Brezi i ri i ka braktisur hitet botėrore, dhe po ushqehet me muzikėn e vjedhur
Muzika, njė ndėr elementet qė na shoqėron nė ēdo ēast tė jetės. Gėzim, hidhėrim, ditėlindje funeral... pėr fat tė keq, ka filluar tė marrė vetėm njė drejtim jo shumė tė kėndshėm, profilin e komerces. Mjafton tė bėsh njė xhiro rreth e qark njė bulevardi, ose rruge, dhe menjėherė do tė gjesh mbi 15 dyqane dhe studio muzikore qė tė ofrojnė muzikė... Pėrsėri, pėr fat tė keq, kjo muzikė, e cila nė shumicėn e rasteve ėshtė nė maksimum dhe, padyshim qė ta vret veshin, ėshtė vetėm komerciale. Shitėsit dhe prodhuesit thonė se kėtė lloj muzike pėlqen masa, ndaj dhe e ka pushtuar tregun. Por populli konsumon atė qė i ofrohet nė pėrgjithėsi, gjė qė do tė thotė se njė rol tė rėndėsishėm nė deformimin e shijeve kanė edhe vetė kėngėtarėt.
Rrymat muzikore
Tingujt e muzikės mesdhetare kanė pushtuar lokalet, makinat, radiot dhe TV-tė. Vitet e fundit muzika mesdhetare ose, mė saktė, orientale, ėshtė pėrqafuar fuqishėm nga breza tė ndryshėm. Kjo rrymė muzikore e ka mbytur tregun shqiptar dhe ėshtė shndėrruar nė njė tendencė tė kohės. Kėta tinguj janė bėrė jehona e party-eve, mbrėmjeve, festave dhe ceremonive tė ndryshme festive. Kjo lloj simpatie nuk ėshtė minimizuar vetėm nė kėtė hapėsirė, por edhe nė evenimente tė rėndėsishme, si Festivali Europian, i cili nė vitet e fundit ka pasur njė pjesėmarrje tė gjerė nė kėtė lloj prizmi. Shijet e kryeqytetasve janė nga mė tė larmishmet, por, nė top-listėn e preferencave qėndron muzika greke, turke dhe latine. Nė kėtė frymė janė ushqyer edhe krijuesit tanė, duke fshirė gjurmėt e muzikės sonė tė mrekullueshme.
Muzika klasike nė minorancė Kryeveprat e klasikėve shijohen nga njė grup i vogėl njerėzish, por me shumė shije. Shijet pėr kėtė lloj muzike tė vėrtetė janė pothuajse stabėl. Tingujt mahnitės tė Vivaldit, Shubert, Moxartit apo Bethoven kanė ditur ti rezistojnė shekujve. Por nuk mungojnė edhe nostalgjikėt e kėngės sė vjetėr ruse, tė cilėt preferojnė Kalinkėn. Zakonisht, nė kėtė grup pėrfshihen persona me moshė mbi tė 60-at, thonė shitėsit, kėta janė brezi qė kanė jetuar kohėn e miqėsisė sė fortė me Bashkimin Sovjetik. Nė top-listėn e shitjeve qėndron edhe muzika italiane, veēanėrisht Ēelentano, i cili nuk njeh moshė.
Edukim shijesh
Shqiptarėt rezultojnė popull shumė artdashės; kjo vėrtetohet mė sė miri nė blerjet e shumta tė cd-ve dhe kasetave qė dalin nė tregun muzikor. Muzika nė shumė raste rezulton si qetėsues i shpirtit dhe nervave, por kjo aksiomė, siē duhet, nuk rezulton gjithmonė. Kjo, pėr faktin se jo rrallė njerėz tė ndryshėm, qė kanė njohuri rreth artit dhe muzikės nė veēanti, nuk pajtohen me atė qė ofrojnė kėngėtarėt tanė. Marketina, 21 vjeē, studente pėr stilizim, thotė se jo rrallė mė ndodh qė tė mė ngrihen nervat edhe mė shumė, kur dėgjojė muzikė nė radio apo TV, pasi nė shumicėn e rasteve ajo ėshtė njė kopje e shėmtuar nga varianti origjinal, ku ėshtė huazuar. Ndaj, e ndėrroj menjėherė kanalin dhe preferoj tė dėgjoj muzikė tė huaj. Muzika shqiptare vitet e fundit ėshtė deformuar keq. Sipas dėgjuesve tė rregullt, muzika ėshtė edhe njė edukim qė ia jep vetė kėngėtari.
Si ndikohet dėgjuesi
Njė rol tė rėndėsishėm nė ndikimin e shijeve dhe orientimin e tyre, pa diskutim, qė e ka edhe vetė kėngėtari e krijuesit. Jo tė gjithė pėlqejnė dhe konsumojnė atė qė i ofrohet nga muzika shqiptare e tendencės. Shumė dėgjues preferojnė tė shijojnė muzikė tė vjetėr tė kėngėtarėve tė vjetėr shqiptarė. Ushqimi i mirė shijohet, dhe jo thjesht konsumohet. Nė shumicėn e rasteve, kėngėt dhe kėngėtarėt shqiptarė mė tė blerė, tė momentit, rezultojnė ata tė festivaleve tė vjetėr, si Vaēe Zela, Tonin Tėrshana, Lindita Theodhori etj.
Leontina Nika
Krijoni Kontakt