

    Turpi i vërtetë për një musliman, nuk paraqitet ndryshe vetëm në përputhje me islamin, duke shkaktuar që të bëjë vetëm atë që është e mirë, dhe të përmbahet nga ajo që është e keqe.

    Ndruajtshmëria është një thyerje e shpirtit, një ndjenjë e çrregullimit dhe hutimit. Një person i ndruajtshëm nuk mund të përcaktojë veten mirë që ta zgjidhë ndonjë situatë, kështu që ai tërhiqet përbrenda vetes. Kjo nuk duhet të jetë e ngatërruar me turpin.

    Imran bin Husejn r.a. tregon se ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të: “Turpi sjell vetëm mirësi” (Mutefekun Alejhi)

    Ibën Rexheb, duke komentuar këtë ndodhi, shkruan: “اështja është se Imrani kishte thënë: ‘Turpi për t’u lavdëruar që i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të, foli, nuk është asgjë tjetër vetëm se dispozitë (natyrë) e karakterit që nxit veprime të mira dhe që kundërshton të këqijat. Sa për dobësinë dhe paaftësinë që sjell pamjaftueshmëri në respektimin e të drejtave ndaj Allahut ose të krijesave të Tij, kjo aspak nuk ka asgjë tjetër vetëm se dobësi, paaftësi dhe humbje e nderit (turpërim)’ ”

    Ndryshimi mund të shihet tek një fëmijë i cili i përshëndet mysafirët e shtëpisë pa vështirësi, krahasuar me një tjetër i cili skuqet dhe tërhiqet në vete kur një i huaj e pyet për emrin e tij.

    Ne hasim në traditën e të Dërguarit të Zotit, lëvdata të pakushtëzuara për turpin, është një aspekt i besimit.

    Sa për dobësinë dhe druajtjen, këto aspak nuk kanë të bëjnë me turpin, edhe pse disa njerëz mund t’i përshkruajnë këto cilësi me këto nocione.

    Simptomat e ndruajtshmërisë fillojnë zakonisht të shfaqen vetvetiu te fëmijët pas katër muajve të parë. Pas vitit të parë fëmiu fillon të mbulojë fytyrën e tij me duar, zvarritet, ose i mbyll sytë e tij shtrëngueshëm kur një person i panjohur i flet.

    Në kohën kur një fëmijë është katër vjeçar, ndruajtshmëria mund të shkaktojë që fëmiu të ulet qetë afër nënës së tij, ose të qëndrojë në të njëjtën dhomë me nënën e tij dhe rrallëherë të thotë ndonjë fjalë. Ai gjithnjë dëshiron që pamja që ai sheh të jetë vetëm nëna e tij gjatë tërë kësaj faze.

    Nëse fëmiu mbetet në këtë gjendje gjersa të arrin të bëhet dhjetë vjeçar, atëherë ai do të ketë nevojë që ta bëjë një tretman.

    Studimet tregojnë se rreth 10-15 përqind të fëmijëve lindin me një prirje të heshtur të ndruajtshmërisë.

    Faktorët tjerë si edukata e fëmiut, shtëpia e tij, familja dhe shoqëria mund të luajnë rol dhe të përforcojnë prirjet e tilla.

    Disa simptome të ndruajtshmërisë janë siç vijojnë:

    1. Heshtja ose përmbajtja e zakonshme, veçanërisht në prezencë me të huajt;

    2. Refuzimi i të shikuarit në sy kur të flet me dikë, pavarësisht zgjatjes së bisedës;

    3. Vështirësi në të folurit;

    4. Konfuzitet dhe shqetësim kur i kërkohet që ta bëjë ndonjë detyrë (punë), veçanërisht kur përzihet me të tjerët;

    5. Largimi nga njerëzit jofamiljar;

    6. Largimi nga lojërat me fëmijët tjerë dhe duke shfaqur një përparësi që të luaj i vetëm;

    7. Djersitja;

    8. Shtiret sikur të jetë i sëmurë në mënyrë që të marr përkujdesje të posaçme nga të tjerët;

    9. Egoizëm dhe këmbëngulje në mendimin e tij, pa marrë parasysh rrethanat dhe vendin;

    10. Rrahje të shpejta të zemrës;

    11. اrregullim stomaku;

    12. Tharja e fytit dhe gojës;

    13. Dridhje të lëkundura dhe të padëshiruara;

    14. Një ndjenjë e përhershme e të qenurit i dalluar nga të tjerët;

    15. Pasiguria dhe mungesa e vetë-besimit;

    16. Largimi nga vendet e ndriçuara, veçanërisht gjatë ceremonive familjare dhe vendet publike;

    17. Ndjenja e inferioritetit.


    Disa elemente vijuese që shkaktojnë ndruajtshmërinë janë :


    1. Disa studiues besojnë se predispozita gjenetike luan një rol në sjelljen e ndruajtshme, megjithëse rezultatet kanë qenë jopërfundimtare;

    2. Vrazhdësia dhe ashpërsia prindërore;

    3. Përkëdhelja e tepërt e fëmiut;

    4. Mungesa e ndërveprimit atëror (prindëror) me fëmiun;

    5. Izolimi nga shoqëria që e rrethon;

    6. Polemikat (zënkat) familjare mund ta bëjnë fëmiun të tërhiqet në vete;

    7. Të metat fizike, shëmtimet, dhe sëmundjet kronike (të përhershme);

    8. Përkujdesja dhe mbrojtja e tepërt nga ana e nënës;

    9. Trysnia e tepërt ndaj fëmiut që ai të jetë i dalluar nga të gjithë për gjithçka;

    10. Përqendrimi i shumtë në gabimet e fëmiut dhe duke ia zmadhuar rëndësinë dhe dëmet e këtyre gabimeve;

    11. Paqëndrueshmëria e prindit dhe që bie në kundërshtim me veten, dhe që në këtë gjendje edukon fëmijë;

    12. Paragjykimi dhe trajtimi i keq nga ana e mësimdhënësit në vitet e para të arsimimit të tij;

    13. Varfëria e dukshme që ndikon shumë tek fëmiu, e cila reflektohet në veshjen e tij;

    14. Vdekja e njërit nga prindërit;

    15. Mungesa e vendbanimit të sigurt, dhe të qëndrueshëm;

    16. Fillimi i vonuar i edukimit. Kjo mund ta bëjë fëmiun të ndiejë mungesë force të vetë-besimit.

    Selman El Avdee

Tema të Ngjashme

  1. Vlera e fëmijëve në Islam
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:56
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Meditime të krishtera
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  4. Problemet shëndetësore të fëmijëve
    Nga Foleja_ në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2006, 05:14
  5. Kujdesi ndaj femijeve
    Nga london_girl_02 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 08:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •