Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kamera e fshehtë - ISHTE LOJË

    Koheve te fundit ne Top Channel po emetohet nje lloj spektakli i emeruar si Kamera e fshehtë - ISHTE LOJË . Pjesmarres apo protagoniste ne kurthin e organizatoreve kane qene shume personalitete te njohura nga kultura shqiptare, politika, kengetare, artiste nga te gjitha trevat shqiptare. Laramania e personaliteteve pjesmarrese i jep shijen ketij spektaktli me te ri ne eterin shqiptar! Emisioni drejtohet nga Xhemi Shehu dhe Genti Zenelaj.

    Po ju qe e keni ndjekur, cmendim keni?
    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    une per vehte e ndjek kete emision dhe me pelqene shume , se eshte nje emision i cili me te vertet ka vlera artistike , nga te gjitha kamerat e fshehura qu ju jan be deri me sot me shum me ka pelqyer ajo video me Alban Skenderaj-n
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Eshte show me skandal dhe pa nje pike vlere...dhe tia kerkosh me qiri ket piken e vleres. I katandisin ato pako personalitete qe kane ne legena, i therrasin dhe ne ate sallen me ngjyra kuplaraje, u hedhin nga nje fuci me uje a miell ne koke, dhe u thone; ik pirdhuni tani, se ishte loje...
    ku i shihni vlerat artistike apo humorin, apo ndonje mesazh per te qene..po s'kane faj kosta kamberet me xhem-rat e zenelajt, faj kane keta debilat artiste qe pranojne tu shfaqet videoja ne tv, ne vend ti hedhin ne gjyq qe mos u shkoje ne mend me per lojera.
    shkurt; nje shfaqje llum...humbje totale kohe...shkaterrim nervash.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Eagle
    Eshte show me skandal dhe pa nje pike vlere...dhe tia kerkosh me qiri ket piken e vleres. I katandisin ato pako personalitete qe kane ne legena, i therrasin dhe ne ate sallen me ngjyra kuplaraje, u hedhin nga nje fuci me uje a miell ne koke, dhe u thone; ik pirdhuni tani, se ishte loje...
    ku i shihni vlerat artistike apo humorin, apo ndonje mesazh per te qene..po s'kane faj kosta kamberet me xhem-rat e zenelajt, faj kane keta debilat artiste qe pranojne tu shfaqet videoja ne tv, ne vend ti hedhin ne gjyq qe mos u shkoje ne mend me per lojera.
    shkurt; nje shfaqje llum...humbje totale kohe...shkaterrim nervash.
    Exactly ! Shkova te vizitoja disa miq javen e kaluar, qe kane kanal televiziv shqiptar dhe me duket se ishte ky emisioni ne ate ore qe shkova. Kishin vene gjoja ne loje njerin nga politikanet, nje te shendoshe....me duket se ka qene kryeminister, s'jam shume e sigurte. Ishte ne nje lokal me te shoqen...Ai me kostum , ndersa ajo me menge zhapone, sikur kishte shku me mbush legenin me uje n'kat pare. Se c'thonin s'i kuptoja mire . Vetem nje batute mbaj mend nga ai show. Kur ishin keta ne tavoline erdhi nje mik i tyre dhe njeri qe ishte i ulur i tha atij qe sapo mberiti me duket se Dashi e kish mbiemrin,( mu duk si njeri qe ka lujt tek filmi " Ilegalet " ose "Njesiti guerril " ose ja fus kot fare une...lolol...) dhe i tha...prit ta kujtoj..............
    e harrova....
    ...sa i lumtur qe vjen ...
    ose....
    sa ftyre e lumturume....
    ose....
    sa me'qejf qe vjen re...
    ose....
    kush ma kujton,,,,pleaseeee...

    Une nuk shoh dot kanale shqiptare me...S'kam durim te perqendrohem as 5 minuta...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    ndersa une pashe z.kiten, ate korcaren bjonde ne nje situate per te vene duart ne koke. i shkon njona, nji brune zotozot, i thote: une shkoj me burrin tat, jam shtatzan me burrin tat, a ma jep burrin tat vetem per te shtuna e te diela, dhe ty te te bej shoqe...
    pra, ketu, rreth ketij boshti kaq"brilant" rrotullohej "humori"..si e thane dhe vete drejtuesit, kjo loje ishte bere per te provuar sa mbanin nervat e gruas se tradhtume prej burrit, dhe a do dinte kjo me reagu ne menyre moderne...ne fakt kjo dha e dha ne fund ia shkrepi te qarit
    mirepo bashke me burrin kish sjelle ne salle dhe nja dy shoqe qe e ndriten me komentet qe bene: ua, na pelqeu shume menyra si zamira e perballoi kete moment...ajo vdes per burrin e vet etjetj... me e forta ishte kur ky qe drejtonte, nji cun si spec i mush, e ftoi ciftin te puthej, mirepo burri aha, spranoi e spranoi, derisa gruja e shkrete iu var dhe eputhi megjithesi ai e shtynte, se shqiptar i ndershem mo, sputhen ne publik...po mire mer lal, pse shkon me nji vend ku se bo dot kuvendin....

    e ne fund ksaj zamires i hodhen ne floke e fustan firmato , sic tha vete e e gjora duke ulerire, nje thes me miell...o kasolle, moj kasolle
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle : 29-01-2007 më 02:07
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Turpi me i madh i topit eshte ky lloj shuo jo vetem per uljen e personalitetit te atyre qe bien ne rackor e vulgaritetit dhe nivelit te ulet artistik.Te le nje shije te keqe
    nuk kam me cfar ta krahasoj,

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    niveli i programit i pershtatet nivelit te njerezve..
    Mjafton te shifni lojen qe iu be Fetije Kases (kampione peshengritje- femer), dhe per me teper te shikoni reagimin e saj, dhe do kuptoni qe ky emision nuk eshte dhe aq i keq per shqiptaret....

  8. #8
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga krispi
    niveli i programit i pershtatet nivelit te njerezve..
    Mjafton te shifni lojen qe iu be Fetije Kases (kampione peshengritje- femer), dhe per me teper te shikoni reagimin e saj, dhe do kuptoni qe ky emision nuk eshte dhe aq i keq per shqiptaret....
    dakort, po televizionet si mjet komunikimi ne mase duhet ta ulin apo ta ngrene nivelin e njerezve
    To look life in the face....

  9. #9
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    `Kjo ishte loja` eshte nder programet, realizimet me te dobta qe kam pare te dale nga top channel. Ky program ka qene dhe vjet mesa kam degjuar, mgjth ndoshta ne nje tjeter nivel artistik, perderisa une, vetem sivjet kam degjuar te flitet e diskutohet per te.
    Nuk eshte thjesht venia ne loje e personave publike ose tema e zgjedhur per ta bere kete, po gjithe ndertimi i spektaklit ai qe le per te deshiruar. Nise qe nga prezantuesit si te ngrire, aspak origjinale, kamerat e fhsehta ashtu njera pas tjetres dhe ato bisedat pa shije neper tavolina, kalo te vlersimet me kot ska ku te shkoje, e perfundo me elementet e tjera te spektaklit, kenga, humori.baleti etjetj qe jane ne nivelet zero.
    Shpresoj te mbaroje sa me shpejt Vertet shahet `Portokallia` per banalitet, por te pakten aty trajtohen tema aktuale dhe loja e shumices se aktorve eshte origjinale.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    marso,

    kujdes edhe ti nga ndonje scrivena kamera ...lol

    eshte emision per me u pagu xhemi se keni kuptu apo jo ...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    xhuxhu un s`jam person publik ..
    Cne per Xhemin , se dic kam degjuar dhe un..bo sa thashetheme behen ktej..Xhemi ishte mire si veline te fixi, se kshu eshte kukull.Per prezantim..hmm me mire tua lere te tjerave
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  12. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    dakort, po televizionet si mjet komunikimi ne mase duhet ta ulin apo ta ngrene nivelin e njerezve
    Po citoj Gunnar, por jam dakort me te gjithe qe dhane mendimin perafersisht me Eagle.

    PS: Nje pyetje kisha, Xhemi eshte version shqip i "Jamie", apo shkurt per "Xhemile" ? Ehhh, c'i punojme emrave ne loool.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    o cuna dhe goca tani jam duke par dhe kameren e abdullah ,lojtarit te elbasanit dhe qenka e forte fare pupupupupu

  14. #14
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    LooL

    Citim Postuar më parë nga Lioness

    PS: Nje pyetje kisha, Xhemi eshte version shqip i "Jamie", apo shkurt per "Xhemile" ? Ehhh, c'i punojme emrave ne loool.
    Xhemi eshte shkurtim i emrit "Xhemile" qe mesa di une eshte nje emer me origjin turke.

    Sa per "Show" mund te them se eshte shume argetues mirpo nuk e di perse e kam nje dyshim sikur keto lojra behen ne bashkpunim me disa artist..

    Rasti konkret ke humoristi i njohur durrsak i cili shkoje ne vlore per nje vizit dhe pikerisht aty i vodhen gomat e makines,kufonin,pasqyerat dhe perfundimi ishte shume i qet..

    Cudi !!
    Feel the pump √

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    duke par disa reagime jo te mira nga ju motra vellezer me duhet te them qe te tilla kamera behen edhe jasht ketu permendim scherzi a parte te canale 5 ku shumicat e emisiopneve i ka mar edhe top-chanel.per mendimin tim esht program argetues,esht me mire se fare ashtu si e bejn stacionet tjera.po keshtu esht kjo pune keq te besh,keq mos te besh emisione.nejse shum suksese topit dhe urojm ti permiresoj edhe me tej programet e tij dhe ti bej sa me zbavitese!

  16. #16
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga elbasanlliu_20
    o cuna dhe goca tani jam duke par dhe kameren e abdullah ,lojtarit te elbasanit dhe qenka e forte fare pupupupupu
    Ja nxoren krypen me Abdullahun....teper shume

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182

    qetesia_e_shpirtit_m

    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ja nxoren krypen me Abdullahun....teper shume
    ja nxorren mer lal ja nxorren ose me mire ja nxorri vetes me ato revistat qe pa>hahahah

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Spektakel i bukur shume,zbavites ,argetues,shume i lezeqem.Une e ndjek gjithmone.Ndonjehere edhe teprohet nje cike.Po ju mos i degjoni keta tipat qe bejne si te ndershem.Kjo si thote vet ishte loje.Ca ka ndonje gje te keqe ketu.Po fatkeqsisht disa sbejne dallimin ndermjet te mires dhe te keqes.

  19. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Cfare tmerri! Majmuni i mbeshtjelle si bebe me Vikena Kamenicen... u tmerrova une qe e shihja, jo me ajo qe vajti e perplasi pertoke majmunin e shkrete. Le mo sa ma shpifi me macokun -- me pare s'e njihja, as ia varja, po tani s'me pelqen fare si person. C'i fliste me pergjerim, "O shpirt, o zeeeemer..." Yuck!

    Kush ishte ai kengetari qe u tregua i zgjuar dhe nuk i ra kova me uje ne koke? Ia harrova emrin. E bene te kendonte dhe ai rrinte e shikonte larte -- kjo tregon se lojerat qe bejne atje s'jane aspak origjinale.

    Xhemi dhe Genti jane tipa... antipatike. Njera eshte e ngathet (sic eshte Ami tek Portokalli, dmth luajne role supportive, jane te zevendesueshme), ndersa tjetri eshte nervoz ne kulm.

    Nqs do tallni njerezine behuni origjinale, te pakten.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  20. #20
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    pershendetje forumista.
    ej a e pate mbreme lojen qe i bene Manjola Nallbanit?
    e lane nja gjysem ore te gatuante makarona gjasme ne nje repart me ushtare,e kur kjo mbaroi makaronat, qe dukej sheshit se i kishte lene qulle,
    vene e i hedhin mbi koke makarona te ziera,e cfare loje eshte kjo?
    ajo e shkreta mbeti me gjithe ate krehje qe kishte bere,e me gjithe ate fustan qe kishte veshur,vec ta shihje me makarona mbi koke,qe nuk i hiqte dot..mua per vete nuk me pelqen qe e teprojne kaq shume ne skene...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kreu i CIA-s, Goss, vizitë të fshehtë në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 11:05
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 14:30
  3. Një kamera e fshehtë trondit qeverinë?!
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 15:19
  4. Si e formuam organizatën e fshehtë "Bashkimi Shqiptar"
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2002, 07:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •