Nuk ka dyshim se dashuria nuk është një sëmundje në vete. Me të vërtetë ajo është e njohur vetëm si ilaç për shumë probleme dhe sëmundje që ne si qenie njerëzore i vuajmë. Megjithatë dashuria mund të kthehet në një sëmundje nëse bëhet mani, nëse kalon përtej kufijve të saj ose nëse objektivi i dashurisë është i pavlefshëm. Kur kjo ndodh, atëherë dashuria me të vërtetë bëhet një sëmundje që kërkon një ilaç.
Aftësia për të menduar pasojat e largëta të veprave tona është një nga cilësitë e dallueshme që e ndajnë njerëzimin nga gjallesat e tjera. Nga kjo është ajo që një person nuk bën çfarëdo që dëshiron. Ai së pari mendon rreth asaj çka është prapa saj dhe për atë çfarë vjen nga ajo.
Për shembull, ai/ajo mund të ndalojë veten duke menduar përpara se të kryejë ndonjë vepër të caktuar nga fakti që ai/ajo mund të marrë sëmundje e Sida-s. Ai/ajo mund të reflektojë mbi atë sëmundje të llahtarshme që ka marrë jetën e miliona vetëve, ( e kam fjalen per disa njerez qe qojne dashuri te shfrenuar me njerez te panjohur ).Pra , Ne nuk duhet të jemi të papërgjegjshëm për veprat tona që bëjmë.
Disa rrjedhoja të këqija të kësaj sjelljeje janë psikologjike në natyrë. Një mashkull që dashurohet pas femrave, arrin deri në atë pikë sa nuk kënaqet kurrë. Ai përjetësisht zbulon variante dhe asnjë bukuri nuk është më e mjaftueshme për te. Për shkak të kësaj, ai mund ta gjejë veten e tij përjetësisht të privuar nga kënaqësia e lejuar që gjendet brenda martesës. Pasi sensi i tij dhe ndjenjat i janë shkatërruar. Kjo ndodh kur disa të rinj bëjnë udhëtime të shumta dhe shpenzojnë kohën e tyre , në shoqëri jo të mira dhe me reputacion të keq. Prandaj, për të pasur sukses duhet të udhëzohemi kah këto drejtime:
1.Drejtimi kah dashuria me sinqeritet , sepse dashuria me sinqeritet është ilaçi më i mirë.
2.Drejtimi i energjive dhe aftësive kah ajo çfarë është më e ndershme
(më e besueshme) , më e çmueshme .
Një zemër që është plot me shqetësim për të tjerët do jetë një zemër plot me dashuri, por jo një skllave e dashurisë. Ne kemi nevojë për të zhvilluar talentet tona, mendjet tona dhe për të vendosur kreativitetin në praktikë.
Të dashurohemi por të dashurohemi me mendjemprehtesi ,dëshirë për
njëri-tjetrin , si dhe për një qëndrueshmëri në dashuri.
Krijoni Kontakt