Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Të rinjtë braktisin librat...

    Leximi është kthyer prej kohësh në një “bezdi” të madhe për të rinjtë e sotëm. Studentët kujtohen të lexojnë vetën gjatë sezonit të provimeve. Në Bibliotekën Kombëtare ka mungesë librash dhe ka nevojë për pasurim me libra të rinj.

    Leximi është kthyer prej kohësh në një “bezdi” të madhe për të rinjtë e sotëm. Shumë prej tyre, shprehen se kujtohen për të lexuar vetëm gjatë sezonit. “Të jem realist, gjatë vitit nuk lexoj pothuajse fare. Vetëm në sezon hap ndonjë libër”, thotë Ardit Flaku, student i vitit të dytë në Degën e Historisë. Por ka edhe shumë të tjerë, të cilët mendojnë se është më mirë të frekuentosh baret, sesa bibliotekat. “Preferoj të shkoj në pub, ose në lokal gjatë orëve të pushimit, që kam midis orëve mësimore”, thotë Marinela Sehiti, studente e vitit të tretë për Gjuhën Angleze. Sipas të rinjve, ka disa arsye, që i ka bërë këta të fundit t`i largohen librit. Mungesa e librave, si dhe e kushteve, që ata kërkojnë në bibliotekat pranë Universiteteve ku studiojnë janë ndër arsyet kryesore, që kanë të rinjtë. Por, sipas përgjegjëses së bibliotekës në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ankesat e të rinjve janë vetëm pretekste. “Salla e leximit në këtë bibliotekë ka pesë vjet që është rikonstruktuar. Në këtë sallë i kemi krijuar të gjitha kushtet që studentët të kenë mundësi të mësojnë dhe të lexojnë. Salla ka sistem ngrohjeje, si dhe kompjutera”, thotë Sonja Lima. Por, edhe pse janë krijuar kushtet për të studiuar dhe lexuar, salla gjatë gjithë paradites gjendet gjithmonë bosh. Ajo që është shumë kontradiktore, sipas Limës, është mungesa e studentëve në sezonin e provimeve. Sipas saj, numri i studentëve, që vijnë në bibliotekë është shumë i vogël, në krahasim me numrin e përgjithshëm të gjithë të rinjve, që studiojnë në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Duket se e vetmja shtysë për t`i rikthyer ata tek libri është frika për të mos mbetur në provim. “Gjatë vitit nuk lexoj kurrë. Edhe gjatë sezonit e kam të vështirë të ulem të mësoj”, thotë Albes Çollaku, student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Edhe shumë studentë, të pyetur për raportin që kanë me librin, thonë se lexojnë gjatë vitit vetëm libra shkollorë. Por edhe këta të fundit i hapin vetëm gjatë sezonit. Duket se lokalet dhe pub-et i kanë joshur së tepërmi të rinjtë, të cilët kanë braktisur bibliotekat dhe janë kthyer në klientë të përhershëm të qejfit dhe haresë.

    Bibliotekat, të varfra

    Sonja Lima, përgjegjëses e bibliotekës pranë Fakultetit të Historisë–Filologjisë, tregon se humnera e krijuar midis studentëve dhe librit nuk është vetëm rezultat i mosdëshirës së studentëve. Por ajo pohon se ka edhe disa arsye të tjera. “Në bibliotekën tonë ka mungesë librash. Këtu ka nevojë për pasurim me libra të rinj. Kanë kaluar mbi katër vjet që në bibliotekë nuk vijnë libra”. Një tjetër problem, sipas Limës, është mungesa e bashkëpunimit midis bibliotekës dhe pedagogëve. Këta të fundit kanë vite që nuk sjellin më asnjë nga botimet e tyre, të cilat i japin tek studentët si literaturë bazë.

    Studentët kalojnë orë të tëra në bare dhe vetëm pak kohë i kushtojnë leximit. Ky fenomen duket se ka infektuar të gjithë ata, që cilësohen si e ardhmja e kombit. “Ulem nëpër bare mbi dy herë në ditë. Gjatë muajit shpenzoj nëpër kafene mbi 10 mijë lekë”, thotë Enida Shehu, studente e vitit të tretë në Degën e Gjeografisë. Shumë prej studentëve, të pyetur se sa shpesh e frekuentojnë bibliotekën, thonë se kanë vite që nuk kanë shkelur në të. Ka edhe nga ata që mund të kenë shkuar gjatë vitit dy ose tri herë. Por studentët që shkojnë rregullisht në biblioteka është e vështirë t`i takosh.

    Fondet për bibliotekat

    Ermelinda Muho, zëdhënëse në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pohon se situata në të cilën gjenden bibliotekat në vendin tonë nuk është e mirë. “Realisht gjendja e shumë bibliotekave lë për të dëshiruar. Titujt janë të vjetër, ndërkohë që nëpër raftet mungojnë shumë autorë të rinj, të cilët kanë në treg që prej dhjetë vitesh”, thotë ajo. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nuk ka asnjë sondazh për lexueshmërinë. Sipas Muhos, së shpejti pritet një bashkëpunim i ndërsjellë midis Ministrisë dhe UNICEF-it për të bërë një sondazh; i cili do të paraqesë raportin midis të rinjve dhe librit. Për herë të parë, pas 15 vitesh, në Buxhetin e Shtetit është hapur një fond i veçantë vetëm për rimëkëmbjen e bibliotekave.

    Pedagogët, neglizhentë në punë

    Pedagogët shprehen se janë shumë të pakënaqur nga puna studimore e të rinjve. Shumë prej tyre mendojnë se të rinjtë e kanë braktisur dijen dhe librin. “Studentët ulen për të lexuar vetëm në sezonin e provimeve. Sot është vështirë të gjesh një student që mëson, pasi nëpër seminare ata që kanë dëshirë të flasin numërohen me gisht”, thotë Astrit Polovina, pedagog i lëndës së Fizikës në Universitetin Politeknik të Tiranës. Sipas tij, studentët i janë larguar librit, pasi në tregun e punës ende nuk ka filluar një konkurrencë e ndershme, ku do të vlerësohej intelekti. Por ka edhe nga ata pedagogë që mendojnë se një nga arsyet kryesore që i largon të rinjtë gjithmonë e më shumë është edhe puna e pedagogëve. “Në shumë raste pedagogët nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet dhe kjo gjë sjell largimin e studentëve nga dija”, thotë Petrit Berhami, pedagog i lëndës të Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

    Eriselda Martini
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eshte fakt ky, verehet ne jeten e perditshme qe shkolla apo me saktesisht librat ikin ne harese...!
    Sui generis

  3. #3
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Po sigurisht, une shoh krahasimin midis brezit tim dhe motres time qe ka qene dikur pionere..:P

    Ne sado qe jemi mesuar dhe me libra, e me lojra si doce kanoce, prap si prap na doli TV e nintendo...

    Fajin e kan shume here prinderit, se vertet teknollogjia eshte perparuar dhe tani nuk qahet njeri ne Shqiperi per TV...por un kam kusherinjt e vegjel te mit qe te gjitha i kan e prinderit ja u kan me orar tv, max 1 or ne dite...

    Ka pastaj prinder qe i vejne femit para TVs qe ti hutojn aty sa rrin ata merren me pune apo ku di une... shume keq!
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #4
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Eshte per te ardhur keq me te vertete por duket nje shmangje e dukshme e te rinjve nga librat. Ata preferojne me shume internetin, lojrat e fatit etj etj perapa librit, gjeja qe na meson me shume se çdo gje tjeter.

    Imperator
    Albanian Perandory

Tema të Ngjashme

  1. Librat e historisë së Kosovës heqin mitet kombëtare
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 14:57
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:28
  3. Të rinjtë kur preokupohen!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 23:22
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •