Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Thumbs up Eagle Mobile ; Prezanton Tarifat.

    Sot lexova tarifat e kompanise me te re ne shqiperi Eagle Mobile, edhe sinqerisht mu be qejfi, sepse sdo e kemi me problem qe te flasim me celular. Tarifat jan shum here me te ulta se kompanite Amc edhe Vodafone. Personalisht u gezova jashte mase kur lexova kto tarifa, edhe kto dy dite do te marr nje numer Eagle Mobile, edhe do e fshi nga faqja e dheut kte numer qe kam.


    Kompania më e re e telefonisë celulare në vend, "Eagle Mobile", ka prezantuar dje tarifat e komunikimit. Janë katër paketa shërbimesh që mundësojnë komunikimin me kosto më të ulët. Dje në ambientet e hotel "Sheraton", drejtuesit e kompanisë "Eagle Mobile" prezantuan para mediave ofertat e shërbimeve të tyre. Që nga hyrja në treg e kompanisë, dje u bë dalja zyrtare me tarifat e posaçme.

    Tarifat vijojne me paketa te ndryshme edhe jan si me poshte.

    "Proring 30"
    Paketa "Proring 30", e prezantuar dje nga "Eagle Mobile", vlen deri më 31 dhjetor 2008 dhe është me parapagesë me një tarifë fikse, 400 lekë të rinj në muaj. Thirrjet kombëtare kushtojnë 15 lekë minuti dhe 17 lekë minuti për telefonatat fiks. Mesazhet brenda numrave "Eagle Mobile" kushtojnë 8 lekë, ndërsa me numrat AMC dhe Vodafon 15 lekë. Mesazhet kombëtare kushtojnë 15 lekë. Kjo paketë ka falas 30 minuta bisedë.

    "Proring 60"
    Paketa "Proring 60" është një shërbim i "Eagle Mobile" që ka 60 minuta falas brenda paketës vetëm 700 lekë. Që të përdoret ky program tarifor abonentët duhet të paguajnë brenda çdo muaji tarifën fikse, në të kundërt kalon me parapagesë. Thirrjet kombëtare kushtojnë 17 lekë minuti në numrat "Eagle" dhe 33 lekë minuti drejt operatorëve të tjerë. Mesazhet brenda "Proring" janë 8 lekë, ndërsa 13 për operatorët e tjerë dhe 15 për operatorët ndërkombëtarë. Shërbimi tjetër është i telefonisë fikse, pa qenë nevoja për lidhje kabllore, me anë të sistemit GSM fiks.

    Interneti
    "Eagle Mobile" ka paraqitur dhe shërbimin e internetit me anë të telefonit, nga ku mund të lundrohet si në një kompjuter normal. Ndërsa e reja e fundit është ajo që ka të bëjë me mundësinë e kryerjes së operacioneve bankare me anë të telefonit.

    Eagle Mobile Proring Unlimited (kjo eshte per tu duartrokitur)

    Pagesa mujore fikse
    2400 lekë/muaj

    Thirrjet Kombëtare
    Telefonata brenda Proring
    0 lekë/minutë

    Telefonata drejt numrave të tjerë Eagle
    0-3 minuta 15 lekë/minutë
    mbi 3 minuta 10 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve fiks
    (Albtelecom, Operator të tjerë të telefonisë fikse)
    0-3 minuta 15 lekë/minutë
    mbi 3 minuta 10 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve mobil 28 lekë/minutë
    Thirrjet Ndërkombëtare
    Zona 1 98,4 lekë/minutë
    Zona 2 121.5 lekë/minutë
    Zona 3 132.3 lekë/minutë
    Zonë 4 191.2 lekë/minutë
    Thuraya Satellite 315.0 lekë/minutë

    SMS
    SMS brenda Proring 8 lekë/SMS
    SMS drejt numrave të tjerë Eagle, AMC dhe Vodafone 13 lekë/SMS
    SMS drejt destinacioneve Ndërkombëtar 15 lekë/SMS

    GPRS/EDGE
    I Gbyte 3000 lekë/Muaj
    Identifikimi i thirrjeve hyrëse Falas
    Shërbimi i Klientit (139)
    15 lekë/minutë
    Pagesa e Regjistrimit 5000 lekë
    Garancitë
    Për telefonatat kombëtare 5000 lekë
    Për telefonatat ndërkombëtare
    Për telefonatat drejt numrave 0900.. 3000 lekë
    Roaming 30000 lekë



    Eagle Mobile
    Proring 600


    Pagesa mujore fikse
    1500 lekë/muaj
    Thirrjet kombëtare
    Telefonata brenda Proring
    0-600 minuta falas

    pas minutave falas
    15 lekë/minutë

    Telefonata drejt numrave të tjerë Eagle 17 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve fiks
    17 lekë/minutë

    Telefonata drejt operatorëve mobil 33 lekë/minutë
    Thirrjet ndërkombëtare
    Zona 1 98.4 lekë/minutë
    Zona 2 121.5 lekë/minutë
    Zona 3 132.3 lekë/minutë
    Zona 4 191.2 lekë/minutë
    Thuraya Satellite 315.0 lekë/minutë

    SMS
    SMS brenda Proring 8 lekë/SMS
    SMS drejt numrave të tjerë Eagle, AMC, Vodavone 13 lekë/SMS
    SMS drejt destinacioneve ndërkombëtare 15 lekë/SMS

    GPRS/EDGE
    1 Gbyte 3000 lekë/muaj
    Identifikimi i thirrjeve hyrëse Falas
    Shërbimi i Klientit (139)
    15 lekë/minutë
    Pagesa e Regjistrimit
    Parapagesa 400 lekë
    Me kontratë 5000 lekë

    Garancitë (Me kontratë)
    Për telefonatat kombëtare 5000 lekë
    Për telefonatat ndërkombëtare 5000 lekë
    Për telefonatat drejt numrave 0900.. 3000 lekë
    Roaming 30000 lekë



    Eagle Mobile
    Proring 30


    Pagesa mujore Fikse
    400 lekë/muaj

    Thirrjet Kombëtare
    Telefonata brenda Proring
    0-30 minuta falas

    pas minutave falas
    17 lekë/minutë
    Telefonata drejt numrave të tjerë Eagle 17 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve fiks
    17 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve mobil 33 lekë/minutë
    Thirrjet ndërkombëtare
    Zona 1 98.4 lekë/minutë
    Zona 2 121.5 lekë/minutë
    Zona 3 132.3 lekë/minutë
    Zona 4 191.2 lekë/minutë
    Thuraya Satellite 315.0 lekë/minutë

    SMS
    SMS brenda Proring 8 lekë/SMS
    SMS drejt numrave të tjerë Eagle, AMC, Vodafone 13 lekë/SMS
    SMS drejt destinacioneve ndërkombëtare 15 lekë/SMS

    GPRS/EDGE
    1 Gbyte 3000 lekë/muaj
    Identifikimi i thirrjeve hyrëse
    Falas
    Shërbimi i Klientit (139)
    15 lekë/minutë
    Pagesa e Regjistrimit 400 lekë



    Eagle Mobile
    Proring 60


    Pagesa mujore Fikse
    700 lekë/muaj

    Thirrjet Kombëtare
    Telefonata brenda Proring
    0-30 minuta falas

    pas minutave falas
    17 lekë/minutë
    Telefonata drejt numrave të tjerë Eagle 17 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve fiks
    17 lekë/minutë
    Telefonata drejt operatorëve mobil 33 lekë/minutë
    Thirrjet ndërkombëtare
    Zona 1 98.4 lekë/minutë
    Zona 2 121.5 lekë/minutë
    Zona 3 132.3 lekë/minutë
    Zona 4 191.2 lekë/minutë
    Thuraya Satellite 315.0 lekë/minutë

    SMS
    SMS brenda Proring 8 lekë/SMS
    SMS drejt numrave të tjerë Eagle, AMC, Vodafone 13 lekë/SMS
    SMS drejt destinacioneve ndërkombëtare 15 lekë/SMS

    GPRS/EDGE
    1 Gbyte 3000 lekë/muaj
    Identifikimi i thirrjeve hyrëse
    Falas
    Shërbimi i Klientit (139)
    15 lekë/minutë
    Pagesa e Regjistrimit 400 lekë


    Burimi i Lajmit.



    Sme mbetet tjeter, vetem te mirpres hyrjen e kompanise Eagle Mobile edhe ta duartrokas, se me ne fund do shpetojme nga plehrat si AMC edhe Vodafone.

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #22
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Tek paketa Eagle Mobile Proring Unlimited mund te flisni me 0-lek minutin me shoket me te afermit tuaj, nese edhe ato kan nje pakete te tille "Proring Unlimited" . Pra besoj se shum shpejt te gjith do blejne kte pakete telefonike, ose do zgjedhin nje nder paketat qe ofron Eagle Mobile. Tarifat jan shum here me te ulta, edhe shum her me ekonomike per tregun shqiptar. Tani sme mbetet tjeter vetem qe te shpresoj ne nje falimentim sa me te shpejte te Amc edhe Vodafone, edhe ishalla leket qe na i kan vjedh neve, spital i befshin. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #23
    Këto tarifa mund të jenë sa për fillim për të tërhequr klientë, nuk i dihet. Po mbase i mabjnë dhe më vonë dhe atëherë do të jetë me vërte një gjë shumë e mirë. AMC dhe Vodafone nuk falimentojnë por besoj se do mundohen ti konkurojnë këto tarifa të Eagle Mobile, që është një gjë akoma më e mirë.

  4. #24
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    AMC dhe Vodafone nuk falimentojnë por besoj se do mundohen ti konkurojnë këto tarifa të Eagle Mobile
    Fryma e konkurences, do te ulte sa me shum tarifat e ktyre kompanive, te cilat deri me sot kan vepruar ne bashkpunim me njera tjetren duke rrjepur konsumatorin shqiptar. Me hyrjen e Eagle Mobile, sdiskutohet qe do kete konkurence, plus me tarifat qe ka vene Eagle, eshte normale qe te gjith do te sulen drejt dyqaneve te Eagle, sepse me kto tarifa eshte llogjike qe asnje sdo te perdore me Amc edhe Vodafone. Te pakten me ardhjen e kompanise 3-te celulare edhe fikse, do te behen shum ndryshime ne tarifat e telefonit. Goxha ndryshim.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Me 15 qershor perfundon dhe mbulimi i gjithe territorit Shqiptar nga Eagle Mobile.

  6. #26
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Tek paketa Eagle Mobile Proring Unlimited mund te flisni me 0-lek minutin me shoket me te afermit tuaj, nese edhe ato kan nje pakete te tille "Proring Unlimited" . Pra besoj se shum shpejt te gjith do blejne kte pakete telefonike, ose do zgjedhin nje nder paketat qe ofron Eagle Mobile. Tarifat jan shum here me te ulta, edhe shum her me ekonomike per tregun shqiptar. Tani sme mbetet tjeter vetem qe te shpresoj ne nje falimentim sa me te shpejte te Amc edhe Vodafone, edhe ishalla leket qe na i kan vjedh neve, spital i befshin. lol

    Shum euforik plako... me kadal i her , dhe ke avari nuk je me kom ntok .

    Propoing Unlimeted & paketaa te tjera te ngjashme ka edhe Vodafone e AMC .
    Eagle Mobile Proring Unlimited (kjo eshte per tu duartrokitur)

    Pagesa mujore fikse
    2400 lekë/muaj
    Une kam nje paket te ngjashme ne Vodafone ...Vodafone profesional Unlimited
    Paagesa mujore fikse 1900lek ne muaj

    çfar ka per duartrokitje ketu ?????

    Do shtoja edhe disa avantazhe te tjera qe ka VODA , po nuk kaam koh



    Me vjen mire qe me ne fund u fut operatori i trete le te behen kater akoma me mire per ne
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  7. #27
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Do shtoja edhe disa avantazhe te tjera qe ka VODA , po nuk kaam koh

    Vetem per Vodafone e AMC mos me flisni, se po me perzihet.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #28
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Vetem per Vodafone e AMC mos me flisni, se po me perzihet.
    Ehuha dhe ti

    Per nje muaj klient i kesaj kompanie do filloj te te perzihet dhe aty, pa merak...

    The answer is SHQIPERI ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #29
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Keto tarifa mund te jene per fillim sa per ti nxit qytetaret per ta perdorUR kete company celularesh, kur te shohin ata qe jan shit mjaft numra atehere shkojn duke i rrit cmimet dhe duke i be sa AMC dhe Vodafone.
    Edhe ketu ne vendin tim kur eshte hap compania e 3 per 1 muaj kan qen fal per te folur 24h pastaj i kan rrit dhe pothuajse i kan be te njejta me keto 2 tjerat.

    P.S Ne Shqiperi eshte tarifa e telefonave celular shume te shtrejte
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Para dy-tre javesh u publikua rezultati i nje vezhgimi te tregut shqiptar - ne kete te fundit principet dhe ligjesite e kerkeses dhe ofertes nuk gjejne zbatim sic do te duhej te gjenin ne nje treg te lire (te hapur). Pra, futja e Eagle Mobile ne treg nuk eshte se do te ndikoje shume ne uljen e cmimeve.

    Gjithashtu, mos u genjeni nga paketat. Nga njera ane, te tilla oferta behen per te terhequr klientin deri ne nje fare mase, qofte sasiore, qofte kohore - sic jepet data 31 dhjetor e ketij viti. Ne kete pike, kjo puna e ofertave eshte njelloj si ideja e ofertave te kredive nga bankat e nivelit te dyte ne nje kohe kur norma baze e interesit eshte e larte. Nga ana tjeter, po jap nje fakt konfidencial - Eagle Mobile ka shqyrtuar tarifat e AMC dhe Vodafone dhe ka bere nje ulje vetem prej 10%, gje qe eshte e neglizhueshme, dhene kapaciteti shpenzues i shqiptarit te mesem dhe te varfer.

    Per mua, oferta unlimited eshte tunduese per shkak te cmimit. Por, sa me mbaron pune Eagle Mobile? Me mbaron pune vetem ne metropolin Tirane-Durres dhe aspak me gjere!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  11. #31
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po ju duken pak 20euro takse mujore?

  12. #32
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Per mua, oferta unlimited eshte tunduese per shkak te cmimit. Por, sa me mbaron pune Eagle Mobile? Me mbaron pune vetem ne metropolin Tirane-Durres dhe aspak me gjere!
    Per momentin kaq shtrirje ka, ishalla me vone do shtrihet ne gjith shqiperine. Sot e mora vesh se Eagle ishte vetem Tirane - Durres. Shpresoj qe te shtrihet ne te gjith shqiperine.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  13. #33
    Duhet parë pasi të stabilizohet tamam si komapnia e tretë celulare ne Shqipëri dhe të ketë një bazë klientësh. Atëherë besoj se mund të vlerësohet më mirë nëse me vërte u sjell ndonjë përfitim shqiptarve.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    10
    nje gje e mrekullueshme keshtu ju behet konkurence grekve te ndyre dhe tani e tutje nuk munde te na justifikojne pse telefonatat ne shqiperi kushtojne
    TE DUA ME SHUM SE DJE DHE ME PAK SE NESER QE DO TE THOT SE DASHURIA IME PER TY CDO DIT RRITET.

  15. #35
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    cka kjo eagle mobil ishalla i ulin dhe ato te tjerat tarifat
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  16. #36
    http://www.telegeography.com/cu/arti...670&email=html

    Sipas kësaj faqe Eagle Mobile mbulon tani 95% të popullsisë

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shtrenjt esht o popull , ne postpejd 15-17 lek minuti esht shtrenjt , un pripejd e kam dhe paguaj kaq , ndersa ka disa mundesi psh. me 400 lek flas 400 minuta me 3 numra qe i zgjedh un. SMS-te jan 10 lek , ndersa ka disa opcione qe nje sms kushton 5 lek.

    Telefonata drejt operatorëve mobil 33 lekë/minutë
    A dmth kjo se nese kerkon ndonje qe ka numer te AMC - Vodafone dot paguajsh 33 lek ? nese po ateher definitivisht shtrenjt e keni ne Shqiperi.

    - Ndersa ata qe thon se cmimet dot rriten , un ju garantoj se smund te ket rritje te cmimeve , por vetem ulje , sepse tash fillon lufta per perfitime te klientve , kshtu esht ne cdo vend. Ne te ardhmen dot folni edhe me lir
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    "Eagle Mobile", arrin ne 200 mije numri i abonenteve

    E Premte, 19 Dhjetor 2008

    Eagle Mobile ka shenuar suksesin e radhes duke regjistruar abonentin e 200 000-te te kompanise me te re te telefonise celulare ne Shqiperi. Ai eshte Altin Shehaj nga qyteti i Vlores . Ky sukses vjen ne nje kohe rekord, kur Eagle Mobile ka vetem 9 muaj ne tregun shqiptar te telekomunikacioneve fale punes se kompanise dhe interesit ne rritje te qytetareve shqiptare. "Ne falenderojme Popullin Shqiptar per interesin, besimin dhe perzgjedhjen qe na kane bere" tha drejtori i pergjithshem i Eagle Mobile, Ali Taskin. "Po punojme dhe do te vazhdojme te punojme cdo dite per t'i bere abonentet tane te ndihen te vecante, duke iu servirur sherbime te reja dhe cilesore. Edhe lidhur me cmimet qe Eagle tashme ofron per paketen standarde me parapagese, Riniring dhe Proring, kompania me e re e telefonise celulare eshte shume perpara konkurrenteve te tjere ne tregun e telefonise. Abonenti me fat 21 vjecar, ka fituar tashme si dhurate nje Eagle USB Modem si dhe 12 muaj internet falas per ta perdorur ate ne vitin e ri 2009. Shehaj e falenderoi kompanine me te re te telefonise celulare per kujdesin e treguar me kete rast. Eagle Mobile mbeshtet si sponsor dhe organizon ne daten 21 Dhjetor, ora 18 nje koncert madheshtor ne Sheshin "Skenderbej" me kengetaret me te njohur shqiptare me rastin e festave te fundvitit dhe arritjes se abonentit te 200 mijte. Artiste si Aurela Gace, Jonida Maliqi, Greta Koci, West Side Family, Bleona Qerreti dhe Artiola Toska, do t'u japin mundesine mijera shqiptareve te defrejne e argetohen.

    Koha Jone

  19. #39
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    nje surrat si AMC dhe VODAFONE do kete edhe kjo e-Mobile !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  20. #40
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Eagle sjell shërbimin e telefonisë fikse “Fiks cel”

    • “Eagle Mobile” sjell risi në tregun e telekominikacionit në vend. Bëhet fjalë për shërbimin më të ri “FIKS CEL” përmes të cilit do të bëhet i mundur komunikimi nëpërmjet Eagle edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg.

    TIRANE- Kompania “Eagle Mobile” vazhdon të sjellë risi, produkte dhe shërbime të veçanta për konsumatorët shqiptarë duke pasuruar tregun shqiptar të telekomunikacionit. Kësaj here bëhet fjalë për një program që ka si qëllim lehtësimin e komunikimit midis familjarëve dhe miqve nga e gjithë Shqipëria.

    Përmes programit më të ri “FIKS CEL” abonentët e “Eagle Mobile” do të mund të komunikojnë nëpërmjet Eagle edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të “Eagle Mobile” dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim.

    Përmes shërbimit “FIKS CEL” mund të bëhen thirrje telefonike dhe të dërgohen mesazhe të shkurtra SMS, ndërsa telefonat posedojnë edhe një sekretari elektronike për regjistrimin e mesazheve zanore.
    Telefonat funksionojnë pa kabëll (pra me anë të valëve të Eagle Mobile) dhe kanë një çmim shumë të arsyeshëm.

    Abonentët mund të përzgjedhin numra me parapagesë dhe nuk do të kenë tarifa fikse mujore. Çmimet e thirrjeve zanore dhe SMS-ve do të jenë shumë të arsyeshme ndërkohë që përgjatë gjithë verës ata mund të telefonojnë çdo numër në botë me 45 lekë për minutë.

    (e.n/BalkanWeb)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Operatori Mobile Vala shkon në Shqipëri
    Nga YlliRiaN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 09:20
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •