Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Prindërit dhe Fëmijët




    Familja është qeliza e pare e shoqërisë në të cilën fillon e zhvillohet procesi i edukimit , është embrioni i bashkësisë njerëzore , është trualli i parë i shoqërisë ku mbijnë e rriten bimët e njoma , ai truall që i jep bimës ngrohtësinë e dritën e duhur , si dhe çdo gjë tjetër që i nevoitet asaj për t’u zhvilluar më së miri.Familja është kolektivi i vogël më i natyrshëm , anëtarët e së cilës i lidh e i bashkon dashuria , nderimi , besimi e interesi reciprok për njëri-tjetrin , ajo është foleja e ambientit më i afërt e më i dashur i fëmijës , në të cilin ai është i hapur ndaj çdo kërkese.Në të fëmija fiton përvojat e para , bëhet i vetëdijshëm për vetveten , për aftësitë e veta , aty dëgjon ai së pari reaksionet e të tjerëve për sjelljen e qëndrimin e vet , has në kuptime e moskuptime të të tjerëve si dhe në dashurinë , e cila , si marrëdhënie e natyrshme , forcon lidhjet ndërmjet fëmijës , prindërve e anëtarëve të tjerë të familjes.Por familja është njëherazi edhe burimi i ideve të para themelore që fiton fëmija për botën , rrethin , jetën e punën , është faktori më esencial që ia plotëson fëmijës më së pari nevojat e rritjes dhe të zhvillimit fizik , psikik , moral , social dhe edukativ.Me një fjalë , është shkolla e parë e përjetimit të ndjenjave morale e sociale , të cilat i mbeten atij tërë jetën , sepse në gjirin e saj ai kalon jo vetëm kohën e fëmijërisë , por edhe pjesën më të madhe të jetës së vet , i rrethuar me dashuri , ngrohtësi dhe përkujdesje të posaçme të edukimit.Prandaj mbresat e foshnjërisë së hershme e të fëmijërisë së gëzueshme janë më të fortat , më të gjallat , kurse përjetimet e asaj periode gdhenden në kujtesën e fëmijës dhe lënë gjurmë të thella e të pashlyera gjatë tërë jetës.
    Se çfarë educate ka marrv njeriu në familje varet , në të shumtën e rasteve , se sa i dobishëm ka për të qenë ai më vonë , kur të rritet , si për vete e për familjen ashtu edhe për bashkësinë.Nuk janë të rralla rastet që disa njerëz mbarojnë edhe shkolla të larta , por që tek ata megjithatë vërehen zbrazëti dhe ndihet mungesa e edukatës familjare.Prandaj me plot të drejtë thuhet se edukata familjare është themeli i edukatës së mëvonshme të njeriut.
    Ta sjellësh fëmijën në jetë nuk është vështirë , por deri sa ai ka lindur , atëherë ai patjetër duhet të ndihmohet që të rritet e të edukohet si duhet nga prindërit e vet , të cilët edhe e kanë sjellë atë në botë.Mirëpo puna e edukimit të fëmijës është një ndër punët më të vështira , më delicate e më me përgjegjësi që kryen njeriu.Fëmija është krijesë e gjallë e shumë e ndjeshme.Tek ai ndikojnë mjaft çdo veprim i mire ose i keq.Fatkeqësisht , të këqijat që i merr ai nuk mund t’i konstatojmë menjëherë , por edhe nëse i vërejmë më vonë , atëherë është shumë vështirë t’ia korrigjojmë , t’ia përmirësojmë , t’ia çrrënjosim.
    Dëmi që pëson fëmija për shkak të edukimit jo të mirë është i shumëfishtë , sepse me këtë rast nuk pëson vetëm fëmija e familja e tij , por edhe bashkësia e gjërë si moralisht ashtu edhe materialisht.
    Ndërkaq , shumë pak prindër e dine se për edukimin e fëmijëve është e nevojshme njëfarë përgaditjeje e veçantë nga ana e prindërve ; megjithëse kemi anasjelltas shembuj në jetë që disa prindër , të cilët të thuash kanë pak ose aspak njohuri pedagogjike , i edukojnë fëmijët e tyre aq mire sa janë për çdo lavdatë , ndërsa , në anën tjetër , disa prindër nuk munden ose nuk dine t’i edukojnë si duhet fëmijët e tyre.Sado që udhëzime të përcaktuara e qëndrime të prera për edukim s’ka , prapëseprapë duhet të veçojmë e të vëmë në dukje disa aspekte më të rëndësishme me vlerë të përgjithshme e të vërtetuar në praktikë , të cilat , prindërit , krahas përvojës së tyre të mire si edukatorë të pare , duhet patjetër t’i kenë parasysh në edukimin e fëmijëve të tyre.
    Nuk mjafton që prindërit të njohin mirë vetëm qëllimet e edukimit , por ata duhet të njohin gjithashtu mirëedhe vetë fëmijët , duke pasur në konsiderim edhe ndryshimet individuale të fëmijëve , të njohin mirë jetën shpirtërore të çdo fëmije të tyre , sepse fëmija nuk është si çdo materie , ai është krijesë njerëzore që zhvillohet.Me këtë rast vlen të përmendim fjalët e Tolstojit , i cili ka thënë : “ Për të vepruar me sukses ndaj ndonjë lënde , duhet ta njohësh atë.Në educate ajo lëndë është fëmija “.
    Kushti tjetër themelor për t’i edukuar si duhet fëmijët është që edhe prindërit vetë të dinë të sillen mirë , d.m.th. që vetë kudo e kurdoherë edhe ata të jenë të sinqertë , të drejtë e parimorë ndaj të gjithëve , pra edhe ndaj fëmijëve të tyre , në mënyrë që edhe fëmijët të kenë çka të shohin e të marrin shembull tek ata.Vetëm në këtë mënyrë prindërit mund të gëzojnë dashurinë e respektin e fëmijëve të tyre.Këtë pikëpamje e vërtetojnë më së miri fjalët e Makarenkos : “ Nëse dëshiron të edukosh të tjerët , duhet të jesh edhe vetë i edukuar “, ose të Gëtes : “ Fëmijë të edukuar do të lindnin vetë , sikur edhe prindërit të ishin vetë të edukuar “.Pra , prindërit duhet të jenë shembull shembull i mirë për fëmijët , mbasi ata imitojnë si të mirat ashtu dhe të këqijat ,
    Fëmijët e vegjël konsiderojnë se gjithçka thonë e veprojnë prindërit është e mire dhe e drejtë.Madje fëmijët më lehtë marrin e mësojnë atë çka shohin te prindërit sesa atë për të cilën u tregojnë prindërit se si duhet të punojnë e si duhet të jenë.Prindërit duhet ta dine se mjeti më i forte për edukim nuk janë fjalët , por më shumë shembulli i tyre.Kjo vërtetohet edhe nga fjalët e Makarenkos kur thotë : “ Prindër , mos mendoni se e edukoni fëmijën tuaj vetëm kur flitni me të , kur e këshilloni ose kur e urdhëroni.Ju edukoni në çdo moment të jetës së tij , madje edhe atëherë kur nuk jeni në shtëpi.Si visheni , si flitni me njerëzit e tjerë , si gëzoheni , si silleni me miqtë , si qeshni …- të gjitha këto kanë ndikim të madh te fëmijët.”.Kur është fjala për fuqinë e shembullit , prindërit duhet të kenë parasysh se edhe marrëdhëniet reciproke ndërmjet babait e nënës si dhe ndërmjet anëtarëve të tjerë të familjes duhet të jenë korrekte e në përputhje me normat morale të një edukate të mirë.Shembulli i keq i prindërve mund t’i helmojë fëmijët , sepse rrënjos në shpirtin e tyre të njomë vese , të cilat më vonë është shumë vështirë të hiqen.Veçanërisht mosmarrëveshjet e grindjet që ndodhin ndërmjet prindërve në sy të fëmijëve , qofshin ato me fjalë ose fizikisht , janë shembull i keq e ndikojnë negativisht te fëmijët , posaçërisht në pikëpamje emocionale.


    Si duhet të jenë marrëdhëniet reciproke të dy prindërve ( marrëdhënie të cilat janë një faktor me rëndësi ) në edukimin e fëmijëve ?
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    LE TE BEHET DRITE! Maska e Aloa
    Anëtarësuar
    30-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku qielli takon detin
    Postime
    71
    po nje plus i madhe per marredhenie te shendeteshme brenda familjes dhe per te qene nje shembull pozitiv ne formimin e femijes kam mendimin se bashkeshortet para se te ndihen burre e gru, te jene shoke ne rradhe te pare.
    Everything I do, I do it for you.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Aloa
    po nje plus i madhe per marredhenie te shendeteshme brenda familjes dhe per te qene nje shembull pozitiv ne formimin e femijes kam mendimin se bashkeshortet para se te ndihen burre e gru, te jene shoke ne rradhe te pare.
    Here burre e grua e here shoke , sipas rastit.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2007
    Postime
    8
    "Femija eshte pasqyre e prinderve"Popullore. Femija qe rritet ne nje ambjent te qete, te harmonizuar dhe qe ndjehet i mirepritur me dashuri dhe i mbeshtetur nga ambjenti qe e rrethon,kryesisht famija ka me shume shanse te jete nje njeri i mire dhe i vlefshem per shoqerine.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2007
    Postime
    5
    marredheniet e dy prinderve duhet se pari te karakterizohen nga mirekuptimi , respekti e vleresimi midis njeri tjetrit dhe midis tyre e femijeve dhe nga dashuria e ndersjelle dhe e shendetshme e cila ben qe te gjithe te ndihen mire ne familje.
    Perndryshe cdo gje shkon mbrapsht.
    Dhe me baze keto gjera mund te ecet perpara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dance girl : 21-04-2007 më 19:20

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2007
    Postime
    14
    <<Gimi 3 , Të lumtë !

  7. #7
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Smile Edukimi i femijes

    Citim Postuar më parë nga Aloa
    po nje plus i madhe per marredhenie te shendeteshme brenda familjes dhe per te qene nje shembull pozitiv ne formimin e femijes kam mendimin se bashkeshortet para se te ndihen burre e gru, te jene shoke ne rradhe te pare.
    Pershendetje Aloa ,

    Ashtu mendoj edhe une sepse fëmija është një amanet në duart e prindërve të vet.Truri i fëmijës në vogjëli është si një kasetë e pambushur magnetofoni që regjistron.Kështu ai merr çdo gjë që i jep dhe e përcjell , po në atë formë.Ai është një tokë e pastër në të cilën duhet hedhur farë e zgjedhur , në mënyrë që edhe prodhimi përfundimtar , të jetë shumë i mirë.Kur themi që prindërit janë të mirë , nënkuptojmë se edhe drejtimi i fëmijës është i tillë.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #8
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Prindër , duhet të kini kujdes !

    Citim Postuar më parë nga dance girl
    marredheniet e dy prinderve duhet se pari te karakterizohen nga mirekuptimi , respekti e vleresimi midis njeri tjetrit dhe midis tyre e femijeve dhe nga dashuria e ndersjelle dhe e shendetshme e cila ben qe te gjithe te ndihen mire ne familje.
    Perndryshe cdo gje shkon mbrapsht.
    Dhe me baze keto gjera mund te ecet perpara.
    Greetings Dance Girl , te jesh prind duhet dhene shume energji , mirepo ne anen tjeter perfiton shume kenaqesi .

    Dedikuar Te Gjithe Prinderve :


    - Fëmijën mos e konsideroni të vogël . Edukimi i tij fillon që në djep ;
    - Mësojeni të sillet mirë dhe t’i ndihmojë të tjerët ;
    - Mos plotësoni çfarëdo lloj dëshire të fëmijës ;
    - I mësoni të jenë të durueshëm ;
    - Gabimet që bëjnë , korrigjoni duke i mësuar ;
    - Mbani premtimin që u jepni atyre ;
    - Për një veprim të fëmijës , prindërit nuk duhet të mbajnë qëndrime të kundërta ;
    - Mos flisni , për gjëra që fëmijët nuk duhet t’i dine , në prani të tyre ;
    - Mos shani të tjerët në prani të tyre ;
    - Mos u tregoni shumë të ashpër apo shumë tolerantë ndaj tyre.Jepi rëndësi asaj që bën fëmija e jo premtimeve të tij.


    Edukimi është një ushqim i domosdoshëm për njeriun , ashtu siç është buka edhe uji.Edukimi i ngjan punës që bën skulptori , i cili gdhend drurin dhe i jep formën që do.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #9
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Si te jeni prinder te suksesshem ?!

    Citim Postuar më parë nga Irena Silva
    "Femija eshte pasqyre e prinderve"Popullore. Femija qe rritet ne nje ambjent te qete, te harmonizuar dhe qe ndjehet i mirepritur me dashuri dhe i mbeshtetur nga ambjenti qe e rrethon,kryesisht famija ka me shume shanse te jete nje njeri i mire dhe i vlefshem per shoqerine.
    Shumicen e gjerave i tha Irena Silva ndersa mua me mbetet vetem te flas ne disa gjera ku shpesh prinderit kane probleme ne rritjen , edukimin , arsimimin e femijeve te tyre .

    Lëri fëmijës pak liri

    Gjëja më e keqe që përdorim ne edukuesit dhe mësuesit është kontrolli i pandërprerë i cili e mërzit fëmijën dhe e mbingarkon.Prandaj , lëri fëmijës një sipërfaqe të lirë ku mund të sillet si të dojë.Gjithashtu , bëja të ditur se kjo sipërfaqe lirie nuk do të funksionojë nëse nuk e shfrytëzon sikur duhet.Mos i bëj kontroll e as mos i qëndro mbi kokë.Vetëm nëse i then rregullat e sistemit , kështu ai do të kuptojë se është nën kontroll.Fëmija ndihet shumë më i fortë dhe është i gatshëm të luftojë për hir të lirisë së tij.Pra , ai përpiqet me qëllim që babai të mos ketë kontroll mbi të.E vërteta është se fëmija nuk ka nevojë për të gjitha këto , nëse ngrohtësia dhe dashuria ia kanë mbushur jetën , në vend të kontrollit të pandërprerë.Ai duhet të mësojë çdo gjë të re.Me një fjalë : “ Mos i bëj shpatullat e fëmijës tend fushë sporti , topi i të cilës është meraku i tepërt ! “

    Urdhëra të prerë , por me mençuri

    Fëmijës duhet t’i jepen urdhëra të prera , por në të njejtën kohë kërkohet prej prindërve që interpretimi i këtyre urdhërave të prera të jetë në mënyrë ndihmuese.Nëse fëmija e ka shtruar dyshemenë e dhomës së tij me lodra , nëna mund t’i flasë në këtë mënyrë : “ T’i mbledhim lodrat bashkë ! “ , e cila fillon e para në mbledhjen e lodrave.
    Fëmijës nuk i mbetet tjetër pos të fillojë t’i mbledh ato.Nëse te fëmija paraqitet më padëgjueshmëria , ndoshta këtë e shfaq edhe me zë të lartë kur nëna e tij kërkon në mënyrë të prerë e kërcënuese që të shkojë të lajë duart apo të shkojë në banjo.E kundërta ndodh nëse fëmija dëgjon urdhërat me sjellje të mirë , çohet i zbaton ato qetë e shpejt . Sa më shumë që të shtohet kërkimi i diçkaje nga ai , aq më shumë i shtohet dëshira për moskryerje të këtij urdhëri.
    Disa baballarë krenohen me fëmijët e tyre , të cilët zbatojnë urdhërat vazhdimisht dhe nuk bëjnë asgjë për atë që janë të obliguar të bëjnë.Disa të tjerë bashkëpunojnë me fëmijët , sikur të ishte prone private e jo si krijesa të Zotit . Ndërsa disa të tjerë i ngarkojnë fëmijët jashtë mundësive , u japin përgjegjësi që nuk mund t’i kryejnë.Të tri rastet janë të paqëlluara.

    Pakëso kritikat

    O ju nëna e baballarë ! Kushtoni vëmendje pakësimit të kritikave dhe veprimeve jo të domosdoshme!
    Gjithashtu , pakësoni kontrollin ! Fëmija nuk është mjet të cilin mund ta drejtosh si të duash.Ka edhe ai mendimet e veta që i njeh si të arsyeshme në drejtim të çështjeve të tij personale.Kur ai përpiqet të gjejë vet zgjidhjen , jepni rastin , kurse kur nuk ia qëllon , ndihmonije !
    Në shumë raste pyetje të tepërta i drejtohen fëmijës.Për shembull : “ Pse qesh kështu ? “, “ Pse ecën ashtu ? “ , “ Nxirri fjalët dhe shqiptoji ato drejt ! “ , “ Mos loz me flokët ! “.
    “ Shko laj dhëmbët ! “ , etj.Të gjitha këto mund të kenë veprim të kundërt te fëmija që e shqetësojnë ose e bëjnë të lëkundur në vendimet e veta . Në të shumtën e rasteve kjo gjendje u ndodh fëmijëve të parë , nga kujdesi i tepërt i prindërve . Pastaj me ardhjen e fëmijës së dytë , prindërit kuptojnë se kanë mësuar diçka nga fëmija i parë dhe se duhet t’i japin më shumë liri fëmijës së dytë.Kështu me fëmijën e dytë sillen ndryshe.
    Kërkohet prej nënës që te fëmija të mbjellë mënyrën e diskutimit.T’i bëjë disa pyetje e ta shikojë se si do të përgjigjet.Gjithashtu t’i mësojë mosngritjen e zërit gjatë bisedës , mosndërprerjen e bisedave të të tjerëve etj.
    Ta pyesë se çfarë do të bënte ai nëse do të shikonte villain të grindej me shokun e tij , çfarë do të bënte ai nëse do të shikonte në rrugë fëmi të plagosur.
    Fëmijët të cilët nuk përgatiten nga prindërit rriten dhe zhvillohen me personalitet të dobët , për dallim nga ata prindër të cilët fëmijët i mësojnë mënyrën e shprehjes gjatë të folurit.

    Vepro me kujdes

    Nëse babai para fëmijëve bërtet , shprehet se lodhet shumë dhe se atij i është bërë padrejtësi , e gjithë kjo futet në mendje të fëmijëve se babai është shndërruar si viktimë e nënës dhe se më mire do të ishte sikur të mos martohej fare.
    Gjithashtu , nëse nëna bërtet e thotë se burri është krijesa e vetme e cila kënaqet në këtë botë , se ai e shfrytëzon çdo të drejtë , atëherë fëmija femër fillon t’i urrej burrat dhe kjo çon që ajo t’i shmanget martesës në moshën madhore.Ai djalë i cili e shikon babain me këto sjellje , mendon se kjo është mënyra e sjelljes së burrit ndaj gruas.Gjithashtu , edhe vajza nëse e heton nënën të ngrejë zërin kur flet me babain , atëherë ajo merr mësim , kinse edhe ajo kështu duhet të sillet me burrin e saj dikur.

    MOS E QORTO FËMIJËN PËR ATO QË BËN AI SOT , NGASE TI ISHE AI QË ATO IA MËSOVE DJE !!!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Cili Nga Prinderit Eshte me i Dashur Per femijet ?
    Nga engjulli_peje^ në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 14:50
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •