Edmond Shallvari ka lindur nė qytetin e Korēės mė 1957. Ka kryer studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė degėn Ekonomist pėr Industrinė. 'E megjithatė...jetojmė!' ėshtė libri i parė i tij, me shkrime e kujtime tė ndryshme, njė pjesė e tė cilave janė botuar nė shtypin gazetaresk tė Korēės. Ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1997, duke vazhduar e sot e kėsaj dite jetėn nė Selanik, Greqi.
Titulli: E megjithatė jetojmė
Redaktoi: Edmond Shallvari
Kopertina: Autori
Botim i Klubit tė Shkrimtarėve "Bota e Re" Korēė
Korēė 2006
Dedikim
Kėtė libėr ja u dedikoj:
Prindėrve tė mi tė paharruar,
qė sa shumė mė dhanė
dhe sa pak munda t'ju jap nė tė
...............gjallė tė tyre.
Mirelas sime, tė vetmes grua qė
i jep kuptimin e vėrtetė jetės bashkėshortore.
Jorgos dhe Piros, djemkave tė mi,
qė me siguri do mė falin pėr ēdo
mosplotėsim dėshirash fėminore dhe rinore.
..........................E megjithatė jetojmė!
Nė vėnd tė PROLOGUT
I ulur para kompjuterit jam nė dilemė. Tė shkruaj apo jo kujtimet e mbresat e kėsaj jete, tė meditoj e konkludoj pėr ngjarje, njerėz, qė me dashje apo pa dashje mė kanė lėnė gjurmė nė jetesėn time, apo tė vazhdoj t'i mbaj tė mbyllura nė arkivėn e trurit, deri sa dalngadalė t'i amortizojė koha dhe siē thuhet t'i marr me vete nė botėn tjetėr?
....Pėr ēudi, kaq ishte dilema, sa unė i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari ėshtė e pamundur tė pres botėn tjetėr, pa i lėnė kėsaj bote shumicėn e tė panjohurave tepėr tė ēuditshme, tė besueshme e tė pabesueshme, serioze e qesharake, tė bukura e tė shėmtuara njėkohėsisht. Dhe pėr tė rruajtur disi ekuilibrin mes kėtyre dy botėve, mė lejoni qė e shkrojtura tė ketė mė shumė simbole e domethėnie, se sa reportazhe, mė shumė njerėz realė, se sa emra realė, duke lėnė diēka e pėr botėn tjetėr.
....Mos prisni tė gjeni llogjikėn e njė romani, ndonėse ka dramat e tij, mos prisni tė gjeni llogjikėn e njė autobiografie, ndonėse ka tė vėrtetat e saj. Ėshtė njė rrėfim, por edhe bisedė, ėshtė nje debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu siē ndodhemi nė njė takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje tė ndryshme nė kohė, dua tė veproj dhe unė nė kėto shkrime.
1997
....Ju uroj mirseardhjen tė gjithėve dhe ndėrkohė qė Mira do merret me qerasjen, po filloj me shkrimin e parė, qė mund tė jetė i njėzeti nė rradhėn e kujtimeve.
....Ishte fillimi i 1997-s dhe ndofta unė me Miran ishim tė vetmit jashtė shtėpisė, atė natė, kur krisma e parė shpoi errėsirėn dhe paralajmėroi ardhjen e ditėve kataklizmike dhe pėr Korēėn tonė tė dashur. Ishte njė paralajmėrim pa afat, qė nuk priste pėrgjigje nga askush, ndaj dhe pėrmbante tė thėnėn e tė bėrėn menjėherė, qė ithtarė tė ndryshėm mė pas e interpretuan sipas ithtaritetit pėrkatės. Ishim pėr vizitė nė shtėpinė e Fredi Blushit, kur trokiti dera dhe dėgjova zėrin e tė vėllajt taksixhi tė thotė lajmin mė absurd e tė ēuditshėm, "Po vinė!" Ceremonia e mikpritjes u la nė mes dhe ne si tė ngrirė nga ajo thėnie hutuese u ngritėm dhe ikėm, si pėr t'ju larguar asaj qė po vinte atė natė. Qyteti i errėsuar nga nata dhe mungesa e dritave, m'u duk si i lėnė nė mėshirėn e atyre qė po vinin s'dihej se nga ku e pėr ēfarė.Kur u afruam para bibliotekės, njė krismė na ndali pėr njė ēast frymėn e na shpejtoi ecjen e trembshme. Pra ata qė "Po vinė" kishin ardhur ēuditėrisht bashkė me natėn, duke veshur petkun e zi tė saj, qė paralajmėronte tė tjera veshje tė zeza tė nėnave e motrave korēare. Arritėm me njė frymė nė shtėpinė tonė, kur aty nga lulishtja e Shėn Marisė filluan dhjetra krisma armėsh tė ēanin errėsirėn e natės sė parė korēare. Morra shpejt kasetofonin dhe hapa derėn e ballkonit. Pasi vura njė jastėk poshtė, u shtriva mbi tė dhe shtypa butonin e inēizimit. Mira mė lutej tė futesha brenda se s'dihej ku shkonin plumbat, por unė vazhdoja tė merrja ēdo krismė duke folur e rėnkuar, i pėrfshirė nga njė trishtim deri nė dhimbje e dėshpėrim. Ajo kasetė ėshtė dėshmia mė e padeshifruar e absurditetit njerzor, por dhe akuza mė ironike ndaj kujtdo analisti apo ithtari, qė ato krisma netėsh e ditėsh tė 1997-s nxituan t'i pagėzonin kryengritje e revolucion popullor. Mund tė mė gėnjeni me kohėn e kryengritjeve dhe revolucioneve tė pajetuara dhe unė tė mirėbesoj, por mos bėni krim ndaj tė ardhmes me pseudointerpretimet e tė sotmes.
Dhe kėshtu, pas asaj nate tė parė krismash, Korēa u gdhi e pushtuar nga ata qė "Po vinė". Kėto qėnie me kėtė emėr pa emėr, atė natė tė parė krismash, pėrdhunuan qytetin tim, vendlindjen time, jetėn time, tėnden, tuajėn, por edhe vetveten.
* * *
Akte komedie tė njė tragjedie tė saponisur.......
I pari veprim qė bėra atė mėngjes tė parė, ishte vajtja nė shtėpinė e gjykos, siē i themi babajt tė Miras dhe tė dy nė mėnyrė instiktive morrėm rrugėn drejt njė reparti ushtarak nė minierėn e Drenovės. Si dy shqiptarė tė rrezikuar nga pushtues shqiptarė, kėrkonim armė pėr tė mbrojtur familjen nga ēdo sulm i mundshėm barbarėsh. Rrugės rrėzė maleve, lėvizje kaotike njerėzish mė krijonin idenė e njė beteje tė dėshtuar, qė ende s'kish filluar, Krisma tė thata e mė pas breshėri, mbushnin luginėn dhe ne ulnim kokėn pėr t'ju shmangur plumbave. Mundohesha tė dalloja nė ato qėnie qė ecnin nė drejtime tė kundėrta, ata qė "Po vinė" nga ata qė "Po iknin", por le ta lemė pėr mė vonė kėtė dilemė, qė nė ato ēaste pak rėndėsi kishte. Arritėm nė njė depo ushtarake, qė ndofta njė ditė apo disa orė mė parė i vinte shtatė t'i afrohej vetė ariut tė Bozdovecit, hymė brenda dhe tė vetmet pajisje tė pa rrėmbyera ishin ato kundėrkimike. Gjykos i vajti syri nė njė pompė spėrkatėse dhe kur e morri mė tha se i duhej pėr tė bėrė me ilaē rrushtė e oborrit. Kaluam nė njė depo tjetėr, ku tė ikurit kishin lėnė topat e tipit tė lehtė (shyqyr qė morrėn tė tyret), ca mushamara dhe armė zjarri gjysmake. Kėrkuam gjithandej pėr ndonjė pushkė apo automatik, por zhdukja e tyre ishte bėrė si me magji. Ca karikatorė i futėm nė njė ēantė, kur nė njė arkė tė hedhur kuturu, gjetėm qindra fishekė. Disa arka qė i kapėrcenim pa i prekur, ishin dėng me bomba, por ē'na duheshin ato nė kushtet e luftės brenda pallatit. Nė hyrje tė repartit, ndali njė furgon i vogėl dhe sa hap e mbyll sytė, bombat u zhdukėn. As na shanė e as na ranė, por me njė tė thėnė, "Bėni mėnjanė!", mallin bombė e pėrlanė. Nė tė dalė tė repartit, m'u afrua njė kameraman dhe njė person me mikrofon nė dorė mė pyeti greqisht, qė pėrkthyer nga njė shoqėrues, kėrkonte tė dėgjonte diēka nga mua pėr ēka po ndodhte aty. Shpreha hutimin e shqetėsimin tim pėr atė situatė anormale e tė rrezikshme dhe bėra thirrje mos dėmtohej e keqpėrdorej asnjė material nė depon me mjete e materiale tė karakterit kimik. Nuk mbaj mend me hollėsi ēfarė thashė tjetėr, por di qė ai grup televiziv ishte njė kanal grek dhe qė persona qė mė njihnin e jetonin nė Greqi mė kishin parė nė televizionin grek. Siē dukej, gjithēka po ecte si nėpėr skenarė tė njohur filmash, ku s'mungonte prezenca e njė fotoreporteri, nė kėtė rast grek, as aty nė njė repart ushtarak mes humbėtirės sė maleve.
Me njė ēantė nė sup, me ca karikatorė e fishekė brenda, mė dukej vetja i ēarmatosur pas njė beteje imagjinare, por me njerėz e protagonistė realė. Mė i "fituari" ishte gjykoja me trofenė mė tė ēuditshme tė betejave: Pompėn spėrkatėse! Kur u ndodhėm nė rrugėn anash varreve tė qytetit, disa vetura kaluan me shpejtėsi dhe gjysmatrupash jashtė dyerve, duke shkrehur kallashnikovėt me tytat drejt qiellit, thėrrisnin e ēirreshin si triumfatorė. Hymė nė qytet dhe nė njė rrugicė prapa pediatrisė, ndaluam pak si pėr tė marrė veten. Mė ka mbetur nė mėndje njė skenė trishtuese atė ēast ndalimi. Njė i njohur qė nė universitet, mėsues i gjuhės sė huaj, ecte nxitimthi duke mbajtur mbi sup njė derė tė shkulur nė njė objekt, qė kur pa tek i bėra shenjė me, "Edhe ti?", u skuq, uli kokėn dhe iku pa mė folur. Kjo logjikė absurde, shprehje e njė primitiviteti qė si atavizmė ekzistoka brenda qėnies njerėzore, mė ka munduar vazhdimisht dhe mė ka vėshtirėsuar analizėn e mjaft situatave dhe rrethanave tė realitetit shqiptar. Rregullimi i vetvetes, nėpėrmjet ērregullimit jashtė saj, mikroparajsa e individit, mes ferrit shoqėror, janė prezencė nė tė gjitha shkallėt e veprimtarisė sė njerėzve e tė rangjeve nė shoqėrinė shqiptare....... (vazhdon)
Libri ėshtė 273 faqe e pėrmban dhe foto tė Korēės nė vitin 1997...
Krijoni Kontakt