Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Sa mire. Avash avash po perafrohet edhe Shqiperia drejt tregut europian persa i perket tregut telefonik. EagleMobile ka sjelle me te vertete risi ne tregun Shqiptar dhe ne nje kohe shume te shkureter ka afruar shume abonente rreth vetes. Uroj qe kjo gje te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

    E çuditshme po me duket se na perafron me Europen nje kompani qe origjinen e ka nga nje vend jo Europian, ndersa dy kompanite e tjera me origjine europiane na kane rrjepur aq keq per disa vite me radhe sa nuk di çfare te them.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    “Eagle Mobile” për 16 muaj numri i abonentëve arrin në 500 mijë

    Fabiola Çela

    Brenda një harku kohor prej 16 muajsh kompania më e re celulare “Eagle Mobile” numëron plot 500 mijë abonentë. Në një intervistë për gazetën “Panorama” drejtori i kompanisë celulare “Eagle Mobile” ka ‘zbuluar’ risitë që kjo kompani ka sjellë në tregun shqiptar të telekomunikacionit. “Eagle Mobile” ka sjellë risi jo vetëm në shërbime e oferta, por edhe në aktivitetet e organizuara. Këtë verë së bashku me Federatën kjo kompani po organizon “Eagle Beach Voley Tour”, një risi kjo për vendin tonë.
    Sa ka arritur numri i abonentëve të kompanisë “Eagle Mobile”?
    Është një kënaqësi që t’i bëjmë të ditur opinionit publik se “Eagle Mobile” në një kohë rekord, duke thyer të gjitha parashikimit e ka zgjeruar familjen Eagle. Që nga dita e sotme në familjen tonë të madhe numërohen 500,000 abonentë në të gjithë territorin e republikës. Është një arritje e madhe. Kemi vetëm 16 muaj në treg dhe brenda kësaj kohe kemi punuar shumë për të sjellë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Besoj se ja kemi arritur qëllimit. Interesi i madh i qytetarëve tanë e tregon këtë. Ata u kanë besuar ofertave, çmimeve, risive, teknologjisë së re dhe cilësisë së shërbimit të “Eagle Mobile”.
    Çfarë aktivitetesh ka në plan të organizojë kompania gjatë këtij sezoni veror?
    “Eagle Mobile” që nga dita e parë ka sjellë risi jo vetëm në shërbime e oferta, por edhe në aktivitetet e organizuara. Më lejoni t’u numëroj disa prej tyre. Kompania jonë ka mbështetur së fundi Federatën Shqiptare të Volejbollit. Të gjithë na kanë pyetur pse pikërisht këtë fushë të sportit shqiptar? Është e thjeshtë. Volejbolli shqiptar ka pasur një të kaluar shumë të suksesshme. Ka qenë sporti i dytë më i ndjekur në vend dhe ka pasur sukses edhe në Ballkan dhe Evropë. Ky sport kishte nevojë për mbështetje në këtë kohë dhe ne menduam se kjo ishte gjëja e duhur. Së bashku me Federatën po organizojmë “Eagle Beach Voley Tour”, një risi kjo për vendin tonë. Të pasionuarit e këtij sporti shumë tërheqës do kenë mundësi që mes datave 23-26 Korrik në Durrës, 14-15 gusht në Sarandë dhe 21-23 gusht në Vlorë të marrin pjesë dhe të ndjekin këtë tur. Po ashtu gjatë kësaj vere, “Eagle Mobile” së bashku me talentet e “Star Academy Albania”, do të argëtojë pushuesit shqiptarë dhe ata që kanë ardhur nga jashtë në qytetet turistike shqiptare. Në datat 28 korrik në Vlorë, 30 korrik në Elbasan dhe 30 korrik - 1 gusht në Sarandë, qytetarët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtyre festivaleve dhe lojërave që ne po organizojmë. Nuk mund të lë pa përmendur edhe “Eagle Summer Nights”, një traditë tashmë e sjellë nga kompania jonë. Këtë vit në muajin gusht, do të zbresë në bregdetin e Durrësit (në plazhin e Kompleksit Tropikal) këngëtari i madh ballkanas Goran Bregoviç me bandën e tij dhe vetëm një natë më pas, D.J. shumë i suksesshëm dhe i pëlqyer nga të rinjtë Laurent Wolf. I presim të gjithë atje, për t’u argëtuar së bashku në këtë natë të nxehtë. Pra siç e shihni, ndërsa të tjerët pushojnë, ne jemi në krye të punës.
    A do të ketë oferta të reja nga kompania “Eagle Mobile” për muajt e verës?
    Besoj se lexuesi po ta lexojë këtë gazetë të nderuar përditë, do të njihet nga afër me fushatat dhe ofertat tona që kemi sjellë tashmë për verën. Përdoruesit e tarifës tonë rinore RINIRING kanë tashmë mundësinë e komunikimit falas nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit. Krahas kësaj të gjithë abonentët Eagle, mund të flasin me vetëm 45 lekë për minutë me çdo numër në botë, qoftë fiks apo celular, qoftë në Kinë apo në Shtetet e Bashkuara.
    Në sollëm për herë të parë në Shqipëri edhe telefonin fiks pa kabëll, ose siç e quajtëm FIKS CEL. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të Eagle Mobile dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim. Aparati telefonik rezistent është shumë komod dhe lehtëson përdorimin e telefonisë nga pjesëtarët e moshës së tretë dhe banorët e zonave rurale. Po ashtu, këtë verë të gjithë të interesuarit mund të blejnë “telefonin ‘Samsung’ që u jep të drejtën të flasin falas” nga të gjitha dyqanet e kompanisë tonë.
    Bizneset, korporatat dhe institucionet mund të gjejnë në Eagle tarifën më të mirë për ta në treg, Proring Corporate dhe Proring Business. Para pak kohësh ne nisëm edhe çeljen e rrjetit të dyqaneve me gamë të gjerë, për bizneset, korporatat dhe institucionet në rrethet më të mëdha të vendit. Të gjithë do të gjejnë aty gjithçka që Eagle ofron për konsumatorin shqiptar.
    A do të hidhni në treg shërbime të reja në muajt në vijim dhe nëse po cilat do të jenë ato?
    Ju e dini që kompanitë e mëdha në përgjithësi nuk i zbulojë sekretet e tyre. Megjithatë, besoj se nuk është një sekret tashmë që ‘Eagle Mobile’ do të vijë me surpriza të reja në fillim të vjeshtës. Ne nuk i kemi zhgënjyer ata që na besuan që nga dita jonë e parë në treg dhe sigurisht që po punojmë për ta forcuar këtë besim e kënaqësi. Ajo që ne duam është të kemi abonentë të kënaqur.
    A është e gatshme kompania “Eagle Mobile” të zbatojë teknologjinë më të re, gjeneratën e tretë 3G?
    “Eagle Mobile” ka kohë që e ka sjellë këtë teknologji në Shqipëri. Kuptohet që ne kemi bërë vetëm provat dhe testimet përkatëse pasi për përdorimin masiv dhe nisen e shërbimit nevojitet licenca dhe miratimi i qeverisë. Ne jemi në pritje të këtij vendimi. Brenda 24 orësh mund të japim shërbim në Tiranë, Durrës, aeroportin “Nënë Tereza” dhe brenda 2 muajsh këtë mund ta shtrijmë në të gjitha qytetet e mëdha. Teknologjia 3G, ose më mirë gjenerata e tretë, sjell një shpejtësi marramendëse në shërbime si interneti në celular, marrja dhe dërgimi i të dhënave, sjellja e një sërë shërbimesh të reja që janë tërësisht të panjohura në Shqipëri dhe padyshim sjell thirrjet pamore dhe shërbimin televiziv. Nuk ka pse Shqipëria të mbetet pas vendeve të tjerë evropianë që e kanë tashmë këtë shërbim. Duke përfituar nga rasti do të dëshiroja që të theksoja edhe njëherë se “Eagle Mobile” pret futjen sa më parë të shërbimit të Mbartjes së Numrit (Number Portability) për të sjellë më shumë konkurrencë në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Ky shërbim duhej të hynte në muajin qershor, gjë që nuk ka ndodhur. AKEP duhet të ndërmarrë hapat e duhur që tre kompanitë e telefonisë të ulen së bashku e të sjellin Mbartjen e Numrit. Shumë përdorues të telefonisë celulare janë të pakënaqur nga shërbimet që marrin aktualisht dhe do të dëshironin t’i ndërronin këto pa ndryshuar numrin e tyre që e përdorin prej kohësh. Një gjë e tillë aktualisht ofrohet në të gjitha vendet e BE-së dhe në SHBA ndaj ky shërbim duhet të vijë edhe në Shqipëri

    Panorama

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Operatori Mobile Vala shkon në Shqipëri
    Nga YlliRiaN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 09:20
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •