Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Post Grupet e Gjakut, Përcaktimi i Grupeve të Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut

    Grupet e Gjakut, Përcaktimi i Grupeve të Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
    Zbulimi i Grupeve të Gjakut

    Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve të gjakut nga një person në tjetrin, ka qenë një brengë e madhe pë qindra vjet. Shumë pacient kanë vdekur, por kjo ka ndodhur vetëm deri në vitin 1901, kur shkencëtari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut të njerëzve, me të cilat transfuzionet e gjakut kanë qenë më të sigurta.
    Përzierja e gjakut të dy njerëzve mund të shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund të shkaktoj reaksione toksike dhe mund të ketë reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky është një reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marrësi i gjakut ka antitrupa kundër qelizave të gjakut të dhuruesit.
    Puna e Karl Landsteinerit e bëri të mundshme të përcaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugën që transfuzioni i gjakut të jetë i sigurtë. Për këtë zbulim ai u shpërblye me çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1930.

  2. #2

    Dieta e grupit 0

    Njerezit e grupit 0 kane nevoje per aktivitet te theksuar fizik dhe proteina shtazore. Sistemi i tyre tretes ruan kujtesen e koherave te vjetra. Dieta me shume proteina e gjuetarit dhe mbledhesit te ushqimit dhe nevoja e jashtezakonshme fizike qe kishte per te perballuar organizmi i njerezve te grupit 0 ndoshta i mbante te shumtet e njerezve te lashte ne nje gjendje ketosi - nje gjendje ne te cilen metabolizmi i trupit ndryshohet. Ketosi eshte rezultat i nje diete me shume proteina, shume yndyrna dhe pak karbohidrate. Trupi me metabolizmin i kthen proteinat dhe yndyrnat ne ketone te cilat perdoren ne vend te sheqerit me qellim qe te stabilizojne nivelin e glukozit. Kombinimi i ketosis, mungesa e kalorive gjuajtese - çelesi per te mbijetuar per rracen njerezore. Rekomandimet dietike sot nuk e inkurajojne shume konsumin e proteinave shtazore, per shkak se yndyrnat e perpunuara jane burim i semundjeve te zemres dhe kancerit. Natyrisht, shumica e mishit qe konsumohet sot eshte plot me yndyrna dhe te infektuar nga perdorimi pa mase i hormoneve dhe antibiotikeve. Per fat te mire, gjendet ne treg akoma dhe mish gjuetie. Suksesi i dietes se grupit 0 gjendet ne perdorimin e mishit organik, te bute te shpendeve dhe peshkut. Grupi 0 nuk i gjen prodhimet e qumeshtit dhe dritherat aq miqesore sa grupet e tjera, sepse sistemi tretes i gurpi 0 nuk eshte pershtatur akoma plotesisht per keto lloj ushqimesh.

  3. #3

    Dobesimi

    Duke ndjekur dieten e grupit 0, do te humbni peshe duke kufizuar konsumin e dritherave, bukes dhe bishtajave. Faktori kryesor qe shkakton rritjen e peshes ne grupin 0 eshte gluteini qe ndodhet ne bimen e grurit dhe prodhimet nga gruri i plote. Gluteini ndikon ne metabolizem dhe krijon efektin e kundert te gjendjes se ketosis. Ne vend qe t'ju mbajne te holle dhe ne gjendje aktive, pengojne prodhimin e insulines, duke veshtiresuar perdorimin me efektivitet te kalorive per energji.

  4. #4

    Plani i grupit 0 - Grupi i gjakut 0 "Gjuetari"

    - Mishngrenes
    - Sistem tretes i fuqishem
    - Sistem imunitar teper aktiv
    - Veshtiresi per tu pershtatur ndryshimeve dietologjike dhe te ambientit
    - Reagon ndaj stresit me mire me aktivitet fizik
    - Kerkohet metabolizem me rendiment qe te mbetet i shendetshem dhe aktiv

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Grupet e Gjakut, Përcaktimi i Grupeve të Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
    Zbulimi i Grupeve të Gjakut

    Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve të gjakut nga një person në tjetrin, ka qenë një brengë e madhe pë qindra vjet. Shumë pacient kanë vdekur, por kjo ka ndodhur vetëm deri në vitin 1901, kur shkencëtari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut të njerëzve, me të cilat transfuzionet e gjakut kanë qenë më të sigurta.
    Përzierja e gjakut të dy njerëzve mund të shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund të shkaktoj reaksione toksike dhe mund të ketë reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky është një reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marrësi i gjakut ka antitrupa kundër qelizave të gjakut të dhuruesit.
    Puna e Karl Landsteinerit e bëri të mundshme të përcaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugën që transfuzioni i gjakut të jetë i sigurtë. Për këtë zbulim ai u shpërblye me çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1930.
    Mjekesia shume vone ka filluar te shfrytezoje gjakun per sherimin e njeriut, transfuzioni i pare u be ne shekullin e 17 nga William Harve (Angli), por pacientet vdisnin, pikrisht per ato arsyet qe i ke cek ti, un nuk po i perseris ,pasi edhe i kam thene ne nje teme te ngjashme me kete .Ne v. 1890 fiziologu i njohur Austriak Karl Landsteiner konstatoi se gjaku ndahet ne grupe te ndryshme,A, AB, B dhe 0.Per kete zbulim mori qmimin Nobel. Pas 40 viteve zbulohet edhe Rezus(rh) faktori.

Tema të Ngjashme

  1. Si lindën grupet kriminale shqiptare dhe format e para të trafikut.
    Nga BlueBaron në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-02-2020, 15:34
  2. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  3. Grupi i gjakut B - cila racë??
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:06
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2004, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •