Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 79
  1. #41
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Po ju paraqes nje situate sa stresante po aq edhe paradoksale......
    Im ate,tani qe kam shkuar ne nje moshe madhore,i deshperuar qe nuk mund te me imponoje me deshiren dhe idete e tij e shfaq pakenaqesine e tij duke me thene fjale te deshperuara si prsh;Po mos brith more djale me vajza te perdala se do te marresh ndonje semundje....ai nuk e di fare se si jane keto vajza me te cilat dal
    a bej seks te mbrojtur sepse kur une perpiqem ta sqaroj,ai me shmanget pasi per te te, tilla biseda jane banale dhe nuk ka hije qe te konsumohen babe e bir........Nena e shpreh pakenaqesine e saj ne menyre me te ashper duke me thene;Te marte perendia ymrin!!!Ngele duke bredhur me ato ........!!!po do me vdesesh more djale,ma copetove zemren.....martohu dhe krijo nje familje per te qene!Une i them;po ka kohe moj nene se s'me iku mosha!Ajo me thote;Me ke flas edhe une,a te degjon muri?!Situata behet akoma me kritike kur une shkoj te shtepia e goces per ta mare te dalim.......babai i saj qendron te porta me nje pamje prej xhelati,nuk guxoj ta shoh ne sy.Kur i hedh ndonje shikim shkarazi me duket sikur ka mbuluar koken me nje thes te zi me dy vrima te syte
    dhe sikur ne duar ka nje sopate te madhe dhe te mprehte.Me kete pamje me duket sikur me thote;Do te dalesh me gocen time por bej kujdes...zinxhirin e pantallonave ta mbash gjithmone mbyllur se perndryshe do te bej te perjetosh gijotinen dhe nuk e ka fjalen per ate gijotinen qe te con ne boten tjeter,po per ate gijotinen qe te le ne kete bote duke vuajtur dhe duke mallkuar veten.....
    E marr gocen dhe shkojme te ulemi ne nje bar te qytetit......ajo ka nje pamje engjellore qe me ben te vuaj si dreqi......ashtu si per te mbytur stresin porosis nje dopio raki dhe mendoj me vete;C'fare c'mendurie!ta kesh te dashuren ne tavoline
    dhe te sillesh me te sikur je ulur me gjyshen vetem nga frika e gijotines?!Ne djall te veje!!!E kthej dopion e rakise me fund dhe me sy te zgurdulluar i drejtohem duke i thene;Kemi kaq kohe qe jemi lidhur bashke dhe te them te drejten nuk mundem me.....Ajo me nje shikim rrenqethes me pyet;Perse?!Je kaq e bukur dhe kaq e mire saqe nuk mundem thjesht te dal me ty,te bisedoj e te thur plane e me pas te te percjell per ne shtepi duke te dhene nje puthje te zbehte,thuajse te shtirur.....kam nevoje per me teper.....dua qe ta shijojme plotesisht lidhjen tone
    pa u shqetesuar nga presionet dhe paragjykimet....per mua ishte nje thirrje e deshperuar por buzeqeshja e saj e embel e aprovoi kerkesen time.
    Dolem nga lokali dhe hipem ne makine.....une isha shume i stresuar...ecja dhe shikoja nga pasqyra se mos ndonje makine tjeter na ishte vene pas........shkojme ne nje motel periferie,hyjme brenda dhe recepsionisti,nje meso burre na sheh me nje fare ngerdheshje dhe duket sikur na thote;po ju more c'fare beni?!Nuk jo vjen zor?!....Porosis nje dhome ne katin e dyte te motelit ne menyre qe te hidhem nga dritarja ne rast emergjence.......futemi ne dhome,mbas nje dushi fillojme aktin seksual,dritaren e kam lene hapur dhe syte e veshet i kam nga dera me ankthin se mund te shembet nga casti ne cast dhe brenda saj mund te hyje babai i vajzes me nja 17 kusherinj te pare,te me kapin e te me lidhin me zinxhira dhe ashtu te lidhur,te me cojne ne gjendjen civile.......Me te tilla komplekse te krijuara nga presioni i vazhdueshem,"harroje orgazmen".....Dhe si perfundim,ai qe quhet ilaci
    me i mire antistres,te kthehet ne nje stres me vete........kete mund ta krahasosh me nje film tragjikomik por ne fakt eshte nje realitet Shqiptar...

  2. #42
    i/e larguar Maska e Edelweiß
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    Fshat
    Postime
    103
    A eshte shmangje psikologjike nese nuk te behet sex ?

  3. #43
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    dhe gjithashtu: mosberja seksi ndikon whatsoever ne shmangje psikollogjike?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #44
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Pse vetem meshkuj ktu mo vlla? E tmerrshme, shife se si duket mentaliteti sheshit.
    E para e punes: seksi te ben mire!
    Epo, kete e dinit, por jo vetem MIRE sic e dini juve, mire ne shume aspekte te jetes.
    Seksi te cliron hormonet, te ben qe te shkelqeje lekura, te heq dhimbjen e kokes, dhe qe me e rendesishmja per femrat, te ben te biesh ne peshe.
    Sa per ciftet qe kane shume kohe bashke, une jam prova e gjalle qe seksi nuk te merzitet absolutisht fare. Perkundrazi, sa me kohe te jesh me nje njeri, aq me shume e perfeksionon seksin me te. Me te vertete nuk ke ate vrullin dhe e etjen e fillimit, por sic piqet mardhenia personale, piqet edhe mardhenia intime. Gjithshka behet me e shtruar, me e qete dhe me intense. Pastaj, eshte me mire sepse nuk jane ato budallalleqet e ndrojtjes se fillimit, frikes nese do ja dalesh apo jo (per meshkujt) dhe sidomos ai sikleti i "si te sillem me vone".
    Aaa, nqs ty te eshte merzitur vete personi sepse nuk ishte ai qe ti prisje, domosdoshmerisht te gjitha gjerat qe do besh me te do te duken me bajate.

    Une per vete nuk kam ndonje kompleks seksual. Kam shume shoqe qe e kane te veshtire te flasin per seksin dhe edhe kur e bejne nje gje te tille nuk tregojne te verteten. Kjo gje me streson, sepse edhe kur ti do te flasesh me nje njeri (relativisht te afert) per keto pune nuk e di se cfare te thuash e cfare te mos thuash se ke frike mos i shokon. Shume nga vajzat me te cialt kam folur kane qene ne ndonje fare menyre te ndryshura. Psh, njera me thoshte se i vinte turp te "levizte" vete sepse mendonte se kjo ishte detyre e mashkullit. Normalisht ata as qe nuk e hapnin kete bisede me njeri tjetrin (dhe ishin te fejuar!!!!).

    Sa per meshkujt, mendoj se nuk duhet ta stresoni veten aq shume per keto pune.
    Per mendimin tim, punet i keni shume te thjeshta. Nqs nuk merreni me femra, pse tallaviteni kot? Punoni! Heret a vone puna do t'ju a shperbleje sepse ka shume femra qe eksitohen nga meshkujt e pushtetshem (te kuptohemi, jo pushtetare).
    Eshte i rende fakti qe gjithmone kerkoni te beni seks me dike dhe ky rast t'ju bjere nga qielli.

    Ka edhe dicka tjeter. Mos mendoni se jemi vend shume konservator. Pak dite me pare pashe nje dokumentar te bere ne Itali pas transmetimit te nje filmi te titulluar "Melissa P." ku shfaqeshin reagimet e rinise italiane pas boomit qe shkaktoi filmi. Fliste per nje adoleshente qe ndihej e ndrydhur dhe pas nje dashurie zhgenjyese vendos qe nuk do te jete me objekti i askujt, por do t'i trajtonte ajo meshkujt si nje objekt kenaqesie. Shume te paket ishin ata qe mendonin se ajo ishte nje vajze normale, biles kishte probleme psikologjike. Shumica e quanin Melissa P=Puttana dhe asnje djale nuk donte te kishte te bente me nje vajze te tille. Por, jam e sigurte se prapa mikrofonave, jeta e tyre eshte plot me vajza te tilla.Ky gjykim ndodh shpesh ne vendet katolike apo te lidhura me fene. Une nuk them se feja nuk duhet respektuar, por gjithashtu mendoj se nuk eshte e drejte qe dikush te ndrydhe deshirat e tij per shkak se keshtu shkruhet ne nje liber.
    So the **** whaaaat??!!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    E para kshillat e prinderve mos i degjo asnjeher sepse prindrit tane jan shum mbrapa me mentalitetin, dhe do biesh ne telashe gjimon po ti degjosh prindrit.
    E dyta esht qe jan ber disa studime me specie te ndryshme kafshesh duke perfshir dhe chimpanzet (kafshet me te peraferta te njerzve) dhe ne te gjitha resultatet kan dal se sa me von te filloj te bej seks ose sa me von te lindi femij aq me shum shtohet jeta.
    Dmth detyra kryesore e te gjtha kafsheve duke perfshir dhe njeriun esht te bejm femij dhe kaq. Natyra i ka ber speciet te tilla qe sapo ato te ken femi te fillojn plakjen ne perfundimisht vdekjen.
    Psh peshqit salmon pasi leshojn vezet dhe spermen, vdesin brenda disa ditve.
    Keshtu qe po te mos besh femij fare ose po te mos besh shum seks ka shum gjasa qe do arrish ta zgjasesh jeten per nje far kohe te konsiderushme.

  6. #46
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Eshte vertetuar se berja 2 here ne jave e seksit me kenaqesi, ndihmon ne parandalimin e gripit
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  7. #47

    Edukimi dhe identiteti seksual

    Dashuria, emocionet, ndjenjat dhe pasiguritė, qė tė gjitha luajnė rolin e tyre nė kėtė drejtim. Jo tė gjithė ndjejnė tė njėjtėn gjė dhe njeriu e fiton pjekurinė nė faza tė ndryshme si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana seksuale. Edhe ndikimet e jashtme mund tė kenė njė efekt tė fuqishėm mbi identitetin tuaj seksual i cili, nga ana e tij, mund tė ndikojė mbi mėnyrėn se si e vlerėsoni ju vetveten.
    Edukimi dhe identiteti seksual



    Identiteti SeksualPse duhet ky Udhėzues?

    Udhezuesi Mbi Identitetin Seksual ju ofron:
     informacion bazė qė ju nevojitet pėr mirėqėnien tuaj seksuale.
     ndihmė qė tė kuptoni pėrvojat qė keni pasur.
     kėshilla pėr tė rritur besimin nė aftėsitė tuaja seksuale.
     mundėsi tė tjera qė ju mund t’i zbuloni nė veten tuaj.
    Mbi Identitetin Seksual ėshtė shkruar nė formėn e njė udhėzuesi apo guide udhėtimi. Ai bėn fjalė pėr shėndetin tuaj seksual dhe ju pėrgatit pėr kėtė lloj udhėtimi nė fushėn e njohurive mbi seksin. Ky udhėzues do t’ju ndihmojė qė tė merrni vendime mbi bazėn e alternativave tė mbėshtetura nė informacionin e nevojshėm.

    Pėrpara nisjes
    Identiteti seksual merr vlera tė ndryshme rėndėsie nė rrjedhėn e jetės. Ju mund tė mos jeni gjithmonė aktivė nga ana seksuale ose mund tė mos doni tė jeni tė tillė. Mbi Identitetin Seksual ėshtė hartuar pėr njerėzit si individė. Ju mund tė keni njė partner tė regullt seksual, ju mund tė keni njė bashkėshort ose bashkėshorte, fėmijė ose mund tė jeni i vetėm. Cilado qoftė piknisja, pėrvoja juaj ėshtė individuale, dhe nėnkupton qė ju tashmė e keni filluar udhėtimin. Ju mund tė mos tė dini, nė fakt, se ku po shkoni deri sa tė mbėrrini atje, por edhe vetė eksplorimi mund tė jetė njė kėnaqėsi mė vete. Dashuria, emocionet, ndjenjat dhe pasiguritė, qė tė gjitha luajnė rolin e tyre nė kėtė drejtim. Jo tė gjithė ndjejnė tė njėjtėn gjė dhe njeriu e fiton pjekurinė nė faza tė ndryshme si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana seksuale. Edhe ndikimet e jashtme mund tė kenė njė efekt tė fuqishėm mbi identitetin tuaj seksual i cili, nga ana e tij, mund tė ndikojė mbi mėnyrėn se si e vlerėsoni ju vetveten.

    Kalendari i Ngjarjeve
    Puberteti

    Puberteti ėshtė njė fazė e jetės sė cdo njeriu, vajzė dhe djalė qė pėrfshin moshėn nga 8 deri nė 18 vjeē. Ky ndryshim pėrbėn kalimin nė vajzėri ose djalėri. Si rezultat i kėtij procesi organet seksuale rriten dhe zhvillohen, trupi bėhet i gatshėm dhe i aftė pėr tė riprodhuar. Gjatė pubertetit trupi ndryshon me shpejtėsi dhe ky mund tė jetė njė udhėtim shqetėsues, por edhe i kėndshėm. Kėto ndryshime mund t’ju bėjnė tė ndjeheni krenarė dhe tė lumtur, por ato mund t’ju bėjnė tė ndjeheni konfuzė dhe nė njė pozicion tė vėshtirė, ose tė gjitha sė bashku. Shpesh mjetet e informimit ose reklamat, shokėt/shoqet, pjestarėt e familjes apo moshatarėt pėrpiqen tė ndikojnė nė mėnyrėn se si duhet tė dukeni, se si duhet tė silleni dhe se ndaj cilėve persona duhet tė tėrhiqeni. Megjithatė tė gjitha kėto janė ēėshtje pėr tė cilat ju duhet tė vendosni vetė, ndėrkohė qė ka shumė rrugė pėr tė ndjekur.

    Menstruacionet

    Femrat lindin me mijėra vezė nė dy ovaret ose vezoret e tyre (shih Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės). Pas pubertetit, ēdo muaj nga vezoret ēlirohet njė vezė. Ky proces quhet ovulacion, dhe ndodh rreth 14 ditė pėrpara fillimit tė periodave. Nėqoftėse veza nuk pllenohet nga sperma (shih Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės) ajo vdes. Ēdo muaj mitra bėhet gati pėr njė shtatėzani tė mundshme dhe veshja e saj e brendshme trashet dhe zbutet.

    Kur trupi e di se pllenimi nuk do tė ndodhė, veshja e brendshme e mitrės dhe veza dalin nga trupi nėpėrmjet vaginės nė formėn e atyre qė njihen ‘perioda’ ose ‘menstruacione’. Veza nuk dallohet mbasi ėshtė shumė e vogėl. Cikli menstrual fillon nga dita e parė e ‘periodave’ dhe zgjat deri nė ditėn pėrpara fillimit tė periodave tė ardhshme. Cikli ndryshon dhe mund tė jetė nga 21 deri nė 40 ditė. Pėr tė mbledhur gjakun qė del gjatė menstruacioneve mund tė pėrdorni ‘picetat sanitare’ ose tamponėt. Pėr tė parashikuar ditėn e menstruacioneve mund tė mbani njė ditar, por nuk duhet harruar se jo tė gjitha gratė kanė perioda tė regullta. Ndryshimet hormonale pėrpara ose gjatė menstruacioneve mund tė ndikojnė mbi gjendjen tuaj shpirtėrore: ju mund tė ndjeheni energjike dhe tė ndjeni nevojėn pėr marrėdhėnie seksuale gjatė periudhės sė ovulacionit dhe/ose mund tė jeni nė gjendje shpirtėrore tė zymtė, nervoze madje, pėrpara ardhjes sė periodave, mund t’ju vijė edhe pėr tė qarė. Gjinjtė mund t’ju dhėmbin ose mund t’ju zbadhohen pak dhe mund t’ju dalin puērra nė fytyrė. Gratė lėshojnė vezė nė kėtė mėnyrė deri sa ato arrijnė nė njė pikė tė jetės qė njihet si menopauzė. Kjo zakonisht ndodh nė moshėn midis 45 dhe 50 ose mė shumė vjec. Gratė e kėtyre moshave nuk kanė mė menstruacione dhe nuk mund tė mbeten shtatėzanė. Nėqoftėse ju keni dhimbje tė mėdha gjatė periodave ose nėse keni shqetėsime tė tjera duhet tė kėshilloheni me mjekun ose me Shoqatėn e Planifikimit Familjar (SHPF).

    Ndryshime qė prekin si djemtė dhe vajzat gjatė pubertetit.

    Nė kėtė periudhė tė jetės ndodhin kėto ndyshime:
     Shtati, pesha trupore dhe muskujt zhvillohen.
     Organet seksuale rriten.
     Organizmi bėhet pjellor.
     Trashet zėri.
     Gjėndrat e lėkurės bėhen mė aktive dhe dalin puērra.
     Zhvillohen gjėndrat e djersės.
     Fillojnė tė dalin qime nėn sqetulla dhe midis kėmbėve.
     Mund tė pėrjetoni ndryshime tė menjėhershme tė gjendjes shpirtėrore.
     Mund tė fillojė njė tėrheqje apo largim nga pjestarė tė grupit me identitet seksual tė ndryshėm ose tė njėjtė.

    Ndryshime qe prekin vajzat:
     Gjinjtė zhvillohen dhe gjate kėtij procesi ju mund tė ndjeni dhimbje.
     Thithat fillojnė tė zmadhohen.
     Vithet fillojnė tė rrumbullakosen.
     Organet seksuale zhvillohen dhe vezoret brenda fillojnė tė prodhojnė vezė ose qeliza vezore.
     Mė vonė gjatė pubertetit fillojnė menstruacionet (periodat).

    Ndryshime qė prekin djemtė:
     Gjoksi dhe shpatullat zhvillohen.
     Fillojnė tė dalin qime nė fytyrė dhe ndoshta nė gjoks.
     Penisi dhe testikulat zmadhohen dhe fillojnė tė prodhojnė spermė.
     Penisi mund tė ngrihet, pra tė forcohet, papritur.
     Mund tė pėrjetoni pėr herė tė parė exhakulacionin ose derdhjen e spermės, tė lėngut qė del nga penisi (kjo mund tė ndodhė edhe kur jeni duke fjetur).

    Fakte baze lokale

    Nė Shqipėri tashmė ka njė qėndrim tė hapur dhe aprovues ndaj ēėshtjeve tė planifikimit familjar dhe seksualitetit. Para vitit 1992, vit qė u miratua nga qeveria vendimi pėr shėrbimet e planifikimit familjar, kėto koncepte kanė qėnė tabu dhe tė ndaluara pėr tu propaganduar. Sot ėshtė rritur mjaft interesi i publikut pėr shumė probleme tė shėndetit seksual e riprodhues. Dėshira veēanėrisht e tė rinjve dhe grave pėr pėrdorimin e metodave kontraceptive ėshtė nė rritje. Rezultatet e anketimeve mbi futjen e edukatės seksuale nė shkollė tregojnė qė rreth 86% e prindėrve dhe 95% e mėsuesve e mirepresin ate. Pėrdorimi i metodave kontraceptive ėshtė ende i ulėt. Megjithese 40% e nevojave te grave te moshes riprodhuese ne shkalle kombetare janė tė mbuluara me kontraceptivė, vetėm 12% e tyre pėrdorin kėto metoda. Kjo vjen jo vetėm pėr shkak tė informimit te ulet, por edhe pėr shkak tė infrastrukturės ende tė pakėt tė shėrbimeve tė planifikimit familjar veēanėrisht nė zonat fshatare. Aborti nė Shqipėri ėshtė lejuar nė vitin 1991, dhe nė vitin 1995 u miratua ligji mbi ndėrprerjen e shtatėzanise. Sipas kėtij ligji, aborti bėhet me kėrkesėn e gruas deri nė javėn e 12 tė shtatėzanisė. Legalizimi i abortit ndonse ka reflektuar dukshėm uljen e vdekshemrise amtare, ngelet nė shifra tė larta duke u pėrdorur ende si metodė e planifikimit familjar. Pas hapjes sė Shqipėrisė nė vitet 90, zhvillimit masiv tė emigracionit, ka njė rritje tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme (SST) si sifilizi, gonorreja, klamidia, trikomonia. Nė vitin 1993 u regjistrua i infektuari i pare me HIV ne Shqipėri. Ne 1999 numerohen 39 raste te infektuarish dhe numri i tyre pritet te jete ne rritje. Homoseksualiteti nė Shqipėri, pavaresisht se kėto vitet e fundit nuk dėnohet me ligj dhe ka tendenca tė trajtohet si njė ēėshtje dhe e drejtė individuale, vazhdon tė paragjykohet nga shumė njerėz.

    Ēfarė duhet tė merrni me vete:

    Kur jeni tė pėrgatitur keni mė shumė mundėsi pėr tė zgjedhur, mė shumė liri dhe kėnaqėsi. Nėqoftėse dėshironi tė jeni aktivė nga ana seksuale, marrėdhėniet seksuale duhet t’i shihni si kėnaqėsi, por njėkohėsisht atyre duhet t’u kushtoni vėmendje serioze. Nėse doni qė tė shmangni shtazaninė dhe infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale, duhet tė pėrdorni metodat mbrojtėse kontraceptive. Nė vazhdim ėshtė njė listė mjetesh kontraceptive qė mund t’i pėrdorni pėr tė shmangur shtatzaninė. Disa prej tyre sigurojnė mbrojtje edhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale. Nėse keni pyetje, shqetėsime ose vėshtirėsi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistė nė Shqatėn e Planifikimit Familjar ose me mjekun.

    Mjetet kontraceptive pėr meshkujt:

    Prezervativi: ėshtė prej llastiku; shumica e prezervativėve janė tė lyer me njė lėng lubrifikues qė e asgjėson spermėn.
    Pėrdorimi: vendoset mbi penisin e ngrehur ose tė forcuar pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale.
    Avantazhet: zakonisht gjendet dhe pėrdoret lehtė, nuk ka efekte anėsore, siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe nga virusi – HIV (shih HIV).
    Disavantazhet: nuk ėshtė plotėsisht i efektshėm si kontraceptiv, mund tė ndėrpresė aktin seksual.

    Mjetet kontraceptive pėr femrat:
    Mjete kontraceptive qė merren nga goja:
    Pilula ose tableta qė pėrmbajnė hormone tė cilat e ndalojnė procesin e lėshimit tė vezėve nga vezoret ēdo muaj.
    Pėrdorimi: zakonisht merren pėr 21 ditė, periudhė qė ndiqet nga njė ndėrprerje prej 7 ditėsh.
    Avantazhet: tė lehta pėr t’u pėrdorur, mund tė pakėsojnė dhimbjet menstruale dhe mund tė parandalojnė disa prej formave tė kancerit tė cerviksit (qafės sė mitrės).
    Disavantazhet: duhen marrė ēdo ditė; nuk ofrojnė mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV; gratė qė marrin pilula dhe pijnė duhan janė mė shumė tė ekspozuara ndaj rrezikut tė zhvillimit tė trombozės (mpiksja e gjakut nė pjesė tė ndryshme tė trupit) dhe tė sėmundjeve tė zemrės.
    Pajisje qė futet nė uterus: njė copė plastike e vogėl nė formė rethore me njė tel bakri pėrreth. Pėrdorimi: futet nė uterusin (mitrėn) e gruas nga njė mjek specialist.
    Avantazhet: mbrojtje afatgjatė nga shtatzania.
    Disavantazhet: mund tė shtojė rrezikun e sėmundjeve infektive, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV dhe nuk rekomandohet pėr gratė qė nuk kanė lindur ende fėmijė.
    Diafragma: njė mbulesė e butė prej llastiku qė vendoset mbi cerviks, pjesėn hyrėse tė mitrės, pėr tė penguar spermėn qė tė hyjė nė mitėr.
    Pėrdorimi: futet nė vaginė pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale dhe lihet atje pėr disa orė.
    Avantazhet: nuk ka efekte anėsore pėr gratė qė e pėrdorin, mund tė sigurojė mbrojtje nga kanceri i cerviksit dhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale; pasi vendoset ajo nuk ndikon mbi procesin e marrdhėnieve seksuale.
    Disavantazhet: duhet planifikuar disa orė pėrpara pėrdorimit, duhet tė pėrdoret bashkė me lėndė qė asgjėsojnė spermėn, duhet mesuar se si pėrdoret, duhet vendosur nga njė mjek specialist, mund tė dėmtohet nga pėrdorimi, duhet kontrolluar rregullisht nėse ėshtė nė vendin e duhur.
    Prezervativi femėror: njė tub plastik i lyer me njė lėng lubrifikues, i mbyllur nė njėrėn anė dhe qė e vesh tėrėsisht vaginėn.
    Pėrdorimi: vendoset me kujdes dhe nė mėnyrė tė sigurt nė vaginė.
    Avantazhet: siguron mbrojtje nga disa prej infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale.
    Disavantazhet: mund tė ndėrpresė aktivitetin seksual, duhet mėsuar se si pėrdoret.
    Injeksioni: ashtu si edhe pilulat, injeksionet pėrmbajnė hormone.
    Pėrdorimi: njė injeksion ēdo tre muaj, dy muaj ose ēdo muaj, pėr tė penguar ovulacionin.
    Avantazhet: pasi bėhet injeksioni nuk ka nevojė pėr tė ndėrmarrė asnjė veprim deri nė marrjen e injeksionit tjetėr.
    Disavantazhet: duhet bėrė nga personel mjeksor, mund tė shkaktojė ērregullime ose ndėrprerje tė ciklit menstrual, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.

    Metoda tė tjera
    Moskryerja e marrdhėnieve nė periudha tė caktuara:
    Si veprohet: ēifti kryen marrdhėnie seksuale nė kohėn qė gruaja ka mė pak gjasa tė mbetet shtatzanė, domethėnė, nė ditėt pėrpara dhe pas menstruacioneve.
    Avantazhet: nuk ka efekte fizike anėsore.
    Disavantazhet: ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohen menstruacionet dhe ovulacioni, vecanėrisht nė moshė tė re, nuk sigurohet mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe nga virusi HIV.
    Tėrheqja
    Si pėrdoret: mashkulli e tėrheq penisin nga vagina e partneres sė tij pėrpara se tė derdhė spermėn.
    Avantazhet: nuk ka efekte fizike anėsore.
    Disavantazhet: nuk ėshtė njė mėnyrė e sigurt dhe e efektshme mbrojtėse, mbasi sperma mund tė jetė e pranishme edhe nė lėngun qė penisi lėshon pėrpara se tė derdhė spermėn. Kjo metodė nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.

    Mjetet emergjente tė kontracepsionit
    Mjekėt specialistė ose klinikat e planifikimit familjar mund t’ju sigurojnė pilula qė pėrdoren si mjete emergjente kontracepsioni. Kėto pilula mund tė pėrdoren deri nė 72 orė pas kryerjes sė marrdhėnieve seksuale pa mjete mbrojtėse. Me fjalė tė tjera njė pajisje qė futet nė uterus mund tė futet nė vaginė deri nė 5 ditė pas kryerjes sė marrdhėnieve seksuale pa mjete mbrojtėse.

    Sterilizimi
    Kjo mėnyrė realizohet nėpėrmjet vasektomisė pėr burrat, domethėnė mbylljes sė kanaleve tė spermės nėpėrmjet njė nderhyrjeje kirurgjikale; dhe sterilizimit pėr gratė, pra ndėrhyrjes mjeksore pėr tė ndaluar prodhimin e vezėve nė vezore. Kėto janė opsione mjeksore qė mund tė ndiqen pėr arsye shėndetsore ose si njė mjet permanent kontracepsioni. Nėse njerėzit i zgjedhin kėto metoda si mjete kontracepsioni, ata mund ta bėjnė njė gjė tė tillė nė atė fazė tė jetės kur ata janė tė bindur qė nuk duan mė tė bėjnė fėmijė. Kėto metoda nė vetvete janė ndėrhyrje kirurgjikale me pasoja tė pėrhershme dhe ju nuk duhet tė mendoni t’i ndėrmerrni ato pa marrė kėshilla tė specializuara nga mjeku ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar. Vini re: Jo tė gjitha kėto metoda mund tė jenė tė realizueshme nė Shqipėri. Pyesni mjekun ose nė Shoqatėn e Planifikimit Familjar.

    Eksplorimi i trupit tuaj
    Asnjė prej nesh nuk mund ta thotė me saktėsi se sa tė kėnaqshme do tė jenė kontaktet e ndryshme seksuale qė do tė kemi ose se ēfarė rezultati do tė kenė ato. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe kur ėshtė fjala pėr partnerėt tanė, marrdhėniet seksuale qė kryejmė dhe kėnaqėsinė qė marrim. Kėto pėrvoja kėrkojnė njė eksplorim dhe njohje tė thellė tė trupit tuaj nga ju dhe/ose tė trupit tė tė tjerėve. Njė mėnyrė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund tė zhvillojė njohuritė tuaja nė tė kuptuarit e trupit, tė ndjesive dhe tė mėnyrės se si reagon ai. Masturbimi ėshtė njė nga mėnyrat e kėtij eksplorimi. Tė masturbosh do tė thotė tė luash me organet e tua seksuale, t’u bėsh atyre masazh ose t’i fėrkosh me duar pėr tė pėrftuar kėnaqėsi seksuale. Masturbimi ėshtė njė fomė e shprehjes seksuale dhe mund tė ēlirojė tensionet seksuale. Nė disa kultura njerėzve u thuhet se masturbimi tė dėmton, por pėr kėtė nuk ka prova mjeksore. Pra, pavarėsisht nga ēfarė mund t’ju thuhet pėr kėtė ēėshtje, nga masturbimi nuk ju vjen asnjė dėm. Natyrisht, ju nuk keni pse tė masturboni nėqoftėse nuk doni ta bėni njė gjė tė tillė.

    Bashkudhėtarėt tuaj
    Marrdhėniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrdhėnie heteroseksuale ose tė drejtpėrdrejta. Ndėrsa marrdhėniet midis partnerėve tė tė njėjtit seks quhen marrdhėnie homoseksuale. Meshkujt homoseksualė kanė tėrheqje seksuale ndaj meshkujve tė tjerė. Ndėrsa femrat lesbike kanė tėrheqje seksuale ndaj femrave tė tjera. Disa njerėz e dinė qė janė homoseksualė qė nė moshė tė vogėl dhe janė shumė tė qetė pėr kėtė fakt. Disa tė tjerė mund tė mos e dinė kėtė, ndėrsa shumė tė tjerė i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanė frikė ose turp qė janė ndryshe nga tė tjerėt. Megjithėse shumė njerėz nė ditėt tona besojnė se preferencat seksuale tė njerėzve janė njė ēėshtje personale, jeta mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr njė homoseksual pėr shkak tė paragjykimeve qė shumė njerėz kanė pėr homoseksualitetin. Madje, nė disa vėnde homoseksualiteti ėshtė ende i paligjshėm. Homoseksualėt janė si gjithė tė tjerėt pėrsa i pėrket zotėrimit tė atij lloji tė identitetit seksual qė u pėrshtatet atyre mė mirė. Kjo ndryshon nga njėri individ tek tjetri dhe nga njėra marrdhėnie tek tjetra. Preferencat seksuale tė njeriut mund tė ndryshojnė. Disa njerėz janė aktivė nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe me gratė. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizėm.

    Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerėzve me seks tė kundėrt ose tė njėjtė, zakonisht pėrfshijnė prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Pėrvojat seksuale mund tė kenė tė bėjnė sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrdhėniet pozitive midis dy partnerėve mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė marrdhėniet e tyre seksuale dhe nė ndjenjat intime mes tyre. Disa njerėz besojnė se nuk ka kuptim tė ketė marrdhėnie seksuale po tė mos tė egzistojė dashuria midis dy partnerėve. Por ka tė tjerė qė nuk kanė njė partner tė rregullt dhe vazhdojnė tė kenė marrdhėnie seksuale aktive. Marrdhėniet seksuale dhe dashuria nuk janė saktėsisht e njėjta gjė. Megjithatė, pėr shumė njerėz dashuria dhe marrdhėniet seksuale shkojnė sė bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnė marrdhėniet seksuale ose si njė aktivitet i natyrshėm qė ėshtė eksitues dhe pa rreziqe, ose si njė aktivitet i dėmshėm, anormal dhe i rrezikshėm. Vendimi pėr tė patur marrdhėnie seksuale ėshtė njė vendim i madh dhe ėshtė e rėndėsishme tė kuptohen pasojat e njė vendimi tė tillė. Mund tė jetė njė mrekulli, por ju mund tė ndjeheni fajtorė dhe tė zhgėnjyer mė pas, nėse mendoni se nuk morėt vendimin e duhur dhe nėse nuk ndjeheshit tė gatshėm pėr tė hyrė nė marrdhėnie tė tilla. Njerėz tė ndryshėm vendosin tė fillojnė aktivitetin seksual pėr arsye tė ndryshme: nga kurioziteti, nga tė qėnit nėn presionin e partnerit tė tyre, sepse duan tė kėnaqin partnerin tjetėr, ose sepse shokėt/shoqet e tyre e bėjnė njė gjė tė tillė. Disa tė tjerė vendosin qė tė presin derisa tė martohen ose ta njohin mirė partnerin. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim qė njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk ėshtė gjithmonė njė vendim i lehtė pėr t’u marrė. Por mos harroni se mund tė thoni edhe “jo”. Dhe, pavarėsisht nėse thoni “po” ose “jo”, mendoni si pėr pasojat e mundshme, ashtu edhe pėr kėnaqėsinė.

    Zgjedhja e destinacionit
    Pika fillestare e udhėtimit tuaj nė botėn e seksit ėshtė vetvetja, lejimi i vetvetes pėr tė eksploruar ndjesitė tuaja seksuale dhe pėr t’u kėnaqur me to. Mėnyra mė e kėnaqshme pėr tė arritur rezultatin optimal ėshtė nėpėrmjet njė komunikimi sa mė tė mirė. Nė kėtė drejtim ndihmon shprehja e dėshirave qė keni.
     Ju mund tė dėshironi tė bėni diēka qė partneri i juaj nuk e ka bėrė ndonjė herė mė parė.
     Ju mund tė dėshironi tė kryeni marrdhėnie seksuale mė rrallė ose mė shpesh se sa partneri juaj.
     Ju mund tė dėshironi tė keni njė fėmijė.
     Ju mund tė mos dėshironi tė keni njė fėmijė.
     Ju mund tė dini po aq sa edhe partneri juaj pėr kryerjen e marrdhėnieve seksuale tė sigurta/ pa rreziqe.
     Ju mund tė dini mė shumė se partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė sigurta/ pa rreziqe.
     Ju mund tė keni mė shumė ose mė pak pėrvojė se sa partneri juaj.
     Ju mund tė doni tė realizoni me partnerin tuaj skena pėr tė cilat fantazoni.
    Kėto dallime mund tė trajtohen duke komunikuar me partnerin tuaj dhe duke diskutuar me tė nevojat dhe dėshirat reciproke. Kjo mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr t’u realizuar qė nė fillim. Nuk ka ndonjė rrugė tė drejtė ose tė gabuar pėr tė kryer marrdhėniet seksuale, nė njė kohė qė egzistojnė shumė mėnyra pėr tė shprehur ndjenjat pėr njėri tjetrin. Vetė trupi juaj do t’ju tregojė atė qė ju dėshironi. Nganjėherė mjaftojnė vetėm puthjet.

    Dėshirat tuaja seksuale mund tė pėrfshijnė masturbimin reciprok, seksin gojor (qė nėnkupton pėrkėdheljen e organeve gjenitale tė partnerit tuaj me buzėt ose gjuhėn tuaj), tė qėnit i ashper ose i butė me njėri-tjetrin, kryerjen e marrdhėnieve seksuale depėrtuese (vaginale ose anale) ose kryerjen e marrdhėnieve seksuale jodepėrtuese. Format e marrdhėnieve qė mund tė kryeni me partnerin/partneren tuaj janė po aq pa fund sa edhe imagjinata juaj.

    Marrdhėniet seksuale vaginale.

    Kėto lloj marrdhėniesh pėrbėjnė, ndoshta, aktivitetin seksual qė praktikohet mė shumė nga ēiftet heteroseksuale. Kjo formė e marrdhėnieve seksuale depėrtuese, ku organi gjenital mashkullor, penisi, depėrton nė organin gjenital femėror, vaginėn, pėrbėn njė nga mėnyrat e mbetjes shtatzanė. Kur penisi hyn nė vaginė, njėri ose tė dy partnerėt lėvizin vithet nė mėnyrė qė penisi tė lėvizė para e mbrapa me ndryshime nė ritėm. Ky proces mund tė zgjasė nga disa minuta nė rreth njė orė. Kjo zakonisht pėrfundon me arritjen e njė kulmi eksitimi seksual qė quhet orgazėm. Kryerja e marrdhėnieve seksuale mund tė ketė vėshtirėsi, vecanėrisht nėqoftėse ajo kryhet pėr herė tė parė, apo nėqoftėse njėri ose tė dy dy partnerėt nuk janė tė qetė. Puthjet dhe pėrkėdheljet eksitojnė si femrėn dhe mashkullin. Penisi i shumicės sė burrave ngrihet, dhe ata shumė shpejt bėhen gati pėr tė kryer marrdhėnie seksuale. Gratė mund tė kenė nevojė tė eksitohen derisa vagina tė hapet pėr tė lejuar qė penisi tė hyjė lehtėsisht dhe pa dhimbje. Kur gruaja ėshtė seksualisht e eksituar, trupi i saj prodhon njė lėng natyral lubrifikues qė ndihmon depėrtimin. Ka mėnyra tė ndryshme dhe pa fund pėr tė kryer marrdhėnie seksuale depėrtuese, kėshtu qė njeriu duhet tė jetė i pėrgatitur pėr njė udhėtim me shumė surpriza nė zona tė panjohura dhe pėr gjetjen e atyre mėnyrave qė i pėrshtaten mė mirė secilit prej partnerėve.

    Orgazma

    Marrdhėniet seksuale konsistojnė nė eksitimin e parnerėve qė i kryejnė ato. Ato mund tė pėrfshijnė edhe orgazmėn, e cila krijon ndjenjen e njė kėnaqėsie tė madhe si pėr burrat, ashtu edhe pėr gratė. Realizimi i orgazmės me njė partner mund tė kėrkojė praktikė dhe komunikim tė mirė. Eshtė e rėndėsishme tė kuptohet se nuk quhet dėshtim nėse partneri apo partnerja juaj nuk e arrin orgazmėn nė tė njėjtėn kohė me ju, ose nėse ju vetė nuk e realizoni atė. Kur penisi dhe njė organ i vogėl shumė i ndjeshėm mbi vaginėn, i quajtur klitoris, eksitohen nė mėnyrė tė mjaftueshme, atėhere mund tė ndodhė orgazma. Orgazma konsiston nė njė numėr kontraktimesh muskulare qė ndodhin nė organet seksuale. Kėto kontraktime ndjehen nė formėn e dridhjeve, tė cilat pėrhapen nė tė gjithė trupin duke shkaktuar njė ndjenjė kėnaqėsie intensive, qė pasohet nga njė ndjenjė ēliruese. Nė momentin e kulmit tė eksitimit tė mashkulit, nga penisi i tij del sperma. (Megjithatė meshkujt mund tė realizojnė orgazma edhe pa derdhje tė spermės.) Pothuajse ēdo femėr mund ta arrijė orgazmėn vetėm nėpėrmjet stimulimit tė organit tė ndjeshėm klitoris. Shumė tė pakta janė ato femra qė mund ta arrijnė atė pa eksitimin e klitorisit. Gratė realizojnė orgazma edhe nėpėrmjet stimulimit vaginal.

    Njėri nga partnerėt mund ta arrijė orgazmėn pėrpara tjetrit, ndėrkohė qė orgazma mund tė mos ndodhė sa herė qė kryhen marrdhėnie seksuale. Truri luan njė rol po aq tė madh nė jetėn tonė seksuale sa edhe trupi. Kjo shpjegon edhe rolin qė luajnė mendimet, ndjenjat, fantazitė dhe dėshirat tona nė eksitimin tonė seksual.

    Vėndet problematike
    Tė gjithė mund tė hasim nė vėshtirėsi nė momente te caktuara, nganjėherė pėr shkak tė gabimeve qė bėjmė, nganjėherė sepse gjėrat nuk shkojnė sipas planit ose ngaqė nuk kuptojmė atė qė duam tė realizojmė.

    Kėshtu mund tė ndodhė qė, po tė shprehemi nė mėnyrė tė figurshme, ju te vizitoni:
     Vende qė ju nuk kishit nė plan t’i vizitonit
     Vende nė tė cilat ju nuk e kuptonit njėri-tjetrin
     Vende ku ju nuk e keni zgjedhur vetė partnerin
     Vende ku ju keni frikė tė shkoni, ose ku situata mund tė dalė jashtė kontrollit tuaj.

    Pasoja qė duhen marrė parasysh:


    Siguria juaj
    Prirja pėr tė qėnė i/e sigurt nganjėherė mund tė duket monotone dhe e mėrzitshme, por siguria mund t’ju ndihmojė qė tė mos mbeteni shtatzanė, ose tė mos lini dikė tjetėr shtatzanė. Ajo mund t’ju ndihmojė qė tė mos sėmureni dhe qė tė ruani miqėsitė dhe shoqėritė qė doni. Eshtė mirė qė tė ndjehesh i/e sigurt, vecanėrisht kur je nė njė vend qė nuk ke qėnė ndonjėherė mė parė. Ka raste kur kėrkohet, madje edhe pritet, qė ju tė kryeni marrdhėnie seksuale me njė person qė ju nuk dėshironi. Personi nė fjalė mund tė jetė shumė kėrkues e madje edhe i dhunshėm. Ju mund tė mos e njihni atė. Por edhe mund ta njihni mirė dhe madje mund tė keni lidhje me tė. Shpesh njerėz tė tillė janė nė pozita tė pushtetshme dhe mund tė pėrpiqen tė ushtrojnė presion ndaj jush, t’ju kėrcėnojnė ose t’ju japin edhe para ose shpėrblime tė ndryshme pėr t’ju bėrė qė tė kryeni marrdhėnie seksuale me ta. Ky quhet abuzim. Ajo qė ata/ato bėjnė pėrkundrejt jush mund tė jetė e paligjėshme, por mund tė jetė edhe e rrezikėshme. Nėqoftėse keni probleme tė tilla, duhet t’i drejtoheni pėr kėshilla njė personi tek i cili keni shumė besim se do t’ju ndihmojė. Ky person mund tė jetė dikush brėnda ose jashtė familjes suaj. Duhet tė keni parasysh se pėr kėtė ju nuk keni asnjė faj. Marrdhėniet seksuale nuk duhet tė bazohen nė imponimin me dhunė dhe as nė marrje apo dhėnie parash. Ato mbėshteten tek besimi dhe kėnaqėsia reciproke. Tė thuash “po” mund tė ketė kuptimin tė pranosh, por tė thuash “jo”, gjithmonė do tė thotė jo.

    Rreziqet gjatė“udhėtimit”

    Dy rrugėt qė mund tė garantojnė shmangjen e njė shtatzanie tė padėshiruar, ose tė infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale, pėrfshirė dhe virusin – HIV, janė ose duke mos kryer marrdhėnie seksuale me asnjė njeri ose duke kryer marrdhėnie seksuale tė sigurta. Marrdhėnie seksuale tėrėsisht tė sigurta nuk egzistojnė. Ju mund tė kryeni marrdhėnie seksuale mė tė sigurta duke pėrdorur prezervativė. Infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale janė sėmundje qė mund tė merren nėpėrmjet kontakteve seksuale. Infeksionet mė tė zakonshme qė transmetohen nė rrugė seksuale janė lythet gjenitale, herpesi gjenital, klamidia, sifilisi, gonorea, trikomonioza dhe virusi HIV.

    Femra duhet tė kėrkojė ndihmė mjeksore nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat e mėposhtme:

     Sekrecione vaginale me njė ngjyrė, erė ose sasi jo tė zakonshme
     Dhimbje dhe djegie gjatė urinimit
     Dhimbje dhe kruarje pėrreth vaginės
     Dhimbje gjatė kryerjes sė marrdhėnieve seksuale
     Skuqje/flluska pėrreth vaginės.

    Mashkulli duhet tė kėrkojė ndihmė mjeksore nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat e mėposhtme:

     Sekrecione nga penisi me njė ngjyrė, erė ose sasi jo tė zakonshme.
     Djegie gjatė dhe menjėherė pas urinimit.
     Skuqje, lyth ose flluska nė ose rreth penisit.
     Pulla tė kuqe ose puērra nė zonėn gjenitale ose nė pjesė tė tjera tė trupit.
    Cfarė ndodh nėqoftėse ju nuk kėrkoni kėshilla:
     Ju mund tė sėmureni rėndė, tė bėheni tė paaftė dhe infertilė.
    Shumica e infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale mund tė kurohen. Shoqata e Planifikimit Familjar ose mjeku do t’ju kėshillojnė pėr analizat qė duhen bėrė pėr kėto infeksione. Nganjėherė nuk ka shenja tė dukshme tė kėtyre infeksioneve. Njė rast i tillė ėshtė pėrshembull infektimi nga klamidia. Prandaj ėshtė gjithmonė mė mirė qė ta mbroni veten dhe natyrisht partnerin tuaj, duke pėrdorur prezervativė.

    Virusi HIV/SIDA
    Virusi HIV- Human Immuno-deficiency Virus (virusi i mungesės sė imunitetit tė njeriut) ėshtė njė virus qė shkatėron sistemin tuaj tė imunizimit. SIDA – Sindroma e Mungesės sė Imunitetit tė Fituar – ėshtė gjendja qė pason kur trupi ėshtė i infektuar me virusin HIV dhe trupi nuk ėshtė nė gjėndje tė luftojė njė numėr infeksionesh dhe sėmundjesh ndaj tė cilave ekspozohet. Virusi HIV nuk mund tė depėrtojė nėpėrmjet lėkurės sė pa dėmtuar dhe as nėpėrmjet barrierės qė ofron njė prezervativ. Ai nuk mund tė jetojė gjatė, jashtė trupit tė njeriut. Virusi nuk mund tė transmetohet nėpėrmjet kontakteve tė tilla si puthja, masturbimi, shtrėngimi i duarve, prekja e ndenjėses sė banjės dhe pėrdorimi i lugėve, pirunėve dhe thikave tė njėjta me personat e infektuar. Ai nuk mund tė merret as nėpėrmjet pickimit tė insekteve. Ka dy rrugė kryesore tė transmetimit tė kėtij virusi nga njė person nė njė tjetėr. Njė rrugė ėshtė kur sperma ose lėngu vaginal i njė personi tė infektuar hyn nė trupin e njė personi tjetėr gjatė marrdhėnieve seksuale depėrtuese (vaginale ose anale). Rruga tjetėr ėshtė ajo e kalimit tė virusit nga gjaku nė gjak, domethėnė kur gjaku i njė personi tė infektuar depėrton nė trupin e njė personi tjetėr. Pėr kėtė arėsye pėrdoruesit e drogės, tė cilėt pėrdorin tė njėjtat shiringa tė infektuara pėr tė injektuar drogėn, janė nė rrezik ashtu si edhe njerėzit tė cilėt bėjnė transfuzion gjaku me pajisje jo tė sterilizuara siē duhet. Gratė qė janė tė infektuara me kėtė virus ia kalojnė atė fėmijėve tė tyre tė ardhshėm gjatė barrės, nė lindje ose nėpėrmjet qumėshtit tė gjirit. Kur virusi HIV hyn nė trupin e njė personi, ai cilėsohet si HIV pozitiv. Njeriu mund tė jetė HIV pozitiv pa e ditur se ėshtė i tillė. Shenja dhe simptoma tė mundshme tė virusit HIV/SIDA-s janė: rreth 10 % humbje nė peshė, ethe pėr mė shumė se njė muaj, lodhje, dhe djersitje natėn. Njerėzit mund tė jenė tė infektuar, domethėnė tė jenė HIV pozitiv, pėr shumė vjet pėrpara se tek ata tė zhvillohet sėmundja e SIDA-s. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i pėrket grupeve tė caktuara njerėzish. Ai ėshtė thjesht njė sėmundje qė transmetohet si rezultat i sjelljeve qė bartin rreziqe. Virusi pėrbėn njė sėmundje qė mund tė na prekė tė gjithėve, por nuk ėshtė i pashmangėshėm. Nėse jeni tė shqetėsuar dhe kėrkoni mė shumė informacion, shikoni listėn e kontakteve bashkangjitur kėsaj broshure.

    Pyetje qė bėhen shpesh:

    A mund tė mbetesh shtatėzanė kur kryen marrdhėnie seksuale pėr herė tė parė?
    Po, nėqoftėse partnerėt janė fertilė(pjellore) dhe nuk pėrdorin mjete kontraceptive.
    A mund tė mbetesh shtatzanė kur kryen marrdhėnie seksuale gjatė periodave?
    Po, ashtu sic mund tė mbeteni shtatzanė edhe kur :
    a) kryeni marrdhėnie seksuale nė kėmbė,
    b) kur bėni banjė pas kryerjes sė marrdhėnieve,
    c) kur nuk bėni banjė pas kryerjes sė marrdhėnieve.
    A mund tė infektohesh nėqoftėse nuk kryen “marrdhėnie tė plota”?
    Po.
    A janė marrdhėniet seksuale anale vetėm pėr meshkujt homoseksualė?
    Jo, shumė heteroseksualė pėlqejnė tė kryejnė marrdhėnie seksuale anale, por nė disa vende ato janė tė paligjėshme.
    Si arrijnė tė kryejnė marrdhėnie seksuale femrat lesbike pa penis?
    Siē bėjnė gjithė tė tjerėt me pjesėt e tjera tė trupit.
    A mund tė mbarohet sperma?
    Jo. Ēdo testikul prodhon rreth 200 milionė spermatozoide cdo ditė.

    ĒFARE DUHET TE DINI
    Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se ēfarė janė organet seksuale dhe riprodhuese, tė dihen emrat e pjesėve tė ndryshme tė tyre dhe si funksionojnė ato. Nė vazhdim po bėjmė njė udhėtim tė shkurtėr nėpėr kėto pjesė tė trupit.

    Trupi i femrės
    Vezorja: ka dy vezore, secila me madhėsi sa njė bajame, tė cilat prodhojnė vezė.
    Mitra (uterusi): ka pėrmasat dhe formėn e njė dardhe tė kthyer me bishtin poshtė. Ajo pėrbėhet nga muskuj dhe zmadhohet kur nė tė rritet bebja.
    Tubat falopianė (brirėt e mitrės): janė dy dhe lidhin vezoren me mitrėn.
    Fshikėza e urinės: qese e pėrbėrė nga inde muskulorė dhe fibrozė e cila mban urinėn.
    Uretra: tubi qė bart urinėn nga fshikėza.
    Vagina: njė tub rreth 8 cm i gjatė, nga cerviksi (qafa e mitrės) deri tek vulva, vrima midis kėmbėve. Vagina ėshtė shumė elastike dhe pėrshtatet perreth penisit tė mashkullit, ose pėrreth bebes gjatė lindjes.
    Anusi: vrima nė fund tė zorrės sė trashė, e cila mbahet e mbyllur nga dy muskuj.
    Qafa e mitrės (cerviksi): normalisht ėshtė e mbyllur dhe ka vetėm njė vrimė tė vogėl, nėpėrmjet sė cilės del gjaku gjatė periodave.
    Klitorisi (kathica ose thepi): njė organ i ndjeshėm nė pjesėn e sipėrme tė organeve gjenitale femėrore, tė cilit i duket vetėm pjesa e sipėrme. Gjatė eksitimit seksual, klitorisi zmadhohet dhe forcohet dhe mund tė jetė fokusi i orgazmės (shih: orgazma)

    Trupi i mashkullit
    Penisi: organ qė pėrbėhet nga njė ind i ngjashėm me njė sfungjer, i cili kur eksitohet, mbushet me gjak qė e bėn atė tė ngrihet dhe forcohet. Gjatėsia mesatare e penisit, kur ai ėshtė i ngrehur, ėshtė rreth 12 deri 19 cm.
    Uretra: tubi qė bart urinėn nga fshikėza dhe spermėn (pėrfshirė spermatozoidet) pėrmes penisit.
    Koka e penisit: ka formėn e njė helmete.
    Lafsha (paralėkura): lekura qė mbulon kokėn e penisit; ajo duhet tėrhequr pėr pastrim pėr tė shmangur infeksionet.
    Rrethprerja (ose bėrja synet): prerja e lafshės ėshtė njė procedurė qė kryhet tek djemtė nė moshėn e fėmijėrisė, si pjesė e njė tradite kulturore, njė praktike fetare ose pėr arsye mjeksore. Spermatozoidet: qeliza tė vogla nė formėn e embrioneve tė bretkosave qė, kur bashkohen me njė vezė nga vezoret e femrės, pllenohen dhe formojnė njė qelizė tė re, qė njihet si fetus.
    Sperma: lėngu ku notojnė spermatozoidet.
    Spermatozoidet nevojiten pėr ta bėrė vezėn e femrės pjellore pėr tė bėrė fėmijėn. Spermatozoidet derdhen me spermėn nėpėrmjet uretrės. Uretra zakonisht bart urinė, por gjatė derdhjes sė spermės urina nuk mund tė hyjė tek spermatozoidet. Njė lugė kafeje me spermė pėrmban mesatarisht deri nė 300 milionė spermatozoide.
    Testikulat: organe tė buta e tė rrumbullakta qė prodhojnė spermatozoidet.
    Skrotum: cipa nė formė qeseje, brenda tė cilės janė testikulat.

    Virgjėria
    Njė grua, njė vajzė a njė djalė janė tė virgjėr kur nuk kanė kryer marrdhėnie seksuale. Gratė kanė njė membranė pėrreth vrimės vaginale, qė quhet himen. Prania e membranės nuk ėshtė njė shenjė e virgjėrisė. Ajo mund tė ēahet edhe si rezultat i ushtrimeve gjimnastikore, veprimtarive sportive ose nga pėrdorimi i tamponėve. Disa njerėz besojnė se cipa pėrreth vrimės vaginale ėshtė e vetmja provė e virgjėrisė. Njė besim i tillė mund tė shkaktojė shumė trishtim dhe ankth pėr vajzat e reja qė nuk e kanė membranėn, por qė nė fakt janė tė virgjėra. Kryerja e marrdhėnieve seksuale depėrtuese pėr herė tė parė, mund tė jetė njė pėrvojė e frikshme. Kur njėri ose tė dy partnerėt janė tė virgjėr, nevoja pėr butėsi dhe mirkuptim ėshtė shumė e rėndėsishme. Cipa vaginale nuk ėshtė njė mur qė duhet shėmbur. Pėr tė provuar se virgjėria ka marrė fund nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė i pranishėm gjaku. Kryerja e marrdhėnieve seksuale depėrtuese pėr herė tė parė mund tė jetė e dhimbshme si pėr mashkullin, ashtu edhe pėr femrėn. Femra mund tė mbetet shtatzanė qė gjatė kryerjes sė marrdhėnies seksuale tė parė.

    Shtatzania

    Qė njė vezė tė bėhet pjellore ajo duhet tė hyjė nė kontakt me spermatozoidet e mashkullit. Nė ēastet kur mashkulli arrin orgazmėn, sperma udhėton nga testikulat nėpėr penis dhe derdhet nga penisi nė pjesėn e sipėrme tė vaginės. Sperma udhėton drejt mitrės duke u takuar me vezėn, zakonisht nė tė ashtuquajturit brirėt e mitrės ose tubat falopianė. Nėqoftėse njė spermatozoid bashkohet me njė vezė, gruaja mbetet shtatzanė. Veza pastaj zbret nė mitėr ku vendoset dhe fillon tė zhvillohet. Pas rreth 9 muajsh lind fėmija. Shėnjat e para tė shtazanisė pėrfshijnė: ndalimin e periodave, zmadhimin e gjinjve dhe zbutjen e tyre, tė vjella, njė shije metalike nė gojė, lodhje dhe marrje mendsh. Shtazania mund tė konfirmohet me anė tė njė prove tė thjeshtė qė mund ta bėni nė Shoqatėn e Planifikimit Familjar ose nė njė klinikė.

    Aborti

    Aborti ėshtė procedura e ndėrprerjes sė njė shtatzanie tė padėshiruar. Pėr tė kryer kėtė ose ekstraktohet pėrmbajtja e mitrės, ose gruas i jepet mjekim pėr tė shkaktuar abortin.
    Shtazania mund tė mos jetė gjithmonė njė lajm i mirėpritur. Kur femra mbetet me barrė pa dashur, situata mund tė jetė shumė shqetėsuese. Disa njerėz besojnė nė mite, sipas tė cilave, duke pirė sasi tė mėdha alkooli, ose duke bėrė banja me ujė tė nxehtė mund tė abortosh nė mėnyrė spontane. Kėto nuk janė metoda tė ndėrprerjes sė barrės, por mėnyra tė dėmtimit tė shėndetit tuaj. Pėr hir tė shėndetit tuaj, ėshtė e rėndėsishme tė veproni me shpejtėsi dhe tė vendosni nėse doni tė abortoni apo jo. Ky ėshtė njė vendim personal, por femra mund tė dėshirojė tė konsultohet me tė afėrm ose tė kėrkojė kėshilla profesionale. Cilido qoftė vendimi juaj, kėrkoni kėshilla nga mjeku dhe/ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar, tė cilėt janė nė gjėndje t’ju japin kėshilla.
    Nėqoftėse vendosni tė zgjidhni rrugėn e abortit, merrni masa sa mė parė, mbasi procedura mund tė kėrkojė kohė. Do t’ju duhet tė veproni nė mėnyrė sa mė tė sigurtė, duke u siguruar nė mėnyrė absolute qė aborti tė bėhet nė njė spital a klinikė tė njohur. Ēfarėdo qė ju thuhet pėr tė kundėrtėn, duhet ta dini se nuk ka siguri. Tė abortoni nėpėr ‘rrugica’, do tė thotė tė rrezikoni shėndetin tuaj.

    Cfarė duhet tė keni me vete:
     Ditarin e periodave/tė marrjes sė tabletave
    Mbrojtje sanitare
     Prezervativė dhe spermicide
     Mjete tė tjera kontraceptive
     Adresa pėr tė kontaktuar nė rast nevoje
     Harta qė tregojnė shėrbime tė nevojshme
     Vaj pėr masazh
     Qirinj aromatikė
    Shami
     Diēka tė mirė pėr tė pirė
     Diēka tė shijshme pėr tė ngrėnė
     Diēka tė kėndshme pėr tė lexuar.

    Fjalė dhe Shprehje tė vlefshme pėr t’u pėrdorur nė lidhje me raportet seksuale:
    Po dhe Jo
     Jo tani/ndoshta mė vonė/njė herė tjetėr.
     Ku mund tė blej prezervativė?
     Kam nevojė pėr njė mjek me tė cilin tė bisedoj nė mirėbesim
    E kam humbur fare/A jam i/e sigurt?
     Ne nuk na pėlqejnė tė njėjtat gjėra
     Po avancon shumė shpejt
     Mė pėlqejnė vajzat/djemtė
     Dua tė pres edhe pak mė gjatė
     Mė duhet tė shkoj tani
     Dua tė rri kėtu
     Kėshtu (nuk) ėshtė mirė
     Nuk mė pėlqen kėshtu
     Mjaft tė lutem!
    Mos ndalo!
    Vazhdo! Jepi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 11-02-2007 mė 16:14 Arsyeja: .

  8. #48
    VLORA Maska e klandestini
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    po nga vlora qe ēke me te
    Postime
    108

    Me Shume Seks, Me Shume Te Shendeteshem

    Me shume seks, me shume te shendeteshem

    30 minuta ne dite per te hequr reziqet e zemres.

    Sipas “British Heart Fondation” te besh 30 minuta seks ne dite pakeson probabilitetn e infrakteve. “30 a day” eshte titilli e nje publicitetit provokator, qe i drejtohet sidomos moshave 0ver 50.

    Kush nuk ka kohe te shkoj ne palester, mund te bej 30 minuta seks ne dite. Tashme edhe kjo praktik, sjell nje stervitje fizike edhe eshte me se e vlershme per shendetin e zemres.

    Per single, duhet te parkojne makinen pak me perpara vendit te punes, keshtu kan mundesi te ecin me shume. Ose te bejne pak levizje te vogla.


    perktheu, klandestini

    nga libero.it

    p.s: VAJZA, DJEM OSE ….. NDIQNI KESHILLAT E MJEKUT !!!!!!!
    ēam 25 karat

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    154
    30 min ne dite?

    Kjo keshilla jote eshte me e lezetshme se ajo qe thote " ha nje molle ne dite dhe nuk ke nevoje per doktor"

  10. #50
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ..Seksi eshte i shendetshem...s'ka dyshim.kur eshte i kujdesshem kuptohet..
    Keshilla ne hulumtimin e lartpermendur nuk eshte edhe e pazbatuesheme..
    Edhe molla edhe seksi ......une votoj per te dyja....dhe molla shkon edhe perpara edhe pas seksit..lol
    .................................................. ...............................
    Si dhe nje hulumtim i vitit te kaluar per seksin tek meshkujt(dmth ejakulimi mbi 20 here ne muaj e pergjysmon cancerin e prostates ..dhe ejakulimin merrnje si ta merrni ..lol...por qe te kete efektin tek zemra qe te shkoje me kete teme duhet te kryesh aktivitetin?mardhenjen seksuale me plot kuptimin e fjales)...

    Me nderime per sex-in dhe shendetin,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 28-04-2007 mė 16:26

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Estella Lexo Postimin
    Ekzistojnė njėzet (20) arsye qė seksi dhe dashuria ndikojnė nė bukurinė dhe nė shėndetin e femrave dhe tė meshkujve.

    1- Dashuria e mjaftueshme do tė bėjė qė femrat tė duken nė formė tė mirė dhe me pamje tė shkėlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon pėr kėnaqėsi nė dashuri dhe nė seks ėshtė tė tajiturit e sasisė sė dyfisht tė hormoneve tė ostrogenit.

    2- Seksi ėshtė mė i bukur sesa kremet e shtrenjta kundėr rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lėkura bėhet mė e lėmueshme dhe mė e shtrėnguar, mė saktė mė e nderė (mė e shtrirė). Papastėrtia dhe puērrat zhduken.

    3- Seksi ndikon edhe nė mbajtjen e vijės sė trupit bilonjė, d.m.th tė trupit tė bukur, shtathedhur. Gjatė seksit tė nxehtė dhe me plot pasion ėshtė konstatuar se shpenzohen 560 kalori tė tėra, po aq kalori sa shpenzohen pėr njė orė e gjysmė tė stėrvitjes me biēikletė dhomė. E me kėtė kjo paraqet edhe njėfarė kėnaqėsie.

    4- Nė shtrat mund ta zvogėloni rrezikun nga ngushtimi i enėve tė gjakut. Gjatė kohės sa keni marrėdhėnie seksuale tajohet (formohet) hormoni qė e zvogėlon tensionin e gjakut.

    5- Edhe disponimi pėrmirėsohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisė dhe e kėnaqėsisė.

    6- Nėse juve ju mundon pagjumėsia, seksi para gjumit do t’ju bėjė ēudira. Ėshtė konstatuar se seksi ėshtė dhjetė herė mė i mirė se sa hapat pėr gjumė ose pėr qetėsim. Do tė ēliroheni tėrėsisht nga brengat dhe do tė flini tė qetė, sigurisht nja 25% mė mirė e mė gjatė.

    7- Seksi ėshtė terapia mė e mirė dhe mė e fortė kundėr flamės dhe kundėr gripit. Netėt e nxehta tė seksit dhe tė dashurisė ndihmojnė edhe nė shėrimin e astmės dhe tė alergjisė.

    8- Tashmė ėshtė konstatuar se edhe paraloja e zjarrtė gjatė seksit dhe dashurisė e shėron dhembjen e kokės. Enėt e gjakut nė tru, tė cilat kanė ngėrē, gjithashtu mund tė ēlirohen.

    9- Loja me buzė dhe me gjuhė ndikon gjithsesi nė tajitjen e pėshtymės, e cila i mbron dhėmbėt nga kariesi dhe bigorri (guralecėt) e dhėmbėve. Pėrveē kėsaj, edhe puthjet e buta dhe tė ndjeshme ndikojnė pėr tė mirė nė seks, d.m.th. e stimulojnė atė.

    10- Seksi i pakėson fatkeqėsitė nė rrugė dhe nė punė. Pas natės sė mrekullueshme tė seksit dhe tė dashurisė sė kaluar, njerėzit janė psikikisht mė stabilė dhe mė tė kujdesshėm.

    11- Nė seks mė sė miri stėrviten muskujt e barkut dhe tė prapanicės. Pėr kėtė arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bėhet edhe mė e fortė dhe e ngrejtur, mė saktė mė e ndėrtuar dhe ka njė pamje tė mrekullueshme, tė cilėn e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundėson edhe qė tė dobėsohemi dhe nuk ka dietė mė tė mirė se seksi pėr t’i hequr kilogramėt e tepėrt dhe tė padėshiruar.

    12- A bėheni tė harrueshėm dhe a plakeni?
    Seksologėt kanė konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalėsojnė procesin e mplakjes (tė moshuarit) dhe e kthjellojnė mendjen, d.m.th. nuk bėheni tė harrueshėm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.

    13- Nėse ju tėrheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembė lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t’i njihni (pėrjetoni).

    14- Po ta fitoni vetėbesimin nė shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojė kėtė dhe nė jetė nuk do tė jeni tė komplikuar, pra, do tė ēliroheni nga tė gjitha komplekset e mundshme.

    15- Seksi u jep njė pamje tė bukur kofshėve dhe kėmbėve. Nga celuliti nuk do tė mbetet asnjė gjurmė, sepse sistemi limfatik ėshtė mjaft aktiv, e posaēėrisht nė kėmbė.

    16- Netėt e dashurisė i zgjidhin tė gjitha vėshtirėsitė dhe kėshillat nga institucionet pėr kėshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni nė shtrat me partnerin tuaj pėr gjithēka.

    17- Sportistėt e dijnė tashmė edhe atė qė njė kohė tė gjatė se pas mesnatės sė suksesshme tė seksit dhe tė dashurisė reaksionet janė thjesht mė tė mira.

    18- Seksi ėshtė me tė vėrtetė lloji mė i sigurt dhe mė i shpeshtė i sportit, i cili e vė nė lėvizje ēdo muskul tė trupit tė njeriut, e nė anėn tjetėr nė shtrat ka mė pak fatkeqėsi.

    19- Seksi-terapia mė e fortė kundėr infarktit tė zemrės?!
    Mjekėt kanė konstatuar se infarkti i zemrės i godet nė radhė tė parė njerėzit qė dashurohen shumė pak dhe qė jetėn seksuale e kanė shumė tė varfėr (pra ata qė merren mė pak me seks). Mirėpo, shumica e personave qė pėsojnė infarkt, pas kėtij infarkti e ndėrpresin jetėn seksuale tė rregulltė, nga frika mė tepėr. Por, sipas mjekėve, kjo ėshtė plotėsisht e gabuar dhe e dėmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nėse nuk e besoni kėtė, para se tė provoni, kėshillohuni me mjekun.

    20- Seksi ju bėn shumė tėrheqės dhe joshės (ngashnjyes). Kur dashuron shumė, nėnkuptohet se bėn seks edhe mė shumė e mė shpesh, dhe me kėtė rast krijohen fenomene tė njė seksi parfumi tė butė, me aromė tė mirė dhe joshėse, por shumė tė rėndėsishme. Femrat i bėn tė dėshirueshme, kurse meshkujt mė tė furishėm (mė agresivė).

    Pas kaq shumė provash del vetėm njė konstatim, e nėse e dėshirojmė kėtė, nė mėnyrė qė tė jemi sa mė tė shėndoshė, zgjidhjen pėr kėtė duhet ta kėrkojmė nė lojėrat e zjarrta tė seksit dhe tė dashurisė nė shtrat.
    Prandaj, njė kėshillė pėr fund, tė cilėn duhet ta mbani mirė nė mend dhe duhet t’i pėrmbaheni kėsaj rreptėsisht:

    Sot eshte dita qe shume veta qe jane aktualisht ne nje lidhje,por nuk kane krijuar

    akoma maredhenje seksuale,t'a lexojne artikullin ne fjale


    p.s Une per vete s'kisha edhe shume nevoje, se shume nga te mirat qe artikulli ka

    permendur, i dija:P
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    Mjaft interesante.

    Flm,
    Gjoni
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  13. #53
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar mė parė nga klandestini Lexo Postimin
    Me shume seks, me shume te shendeteshem

    30 minuta ne dite per te hequr reziqet e zemres.

    Sipas “British Heart Fondation” te besh 30 minuta seks ne dite pakeson probabilitetn e infrakteve. “30 a day” eshte titilli e nje publicitetit provokator, qe i drejtohet sidomos moshave 0ver 50.

    Kush nuk ka kohe te shkoj ne palester, mund te bej 30 minuta seks ne dite. Tashme edhe kjo praktik, sjell nje stervitje fizike edhe eshte me se e vlershme per shendetin e zemres.

    Per single, duhet te parkojne makinen pak me perpara vendit te punes, keshtu kan mundesi te ecin me shume. Ose te bejne pak levizje te vogla.


    perktheu, klandestini

    nga libero.it

    p.s: VAJZA, DJEM OSE ….. NDIQNI KESHILLAT E MJEKUT !!!!!!!
    30 minuta? perdite? domethene sa here? 7? 8? sa i bie? hahahaah
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  14. #54
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Paraloja seksuale



    Gjatė viteve qė merrem me seksologji, jam habitur me interesimin qė tregojnė gratė lidhur me paralojėn seksuale.

    Flirtimi, puthjet, masazhi, gishtat, goja, e folura e pistė, lodrat seksuale - tė gjitha janė paralojė.

    Gratė duan tė dinė se pse nuk marrim aq sa duhet paralojė prej partnerėve dhe si t'i frymėzojnė ata, qė t'u japin sa mė shumė paralojė.

    E vėrteta ėshtė se gratė marrin pak paralojė prej partnerėve dhe ato nuk dinė ēfarė tė kėrkojnė ekzaktėsisht prej tyre. Kėtė e tregojnė pyetjet e tyre.

    Ēfarė ėshtė paraloja seksuale?

    Ėshtė shumė interesante, qė kėsaj pyetjeje, asnjė grua nuk i pėrgjigjet nė mėnyrė tė kėnaqshme.


    Pse nuk ėshtė fjala paralojė pjesė e fjalorit tė grave?

    Seksologėt mendojnė se shumė gra janė lesbiane, ose qė kanė marrėdhėnie substanciale me gra tė tjera. Gratė qė bėjnė seks me gra tė tjera, thonė ata, kanė pėrgjigje tjetėr pėr pyetjen: Ēfarė ėshtė seksi?


    Pėr gratė nė marrėdhėnie lesbiane, seksi nuk fillon e as mbaron me interkursėn. Seksi fillon me ndėrveprime tė vogla si puthjet, flirtimi dhe bisedat.

    Kur Presidenti Klinton i tha botės se ai nuk kreu "marrėdhėnie seksuale" me Monika Lewinsky-n, por vetėm seks oral, pohoi diēka qė nuk ėshtė e vėrtetė. Tamam kėshtu, mendojnė edhe shumė tė reja sot dhe gjatė gjithė historisė.

    Ky keqinterpretim i seksit, ka konsekuenca tė rrezikshme. Ne i bėjmė vetes njė shėrbim tė keq, kur e mendojmė seksin vetėm si interkursė vaginale, ose sillemi sikur seksi fillon e mbaron me interkursėn.

    Duke eksploruar idenė e paralojės seksuale, unė vazhdoj t'u mėsoj dhe tė mėsoj nga burrat dhe gratė. Kėto bashkėbisedime qė kam pasur me ta, mė kanė provuar se partnerė mė tė mirė, janė ata burra dhe gra qė janė mė gjenerozė nė shtrat. Ata nuk e kanė mendjen vetėm tek pantallonat dhe tek tė mbathurat.

    Ata shikojnė njė sfond mė tė gjerė, nė njė pikturė mė tė madhe. Ata bėjnė pyetje dhe pėrdorin gjithēka tė mundshme pėr ta ndihmuar partnerin tė jetė seksualisht mė i nxehtė.


    Pse burrat nuk kuptojnė qė paraloja ėshtė pjesa mė me rėndėsi e marrėdhėnies seksuale?


    Pėr kėtė ka shumė faktorė qė i detyrojnė burrat dhe gratė tė besojnė se seksi ėshtė vetėm interkursė. Pėr shembull, feja prej kohėsh ka predikuar se seksi ėshtė vetėm pėr rikrijim dhe se ēdo kėnaqėsi qė merret nga ky akt ėshtė mėkat.


    Shoqėria jonė ėshtė plot mite dhe tabu pėr seksin, qė duan tė na mbajnė tė gjithėve nė errėsirė. Varet nga gratė, qė t'u mėsojnė dashnorėve tė tyre se si t'i prekin. T'i inspirojnė ata tė lexojnė libra dhe tė mėsojnė bashkė me ato.


    Varet nga gratė qė tė ofrojnė seks-edukim tė kualifikuar, madje, edhe tek fėmijėt e tyre. Tė gjejnė libra tė pėrshtatshėm pėr moshėn e fėmijėve dhe t'i lexojnė bashkėrisht me ta, ndėrkohė qė ata po rriten. Libra ka plot, kėrkojini ato dhe do t'i gjeni.

    Si ta bėni partnerin qė t'ju puthė pa u jargavitur gjithė trupin? Si ta bėni atė qė t'ju puthė nė mėnyrėn mė tė sjellshme?

    Gruaja duhet ta drejtojė partnerin me mirėsjellje dhe ta udhėheqė me shembullin e saj. Herėn tjetėr, kur partneri fillon tė jargoset mbi ty, ndaloje, tamam, pėrpara se tė prekė buzėt e tua dhe thuaj: "Unė dėshiroj tė tė tregoj njė mėnyrė puthjeje, tė cilėn e kam ėndėrruar" dhe pastaj vendosi buzėt mbi buzėt e tij. Kėrkoji ta bėjė ai mbi tė tuat. Bėjeni kėtė duke ndjerė kėnaqėsi.

    Ėshtė shumė e lehtė t'i thuash njė personi se ēfarė nuk duhet tė bėjė. Po qe se ai tė puth nė njė mėnyrė tė pakujdesshme, ose ju prek nė mėnyrė qė ju dhemb, ju duhet t'i thoni "jo", ose "tė lutem mos e bėj kėtė". Kjo ėshtė e pėrshtatshme nė disa situata, por jo njė mėnyrė e dobishme pėr tė gjetur atė qė ju kėrkoni.


    Nė qoftė se i thoni partnerit vetėm se nuk doni, ai do tė dijė vetėm qė ju nuk doni. Nuk ka rėndėsi ēfarė lloj loje seksuale ju bėni, pėrpiquni tė flisni me partnerin nė mėnyrė pozitive.


    Nė qoftė se ai pėrgjigjet ndaj puthjes suaj demonstruese, duke tė puthur me mirėsjellje, atėherė thuaji: "Mė pėlqen kjo, buzėt e tua janė tė buta. Tani pėrsėrite, por jo me buzė kaq tė lagura". Kėtė kėshillė aplikojeni edhe pėr veprimet qė janė tej puthjes.


    Duhet tė dini se mėnyra se si njė burrė puth, sipas studimeve mė tė fundit, paralajmėron tė ardhmen e marrėdhėnies. Shumė burra janė flakur, vetėm se nuk kanė ditur tė puthin pėr herėn e parė. Ēiftet qė puthen dhe pėrkėdhelen ēdo ditė, vuajnė tetė herė mė pak prej stresit dhe depresionit. Puthuni, mė sė paku, 11 sekonda ēdo ditė.

    Ku fillon paraloja?

    Tani ju e dini se ku ta filloni. Mendoni pėr kėnaqėsinė seksuale qė duhet tė arrini, pėrpara se tė fillonit penetrimin. Djemtė duhet tė dinė se mėnyra e lojės seksuale qė pėrfshin dhe pjesėmarrjen seksuale tė gruas, e bėn atė tė ndjejė se ėshtė gati tė shpėrthejė. Kjo ėshtė kėnaqėsi e veēantė qė u tėrbon dėshirėn.


    Herėn tjetėr qė do tė bėni seks me partnerin tuaj, pėrpiquni t'i merrni gjėrat ngadalė. Mbajini teshat veshur edhe dhjetė minuta tė tjerė. Kur do tė zhvisheni, lini njė hapėsirė tjetėr kohore, nė tė cilėn ju tė dy do tė lozni pa penetrim tė asnjė lloji. Lėrini duart tė udhėtojnė. Puthuni. Qeshni. Ngadalė. Do tė shihni se ku do tė tė ēojė ai.

    "Ku mbaron paraloja dhe ku fillon seksi?"

    Kjo ėshtė si historia e "pulės dhe vezės". Ju mund ta tregoni e argumentoni atė nė shumė mėnyra, qė ajo tė tingėllojė sa mė bukur. Seksi fillon kur ju ndjeni se ai fillon. Dhe kjo ndryshon nga hera nė herė. Seksi fillon kur ju kapėrceni disa vijėza tė "padukshme". Se ku i vizatoni ju kėto vijėza, kjo ndryshon nga dita nė ditė.

    Dr. Adem Harxhi
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  15. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825

    Perse Seksi eshte i mire per njeriun?

    shune flitet por perse seksi ndihmon njeriun?

  16. #56
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ti paske degjuar te flitet shume, por, perderisa shtron kete pyetje kaq sublime dhe e le me aq, me ben te mendoj se nuk te paska ndihmuar fare.

    Mos u merzit, kohe me te mira do te vijne.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  17. #57
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    shune flitet por perse seksi ndihmon njeriun?
    Shume probleme paske nga keto ane zotrote, se vetem tema te kesi soji hapke...
    La vita č bella...

  18. #58
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    shune flitet por perse seksi ndihmon njeriun?

    Ndihmon mos me e majt menjen po me i vend .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  19. #59
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Ndihmon mos me e majt menjen po me i vend .

    Ndihmon mos me e majt menjen po me i vend .
    Sipas kesaj teorie i bie qe: Seksi ndihmon njeriun mos e kete mendjen te seksi.

    ...por tek detyrat e shtepise.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  20. #60
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kundra stresit
    Kundra lodhjes
    Kundra kalorive te teperta
    Etj etj etj..

    Seksi ka shum ane pozitive.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion
    Nga AjSi nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 11:28
  2. Shėndeti nuk ka ēmim. Pėr dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  4. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20
  5. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •