Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Mozaiku i Mesaplikut


    A FLET SHQIP MOZAIKU I MESAPLIKUT...?!
    “Vėrtetė historia ka nevojė pėr dokumenta , por nė raste tė caktuar ka nevojė edhe pėr logjikė tė thjeshtė”.


    Nga Arben Llalla
    Nė kėtė figurė kemi Mozaikun e Mesaplikut tė Vlorės qė daton rreth shekullit V-VI e.r, i cili ėshtė gjetur nė rrėnojat e kishės ortodokse tė fshatit Shalės. Mozaiku ėshtė i lartė rreth 230 cm me gjerėsi 249 cm i punuar me gurė tė bardhė, tė kuq dhe tė zinj. Kėtė Mozaik e gjejmė nė disa libra tė studiuesve shqiptar dhe tė huaj qė kanė shkruar pėr historinė e Pellazgėve dhe Ilirėve. Mozaiku i Mesaplikut ėshtė i ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Nė Mozaik tregohet fytyra profile e njė mashkulli me njė kapele nė kokė qė ka njė majė dhe dy kordhele nga mbrapa. Nė kohėrat e lashta kėtė lloj kapele e mbanin profesorėt dhe filozofėt e mėdhenj. Pėrreth figurės sė kėtij burri gjenden pjata tė mbushura me fruta dhe peshq. Ndėrsa shikimi i kėtij njeriu ėshtė i drejtuar tek njė fjali e shkruar me shkronja tė mėdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Kėto shkronja janė tė alfabetit latin pėrveē shkronjės sė dytė qė ėshtė P e alfabetit grek.
    Shumė studiues kanė mendime tė ndryshme pėr kuptimin e kėsaj fjalie. Ndėr to do tė pėrmend dr. Moikom Zeqon i cili shkruan pėr fjalinė nė gazetėn Koha Jonė 06/29/2001. “Kėshtu njė mozaik polikrom i shekullit V me origjinė nga Mesapliku i Vlorės paraqet kokėn nė profil tė njė burri tė ri me ikonografinė e njė hermesi, me kapele nė koke dhe me njė mbishkrim "Aparkeas", emėr i kouptuar i hyjnisė Abrakas, i hyut monoteist tė sektit heretik tė baziliteve, qė ka konkuruar krishtėrimin nė cakun kohor. Mozaiku me figurėn gnostike tė Aparkeas Abrakasit ėshtė i rrallė nė rrafsh evropian. Ky mozaik mbyll kėshtu njė epoke tė historisė sė Ilirėve pėr tė hapur epokėn e historisė sė shqiptareve”.
    Ndėrsa studiuesi grek me origjinė shqiptare Niko Stylos ka mendimin se fjalia ėshtė nė gjuhėn shqipe nė kuptimin ,”A PAK KE T’AĒ” (Ha pak, ke tė hash. A.Llalla).
    Por nė tė vėrtetė nė ē’gjuhė ėshtė kjo fjali?!
    Shpesh herė studiuesit e sotėm futen nė mendime tė thella pėr tė kuptuar gjuhėt e vjetra tė njerėzimit. Ata pėrdorin metoda shkencore klasike pėr zbėrthimin e gjuhėve tė lashta dhe nė tė shumtėn e rasteve gabojnė nė zbėrthimin e kėtyre gjuhėve. Nuk duhet harruar se shpeshherė pėr tė kuptuar botėn e lashtė, gjuhėt e njerėzve tė antikės duhet tė mendojmė dhe punojmė edhe me logjikėn e thjeshtė. Sepse njerėzit nė lashtėsi mendonin dhe punonin me thjeshtėsi. (Nga disa studime qė kam bėrė pėr gjuhėn shqipe kam vėrejtur se shumė studiues shqiptarė tė gjuhės shqipe kanė bėrė gabime nė deklarimin e shumė fjalėve shqipe se gjoja kanė prejardhje nga greqishtja, sllavishtja etj. Unė ka gjetur disa fjalė qė deklarohen tė ardhura, por nė tė vėrtetė ato janė fjalė tė gjuhės shqipe qė popujt e tjerė i kanė marrė nga ne. Kėto gabime ndoshta janė bėrė nga studiuesit tanė qė nuk njohin mirė gjuhėn shqipe dhe gjuhėt e fqinjėve tanė. Ėshtė e vėrtetė qė ne sot nuk dimė fjalėt e gjuhės shqipe qė janė ruajtur nga malėsorėt shqiptar tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, arbėreshėt e Italisė, Greqisė, Bullgarisė, Korsikės etj).
    Nė qoftė se i kthehemi mendimit tė thjeshtė popullor pėr tė kuptuar kėtė fjali do tė themi se fjalia e Mozaikut tė Mesaplikut ėshtė nė gjuhėn shqipe. Unė kėtė mendim e mbėshtes nė disa kėrkime qė kam bėrė lidhur me fjalinė e Mozaikut.
    1.- Arbėreshėt e Italisė kanė njė fjalė tė urtė popullore ,”Ha pėr drekė, po lė pėr darkė”, po kėshtu njė fjalė tė kėtij kuptimi e kanė edhe nė qytetin e Skraparit nė Shqipėri qė thonė” ,”Ha sot, po mejto edhe pėr nesėr”, edhe nė Jug tė Shqipėrisė pėrdorin njė fjalė popullore ,”Ha pėr drekė, por lėr dhe pėr darkė”. Kėto thėnie popullore i gjejmė nė librin FJALĖ TĖ URTA SHQIPE, botim i dytė I rilindjes, Prishtinė 1987 faqe 193.
    Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme qė Jugu i Shqipėrisė, zonė ku ėshtė gjetur Mozaiku i Mesaplikut tė pėrdorin fjalėn e urtė “Ha pak, qė tė kesh”. Si duket kjo fjalė e urtė popullore ka po tė njėjtin kuptim me fjalinė qė gjendet e shkruar nė Mozaikun e Mesaplikut dhe ėshtė e logjikshme duke marrė parasysh evolimin e gjuhės shqipe tė ketė pėsuar ndryshim.
    2.- Shkronjat e fjalisė nė Mozaik nuk janė tė gjitha tė alfabetit grek, por janė tė alfabetit latin. Vetėm shkronja e parė e rreshtit tė dytė ėshtė P, por me shkronja tė alfabetit grek. Ndėrsa shkronja e tretė, rreshti i dytė ėshtė RR e alfabetit Pellazgjik(shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn nė librin e tij “Shėnime pėrmi shkrimin e vjetėr Pellazgjit”.
    3.- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk pėrputhet me shkronjės e fundit tė rreshtit tė fundit qė nė tė vėrtetė ėshtė C dhe jo S siē pretendon prof.Zeqo. Shkronja S nė greqisht ėshtė Σ dhe shkronja ΤΣ nė greqisht shqiptohet C.
    4.- Forma e shkrimit ėshtė njė formė e veēantė e shkruar nga lart poshtė duke ruajtur tė gjitha rregullat e drejtshkrimit qė bėhet fjalė jo pėr njė fjalė tė vetme, por pėr katėr fjalė sa dhe rreshta janė shkruar.
    5.- Nė Mozaik tregohet fytyra profile e njė mashkulli me njė kapele nė kokė qė ka njė majė dhe dy kordhele nga mbrapa. Nė kohėrat e lashta kėtė lloj kapele i mbanin profesorėt dhe filozofėt e mėdhenj. Pėrreth figurės sė kėtij burri gjenden pjata tė mbushura me fruta dhe peshq. Ndėrsa shiki i kėtij njeriu ėshtė i drejtuar tek njė fjali e shkruar me shkronja tė mėdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Logjika e thjeshtė na shpie nė mendimin se bėhet fjalė pėr diēka qė ka lidhje me ushqimin dhe njeriun. Ndoshta ka tė bėjė me fjalėn e urtė “HA PAK KE TĖ HASH”.
    Por nė pėrfundim le ta thonė fjalėn e fundit shkencėtarėt e vėrtetė pėr kėtė Mozaik kaq tė thjeshtė nė pamje, por me vlera tė larta pėr shqiptarėt.


    30 Janar 2007
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Abbot Vasilios of Iveron Monastery in Hymn of Entry, p. 103 Those who have been cleansed through following the path of stillness (hesychis) are counted worthy to see things invisible..., undergoing, as it were, the way of negation and not forming ideas about it. (citing St Gregory Palamas)
    Ke mundesi ta perkthesh kte ne shqip? Kot per kryezitet.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pyt Ardian Klosin se ai ta thote.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Pyt Ardian Klosin se ai ta thote.
    Ore e pata me gjith mend o vlla i dashur! Ngaqe ke shkruajtur Gregory Palamas dhe mu duk si emer grek ky i fundit. Megjithate do te te kem parasysh per her tjeter se qenke shume ironik..... .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 31-01-2007 mė 17:24

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Interesanta ideja e autorit te artikullit.
    Nqs ndonjeri disponon ndonje foto te mozaikut, i lutem ta postoje ketu.

  6. #6
    E kush ta botoi ne internet foton e mozaikut?

    Ardian Klosi apo Ardian Vehbiu? Apo Aurel Plasari a ndonje palaco nga keta qe po na 'shkundin' nga shpatullat per te na permendur nga dalldia e nacionalizmit?
    Apo ta postojne te tjeret qe kane per borxh te mbushin forumet dhe faqet e internetit me lajme politike dhe ato gjera qe me te vertete jane kryesore dhe vitale per Shqiperine, per ato se can koken njeri. Bota ku ti gjeje te krenohet. Ne jo vetem qe i kemi po as qe i bie nder mend njeriu ta publikoje te pakten per informacion. Nje foto te tille e kam kerkuar me ore te tera. Skam lene faqe abanologjie dhe faqe shqiptare (perfshi ketu dhe ate te Bashkise se Vlores) me shpresen qe mos e gjeja po pa rezultat. E vetmja gje qe me ka mbetur eshte ose ti dergoj ndonje e-mail Moikom Zeqos (po ja gjeta) ose nese Shpend Bregu e lexon kete teme atehere do te lutesha te postoje ndonje foto te ketij mozaiku.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ke te drejt DARIUS ,kam kerkuar edhe une por nuk e gjeta .Do te mundohem ta fotografoj ne muzeun kombetar dhe ta sjell ne forum

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kam dyshime te bazuara se nuk gjindet as atje, megjithate te deshiroj sukses. Pershendetje
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mozaiku i Mesaplikut gjendet ne katin e pare majtas ne Muzeun Kombetar ne Tirane.
    Eshte nje nga objektet me me vlere dhe me te bukur qe ka muzeu .{shyqyr zotit qe kishte permasa te medha }.Per arsyet te rregullit te muzeut nuk me lane ta fotografoj me aparat fotografik por vetem me celular.E kisha pare dhe here te tjera por nuk me kishte vajtur mendja ke shkrimi i tij.Gjithsesi do te mundohem t ja u dergoj.

  10. #10
    Ajzberg a ka mundesi ta postosh ate foton qe ke bere me celular?

    Sidomos jam i interesuar per shkrimin. Po pate mundesi (nese ke bere disa foto) postoi ketu ose pyet ndonjerin ne muze nese eshte i botuar ne ndonje faqe interneti.

    Faleminderit

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Darius ,ciceronja qe gjeta ne muze me shpjegoi se shkrimin ne mozaik e kishte deshifruar Moikomi si:eshte i par:,dhe se mozaiku ishte restauruar dy hre ne Gjermani .Kaq dinte ajo,persa i perket fotografimit me celular nuk eshte cilesor por dote mundohem ta gjej ne nje rruge tjeter.Megjithmend qe eshte i bukur .Aty gjeta dhe figurat e shpelles se Lepenices te kopjuara ,figurat ne te jane fantastike dhe une nuk e di se si mund ti kene deshifruar specialistet.Psh pervec figurave te njerezve ka dhe kuadrrate tetesh ,gjashtesh me pika ne mes ,ose nje figure ne te djathte qe duket si dyluftim shpedesh apo nuk e di se se cfare.Gjithsesi do mundohem qe edhe kete objekt ta sjell ne forum
    Te prshendes

  12. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Sidomos jam i interesuar per shkrimin. Po pate mundesi (nese ke bere disa foto) postoi ketu ose pyet ndonjerin ne muze nese eshte i botuar ne ndonje faqe interneti.
    Shkrimi eshte ne greqisht dhe jo ne latinisht apo gjysem-gjysem dhe shkruan ΑΠΑΡΚΕΑC qe lidhet me fjalen greke ΑΠΑΡΚΤΙΑΣ dmth 'era e veriut'.

    Ne fakt une kam studimin e pare qe u be nga ekspedita arkeologjike me Damian Kotinen per baziliken e Mesaplikut (tek Iliria 1, 1983) dhe ne qofte se gjej kohe do ta postoj.

    Se shpejti do postoj nje foto me ngjyra (pjesa qe tani gjendet ne muze) dhe skice te dyshemese.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    ATJE KU FLUTUROJNE SHQIPONJAT
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Shkrimi eshte ne greqisht dhe jo ne latinisht apo gjysem-gjysem dhe shkruan ΑΠΑΡΚΕΑC qe lidhet me fjalen greke ΑΠΑΡΚΤΙΑΣ dmth 'era e veriut'.

    Ne fakt une kam studimin e pare qe u be nga ekspedita arkeologjike me Damian Kotinen per baziliken e Mesaplikut (tek Iliria 1, 1983) dhe ne qofte se gjej kohe do ta postoj.

    Se shpejti do postoj nje foto me ngjyra (pjesa qe tani gjendet ne muze) dhe skice te dyshemese.
    GERMO TARE,GERMO..
    SIPAS GREKEVE ERA E VERIUT MUND TE QENDROJE ME ATE TE PJATES MBUSHUR ME PESHQ DHE ME FRUTA....
    POR SIPAS LLOGJIKES KJO NUK QENDRON,TANNHOUSE
    KUR ZGJOHEM NE MENGJES ZGJOHEM ME PERTIM,POR ZGJOHEM SEPSE ATO QE DO TE BEJ JANE PUNE BURRASH

  14. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ne postimin e mesiperm kam bere nje gabim. Autori eshte Damian Komata dhe jo Kotina dhe studimi eshte botuar tek Iliria 1, 1984 dhe jo tek 1, 1983. kerkoj ndjese.

    Meqe nuk kam kohe ta shkruaj artikullin po e riprodhoj te skanuar.



  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    vazhdimi i artikullit


  16. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    vazhdim i artikullit


  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    vazhdimi i artikullit


  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    vazhdimi i artikullit (ku jepet nje shpjegim i mundshem i shkrimit)


  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    vazhdimi i artikullit


  20. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    vazhdimi i artikullit


Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 902
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 05:00
  2. Shqipėri: Zbulohet mozaiku mė i lashtė nė botė
    Nga *Anxhi* nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 10:55
  3. Historia 2300 vjeēare e njė mozaiku
    Nga shendelli nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 02:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •