Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Sa respektohen të drejtat e fëmijëve?

    Besoj se te gjithe biem dakord me faktin se femijet jane e ardhmja e kesaj bote......Po a degjohet zeri i tyre sot?

    Sa respektohen te drejtat e femijeve sot ne Shqiperi?

    Cilat, sipas jush, jane problemet me te cilat ballafaqohen femijet?

    A po bejne mjaft autoritetet per mbrojtjen e te drejtave të femijeve?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sa cudi qe me vjen asnjeri nga ne nuk ka shkruar asnje koment.

  3. #3

    o estella mi moter

    o stella ne Shqiperi, s'po dine te drejtat e te rriturve, jo me te kalamaqeve .Amon mi zemer..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    E po keshtu do ecim ne drejt perendimit? Ne vend numuro ngelem ne biles po i hedhim hapat edhe mbrapsh.....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    19
    pershendetje ESTELLA
    eshte vertet nje teme interesante per te diskutuar .

    tani ne shqiperi me then te drejten munt te respektohen 40%e drejta
    e Femijeve , me then te drejten nuk e kam i den se c'behet ne shqiperi ,pasi kam 7 vjet qe jam larguar ,dhe nuk e kam iden .

    me respekt AGAPI
    Ajo qe duam eshte ajo qe dime
    Por pa realizim !!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Se mos i kemi degjuar ndonjehere femijet tane ne e ti degjojme sot.........

  7. #7
    ****** Maska e london_girl_02
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    ne shqiperi nuk per mendimin tim te drejtat e femres nuk respektohen
    dhe femra eshte me e cmueshme se sa nje mashkull se eshte krijesa e nje femie ose e robit
    dhe duhet te kene shum respekt per kte gje
    jo grue dru mengjes dreke e darke
    dhe ska te drejte me fol po sa vuan nena me be nje femi vetem zoti ajo e di
    dhe mashkulli ndie qef ne ate mess ka dy qefe nje sexuale dhe nje e bera nje femi i imi por jo eshte e asajt qe e ka be dhe ka ndie dhimbje per 9 muaj qe e pa pas ne bark duke e rrit.

    pse budallenje jane bota qe nuk lejojne te perdorin dhune ndaj femres dhe femive se eshte gjeja me e rendesishme qe dhuna mos te perdoren ne femijen edhe te respektohen te drejtat e femres.

  8. #8
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Stresi qe perjetojne prinderit, shkarkon direkt ose indirekt tek femijet! ata kane boten e tyre dhe kjo bote eshte sa e madhe, aq dhe e bukur. Une personalisht, kam momente qe dal nga vetja dhe i bej te ndihen keq por me pas, si cdo nene, pendohem. Femija eshte gjeja me e shtrenjte ne kete jete!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    A jeni dakord me faktin se femijet duhet te respektohen po ashtu si edhe te rriturit?

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e ^Pretty_Girl^
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    56
    nje te rritur ta respektosh i di vlerat
    si ja the si nuk ja the
    por po nuk respektove nje femi mer nje mendim negativ ne jeten e tij
    femise duhet ti treguar gjerat sipas moshes se tij
    dhe te sjellesh ne menyre te embelt dhe te paster jo me egersi
    se ai nuk e kupton ndoshta gabimin e vet kur bejne por
    eshte femi eshte i shejte ci thone nje fjale.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edukimi dhe arsimimi i rinise sidomos ai i femijeve eshte nder prioritetet me te medha te çdo shoqerie, per vete faktin se prosperiteti i nje shoqerie vleresohet me se miri nga sa eshte i edukuar dhe i arsimuar ai popull. Kjo eshte menyra e vetme per realizimin e prosperitetit dhe ardhmerise me te mire te nje populli.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    halle halle kjo dynja
    halli hallit nuk i ngja..


    ja cthot gazeta sot...



    "Nuk kishte shtëpi, as punë dhe as lekë për taksinë e së dielës. Ai nuk kishte shpresa"

    E fejuara braktis jetimin
    Mimoza: Anulova dasmën, do të divorcohem


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Për shkak të varfërisë detyrohem ta anuloj dasmën që kisha përgatitur për datën 28 dhjetor dhe i jap fund marrëdhënive me Sotir Neçkën".

    Kjo është fjalia e fundit që ka shprehur e fejuara e Sotirit, Mimoza Koni, e cila ka kuptuar se përfundimisht shoqëria shqiptare nuk ka vullnet që t'i integrojë jetimët në jetën e vrudhshme të kryeqytetit. "Kam shpresuar për tre vjet e gjysmë rresht, që i fejuari im të kapërcejë kordonin e varfërisë dhe të mjerimit ose, të paktën, të gjejë një punë të thjeshtë, por durimi im mbaroi. Tani nuk mund të pres më, sepse Sotiri nuk ka as shtëpi dhe as punë, as perspektivë për të ardhmen dhe as miq të cilët mund ta ndihmojnë në të ardhmen". Kjo deklaratë e bërë nga Mimoza duket se i ka prekur së tepërmi pjesëtarët e familjes së saj, të cilët nuk e mbështesin vendimin, por gjenden të pafuqishëm për ta kundërshtuar.

    Vendimi
    "Çdo vajzë e varfër ose e pasur ëndërron që dita e dasmës së saj të mbetet si një kujtim i pakrahasueshëm dhe i papërsëritshëm. Por Sotiri është aq i varfër, saqë nuk mund të më garantojë as një taksi të thjeshtë për të më marrë nga shtëpia ime, deri në kryeqytet". Faktikisht, vajza e familjes së respektuar Koni, e cila aktualisht jeton në Bërxull të Tiranës, e di fare mirë se arsyeja kryesore nuk është taksia dhe as mungesa e xhiros tradicionale në kryeqytet. "Arsyeja e vërtetë që unë sakrifikoj martesën dhe dashurinë time 3-vjeçare, është se Sotiri nuk ka shtëpi dhe ai banon në një dhomë përdhese pranë Rrugës së Kavajës, ku nuk ka as dritare, as banjë dhe as çezmë për të larë sytë në mëngjes. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ai nuk ka asnjë shpresë për t'u integruar në lëvizjen kryeqytetase, sepse shoqëria shqiptare është tepër indiferente ndaj jetimëve", thotë Mimoza. Ajo shton se, për të kuptuar plotësisht këtë ftohtësi të shoqërisë ndaj jetimëve, kanë mjaftuar 3 vitet e njohjes dhe të dashurisë së saj me Sotirin.

    Njohja
    Duke treguar detaje të njohjes së tyre, Mimoza përpiqet të trokasë në portën e kujtimeve, disi e frikësuar se që andej do të zgjojë vetëm çaste të dhimbshme intimiteti. "Jemi njohur në vitin 1998 dhe qysh atëherë mbaj mend vetëm pjesën e flokëve te Sotiri, sepse, sa herë që më takonte, ai e mbante kokën të ulur duke më thënë: 'Përsëri më gënjyen dhe ende nuk kam gjetur ndonjë punë'". Më tej, Mimoza tregon se fejesa e tyre është kurorëzuar 2 vjet më parë. "Fejesa u organizua vetëm në shtëpinë time, sepse Sotiri nuk kishte as shtëpi dhe as familje. Por atëherë kjo gjë m'u duk si një arsye më shumë për ta dashur fort të fejuarin tim, i cili ndihej i braktisur". Kështu vazhdon tregimi i Mimozës, e cila thotë se tani gjërat kanë ndryshuar dhe ka ardhur më në fund data e martesës. "Sotiri përsëri nuk ka parà për të bërë dasmën, kështu që përsëri dasma do të bëhej vetëm në shtëpinë time, pra vetëm të shtunën. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, Sotiri nuk ka asnjë vend ku mund të fusim kokën për të jetuar në kushte minimale. Këtu nuk llogaritet mungesa e kontributit të tij për mobiliet etj.", thotë Mimoza. Në këtë rast ajo i bën apel vetes dhë të fejuarit, se është më mirë të mendohen edhe një herë para dasmës, sesa të krijojnë një vatër fatkeqësh, me fëmijë të varfër e të trishtuar.

    Përfundimi
    "Do të mbyllem në shtëpi dhe nuk do të dal kurrë që andej, sepse dashuria ime për Sotirin ishte e para dhe e fundit. Nuk do të bëhem murgeshë, por do të qëndroj e mbyllur derisa të më vijë vdekja ose deri atëherë kur shoqëria shqiptare të deklarohet se i ka mbyllur përfundimisht plagët e varfërisë, të cilat po shkatërrojnë sot qindra jetë bashkëshortësh dhe fëmijësh të pafajshëm, që i paragjykon mjerimi qysh kur janë në barkun e nënës". Duke bërë këtë deklaratë Mimoza, në vend që të mohojë dashurinë për të fejuarin e saj, në fakt bën të kundërtën. Ajo e pohon ndjenjën e vet, me një kurajë dinjitoze. Por, gjithsesi, dasma e datës 28 dhjetor nuk do të bëhet dhe në rrugët e Tiranës atë mëngjes do të mungojë vetëm një bori makine. Ajo e taksisë së Sotirit, i cili atë ditë në vend të shampanjës, do të lagë shaminë e tij me lotët e ndarjes prej Mimozës.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sa e dhimbshme kjo histori........sa gjynaf per jetimet e shkrete.

  14. #14
    ****** Maska e london_girl_02
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    me beri te qaj per zotin shum gjynaf

Tema të Ngjashme

  1. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  2. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •