Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë

    Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    29 Janar Në 159 shkolla të mesme e 9-vjeçare operojnë 10 grupe, shitja e përdorimi

    Thuajse një kilogramë hashash shpërndahet çdo ditë nëpër shkollat dhe gjimnazet e kryeqytetit. Shifra nuk bazohet në të dhëna zyrtare të policisë, pasi shpjegimet e këtyre të fundit flasin për luftë të vazhdueshme e masa kundër këtij fenomeni, ndonëse droga e lehtë, e quajtur cannabis-sativa, arrin të dehë përditë nxënës e gjimnazistë të 159 shkollave të kryeqytetit. Kjo shifër është mesatare dhe e përllogaritur në bazë të sasisë që konsumon gjimnazi kampion deri më sot “Petro Nini Luarasi”, me anë të burimeve të gazetës, ku vetëm kësaj shkolle i nevojiten të paktën 10 qeska të tilla. Të peshuara, sipas burimeve të gazetës, ato shkojnë në 50 gramë nga 5 gramë që ka secila dhe nga këtu del mesatarja e sasisë së hashashit të konsumuar çdo ditë. Fierakë, vlonjatë, sarandjotë, tiranas, etj “zbarkojnë” qeskat e vogla me hashash në 23 gjimnazet shtetërore e 35 privatet, në 48 shkolla 9-vjeçare publike e 53 private, duke i ndarë mirë punët mes tyre. Në çdo rast mosmarrëveshjeje mes grupeve rivale, denoncohet në polici me një telefonatë anonime grupi tjetër, në mënyrë që Antidroga të plotësojë numrin e arrestimeve. Në Tiranë, nga burime të Antidrogës dyshohet se operojnë 10 grupe shpërndarësish dhe vazhdimisht mbahen në survejim disa lëvizje, telefonata, takime të dyshimta me nxënës, për të frenuar këtë fenomen negativ. Gjashtë nga këto grupe u goditën rëndë dy muajt e fundit, ku u arit të bllokoheshin thasë me hashash, të destinuara për shitje në shkolla. Një qese e vogël blihet nga 5 mijë lekë të vjetra deri në 10 mijë, në bazë të sasisë, ndërsa nga shpërndarësit blihet nga 50 deri në 200 mijë lekë të vjetra kilogrami, sipas cilësisë dhe vjen nga Vlora, Fieri, Saranda, Shkodra dhe muajt e fundit nga Tropoja. Çdo ministër rendi, çdo drejtor policie në Tiranë apo çdo inspektor i Antidrogës e ka të qartë se në gjimnazet shqiptare konsumohet hashash dhe shifrat sa vijnë e rriten, duke iu referuar këtu deklarimit të ish- kreut të policisë së kryeqytetit apo ish-ministrit të brendshëm që sapo dha dorëheqjen për shkak kandidimi për kryetar bashkie, ku në të dyja rastet flitej me tone të ashpra ndaj këtij fenomeni.

    Zinxhiri i shpërndarjes

    Qeskat e vogla, që hiqen nga paketa e mbushen thuajse plot me hashash, porositen nga gjimnazistët, para se shpërndarësi të mbërrijë para shkollës. Ai duhet të llogarisë dozat me qëllim që në rast mbërritje të fugonit të Grupit të Gatshëm të policisë, caktuar për patrullë në çdo gjimnaz apo shkollë 9-vjeçare t ia behë nga çasti në çast. Një 5 mijë lekësh i duhet grupit që përbëhet nga 3 deri në 6 persona për të blerë qeskën, ndërkohë që dhjetëra të tilla qarkullojnë xhepave të djemve apo çantave të femrave, për të përfituar kështu “harbimin” në trillet e drogës më në modë sot për sot, për shkak të çmimit të lirë. Çdo shpërndarës hashashi ka beniaminin e tij, të besuarin e përhershëm që në të gjitha rastet rezulton nxënës 9-vjeçareje apo gjimnazit. Kjo ndodh për shkak të lehtësisë së tij për të gjetur treg e depërtuar përtej dyerve të shkollës. Kuptohet, nxënësi-korrier s ka pse të paguajë pjesën e tij të parave, përderisa e merr falas drogën. Zinxhiri i shpërndarjes, ndonëse është kaq i thjeshtë në dukje, përbën vështirësi në operimin e aksioneve të dështuara të policisë, pasi jo më kot shpërndarësi zgjedh “çerrin” e preferuar që nuk e kalon moshën 17 vjeç, që në rast zbulimi, ky i fundit deklaron se është përdorues dhe i mbrojtur nga ligji lihet i lirë.

    Si konsumohet dhe ku

    Për t i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar mësimor, nxënësit që konsumojnë hashash, organizojnë lënie në grup të orëve të mësimit. Nga çdo klasë nisin e dalin djem e vajza, me njëmijë pretekste dhe mblidhen prapa shkollës, tek fushat, palestrat, stolat apo rrëzë pallateve përreth. Ky është mekanizmi brenda orarit mësimor, duke mos përjashtuar edhe atë të pasdites. Hashashi thërrmohet dhe bashkohet me duhan, duke u dredhur më pas. Cigarja që formohet kalohet dorë më dorë nga njëri tek tjetri.

    Pasojat

    Pasi kthehen në klasa, nis përgjumja ose e qeshura pa kuptim. Në mbledhjet me prindërit, mësuesit e kanë denoncuar fenomenin me forcë ku ankohen për shpërqendrim të nxënësve, hutim apo gajasje. Vihet re shtim i lehtë i përdorimit nga femrat.

    Shkatërrimi i njërit prej grupeve, kapen 4 kg drogë

    Pak ditë më parë, një nga këto grupe u shkatërrua thuajse tërësisht. Policia pretendon se 4 kilogramët e drogës janë kapur pikërisht në çastin e duhur, kur lënda narkotike kishte ardhur nga Fieri dhe po paketohej në doza të përgjithshme për pazarin e radhës. Ndërsa pjesa tjetër ishte duke u futur në doza më të vogla, ku plotësoheshin kërkesat e konsumatorëve. Këta të fundit e marrin drogën nga të njohurit e tyre, që janë bashkëpunëtorë me dy trafikantët në tregtim. Janë arrestuar në flagrancë i Fatjon Bregu, 18 vjeç, banues në Patos të Fierit dhe Artion Ceta, 24 vjeç, banues në Fier, në afërsi të rrugës “Hasim Vokshi” me 4 kg lënde narkotike e llojit canabis- ssativa. Sipas policisë, destinacioni i kësaj lënde narkotike të bllokuar dyshohet se ishte për shitje në tregun shqiptar, si dhe për shpërndarje në doza të vogla në shkollat e mesme të kryeqytetit.

    Operacioni “Larg shkollave”, dy në pranga me 1 kg

    Në fillim të këtij viti arrestohen dy të rinj nga policia e Tiranës, për shpërndarje droge, pranë gjimnazit Ismail Qemali. Të prangosuri të moshës 24 dhe 32 vjeç janë dërguar në qeli nga Seksioni i Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për shpërndarje marijuane në afërsi të shkollës Ismail Qemali. Pas një hetimi 2-javor, është bërë i mundur arrestimi i tyre, ndërsa operacioni ishte i koduar ‘Larg Shkollave’. Elvis Shehaj, banues në Tiranë dhe Hasan Demiri, banues po në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, janë kapur në flagrancë me një sasi bime prej 1 kg e 550 gramë marijuanë. Shehaj u kap në momentin kur po hynte në banesën e Demirit, me sasinë e bimës narkotike. Menjëherë pas kapjes së shtetasit, Elvis Shehaj u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Hasan Demiri, ku u sekuestrua një sasi lënde narkotike e destinuar për në gjimnaze.

    Krerët e policisë: Jo drogës në shkolla, të përmirësohet puna

    Më 27 dhjetor të vitit që shkoi, ish-ministri Olldashi i ka thënë jo drogës nëpër gjimnaze. “Puna e policisë nuk ka qenë në lartësinë e duhur, përderisa trafikantët kanë mundur të shpërndajnë lëndë narkotike nëpër shkolla. Kjo ka ndodhur dhe aty ku ne kemi vënë agjentë të policisë, që të ruajnë këto mjedise”- ka thënë ish- ministri i brendshëm, Sokol Olldashi, i cili ka qenë kritik si në pak herë, në analizën e drejtorisë së policisë, duke mos rënë dakord me rezultatet e luftës kundër shpërndarjes së drogës nëpër gjimnazet e kryeqytetit. Nga ana tjetër, thuajse me të njëjtin vështrim e ka parë fenomenin, ish-kreu i policisë së kryeqytetit. Dervishi ka dhënë fakte të qarta gjatë një analize, ku përcaktoi vendet dhe mënyrën e konsumimit të drogës, duke u shprehur i pakënaqur në sistemin e luftës kundër këtij fenomeni.

    Takime të gjimnazistëve për tu njohur me pasojat e drogës

    Petroninsat dhe gjimnazistët e “Sami Frashërit”, sistematikisht mësojnë nga policia si të mos pinë hashash. Në ambientet e shkollës së Mesme të Përgjithshme “Petro Nini Luarasi” dhe “Sami Frashëri” janë zhvilluar herë pas here takime sensibilizuese me nxënësit e këtyre shkollave, në luftë kundër fenomenit të lëndëve narkotike, pasojat që ajo sjell dhe sanksionet që ndërmerren. Policia e Tiranës po ndërmerr një tjetër fushatë sensibilizuese, përmes takimeve me nxënësit e shkollave, duke bashkëpunuar me Drejtorinë e Arsimit Tiranë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në secilën nga këto shkolla janë organizuar biseda midis të rinjve, për rrezikun që sjell përdorimi i lëndëve narkotike, pasojat që ajo sjell në shëndet dhe takimet janë shtrirë edhe tek gjimnazi “Partizani”, “Teknologjike”, etj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Keta nxenes do varen nga droga.Por mendoj se ne shkolla duhet te ket programe qe te dine femijet cfare shkaku ke nga droga.Eshte per te ardhur keq qe keto arsyje mungese programesh nuk mund te behen ne Shqiperi.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Kriteret për njohjen në Shqipëri të diplomave të huaja
    Nga shigjeta në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  3. Kryqi ne shkollat italiane
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2006, 05:04
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 03:43

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •