Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Eagle Mobile, operatori i tretë i telefonisë celulare në Shqipëri

    Eagle Mobile del në mars në treg me prefiks 067

    Agjensitë e huaja ekonomike kanë bërë të ditur se në muajin mars pritet të lançohet sërish, futja në treg e operatorit të tretë celular “Eagle Mobile”. Enti Rregullator i Telekomunikacioneve tashmë ka miratuar lejen e tretë celulare për kompaninë “Eagle Mobil”, duke hapur kështu rrugën e implementimit të rrjetit të telekomunikacioneve të lëvizshme GSM nga Albtelekom Sh.a, sipas Planit të Biznesit të hartuar nga kjo kompani, megjithatë ende mbeten disa probleme.

    Një prej tyre ka të bëjë me procedurat e zgjidhjes së marrëveshjes me kompaninë turke që ka privatizuar Albtelekom, negocimi me të cilën do tëpërfundojë në shkurt. Një tjetër problem, është teknik dhe ka të bëjë me zënien e frekuencave nga dy kompanitë celulare ekzistuese. Sipas plan biznesit të “Eagle Mobile”, në fazën e parë do të investohen rreth 20 milionë euro dhe parashikohet që të realizohet mbulimi i Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë si dhe disa qytete kryesore të vendit.

    Në bazë të parashikimeve, synohet që numri i abonentëve të kapë shifrën 100 mijë. Tregu i telekomunikacioneve në vitet e fundit është zhvilluar ndjeshëm. Krahas 85 operatorëve që operojnë në këtë treg, 2 prej tyre, AMC dhe Vodafone, kanë mbi 1.200.000 abonentë. Në krahasim me vitin 1998, në komunikim me centrale telefonike nga 120 mijë numra sot janë 280 mijë numra. Sipas të dhënave nga Ministria e Telekomunikacionit, akoma nuk është vendosur çmimi i një impulsi apo minute. Sidoqoftë, Enti Rregullator ka lëshuar frekuencën 067 për shoqërinë e re.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Hajde mbar ishalla.Ndoshta del pak i hairit kjo kompani se ato dy te tjerat na keputen ne mes.

    Pastaj duan apo s`duan dy kompanit e tjera,do bejn me sezben skonto ne cmimet e tyre.

    Problemi qendron vetem nese te 3-ja kompanit do arrijne ne nje marrveshje & kshu do jet pothuajse si me par shqiperia,si me 2 kompani ashtu dhe me 3-re.

    Nejse,cfare fati te kemi thuaj

    PershendeTje !!
    Feel the pump √

  3. #3
    Ji vetvetja! Maska e *Raina*
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    po te kerkosh, gjen!
    Postime
    23
    Me duhet kjo teme. Rreth telefonise celulare ne Shqiperi dhe ne vendet e rajonit por do ti hyj pak me vone. Gjithsesi mendoj se 067 do te prese dhe "pak" para se te hyje ne treg pasi kete gje sdo ta lejoje aq lehte AMC dhe Vodafon
    Meriton me shume dhe kenaqu me aq!...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Mbase kjo do jet me e lire nga keto te tjerat.Dicka e mire per Shqiperine.

  5. #5
    Paqe Maska e lara21k
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Vendndodhja
    Ne perendimin e eger
    Postime
    86
    Nje konkurent me teper aq me pak monopol, dmth per konsumuesin mund te ofrohen cmime te arsyeshme.
    Ai qe pretendon se eshte DIKUSHI eshte lodhur duke tentuar per tu bere i tille....

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendoj se vodafoni do jete me i liri dhe i preferuari....po ku i dihet!!!
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    ZMQ kerkon heqjen e licences se Eagle Mobile: Te jepet nje licence e katert

    Përfaqësues të kësaj zyre kerkojne heqjen e licenses së operatorit të tretë Eagle Mobile dhe dhënien e një tjetër license të re për kompani me të fuqishme për investime në këtë fushë.

    Zyra për Mbrojtjen e qytetarëve do të mbrojë me argumenta juridikë interesat e katër kompanive të huaja të interesuara për të fituar licensën e operatorit të katërt të telefonisë së lëvizshme. Përfaqësues të kësaj zyre i kërkuan qeverisë heqjen e licenses së operatorit të tretë Eagle Mobile dhe dhënien e një tjetër license të re për kompani serioze mjaft të fuqishme për të investuar në këtë fushë. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve akuzon qeverinë se në rastin e Eagle Mobile eshte shkelur ligji pasi ende nuk ka nisur shërbimi i saj deri në 12 muaj pas marrjes së licensës.

    “Kërkojmë nga Qeveria dhe ERT, heqjen e licences per operatorin Eagle Mobile, i licensuar për ofrimin e sherbimit publik te telefonise se levizshme. Kjo kerkese, bazohet në nenin 55, te Ligjit për Telekomunikacionin, ku parashikohet se kjo licence i hiqet operatorit nëse nga ky i fundit nuk respekton kushtet e saj. Kushti i cili nuk është respektuar nga operatori Eagle Mobile, dhe që përcaktohet në Ligjin 9127, sipas të cilit sherbimi nga operatori i licensuar do t’i ofrohet publikut jo me vone se 12 muaj pas marjes se licences. Ky afat është tejkaluar disa herë dhe kjo ka qenë përpjekja e vetme e këtij operatori imagjinar në tregun shqiptar” thuhet ne deklaraten per shtyp te ZMQ.

    BalkanWeb
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489

    "Eagle Mobile" arrin numrin e 200,000 klienteve

    Sipas Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile kompania synon të zgjerojë aktivitetin e vet duke u ofruar punë më shumë se 1000 personave


    Një shërbim tjetër telefonik do të nis të funksionojë që sot në Shqipëri. Bëhet fjalë për telefoninë celulare Eagle Mobile e cila tashmë do të hyjë në tregun shqiptar me prefiksin e saj 067. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin ka deklaruar për mediat se kjo kompani ka mbuluar me sinjal qytetet e Tiranës, Durrësit Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ndërsa në fillim të verës do të mbulojë të gjithë Shqipërinë duke sjellë edhe tarifa tërheqëse për popullin shqiptar. Sipas tij Eagle Mobile synon të zgjerojë aktivitetin e vet duke u ofruar punë më shumë se 1000


    Balkanweb.com

  9. #9
    ishalla ndikon ndopak per te ulur cmimet

  10. #10
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    E kam lexuar para disa ditesh qe ka dal kjo 067 Eagle Mobile, por nuk kam par te shiten ne ndonje vend karta te ksaj firme...
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  11. #11
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Se shpejti kompania me e re celulare ne vend, Eagle Mobile, do te shtrihet ne gjith vendin. Behet fjale brenda muajve te veres. Mesa kam degjuar, Eagle Mobile nuk do te konkuroje ne treg me çmime te favorshme, por me sherbime me te mira nga kompanite e tjera.

    Por, sipas disa specialisteve te kesaj fushe, eshte e pashmangshme ulja e çmimeve per shkak te rritjes se konkurrences.

    Gjithashtu ministri Olldashi eshte shprehur se eshte dhene liçensa edhe per nje kompani te katert celulare por nuk behet i ditur emri i firmes qe ka mare kete liçense.

    Sipas mendimit tim kjo eshte nje arritje per te gjithe Shqiptaret pasi do te kete çmime me te lira dhe nuk do kete me monopol te vetem dy kompanive.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  12. #12
    2.5 million te abonuar lexova te Vodafone dhe AMC ne nje shtet me 3.6 milione banore !?!?

  13. #13
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Qyfyre, ka persona qe kane dhe nga 2-3 numra personale apo dhe me shume, ndaj dhe ti ke lexuar keto statistika. Kjo nuk do te thote ndonje gje.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Qyfyre, ka persona qe kane dhe nga 2-3 numra personale apo dhe me shume, ndaj dhe ti ke lexuar keto statistika. Kjo nuk do te thote ndonje gje.
    Po sigurisht qe ka persona me me shume se 1 celular se nuk kane si dalin aq. Nuk thashe qe do tethote gje, thjesht u cudita sa shume qenkan.

  15. #15
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    2.5 million te abonuar lexova te Vodafone dhe AMC ne nje shtet me 3.6 milione banore !?!?
    I ke haruar emigrantet , te zeme 500.000 qe kur vine ne Shqiepri te gjithe per nje nga nje numer nga Vodafovne ose AMC ose turistet nga Maqedoniadhe Ksova qe me lire u bie te marin nga nje numer atje se sa te perdorin te shtetit te tyre.
    Pastaj ata tregojne numra te shitur e jo numrat qe perdoren ( qe jane ne funksion ) per 1 vit psh.

  16. #16
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    I ke haruar emigrantet , te zeme 500.000 qe kur vine ne Shqiepri te gjithe per nje nga nje numer nga Vodafovne ose AMC ose turistet nga Maqedoniadhe Ksova qe me lire u bie te marin nga nje numer atje se sa te perdorin te shtetit te tyre.
    Pastaj ata tregojne numra te shitur e jo numrat qe perdoren ( qe jane ne funksion ) per 1 vit psh.
    nuk besoj se te 500.000 marrin numer celulari

    499.999 te pakten se un nuk kam marre ndonjehere

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Mr.Dashuria
    Anëtarësuar
    23-11-2006
    Postime
    138
    Ja dhe nje tjeter kompani qe do beje qejf me lekat tane!

  19. #19
    Jan dhe turq te pakten, te konkurojne grekun

  20. #20
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    konkurenca ben mir dhe ul cmimet.maj men ne fillim ne ita e njejta gje ishte sa u ben 4 kompani pastaj fillun ofertat dhe uljet drastike te cmimeve.ishalla ndodh edhe te ne e njejta gje
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Operatori Mobile Vala shkon në Shqipëri
    Nga YlliRiaN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 09:20
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •