Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën.
Pasta heq njollat nga dhëmbët, por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai i forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori, gjithashtu, frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund t’i dhëmbët me vrima të vogla. Mos blini një pastë dhëmbësh, që nuk përmban fluor! Por, edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Europë, përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 për qind. Mund të jetë e shkruar edhe si 1 500 ppm (pjesë për milion). Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por ajo që është me rëndësi te një lloj paste dhëmbësh nuk qëndron vetëm te përmbajtja e fluorit, por edhe tek aftësia e përmbajtjes së pastës, për ta lidhur kimikisht fluorin me smaltin e dhëmbëve. Dy lloje fluori mund të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja i mbrojnë dhëmbët ndaj gërryerjeve, por lloji i parë mbron pak më mirë.
Krijoni Kontakt