Close
Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 452
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Moore: Kosova e pavarur, pa veriun


    Analisti Patrick Moore mendon se veriu i Kosovës mbetet i lidhur me Serbinë

    Sipas tij SHBA-të me aleatët të marrin rolin prijës
    Analisti i radios “Europa e Lirë”, Patrick Moore, deklaron se SHBA-të me aleatët duhet të marrin rolin prijës në Kosovë. Ai është optimist në lidhje me qëndrimin që mund të mbajë Rusia në Këshillin e Sigurimit në lidhje me miratimin e paketës së propozuar nga i dërguari special i OKB-së, ndërmjetësi Marti Ahtisari. Për të ardhmen e Kosovës, ai pranon se është shumë realist dhe beson tek pavarësia.

    “Parashikoj që në një periudhë të ardhshme të kemi shtetin e pavarur të Kosovës, por duket se pa pjesën veriore. Veriu me gjasë praktikisht dhe mbase faktikisht do të lidhet me Serbinë. Dilema konsiston në sa vijon: nëse kjo realizohet, atëherë do të shtrohet pyetja se çfarë do të bëhet me Luginën e Preshevës. Rrjedhimisht, ka shumë çështje të hapura dhe përvoja e viteve 90 dëshmon se nuk është mençuri të bëhet parashikim i gjërave”, tha Moore.
    Shumë vëzhgues thonë se zvarritja dhe paqartësia rreth statusit të Kosovës mund të çojnë drejt një konflikti. Ditë më parë sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha se zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë rrugë e vështirë. Cili është komenti i juaj?

    Këto pohime janë të drejta. Pa qartësi dhe pa stabilitet politik, kemi situatë shumë shpërthyese ekonomike dhe sociale. Pa qartësi dhe stabilitet politik nuk do të ketë investime të jashtme dhe rrjedhimisht as zbutje të problemit të papunësisë.

    Niveli i lartë i papunësisë krijon rrënjët e jostabilitetit shoqëror dhe social dhe kjo është një e vërtetë që ka të bëjë jo vetëm me Kosovën dhe Ballkanin, por me gjithë botën. Për të zgjidhur këtë çështje, përkatësisht për të evituar shtyrjet e mëtejme, duhet që si prijëse në këtë çështje të dalin Shtetet e Bashkuara.

    Krahas Rusisë janë edhe disa vende tjera evropiane siç është Rumania, Sllovakia dhe të tjera që nuk janë në favor të pavarësimit të Kosovës. A mendoni se kjo situatë, pa vendim të qartë për statusin në Këshillin e Sigurimit, mund të shkaktoj përçarje në Bashkimin Evropian dhe rrjedhimisht të pamundësoi jo vetëm njohjen, por edhe vendimin për prani tjetër civile ndërkombëtare pas largimit të UNMIK-ut?

    Muajve të fundit Rusia është duke zhvilluar një politikë obstruksioniste në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rrjedhimisht nuk jam optimist sa i përket vendimit në Këshillin e Sigurimit. Mund të jetë që Moska është këmbëngulëse në rastin e Kosovës si përpjekje për të bërë marrëveshje nga e cila do të përfitonte diku tjetër. Nëse Rusia do të bllokoj vendimin në Këshillin e Sigurimit, roli i Kombeve të Bashkuara do të bëhet krejtësisht jo efektiv.

    Druaj se rreth çështjes së Kosovës edhe vendet e Bashkimit Evropian do të mbeten të përçara, për shkak të interesave të ndryshme nacionale. Kjo mund të jetë ose jo racionale, por është realitet politik. Supozoj se Bashkimi Evropian sërish do të jetë i paaftë për të vepruar. Rrjedhimisht, siç e kemi parë në vitet 90, Shtetet e Bashkuara bashkë me Britaninë e Madhe dhe aleatët më të ngushtë sërish duhet të marrin rolin prijës.

    Radikalët serbë thonë se në rast të pavarësimit të Kosovës, ata do të shpallin pavarësinë e pjesës veriore të Kosovës? A mendoni se në këtë rast situatat mund të kthehet te vitet e 90-ta kur çdo gjë kishte filluar në ish Jugosllavi?

    Gjërat janë shumë të paqarta dhe të pasigurta për të dhënë përgjegje në këtë pyetje. Mendoj se Beogradi nuk do të intervenoj ushtarakisht, sepse po bëri diç të tillë do të humbasë çdo shpresë për bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Udhëheqja në Beograd nuk ka as vullnetin dhe as makinerinë ushtarake që e dispononte Millosheviçi në vitet e 90-ta.

    Megjithatë nëse Serbia nuk intervenon dhe pjesa veriore nuk shpallë pavarësinë, nuk përjashtoi mundësinë që bashkësia ndërkombëtare t'u thotë kosovarëve në Prishtinë që atyre t'u lejojnë shkuarjen. Pra pranoni humbjen e veriut dhe ne do t'u ofrojmë ndihmë më të madhe ekonomike dhe politike dhe gjithsesi njohje të shpejt të pavarësisë dhe sovranitetit të plotë të Kosovës.

    Grupi i Kontaktit nga të gjitha palët ka kërkuar respektimin e kufinjve aktualë. Në këtë rast nëse pjesa veriore do t'i bashkohej Serbisë, a mendoni se situata në Luginën e Preshevës mund të mbetet e qetë dhe stabile, duke mos përmendur pjesët tjera të ish Jugosllavisë, për shembull Bosnjën?

    Kjo çështje është cilësuar si Kuti e Pandorës që në fakt ka errësuar zgjidhjen e statusit të Kosovës tash sa vite. Mendoj se politikisht është realiste dhe në harmoni me natyrën njerëzore që nëse serbët e veriut shkëpusin atë pjesë, atëherë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, me ndihmën e shqiptarëve nga jashtë, të marrin gjërat në duart e veta gjithashtu.

    Jeni optimist apo pesimist sa i përket zgjidhjes finale për Kosovën?

    Kisha për të thënë se jam realist. Parashikoj që në një periudhë të ardhshme të kemi shtetin e pavarur të Kosovës, por duket se pa pjesën veriore. Veriu me gjasë praktikisht dhe mbase faktikisht do të lidhet me Serbinë. Dilema konsiston në sa vijon: nëse kjo realizohet, atëherë do të shtrohet pyetja se çfarë do të bëhet me Luginën e Preshevës. Rrjedhimisht ka shumë çështje të hapura dhe përvoja e viteve 90 dëshmon se nuk është mençuri të bëhet parashikim i gjërave.

    Intervistoi: Melazim KOCI
    #VamosArgentina

  2. #202
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    hahaha ky qenka debil fare...atehere cfare per Luginen e Presheves? pjesen perendimore Maqedonise?

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    2

    Shkrimi sipas redaktorëve të gazetës"Di Presse", ...

    [FONT="Arial Narrow"]
    Përshëndetje, dhe falënderojë që tashmë më keni regjistruar në faqe të forumit shqiptar. Shkrimin e dy redaktorëve të gazetës “Di Presse” sapo e lexova, e lexova sepse siç klikova aty ku më sugjeruar mu hap në faqen ku ishte shkrimi për të cilën po bëjë fjalë. Dhe menjëherë u zhgënjeva, prandaj po ju drejtohem me nja dy fjalë.

    Përgjegjësve dhe kompetentëve të tjerë të stafit të menaxhimit të faqeve të forumit shqiptar, një sugjerim: shkrimet që janë të vjetruara në kuptimin kohor do të duhej t’i sistemoni në arshivën e forumit, dhe jo vetëm këtë shkrim, pra edhe shumë shkrime të tjera që nuk përkojnë me datën e re. Vizitorin i rastit apo edhe dashamiri i juaj i ardhshëm mund të shqetësohet dhe të zhgënjehet pse hasë në shkrime siç është ky i redaktorëve të gazetës”Di Presse. Me shpresë se nuk jeni ndier të prekur nga ky sugjerim, ju përshëndesë dhe uroj me gjithë zemër të jeni ndër më të mirët. Përndryshe nëse jeni të interesuar herë pas here mund të shkruaj për faqet e këtij forumi, kryesisht tema analitike si edhe tema të karakterit politiko-informativ, me nderime cena
    [/FONT]




    Autorët, në artikullin ekskluziv që botohet sot, thonë se dje - nga burimet diplomatike ndërkombëtare kanë marrë vesh se presidenti Ahtisari në dokumentin vendimtar për Kosovën ka propozuar pavarësi të mbikëqyrur. Por, autorët thonë se Moska po përpiqet ta frenojë procesin. Momenti vendimtar po afrohet. Në fillim të muajit shkurt të dërguarit e posaçëm të OKB-së Martti Ahtisari dhe Albert Rohan do të udhëtojnë në Beograd dhe në Prishtinë për të hedhur mbi tavolinë dokumentin gjithpërfshirës pë të ardhmen e Kosovës. Ndonëse ende po diskutohen detajet, një gjë tashmë është e qartë: Ahtisari në dokumentin e tij ka propozuar pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Këtë fakt gazeta vjeneze “Die Presse” ia ka arritur ta mësojë të mërkurën - siç thonë autorët e artikullit, nga qarqe diplomatike plotësisht të besueshme në Vjenë. Dy autorët e artikullit të gazetës që mban titullin “Kosova në rrugën e shtetit të mvetësishëm”, VILAND SHNAJDER DHE NORBERT RIF janë të njohur për lidhje të forta me qarqet diplomtike, posaçërisht me zëvendës kryenegociatorin Albert Rohan. Sipas autorëve të artikullit Serbia me ndihmën e Moskës, po lufton me gjithë fuqinë që ka kundër pavarësisë së Kosovës. Vëzhguesit e paanshëm menojnë se Moska mund te ndikoje që e ardhmja e Kosovës të mos qartësohet plotësisht. Mirëpo, janë pikërisht shtetet e BE të cilat po kërkojnë me ngulm që statusi i Kosovës të sqarohet. “BE do ta drejtojë misionin e ri ndërkombëtar në Kosovë dhe këtë do ta bëjë vetëm nëse krijohen rrethana plotësisht të qartë për të ardhmen e Kosovës” i ka thënë diplomati perëndimor gazetës vjeneze “Die Presse”. Sipas të njëjtit, shtylla kryesore e dokumentit të Ahtisarit mbështetet në konditat për mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë. Kjo ka rezultuar edhe nga bisedimet e Vjenës mes serbëve dhe shqiptarëve. Në këtë kuadër përcaktohen edhe kompetencat e misionit vëzhgues ndërkombëtar të BE që do ta mbikqyrë realizimin në praktikë të planit Ahtisari. Misioni ndërkombëtar do të vëzhgojë parapa supeve institucionet e Kosovës se në çmasë po zbatojnë kushtete e përcaktuara me dokumentin e pavarësisë. Die Presse ka marrë vesh se me 26. Janar Ahtisari dhe Rohan do ta diskutojnë edhe një herë dokumentin e përpiluar prej tyre me vendet e Grupit të Konstaktit. Një ditë më vonë, me 27 janar dokumentin për statusin e Kosovës Ahtisari do t’ia dorëzojnë në tavolinë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork. Pas kësaj në fillim të shkurtit dokumenti do tu dorëzohet të dy palëve, asaj serbe dhe shqiptare, ndërkaq statusi i propozuar për Kosovën është planifikuar që ta marrë bekimin në Këshillin e Sigurimit në muajin mars. Në këtë rast e papritura mund të ndodhë nga Rusia. Rrreth qëndrimt rus gazeta vjeneze “Die Presse” ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit për Evropë Dan Fried. Frid ka thënë se “Rusia çështjen e zgjidhjes së Kosovës e sheh në interes të stabilitetit balkanik”. “SHBA-të janë të përgatitura edhe për një version tjetër nëse zgjidhja nuk merrë rrugë në KS” i ka thënë gazetës vieneze një diplomat i lartë i Departamentit amerikan të shtetit. Sidoqoftë, ai nuk i ka treguar konkretisht gazetës se cili është plani tjetër, pasi sipas tij, çështja ende është e hapur.[/QUOTE]

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    2

    Lajmet e ditës

    Do të ishte mirë që të krijohet një faqe ekskluzivisht për lajme të reja, sidomos nga shtypi i huaj anë e këndë botës, madje edhe të përkthehen ato shkrime në mënyrë që të informohemi sa më shumë që është e mundur për dhe rrethë kosovës.
    me nderime cena

  5. #205
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Londra: Mbeshtetja jone per planin e Ahtisaarit

    E Merkure, 14 Mars 2007

    LONDER - Londra i dha mbeshtetjen e saj ndermjetesit te OKB-se, Martti Ahtisaarit, projektstatuti i te cilit per Kosoven nuk u pranua gjate bisedimeve mes Serbise dhe Kosoves. "Ka pasur veshtiresi kushtetuese, por mosmarreveshjet mes dy paleve mbeten te qarta, vecanerisht mbi ceshtjen themelore te statusit te Kosoves", deklaroi nje zedhenes i “Foreign Office”, i pyetur dje nga AFP-ja. "Beogradi dhe Prishtina treguan qarte se ishin gati te shkonin ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se dhe ne jemi dakord me te derguarin special, se jane ezauruar te gjitha mundesite", saktesoi ai. Ahtisaari njoftoi te shtunen, se drejtuesit e Serbise dhe Kosoves nuk kishin rene dakord mbi nje projekt per statusin e Kosoves gjate nje takimi te fundit ne Vjene.

    Korrieri

  6. #206
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Parisi: Projekti “Ahtisaari”, nje zgjidhje e ekuilibruar"

    E Merkure, 14 Mars 2007

    PARIS - Franca vleresoi dje projektstatuti i pergatitur nga ndermjetesi i OKB-se, Martti Ahtisaari, perbente "nje zgjidhje te ekuilibruar", pas deshtimit te bisedimeve mes Serbise dhe Kosoves. "Ne mungese te nje marreveshjeje te tille, projektstatuti i pergatitur nga Martti Ahtisaari na duket nje zgjidhje e ekuilibruar", i deklaroi shtypit zedhenesi i Ministrise franceze te Puneve te Jashtme, Jean-Baptiste Mattéi. "Aty pajtohen aspiratat e popullsise se gjere te Kosoves, me garanci serioze te ofruara per pakicat, vecanerisht per komunitetin serb, per te jetuar ne paqe dhe siguri, sidomos ne saje te nje pranie civile dhe ushtarake nderkombetare domethenese", vleresoi ai. Franca shprehu keqardhjen qe negociatat e drejtuara nga i derguari special nuk kishin mundesuar arritjen e nje marreveshjeje dhe rikonfirmoi "mbeshtetjen e saj te plote" ndaj veprimeve te Ahtisaarit, "ashtu si edhe ndaj propozimeve te tij", tha Mattéi.

    Korrieri

  7. #207
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Statusi i Kosoves, Ryker raport para KS te OKB-se

    E Merkure, 14 Mars 2007

    PRISHTINE - Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara do te shqyrtoje te henen e ardhshme, me 19 mars, raportin e shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker, per gjendjen ne Kosove, thuhet ne nje informacion te RTK-se. Sipas RTK-se, kjo vleresohet nga diplomatet ne Nju Jork, si "fillim i diskutimeve serioze per Kosoven". Bashke me shefin e UNMIK-ut do te udhetoje per ne Nju Jork edhe kryeministri i Kosoves, Agim Ceku. Nga Serbia pritet te shkojne ne Nju Jork Sanda Rashkovic-Ivic, nga Qendra Koordinuese serbe, si dhe keshilltaret e kryeministrit serb, Leon Kojen dhe Slobodan Samarxhic.

    Korrieri

  8. #208
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Statusi i Kosoves, kompromis ne Keshillin e Sigurimit

    E Merkure, 14 Mars 2007

    Diplomati me i larte i Departamentit te Shtetit per Evropen, Daniel Fried, shpreson ne arritjen e nje kompromisi ne Keshillin e Sigurimit mbi rezoluten per statusin e Kosoves. Fried thote se mendon qe Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te jete ne gjendje te miratoje nje plan per statusin perfundimtar te Kosoves. Kjo, megjithese ndermjetesi Martti Ahtisaari nuk arriti te siguroje nje marreveshje mes delegacionit shqiptar dhe atij serb pas nje viti bisedimesh.

    Ndihmessekretari i Shtetit, Daniel Fried, zhvilloi dje nje takim me gazetaret, pas bisedimeve qe zhvilloi ne Kosove, Serbi dhe Maqedoni. Me perfundimin pa rezultat konkret te bisedimeve njevjecare mes delegacionit shqiptar dhe atij serb, te gjitha palet presin sesi do te vazhdoje procesi pas paraqitjes se planit te zotit Ahtisaari ne Keshillin e Sigurimit. Vota ruse ne Keshillin e Sigurimit, mbetet enigma qe ve ne pikepyetje miratimin e planit te Ahtisarit: "Nuk do te presupozoja se Rusia do te vendose veton ne Keshillin e Sigurimit. Deri tani kemi punuar ne bashkepunim me ruset dhe synojme ta vazhdojme kete bashkepunim. Une nuk mund te flas ne emer te Rusise dhe nuk kam si ta di voten qe do te hedhe Rusia per rezoluten, por dua te them, qe ne kemi si synim te shkojme ne Keshillin e Sigurimit, te punojme me Grupin e Kontaktit dhe me aleatet dhe partneret tane lidhur me kete".

    Per momentin, thote ndihmessekretari i Shtetit Fried, ajo qe dihet eshte nevoja urgjente per te gjetur nje zgjidhje per statusin e Kosoves: "Mendoj se pas 8 vjetesh, perceptimi i pergjithshem ne Grupin e Kontaktit, pa diskutim edhe ne Uashington, eshte se populli i Kosoves ka nevoje per qartesi. Vonesat nuk do te sjellin qendrueshmeri, perkundrazi do te rrezikojne me tej paqen".

    “Zgjedhjet qe ka perpara komuniteti nderkombetar, - tha z. Fried, - nuk jane ideale, pasi zgjedhjet ideale u bene te paarritshme qe pas shperberjes se Jugosllavise”. Alternativa qe do te gjendet, thote zyrtari amerikan, do te permbushe keto kushte: "Nuk do te kthehemi ne vitin 1999 dhe nuk do te qendrojme ku jemi aktualisht. Prandaj duhet te shohim drejt se ardhmes dhe te zgjidhim statusin".

    Por, sic u pa edhe nga negociatat per status, vizioni i se ardhmes per shqiptaret dhe per serbet ka fare pak pika te perbashketa. Megjithate, zevendesndihmessekretarja e Shtetit, Rosmari Di Karlo, e cila ndoqi takimin e fundit mes delegacionit shqiptar dhe atij serb ne Vjene, thote se plani ofron nje zgjidhje pozitive per te dyja palet: "Kemi perpara nje propozim qe permireson jetet e serbeve dhe te shqiptareve ne Kosove dhe do te ndihmoje per krijimin e nje shoqerie shume me te qendrueshme atje".

    Beogradi po perpiqet te nxise komunitetin nderkombetar ta hedhe poshte planin e Ahtisaarit. Ditet e fundit, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica paralajmeroi se miratimi i ketij plani do te ishte precedenti me i rrezikshem ne historine e OKB-se, duke u hapur rrugen levizjeve separatiste ne vende te ndryshme te botes. Ndihmessekretari i Shtetit, Fried, e hodhi poshte si te pavlere nje paralajmerim te tille: "Kosova nuk sherben si precedent per ndonje situate tjeter. Ka shume rajone ne bote ku ka komunitete separatiste. Por askund ne bote nuk ka nje rajon te ngjashem me Kosoven. Askund tjeter nuk kemi nje prani te OKB-se per 7-8 vjet. Askund tjeter NATO-ja nuk ka nderhyre per te ndalur nje spastrim etnik. E kemi thene me pare dhe do ta themi perseri, se Kosova nuk sherben si shembull pararendes per asnje rajon tjeter".

    Ndihmessekretari i Shtetit, Fried, dha gjithashtu nje vleresim pozitiv te perpjekjeve te udheheqesve shqiptare per te mbajtur gjendjen nen kontroll dhe angazhimit te tyre per te ruajtur nje Kosove shumetnike. Zoti Fried nuk pranoi te spekulonte per nje kohezgjatje te diskutimeve ne Kombet e Bashkuara, por thekson nevojen dhe angazhimin e NATO-s per te qendruar ne Kosove, si nje garantues i sigurise.

    Marre nga BBC

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    "Gardian" shkruan për shqetësimet e kryeqendrave perëndimore nëse Rusia bllokon shpalljen e pavarësisë së Kosovës

    QIK

    Londër, 16 mars - Komentatori i politikës së jashtme të gazetës "Gardian" shkruan për shqetësimet e kryeqendrave perëndimore, para së gjithash të Uashingtonit, se në Kosovë mund të ndodhin përsëri konflikte nëse Rusia në Këshillin e Sigurimit bllokon shpalljen e pavarësisë. Kritikët e Presidentit Putin thonë se ai vetëm po përdor Kosovën për të treguar se Rusia përsëri ka ndikim në skenën ndërkombëtare, por gjërat mund vëzhgohen edhe kështu - bombardimi i Serbisë në vitin 1999, ishte një moment suksesi i Toni Blerit, por edhe nënçmim për presidentin e atëhershëm rus Jelcin; Rusia sot është më e fortë dhe ka ardhur koha që të paguhen llogaritë, shkruan komentatori i gazetës "Gardian". Autori i komentit përmend edhe mundësinë që në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian të ndodhin ndarje rreth Kosovës dhe transmeton paralajmërimin e Marti Ahtisarit se BE-ja - nëse nuk do të jetë unike rreth Kosovës - mund të harrojë ambicien që të luajë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Karpenter: Për statusin e Kosovës do të vendosin SHBA-të dhe fuqitë e tjera të mëdha

    QIK

    Uashington, 16 mars - Për statusin e Kosovës megjithatë do të vendosin SHBA-të dhe fuqitë e tjera të mëdha. Amerika dhe aleatët e saj shpresojnë që Rusia nuk do të përdorë veton dhe se plani i Ahtisarit do të mirarohet, përkatësisht Kosova do të ketë të ashtuquajturën "pavarësi të kushtëzuar", tha për "Zërin e Amerikës" analisti amerikan Ted Karpenter nga istituti "Kejto" (CATO) në Uashington. Sipas tij, kjo zgjidhje "nuk do të kënaqë as shqiptarët e Kosovës, as Serbinë, por mund të çelë rrugën drejt pavarësisë së plotë për disa vite". Por, Karpenter thotë se duhet pritur nëse Rusia do të përdorë të drejtën e vetos. "Nëse kjo ndodh Uashingtoni me aleatët do të përpiqet që në reazlimin e këtij synimi të gjejë një zgjidhje me të cilën do të anashkalohej Këshilli i Sigurimit", thotë ky analist amerikan.

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking

    QIK

    Me propozimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës flitet për pavarësi të pastërt, thotë Drashkoviq

    Beograd, 16 mars Me propozimin e Marti Ahtisari për statusin e Kosovës flitet për pavarësi të pastërt dhe formimin e një shteti me të gjitha atributet shtetërore, ka deklaruar për radion "Evropa e lirë" ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviq. I pyetur nëse Rusia i ka premtuar Serbisë veto në Këshillin e Sigurimit, Vuk Drashkoviq ka thënë se premtimi nuk është bërë nga nivelet më të larta ruse, siç do të ishte Presidenti ose Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë.

    Çfarëdo që të jetë statusi i Kosovës, bashkësia ndërkombëtare do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit, thotë Ryker

    Viti, 16 mars Shefi i UNMIK ut Joakim Ryker u ka thënë serbëve të Vërbovcit të Vitisë se çfarëdo që të jetë statusi i Kosovës, bashkësia ndërkombëtare është këtu dhe do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve. Shqetësimeve të qytetarëve serbë të paraqitur nga Zoran Kërsmanoviq dhe Sergjan Brankoviq rreth zbatimit të ligjeve, Ryker i është përgjigjur se ligjet në Kosovë do të jenë me standarde evropiane dhe të gjithë qytetarët do të gëzojnë të drejtat e tyre. "Përgatituni për institucione të reja të Kosovës, hyni në lojë që ta keni më lehtë dhe ta keni më mirë", i ka porositur serbët lokalë Kryeadministratori i Kosovës Joakim Ryker.


    Çeku beson se Rusia do të abstenojë në Këshillin e Sigurimit


    Prishtinë, 16 mars Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, pas takimit të rregullt javor me shefin e UNMIK ut Joakim Ryker, beson që Rusia nuk do ta përdorë veton në Këshillin e Sigurimit për rezolutën e re për Kosovën, por do të abstenojë. "Unë mendoj që Rusia nuk mund ta kundërshtojë planin dhe besoj që ajo në fund të fundit do të abstenojë. Nëse Rusia kundërshton planin ajo nuk kundërshton vetëm Ahtisarin dhe Kosovën, por me një veprim të tillë ajo kundërshton tërë Grupin e Kontaktit dhe bashkësinë ndërkombëtare?", theksoi Çeku. Kryeministri po ashtu duke komentuar qëndrimin e Rusisë gjatë procesit të negociatave, tha se Rusia ka pasur rezerva gjatë tërë kohës dhe sipas tij, ajo ka pasur qëndrim ndryshe nga anëtaret e Grupit të Kontaktit, mirëpo megjithatë të gjitha veprimet dhe parimet janë marrë me konsensus nga GK ja. Ai konsideron se propozimi për Kosovën nuk është vetëm plan kosovar dhe projekt i mbështetur vetëm nga institucionet, por këtë projekt tanimë e mbështet Ahtisari, GK, SHBA, BE. "Besoj që në fund Rusia do ta kuptojë që nuk ia vlen t'i prishë raportet me bashkësinë ndërkombëtare për Kosovën", theksoi Çeku. Ai shprehu kënaqësinë që procesi është duke ecur sipas dinamikës së paraparë dhe tani më propozimi për statusin e Kosovës është në Nju Jork dhe propozimi është i tillë çfarë e ka pritur pala kosovare. "Presidenti Ahtisari ka qenë i shumë i qartë se çfarë po propozon për statusin e Kosovës", tha Kryeministri Çeku. Ndërkaq, sa i përket vlerësimit të radhës në Këshillin e Sigurimit për të arriturat në Kosovë, Çeku tha se edhe vlerësimi teknik, por edhe vlerësimi politik i Sekretarit të Përgjithshëm të KB së është pozitiv. "Kështu që prapë kemi dëshmi se në Kosovë ka një përparim të vazhdueshëm". Ndërkaq, kreu i UNMIK ut, Ryker, konfirmoi se të hënën do të jetë në Nju Jork në takimin e KS së të KB së bashkë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun. Ai bëri të ditur se Presidenti i Kosovës do të ketë disa takime të tjera në Nju Jork.


    Rojters: Ahtisari në mënyrë të prerë do të rekomandojë pavarësinë për Kosovën

    Prishtinë, 16 mars - Në aneksin e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovë, Kryenegociatori Marti Ahtisari në mënyrë të eksplicite do të rekomandojë pavarësinë për Kosovën, ka bërë të ditur agjencia Rojters duke iu referuar burimeve të veta politike. Një burim politik nga Kosova i ka thënë kësaj agjencie të lajmeve se në këtë aneks rekomandohet pavarësi me mbikëqyrje ndërkombëtare. Rojters duke iu referuar një burimi tjetër politik, pohon se në këtë aneks të Ahtisarit, disa herë përmendet fjala pavarësi.


    Uizner: Në rast të refuzimit rus, "Kosova do të ndizet, kurse viktima do të jenë serbët"

    Bruksel, 16 mars I dërguari amerikan për statusin e Kosovës, Frenk Uizner tha se Kryeadministratori Marti Ahtisari i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për të ardhmen e Kosovë. "Fatkeqësisht ngjarjet e viteve të nëntëdhjeta ishin aq shokuese sa është e pamundur të imagjinohet se shqiptarët e Kosovës do të kthehen nën autoritetin serb", ka thënë Uizner në Komitetin e Senatit belg. Sipas tij është e pamundur të gjendet gjuhë e përbashkët pasi ajo thjesht nuk ekziston. Uizner ka vlerësuar se me gjithë përmbajtjen e Rusisë, qëndrimet e Moskës dhe Uashingtonit në fund do të harmonizohen dhe se Rusia nuk do të kundërshtojë miratimin e rezolutës së re në Këshillin e Sigurimit, me të cilën do të përcaktohet statusi i Kosovës. Uizner ka shtuar se NATO nuk ka ushtarë as vullnet politik që të përballet me reagimin eventual të shqiptarëve dhe ka paralajmëruar se në rast të refuzimit rus, "Kosova do të ndizet, kurse viktima do të jenë serbët", transmeton RFE.



    Sekretarit të përgjithshëm të OKB së iu dorëzuan dokumentet e Ahtisari për statusin e Kosovës


    Nju Jork, 16 mars Sekretarit të përgjithshëm të OKB së, Ban Ki Mun iu dorëzuan dokumentet e Marti Ahtisari për statusin e Kosovës. Këtë lajm e konfirmoi zëdhënësi Brenden Varma. "Unë mund të konfirmoj se zëvendësi i z. Ahtisari, Albert Rohan është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm, Ban Ki Mun dhe i dha raportin e z. Ahtisari për statusin e Kosovës dhe po ashtu edhe propozimin për zgjidhjen e statusit", ka thënë Varma. Ai ka shtuar se para muajit prill ose gjatë muajit prill mendohet se këto domkumente do të diskutohen në Këshillin e Sigurimit. Mirëpo burime të tjera bëjnë të ditur se plani i Ahtisarit në Këshillin e Sigruimit do të diskutohet më 26 mars.

    Ahtisari ka deklaruar se koncepti i tij për Kosovën është një pavarësi e mbikëqyrur

    Londër, 16 mars Kryenegociatori për statusin e Kosovës Marti Ahtisari i ka deklaruar BBC së se koncepti i tij për Kosovën është një pavarësi e mbikëqyrur ndërkombëtare. Ai ka thënë se Kosova do të duhej të ishte një entitet më praktik dhe të përgjigjet për çështjet e saja, por ka shtuar se shumica duhet të paguajë çmimin për ambiciet që ka duke i trajtuar pakicat në mënyrë të qytetëruar. Kjo pavarësi sipas tij do të mbikëqyret nga bashkësia ndërkombëtare, ku Bashkimi Evropian do të luajë një rol të rëndësishëm. "Dhe kjo është e rëndësishme, sepse të dy vendet shpresojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian dhe unë shpresoj të kenë sukses në këtë drejtim", ka thënë Ahtisaari. Mirëpo sipas tij, çështja e pakicave dhe mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme, dhe shumica në Kosovë, ka thënë Ahtisaari duhet t'i dëshmojë bashkësisë ndërkombëtare se mund t'i trajtojë të gjitha pakicat, jo vetëm serbët e Kosovës, në mënyrë të qytetëruar. Ahtisari ka shfaqur shpresën e tij që në Këshillin e Sigurimit të kuptohet se humbja e kohës nuk ndihmon askënd, dhe se ajo veçse i komplikon edhe më shumë gjërat. Vonesa na merr kohën e nevojshme për zhvillimin siç duhet të Kosovës, ka thënë në një intervistë për BBC në i dërguari i posaçëm i OKB së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

    Oli Ren: Kosova problemi i fundit rajonal që duhet zgjidhur me vendosmëri


    Sarajevë, 16 mars - Komisioneri për zgjerimin Oli Ren ka deklaruar për një gazetës të Sarajevës se Kosova është problemi i fundit i rajonit, të cilin duhet zgjidhur me vendosmëri, sepse, siç tha, askush nuk ka dobi nga shtyrja e zgjidhjes së statusit. "Kosova është problemi i fundit i rajonit. Duhet ta zgjidhim me një vendosmëri konsistente, për të siguruar që të ruhet stabiliteti rajonal gjatë këtij procesi. Askush nuk ka dobi nga shtyrja e mëtejshme e zgjidhjes së statusit të Kosoëvs. Ajo tashmë tetë vjet pret zgjidhjen e fatit të vet dhe ka ardhur koha që politikisht dhe juridikisht ajo të sqarohet", ka deklaruar Ren për gazetën e "Dnevni avaz". Sipas komisionerit Ren, "BE-ja ndoshta nuk është e lumtur për këtë, por është e detyruar që të luajë një rol kyç në praninë civile në Kosovë, posaçërisht në sundimin e ligjit dhe në implementimin civil në përgjithësi", është shprehut Ren, duke shtuar se edhe "NAT0 do të ketë një rol kyç në segmentin ushtarak duke garantuar siguri për të gjithë".

    Skefer hodhi poshtë mundësinë e shpërthimit të dhunës në Kosovë


    Sarajevë, 16 mars - Sekretari i përgjithshëm i NAT0-s, Jap de Hop Skefer, hodhi poshtë me vendosmëri mundësinë e shpërthimit të dhunës në Kosovë dhe të përhapjes së saj në pjesët e tjera të rajonit. "Kur bëhet fjalë për Kosovën, askush nuk duhe të ketë as dyshimin më të vogël se NAT0, përkatësisht KFOR-i janë të gatshëm dhe të aftë të zbatojnë mandatin që u është dhënë - që të garantojnë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët si gjatë ashtu edhe pas procesit të përcaktimit të statusit", ka theksuar kreu i NATO-s në Sarajevë.

    Ban Ki Mun i premton mbështetje të plotë dokumentit të Ahtisarit për statusin e Kosovës


    Nju Jork, 16 mars - Kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun i ka premtuar mbështetje të plotë dokumentit të Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, që iu dorëzua dje nga zv/kryenegociatori Albert Rohan, si "pavarësi e mbikqyrur ndërkombëtare", kanë konfirmuar diplomatët e KB. Këshilli i Sigurimit, siç pritet, do të takohet më 3 prill për të diskutuar për propozimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës Njoftohet se Kombet e Bashkuara kanë vendosur që përmbajtja e dokumentit të mos bëhet publike rreth një javë, derisa të mos u dorëzohet të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Mirëpo, siç mësohet, Albert Rohan disa diplomatëve në KB u ka konfirmuar se ekipi i Ahtisarit ka përfunduar se, pas krizës shumëvjeçare, pavarësia e mbikqyrur është zgjidhja më e mirë. Gjithashtu thuhet se pavarësia e Kosovës do të mbikqyret nga disa misione e organizata ndërkombëtare. Ndërkaq për datën e pavarësisë përfundimtare duhet të vendosë një komision i posaçëm që do të formohet nga shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit, përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 16-03-2007 më 09:56

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    Ahtisaari flet para dorëzimit të planit

    Arbër Vllahiu
    BBC, Vjenë

    Plani Ahtisaari pritet t'i dorëzohet të enjten Sekretarit Ban Ki Moon
    I dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, i ka deklaruar BBC-së se koncepti i tij për Kosovën është një pavarësi e mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.
    Ai ka thënë se Kosova do të duhej të ishte një entitet më praktik dhe të përgjigjet për çështjet e saj, por ka shtuar se shumica duhet të paguajë çmimin për ambiciet që ka duke i trajtuar pakicat në mënyrë të qytetëruar.

    Megjithëse i rezervuar në deklarimet për propozimin mbi statusin e Kosovës, para se plani i tij t'i dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i dërguari i posaçëm për statusin, Martti Ahtisaari në një intervistë me BBC-në, ka deklaruar se koncepti që ka patur në mendje gjithmonë është që Kosova do të jetë një entitet më i efektshëm, më praktik, do të përgjigjet për çështjet e veta dhe kjo pavarësi do të mbikëqyret.

    Kjo pavarësi sipas tij do të mbikëqyret nga bashkësia ndërkombëtare, ku Bashkimi Evropian do të luajë një rol të rëndësishëm.

    "Dhe kjo është e rëndësishme, sepse të dy vendet shpresojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian dhe unë shpresoj të kenë sukses në këtë drejtim", ka thënë Martti Ahtisaari.

    Mirëpo sipas tij, çështja e pakicave dhe mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme, dhe shumica në Kosovë, ka thënë Ahtisaari duhet t'i dëshmojë bashkësisë ndërkombëtare se mund t'i trajtojë të gjitha pakicat, jo vetëm serbët e Kosovës, në mënyrë të qytetëruar.

    Kjo është një kërkesë e madhe për shumicën, por është një çmim që duhet paguar për ambicie të tilla, sikurse i ka shumica, ka thënë ai.

    Plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, të enjten pritet t'i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon nga zëvendës negociatori Albert Rohan, ndërkohë që më 26 mars ai do të kalojë në duart e anëtarëve të KS, i përkthyer në 15 gjuhë.

    Zoti Ahtisaari ka thënë se është e rëndësishme që plani të mbetet në Këshillin e Sigurimit, sepse, sipas tij, aty zhvillohet pjesa e fundit e procesit.

    Ai ka shfaqur shpresën e tij që në Këshillin e Sigurimit të kuptohet se humbja e kohës nuk ndihmon askënd, dhe se ajo veçse i komplikon edhe më shumë gjërat.

    Vonesa na merr kohën e nevojshme për zhvillimin siç duhet të Kosovës, ka thënë në një intervistë për BBC-në i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Sekretari i përgjithshëm i OKB merr propozimin përfundimtar për statusin e Kosovës

    NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun mori të enjten (15 mars) propozimin përfundimtar të zgjidhjes së statusit të Kosovës përgatitur nga i dërguari i posaçëm i OKB Marti Ahtisaari. Atë e dorëzoi ndihmësi i Ahtisaarit, Albert Rohan. Plani do t'i jepte Kosovës të drejtën për të përfunduar marrëveshje ndërkombëtare, për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për të marrë përgjegjësinë për qeverisjen e vetes, duke fituar kështu një formë të pavarësisë së mbikqyrur. Serbia e kundërshton planin, ndërsa krerët shqiptarë të Kosovës e mbështesin atë, në parashikim të pavarësisë së plotë. Këshilli i Sigurimit i OKB pritet të nisë diskutimet mbi propozimin në 26 mars. (Tanjug, B92, Beta, Reuters -16/03/07)
    #VamosArgentina

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qente le te lehin, karvani shkon perpara! Nuk me eshte dhene rasti te shkoj ne Kosove. Kosova me vete, do jete i pari rast i lumtur per mua. Mezi po e pres!

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    QIK

    Athina dhe Roma janë për një qëndrim unik të BE-së për Kosovën e pas statusit
    Athinë,


    20 mars - Bashkërendimi i plotë Athinë Romë për një qëndrim unik si një kusht i domosdoshëm për rolin parësor që i rezervohet Brukselit në Kosovën e pas statusit, është shprehur në takimin e shefit të diplomacisë italiane Masimo d'Alema me ministren e jashtme greke Dora Bakojani. "Përmes angazhimit evropian që do të lehtësojë dialogun midis dy palëve, pra midis Serbisë edhe Kosovës, të arrijmë në një zgjidhje, që nuk do të përbëjë poshtërim për asnjerën palë dhe nuk do të krijojë vështirësi të reja në Ballkan", tha D'Alema, duke renditur Ballkanin të parin në axhendën e bisedimeve me homologen e tij greke, njofton "Dojçe vele" nga Athina. Ndërkaq, sa i përket zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, ministrja greke Bakojnai tha se "synojmë në një zgjidhje të qëndrueshme që do të përforcojë sigurinë rajonale dhe stabilitetin", por duke mos përmendur një "konsesus paraprak" dhe "mundësinë e një dialogimi të ri midis Prishtinës dhe Beogradit". Po sipas kësaj radioje gjermane, sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs në Uashington sot do të takojë ministrin italian D'Alema, ndërkaq të enjten edhe ministren greke Bakojani, dhe siç thuhet Kosova do të jetë nga temat kryesore për diskutim

    Sejdiu vlerëson mbështetjen e përgjithshme të KS rreth nevojës së qartësisë së statusit të Kosovës

    Londër/Nju Jork, 20 mars - Presidenti Fatmir Sejdiu tha se bashkësia ndërkombëtare ka nxjerrë konkluzionin se çështja e Kosovës është e pjekur për të ecur në procesin e definimit të statusit politik dhe i jep një mbështetje të rëndësishme pakos së Presidentit Ahtisari. Për raportin e shefit të UNMIK-ut para Këshillit të Sigurimit, Presidenti Sejdiu tha se "është një vlerësim objektiv që çmon kualitetin e veprimeve që janë bërë në Kosovë nga ana e institucioneve të Kosovës". Ndërkaq për adresimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Presidenti Sejdiu tha se kishte informuar për të gjitha zhvillimet e deritashme dhe "për gatishmërinë e Kosovës për të ecur në periudhën e mëtejshme si një shtet sovran e i pavarur, duke kërkuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës". Si një element të rëndësishëm ai veçoi mbështetjen e përgjithshme të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, e cila është e qëndrueshme që i jep nevojës së qartësisë për formulën e statusit politik të Kosovës dhe hapjes së perspektivës së saj në zhvillimet e mëtejshme. Duke komentuar qëndrimin e Rusisë në KS dhe kërkesën e saj për vazhdimin e negociatave, Presidenti Sejdiu tha se është me rëndësi që Rusia ka qenë dhe është anëtare e Grupit të Kontaktit dhe angazhimi i saj ka qenë paralel me gjithë anëtarët e tjerë për të mbështetur procesin që Presidenti Ahtisaari e ka zhvilluar gjatë këtyre 14 muajve. Ai shfaqi mendimin se Rusia në periudhën e ardhshme nuk do të jetë subjekt ndërkombëtar i ndarë, por do të jetë bashkë me vendet e tjera, duke inkurajuar paralelisht nevojën e gjetjes së formulës së qëndrueshme, në kuptimin e stabilitetit të përgjithshëm. Njëherit Presidenti Sejdiu nuk deshi të komentojë gjestin e përfaqësuesit rus në KS, por konsideron se qasja e përgjithshme do të jetë qasja e përbashkët e gjithë faktorëve të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit, "dhe se mbi këtë bazë është e nevojshme që vërtetë të shkohet shumë shpejt në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës". Duke folur për takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, Presidenti Sejdiu, e vlerësoi si një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm, sidomos mbështetjes që i jepet pakos së Ahtisaari dhe nevojës që procesi i përmbylljes së statusit të Kosovës të shkojë shpejt. Ban Ki Mun çmon shumë lart arritjet e përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe pjekurinë për nivelin e deritanishëm të veprimit institucional dhe të vizionit politik për të ardhmen e Kosovës, që dëshiron integrimet e Kosovës në mekanizmat euro atlantikë, tha Presidenti Sejdiu për BBC-në.

    "Lë Mond": Ahtisari ka propozuar pavarësi për Kosovën


    Paris, 20 mars - I dërguari i KB për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari, në raportin e tij konfidencial ka propozuar pavarësi për Kosovën, njofton gazeta "Lë Mond" (Le Monde) e Parisit, duke bërë publike pjesë nga raporti. "Pavarësia nën mbikqyrjen ndërkombëtare është opsioni i vetëm i zbatueshëm" për Kosovën, i ka thënë Ahtisaari sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon. Sipas kësaj gazete franceze, Ahtisaari ka shkruar se "mbajtja e administratës ndërkombetare nuk është e përshtatshme" për Kosovën, por edhe "riintegrimi në Serbi nuk është opsion. "Ka ardhur koha të përcaktohet statusi i Kosovës", ka thënë Ahtisaari. "Pavarësia ofron garancat e vetme kunder rrezikut" të jostabilitetit, ka thënë ai. "Ajo gjithashtu është shansi i vetëm për një partneritet të qëndrueshëm me Serbinë", ka thënë ai. "Lë Mond" shkruan se sipas planit të Ahtisaarit, Kosova do të ketë kushtetutën e saj, por "për fazën fillestare do të jetë nën mbikqyrjen e "personelit civil të emëruar nga Bashkimi Evropian".



    Përfaqësuesi amerikan në OKB i dha mbështetje raportimi të shefit të UNMIK ut në Këshillin e Sigurimit

    Nju Jork, 20 mars - Zëvendësambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Alehandro Ulf ka shprehur mbështetjen për raportimin e shefit të UNMIK ut Joakim Ryker në Këshillin e Sigurimit. Ulf kundërshtoi qëndrimin e ambasadorit rus Vitali Çurkin. "Dëgjuam të njëjtin raport, por kemi nxjerrë përfundime të ndryshme. Zoti Ryker bëri një paraqitje të baraspeshuar e objektive. Ai foli për decentralizimin, të drejtat e pakicave dhe shkallën e dhunës. Të gjitha këto çështje janë të rëndësishme dhe brenda mandatit të zotit Ryker. Ne jemi shumë të kënaqur me raportin dhe e shprehëm qëndrimin tonë", tha Alehandro Ulf mbrëmë në Këshillin e Sigurimit pas debateve për Kosovën.


    Durlo: Shtyrja e statusit të Kosovës shpie në destabizilim, s'do të kishte asgjë pozitive


    Beograd, 20 mars - Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo i ka quajtur spekulime pohimet se Këshilli i Sigurimit nuk do të shqyrtojë dokumentin e Ahtisarit për Kosovën sidomos pjesën që ka të bëjë me statusin. "Do të shohim çfarë do të ndodhë, por e vërteta është se Këshilli i Sigurimit mund të bëjë ç'të dojë", tha Durlo, duke përkujtuar se pesë anëtarët e Grupit të Kontaktit kanë dhënë kornizën për negociata. Do të ishte shumë befasuese që KS tani të shpërfillë propozimin e Ahtisarit dhe të nisë çdo gjë praktikisht nga asgjë. "Ne mendojmë se propozimi ynë është më i miri, se duhet të miratohet si i tillë, dhe sa më parë", është shprehur Durlo për mediat serbe. Ai ka nënvizuar se shtyrja e mëtejshme e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të çojë vetëm në destabizilim, e nuk do të kishte asgjë pozitive. Durlo theksoi se tetë vjet të Kosovës nën administratën e përkohshme dhe dhuna e marsit të viti 2004 i ka treguar botës se në Ballkanin Perëndimor ekziston një problem që duhet zgjidhur. Ajo që ndodhi në mars të viti 2004, tha Durlo, i solli imizh të keq shqiptarëve në bashkësinë ndërkombëtare, e cila për shkak se ishte e zënë me çështjet e tjera si Afganistani, Iraku dhe terrorizmi global, e kuptoi se ekziston një konflikt i "ngrirë". i cili mund të "shkrihet".


    Uizner porositi shqiptarët që ta pranojnë planin e Ahtisarit si udhërrëfyes drejt një Kosove të pavarur

    Çikago, 20 mars - I dërguari amerikan për statusin e Kosovës ambasadori Frenk Uizner ka deklaruar se SHBA-të dhe aleatët e saj fuqishëm mbështesin planin e Ahtisarit për Kosovën, të cilin e vlerësoi si bazament të shëndoshë për të ardhmen e Kosovës, cila synon të jetë pjesë e familjes evropiane dhe e inkuadruar në strukturat e euroatlantike. Gjatë një takimi në selinë e Këshillit të Çikagos për Çështje Globale me komunitetin shqiptaro amerikan në shtetin e Ilinoisit, ambasadori Uizner ka thënë se plani i Ahtisarit nuk e përmend fjalën pavaresi, sepse ai nuk e ka pasur për detyrë ta bëjë këtë. Por, ai theksoi se ky është një plan i cili Kosovën do ta çojë aty ku synohet. "Unë e di se shqiptarët e Kosovës me këmbëngulje kërkojnë pavarësi, por më parë duhet ndërtuar institucione të shëndosha, të cilat do të jenë në gjendje ta mbajnë shtetin e pavarur të Kosovës. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës jemi duke e bërë këtë dhe dita-ditës dhe punët po avancohen", është shprehur Uizner, njofton bashkëpunëtori i QIK-ut nga Çikago. I dërguari amerikan lavdëroi Grupin Negociator të Kosovës për të cilin tha se ka bërë një punë të mirë rreth negociatave në Vjenë dhe gjithmonë ka bashkëpunuar me zotin Athisari. Ndërkaq, për palën serbe tha se këtë nuk e ka bërë, duke e refuzuar planin si të papranueshëm. Prandaj, tha Uziner, zoti Athisari e përfundoi raundin e fundit të bisedimeve dhe para disa ditëve në KB e dorëzoi versionin e fundit të planit të tij për Kosoven. Uizner tha se KS i KB pasi ta analizojë dhe duhet ta votojë planin. I pyetur nga pjesëmarrësit e takimit nëse Rusia do të vërë veto në KS, Uziner tha se Amerika është duke punuar me të madhe që kjo mos të ndodhë. Ai me tërë fuqinë prej diplomati të rryer porositi shqiptarët që ta pranojnë këtë plan si udhërrëfyes drejt një Kosove të pavarur. Ndërkaq, dekani me origjinë shqiptare i Western Illinois University, Nikolla Pano tha se populli i Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës ka vuajtur shumë dhe tani është në pritje të rezultatit të bisedimeve dhe mundesisë që Kosova të bëhet shtet i pavarur sa më shpejt aq më mirë me qëllim të evitimit të ndonjë përshkallëzimi eventual. Pjesëmarrësit e këtij takimi i shtruan shumë pyetje zotit Uizner rreth planit të Ahtisarit për Kosovën. Por edhe ambasadori Uizner edhe pjesëmarrësit e komunitetit shqiptar u ndanë të kënaqur me shpalosjen e planit të Ahtisarit për Kosoven. Për këtë, përveç ambasadorit Uizner, meritë të posaçme ka edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Çikagos për Çështje Globale, Simon O'Rourke dhe stafi i tij.


    Presidenti Sejdiu kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm që të nxisë përfundimin e procesit për Kosovën


    Prishtinë/Nju Jork, 20 mars - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në selinë e OKB së në Nju Jork pati një takim jashtëzakonisht të frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB së, Ban Ki Mun. Presidenti Sejdiu kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm që të nxisë përfundimin e shpejtë të procesit për Kosovën në kuadër të Këshillit të Sigurimit. "Çështja e Kosovës është pjekur për t'u zgjidhur me bërjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, i cili do t?i respektojë të drejtat dhe liritë qytetare dhe të komuniteteve pakicë, mbështetur në standardet më të larta ndërkombëtare", tha Presidenti Sejdiu, duke theksuar se Kosova si shtet sovran dhe i pavarur synon integrimet në strukturat euro atlantike dhe anëtarësimin e vet në organizmat ndërkombëtarë, përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Sekretari i Përgjithshëm i OKB së, Ban Ki Mun, e çmoi bashkëpunimin e Presidentit Sejdiu dhe të Ekipit të Unitetit me emisarin e tij për statusin e Kosovës, Presidentin Ahtisaari. Bani Ki Mun u shpreh në përkrahje të planit të Ahtisarit për Kosovën, duke theksuar se është i përkushtuar që çështjen ta procedojë sa më shpejt në Këshillin e Sigurimit. Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se ky proces mund të marrë një kohë të caktuar, duke respektuar procedurat e parapara në kuadër të OKB së. Presidenti Sejdiu dhe Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Mun këmbyen mendime edhe për përgatitjen e Kosovës për procesin e tranzicionit drejt periudhës së pas statusit. Presidenti i Kosovës ka pasur takime te veçanta me përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ai zhvilloi takime me përfaqësuesit e Belgjikës, Italisë, të Afrikës Jugore, por edhe të Gjermanisë, e cila nuk është anëtare e KS, por është anëtare e Grupit të Kontaktit, dhe vend që aktualisht kryeson Unionin Evropian. Në të gjitha këto takime iu dha mbështetje propozimit të Presidentit Ahtisaari për Kosovën. Presidenti Sejdiu kërkoi nga të gjithë bashkëbiseduesit mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentit të Kosovës.

    Ryker ka thënë se të gjitha komunitetet në Kosovë meritojnë qartësi për të ardhmen

    Nju Jork, 20 mars - Duke raportuar për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker ka thënë se të gjitha komunitetet në Kosovë meritojnë qartësi për të ardhmen sepse kjo do të ishte e dobishme për të gjithë qytetarët. Ryker konstatoi se edhe serbët kanë nevojë për qartësi që të marrin guxim për të marrë vendime brenda institucioneve të Kosovës dhe të bëhen pjesë e angazhuar e shoqërisë kosovare. "Shqiptarët dhe komunitet e tjera kanë nevojë për qartësi të statusit për t'u ndier të sigurt se të ardhmen që po ndërtojnë me liderët e tyre është e përhershme dhe e qëndrueshme pas gati tetë vjet të administrimit ndërkombëtarë", ka thënë Ryker. Ai ka shprehur besimin se angazhimi i vazhdueshëm i Këshillit ië Sigurimit do të sigurojë që të stabilizohet tërë rajoni dhe të mënjanohen pengesat për udhëtimin drejt Evropës. Ryker ka shprehur shqetësimin për efektin destabilizues që mund të ketë çdo shtyrje në procesin e statusit që mund ta bëjë të pamundshme zgjidhjen e qëndrueshme për Kosovën. Propozimet e Ahtisarit për statusin e Kosovës, ka thënë Ryker, "përgjithësisht janë pritur mirë" nga shqiptarët e Kosovës dhe janë mirëpritur nga Ekipi i Unitetit. Sipas tij, decentralizimi dhe kompetencat shtesë për komunat me shumicë serbe përgjithësisht është parë si një gjë e vështirë nga ana e shqiptarëve të Kosovës por edhe si kompromis i pranueshëm për të akomoduar pakicën serbe në Kosovë. Në anën tjetër, Ryker ka shtuar se "reagimi i serbëve të Kosovës ndaj propozimit përgjithësisht ka qenë negativ në përputhje me pikëpamjet e shprehura nga liderët politikë në Beograd duke i injoruar në masë të madhe dispozitat e propozimit për mbrojtjen e të drejtave të serbëve, interesave dhe identitetit të tyre, siç janë decentralizimi di dhe zonat mbrojtëse për monumentet fetare dhe kulturore". Po ashtu Ryker ka vlerësuar se liderët politikë të Kosovës janë duke intensifikuar përpjekjet për t'u afruar me serbët e Kosovës dhe për t'i siguruar ata se propozimi për statusin përmban një varg aranzhmanesh të hartuara me kujdes për të mbrojtur plotësisht të drejtat e tyre, interesat dhe identitetin. Ryker ka bërët të ditur se liderët politikë të shqiptarëve dhe Ekipi Negociator kanë bërë përpjekje të mëdha për të inkurajuar durimin në mesin e popullatës dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e qetësisë dhe besimin në procesin e statusit.


    Presidenti Sejdiu e vlerësoi pozitivisht qasjen e Rykerit para KS


    Nju Jork, 20 mars Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili mori pjesë në punimet e Këshillit të Sigurimit të OKB së, e ka vlerësuar pozitivisht qasjen Kryeadministratorit Joakim Ryker para Këshillit të Sigurimit të OKB së lidhur me procesin për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. 'Kjo ishte një qasje interesante dhe në u përfshinë të gjitha proceset pozitive që janë bërë në Kosovë, që është një impuls që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më shpejtë. Në këtë kontekst mendoj se kjo qasje e z. Ryker ishte edhe një shansë e mirë që të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të angazhohen për zgjidhjen e statusit final të Kosovës', ka thënë Presidenti Sejdiu. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidenti Sejdiu, ka pasur disa takime me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme në OKB. Gjatë ditës së djeshme ai u takua me ambasadorin e Belgjikës dhe me ambasadorin gjerman. Ai më vonë është takuar edhe me Kryesuesin e KS ambasadorin jugoafrikan, ambasadorin italian. Sot Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me sekretarin për operacione paqësore me ambasadorin amerikan, me ambasadorin francez, si dhe me ambasadorët e Kongos, Sllovakisë, Indonezisë dhe Kinës. Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me ambasadorin rus në OKB Vitalij Çurkin, si dhe me ambasadorin e Britanisë së madhe.

    Çurkin braktis seancën e KS kushtuar Kosovës, duke akuzuar shefin e UNMIK ut se është i njëanshëm

    Nju Jork, 20 mars Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, ka braktisur seancën e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës, duke akuzuar shefin e UNMIK ut Joakim Ryker se është vënë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. "Deklaratat e Rykerit janë skajsmërisht parciale. Ai është përcaktuar për pavarësinë e Kosovës në vend që të flasë për zbatimin e Rezolutës 1244 dhe për situatën që ndërlidhet me kriteret demokratike", ka thënë Çurkin. Ambasadori rus përsëriti qëndrimin e Rusisë se Këshilli i Sigurimit nuk mund të imponojë një zgjidhje për statusin e Kosovës ndërkohë që nuk ka një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit. Ambasadori rus e quajti raportin të njëanshëm. "Në vend që të diskutojë mbi standardet, raporti bëhet avokat i pavarësisë. Zoti Ryker veçoi vetëm një parim në raportin e tij, parimin se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga populli i Kosovës, por, shtoi diplomati rus, pjesë e popullatës janë edhe pakicat në Kosovë ndërkohë që zbatimi i standardeve le shumë për të dëshiruar".

    Departamenti amerikan i Shtetit mbështet dokumentin e Ahtisarit

    Uashington, 20 mars - Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë thirjen e Rusisë për largimin e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari. Departamenti amerikan i Shtetit mbështet dokumentin e Ahtisarit për statusin final të Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Shon Mekormak tha se Ahtisari ka bërë një punë të mirë për një çështje shumë të vështirë. "Është koha që të kemi ndonjë zgjidhje të mundshme për çështjen e Kosovës", tha Mekormak. Ai ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare po i ofrohet një pike ku do të provojë të mbyll një çështje shumë të vështirë dhe të ndjeshme. Mekormak këto komente i bëri në përgjigje të thirrjeve që i bëri kreu i Sigurimit Kombëtar të Rusisë Igor Ivanov për ta emëruar një të dërguar tjetër për Kosovën.

    Zyra e Ahtisarit hodhi poshtë kërkesën ruse për vazhdimin e bisedimeve

    Vjenë, 20 mars Zyra e Kryenegociatorit për statusin e Kosovës Marti Ahtisari hodhi poshtë kërkesën ruse për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit "për shkak se nuk ka qëndrime të përbashkëta mes dy palëve, pasi ato kanë mbetur larg njëra tjetrës si në fillim të procesit". Bisedimet mes dy palëve janë shterrur, ka thënë Remi Durlo, zëdhënës i z. Marti Ahtisari në Vjenë. Ky reagim vjenë pas qëndrimit rus në favor të vazhdimit të negociatave për statusin e Kosovës.

    Oli Ren hodhi poshtë kërkesën e Moskës për vazhdimin e bisedimeve


    Bruksel, 20 mars Komesionari për Zgjerimin Oli Ren ka hedhur poshtë kërkesën e Moskës për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkesën që ka të bëjë me zëvendësimin e Marti Ahtisarit me një negociator tjetër. "Nuk ka fare kuptim as të mendohet që të ketë ndonjë negociator tjetër, nuk ka kuptim të përndjeket Marti Ahtisari, sepse ai ka bërë një punë të shkelqyeshme dhe ka dhënë një propozim gjithëpërfshirës. Beogradi dhe Prishtina kanë paraqitur qëndrimet diametralisht aq të kundërta rreth çështjes kyçe të statusit tëp Kosovës sa që nuk ka kuptim as të mendohet për përpjekje tjera për negociata", ka thënë komesionari Ren. Ai i bëri këto komente në Bruksel në një konferencë për samitin e ardhshëm të Berlinit dhe kufijtë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka shfaqur shpresën se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të veprojë me përgjegjësi rreth Kosovës në mënyrë që të gjendet zgjidhja e cila do ta stabilion Kosovën dhe do ta ndihmojë integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian.
    ----------------------------------


    Komisioni Evropian ka aprovuar një shumë të konsiderueshme financiare për Kosovën
    Prishtinë, 20 mars Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e qartë dhe duhet të vazhdohet edhe mëtutje të punohet në këtë mënyrë. Kështu ka pohuar përfaqësuesi personal i Havier Solanës në Prishtinë, Torbion Solstrom në një konferencë me temën: "Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian", organizuar nga organizata joqeveritare "Emancipimi civil më ndryshe". Solstrom po ashtu ka theksuar për të vazhduar rrugën për integrim Kosovës i duhen tri gjëra: definimi i statusit dhe zbatimi i marrëveshjes për statusin, si dhe nevojitet angazhimi i institucioneve të Kosovës për reformat, të cilat e lëvizin vendin drejt Bashkimit Evropian. Ai ka nënvizuar se Bashkimi Evropian po bënë përpjekje që Kosova të ketë mbështetje financiare dhe teknike. "Komisioni Evropian para disa kohësh ka aprovuar një shumë të konsiderueshme financiare që do t[i dedikohet Kosovës", ka thënë Solstrom. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë vlerësuar se prioritetet e institucioneve të Kosovës pas statusit duhet të jenë plotësimi i standardeve për integrimet evropiane.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  16. #216
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ministri i Jashtëm francez: S’do ketë ndarje, as shtyrje të bisedimeve

    Franca, pro pavarësisë: OK me Ahtisarin për Kosovën

    Edhe Franca, e cilësuar jo zyrtarisht si "vëllai i madh i Jugosllavisë" është pro pavarësisë së Kosovës. Zyrtarisht këtë e pohoi dje në Prishtinë ministri i Jashtëm francez, Philippe Douste-Blazy.

    "Jam këtu për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës për dokumentin 'Ahtisaari'". Gjatë të gjitha takimeve ministri tregoi qartë se plani i OKB-së, që i hap rrugën pavarësisë së Kosovës, përbën një mundësi unike për të siguruar stabilitet në rajon. "Franca mbështet plotësisht këtë projekt. Ai përbën një mundësi unike për të siguruar stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit". Blazy u bëri thirrje serbëve të Kosovës të shfrytëzojnë mundësinë e paketës "Ahtisari". "Komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë as ndarjen e Kosovës, as shkeljen e statusit të ri si nga kosovarët ashtu edhe nga serbët", nënvizoi ai. Franca, mendohej si një ndër vendet që do të kishte dyshimet e veta lidhur me paketën "Ahtisari". Qartësimi i pozicionit të saj dje e lë Serbinë me vetëm një aleat të madh pro saj, Rusinë. Kjo e fundit vazhdon të kundërshtojë pakon "Ahtisari" dhe të mbrojë interesat serbe për mosdhënien e pavarësisë së kosovarëve. Rusët kërkojë rihapjen e bisedimeve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. "Të gjitha palët kanë pasur kohën e duhur në dispozicion për t'u shprehur (...) Aktualisht nuk shohim asgjë tjetër që mund të ndikojë në zhvillimet e mëtejshme të kësaj çështjeje", theksoi ministri. Vizita e Douste-Blazy bëhet në kohën kur çështja e Kosovës pritet të paraqitet javën e ardhshme në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Rusia nga ana tjetër është shprehur disa herë se është kundër çdo zgjidhjeje që nuk do të pranohej nga Beogradi. Megjithatë, Douste Blazy u shpreh optimist, duke nënvizuar se janë ende duke u zhvilluar bisedime për arritjen e një konsensusi në Nju Jork.

    SHBA për pavarësinë
    Kosova paraqet një rast unik. Kjo është përgjigjja e Shteteve të Bashkuara lidhur me pretekstin e ngritur nga Rusia, se pavarësia e Kosovës mund të hapë rrugën për krijimin e shteteve të tjera në Rusi. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, pohohet se qëndrimi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara është se Kosova paraqet një rast unik, në të cilin, deri më tani, në përmasa të papara, janë të përfshira Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja.

    Shpërthimi
    Një shpërthim i fuqishëm tronditi Prishtinën. Bomba shpërtheu të martën në orën 21:30, në oborrin e restorantit "Samuraj", në rrugën "Fehmi Agani", në një zonë në qendër të kryeqytetit kosovar. Në restorant, sipas burimeve, ndodheshin disa përfaqësues të huaj dhe politikanë kosovarë. "Policia po zhvillon hetimet dhe mendohet se mjeti shpërthyes ka qenë një bombë dore.

    Panorama

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42

    Propozimi Gjithëpërfshirës Për Marrëveshjen

    Neni 1 Dispozitat e përgjithshme

    1.1 Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

    1.2 Ushtrimi i autoritetit publik në Kosovë do të bazohet në barazinë e të gjithë qytetarëve dhe respektimin e nivelit më të lartë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ndërkombëtarisht të pranuara, si dhe në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    1.3 Kosova do të miratojë Kushtetutën. Kushtetuta e Kosovës do të përshkruajë dhe garantojë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, të cilët janë të domosdoshëm për tu siguruar se Kosova qeveriset sipas standardeve më të larta demokratike, dhe e cila do të promovojë bashkëjetesën paqësore dhe prosperitetin e të gjithë banorëve të saj. Kushtetuta do të përfshijë parimet dhe dispozitat e përfshira në Aneksin I të kësaj Marrëveshjeje, por nuk do të kufizohet vetëm në to.

    1.4 Kosova do të ketë ekonomi të hapur të tregut me konkurrencë të lirë.

    1.5 Kosova do të gëzojë të drejtën e negocimit dhe lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    1.6 Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe.

    1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.

    1.8 Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.

    1.9 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha entitetet e përfshira në implementimin e kësaj Marrëveshje dhe do të ndërmarrë të gjitha obligimet që parashihen për të me këtë Marrëveshje. Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen të bashkëpunojnë në mirëbesim sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me implementimin dhe realizimin e kushteve të kësaj Marrëveshjeje.

    1.10 Komuniteti ndërkombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efektiv dhe efikas të kësaj Marrëveshjeje, sipas përkufizimeve të ofruara në Anekset IX, X, XI. Kosova gjithashtu do të ftojë bashkësinë ndërkombëtare që t’i ndihmojë Kosovës në përmbushjen e suksesshme të obligimeve të saja.


    Neni 2 Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut

    2.1 Kosova do të promovojë, mbrojë dhe respektojë nivelin më të lartë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejta Civile dhe Politike, dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokolleve të saj. Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme drejt ratifikimit të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokolleve të saj.

    2.2 Të gjithë njerëzit e Kosovës kanë të drejtë të gëzojnë drejtat e njeriut dhe liritë themelore, pa diskriminim të çfarëdo lloji në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike apo mendimeve tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, lindjes apo statusi tjetër. Të gjithë njerëzit në Kosovë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë, pa diskriminim, në mbrojtje të barabartë ligjore.

    2.3 Parimet e mos-diskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë para ligjit do të zbatohen dhe respektohen, posaçërisht në fushat e punësimit në administratë publike dhe ndërmarrje publike, dhe qasjen në financa publike.

    2.4 Kushtetuta e Kosovës do të përshkruajë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen, promovimin, dhe zbatimin e drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit e Kosovës, siç përcaktohet në Aneksin I të kësaj Marrëveshjeje.

    2.5 Kosova do të promovojë dhe respektojë në plotësi procesin e pajtimit mes të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse, me ndjeshmëri gjinore, për tu ballafaquar me të kaluarën e saj, e cila do të përfshijë një varg të gjerë iniciativash kalimtare të drejtësisë.

    2.6 Të gjitha autoritetet kompetente në Kosovë do të bashkëpunojnë me, dhe do t’i ofrojnë qasje të papenguar të gjithë mekanizmave apo organizatave të njohura ndërkombëtarisht për monitorimin e të drejtave të njeriut.


    Neni 3 Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre

    3.1 Banorët që i përkasin të njëjtit grup kombëtar apo etnik, gjuhësor, apo grupi fetar tradicionalisht prezent në territorin e Kosovës (më tej Komunitete) do të kenë të drejta të veçanta, të përcaktuara në Aneksin II të kësaj Marrëveshjeje, krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të përcaktuara në Nenin 2 të Aneksit I të kësaj Marrëveshjeje.

    3.2 Kosova do të garantojë mbrojtjen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të krijojë mekanizma kushtetues, ligjorë dhe institucionalë të nevojshëm për promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve dhe për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse, siç përcaktohet me Anekset I dhe II të kësaj Marrëveshjeje.

    3.3 Autoritetet e Kosovës do të udhëhiqen në politikat dhe praktikat e tyre nga nevoja për të promovuar frymë të paqes, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar mes komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre.


    Neni 4 Të Drejtat e Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur

    4.1 Të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur nga Kosova do të kenë të drejtën e kthimit dhe kërkimit të pronës së tyre dhe posedimeve personale, në pajtim me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

    4.2 Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar dhe krijuar një atmosferë të favorshme për kthim të sigurt dhe të denjë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, bazuar në vendimet e tyre të lira dhe të bazuara në informata të sakta, përfshirë përpjekjet për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e tyre të lëvizjes dhe mbrojtjen nga kërcënimi.

    4.3 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me Komesarin e Lartë për të Drejta të Refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do t’i ndihmojë autoritetet kompetente në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për të kthyerit, dhe i cili, mes tjerash, do të kryejë vlerësime periodike dhe do të ofrojë raporte publike mbi kushtet e kthimit dhe situatën e personave të zhvendosur brenda Kosovës, dhe gjithashtu do të ofroj bashkëpunimin me organizata të tjera të përfshira në procesin e kthimit.


    Neni 5 Personat e zhdukur

    5.1 Kosova dhe Republika e Serbisë, në pajtim me normat dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare, do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të përcaktuar dhe ofruar informata sa i përket identitetit, vendndodhjes dhe fateve të personave të zhdukur, në bashkëpunim të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe partnerët tjerë relevantë ndërkombëtarë.

    5.2 Kosova dhe Republika e Serbisë do të vazhdojnë të marrin pjesë në mënyrë kuptimplotë, efektive dhe pa vonesa të panevojshme në Grupin Punues për Persona të Zhdukur, të themeluar sipas kornizës së “Dialogut të Vjenës” dhe të kryesuar nga KNKK, apo ndonjë mekanizmi tjetër pasardhës i cili mund të themelohet. Kosova dhe Republika e Serbisë do të fuqizojnë institucionet përkatëse qeveritare të ngarkuara me këtë çështje me mandat ligjor, autoritet dhe resurse të nevojshme për të mbajtur dhe intensifikuar këtë dialog, dhe për të siguruar bashkëpunim aktiv të të gjitha administratave gjegjëse.


    Neni 6 Vetëqeverisja Lokale dhe Decentralizimi

    6.1 Komunat do të jenë njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

    6.2 Vetëqeverisja lokale në Kosovë do të bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, dhe efikasitetit dhe efektivitetit gjatë ofrimit të shërbimeve publike, duke i kushtuar kujdes të posaçëm nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve jo-shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.

    6.3 Komunat në Kosovë do kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar në çështjet me interes të përbashkët gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre, siç parashihet në Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje.

    6.4 Kufijtë e komunave të reja do të përkufizohen në pajtim me Shtojcën e Aneksit III të kësaj Marrëveshjeje.


    Neni 7 Trashëgimia Fetare dhe Kulturore

    7.1 Kosova do të sigurojë autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha konfesioneve fetare dhe tërësisë së objekteve fetare brenda territorit të saj.

    7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), përfshirë klerin dhe pjesëtarët, aktiviteteve dhe pronave të saj, do t’i ofrohet siguri shtesë dhe masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të tyre, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.

    7.3 KOS do të jetë e vetmja pronare e pronës së saj në Kosovë, me diskrecion të plotë sa i përket menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes ndaj premisave të saj, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.

    7.4 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) do të themelojë një Këshill Implementues dhe Monitorues (KIM), i cili do të monitorojë dhe ndihmojë zbatimin e plotë të dispozitave dhe masave mbrojtëse të posaçme të cilat i ofrohen KOS dhe lokacioneve fetare e kulturore Serbe, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje.


    Neni 8 Çështjet Ekonomike dhe Pronësore

    8.1 Kosova do të zbatojë politika ekonomike, sociale dhe fiskale të domosdoshme për një ekonomi të qëndrueshme. Për të përkrahur veçanërisht sistemin e qëndrueshëm të llogarive publike, Kosova do të themelojë, me Komisionin Evropian dhe në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një sistem të mbikëqyrjes fiskale. Kosova gjatë përgatitjes së buxhetit të saj do të këshillohet me PCN.

    8.2 Të gjitha borxhet e Republikës së Serbisë të cilat i ngarkohen Kosovës, si rezultat i procesit të alokimit të borxheve, siç parashihet me Aneksin VI të kësaj Marrëveshjeje, do të konsiderohen detyrime financiare të Kosovës.

    8.3 Prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës në momentin e Marrëveshje, do t’i kalohet në pronësi Kosovës.

    8.4 Ndërmarrjet publike dhe obligimet e ndërlidhura me to, dhe ndërmarrjet shoqërore dhe asetet e tyre, aktualisht nën jurisdikcion të Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM), do të rregullohen siç parashihet me Aneksin VII të kësaj Marrëveshjeje.

    8.5 Kosova do të njohë, mbrojë dhe fuqizojë ushtrimin e drejtave të personave mbi pronat e tyre private të luajtshme dhe paluajtshme të në Kosovë, në pajtim me norma dhe standarde të njohura ndërkombëtarisht. Kërkesat lidhur me pronat private të paluajtshme, përfshirë pronat bujqësore dhe komerciale, edhe më tej do të adresohen nga Agjensioni Kosovar i Pronave (AKP), sipas nevojës, siç parashihet me Aneksin VII të kësaj Marrëveshjeje. Kosova do t’i adresojë me prioritet të gjitha çështjet e kthimit të pronave, përfshirë ato të Kishës Ortodokse Serbe, siç parashihet me Aneksin VII të kësaj Marrëveshjeje.

    8.6 Kosova dhe Republika e Serbisë do të tentojnë të zgjidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tyre të gjitha mosmarrëveshjet, të cilat nuk adresohen nga kjo Marrëveshje, me pajtim të dyanshëm, duke marrë parasysh normat dhe standardet relevante ndërkombëtare. Kosova dhe Republika e Serbisë pritet të sigurojnë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues ndaj kërkesave pronësore dhe financiare të qytetarëve të njëra tjetrës, dhe do të sigurojnë qasje të barabartë dhe jodiskriminuese në juridiksionet dhe mekanizmat e vet për zgjidhje të kërkesave.


    Neni 9 Sektori i sigurisë

    9.1 Përveç në rastet e përcaktuara ndryshe me këtë Marrëveshje, Kosova do të ketë pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, shërbimet e inteligjencës, reagimin emergjent civil dhe kontrollin e kufijve të territorit të saj.

    9.2 Institucionet Kosovare të sigurisë do të veprojnë në pajtim me standardet demokratike ndërkombëtarisht të njohura dhe të drejtat e njeriut, dhe do të sigurojë përfaqësim të barabartë proporcional të komuniteteve në të gjitha nivelet e gradimit.

    9.3 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare (PUN), në pajtim me dispozitat e kësaj Marrëveshje dhe sipas mandateve të tyre gjegjëse, do të mbikëqyrin dhe udhëzojnë zhvillimin e mëtejmë të institucioneve Kosovare të sigurisë.

    9.4 Do të themelohet një forcë e re, profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK), e cila do të zhvillojë një kompozicion të armatosur lehtë, i aftë për të kryer funksione specifike të sigurisë, siç parashihet me Aneksin VIII të kësaj Marrëveshjeje.

    9.5 Kosova do të themelojë një organizatë civile brenda Qeverisë e cila do të ushtrojë kontroll civil mbi FSK, në pajtim me këtë Marrëveshje.

    9.6 TMK, pasi që ka arritur qëllimet e parapara, përfshirë mundësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit, do të shpërbëhet një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.

    9.7 Të gjitha organizatat e paautorizuara me ligj për të kryer veprimtari në sektorin e sigurisë në Kosovë do të ndalojnë së vepruari.


    Neni 10 Komisioni Kushtetues dhe Zgjedhjet

    10.1 Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, Kryetari i Kosovës, në këshillim me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, do të thërret një Komision Kushtetues për hartimin e Kushtetutës, në këshillim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, në pajtim me këtë Marrëveshje.

    10.2 Komisioni Kushtetues do të përbëhet nga njëzetenjë (21) anëtarë Kosovarë, të cilët duhet të kenë kualifikimet relevante profesionale dhe ekspertizën e duhur për arritjen e këtij qëllimi, dhe i cili do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e shoqërisë së Kosovës, duke marrë parasysh parimet ndërkombëtarisht të njohura të barazisë gjinore, siç parashihet me instrumentet e të drejtave të njeriut të përcaktuara në Nenin 2 të Aneksit I të kësaj Marrëveshjeje. Pesëmbëdhjetë (15) anëtarë do të emërohen nga Kryetari i Kosovës, në këshillim me Kryesinë e Kuvendit. Tre (3) anëtarë do të emërohen mes deputetëve të Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara për komunitetin Serb në Kosovë, dhe tre (3) anëtarë do të emërohen mes deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara për komunitetet tjera joshumicë në Kosovë.

    10.3 Komisioni do të themelojë një mekanizëm kuptimplotë i cili do të informojë anëtarët dhe opinionin publik mbi punën e vet. PCN do të emërojë përfaqësues të cilët do të ndihmojnë punën e Komisionit, përfshirë hartimin e rregullave të punës dhe vlerësimin e modeleve ndërkombëtare për hartimin e kushtetutës.

    10.4 Kuvendi nuk mund të miratojë formalisht Kushtetutën përderisa PCN mos ta vlerësojë se ajo është në pajtim me kushtet e parapara me këtë Marrëveshje. Kuvendi do ta miratojë formalisht Kushtetutën brenda 120 ditësh nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, me votim të deputetëve aktual të Kuvendit të Kosovës, me dy të tretat e deputetëve të pranishëm që votojnë, pas këshillimeve të duhura me deputetët e Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë. Pas miratimit formal, Kushtetuta do të vlerësohet si e miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë në fuqi ditën e parë pas kalimit të periudhës tranzitore, që parashihet me Nenin 14.1 të kësaj Marrëveshjeje.

    10.5 Jo më vonë se nëntë muaj nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, Kosova do të organizojë zgjedhje të përgjithshme dhe komunale në pajtim me kushtet e kësaj Marrëveshjeje dhe kufijve të ri komunal, të përcaktuar me Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje. Zgjedhjet do të certifikohen se i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare nga një autoritet ndërkombëtar kompetent.


    Neni 11 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar

    11.1 Një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GND), i cili do të përbëhet nga akterët kyç ndërkombëtar, do të emërojë Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe do të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratimin e emërimit. PCN dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), i emëruar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, do të jenë i njëjti person.

    11.2 GND do të përkrahë dhe do t’i japë udhëzime Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në përmbushjen e mandatit të tij/saj.

    11.3 PCN do të ketë përgjegjësi të përgjithshme për mbikëqyrjen, dhe do të jetë autoriteti përfundimtar në Kosovë për sa i përket interpretimit të kësaj Marrëveshjeje, siç parashihet me Aneksin IX, e veçanërisht nenin 2, të kësaj Marrëveshjeje.

    11.4 Siç parashihet me Aneksin IX të kësaj Marrëveshjeje, PCN-së do t’i besohet ushtrimi i autoriteteve të caktuara për sigurimin dhe mbikëqyrjen e implementimit të plotë të kësaj Marrëveshjeje, përfshirë autoritetin për të ndërmarrë masa, sipas nevojës, për parandalim dhe përmirësimin e shkeljeve të kësaj Marrëveshjeje. Kompetenca do t’i akordohen PCN-së edhe në cilësinë e tij/saj si PSBE, siç parashihet me Nenin IX të kësaj Marrëveshjeje.

    11.5 PCN do të mbajë rolin e përgjithshëm bashkërendues mbi aktivitetet e organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë, përderisa ato ndërlidhen me përgjegjësitë e PCN-së për monitorimin dhe sigurimin e zbatimit të plotë të kësaj Marrëveshjeje, siç parashihet në Aneksin IX të saj.

    11.6 Mandati i PCN-së do të vazhdohet përderisa Grupi Drejtues Ndërkombëtar të vlerësojë se Kosova ka përmbushur kushtet e parapara me këtë Marrëveshje. GND do të ofrojë udhëzime për zvogëlimin deri në tërheqjen përfundimtare të PCN-së.

    11.7 GND do të kryejë rishikimin e parë të mandatit të PCN-së, bazuar në gjendjen e implementimit të kësaj Marrëveshjeje, jo më vonë se dy vite pas hyrjes së saj në fuqi.


    Neni 12 Përkrahja Ndërkombëtare në Fushën e Sundimit të Ligjit

    12.1 Bashkimi Evropian do të themelojë Misionin Evropian për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtjes (MEPSM).

    12.2 MEPSM do t’i ndihmojë autoritetet Kosovare në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë dhe në zhvillimin e fuqizimin e mëtejmë të gjyqësorit të pavarur, shërbimit policor dhe doganor, duke siguruar se këto institucione veprojnë jashtë ndikimit politik dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtarisht të pranuara dhe praktikat më të mira evropiane.

    12.3 MEPSM do të përkrahë implementimin e kësaj Marrëveshjeje dhe do të ofrojë mentorim, monitorim dhe këshillë në fushën e sundimit të ligjit në përgjithësi, duke mbajtur autoritete të caktuara, në veçanti sa i përket gjyqësorit, shërbimit policor, doganor dhe korrektues, nën modalitetet dhe përgjatë një periudhe kohore të përcaktuar nga Këshilli i BE-së, në pajtim me Anekset IX dhe X të kësaj Marrëveshjeje.


    Neni 13 Prania Ushtarake Ndërkombëtare

    13.1 NATO do të krijojë një Prani Ushtarake Ndërkombëtare (PUN) për të përkrahur implementimin e kësaj Marrëveshjeje, siç parashihet me Aneksin XI të saj.

    13.2 Kjo PUN do të udhëhiqet nga NATO dhe do të veprojë nën autoritetin e Këshillit Veriatlantik dhe do t’i nënshtrohet udhëzimeve dhe kontrollit politik të tij, përmes zinxhirit komandues të NATO-s. Prania ushtarake e NATO-s në Kosovë nuk parandalon krijimin e një misioni përcjellës në të ardhmen nga ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare të sigurisë, pas rishikimit të mandatit.

    13.3 PUN do të bashkëpunojë ngushtë dhe do të përkrahë punën e PCN-së, MEPSM-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare që mund të jenë të pranishme në Kosovë, për të mbikëqyrur dhe siguruar zbatimin e plotë të kësaj Marrëveshjeje.

    13.4 PCN do të jetë përgjegjës për ofrimin e një mjedisi të sigurt në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim me PCN-në dhe në përkrahje të institucioneve të Kosovës, deri në atë kohë që institucionet e Kosovës janë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësitë, të shqyrtuara një nga një, sa i përket detyrave të sigurisë të kryera nga PUN-i. Me kalimin e kohës, Kosova, përkrahur nga PCN-ja dhe PUN-i, do të zhvillojë një proces për të parashtruar një plan të tranzicionit për bartjen e përgjegjësive të sigurisë së PUN-it.

    13.5 PUN do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zhvillimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, dhe NATO do të ketë përgjegjësi të përgjithshme për zhvillimin dhe themelimin e një organizate civile të qeverisë për të ushtruar kontroll civil ndaj kësaj Force, pa paragjykim ndaj përgjegjësive të PCN-së, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshjeje.

    Neni 14 Aranzhimet kalimtare dhe dispozitat përfundimtare

    14.1 Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, do të parashihet një periudhë kalimtare prej 120 ditëve:

    a) Gjatë periudhës së tranzicionit, UNMIK-u do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e vet në pajtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB), në konsultim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (PCN). PCN do të ketë pushtet për të monitoruar implementimin e Marrëveshjes gjatë periudhës së tranzicionit dhe për t’i rekomanduar UNMIK-ut mbi veprimet që duhet ndërmarrë për të siguruar pajtueshmërinë me këtë Marrëveshje.

    b) Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme dhe ligjet tjera në fuqi do të mbesin në fuqi deri në përfundim të periudhës së tranzicionit, përderisa nuk bien në kundërshtim me këtë Marrëveshje.

    c) Kuvendi i Kosovës do të miratojë formalisht Kushtetutën e re para përfundimit të kësaj periudhe të tranzicionit në pajtim me kushtet e kësaj Marrëveshjeje.

    d) Nëse deri në fund të periudhës së tranzicionit, Kushtetuta e re nuk miratohet formalisht, UNMIK-u do të ndryshojë Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në pajtim me kushtet e kësaj Marrëveshjeje. Korniza e ndryshuar Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme do të mbetet në fuqi deri në momentin e miratimit të kushtetutës së re nga Kuvendi.

    e) Gjatë periudhës së tranzicionit, Kuvendi i Kosovës, në këshillim me PCN-në do të miratojë formalisht legjislacionin e nevojshëm, në veçanti siç parashihet me Aneksin XII të kësaj Marrëveshjeje për të implementuar plotësisht kushtet e kësaj Marrëveshjeje. Legjislacioni i tillë, i cili nuk kërkon miratimin e mëtejmë apo shpalljen nga ana e UNMIK-ut, do të trajtohet si i miratuar formalisht nga Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit nëse është në pajtim me këtë Marrëveshje dhe Kushtetutën e re apo Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme siç është ndryshuar nga UNMIK-u. Deri në hyrjen në fuqi të këtij legjislacioni, autoritetet kompetente në Kosovë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që nuk merren veprime që janë në kundërshtim me këtë Marrëveshje.

    f) Gjatë periudhës së tranzicionit, UNMIK-u dhe PCN-ja, apo përfaqësuesi i tij/saj do të bashkë-kryesojnë grupet punuese për të formuluar, me Kosovën , detajet dhe modalitetet e transferim të kompetencave.

    g) Në fund të periudhës së tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do të skadojë dhe të gjitha pushtetet legjislative dhe ekzekutive të cilat i mvishen UNMIK-ut do të transferohen en bloc tek autoritetet qeverisëse të Kosovës, përveç nëse parashihet ndryshe në këtë Marrëveshje. Në këtë kohë, PCN dhe PUN do të marrin përsipër përgjegjësi të plotë për ushtrimin e mandatit të tyre, siç parashihet në këtë Marrëveshje.

    h) Regjimi ligjor që qeveris zgjidhjen e të gjitha përgjegjësive të mbetura të UNMIK-ut do të krijohet gjatë periudhës së tranzicionit përmes një marrëveshjeje në mes të OKB-së (UNMIK) dhe Kosovës, në konsultim me PCN-në.

    14.2 Në bashkëpunim të ngushtë me PCN-në, UNMIK-u do të sigurojë tranzicion të rregullt të kornizës ligjore nga ajo që aktualisht është në fuqi në kornizën ligjore të themeluar përmes kësaj Marrëveshjeje.

    14.2.1 Rregulloret e UNMIK-ut të shpallura nga ana e PSSP-së, në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, përfshirë urdhëresat administrative dhe vendimet ekzekutive të nxjerra nga PSSP-ja dhe ligjet e shpallura të miratuara nga Kuvendi i Kosovës do të vazhdojnë së zbatuari, përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë Marrëveshje, deri në skadimin e vlefshmërisë së tyre, apo deri në anulimin apo zëvendësimin e tyre me legjislacionin që rregullon të njëjtën çështje në pajtim me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje.

    14.2.2 Kosova do të vazhdojë të jetë e obliguar, në baza të reciprocitetit, sipas nevojës, nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe aranzhimet tjera në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, të nënshkruara nga UNMIK-u për Kosovën dhe në emër të saj dhe të cilat janë në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. Obligimet financiare të ndërmarra nga UNMIK-u për Kosovën dhe në emër të saj, në pajtim me këto marrëveshje apo aranzhime do të respektohen nga Kosova.

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42

    Aneksi I

    DISPOZITAT KUSHTETUESE


    Kushtetuta e ardhshme e Kosovës do të përfshijë, mirëpo nuk do të jetë e kufizuar, në parimet dhe elementet në vijim.


    Neni 1 Dispozitat themelore

    Kushtetuta e Kosovës:

    1.1 Do të jetë në të gjitha dispozitat e saj në pajtim me këtë Marrëveshje dhe do të
    interpretohet në pajtim me këtë Marrëveshje; në rast të mospërputhjeve mes dispozitave të kushtetutës dhe dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, do të mbizotërojnë këto të fundit.

    1.2 Do t’i inkorporojë dispozitat e parashikuara në nenin 1, Parimet e Përgjithshme, të kësaj
    Marrëveshjeje.

    1.3 Do të konfirmojë që Kosova është shoqëri shumetnike, që bazohet në barazinë e të
    gjithë qytetarëve dhe në shkallën më të lartë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të njohura ndërkombëtarisht, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve të saja dhe pjesëtarëve të tyre.

    1.4 Do të konfirmojë që Kosova nuk ka fe zyrtare dhe që do të jetë e paanshme në çështjet e
    orientimeve fetare.

    1.5 Do të konfirmojë përgjegjësinë e autoriteteve kosovare për të promovuar dhe lehtësuar
    kthimin e sigurt dhe me dinjitet të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur nga Kosova dhe për t’i ndihmuar ata në kthimin e pronave dhe posedimeve të tyre.

    1.6 Do të parashikojë të drejtën e të gjithë qytetarëve të ish Republikës Federative të
    Jugosllavisë të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar të vitit 1998 dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë për ta fituar nënshtetësinë e Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe çfarëdo nënshtetësie tjetër që ata mund të kenë.

    Neni 2 Dispozitat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

    2.1 Kushtetuta do të parasheh që të drejtat dhe liritë e parapara me instrumentet dhe
    marrëveshjet ndërkombëtare në vijim do të jenë të zbatueshme drejtpërdrejt në Kosovë dhe të kenë prioritet ndaj të gjitha ligjeve të tjera; asnjë ndryshim në Kushtetutën e Kosovës nuk do t’i pakësojë këto të drejta:

    Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
    Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
    Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj;
    Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
    Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
    Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Gruas;
    Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
    Konventa Kundër Torturës dhe Trajtimeve dhe Ndëshkimeve tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese;

    2.2 Kushtetuta do të konfirmojë parimin që të gjithë personat në Kosovë gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç parashihet me nenin 2.1 të këtij Aneksi pa diskriminim të çfarëdo lloji në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimi tjetër, origjinës kombëtare apo sociale, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, statusit të lindjes apo ndonjë statusi tjetër. Kushtetuta gjithashtu do të konfirmojë parimin që të gjithë personat në Kosovë janë të barabartë para ligjit dhe të kenë të drejtë, pa diskriminim, në mbrojtje të barabartë para ligjit.

    2.3 Kushtetuta do të inkorporojë nenet prej 1 deri në 3 të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre, siç parashihet me Aneksin II të kësaj Marrëveshje.

    2.4 Kushtetuta do të parashikojë të drejtën për individët, të cilët pretendojnë se të drejtat dhe liritë që u garantohen atyre me kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik, që të parashtrojnë ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese, pas shfrytëzimit të të gjitha mjeteve të tjera juridike.

    Neni 3 Kuvendi i Kosovës

    Sa i përket Kuvendit të Kosovës, Kushtetuta do të parashikojë, mes tjerash, si vijon:

    3.1 Kuvendi do të ketë 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë në bazë të listave të hapura, nga të cilët 100 ulëse do t’u ndahen të gjitha partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme që ata i kanë marrë gjatë zgjedhjeve për Kuvend. Listat e kandidatëve do t’i kushtojnë një kujdes të duhur parimeve të njohura ndërkombëtarisht për barazinë gjinore, siç pasqyrohen në instrumentet e të drejtave të njeriut të përmendura në nenin 2 të këtij Aneksi.

    3.2 Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës do të ketë (20) ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, në mënyrën si në vijim: Dhjetë (10) ulëse do t’i ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe dhjetë (10) ulëse do t’i ndahen komuniteteve të tjera si në vijim: komuniteti rom një (1) vend; komuniteti ashkali një (1) ulëse; komuniteti egjiptas një (1) ulëse ; dhe një (1) ulëse shtesë do t’i jepet cilitdo komunitetit rom, ashkali apo egjiptas që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti boshnjak tri (3) ulëse ; komuniteti turk dy (2) ulëse dhe komuniteti goran një (1) ulëse . Çdo ulëse e fituar në kuvend nëpërmjet të zgjedhjeve do të jenë ulëse shtesë përveç dhjetë (10) ulëseve të rezervuara të cilat ju ndahen komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera respektivisht.

    3.3 Pas dy mandateve të para zgjedhore:

    3.3.1 Partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës do të kenë gjithsej numrin e ulëse ve në kuvend të fituar nëpërmjet të zgjedhjeve të hapura më minimum dhjetë (10) ulëse të garantuara nëse numri i ulëse ve të fituara është më i vogël se dhjetë (10).

    3.3.2. Partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet tjera do të kenë gjithsejtë numrin e ulëse ve në kuvend të fituar nëpërmjet të zgjedhjeve të hapura me minimumin e ulëse ve të garantuara siç parashihen me nenin 3.2, nëse numri i ulëse ve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i ulëse ve të parashikuara me nenin 3.2.

    3.4 Grupi i anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse t e rezervuara apo garantuara për komunitetin serb të Kosovës si dhe grupi i anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për komunitetet e tjera do të kenë secili më së paku një (1) përfaqësues në Kryesinë e Kuvendit.

    3.5 Së paku një zëvendës kryesues i secilit komision parlamentar do të jetë nga radhët e komunitetit tjetër nga ai të cilit i përket kryesuesi.

    3.6 Pushtetet dhe procedurat e tanishme të komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve do të mbeten ashtu siç janë. Sa i përket përbërjes, pjesëtarët e komuniteteve do të përfaqësohen, mirëpo jo më shumë se një e treta (1/3) e anëtarëve të komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve do të përfaqësojnë grupin e anëtarëve të kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetin serb të Kosovës dhe jo më shumë se një e treta (1/3) e anëtarëve të tij do të përfaqësojnë grupin e anëtarëve të Kuvendit që mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për komunitetet e tjera të cilat nuk janë në shumicë në Kosovë.

    3.7 Për miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve të paraqitura si në vijim do të kërkojnë shumicën e anëtarëve të pranishëm të Kuvendit gjithashtu edhe shumicën e anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë.

    a) Ligjet të cilët ndryshojnë kufijtë komunal, themelojnë apo shuajnë komunat, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare;
    b) Ligjet të cilat implementojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre përpos atyre të parashikuara me kushtetutë;
    c) Ligjet për përdorimin e gjuhëve;
    d) Ligjet për zgjedhjet lokale;
    e) Ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
    f) Ligjet për lirinë fetare apo për marrëveshjet me komunitetet fetare;
    g) Ligjet për arsimin;
    h) Ligjet për përdorimin e simboleve (përfshirë simbolet e komunitetit) dhe festat publike

    3.8 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 3.7 të këtij Aneksi, çdo ligj i tillë që kërkohet për implementimin e kushteve të kësaj marrëveshje siç parashihen me Aneksin XII të saj nuk do jetë objekt, gjatë miratimit të tij fillestar, i kërkesave të nenit 3.7 të këtij Aneksi.

    3.9 Asnjëri nga ligjet që i nënshtrohen kërkesave të nenit 3.7 apo propozimeve të cilat janë në kundërshtim me çfarëdo dispozite të kësaj marrëveshje nuk mund të jetë objekt i referendumit.

    3.10 Kuvendi do të themelojë rregulloren e vet të punës e cila do të jetë në pajtim me parimet e ndershmërisë dhe transparencës në vendim-marrjen demokratike.

    Neni 4 Kryetari i Kosovës

    Sa i përket Kryetarit të Kosovës, Kushtetuta do të parashikojë në mes tjerash si në vijim:

    4.1 Kryetari i Kosovës do të përfaqësojë unitetin e popullit.

    4.2 Kryetari i Kosovës mundet ti kthejë kuvendit për shqyrtim çfarëdo propozim ligji që ai e konsideron si të dëmshëm për interesat legjitime të një apo më shumë komuniteteve.

    Neni 5 Qeveria e Kosovës

    Sa i përket Qeverisë së Kosovës, Kushtetuta do të parashikojë në mes tjerash si në vijim:

    5.1 Do të jenë së paku dy zëvendës ministra nga komuniteti serb i Kosovës dhe dy zëvendës ministra nga komunitetet tjera joshumicë të Kosovës; nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, do të jetë edhe një zëvendës ministër i tretë që përfaqëson komunitetin serb të Kosovës dhe një zëvendës ministër tjetër që përfaqëson komunitetin tjetër joshumicë të Kosovës.

    5.3 Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës duke i dhënë një konsideratë të duhur parimeve të njohura të barazisë gjinore siç pasqyrohen në instrumentet e të drejtave të referuara në nenin 2 të këtij Aneksi. Një këshill i pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil do të sigurojë respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe pasqyrojnë shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës.

    Neni 6 Gjykata Kushtetuese dhe Sistemi i Drejtësisë

    Sa i përket Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kushtetuta do të parashikojë në mes tjerash si në vijim:

    6.1 Gjykata Kushtetuese do të përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar me karakterin më të lartë moral.

    6.1.1 Gjashtë (6) gjyqtarë do të emërohen nga Kryetari me propozim të Kuvendit. Nga gjashtë gjyqtarët e emëruar për mandatin e parë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, dy (2) gjyqtarë do të shërbejnë për një mandat tre vjeçar pa mundësi zgjatje. Mëtutje, çdo gjyqtar i emëruar në Gjykatën Kushtetuese do të emërohet për një mandat nëntë vjeçar pa mundësi zgjatje. Gjyqtarët mandati i të cilëve pritet të skadojë në fund të periudhës fillestare prej tre apo gjashtë vjet do të zgjidhen si grup nga Kryetari i Kosovës menjëherë pas emërimit të tyre.

    6.1.2 Sa i përket katër (4) nga gjashtë pozitat gjyqësore, vendimi për të propozuar një person si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese do të kërkojë shumicën prej dy të tretave në Kuvend; sa i përket dy pozitave të tjera, do të kërkohet pëlqimi i shumicës së anëtarëve të Kuvendit përfshirë këtu edhe pëlqimin e anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse t e rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilët nuk janë në shumicë në Kosovë.

    6.1.3 Tre gjyqtarë ndërkombëtar do të emërohen nga Kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut pas këshillimit me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar.

    6.2 Dhjetë apo më shumë deputetë të Kuvendit në mes tjerash do të kenë të drejtën që të kontestojnë kushtetueshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi pranë Gjykatës Kushtetuese sikur për çështjet materiale gjithashtu edhe ato procedurale.

    6.3 Komunat munden të kontestojnë kushtetueshmërinë e ligjeve apo akteve të qeverisë të cilat cenojnë përgjegjësitë e tyre apo zvogëlojnë të hyrat e tyre pranë Gjykatës Kushtetuese.

    Sa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë, Kushtetuta do të parashikojë në mes tjerash si në vijim:

    6.4 Gjyqtarët dhe prokurorët do të emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Kosovës pas propozimit të bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK). Të gjitha konkurset për pozita të gjyqtarit apo prokurorit duhet të shpallen publikisht dhe të jenë të hapura për të gjithë kandidatët e kualifikuar të cilët do të zgjedhen për propozim nga KGJK-ja në baza meritore në pajtim me ligjin në fuqi dhe dispozitat e nenit 6.6 të këtij Aneksi.

    6.5 Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ketë pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të tij me qëllim të sigurimit të një sistemi të integruar, pavarur, profesional dhe paanshëm të drejtësisë, sigurimit të qasjes në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë dhe garantimit që sistemi i drejtësisë së Kosovës është përfshirës dhe pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Kosovës. Kjo nuk do të paragjykojë themelimin, në ndonjë fazë të mëvonshme, të ndonjë subjekti të posaçëm përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me emërimin, shqiptimin e masave disiplinore dhe shkarkimin e prokurorëve, i cili nëse themelohet do të gëzojë të njëjtën pavarësi gjatë kryerjes së funksioneve të tij.

    6.6 Sa i përket rekrutimit, përzgjedhjes, emërimit, avansimit në detyrë dhe transferit të gjyqtarëve apo prokurorëve, autoritetet relevante në Kosovë do të sigurojnë që gjyqësia dhe shërbimi i prokurorisë pasqyrojnë karakterin shumetnik të Kosovës dhe nevojën për një përfaqësim të barabartë të të gjitha komuniteteve në Kosovë duke i dhënë një kujdes të posaçëm parimeve të njohura ndërkombëtarisht të barazisë gjinore siç pasqyrohet në instrumentet e të drejtave të njeriut të referuara në nenin 2 të këtij Aneksi.

    6.7 Përgjegjësitë e tanishme dhe roli i Ombudspersonit mbeten ashtu siç janë.

    Neni 7 Komisioni Qendror Zgjedhor

    7.1 Komisioni do të ketë nëntë (9) anëtar përfshirë këtu edhe kryesuesin e Komisionit Qëndror Zgjedhor të cilët do të emërohen nga Kryetari i Kosovës nga radhët e Gjykatës Supreme dhe Gjykatave të Qarkut.

    7.2 Gjashtë (6) anëtar do të emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend të cilat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e ulëse ve të rezervuara. Nëse më pak grupe janë të përfaqësuara në Kuvend, grupi apo grupet më të mëdha munden të emërojnë një anëtar shtesë. Një (1) anëtar do të emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëse t e rezervuara apo garantuara për komunitetin serb të Kosovës dhe një (1) anëtar nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëse t e rezervuara apo garantuara për komunitetet tjera të cilat nuk janë shumicë në Kosovë.

    Neni 8 Decentralizimi/Vetëqeverisja lokale

    Sa i përket vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Kushtetuta do të parashohë në mes tjerash si në vijim:

    8.1 Kosova do të përbëhet prej komunave të cilat do të gëzojnë një shkallë të lartë të vetëqeverisjes dhe të cilat inkurajojnë dhe sigurojnë një pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në jetën demokratike.

    8.2 Kompetencat dhe kufijtë e komunave do të përcaktohen me ligj.

    8.3 Komunat kanë të drejtë për burime lokale të të hyrave dhe pranim të financimit të duhur nga autoritetet qendrore.

    8.4 Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar në fushat e kompetencave të tyre vetanake dhe zgjeruara.

    Neni 9 Dispozitat ekonomike

    Sa i përket sektorit ekonomik/financiar të Kosovës, Kushtetura do të parashikojë në mes tjerash si në vijim:

    9.1 Kosova do të përdor një valutë të përcaktuar me ligj.

    9.2 Kosova do të ketë një autoritet të pavarur qendror bankar.

    9.3 Kosova do të themelojë organet e pavarura rregullative të tregut.

    Neni 10 Amandamentet Kushtetuese

    Sa i përket amandamenteve të Kushtetutës, Kushtetuta do të parashikojë në mes tjerash si në vijim:

    10.1 Çdo amandament në Kushtetutë do të kërkojë aprovimin nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit përfshirë këtu dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë.

    10.2 Asnjë amandament i Kushtetutës nuk mundet të pakësojë të drejtat dhe liritë që referohen në nenin 2 të këtij Aneksi.

    Neni 11 Dispozitat kalimtare

    Kushtetuta gjithashtu do të parashikojë që të gjitha autoritetet në Kosovë do ti japin fuqi ligjore vendimeve apo akteve të autoritetit ndërkombëtar të cilit i është dhënë mandati për të mbikëqyrur implementimin e Marrëveshjes dhe do ti përmbahen të gjitha detyrimeve të Kosovës të parashikuara me këtë Marrëveshje.

  19. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42

    Aneksi Ii

    TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE

    Neni 1 Dispozitat themelore

    1.1 Banorët të cilët i përkasin të njëjtit grup kombëtar apo etnik, gjuhësor apo fetar të cilët tradicionalisht janë të pranishëm në territorin e Kosovës (Komunitetet) do të kenë të drejta të posaçme siç parashihen me këtë Aneks, krahas të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të parashikuara me nenin 2 të Aneksit I të kësaj Marrëveshje.

    1.2 Çdo pjesëtar i komunitetit do të ketë të drejtë që të zgjedh lirisht që të trajtohet apo të mos trajtohet në atë mënyrë dhe asnjë diskriminim nuk do të rezultojë nga zgjidhja e tij apo nga ushtrimi i të drejtave të cilat janë të ndërlidhura me këtë zgjidhje.


    1.3 Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtë që të shprehin, avancojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre dhe atributet e komunitetit.

    1.4 Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me veti përgjegjësitë për të vepruar në pajtim me ligjin e Kosovës dhe nuk do të shkel të drejtat e të tjerëve.


    Neni 2 Detyrimet për Kosovën

    2.1 Kosova do të krijojë kushtet e duhura të cilat i mundësojnë komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre që të ruajnë, mbrojnë dhe zhvillojnë identitetet e tyre. Qeveria në veçanti do të përkrah iniciativat kulturore të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre përfshirë këtu edhe nëpërmjet të ndihmës financiare.

    2.2 Kosova do të promovojë frymën e tolerancës, dialogun dhe do të mbështes pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe respektojë standardet e parashikuara me Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për Gjuhët Regjionale dhe të Pakicave.

    2.3 Kosova do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët mund të jenë objekt i kërcënimeve apo veprave të diskriminimit, armiqësisë apo dhunës si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar.

    2.4 Kosova do të miratojë masat adekuate sipas nevojës për të promovuar në të gjitha fushat e jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore një barazi efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve. Masat e tilla nuk do të konsiderohen të jenë vepër e diskriminimit.

    2.5 Kosova do të promovojë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve si pjesë përbërëse e trashëgimisë së Kosovës. Kosova do të ketë një detyrë të posaçme për të siguruar një mbrojtje efektive të objekteve dhe monumenteve të rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet.

    2.6 Kosova do të ndërmerr veprime efektive kundër të gjithë atyre që minojnë gëzimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve. Kosova do të përmbahet nga politikat apo praktikat që kanë për qëllim asimilimin kundër vullnetit të tyre të personave të cilët u përkasin komuniteteve dhe do të mbrojë këta persona nga çfarëdo veprimi që ka për qëllim një asimilim të tillë.

    2.7 Kosova do të sigurojë, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të specifikuar më tutje.


    Neni 3 Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre

    3.1 Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtën, në mënyrë individuale apo si pjesë e komunitetit, që të:

    a) Shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe ruajtjen e elementeve thelbësore të identitetit të tyre, kryesisht fesë, gjuhës, traditave dhe kulturës së tyre.

    b) Pranojnë arsimim publik në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës sipas zgjidhjes së tyre në të gjitha nivelet;

    c) Pranojnë arsimim publik parashkollor, fillor dhe të mesëm në gjuhën e tyre deri në masën e parashikuar me legjislacion, nëse pragjet për themelimin e paraleleve apo shkollave të veçanta për këtë qëllim janë më të ulëta se ato që zakonisht parashihen për institucionet arsimore;

    d) Themelojnë dhe menaxhojnë institucionet private të arsimit dhe trajnimit për të cilat mund të jepet ndihma financiare publike në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

    e) Përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lirisht privatisht dhe publikisht;

    f) Përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre në marrëdhëniet e tyre me autoritetet komunale apo zyret lokale të autoriteteve qendrore në fushat në të cilat ata përfaqësojnë një përqindje të mjaftueshme të popullatës në pajtim me ligjin. Shpenzimet e bëra për përdorimin e interpretuesit apo përkthyesit do të barten nga autoritetet komunale.

    g) Përdorin dhe shfaqin simbolet e komunitetit në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;

    h) Kenë emrat lokal të regjistruar në formën e tyre origjinale dhe në shkrimin e gjuhës së tyre si dhe të kthejnë emrat e tyre në formën origjinale nëse të njëjtat janë ndryshuar me forcë;

    i) Kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues të tjerë topografik që pasqyrojnë dhe janë të ndjeshme ndaj karakterit shumetnik dhe shumë gjuhësor të fushës në fjalë:

    j) Qasje të garantuar në dhe përfaqësim të posaçëm në, mediat transmetuese publike si dhe programet në gjuhën e tyre në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;

    k) Krijojnë dhe përdorin mediat e tyre vetanake, përfshirë këtu ofrimin e informatave në gjuhën e tyre dhe përdorin numrin e rezervuar të frekuencave për mediat elektronike në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;

    l) Gëzojnë kontakte të papenguara ndërmjet njëri tjetrit brenda Kosovës dhe themelojnë dhe mbajnë kontakte të lira dhe paqësore me personat në cilindo shtet në veçanti me ata me të cilët ndajnë identitetin etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar apo trashëgiminë e përbashkët kulturore në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;

    m) Gëzojnë kontakte të papenguara me dhe marrin pjesë pa diskriminim në aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale, regjionale dhe ndërkombëtare;

    n) Themelojnë shoqata për kulturë, art, shkencë dhe arsim si dhe shoqata e studiuesve dhe të tjera për shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre.


    Neni 4 Pjesëmarrja e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në jetën publike dhe vendim-marrje

    4.1 Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të përfaqësohen në Kuvend. Legjislacioni i caktuar në mënyrë specifike me kushtetutë nuk mund të nxirret apo ndryshohet pa pëlqimin e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara apo garantuara për komunitetet siç parashihet me nenin 3.7 të Aneksit I.

    4.2 Përbërja e qeverisë dhe procesi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të parashikojë modalitetet e posaçme të cilat sigurojnë pjesëmarrjen e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre siç parashihet me Anekset I dhe IV.

    4.3 Do të jetë një Këshill Konsultativ për Komunitete nën ombrellën e Kryetarit të Kosovës në të cilin do të përfaqësohen të gjitha komunitetet. Ky Këshill Konsultativ për Komunitete do të përbëhet, në mes tjerash, nga përfaqësuesit e asociacioneve të komuniteteve. Mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete do të përfshijnë si në vijim:

    4.3.1 Ofrojë një mekanizëm për shkëmbimin e rregullt ndërmjet të komuniteteve dhe qeverisë së Kosovës;

    4.3.2 Jep mundësinë komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme për iniciativat legjislative dhe të miratimit të politikave të cilat mund të përgatiten nga qeveria, për të sugjeruar iniciativa të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të inkorporohen në projektet dhe programet përkatëse.

    4.3.3 Çdo përgjegjësi apo funksion tjetër të parashikuar me këtë Marrëveshje apo në pajtim me ligjin.

    4.4 Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të kenë të drejtë për përfaqësim të barabartë në punësim në organet publike dhe ndërmarrjet shoqërore në të gjitha nivelet, përfshirë këtu në veçanti punësimin në shërbimin policor në zonat e banuara me komunitetin përkatës duke respektuar në të njëjtën kohë rregullat që kanë të bëjnë me kompetencën dhe integritetin që qeveris me administratën publike.

    4.5 Në komunat në të cilat së paku dhjetë (10) përqind e banorëve i përkasin komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë në ato komuna, posti i Nënkryetarit të Kuvendit Komunal do të rezervohet për një përfaqësues nga radhët e këtyre komuniteteve. Pozita e Nënkryetarit do të mbahet nga kandidati që i përket popullatës joshumicë i cili ka pranuar shumicën e votave në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje për Kuvendin Komunal. Nënkryetari për komunitete do të promovojë dialog mes komuniteteve dhe do të shërbejë si pikë formale e kontaktit për adresimin e brengave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në takimet e Kuvendit dhe punën e tij. Nënkryetari gjithashtu do të jetë përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të që parashtrohen nga komunitetet dhe pjesëtarët e tyre sa i përket pohimeve se vendimet apo aktet e kuvendeve komunale shkelin të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë. Nënkryetari do t’i referojë këto çështje tek Kuvendi Komunal për shqyrtim të serishëm të vendimit apo aktit. Në rast se Kuvendi Komunal zgjedh që të mos shqyrtojë aktin apo vendimin e vet, apo nëse nënkryetari vlerëson se rezultati edhe pas shqyrtimit paraqet shkelje të drejtave të garantuara me kushtetutë, nënkryetari mund të dorëzojë këtë çështje drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të vendosë nëse do të pranojë këtë rast për shqyrtim.



    ANEKSI III
    DECENTRALIZIMI


    Do të themelohet një sistem i avancuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale në Kosovë për trajtimin e shqetësimeve legjitime të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera që nuk përbëjnë shumicë në Kosovë dhe anëtarëve të tyre, për të inkurajuar dhe siguruar pjesëmarrje aktive në jetën publike dhe për të fuqizuar qeverisjen e mirë dhe efikasitetin dhe efektshmërinë e shërbimeve publike anembanë Kosovës, në pajtim me parimet dhe dispozitat në vijim:

    Neni 1 Dispozitat themelore

    1.1 Vetëqeverisja lokale në Kosovë do të bazohet në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe veçanërisht në parimin e subsidiaritetit.

    1.2 Vetëqeverisja lokale në Kosovë do të mbrojë dhe promovojë standardet e pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut, me konsideratë të veçantë në nevojat e komuniteteve jo shumicë dhe anëtarëve të tyre në Kosovë.

    1.3 Parimet kryesore të decentralizimit do të parashihen në Kushtetutë, siç parashihet në nenin 8 të Aneksit I të kësaj Marrëveshje.

    Neni 2 Legjislacioni i Kosovës për Vetëqeverisje Lokale

    2.1 Kosova do të nxjerrë Ligjin e ri mbi Vetëqeverisjen Lokale brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, i cili do të përforcojë kompetencat dhe organizimin e komunave, siç parashihet në këtë Aneks dhe në Aneksin XII.

    2.2 Kosova do të nxjerrë Ligjin e ri mbi Kufijtë Komunal brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, i cili do të përvijon komunat e reja, siç parashihet në këtë Aneks dhe në Aneksin XII.

    2.3 Kosova do të nxjerrë legjislacionin themelor, në pajtim me parimet e përcaktuara në këtë Aneks, në mënyrë që të sigurohen trajtimi i paanshëm dhe standardet minimale për të gjitha komunat, lidhur me rregullimin dhe çështjeve publike që bien në përgjegjësinë e tyre, veçanërisht duke respektuar parimin subsidiaritetit.

    Neni 3 Kompetencat komunale

    3.1 Komunat në Kosovë do të kenë kompetenca të plota dhe ekskluzive, përderisa u përket interesit lokal, duke respektuar standardet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi në fushat në vijim (më tej, kompetencat vetanake).

    a. Zhvillimi lokal ekonomik;
    b. Planifikimi urban dhe rural;
    c. Përdorimi dhe zhvillimi i tokës;
    d. Implementimi i rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve të kontrollit të ndërtimit;
    e. Mbrojtja lokale e mjedisit;
    f. Ofrimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave, rrugët lokale, transporti lokal dhe skemat e ngrohjes lokale;
    g. Përgjigja ndaj situatave emergjente lokale;
    h. Ofrimi i arsimit publik parashkollor, fillestar dhe të mesëm, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit;
    i. Ofrimi i kujdesit shëndetësor primar publik;
    j. Shërbimet familjare dhe shërbimet tjera;
    k. Banimi publik;
    l. Shëndetësia publike;
    m. Licencimi i shërbimeve dhe objekteve lokale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me argëtimin, aktivitetet kulturore dhe ato të kohës së lirë, ushqimin, strehimin, tregjet, shitësit e rrugës, transporti lokal publik dhe taksitë;
    n. Emërimi i rrugëve lagjeve dhe vendeve tjera publike;
    o. Ofrimi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike;
    p. Turizmi;
    q. Aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë;
    r. Çdo çështje tjetër që në mënyrë të shprehur nuk përjashtohet nga kompetenca e tyre, apo që nuk i është përcaktuar një autoriteti tjetër;

    Neni 4 Kompetencat e zgjeruara vetanake komunale

    4.1 Disa komuna të caktuara në Kosovë do të kenë kompetenca vetanake të zgjeruara si vijon:

    4.1.1 Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë kompetencën e arsimit të lartë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit, pagimit të rrogave dhe trajnimit të instruktorëve dhe administratorëve të arsimit;

    4.1.2 Komunat e Mitrovicës së Veriut, Graçanicës dhe Shtërpcës do të kenë kompetenca për ofrimin e kujdesit shëndetësorë sekondarë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të kujdesit shëndetësorë, punësimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e personelit dhe administratorëve të kujdesit shëndetësor;

    4.1.3 Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë, do të kenë:
    a. Autoritetin për të ushtruar përgjegjësinë për çështje kulturore, përfshirë, në pajtim me dispozitat e Aneksit V të kësaj Marrëveshjeje, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe dhe tjetër brenda territorit komunal si dhe përkrahjen për komunitetet tjera fetare lokale:

    b. Të drejta të avancuara pjesëmarrëse në zgjedhjen dhe shkarkimin e Komandantëve të stacioneve policore, siç përcaktohet në nenin 2.6 të Aneksit VIII të kësaj Marrëveshjeje.

    4.2 Për sa i përket këtyre kompetencave të zgjeruara vetanake, Kosova do të nxjerr legjislacionin kornizë për të ofruar qasje të barabartë ndaj shërbimeve publike; standardet minimale cilësore dhe sasiore në ofrimin e shërbimeve publike; kualifikimet minimale të personelit dhe objektet e trajnimit; parimet e përgjithshme mbi licencimin dhe akreditimin e ofruesve të shërbimeve publike.

    4.3 Komunat që zbatojnë kompetencat e zgjeruara vetanake mund të bashkëpunojnë me çdo komunë tjetër në ofrimin e shërbimeve të tilla.

    Neni 5 Kompetencat e Deleguara Komunale

    5.1 Autoritetet qendrore në Kosovë do të delegojnë përgjegjësitë mbi kompetencat në vijim tek komunat, në pajtim me ligjin:

    a. Regjistrat kadastrale;
    b. Regjistrat civil;
    c. Regjistrimi i votuesve;
    d. Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve;
    e. Shpërndarja e pagesave të asistencës sociale (përjashtuar pensionet); dhe
    f. Mbrojtjen e pyjeve.

    5.2 Autoritetet qendrore mund të delegojnë kompetenca shtesë tek komunat, sipas nevojës, në përputhje me ligjin.

    Neni 6 Rishikimi administrativ i aktiviteteve komunale

    6.1 Rishikimi administrativ i aktiviteteve komunale nga ana e autoriteteve qendrore në fushat e kompetencave të tyre vetanake do të kufizohet në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

    6.1.1 Autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të kërkojë nga komuna që të rishqyrtojë vendimet apo aktet tjera ligjore që konsiderohen si jo të pajtueshme me Kushtetutën apo ligjet e miratuara në pajtim me këtë Marrëveshje. Kërkesa e tillë do të tregojë shkeljet e pretenduara ndaj Kushtetutës apo ligjit. Kërkesa nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit komunal apo aktin tjetër ligjor.

    6.1.2 Nëse komuna pranon kërkesën në përputhje me nenin 6.1.1 të këtij Aneksi, ajo mund të vendosë të pezullojë ekzekutimin e vendimit apo aktit tjetër ligjor që është në pritje të shqyrtimit nga ana e autoriteteve komunale.
    6.1.3 Nëse komuna refuzon kërkesën apo vërteton vendimin apo aktin e tij që është në shqyrtim e sipër, autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të sfidojë vendimin apo aktin tjetër ligjor në Gjykatën e Qarkut kompetente për territorin e komunës. Gjykata e Qarkut, përmes masës së përkohshme, mund të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit të kontestuar apo aktit tjetër ligjor.

    6.2 Për sa i përket kompetencave të deleguara komunale, autoritetet qendrore mund të rishikojnë përshtatshmërinë e vendimit apo aktit tjetër ligjor komunal të dhënë, krahas pajtueshmërisë së tij me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë Marrëveshje dhe më pas, mund të pezullojnë, modifikojnë apo zëvendësojnë, sipas nevojës, ekzekutimin e vendimit apo aktit tjetër komunal.

    Neni 7 Arsimi

    7.1 Për sa i përket planprogramit arsimor të shkollave të Kosovës me mësim në gjuhën serbe:

    7.1.1 Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas njoftimit ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

    7.1.2 Në rast të kundërshtimit nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës ndaj zbatimit të planprogramit apo tekstit shkollor të veçantë, çështja do të referohet tek një komision i pavarur për të shqyrtuar pajtueshmërinë e planprogramit apo tekstit shkollor në fjalë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë Marrëveshje.

    7.1.3 Komisioni i pavarur do të përbëhet nga tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin serb, tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, dhe një (1) pjesëtar i zgjedhur ndërkombëtar që përfaqëson Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar.

    7.1.4 Komisioni do t’i merr të gjitha vendimet me anë të shumicës së votave dhe do të Kryesohet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për komunitetin serb dhe përfaqësuesit të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës çdo vit.

    7.2 Për sa i përket universitetit publik në gjuhën serbe:

    7.2.1 Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të jetë institucion autonom i arsimit të lartë. Universiteti do të miratojë statutin që do të saktësojë organizimin e brendshëm dhe qeverisjen e tij, dhe procedurat dhe ndërveprimin me autoritetet publike, në pajtim me legjislacionin kornizë qendror, i cili do të shqyrtohet nga një komision i pavarur siç parashihet në nenin 7.2.2 të këtij Aneksi.

    7.2.2 Vendimet mbi pajtueshmërinë e Statutit me legjislacionin kornizë qendror, standardet evropiane dhe praktikat më të mira dhe mbi çështjet që kanë të bëjnë me akreditimin e Universitetit brenda sistemit Universitar të Kosovës do të merren nga një komision i pavarur i përbërë nga tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Universiteti, tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe një (1) pjesëtar i zgjedhur ndërkombëtar që përfaqëson Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar. Komisioni do t’i merr të gjitha vendimet me anë të shumicës së votave dhe do të kryesohet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga Universiteti dhe përfaqësuesit të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, çdo vit.

    7.2.3 Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë autoritet për të zbatuar përgjegjësinë e këtij Universiteti publik në gjuhën serbe, në pajtim me nenin 4.1.1 të këtij Aneksi. Komuna do të ketë të drejtën e emërimit të dy anëtarëve të Bordit të Universitetit, që do të përbëhet nga gjithsej nga nëntë (9) anëtarë gjithsej. Komuna gjithashtu do të sigurojë se Universiteti pranon premisa dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij.

    Neni 8 Financat lokale

    8.1 Komunat do të formojnë buxhetet e tyre vetanake që mbulojnë detyrat që bien brenda kompetencës së tyre. Legjislacioni qendror do të përcaktoj kërkesat publike të menaxhimit dhe përgjegjësisë financiare të zbatueshme për të gjitha komunat, në pajtim me standardet ndërkombëtare.

    8.2 Komunat do të kenë të drejtë në burimet e tyre vetanake financiare, që do të përfshijnë autoritetin për të vënë apo mbledhur detyrimet doganore, tatimet në të ardhura të personave fizik dhe juridik, TVSh-në dhe detyrimet e akcizës, tatimet në kapital përveç tatimit në pronën e paluajtshme që gjendet brenda Komunës, apo tarifat që kanë efekt të paanshëm siç janë detyrimet dhe tatimet.

    8.3 Sistemi ekzistues i granteve kryesisht të kushtëzuara qendrore do të korrigjohet në mënyrë që të përfshijë sistemin e drejtë dhe transparent të granteve në bllok, duke siguruar autonominë më të madhe komunale në ndarjen dhe shpenzimin e fondeve qendrore. Formula e shpërndarjes së granteve në bllok, e cila do të merr parasysh nevojën e ndarjes adekuate të burimeve të komuniteteve jo shumicë në komunat përkatëse, nevojën për sistem të drejtë të barazimit dhe që do të sigurojë nivel të arsyeshëm të stabilitetit në të ardhurat komunale, do të përcaktohet përmes ligjit në pajtim me standardet ndërkombëtare.

    8.4 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 8.3 të këtij Aneksi, komunat me përgjegjësi të kompetencave të zgjeruara vetanake, siç parashihet në nenin 4 të këtij Aneksi, do të kenë të drejtë në fonde qendrore shtesë përbrenda kufizimeve të tyre të përcaktuara nga standardet minimale cilësore dhe sasiore për ofrimin e shërbimeve publike lidhur me ushtrimin e këtyre përgjegjësive, në pajtime legjislacionin kornizë qendror.

    8.5 Komunat do të sigurojnë auditime të brendshme të pavarura dhe objektive së paku një herë në vit dhe do t’i nënshtrohet auditimeve të jashtme të pavarura të rastit të ndërmarra nga një autoritet autonom në mënyrë që të sigurojë menaxhim efektiv të burimeve publike, rezultatet e të cilit duhet të jenë publike.

    Neni 9 Bashkëpunimi ndërkomunal

    9.1 Duke u bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë dhe të krijojnë partneritete me komunat tjera të Kosovës, për kryerjen e funksioneve të interesit të përbashkët, në pajtim me ligjin.

    9.1.1 Përgjegjësitë komunale në fushat e tyre vetanake dhe kompetencat e tyre të zgjeruara vetanake mund të ushtrohen përmes partneriteteve komunale në përjashtim të ushtrimit të kompetencave themelore komunale siç janë zgjedhja e organeve komunale dhe emërimi i zyrtarëve komunal, përcaktimi i buxhetit komunal dhe miratimi i akteve rregullative të zbatueshëm ndaj qytetarëve në përgjithësi.

    9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional përmes, mes tjerash, themelimin e një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të personelit administrativ dhe këshillëdhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave tjera operacionale të partneritetit.

    9.1.3 Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i nënshtrohen kërkesave të raportimit tek autoriteti kompetent qendror dhe shqyrtimit administrativ për pajtueshmëri me legjislacionin, në pajtim me dispozitat e nenit 6.1 të këtij Aneksi.

    9.2 Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkët në pajtueshmëri me ligjin.

    9.2.1 Anëtarësimi në asociacionet e tilla do të kufizohet në komuna të Kosovës. Asociacionet e tilla mund të bashkëpunojnë me homologët e tyre ndërkombëtarë.

    9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’i ofrojnë anëtarëve të tyre disa shërbime, përfshirë asistencë të trajnimit, ngritjes së kapaciteteve dhe asaj teknike, hulumtimin lidhur me kompetencat komunale dhe rekomandime të politikave,

    9.3 Komunat e angazhuara në një partneritet apo asociacion, në përputhje me dispozitat e neneve 9.1 dhe 9.2 të këtij Aneksi, do të publikojnë të gjitha informatat që kanë të bëjnë me aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit/asociacionit, në pajtim me ligjin.


    Neni 10 Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Serbisë

    10.1 Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale.

    10.2 Komunat do të njoftojnë Ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal të Kosovës paraprakisht për çfarëdo qëllimi për t’u angazhuar në një bashkëpunim të tillë. Njoftimi do të përfshijë draft marrëveshjen ndërmjet të komunës dhe institucionit partner të propozuar të Serbisë.

    10.3 Draft marrëveshja e bashkëpunimit do të përkufizojë fushat e bashkëpunimit të paraparë, ofrimin e stafit dhe pajisjeve, nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet përpunues dhe aranzhimet tjera relevante procedurale në pajtim me kërkesat financiare publike që janë të zbatueshme për të gjitha komunat.

    10.4 Qëllimi i tillë për të bashkëpunuar dhe draft marrëveshja e cila e shoqëron atë munden të jenë objekt i rishikimit nga Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Kosovës për pajtueshmërinë e saj me legjislacionin kornizë qendror. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 6.1 të këtij Aneksi, Ministria në përputhje me rishikimin e tillë mundet të urdhërojë ndryshimet në draft marrëveshjen e bashkëpunimit apo nëse shkelja e rëndë e ligjit nuk mundet të trajtohet me mjete juridike ndryshe, Ministria mundet të pezullojë bashkëpunimin e synuar. Komuna mundet të kundërshtojë veprimin e tillë të Ministrisë në gjykatën e qarkut kompetente për territorin e komunës.

    10.5 Partneritetet ndërmjet komunave të Kosovës do të kenë të drejtë për marrëdhënie të drejtpërdrejta me institucionet e Republikës së Serbisë vetëm deri në masën e nevojshme për implementimin e aktiviteteve praktike të partneritetit.

    10.6 Një komision i përbashkët i Republikës së Serbisë/Kosovës do të themelohet për të shtytur bashkëpunimin e tillë me institucionet në Republikën e Serbisë dhe adresuar çështjet e ndjeshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që ka të bëjë me këtë bashkëpunim.

    Neni 11 Financimi i aktivitetet komunale nga Republika e Serbisë

    11.1 Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë që është objekt i dispozitave në vijim:

    11.1.1 Çdo donacion financiar për komunat e Kosovës nga Republika e Serbisë do të jetë i kufizuar në qëllimin e vet në ushtrimin e përgjegjësive të komunës në fushat e kompetencave të tyre vetanake dhe do të jetë transparent dhe do të bëhet publik.

    11.1.2 Komunat munden të pranojnë donacionet financiare nga Republika e Serbisë nëpërmjet të xhirollogarive në bankat komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës. Thesari Qendror do të njoftohet për çdo pranim të tillë.

    11.1.3 Komunat që pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë do të raportojnë këto donacione së bashku me shpenzimet gjegjëse në buxhetet e tyre komunale.

    11.1.4 Donacionet financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj Marrëveshje dhe nuk do të jetë objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesë të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.

    11.2 Transferet individuale, përfshirë pensionet, qytetarëve individual të Kosovës munden të ndikohen nëpërmjet të financimit nga Republika e Serbisë.

    Neni 12 Themelimi i komunave të reja

    12.1 Komunat e reja do të themelohen, kufijtë e të cilave janë caktuar si në shtojcën e këtij Aneksi dhe do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal.

    12.2 Pas hyrjes në fuqi të ligjit për kufijtë komunal, autoritetet e Kosovës dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) do të ndërmerr të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar që deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të jenë ndarë burimet, pronat dhe strukturat administrative të kërkuara për themelimin dhe funksionimin e këtyre komunave të reja. Përgatitjet e tilla do të përfshijnë si në vijim:

    12.2.1 PCN-ja do të emërojë, në këshillim me komunitetet lokale në komunat e reja, apo në rastin e Novobërdës në zonat e reja kadastrale, dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ekipet Përgatitore Komunale (EPK) për t’u përgatitur për themelimin e komunave të tyre të reja përkatëse dhe detyrat tjera të ndërlidhura siç kërkohet nga PCN-ja.

    12.2.2 Gjatë përgatitjeve të tilla, funksionet ekzekutive përkitazi me komunat e reja dhe ofrimin e shërbimeve publike atyre do të mbeten në përgjegjësi të ish komunave në këshillim me EPK-të.

    12.2.3 Sa i përket komunës së tanishme të Mitrovicës, aranzhimet për themelimin e komunës së Mitrovicës Veriore do të përbëhet nga ata siç parashihet me nenin 13 të këtij Aneksi.

    12.2.4 Këto dhe aranzhimet tjera kalimtare ndërmjet ish komunave dhe komunave të reja do të parashihen me ligjin për kufijtë komunal.

    12.3 Menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të gjitha funksionet dhe kompetencat ekzekutive do të barten nga komunat e paraprake tek qeveritë e porsazgjedhura të komunave të reja, në pajtim me këtë Marrëveshje. Autoritetet qendrore të Kosovës do të sigurohen që të gjitha financat e parapara për komunat e reja tu ndahen atyre dhe që ato t’i kenë pranuar këto fonde, dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për tu siguruar që komunat e reja të jenë në gjendje të fillojnë veprimtarinë e tyre si njësi efektive territoriale të vetëqeverisjes lokale.

    12.4 Pavarësisht nga dispozitat e Nenit 12.1 të këtij Aneksi, Kosova do të hyjë në konsultime me komunitetet joshumicë në rastet kur ky komunitet përbën së paku 75% të popullsisë në një vendbanim të përqendruar me popullsi të gjithmbarshme prej së paku 5000 banorësh, sa i përket themelimit të komunave të reja.

    Neni 13 Mitrovica

    13.1 Në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës do të krijohen dy komuna, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me kufij komunal të përcaktuar në shtojcën e këtij Aneksi III.

    13.2 Do të krijohet një Bord i Përbashkët i komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, i cili do të zhvillojë bashkëpunim funksional në fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.

    13.3 Bordi i Përbashkët do të përbëhet nga njëmbëdhjetë (11), nga të cilët nga pesë (5) anëtarë do të zgjidhen nga dy komunat, dhe një (1) përfaqësues ndërkombëtar që do të zgjidhet nga PCN. Bordi i Përbashkët do të udhëhiqet nga përfaqësuesi ndërkombëtar.

    13.4 PCN do të hapë në Mitrovicë një zyrë e cila do të fokusohet, posaçërisht, në fushat e sigurisë/sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtave pronësore/të banimit, dhe zhvillimit ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.

    13.5 Gjatë periudhës tranzitore prej 120 ditësh, PSSP do të krijojë strukturat e përkohshme komunale, në bashkërendim me PCN, për komunën e re të Mitrovicës së Veriut, sipas kufijve të përcaktuar në dokumentin e bashkëngjitur këtij Aneksi. Pas përfundimit të periudhës tranzicionit, këto struktura të përkohshme komunale do të mbesin nën autoritetin e PCN, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para lokale në këtë komunë.


    Neni 14 Regjistrimi i Popullsisë dhe Shqyrtimi i Dispozitave të Decentralizimit

    14.1 Një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Kosova, në këshillim me PCN, do të bëjë regjistrimin e popullsisë, i cili do të kryhet në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe do t’i nënshtrohet vëzhgimit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, Republika e Serbisë dhe shtetet tjera fqinje do të autorizojnë regjistrimin përmes një agjencie ndërkombëtare të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

    14.2 Dispozitat e këtij Aneksi lidhur me themelimin e komunave të reja, përfshirë kufijtë administrativë të tyre, mund të rishqyrtohen, dhe të ndryshohen sipas nevojës, nga PCN, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete, brenda gjashtë muajsh nga dorëzimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Shqyrtimi do të marrë në konsideratë zhvillimet demografike dhe në veçanti kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur nëpër komuna, si dhe funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e autoriteteve komunale dhe aktiviteteve të tyre.
    SHTOJCË E ANEKSIT III
    PËRCAKTIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA

    Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë komunat e caktuara janë të përcaktuara në vijim:

    Graçanicë (16)
    ZK Badoc
    ZK Batushë
    ZK Çagllavicë (sipas përkufizimit në hartën III A)
    ZK Dobratin
    ZK Graçanicë
    ZK Gushtericë e Ulët
    ZK Gushtericë e Epërme
    ZK Llapllasellë
    ZK Lepi
    ZK Livagjë
    ZK Preoc
    ZK Skullan
    ZK Sushicë
    ZK Suhadoll
    ZK Radevë
    ZK Uglar

    Novobërdë (24)
    ZK Bostan
    ZK Bolec
    ZK Bushincë
    ZK Carevc
    ZK Dragancë
    ZK Izvor
    ZK Jasenovik
    ZK Kollubar
    ZK Koretishtë
    ZK Kufcë e Epërme
    ZK Llabjan
    ZK Makresh i Ulët
    ZK Makresh i Epërm
    ZK Manishincë
    ZK Miganoc
    ZK Mozgovë
    ZK Novobërdë
    ZK Parallovë
    ZK Prekoc
    ZK Stanishor
    ZK Strazhë
    ZK Tërniqec
    ZK Tirincë
    ZK Zebincë

    Ranillug (13)
    ZK Bozhec
    ZK Domoroc
    ZK Drenoc
    ZK Gllogoc
    ZK Hodec
    ZK Kormnjan i Epërm
    ZK Kormnjan i Ulët
    ZK Pançellë
    ZK Rajanoc
    ZK Ranillug
    ZK Ropotovë e Madhe
    ZK Ropotovë e Vogël
    ZK Tomanc

    Partesh (3)
    ZK Butrikë e Poshtme
    ZK Pasjan
    ZK Partesh

    Kllokol/Vërboc (8)
    ZK Gërnçar
    ZK Kllokot
    ZK Letnica
    ZK Mogillë
    ZK Shashar
    ZK Vërboc
    ZK Vërnakollë
    ZK Vërnez

    Mitrovica e Veriut
    ZK Mitrovica (sipas përkufizimeve të paraqitura në hartat e bashkëngjitura III, B, C)
    ZK Suhodoll i Epërm (sipas përkufizimeve të paraqitura në hartat e bashkëngjitura III, B dhe C)
    ZK Suhodoll i Poshtëm (sipas përkufizimeve të paraqitura në hartat e bashkëngjitura III, B dhe C)

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42

    Aneksi Iv

    SISTEMI GJYQËSOR

    Neni 1 Organizimi i gjykatave

    1.1 Gjykata Supreme siguron zbatimin uniform të ligjeve duke vendosur mbi ankesat e
    paraqitura para saj në pajtim me ligjin. Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por në asnjë rast më pak se tre (3) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.

    1.2 Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të gjyqtarëve të secilës gjykatë të qarkut, por në
    asnjë rast më pak se dy (2) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.

    1.3 Nëse në njërën nga komunat e reja dhe të themeluara mbi bazën e Aneksit III nuk ka
    gjykatë themelore, komuna me vendim të Kuvendit Komunal mund ta parqet kërkesën para Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të vendosur mbi themelimin e gjykatës themelore në territorin e saj, ose që një nga gjykatat ekzistuese themelore në territorin e komunës tjetër të ketë juridiksion mbi komunën e re. Të njëjtën të drejtë e ka edhe komuna ekzistuese, ku shumica e popullatës i takon komunitetit jo shumicë të Kosovës, dhe në të cilën nuk ka gjykatë themelore.

    1.3.1 KGJK i aprovon kërkesat për gjykata të reja themelore, përveç kur vlerësohet se
    norma e lëndëve për atë juridiksion është e pamjaftueshme për ta arsyetuar ekzistimin e gjykatës së veçantë.

    1.3.2 Kur KGJK e aprovon kërkesën për themelimin e gjykatës së re themelore,
    autoritetet kompetente do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se gjykatat e reja, themelohen dhe funksionojnë brenda periudhës gjashtë mujore nga data e marrjes së vendimit.

    1.3.3 Nëse KGJK nuk e aprovon kërkesën për themelimin e gjykatës së re themelore, ose
    kur komuna i kërkon gjykatës ekzistuese që ta shtrijë kompetencën e saj edhe në territorin e vet, autoritetet kompetente do të ndërmarrin masat e nevojshme për përmirësimin e qasjes në drejtësi për komunitetet vendëse, e cila është vështirësuar për shkak të izolimit gjeografik, mungesës së sigurisë, ose për shkak të faktorëve tjerë të rëndësishëm. Këto masa mund të përfshijnë krijimin në kuadër të territorit të komunës së re, të një zyre ndërlidhëse të gjykatës themelore ekzistuese prej të cilës komuna e re ka kërkuar shtrirjen e kompetencës në territorin e vet, ose që gjykata themelore të mbajë seancat në territorin e komunës së re.

    Neni 2 Gjyqtarët dhe prokurorët

    2.1 Përbërja dhe shërbimit të gjyqësisë dhe prokurorisë do ta pasqyrojë shumëllojshmërinë e etnike të Kosovës dhe nevojën për përfaqësimin e barabartë të të gjitha komuniteteve, duke i dhënë rëndësi të duhur parimeve të njohura ndërkombëtare për barazinë gjinore, ashtu siç pasqyrohen edhe në instrumentet për të drejtat e njeriut të parashikuara me nenin 2 të Aneksit I të kësaj Marrëveshjeje.

    2.2 Institucionet gjyqësore të Kosovës, në veçanti do të pasqyrojnë përbërjen etnike nga fusha e tyre e kompetencës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ndërmerr masa të nevojshme për shtimit të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve të Kosovës të cilat aktualisht janë të nën-përfaqësuara në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që shërbejnë në Kosovë dhe në çdo pjesë tjetër përkatëse.

    2.2.1 Për përmbushjen e përgjegjësive të veta në këtë drejtim, KGJK, në mes tjerash, në mesin e kandidatëve me kualifikime të barabarta për funksionin e gjyqtarit dhe prokurorit, do t’i jep përparësi pjesëtarëve të komuniteteve të nën-përfaqësuara.

    2.2.2 Dhënia e përparësisë për kandidatët me kualifikime të barabarta nga komunitetet e nën-përfaqësuara, do të zbatohet deri atëherë kur përqindja e gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në Kosovë të jetë nën 15% dhe/ose deri atëherë kur përqindja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë pjesëtarë të komunitetit serb të Kosovës, të jetë nën 8%.


    Neni 3 Procesi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

    3.1 Shqyrtimi gjithëpërfshirës, i vazhdueshëm, i njëhershëm kosovar për përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve për emërime të përhershme për gjyqtarë dhe prokuror në Kosovë, deri në moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj (“procesi i emërimit), do të vazhdojë të kryhet në pajtim me Urdhëresën administrative 2006/18 dhe nuk do të ndikohet nga përfundimi e mandatit të UNMIK-ut, ose me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, ashtu siç parashikohet me nenin 14 të Marrëveshjes, përveç deri në masën e lejuar me këtë Aneks.

    3.1.1 Të gjithë kandidatët e suksesshëm të cilët janë emëruar ose riemëruar për gjyqtarë dhe prokurorë nga ana e PSSP-së, si pjesë e “procesit të emërimit”, do të vazhdojnë të shërbejnë nëpër postet e tyre deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre ose deri atëherë kur ata shkarkohen në pajtim me ligjin.

    3.1.2 Siç parashikohet me nenin 14 të kësaj Marrëveshje, pas përfundimit të mandatit të UNMIK-ut, Komisioni i pavarur gjyqësor dhe prokurorial (KPGJP) do t’ia paraqesë me shkrim Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), rekomandimet për kandidatët për emërim dhe riemërim për gjyqtarë dhe prokurorë, e i cili e ushtron autorizimin përfundimtar që t’ia propozojë kryetarit të Kosovës, kandidatët për emërim dhe riemërim për gjyqtarë edhe prokurorë.

    3.1.3 Të gjithë kandidatët e suksesshëm të cilët janë emëruar ose riemëruar nga kryetari i Kosovës për gjyqtarë dhe prokurorë, sipas propozimit të KGJK-së si pjesë e “procesit të emërimit” do të vazhdojnë të shërbejnë në këto poste deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre ose deri atëherë kur ata shkarkohen në pajtim me ligjin.

    3.2 Me përfundimin e periudhës transitore, të paraparë me nenin 14 të kësaj Marrëveshje, përbërja dhe procedurat e “procesit të emërimit” të KGJK-së, lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve për pozitat gjyqësore të cilat janë të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë të Kosovës, do të krijohen dhe zhvillohen në pajtim me dispozitat e nenit 4 të këtij Aneksi.

    Neni 4 Këshilli Gjyqësor i Kosovës

    4.1 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të ketë përgjegjësi, që midis tjerash, të vendosë mbi propozimet për kandidatët për funksionin e gjyqtarit, avancimin dhe transferimin e gjyqtarëve si dhe për procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve. Me ligj do të përcaktohen autorizimet dhe procedura e KGJK-së, duke përfshirë këtu edhe çështjet që kanë të bëjnë me disiplinën dhe shkarkimin e anëtarëve të vet. KGJK do të ketë pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të veta.

    4.2 KGJK do të përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë.

    4.2.1 Në mesin e trembëdhjetë anëtarëve, pesë (5) prej tyre do të jenë anëtarët kosovarë të KPGJP-së si pjesë e fazës së parë (1) dhe të dytë (2) të “procesit të emërimit” në pajtim me Urdhëresën administrative 2006/18. Prej këtyre pesë anëtarëve, një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror, të zgjedhur sipas metodës së rastësisë, do të shërbejnë në KGJK deri në skadimin e natyrshëm të mandateve të tyre ekzistuese, me ç’rast do të zëvendësohen me një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të verifikuar nga KPGJP dhe që janë zgjedhur nga ana e kolegëve të tyre, duke iu përmbajtur metodave të cilat kanë për qëllim sigurimin e përfaqësimit më të gjerë të shërbimit të gjyqësisë dhe prokurorisë. Dy (2) gjyqtarët e mbetur dhe një (1) prokuror, nga radhët e pesë anëtarëve kosovar të KPGJP-së, do të shërbejnë në KGJK për një mandat plotësues njëvjeçar (1) pas skadimit të natyrshëm të mandatit të tyre, me ç’rast ata do të zëvendësohen me procedurë të njëjtë sikur edhe ish-kolegët e tyre të KPGJP-së. Në rast në rast të themelimit të një subjekti përgjegjës për çështjet e emërimit, disiplinës dhe shkarkimit të prokurorëve, të gjithë anëtarët e mbetur të KGJK-së do të jenë gjyqtarë.

    4.2.2 Nga radhët e tetë anëtarëve të mbetur, dy (2) prej tyre do t’i zgjedhin deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët mbajnë ulëset e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës, dy (2) anëtarë do të zgjedhën nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve tjera, dhe dy (2) anëtarë do të zgjedhën nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të ulëseve. Në secilin rast, së paku një nga dy anëtarët do të jetë gjyqtari i verifikuar nga KPGJP. Dy (2) anëtarë ndërkombëtarë, ku njëri prej të cilëve duhet të jetë gjyqtarë, do të përzgjidhen nga PCN-ja sipas propozimit të misionit të MEPSM-së.

    4.2.3 Të gjithë anëtarët e KGJK-së duhet të posedojnë kualifikime relevante profesionale dhe përvojë të nevojshme për punën e KGJK-së.

    4.3 Kandidatët për pozita gjyqësore të cilat janë të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, mund të propozohen për emërim vetëm nga i gjithë KGJK, nga shumica e anëtarëve të KGJK-së të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të cilët zënë ulëset e rezervuara ose të garantuara për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Nëse ky grup i anëtarëve të KGJK-së nuk e propozon kandidatin për këtë pozitë pas dy seancave të njëpasnjëshme të KGJK-së, atëherë të gjithë anëtarët e KGJK-së do të kenë të drejtën e propozimit të kandidatin për këto pozita gjyqësore. Kandidatët do të tërhiqen nga radhët e atyre që kanë aplikuar dhe të cilët i plotësojnë të gjitha kriteret e parashikuara me ligj.

    4.4 Kandidatët për pozitat gjyqësore për gjykatat themelore nën kompetencën e të cilave hyjnë ekskluzivisht, territori i një apo më shumë komunave ku shumica e popullsisë i takon komunitetit serb të Kosovës, mund të propozohen për emërim vetëm nga i gjithë KGJK, nga dy anëtarët e KGJK-së të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara ose të garantuara për komunitetin serb të Kosovës të cilët veprojnë bashkërisht në mënyrë unanime. Nëse këta dy anëtarë nuk propozojnë kandidatë për këto pozita gjatë dy seancave të njëpasnjëshme të KGJK-së, atëherë të gjithë anëtarët e KGJK-së do ta kenë të drejtën e propozimit të kandidatëve. Kandidatët do të tërhiqen nga radhët e atyre që kanë aplikuar dhe të cilët i plotësojnë të gjitha kriteret e parashikuara me ligj.

    4.5 Asnjë gjyqtar, nuk mund të shkarkohet ose transferohet kundër dëshirës së tij/saj në një pozitë tjetër, përveç me propozimin e KGJK-së dhe kur këtë e parasheh Kushtetuta dhe ligji. Gjyqtari i pakënaqur me një vendim të tillë, gëzon të drejtën e ankesës para Gjykatës Supreme.

Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •