Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri

    tirana observer..

    SPECIALE/Kush janë personat e vrarë dhe motivet e krimit

    1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri



    Aulona KADILLARI, Etleva DELIA, Aurora ALLUSHAJ

    Kanë qenë persona publikë apo të njohur në shoqëri. Kanë patur autoritet apo kanë qenë pjesë e ushtrisë së të fortëve. Që nga viti 1990 e deri më sot, në të gjithë Shqipërinë janë kryer 100 vrasje që janë shoqëruar me bujë të madhe. Duke lënë pas qindra e mijëra komente, hetime e deri gjykime nga institucionet e shtetit. Por për fat të keq në të shumtën e rasteve kanë patur edhe mungesën e autorësisë. Gazeta "Tirana Observer", publikon sot 100 vrasjet e kryera në 17 vjet. Që nga vrasja e të rinjve Spartak Deliu e Artan Lenja në ato ditë trazirash në një Tiranë e pushtruar nga protestat dhe që kërkonte ndryshimin e sistemit komunist. Për të vazhduar më pas me vrasjen më 2 prill të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës. Kalvari vazhdon me ekzekutimin po në Tiranë të Gazment Muçës, një personazh më shumë se i njohur në qarqet e të rinjve. Apo me vrasjen e një polici me vlerë të papërsëritshme si speciali Arben Ujka. Por edhe të vdekjes së biznesmenit nga Kruja Abaz Ulliri, një ngjarje që më shumë është dyshuar për një aksident i stisur. Apo më tej me vrasjen e Bujar Kaloshit, drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Për të shkuar në vitin 1997 ku personazhe të tillë në Vlorë si Alfred Nebiu, Luciano për të arritur në 12 shtatopr të vitit 1998 kur u krye vrasja e personaliteteit më të lartë të politikës shqiptare, ajo e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të Partisë Demokratike. Por edhe të një rradhe me biznesmenësh, afaristësh, por edhe të huajsh si ai i Stefano Rosit, biznesmentit italian të prodhimit të këpucëve në Tiranë, që tre persona i bën pritë në të hyrë të Kombinatit për ti marrë rrogat e punëtorëve që ai i kishte me vete. Janë 100 vrasje që shpesh pesha e tyre e përzjerë me dhimbjen ka qenë e tillë që nuk ka shërbyer vetëm për statistikë. Por edhe për të nxjerrë konkluzionin se këto 17 vjet kanë qenë jo vetëm vite tranzicioni e vite të stuhishme, por edhe vite ku krimi ka lulëzuar në rrugë dhe në skuta pa më të voglin problem.

    Enkelejda Lapi
    Mosha: 18 vjeç
    Profesioni: Rrobaqepëse
    Vrarë: 9 janar 1991
    Vendi: Vlorë
    Motivi: Nuk dihen

    Artan Lenja
    Mosha: 19 vjeç
    profesioni: Ushtar i ruajtjes së objekteve
    Vrarë: 28 shkurt 1991
    Vendi: Tiranë

    Spartak Deliu
    Mosha: 15 vjeç
    Vrarë: 6 mars 1991
    Vendiiranë
    Motivi: Në protestë

    Arben Broci
    Mosha: 21 vjeç
    Profesioni: Student
    Vrerë: 2 prill 1991
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Politik

    Bujar Bishanaku
    Mosha: 22 vjeç
    Profesioni: Student
    Vrarë: 2 prill 1991
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Politik

    36. Nazmi Kryeziu
    Mosha: 22 vjeç
    Profesioni: Student
    Vrarë: 2 prill 1991
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Politik

    37. Besnik Ceka
    Mosha: 21 vjeç
    Profesioni: Student
    Vrarë: 2 prill 1991
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Politik

    Gazment Muça
    Mosha: 24 vjeç
    Vrarë: 7 prill 1992
    Vendi: Rruga "Bardhyl", Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Arben Ujka
    Mosha: 22 vjeç
    Profesioni: Oficer i forcave speciale RENEA
    Vrarë: 22 gusht 1993
    Vendi: Mushan, Shkodër
    Motivi: Për shkak të dëtyrës

    Abaz Ulliri
    Mosha: 45 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: maj 1995
    Vendi: Nikël, Krujë
    Motivi: Konkurenca në biznes

    Remzi Hoxha
    Mosha: 42 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    I humbur: 21 tetor 1995
    Pistat e hetimit: vdekje nga rrahja

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bujar Kaloshi
    Mosha: 40 vjeç
    Profesioni: Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
    Vrarë: 26 korrik 1996
    Vendiiranë
    Motivi: politik

    Artur Rustemi
    Mosha: 30 vjeç
    Vrarë: 10 shkurt 1997
    Vendi: Vlorë
    Motivi: Për shkak të trazirave

    Eva Visha
    Mosha: 35 vjeç
    Vrarë: 23 maj 1997
    Vendi: Rruga Tiranë-Elbasan
    Motivi: Xhelozia

    Agim Gjipali
    Mosha: 23 vjeç
    Vrarë: 3 korrik 1997
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Në revoltë

    Shaban Fisheku
    Mosha:36 vjeç
    Profesioni: Biznesmen, tregti karburanti
    Vrarë: vitin 1997
    Vendi: Fier
    Motivi: Larje hesapesh

    Fatos Keta
    Mosha: 30 vjeç
    Vrarë: 6 gusht 1997
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Artur Grori
    Mosha:27 vjeç
    Vrarë; 6 gusht 1997
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrrje

    Ylli Myftari
    Mosha: 40 vjeç
    Profesioni: Kambist
    Vrarë: 30 dhjetor 1997
    Vendi: Tiranë
    Motive: Nuk ka

    Bujar Sula
    Pseudonimi: Loshi i Karbunarës
    Mosha: 33 vjeç
    Vrarë: 31 dhjetor 1997
    Vendi: Karbunarë, Lushnje
    Motivi: Hakmarrje

    Burhan Tomorri
    Mosha: 28 vjeç
    Vrarë: 25 shkurt 1998
    Vendi: Berat
    Motivi: Hakmarrje

    Shkëlqim Xhabafti
    Mosha: 30 vjeç
    Vrarë: Prill 1998
    Vendi: Yzberisht, Tiranë
    Motivi: Sherr

    Taulanat Muça
    Mosha: 23 vjeç
    Vrarë: 31 korrik 1998
    Vendi: Afër shtëpisë së tin në Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Azem Hajdari
    Mosha: 35 vjeç
    Vrarë: 12 shtator 1998
    Vendi: Para selisë së PD-së në Tiranë
    Motivi: Politik

    Besim Çerja
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Badigard i Azem Hajdarit
    Vrarë: 12 shtator 1998
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Politik

    ahmet krasniqi
    Mosha: 40 vjeç
    Profesioni: Ministër i Brendshëm i Kosovës
    Vrarë: 21 shtator 1998
    Vendiiranë
    Motivi: Nuk dihet

    Shkëlqim Haklaj
    Mosha: 27 vjeç
    Vrarë: 1998
    Vendi: Tropojë
    Motivi: Hakmarrje

    Behar Eskiu
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: 1998
    Vendi: Berat
    Motivi: Hakmarrje

    Kastriot Bejko
    Mosha: 28 vjeç
    Vrarë: 1998
    Vendi: Berat
    Motivi: Hakmarrje

    Ilir Koloshevci
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Furnitor i UÇK-së
    Vrarë: 1998
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Rethana Misterioze

    Judmir Trifka
    Mosha: 31 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 1998
    Vendi: Fshati Vajkan mes Lushnjës dhe Fierit
    Motivi: Sherri për një tender

    Stefano Rosi
    Mosha: 24 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 1998
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Grabitje

    Koço Dado
    Mosha: 47 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Zhdukur: 1998
    motivi: Pengmarrje

    Elham Elezi
    Mosha: 29 vjeç
    Profesioni: Oficeri i RENEA-s
    Vrarë: 1998
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Për shkak të detyrës

    Alfred Nebiu
    Pseudonimi: Kakami
    Mosha: 37 vjeç
    Anëtar i bandës së Gaxhait
    Vrarë: 1999
    Vendi: Vlorë
    Motivi: Hakmarrje

    Kozeta Hyseni
    Mosha: 21 vjeç
    Profesioni: Studente
    Vrarë: 19 shkurt 1999
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Ervin Borova
    Mosha: 30 vjeç
    vrarë: 9 prill 1999
    Vendi: Zona e ish-Bllokut
    Motivi: Hakmarrje

    Ergys Borova
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: 4 maj të 1999
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Median Shehu
    Mosha: 28 vjeç
    Profesioni: Efektiv i Gardës së Republikës
    Vrarë: 22 qershor 1999
    Vendi: Allias, Tiranë

    Denis Gina
    Mosha: 27 Vjeç
    Profesioni: Jurist
    Vrarë: 22 qershor 1999
    Vendi: Fusha e druve në Allias, Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Fatmir Haklaj
    Mosha: 30 vjeç
    Vrarë: 4 nëntor 1999
    Vendi: Në fshatin Bujan
    Motivi: Hakmarrje

    Santiliano Elezi
    Mosha: 26 vjeç
    Vrarë: 23 dhjetor 1999
    Vendi: Tiranë
    Motive: Hakmarrje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Elton Zajmi
    Mosha: 27 vjeç
    Vrarë: 23 dhjetor 1999
    Vendi: Tiranë
    Motive: Hakmarrje

    Fatmir Hado
    Mosha: 27 vjeç
    Vrarë:14 dhjetor 1999
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Andi Hasani
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: 11 janar 2000
    Vendi: Tiranë
    Motive: Hakmarrje

    Sokol Alushi
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: 11 janar 2000
    Vendi: Tiranë
    Motive: Hakmarrje

    Ilir Bardhi
    Mosha: 29 vjeç
    Vrarë: 9 mars 2000
    Vendi: Në qelinë e Burgut 313, Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Erieta Avdyli
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Punonjëse UNICEF
    Vrarë: 30 mars 2000
    Vendi: Durrës
    Motivi: Nuk ka

    Klenti Bano
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Oficer policie
    Vrarë: 14 prill 2000
    Vendi: lagjja "Xhevdet Neprevishta", Lushnjë
    Motivi: Hakmarrje

    Ardian Çobo
    Mosha: 26 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 13 maj 2000
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Arben Zylyftari
    Mosha: 37 vjeç
    Profesioni: Drejtor policie në Shkodër
    Vrarë: 2 gusht 2000
    Vendi: Shkodër
    Motive: Për shkak të detyrës

    Ilir Ngresi
    Mosha: 34 vjeç
    Profesioni: Oficer policie
    Vrarë: dhjetor 2000
    Vendi: Vlorë
    Motive: Për shkak të detyres

    Riza Çeço
    Mosha: 43 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 19 dhjetor 2001
    Vendi: Tiranë
    Motivi: vrasje për shkak të aktivitetit

    Sandër Gjeka
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 12 maj 2002
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Për motive të dobëta

    Gjergji Halo
    Mosha: 49 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 12 korrik 2002
    Vendi: Fier
    Motivi: Konkurrenca

    Salih Tivari
    Mosha: 60 vjeç
    Profesioni: Sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman
    Vrarë: 13 janar 2003
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Nuk ka

    Fatmir Rama
    Mosha: 35 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 29 mars 2003
    Vendi: Kartodromi, Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Florian Vila
    Mosha: 38 vjeç
    Profesioni: Biznesmen hekuri
    Vrarë: 9 prill 2003
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Konkurrencë

    Myftar Çela
    Mosha: 45 vjeç
    Profesioni: President i Klubit të Futbollit "Vllaznia"
    Vrarë: 14 qershor 2003
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Konflikte

    Gani Malushi
    Mosha: 45 vjeç
    Profesioni: Drejtor i Policisë së Durrësit
    Vrarë: 6 gusht 2003
    Vendi: Durrës
    Motivi: Për shkak të detyrës

    Arben pojani
    Mosha: 34 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 22 gusht 2003
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Ledio Bejleri
    Mosha: 27 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 30 shtator 2003
    Vendi: Tiranë
    Motive: Nuk ka

    Jahe Bahja
    Mosha: 40 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 30 tetor 2003
    Vendi: Sarandë
    Motivi: Konkurrencë

    Emin Spahia
    Mosha: 39 vjeç
    Profesioni: Punonjës Social
    Vrarë: 10 gusht 2004
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Hakmarrje

    Orland Mirashi
    Mosha: 17 vjeç
    Vrarë: 28 gusht 2004
    Vendi: Mali i Jushit, Shkodër
    Motivi: Grindje e çastit

    Rafael Riza
    Mosha: 24 vjeç
    Profesioni: Basketbollist
    Vrarë: 3 shtator 2004
    Vendi: Korçë
    Motive: Motive të dobëta

    Sokol Jahollari
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Basketbollist
    Vrarë: 3 shtator 2004
    Vendi: Korçë
    Motivi: Motive të dobëta

    Vajdin Lame
    Mosha: 35 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 28 shkurt 2005
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Nuk dihen

    Learton Vathi
    Mosha: 35 vjeç
    Profesioni: Vëzhguesi i PR në zgjedhjet parlamentare
    Vrarë: 3 korrik 2005
    Vendi: Tiranë

    Baki Taullahu
    Mosha: 36 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 3 korrik 2005
    Vendi: Lushnjë
    Motivi: Hakmarrje

    Behar Kastrati
    Mosha: 34 vjeç
    Profesioni: mjek, kryetari i PD në Has
    Vrarë: 7 korrik 2005
    Vendi: Has
    Motive: Hakmarrje

    Florian Kulla
    Mosha: 28 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë:15 korrik 2005
    Vendi: Durrës
    Motivi: Hakmarrje

    Klajdi Jaho
    Mosha: 25 vjeç
    Profesioni: Basketbollist
    Vrarë: 2 gusht 2005
    Vendi: Korçë
    Motivi: Hakmarrje

    Julian Agolli
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: gusht 2005
    Vendi: Tiranë
    Motiveakmarrje

    Fatjon Naxhaku
    Mosha: 33 vjeç
    Vrarë: gusht 2005
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrje
    Emigrant

    Edmond Malollari
    Mosha: 34 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 14 dhjetor 2005
    Vendi: Pranë apartamentit të tij në Tiranë
    Motivi: Hakmarrje

    Vladimir Arizaj
    Mosha: 55 vjeç
    Profesioni: Biznesmen
    Vrarë: 2005
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Grabitje

    Melita Rubi
    Mosha: 22 vjeç
    Profesioni: Gazetare
    Vrarë: 5 shkurt 2006
    Vendi: Sukth, Durrës
    Motivi: Nuk dihen

    Shpëtim Mara
    Mosha: 35 vjeç
    Vrarë: 9 shkurt 2006
    Vendi: Havaleas, Berat
    Motivi: Nuk dihen

    Florie Mara
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: 9 shkurt 2006
    Vendi: Havaleas, Berat
    Motivi: Nuk dihen

    Erlin Shapllo
    Mosha: 19 vjeç
    Vrarë: 27 shkurt 2006
    Vendi: Sukth, Durrës
    Motivi: Për prishjen e pazarit për një armë

    Thoma Bima
    Mosha: 40 vjeç
    Vrarë: 9 prill 2006
    Vendi: Mëzez, Tiranë
    Motivi: Nuk dihen

    Festim Hoxha
    Mosha: 30 vjeç
    Vrarë: 9 prill 2006
    Vendi: Mëzez, Tiranë
    Motivi: Nuk dihen

    Luan Tafa
    Mosha: 33 vjeç
    Vrarë: 13 prill 2006
    Vendi: Peqin
    Motivi: Hakmarrje

    Hysni Memçaj
    Mosha: 40 vjeç
    Vrarë: 16 prill 2006
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Hakmarrje

    Elton Shehu
    Mosha: 29-vjeç
    Vrarë: 21 prill 2006
    Vendi: Ujë i Ftohtë, Vlorë
    Motivi: Nuk dihen

    Elis Bame
    Mosha: 25
    Vrarë: 2006
    Vendi: Korçë
    Motivi: Hakmarrje

    Fran Kaçorri
    Mosha: 34 vjeç
    Vrarë: 2006
    Vendi: Rrëshen
    Motivi: Pengmarrje

    Artan Shepo
    Mosha: 35 vjeç
    Vrarë: 6 maj 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Nuk dihen

    Kulla Papajani
    Mosha: 72 vjeç
    Vrarë: 17 maj 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Xhelozie

    Ervin Skënderaj
    Mosha: 28 vjeç
    Vrarë: 3 korrik 2006
    Vendi: Vlorë
    Motivi: Hakmarrje

    Veli Mema
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Taksist
    Vrarë: 9 korrik 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrja

    Dritan Sheme
    Profesioni: Tregtar
    Mosha: 25 vjeç
    Vrarë: 9 korrik 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrja

    Zamir Bilali
    Mosha: 37 vjeç
    Profesioni: Bizesmen
    Vrarë: 15 gusht 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Motive të dobëta

    Kin Kodra
    Profesioni: Biznesmen
    Mosha: 45 vjeç
    Vrarë: 19 tetor 2006
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Gjakmarrja

    Kufoma e Zall-herr
    Emri: Nuk dihet
    Mosha: 20 vjeç
    Vrarë: 20 tetor 2006
    Vendi: Zall-Herr, Tiranë
    Motivi: Nuk dihet

    Esmeralda Laho
    Mosha: 19 vjeç
    Vrarë: 29 tetor 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Motive të dobëta

    Engjëllushe Xhavara
    Mosha: 50 vjeç
    Vrarë: 9 dhjetor 2006
    Vendi: Elbasan
    Motivi: Hakmarrje

    Agim Peqini
    Mosha: 34 vjeç
    Vrarë: 9 dhjetor 2006
    Vendi: Elbasan
    Motivi: Kundërshitm i forcave të policisë

    Gjelina Mato
    Mosha: 36 vjeç
    Vrarë: 8 janar 2007
    Vendi: Shkodër
    Motivi: Xhelozi

    .........................................


    ..........................................





    Genc Sinen nuk e kan vene ne liste..
    Kujdeset Mafia te mos ja prishe rehatin njesitit Gueril te PS-se..

  4. #4
    Sic nuk kane vene ne liste dhe emrin e pedagogut te nderuar te Inxhinjerise se Ndertimit Miriam Bubsi mosha 42 vjec qe u gjet i vrare ne 15 Mars 1998, i rrembyer nga forcat e shikut ne daten 11 Mars 1998. I mbajtur peng ne bodrumet e Ministrise se Brendeshme sic i doli padashur nga goja ish pushtit te fajdeve Farudin Arapi i cili ne nje emision televiz padashur pohoi publikisht qe Miriam Bubsi eshte marre ne pyetje ne daten 13 ne lidhje me financat e Silvas.

    Po nuk u zgjidhen keto krime dhe te marrin ate qe ju takon keta mafioze te ndyre, ai vend ska per te gjetur ndonjehere paqe.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ne te gjitha vrasjet e bujshme te pazgjidhura, ka gisht shteti, me sakte segmente te caktuara te tij te cilat perbejne dhe krimin e organizuar me te rrezikshem ne Shqiperi.

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Veli Mema
    Mosha: 30 vjeç
    Profesioni: Taksist
    Vrarë: 9 korrik 2006
    Vendi: Tiranë
    Motivi: Hakmarrja
    Laboratori i Kriminalistikës konfirmon përdorimin e armës "miniblow" në vrasjen e Veli Memës: Dyshojmë për dy të tjera

    Gjendet pistoleta e tri vrasjeve

    Arma ishte groposur në një fshat të Tiranës. I është blerë një personi me precedent

    Një pistoletë e gjetur e groposur në një fshat të Tiranës ka alarmuar policinë, pasi ka rezultuar se është përdorur në një vrasje dhe dyshohet për dy të tjera. Pistoleta "miniblow" është gjetur gjatë kërkimeve për dokumentimin e vrasjes së taksistit Veli Mema, për të cilën janë arrestuar dy persona. Burimet nga Laboratori i Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme bënë të ditur se pak ditë më parë në këto ambiente ka mbërritur një pistoletë e llojit "miniblow" për krahasim, nëse është përdorur në ndonjë vrasje. Sipas të dhënave të këtij dikasteri, pistoleta është vënë në dispozicion nga "skuadra e vrasjeve" në Policinë e Tiranës, që ka bërë të mundur gjetjen e saj. Nga burimet policore mësohet se pas arrestimit të Taulant Elezit dhe Bekim Muratit, të cilët pranuan vrasjen e taksistit Veli, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin që shkoi, grupi hetimor filloi punën edhe për gjetjen e armës së krimit. Dy të arrestuarit, pavarësisht se kishin treguar mekanizmin e vrasjes së taksistit dhe motivin e saj, kishin deklaruar se nuk e mbanin mend se ku e kishin hedhur armën e krimit. Në këto kushte, grupi hetimor filloi kërkimet në afërsi të zonave të banuara nga dy personat e akuzuar për vrasje. Disa ditë pas prangosjes së autorëve, seksioni i krimit kundër personit ka mundur të gjejë një armë të dyshimtë, që ishte groposur në një fshat të Tiranës, emri i të cilit nuk është publikuar nga policia. Pistoleta është dërguar për ekspertizë pranë Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme, ku fillimisht është bërë krahasimi i saj në vrasjen e Veli Memës. Pas disa ditësh, grupi i punës në laboratorin e kriminalistikës ka nxjerrë konkluzionin se ajo ishte arma e krimit. Të pyetur për prejardhjen e saj, të arrestuarit kanë treguar se e kishin blerë atë 15 mijë lekë nga një shok i tyre, i cili rezulton se është person me precedent penal për policinë. Për këtë shkak, grupi hetimor e ka mbajtur sekret emrin, duke kërkuar edhe krahasimin me dy vrasje të tjera të kësaj pistolete. Dokumentet ligjore për këtë veprim i janë dërguar Laboratorit të Kriminalistikës disa ditë më parë, ku pritet që pas analizave përkatëse të dalin konkluzionet mbi dyshimet e hedhura. Gjithashtu, burimet policore bënë të ditur se hetimi ka nisur edhe për personin që ka shitur këtë armë. Grupi hetimor po punon për gjetjen e gjithë materialeve të mundshme për implikimin e tij në ndonjë krim të rëndë. Sipas të dhënave të deritanishme, ai nuk është marrë ende në pyetje për këtë veprim, por pritet që në ditët e ardhshme t‘i nënshtrohet edhe ndonjë mase penale nga ana e organit të akuzës. Për pistoletën e dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës, burimet nga ky organ bënë të ditur se brenda javës do të jepen konkluzionet e para për dyshimet e dy vrasjeve, për të cilat nuk janë dhënë detaje. Gjithashtu, verifikime do të kryhen edhe për vrasje të tjera të pazbardhura.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7

    Për: 1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri

    Me çfare emrash duhet perditesuar kjo liste e zeze?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: 1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri

    Vrasje te BUJSHME................???? per ke,per popullin???aaa po....
    Shumica e emrave lexuar shkarazi,jane te gjithe QORRA te sistemit qe eshte akoma ne fuqi,Te inkriminuar indirekt per te interesa te KUPOLES.
    Kurse emertimet,hakmarrje,nuk dihet etj,jane terma qe perdoren rendomte nga nje Polici e rendomte,per nje publik.......te .....rendomte.
    Nejse varja,Pune shqiptaresh gjelle qensh....

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •