Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit


Kur'ani, Dituria, dhe Shkenca


Pėrshkrimi i diturisė nė Kur'an dhe nga Profeti (s.a.v.s)



Gjenden dėshmi tė shumta pėr diturinė dhe pėr kėrkimin e diturisė nė Kur'an. Ndjenja e pėrgjithshme qė ato lėnė te lexuesi ėshtė se poseduesit tė diturisė ose njohurisė i ėshtė dhėnė njė dhuratė shumė e fuqishme, dhe se kėrkimi i diturisė ėshtė diēka e cila duhet te veprohet nė mėnyrė aktive nga ēdonjėri. Kėtu po japim disa ajete mbi kėtė ēėshtje:



Lexo! Nė emėr tė Zotit tėnd i cili krijoi (ēdo gjė) - E krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė Bujari - Ai qė e mėsoi njeriun tė shkruaj me pendė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte. (96:1-5)


Kėto pesė ajete pėrbėjnė hapin e parė tė treguar nga Kur'ani njerėzve pėrmes profetit Muhammed ( s.a.v.s). Eshtė interesante se prej tė gjithave gjėrave qė Allahu zgjodhi qė tė niste shpalljen e Tij ėshtė ajo qė ka tė bėjė me veprimin e leximit dhe shkrimit. Aftėsia pėr tė shkruar dhe pėr tė ruajtur informacionin ėshtė pėrshkruar nga profesor Karl Sagan nė librin e tij "Kozmos": Shkrimi ėshtė ndoshta shpikja mė e madhe njerėzore, duke lidhur njerėz sė bashku, tė epokave tė largėta, tė cilėt asnjėherė nuk e kanė njohur njėri-tjetrin. Librat i kėpusin prangat e kohės, provojnė sė njerėzit mund tė bėjnė magji."



Ai (Allahu) i dhuron dituri atij qė do, e atij qė i ėshtė dhėnė dituri, atij i ėshtė dhuruar njė mirėsi e madhe. Por kėtė nuk e kupton askush tjetėr pėrveē tė menēurve. (2:269)

I lartė ėshtė Allahu, Sundimtar i vėrtetė. Ti mos u nxito me Kur'anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij te ti, dhe thuaj: "O Zoti im, ma shto diturinė." (20:114)

Me tė vėrtetė nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės - ka argumente tė qarta pėr ata qė janė tė menēur. Pėr ata qė e pėrmendin Allahun kur janė nė kėmbė, kur janė ulur, kur janė shtrirė dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve dhe te tokės (duke thėnė): "O Zoti ynė! Kėto nuk i krijove kot. Lavdėrimi tė qoftė Ty! Na ruaj nga dėnimi i zjarrit!" (3:190-191)



Ajetet e mėsipėrme (191-191) aludojnė fuqishėm se tė "medituarit" pėr botėn rreth nesh ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e besimit.



Thuaj: Udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni se si filloi krijimi; pastaj Allahu e fillon krijesėn tjetėr (ringjalljen). Me tė vėrtetė Allahu ka fuqi pėr ēdo gjė. (29:20)



Kėto gjithashtu janė referenca nga Kur'ani qė pėrshkruajnė vlerėn e njeriut tė ditur nė kundėrshtim me njeriun e paditur. Ata nuk janė tė barabartė:



...Thuaj: "A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė"? Por, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim. (39:9)

...Allahu do t'i ngrejė nė shkallė tė lartė ata qė besuan prej jush, do t'i lartėsojė nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. (58:11)



Burimi i parė i Islamit ėshtė Kur'ani - dhe ne pamė disa ajete mė lartė mbi ēeshtjen e diturisė. Burimi i dytė ėshtė jeta e profetit Muhammed (s.a.v.s). Kėtu po japim disa thėnjet e profetit mbi ēėshtjen e diturisė:



"Kur Allahu ia do tė mirėn ndonjė njeriu, Ai i dhuron diturinė e fesė."

Buhariu dhe Muslimi

"Njeriut tė cilit shkon nė rrugėn pėr tė fituar dituri, Allahu do t'ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhennet."

Muslimi



Marrėdhėniet mes Kur'anit dhe Shkencės Moderne



Teoria moderne shkencore e sotme e gjen veten e saj krejtėsisht tė afėrt me Kur'anin. Gjenden tė paktėn dy arsye prapa kėtij vrojtimi. E para ėshtė mungesa e mospajtimeve mes Kur'anit dhe fenomeneve natyrore tė dallueshme. Shkenca nuk ka qenė e aftė qė tė prodhojė teori ose eksperimente qe janė nė kontradiktė me parimet bazė tė Kur'anit. Vetė Kur'ani ėshtė i vėrtetė pėr tė gjitha kohėrat.

Arsyeja e dytė pėr tė shėnuar harmoninė midis Kur'anit dhe shkencės ėshtė prezenca nė vetė Kur'anin e nxitjes shumė tė qartė dhe pozitive pėr tė soditur dhe studjuar botėn rreth nesh.

Sidoqoftė, Kur'ani shkon pėrtej nxitjeve tė thjeshta qė tė gjitha qeniet njerėzore tė jenė nė dijeni tė botės natyrale. Ai gjithashtu pėrmban referenca tė pėrhapura shumė nė njė sėrė ēėshtjesh tė cilat nuk janė tė sakta shkencėrisht. Pėr muslimanėt tė cilėt i lexojnė dhe i kuptojnė kėto referenca, ato shėrbejnė sigurisht pėr tė forcuar besimin e tij ose tė saj. Pėr jomuslimanėt tė cilėt pyesin pėr autenticitetin dhe autorėsinė e Kur'anit, kėto referenca japin pėrgjigje interesante. Njė arsye e mundshme pėr kėto ajete kur'anore tė cilat pėrshkruajnė botėn natyrale mund tė gjenden nė ajetin mė poshtė:



Ne do t'ju bėjmė tė mundshme atyre qė tė shohin Argumentet Tona nė horizonte dhe nė vetet e tyre, derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i Vėrtetė... (41:53)



Ngjarja historike pėr tė cilėn bėn fjalė ky ajet ėshtė pushtimi i Mekkės. Megjithatė, pothuajse ēdo ajet nė Kur'an pėrmban njė kuptim historik dhe universal, dhe pėr kėtė arsye njė interpretim i mundshėm i kėtij ajeti ėshtė se ai i referohet zbulimit gradual tė "dėshmisė" mė tė madhe natyrale tė Krijuesit nė botėn tonė. Dy nga qėllimet mė tė rėndėsishme dhe mė magjepsėse tė shkencės moderne janė qė tė shikojnė larg e mė larg jashtė universit dhe tė shikojnė thellė e mė thellė nė strukturėn e trupit tė njeriut. Dhe pikėrisht nė kėto dy fusha ne gjejmė "Shenjėn" mė tė fortė tė fuqisė krijuese tė Allahut.



Njė pėrzgjedhje e ajeteve kur'anore qė komentojnė mbi botėn natyrale



A - Mbi procesin nė zhvillim tė krijimit



...Dhe Ai krijoi ēfarė ju (tani) nuk i dini (16:8)

...Allahu krijon ēfarė tė dojė...



Kėto dy ajete, ndėrmjet tė tjerave, tregojnė se Allahu nuk e ka mbaruar krijimin, pėrkundrazi, ai ėshtė njė proces i vazhdueshėm. Kjo ėshtė shumė domethėnėse duke gjykuar nga njė pikėpamje shkencore sepse ne dalėngadalė po fillojmė tė vrojtojmė dhe tė kuptojmė disa fenomene natyrale tė cilat janė ende nė njė proces tė formimit. Njė shembull kryesor ėshtė vrojtimi ynė i galaksive ende tė panjohura nga shtėllunga tė mėdha tė mjegullnajave. Njė shembull tjetėr ėshtė evolucioni i specieve, i cili ėshtė njė dėshmi e dytė pėr format e jetės sė ēuditshme dhe magjepsėse tė shndėrruar nė fosile. Kėta dy shembuj janė pikėrisht maja e asbergut; citati nė vazhdim nga libri "Plani Kozmik" i fizikanit Paul Davies nėnvizon rritjen e vetėdijshme tė krijimit tė vazhdueshėm:

"Njė numėr gjithnjė e mė shumė i shkencėtarėve she shkrimtarėve ka filluar tė kuptojnė se aftėsia e botės fizike pėr tė organizuar veten e saj tė pėrbėrė, dhe shumė tė thellė misterioze, ėshtė tipar i universit. Fakti se natyra ka fuqi krijuese, dhe ėshtė e aftė qė tė prodhojė njė sėrė progresiviteti tė pasur tė formave dhe tė strukturave tė ndėrlikuara, sfidoi themelin e fortė tė shkencės bashkėkohore. Enigma mė e madhe e kozmologjisė, shkruan Karl Popper, filozofi i mirėnjohur, mund tė jetė ajo se universi ėshtė, nė njė kuptim, krijues."



B - Mbi ndotjen dhe gėrryerjen e burimeve natyrale



Pėr shkak tė veprave tė kėqija tė njerėzve, nė tokė dhe nė det janė shfaqur tė zeza, e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj sė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tė tėrhiqėn (pendohen) nga tė kėqijat. (30:41)

O bijtė e Ademit! Vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe pini dhe mos e teproni, sepse Ai (Allahu) nuk i do ata qė e teprojnė. (7:31)



Rėndėsia e tė kuptuarit tė pasojave ekologjike tė veprimeve tona si individė ose si shoqėri nuk ishte vlerėsuar plotėsisht deri nė shekullin e njėzetė. Tani ne kuptojmė qė nuk mundemi ta ndryshojmė fytyrėn e rrėmujshme tė tokės pa paguar disa ndėshkime, tė cilat mund tė jenė shkatėrrimtare. Ne gjithashtu kuptojmė se paralajmėrimi (maturia) duhet zbatuar nė mėnyrė globale, jo vetėm lokalisht por me tė vėrtetė "mbi tokė dhe mbi det". Megjithatė vetėdija ekologjike nuk nėnkupton asketizėm. Sipas Kur'anit, ne nuk jemi tė ndaluar qė tė kujdesemi pėr kėnaqėsinė nė kėtė jetė, mirėpo ne jemi tė ndaluar nga harxhimet e panevojshme tė pasurisė.



C - Mbi natyrėn e dyfishtė tė hekurit



...Ne e zbritėm edhe hekurin qė nė tė ka forcė tė fortė dhe dobi pėr njerėz...

(57:25)



Hekuri ėshtė njė nga dy metalet qė gjenden mė sė tepėrmi nė tokė (tjetri ėshtė alumini). Ai ishte i njohur nga shumė civilizime antike, dhe ėshtė metali mė i rėndėsishėm qė ne e pėrdorim sot. Pėrshkrimi i pėrgjithshėm i tij nė Kur'an ishte i saktė nė kohėn e njerėzve tė lashtė, edhe bile mė tepėr sot: hekuri ėshtė bazė pėr shumė armė tė luftės dhe pėr shumė vegla tė pėrditshme me tė cilat punojmė.



D - Mbi origjinėn e jetės nė ujė



...dhe Ne e bėmė ujin bazė tė jetės sė ēdo sendi...(21:30)

Allahu e krijoi secilėn gjallesė prej ujit...(24:45)



Teoria moderne shkencore mbi origjinėn e jetės nuk ishte provuar nė mėnyrė tė vendosur deri nė dy ose tre shekujt e fundit. Pėrpara kėsaj, teoria mbizotėruese mbi origjinėn e jetės ishte bazuar mbi njė koncept tė quajtur "gjenerata spontane", ku krijesa tė gjalla nė kuptimin e plotė tė fjalės ishin nxjerrė jashtė ēėshtjes sė pajetė spontanisht dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ky mendim ishte zhvlerėsuar me punėn e shumė shkencėtarėve tė Rilindjes, duke pėrfshirė edhe Harvin dhe Redin, dhe nė vitin 1950, kėrkimi i Lui Pasterit mbi bakteriologjinė vendosi vulėn mbi kėtė teori. Duke filluar qysh me punėn e Huxley (Hukslit) e deri mė sot, njė teori alternative ėshtė propozuar se jeta ėshtė mė e nėnkuptueshme qė tė jetė e dukshme pėr njė kohė tė gjatė, vargje gjithnjė e mė shumė tė ndėrlikuara tė rrezatimeve ultravioletė:



"...besohet se format e hershme tė jetės janė zhvilluar nė oqeane ose pellgje uji... Kjo tė lė tė kuptosh se kolonizimi i vendit, rreth 425.000.000 vjet mė parė, ishte e mundur vetėm sepse atėherė kishte ozon tė mjaftueshėm tė krijuar pėr tė mbrojtur pėr tė parėn herė sipėrfaqen nga drita ultravioletė."



Ideja e origjinės sė jetės nė oqeane ėshtė vėrtetuar nga dy ajetet kur'anore tė cituara mė lart.

Eshtė e rėndėsishme qė tė shėnohet se Kur'ani nuk pėrmban ndonjė pėrkrahje tė veēantė pėr evolucionin. Megjithatė ajetet e cituara mė sipėr tregojnė pėrtej ēdo dyshimi se Allahu krijoi tė gjitha sendet e gjalla nga uji, gjenden edhe shumė ajete tė tjera tė cilat tregojnė fuqinė e Tij absolute mbi ēdo gjė.



"...Ai (Allahu) ka mundėsi pėr ēdo gjė."(41:39)

...Kur Ai vendos pėr njė cėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet.



E - Mbi shumėllojshmėrinė e njerėzimit



Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit. (30:22)

O ju njerėz, ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre, ju ndamė nė popuj e fise qė tė njiheni me njėri-tjetrin. Nuk ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi prej jush ėshtė ai qė ruhet mė sė shumti nga tė kėqijat... (49:13)



Dallimet raciale dhe gjuhėsore mes njerėzve nuk e kanė kuptimin si arsye pėr tė diskriminuar. Allahu thjesht e paraqet kėtė ndryshim si njė pjesė e fuqisė krijuese tė Tij, dhe Ai nuk e dallon ndonjė racė si qenie natyrale mė tė lartė se tė tjerat. Pėrmendja nė ajetin 49:31, nė tė vėrtetė, bėn fjalė pėr tė mėsuarit e komunikimit me njėri-tjetrin.



F - Mbi ciklin ujor



Shumica prej nesh janė njohur me ciklin ujor qė nė klasat e shkollės fillore, ku ne mėsojmė se si avullon njė pikė uji, pastaj bėhet njė pikė shiu, dhe mė nė fund kthehet nė det nėpėrmjet lumenjve ose kanaleve nėntokėsore. Njeriu i parė nė kohėt moderne i cili e kuptoi kėtė proces ishte Bernard Palissy i cili e pėrshkruajti atė me saktėsi nė vitin 1580. Pėrpara tij, shumė prej dijetarėve tė Greqisė antike dhe tė Romės kishin teori tė ndryshme jokomplete ose jokorrekte mbi ciklin ujor.

Kur'ani nuk jep ndonjė pėrshkrim tė plotė tė ciklit ujor nga fillimi nė fund, por sidoqoftė aty janė disa referenca precize pėr etapat specifike. Ndoshta mė magjepsėset e kėtyre referencave janė dy ajetet e mėposhtme mbi retė e shiut:



Allahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė, i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi... (30:48)

A nuk e ke parė se si Allahu i drejton retė me forcė, pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti, nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me tė goditė kė tė dojė, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės gati sa nuk tė merr tė parit. (24:43)



Dy ajetet pėrshkruajnė fazat gjatė formimit tė reve tė shiut. Njė vėshtrim i afėrt i kėtyre dy ajeteve tregon se ato kanė tė bėjnė me dy fenomene tė ndryshme, njėri me "shpėrndarjen" e reve dhe tjetri me "bashkimin" e tyre, dy procese tė ndryshme nga tė cilat mund tė formohen retė e shiut.

Meteorologjia moderne ka arritur nė kėtė konkluzion tė vėrtetė brenda dy shekujve tė fundit. Janė dy tipe resh tė cilat mund tė prodhojnė rreshje shiu, dhe janė klasifikuar sipas trajtave tė tyre: re shtresore dhe re grumbullore. Ajeti i parė mė sipėr mbi retė e shiut (30:48) pėrmbledh me saktėsi formimin e reve tė shiut. Sot ėshtė e njohur se kėto tipe tė reve kanė nisur gjatė kushteve graduale, erėrave tė ngritura:



"...e pastaj ato (erėrat) lėkundin retė..." (30:48)



Pastaj, reja zė vendin e trajtės sė veēantė tė saj, atė tė njė reje shtresore:



"...dhe Ai i shtrin ato..." (30:48)



Nėse kushtet janė tė pėrshtatshme (d.m.th. temperaturė e ulėt e mjaftueshme, lagėshti (e ajrit) e lartė e mjaftueshme, etj.), pikėzat e resė kondensohen mė tej nė pikėza (tė mėdha) shiu dhe ne e vėrejmė kėtė efekt nga toka si njė errėsim tė resė shtresore:



"...dhe i errėson ato..." (30:48)



Mė nė fund, pikat e shiut bien nga retė.



"...dhe pėrmes tyre e shikon se si bie shi..." (30:48)



Tipi i dytė i reve ėshtė ai i reve grumbullore. Ajeti i dytė mė sipėr mbi retė e shiut (24:43) pėrshkruan formimin e reve grumbullore tė shiut. Kėto re janė formuar gjatė kushteve tė rrymave tė forta tė ajrit (burimeve termike) dhe rrymave tė ulėta tė ajrit:



"...i drejton retė me forcė..." (24:43)



Sikurse fryrjet e formave tė reve, ato mund tė bashkohen nė njė re gjigande tė vetme:



"...pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato..." (24:43)



Nė kėtė ēast, dhe njė grumbull resh ėshtė formuar, secila prej tyre mund tė prodhojė shi. Pjesa tjetėr e ajetit ėshtė e zbatueshme nė rastin e njė grumbulli resh (e cila ėshtė e njohur nga ne si reja me shtrėngatė shumė tė madhe).

Nėse reja grumbull merr proporcione tė gjera vertikale, pastaj ajo mund te duket nga vėzhguesi i terrenit si njė mal ose kodėr e stėrmadhe, por, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, duke u zgjeruar lart nė atmosferė, pikat e ujit tė resė sė sipėrme mund tė ngrijnė dhe nė kėtė mėnyrė formohet breshėri:



"...dhe Ai lėshon prej sė larti breshėr, nga retė e mėdha si kodra..." (24:43)



Mė nė fund, retė shpėrndarėse (d.m.th. stuhi me shi dhe vetėtima) mund tė kenė njė karakteristikė tė fundit tė gjallė: vetėtimėn:



"...Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati sa nuk tė merr tė parit." (24:43)



Ajete tė tjera kur'anore kanė tė bėjnė me mė shumė etapa tė ciklit ujor.



Ne lėshuam me masė ujė nga qielli dhe atė e pėrqėndrojmė nė tokė. Por Ne kemi mundėsi edhe qė ta humbim atė (ujin). (23:18)



Ky ėshtė njė ajet i vetėm qė tregon se shiu ka rėnė nė tokė dhe nė fund do tė largohet (do tė thahet).



Ai e lėshon ujin (shiun) nga qielli, dhe pastaj burojnė lumenjtė, secili sipas madhėsisė sė vet… (13:17)

A nuk e sheh se Allahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėrndan nė tokė?… (39:21)



Dy metodat sipas sė cilave largohet shiu i rėnė janė treguar kėtu: nė sipėrfaqe tė tokės dhe nė lumenjtė.

Gjenden tė dhėna tė tjera nė Kur'an qė flasin pėr ciklin ujor ( p.sh. (40:13), (23:18), (25:48), (29:63), dhe tė tjera), dhe tė gjitha ato kanė tė njėjtėn vlerė me ato tė pėrmendura mė herėt: zbulimet shkencore moderne janė plotėsisht tė pajtueshme me to.

Njė numėr i vogėl i ajeteve tė tjera gjithashtu bėjnė fjalė pėr ujin, por nė njė kontekst paksa tė ndryshėm. Ato nuk janė tė afėrta nė numėr me ajetet mbi ciklin ujor.



A e shihni ujin qė po e pini? A ju e lėshoni atė prej reve, apo e lėshojmė Ne? (56:68-69)



Kjo pyetje retorike thekson paaftėsinė tonė pėr tė pėrmbushur njė nga ėndėrrat tona mė tė vjetra: kontrollimin e shiut. Fakti ėshtė se ne nuk mund ta bėjmė tė bjerė atė veēse nėse ndonjė re ekzistuese ėshtė afėr - dhe pastaj vetėm nė kushte tė pėrshtatshme, bile edhe atėherė ne nuk jemi tė sigurtė pėr sukses. Reja duhet tė ketė pėrmasa tė ndryshme tė pjesėsave tė resė, pėrqindje tė lartė tė kondensimit nga ajri i ngjitur, dhe zhvillim tė mirė vertikal. Nėse tė gjitha kėto karakteristika janė prezente atėherė ne mund tė zhvasim mė shumė shi pėrmes bėrthamės sė resė dhe teknikave tė tjera tė ndryshme. Megjithatė, meteorologėt modernė janė tė pasigurtė pėr efektshmėrinė e saj. Sidoqoftė, ėshtė prezenca e kushteve paraprake mbi tė cilat ne nuk kemi kontroll, dhe kjo sė fundi na ndalon neve nga tė zbriturit e ujit nga ndonjė re nė formė tė shiut.

Ajeti vijues pėrshkruan njė cilėsi tė lumenjve tė mėdhenj:



Ai i la tė lirė tė bashkohen dy dete, njėri i pijshėm e i shijshėm, tjetri i njelmėt dhe i idhėt, dhe nė mes tyre bėri njė pengesė, nė mėnyrė qė tė mos pėrzihen. (25:53)



Njė pėrshkrim i grykėderdhjeve tė lumenjve tė mėdhenj ėshtė ofruar nga ajeti mė lart. Kėto grykėderdhje relativisht janė tė papėrdorshme sepse dalja e ujit tė freskėt tė lumenjve nuk pėrzihet mėnjėherė mė ujin e kripur tė detit nė tė cilin derdhet lumi. Mė qartė, uji i freskėt depėrton thellė nė ujin e kripur para se tė ndodhi ndonjė pėrzierje, larg nga goja (gryka) e lumit. Lumenjtė e vegjėl nuk e kanė kėtė cilėsi.



G - Mbi Zhvillimin Embrional dhe Fetal tė Njeriut

Kur'ani pėrmban njė sasi tė madhe informacioni mbi zhvillimin e embrionit dhe fetusit tė njeriut, veēanėrisht tė parėn. Para se ta paraqesim kėtė informacion, do tė ishte e dobishme qė tė jepnim njė skicė tė shkurtėr tė zhvillimit tė njeriut nė mitėr ashtu siē e kupton shkenca moderne.

1. Njė vezė e pafekonduar ėshtė prodhuar ng anjė femėr, dhe mė pas ėshtė vendosur nė kanalin e saj Fallopian

2. Mashkulli kryen marrėdhėnie me femrėn, dhe njė qelizė e vetme e spermės e fekondon vezėn

3. Veza e fekonduar futet brenda nė mitėr, dhe bashkohet me murin e mitrės

4. Zhvillimi embriologjik (afėrsisht 3 muaj)

5. Zhvillimi fetal (afėrsisht 6 muaj)

6. Lindja

Ne do tė shqyrtojmė disa nga kėto etapa nė detaje tė mėdha si ajetet e kėrkuara nė Kur'an. Sė pari po japim dy ajete tė cilat japin njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė zhvillimit njerėzor:


Dhe Ai ju krijoi nė disa etapa. (71:14)

Allahu ju krijoi juve prej dheu, pastaj prej njė pike uji…(35:11)



Ajeti i parė ėshtė shumė i pėrgjithshėm, dhe pėrshkruan me saktėsi krijimin tonė nė etapa. Ajeti i dytė na jep disa pamje mbi tėrė ēėshtjen: se si u krijua njeriu nga dheu (Ademi a.s.), dhe pastaj nga njė pikė uji.

Janė tė paktėn katėr detaje specifike qė merren me zhvillimin njerėzor nė Kur'an, qė shkenca moderne i ka zbuluar vetėm nė shekujt e fundit, dhe nė disa raste vetėm nė shekullin e fundit (shekullin XX). I pari merret me lėshimin e spermės:



A nuk ka qenė ai njė pikė uji qė derdhet? (75:37)



Pavarėsisht nga sasia e madhe e lėngut i cili mund tė prodhohet nga njė njeri gjatė marrėdhėnieve seksuale, ky ajet thekson se vetėm njė pikė e vogėl e tij ėshtė e nevojshme.

Detaji i dytė i rėndėsishėm nė Kur'an mbi zhvillimin njerėzor ėshtė pėrshkrimi i fekondimit tė lėngut (d.m.th. spermės):



Ai (njeriu) ėshtė krijuar nga njė pikė uji qė hidhet fuqishėm. (86:6)

Ne e krijuam njeriun prej njė pike uji tė pėrzier…(76:2)

Pastaj bėri qė pasardhėsit e tij tė rrjedhin nga njė pikė uji e dobėt. (32:8)



Ajeti i dytė dhe i tretė kanė tė bėjnė me pėrmbajtjen e spermės. Shkenca moderne ka vėrtetuar se sperma nė fakt ėshtė njė pėrbėrje e sekrecioneve tė ndryshme tė cilat rrjedhin nga katėr gjendra tė ndryshme gjatė derdhjes sė spermės: testikulave, fshikėzat e farės, gjendra e prostatit, dhe gjendra e aparatit urinar. Qelizat e vėrteta tė spermės vijnė nga testikulat; tre gjendrat e tjera nuk prodhojnė faktorė fekondues. Kur'ani shkon mė larg dhe pastaj na informon se sperma ėshtė njė pėrzierje e lėngjeve. Ai (Kur'ani) na thotė neve nė (32:8) se vetėm "njė pikė uji" i lėngut ėshtė i nevojshėm. Fjala arabe pėr "njė pikė uji" nė kėtė ajet do tė thotė tė shkėputėsh mė tė pėrkryerėn e mė tė pastėrtėn e diēkaje. Shifrat tregojnė historinė: njė derdhje normale e spermės prej 3 ml. lėng pėrmban mes 120.000.000 dhe 150.000.000 qeliza sperme. Prej kėtyre qelizave, vetėm njėra e fekondon vezėn tė femra, dhe kjo ėshtė pika e cila pėrmendet nė (32:8).

Detaji i tretė i zhvillimit njerėzor pėrmendet nė Kur'an nė lidhje me vezėn e fekonduar rishtas:


A nuk ka qenė ai (njeriu) njė pikė uji qė derdhet? E pastaj u bė gjak i trashė…

(75:37-38)



Vrojtimet e fundit tė vezės sė fekonduar nė mitėr kanė zbuluar se veza nė tė vėrtetė futet vetė nė murin e mitrės. Ai "ngjitet" nė njė formė tė ēuditshme dhe ai mbetet kėshtu nė fazėn e hershme tė zhvillimit.

Nė fund, Kur'ani na jep njė shpjegim magjepsės tė zhvillimit embriologjik (nė tre muajt e parė) nė ajetet pasardhėse (disa fjalė janė transkiptuar direkt nga arabishtja):



…Ne atė pikė uji e bėmė Alakah (copė gjaku), a atė Alakah e shndėrruam nė Mudgah (nė copė mishi), pastaj e shndėrruam nė Idhaam (eshtra), dhe Idhaamin e mbuluam me mish, pastaj atė e bėmė njė krijesė tjetėr (me shpirt). (23:14)

…Ne ju krijuam juve nga dheu, pastaj nga uji, pastaj nga njė gjak i ngjizur (Mudgah), pjesėrisht tė formuar dhe pjesėrisht tė paformuar… (22:5)



Ajeti (23:14) e ndan zhvillimin embriologjik nė katėr faza. Faza e parė bėn fjalė saktėsiht pėr periudhėn pas fekondimit ("pika e ujit"), dhe ėshtė karakterizuar nga njė Alakah ose "copė gjaku" e cila pėrshkruan se si veza futet vetė nė mitėr (shih mė lart). Faza e dytė pėrshkruan embrionin se si zhvillohet nė njė Mudgah qė do tė thotė diēka e pėrtypur (copė mishi). Kjo dukje e pėrshkrimit tė papėrpunuar ėshtė nė tė vėrtetė krejtėsisht e saktė: pasi veza e fekonduar futet nė mitėr, ajo fillon tė marrė lėndėt e para ushqyese dhe energjinė nga nėna e saj. Si pasojė, ajo fillon tė rritet me shpejtėsi tė posaēme, dhe pas njė jave ose dy ajo duket me sy tė lirė si njė pjesė e ngrėnė e mishit. Kjo ėshtė rritur si pasojė e zhvillimit tė sythave dhe thepave tė vogla tė cilat do tė rriten mė vonė si organe dhe gjymtyrė tė plota.

Dy fazat e tjera tė pėrshkruara nė ajetin (23:14) flasin pėr krijimin e eshtrave nga Mudgah, e pasuar nga mbėshtjellja e eshtrave me mish ose muskuj. Nėse ne e ndjekim progresin e embrionit me sytė tanė do tė shohim, pas pėrafėrsisht katėr javėsh, njė proces tė quajtur "ndryshimi i qenies", ku grupet e qelizave brenda emrionit e transformojnė veten e tyre nė formėn e caktuar tė organeve tė gjera. Njė nga strukturat e hershme tė zhvillimit nė kėtė fazė ėshtė baza kėrcore e skeletit njerėzor. Pastaj ėshtė pasuar nga nga dukja e njė bartėsi ose organeve tė tjera duke pėrfshirė muskujt, veshėt, sytė, veshkat, zemrėn, dhe tė tjera. Ajeti (23:14) pėrfundon me shnėrrimin e organizmit nė mitėr, qė pason me lindjen e tij.

Ajeti (22:5) pėrfshin edhe njė shėnim interesant mbi embrionin. Nė kėtė ajet, Mudgah ėshtė pėrkufizuar me frazėn:



"pjesėrisht tė formuar dhe pjesėrisht tė paformuar."



Siē u pėrmend mė sipėr, vrojtimet tona moderne mbi zhvillimin embriologjik treguan se si struktura dhe organe tė ndryshme zhvillohen njėra pas tjetrės pėrmes ndryshimeve. Kjo na jep njė burim tė situatave tė pazakonshme kur embrioni ėshtė formuar ēregullisht ( p.sh. me mushkėri por pa veshė).



H - Mbi kozmologjinė

Prej tė gjithave dėshmive tė Kur'anit mbi ēėshtjet shkencore, mė tė shumtat janė mbi krijimin dhe strukturėn e universit dhe tė tokės. Kjo fushė ėshtė veēuar nė disa ajete tė ndryshme si ajo mė poshtė, si njė shembull i fuqisė krijuese tė Allahut:



Pėr besimtarėt ekzistojnė argumente nė qiej dhe nė tokė. (45:3)



Pėr mė shumė shpjegime tė detajuara tė Kur'anit dhe kozmologjisė (dhe shkencės nė pėrgjithėsi), lexuesve tė interesuar do t'ju konsideroja qė tė lexonin librin e M. Bucaille "Bibla, Kur'ani, dhe Shkenca." Mė poshtė po japim njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė disa prej ajeteve mė tė fuqishme.

I pari, njė ajet i cili bėn njė shėnim tė vogėl nė lidhje me moshėn e njerėzimit pėrsa i pėrket universit:



Vėrtetė ka kaluar njė periudhė kohore qė njeriu nuk ekzistonte fare si njė diēka e pėrmendur. (76:1)



Fjala arabe pėr "kohėn" nė kėtė ajet ėshtė "Dahr" dhe ajo e ka kuptimin gjithashtu tė pėrjetėsisė (pafundėsisė) ose thjesht njė kohe jashtėzakonisht tė gjatė. Shkenca moderne mund tė na ndihmojė neve qė ta kuptojmė mė mirė kėtė ajet. Shfaqja e parė e njerėzve nė kėtė tokė ėshtė llogaritur pėrafėrsisht se ėshtė paraqitur rreth njė milion vjet mė parė. Mosha e universit, nė anėn tjetėr, ėshtė llogaritur afėrsisht pesėmbėdhjetė miliard vjeēare. Nė qoftė se ne e normalizojmė moshėn e universit nė njė ditė, atėherė njeriu do tė ishte mė pak se gjashtė sekonda.

Ajeti nė vazhdim ka tė bėjė me krijimin e qiejve dhe tė tokės:



Ne krijuam qiejtė dhe tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditėsh, dhe Ne nuk ndiemė lodhje. (50:38)



Vėreni pėrmendjen e zgjuar nė kundėrshtim me Biblėn nė fund tė kėtij ajeti nė lidhje mė atė se Allahu "pushoi" pas gjashtė ditėsh nga lodhja. Bibla nė lidhje me krijimin e qiejve dhe tė tokės, te Zanafilla thotė:



Nė fillim, Zoti krijoi qiejtė dhe tokėn.

Bibla 1:1



Kėtu nuk pėrmendet gjė "dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre", nė kundėrshtim me Kur'anin (i cili i referohet kėsoj nė shumė ajete). Shkenca moderne vetėm nė shekullin e fundit ka zbuluar se shumė prej masės sė universit pėrfshihet nė hapėsirat e pafund tė galaktikave dhe yjeve.

Duke qenė se janė bėrė debate tė cilat e kanė munduar krishtėrizmin dhe judaizmin pėr shekuj nė lidhje me kuptimin e "gjashtė ditėve", fjala "ditė" nė arabishten klasike ka njė kuptim tė dytė pėr "kohė shumė e gjatė" ose "njė epokė".

Kur'ani, sidoqoftė, paraqet njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr kėtė pyetje nėpėrmjet tre ajeteve mė poshtė:



Ata kėrkojnė prej teje t'ua ngutėsh dėnimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse njė ditė te Zoti yt ėshtė sa njėmijė vjet tė llogaritjeve tuaja.

(22:47)

Ai (Allahu) udhėheq (tė gjitha) ēėshtjet prej qiellit nė tokė, pastaj ajo (ēėshtja) ngrihet tek Ai nė njė Ditė qė sipas llogaritjeve tuaja ėshtė sa njėmijė vjet.

(32:5)

Engjėjt dhe shpirti ngjiten tek Ai nė njė Ditė qė zgjatė pesėdhjetė mijė vjet.

(70:4)



Nga kėto ajete ėshtė e qartė se njė "ditė" nė Kur'an pa dyshim mund tė ketė kuptime tė ndryshme nė kontekste tė ndryshme, dhe nė kėtė mėnyrė nuk ėshtė e detyrueshme qė tė kuptohet nė mėnyrė tė prerė njė periudhė 24-orėshe.

Dy ajetet e tjera merren me disa detaje mbi krijimin:



A nuk e dinė ata tė cilėt nuk besuan se qiejtė dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja?… (21:30)

Mandej e mėsymė qiellin (krijimin e tij), dhe ai ishte tym (mjegullinė qė ishte si materie e parė), dhe Ai I tha atij dhe tokės: "Ejani dhe bindjuni urdhėrit tim, me dėshirė ose me padėshirė!" Ata tė dy thanė: "Po vimė tė bindur (me dėshirė)!" (41:11)



Ajeti (21:30) lajmėron pėr teorinė kozmologjike moderne tė njohur si Big Bang, ku pėr tė gjitha ēėshtjet ėshtė menduar se kanė nisur nga njė shpėrthim i fuqishėm. Ajeti (41:11) i referohet njė faze mė tė vonshme tė krijimit, njė faze tė cilėn njė kozmolog do ta pėrshkruante universin si tė mbushur me njė gaz tė mjegullt duke pėsuar njė shkrirje tė ngadaltė nė struktura tė plota si grumbullimet yjore, galaktikat, yjet, etj. Fjalėt e kėtyre dy ajeteve mund tė duken tė rėndomta dhe sempliste pėr syrin modern, por kjo nuk e pakėson vlerėn e tyre tė pėrgjithshme.

Pastaj janė ajetet tė cilat flasin pėr diellin dhe hėnėn.



I madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yjet nė qiell, dhe vendosi nė tė dritė (diell) dhe hėnė qė ndriēon. (25:61)



Ky ajet e pėrkufizon diellin si njė burim tė drejtėpėrdrejtė tė dritės, ndėrsa hėnės nuk i ėshtė dhėnė ky titull. Kaluan kaq kohė qė nga krijimi i njeriut dhe drita e hėnės ėshtė thjeshtė njė reflektim i dritės sė diellit.



Dielli dhe hėna udhėtojnė sipas pėrcaktimeve tė sakta. (55:5)



Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė i qartė, dhe ne e dimė pėrshkrimin matematikor tė kėtyre "pėrcaktimeve" qė kur Kepleri dhe Njutoni i formuluan ato disa shekuj mė parė.



Ai ėshtė qė krijoi natėn dhe ditėn, diellin dhe hėnėn, dhe secili prej tyre noton nė orbitė. (21:33)



Ky ajet e plotėson atė tė mėparshim: kėtu, ne mėsojmė se dielli dhe hėna "notojnė" nė orbitė." Kepleri ishte astronomi i parė evropian qė kuptoi se rrugėt (orbitat) e planeteve dhe tė hėnės janė eliptike. Nuk ka shumė kohė qė astronomėt kuptuan gjithashtu se dielli ka njė orbitė - rreth qendrės sė Udhės sė Qumėshtit.

Kur'ani pėrmban njė numėr ajetesh mbi strukturėn dhe mjedisin (rrethanat) e university. Janė shumė pėr t'u rregjistruar kėtu, por tre ajetet nė vijim formojnė njė shembull interesant:



Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin, dhe ne e zgjerojmė atė. (51:47)



Ky ajet shėnon nė mėnyrė shumė tė qartė se zgjerimi ėshtė duke vazhduar (deri nė Ditėn e Gjykimit, ditė e cila ėshtė premtuar nga Allahu se do tė vijė te ne papritur).



Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės, dhe i gjallesave tė cilat Ai i ka shpėrndarė nė tė dyja... (42:29)

Dhe Ai nėnshtroi pėr ju ēdo gjė qė gjendet nė qiej dhe nė tokė; dhe me tė vėrtetė nė to ekzistojnė argumente pėr njerėzit qė mendojnė. (45:13)



Kėto dy ajete janė tepėr interesante i pari nėnkupton nė mėnyrė tė fuqishme ekzistencėn e krijesave tė gjalla nė planetet e tjera nė tė gjithė universin, dhe i dyti na tregon neve se qiejtė janė "nėnshtruar" ne. Me njė imagjinatė tė vogėl, ne (ose ndoshta fėmijėt tanė) mund tė ėndėrrojnė pėr mundėsinė e udhėtimit ndėryjor (nė hapėsirė) - dhe tė mos kufizohen vetėm nė sistemin tonė diellor!

Pėrktheu nga Anglishtja:
Ermal Bega



Bibliografia



1. Kur'ani

2. At-Tabari, Tefsir (komentim i shkurtuar i Kur'anit, arabisht

3. Ali, Abdullah Jusuf; Kuptimi i Kur'anit, Merilan, 1991

4. Asad, Muhammed; Mesazhi i Kur'anit, Shoqėria Dar-al-Andalus, Gjbraltar, 1984

5. Irving, Thomas; Kur'ani i Shenjtė, Vermont, 1992

6. Pickthall, Muhammed; Kuptimi i Kur'anit tė Shenjtė, Nju Jork

7. Davud, N.J.; Kur'ani, Londėr, 1990

8. Nadvi, Syed M; Mendimi islam dhe burimet e tij, Lahore, 1947

9. Kazi, Mazhar; Udhėzues nga Profeti, Nju Jork, 1990

10. Bucaille, Maurice; Bibla, Kur'ani, dhe Shkenca, Indiana, 1979

11. Moore, K., A. Zindani, M. Ahmed; Terma tė reja pėr klasifikimin e zhvillimit njerėzor

12. Ėehr, Hans ; Fjalor arabisht-anglisht, Nju Jork, 1976

13. Steingass, F; Fjalor arabisht-anglisht, Liban, 1978

14. Bibla, Botim standard i rishikuar

15. Sussman, Maurice; Biologjia e zhvilluar, Nju Xhersi, 1973

16. Bodemer, Ēarls; Embriologjia, Enciklopedia Amerikane, Connecticut, 1988

17. Chandler, T. J.; Ajri pėrreth nesh, Nju Jork, 1969

18. Kotsch, William; Moti pėr marinarin, Meriland, 1983

19. Battan, Louis; Bazat e Meteorologjisė, Nju Xhersi, 1983

20. Sagan, Karl e tė tjerė; Jeta, Enciklopedia Britanike, Ēikago, 1992