Amazon.com dhe libraritė britanike "Waterstones" shesin librin e shqiptares

Sonila Reka "Suksesi im me poezi nė anglisht"

Londėr. 16-vjeēarja publikon librin e saj tė parė "Njėmijė milje larg"

Nga Londra
Muhamed Veliu


"Pėrmes poezisė sė shkruar nė anglisht shpreh atė qė ndiej nė zemrėn time pėr ēėshtje tė ndryshme". Ky citim pėr cilindo qė do ta lexonte do tė dukej tejet normal si i dalė nga goja e njė poeteje anglishtfolėse. Nė fakt, nuk ėshtė kėshtu.

Ky citim ėshtė fillimi i njė interviste pėr "Shqip" e njė gjashtėmbėdhjetėvjeēareje me origjinė nga Laēi qė jeton nė Londėr.

Ajo quhet Sonila Reka. Po bėn pak kohė qė ajo ka publikuar librin e saj tė parė me poezi titulluar "A thousand miles Away" (Njėmijė milje larg).

Pozitė janė shkruar me kujdes duke prekur tema tė vėshtira sociale pėr vetė moshėn e autores si: droga, divorcet, aborti, vdekja, dashuria. "Unė mundohem tė shkruaj pėr gjėrat qė mė interesojnė dhe i kuptoj. Shkruaj e frymėzuar nga pasionet dhe e vėrteta ime, sepse vetėm kėto janė gjėrat qė njoh me tė vėrtetė", thotė Reka nė parathėnien e librit qė e ka shkruar vetė"

Nė ato pak rreshta parathėnie, qė nė fillim tė krijohet pėrshtypja se kjo vajzė e re me shumė inteligjencė mendon pėr gjėra tė cilat shkojnė shumė milje larg. Si pėr tė mos mjaftuar kjo, Sonila, njė vajzė e bukur me flokė tė gjata shpjegon filozofinė e mėnyrės sė tė shkruarit tė poezisė sė saj duke thėnė: "Nė qoftė se libri im nuk ka jetė nė mendjen time, atėherė s‘ka se si tė ketė nė mendjen tuaj. Mė ka pėlqyer gjithmonė tė shkruaj dhe tani nė moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare jam nė gjendje tė ndaj punimet e mia me ju. Fjalėt, sigurisht, janė droga mė e fortė e pėrdorur nga njerėzimi, gjithsesi jo tė gjithė e dinė si t‘i pėrdorin fjalėt, por ata tė cilėt dinė, nuk mund tė ndahen prej fjalėve, dhe unė jam njė prej kėtyre tė fundit". Poezitė e saj janė shkruar me njė anglishte tė pastėr, shumė tė pasur nė pėrmbajtje, e cila ka ngjallur kureshtje dhe interes nė kritikėn letrare tė kėsaj moshe.

Takimi

Ėshtė njė e diel pasdite. Nė librarinė e zonės Wood Green nė veri tė Londrės, Reka e shoqėruar nga mamaja e saj dhe motra kanė ardhur pėr tė promovuar librin. Bashkėkombėsit e saj vinė njė e nga njė, takohen me Sonilėn, e cila ka rastin tė provojė ndjesinė e firmosjes sė librit me nėnshkrimin e saj.

E pyesim cila ėshtė poezia qė ajo ka pėr zemėr, duke filluar kėshtu tė zbuluarin e poezisė sė saj. "Njėmijė milje larg", pėrgjigjet ajo duke shtuar "Mė prek sa herė e lexoj dhe ka njė kuptim domethėnės".

Ajo, fillimisht ka filluar tė shkruajė nė shqip kur ishte 9 vjeē. Njė vit mė vonė, pasi mbėrriti nė Angli, filloi tė studiuari gjuhėn angleze dhe tė shkruajė poezi nė kėtė gjuhė. "E kam tė lehtė tė ulem dhe tė hedh nė letėr mendimet e mia. Kjo mė kėnaq pa masė", shprehet ajo. Po ku e gjen inspirimin Sonila tė shkruajė pėr ēėshtje qė mund tė thuhet nuk i pėrkasin ende moshės sė saj? Me njė tė folur tė avashtė nė shqip, e ndrojtur tė mos bėjė gabime, ajo sqaron se poezitė e saj janė produkt i tė pėrditshmes tė atyre ngjarjeve qė ajo i pėrjeton ose dėgjon nga tė tjerėt.

"Unė shikoj njerėzit qė mė rrethojnė. Mėnyrėn e sjelljes sė tyre. Nuk shkruaj se kam eksperiencė nė tė shkruar, por mė krijohet njė ndjesi brenda zemrės time, tė cilėn e hedh nė letėr mes fjalėve. Reka, pėrveē shkrimit tė poezive, pėlqen mėsimin e gjuhėve tė huaja dhe udhėtimet. "Natyrisht qė mė pėlqen tė lexoj poezi gjatė tė gjithė kohės, pasi dua tė bėhem shkrimtare. Fillimisht, unė dua tė jem njė lexuese e mirė". Natyrisht qė pėr kėtė vajzė shqiptare nė Londėr, ky libėr apo thjesht tė shkruarit poezi nuk do tė mund tė arrihej pa mbėshtetje aq mė tepėr inkurajim. Dhe Sonila nuk vonon tė na tregojė forcėn shtytėse pėr tė shkruar, qė ėshtė nėna e saj. "Me anė tė kėtij libri, kam plotėsuar njė ėndėrr, e cila kurrė nuk do tė ishte bėrė realitet nėse nėna ime nuk do tė ishte nė ē‘do ēast afėr meje kur mė ėshtė dashur."

Fama

Libri i Sonila Rekės ku nė kopertinė ėshtė vetė ajo buzė njė bregdeti ka tėrhequr vėmendjen e distributorėve tė librit nė Britani, madje edhe nė Amerikė.
Fillimisht, ka qenė kompania e mirėnjohur Amazon.com qė nuk ka hezituar ta shesė librin e shqiptares on-line, mė pas kompania mė e madhe e librarive nė Britani "Waterstones" e ka futur nė stendat e saj pėr shitje kėtė libėr me 101 poezi. Sonila, e cila jeton nė zonėn Chingford nė lindje nė Londrės nuk i ka shpėtuar vėmendjes sė medias lokale. Gazeta e zonės i ka kushtuar njė shkrim tė sajin shqiptares Reka, duke e cilėsuar atė si njė poete fantastike.

Libri nė shqip?

Mbase ky libėr nėse do tė pėrkthehej nė shqip do tė mbushte sado pak boshllėkun e librarive shqiptare me libra tė kėsaj moshe. Sonila pohon se ka dėshirė ta bėjė njė gjė tė tillė, por sipas saj, do t‘i duhet tė shkruajė poezi tė tjera nė shqip. "Nėse poezitė e mia tė shkruara nė anglisht nė kėtė libėr do tė pėrkthehen nė shqip, ato do tė humbin bukurinė e tyre. Besoj se poezia ime ėshtė pėlqyer dhe ka sukses, pasi ėshtė shkruar nė anglisht, gjuhė ku mund tė shprehem mė lirshėm pėr atė qė mendoj dhe inspirohem tė shkruaj", sqaron ajo.