Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 83
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2005
    Vendndodhja
    N.Y
    Postime
    27
    Me falni qe nuk kam kthyer pergjigje me pare, por nuk kam qene ne mundesi.Kusheriri e ka bere nderhyrjen ne palcen e kockes se kofshes, ne Amerike.Nuk ka paguar asgje se ka pasur te ardhura jo te mjaftueshme per jetese.Ai nuk dinte deri sa u vra pak ne krah dhe plaga nuk po ju sheronte.Me perpara rreth 6-7 muaj,kishte fidhuar ti flihej shume,ndjehej si i lodhur,dhimbje koke shpesh here,i pelqente vetmija,por nuk dinte askush nga erdhen keto dhe nuk i shkoj ne mendje qe te vente te vizitohej.Por kur plaga nuk po i shendoshej dhe filloj ti zinte shkoj ne spital>e mjekuan dhe i bene analizat e gjakut pane se rruazat e bardha te gjakut ishin ne stratosfere.E mbajten aty per nja nje muaj,ku i bene dhe nderhyrjen,ka per te marre gjithe jeten ate hapin nje ne dite ,por nuk ndien as me te voglin problem.Dhe kjo pune ka rreth 5 vjet.

  2. #22
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga terri123
    Me falni qe nuk kam kthyer pergjigje me pare, por nuk kam qene ne mundesi.Kusheriri e ka bere nderhyrjen ne palcen e kockes se kofshes, ne Amerike.Nuk ka paguar asgje se ka pasur te ardhura jo te mjaftueshme per jetese.Ai nuk dinte deri sa u vra pak ne krah dhe plaga nuk po ju sheronte.Me perpara rreth 6-7 muaj,kishte fidhuar ti flihej shume,ndjehej si i lodhur,dhimbje koke shpesh here,i pelqente vetmija,por nuk dinte askush nga erdhen keto dhe nuk i shkoj ne mendje qe te vente te vizitohej.Por kur plaga nuk po i shendoshej dhe filloj ti zinte shkoj ne spital>e mjekuan dhe i bene analizat e gjakut pane se rruazat e bardha te gjakut ishin ne stratosfere.E mbajten aty per nja nje muaj,ku i bene dhe nderhyrjen,ka per te marre gjithe jeten ate hapin nje ne dite ,por nuk ndien as me te voglin problem.Dhe kjo pune ka rreth 5 vjet.
    Flm per pergjigjen dhe me vjen mire per kete njeriun tend qe qenka me mire.

    respekte
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    DI_ANA me vjen keq per shoqen tuaj!
    Para pak kohesh nje vajz ne moshen 20 vjecare vdeku nga Leucemia sepse prinderit e saj s'kishin te holla per ta derguar jasht shtetit se ju nevojitshin 100 mije eura kurse Shteti Shqipetar nuk beri asgje per te sheruar ate sepse me rendesi e ka te blejn villa dhe ti bejn te dashurat e e tyre te pasura sesa te shptetojn nje jete te re.

    Shpresoj qe ajo shoqja jote mos te jetoj ne Shqiperi por diku jasht sepse ne Shqiperi nuk kan kushte per opreracion!
    Sherim te shpejte
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  4. #24
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl*
    DI_ANA me vjen keq per shoqen tuaj!
    Para pak kohesh nje vajz ne moshen 20 vjecare vdeku nga Leucemia sepse prinderit e saj s'kishin te holla per ta derguar jasht shtetit se ju nevojitshin 100 mije eura kurse Shteti Shqipetar nuk beri asgje per te sheruar ate sepse me rendesi e ka te blejn villa dhe ti bejn te dashurat e e tyre te pasura sesa te shptetojn nje jete te re.

    Shpresoj qe ajo shoqja jote mos te jetoj ne Shqiperi por diku jasht sepse ne Shqiperi nuk kan kushte per opreracion!
    Sherim te shpejte

    flm preje teje,Babygirl

    Me vika shume keq per kete vajze kaq te re dhe revoltohem me vdekjen qe eshte kaq e padrejte!
    Revoltohem gjithashtu nga padrejtesite e kesaj bote!!
    Shpirti ju prefte ne paqe....

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Pershendetje!

    Leucemia eshte e sherushme dhe egzistojn mundesit te gjitha per t'i bere ball kesaj semundje, egzistojn mundesit me te medha se sa per disa semundje te tjera, si kancer etj...

    Pra me pak fjale, mjafton qe te jet mundesia e nje pagese te nevojshme e cila kerkohet nga institucionet spitalore dhe sherohet, nuk eshte asgje perpara semundjes qe permenda pak me siper...pra mundesit jan shume shume me te medha

    Uroj qe shoqja juaj te behet mire se shpejti Diana.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  6. #26
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    Pershendetje!

    Leucemia eshte e sherushme dhe egzistojn mundesit te gjitha per t'i bere ball kesaj semundje, egzistojn mundesit me te medha se sa per disa semundje te tjera, si kancer etj...

    Pra me pak fjale, mjafton qe te jet mundesia e nje pagese te nevojshme e cila kerkohet nga institucionet spitalore dhe sherohet, nuk eshte asgje perpara semundjes qe permenda pak me siper...pra mundesit jan shume shume me te medha

    Uroj qe shoqja juaj te behet mire se shpejti Diana.

    Flm prej teje Shefqeti;

    Nuk mjafton vetem ana financiare,duhet te jete edhe dhenia dhe falja nga dikush tjeter e nje palce..per te sheruar kete semundje!
    Leucemia qe ka shoqja ime eshte e tille qe i reziston mjekimeve klasike dhe shpetimi eshte vetem nderrimi i palces!
    Kjo palce e domosdoshme per te semurin duhet te jete kompatibel me ate qe e jep!
    Dhe sipas statistikave ka nje shanc per 300000 persona per te gjetur te njetin me te semurin....
    Ne France per momentin jane rregjistruar ne Agjencine Biomedecine vetem 140000 persona te cilet shfaqin deshiren e dhuruesit te palces....nje gje e tille nuk e pengon dhuruesin te jetoje dhe nuk i ben keq per jeten e tij,dmth per te eshte pa rrezik!
    Po ja qe per te shpetuar jete,Shefqeti duhet te kete me shume dhurues..........

    respekte
    "Carpe Diem"

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Me vjen keq me zemer ! Perpara nje fenomeni te tille nuk kam fjale ose me mire nuk mund te shtoj asgje.
    Gjithcka do te thoja eshte ti qendroni prano dhe ta doni ashtu sic e keni dshur ,mos e beni te ndihet e meshiruar apo e leme menjeane.Dashuria juaj eshte mbeshtetja dhe forca e saj.Per njeriun qenkan te gjitha fatkeqesite e kesaj bote dhe nqs te bie duhet ta heqesh.Jeta eshte e gjate dhe kerkon force.

    Duajeni shume ... Dashuria sheron cdo plage.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Aloe vera me mjalte lehteson semundjen e leucemise
    Rekomandimet e specialisteve per kete semundje

    Jonida Tashi

    Leucemia eshte semundja e kancerit qe prek rruazat e bardha te gjakut, te cilat, per shkak te uljes se numrit, jane te paafta te kryejne funksionin e tyre. Me shfaqjen e kesaj semundjeje perballemi me ulje te numrit te rruazave te kuqe, te hemoglobines dhe te pllakezave. Semundja fillon me dobesi, lodhje te shpejte, dhembje ne muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje te vogla te temperatures. Pas kesaj faze, semundja fillon vrullshem. Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhembeve, nga organet e brendshme. Ekzistojne dy lloje te leucemise, te cilat percaktojne edhe zhvillimin e semundjes. Leucemia akute eshte me e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj behet me ritme te shpejta, ndersa leucemia kronike mund te vazhdoje me vite te tera.
    Shenjat e para
    Leucemia eshte semundje kanceroze e gjakut. Kjo semundje eshte gjithmone kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose ne shume raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmeri e gjakut dhe e palces kurrizore. Nje shumice e tepruar e rruazave te bardha dhe nje pakice fatale e rruazave te kuqe jane karakteristikat mjekesore te semundjes, nderkohe ajo shkakton ne shumicen e rasteve dhembje te forta koke. Te dhenat mjekesore tregojne se kurimi i saj varet shume nga grada ne te cilen e kap semundjen pacienti. Tri shenja jane karakteristike per te gjithe personat qe kane mungese gjaku. Pjesa me e madhe e tyre kane lodhje fizike, takikardi dhe jane shume te zbehte.
    Transfuzioni
    Mjekimi i semundjes behet me transfuzion gjaku dhe me medikamentet qe ndalojne ecurine e semundjes. Studimet e kryera kohet e fundit nga shkencetare amerikane kane treguar se mosha qe preket me shpesh nga semundja vdekjeprurese e shekullit eshte rreth 15 vjeç. Vetem 20 per qind e te semureve nga kjo semundje jane ne moshe te rritur. Leucemia eshte nje nga semundjet qe deri tani nuk ka gjetur sherim. Mjekimi i leucemise mund te kryhet me transfuzion gjaku, ndersa per te ndaluar ecurine e semundjes ekzistojne medikamente perkatese. Megjithate, edhe kurat me bime mjekesore japin nje ndihmese te madhe per te permiresuar semundjen dhe per t’u falur ketyre te semureve pak me teper kohe per te jetuar.
    Bimet
    Lengu i bimes Aloe vera ka dhene rezultate mjaft te mira per te gjithe ata qe jane te semure nga leucemia. Gjithashtu, Aloe vera ka dhene efekt te mire edhe ne infeksionin ne gjak. Per pergatitjen e kures nevojiten 900 gr leng nga kjo bime dhe 100 gr mjalte. Masa e perftuar duhet te pihet tri here ne dite nga 100 gr per çdo vakt. Mjekimi me kete kure duhet te zgjase 2 deri ne 3 muaj. Edhe Aloe vera ne forme xheli sherben per kurimin e semundjes se leucemise. Xheli perzihet me 300 gr vodka. Lihen ne qetesi per pese ore dhe pihet tri here ne dite nga 50 miligrame para buke. Kura vazhdon per 2 muaj me radhe deri ne permiresim te dukshem te shendetit.
    Lule basani
    Lule basani eshte nje tjeter bime qe keshillohet nga mjeket popullore per lehtesimin e leucemise. Kura me lule basani pergatitet duke e perzier ate me vere. Kjo kure ka dhene rezultate te mira, por paralel me kete duhet te merrni bri kau, qe duhen djegur derisa te mbetet hiri. Nje luge nga hiri i perftuar shoqerohet me çaj te pergatitur me bime te ndryshme. Kura me lule basani duhet te pihet çdo dite esell ne mengjes. Kjo kure ka dhene rezultate te mira ne kete semundje kaq te veshtire dhe lenduese per pacientin, pasi edhe mjeket ne bote kane hezituar perpara kesaj semundjeje vdekjeprurese.
    Kurat
    Kurat e pergatitura me bime kuruese kane dhene rezultate te mira ne trajtimin e semundjes se leucemise. Keto kura ndihmojne ne qetesimin dhe permiresimin e te semurit deri ne nje faze te konsiderueshme, sepse leucemia akute eshte shume e rende dhe shkon disa jave deri ne disa muaj, kurse leucemia kronike zgjat deri ne disa vite. Semundja karakterizohet me daljen ne gjakun periferik te nje sasie shume te madhe rruazash te bardha. Perveç numrit te madh te rruazave te bardha te gjakut, te cilat jane te papjekura dhe te paafta per te kryer funksionet e tyre, ka dhe ulje te numrit te rruazave te kuqe, te hemoglobines dhe te pllakezave. Leucemia e zbeh shume sistemin imunitar te organizmit. Te te semuret me leucemi mund te hasen komplikacione shume te veshtira. Keta persona preken shpejt nga infeksione te ndryshme. I rendesishem eshte parandalimi i tyre.
    Shkenca
    Nje kure e efektshme per te luftuar semundjet e gjakut eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 gr gjethe hithre, 10 gr uthull dhe 10 gr gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese. Fiku eshte nje frut qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi.


    Te dhena
    15 vjeç eshte mosha e njerezve te te cilet haset me shpesh semundja vdekjeprurese

    3 ne 5 te semure te moshave te rritura mund te vdesin nga semundja e leucemise

    1 tjeter kure eshte edhe perzierja e nje filxhani çaji me vere me Lule basani

    38 deri 40 grade arrin temperatura me e larte qe shoqeron semundjen e shekullit

    Nese nuk e trajtoni leucemine akute brenda pak muajsh, ajo mund te shkaktoje vdekjen

    Semundja duhet te trajtohet qe ne fillim qe te mos perparoje me tej, pasi rrezikon jeten

    Medikamentet te merren sistematikisht çdo dite per te mos keqesuar shendetin

    Pini sa me shume çajra te pergatitura me bime te natyres dhe te embelsuara me mjalte

    Disa nga perberesit e Aloe veres
    Vitaminat: A, B1,2,3,6,12, C, PP, E, Acid folik, Carotine, Choline etj.
    Mineralet: alumin, hekur, magnez, kalium, kalcium, zink, baker, krom, natrium, klor, mangan fosfor etj.
    Aminoacide: lysine, threonine, valine, tyrosine, aspartan glutamine, glycine, alain, proline, saline, leucine etj.
    Enzima oxidase, katalase, pentonase, amylase, cellulase, fosfatase etj.
    Mono dhe polisakaride: acid glukoronik, glukoze, manoze etj.
    Perberes te tjere: vajra esenciale, acid salicilik, acid chrysofan saponine etj.





    24 Dhjetor 2007

    Marre nga gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    273
    ...Vajza e shokut tim vdiq ne fund te Qershorit te 2007. Ishte vetem 3,5 vjece. Tmerr!
    Kaluan te shkretet plot dy vjet neper spitale. Po te kishin qene ne Shqiperi i ishte harruar varri vajzes....
    I provuan te gjitha edhe metodad me te fundit. Pa sukses. Nuk ia arriti te shkonte deri tek transplanti, pasi nuk po permiresohej...

  10. #30
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga gt2xf Lexo Postimin
    ...Vajza e shokut tim vdiq ne fund te Qershorit te 2007. Ishte vetem 3,5 vjece. Tmerr!
    Kaluan te shkretet plot dy vjet neper spitale. Po te kishin qene ne Shqiperi i ishte harruar varri vajzes....
    I provuan te gjitha edhe metodad me te fundit. Pa sukses. Nuk ia arriti te shkonte deri tek transplanti, pasi nuk po permiresohej...

    Me vjen shume shume keq......nje fatkeqesi e padrejte!
    Sa femije dhe sa te rritur jane te denuar nga kjo semundje...i urojme shkences te beje mrekullira nje dite e aq me teper per femijet!
    Ngushellimet e mia me te sinqerta prinderve te kesaj vogelusheje!
    "Carpe Diem"

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Te gjithe njohim njerez qe vuajne nga semundje te ndryshme. Vetem para dy javesh nje nga njerezit me te cilet une punoja ndërroi jetë nga sëmundja në fjalë edhe pse ishte vetem në të 30-tat edhe pse kurohej prej muajsh në një nga spitalet më të mira të Amerikës dhe botës në këtë fushë, University of Pennsylvania.

    Do të ishte mirë që në temat e forumit të mjekësisë ti lemë mënjanë dramat e emocionet personale që shkaktojnë sëmundje të tilla dhe tu lëmë rradhën profesionistëve, mjekëve, që të na japin sa më shumë informacion për sëmundjen në fjalë. Ashtu si cdo anetar i thjeshte qe gjen informacion ne shqip mbi semundjet ne fjale le ti postoje ne keto tema.

    miki_al dhe dp17ego janë mjekë në profesion dhe marrin pjesë në forum në mënyrë që të ndihmojnë me pyetjet që ju mund të kini mbi sëmundje të ndryshme. Jeni të lutu të pyesni mbi sëmundjen e tu qëndroni larg komenteve dhe emocioneve të castit që nuk na mësojnë gjë për sëmundjen në fjalë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-01-2008 më 03:06

  12. #32
    Mese i arsyetueshem opinioni i mjekut dp17ego. Pergezimet e mia te sinqerta per profesionin e tij human qe praktikon. Une ne fakt doja te beja nje koment te shkurter ne kete teme qe ka pak forme pakenaqesie. Mbase s'eshte vendi i duhur per kete koment, por para disa ditesh kisha vendosur 2 linke anglisht per dy zbulime shume te rendesishme ne fushen e onkologjise dhe me specifikisht mbi semundjen e leucemise qe eshte dhe tema ne fjale. Te dyja keto informacione shkonin ne harmoni te plote me ate qe tha mjeku me lart pra qe ndihmon tejet mase ne anen psikologjike te pacienteve. Keto linke qe vura u fshine brenda dites nga moderatori i temes dhe komplet pa arsye. Nese egzistone akoma ne koshin e forumit komenti im i meparshem kerkoj qe te vendoset ne teme. Ne rast te kundert do marr serisht mundimin qe ti kerkoj ne internet dhe ti postoj serisht. Gjithe te mirat.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Nese egzistone akoma ne koshin e forumit komenti im i meparshem kerkoj qe te vendoset ne teme. Ne rast te kundert do marr serisht mundimin qe ti kerkoj ne internet dhe ti postoj serisht.
    Artikulli yt ishte fshire me te drejte nga moderatori pasi ishte ne anglisht. Nese gjen dicka ne anglisht qe ka lidhje me semundjen ne fjale, perktheje ne shqip dhe sille ne teme pasi eshte rregull ne forumin shqiptar qe artikujt e postimet duhet te jene ne shqip. Nese nuk ke kohe ose artikulli eshte shume i gjate, perkthe vetem titullin e artikullit me nje permbledhje te shkurter ne shqip ne nje paragraf dhe vendos lidhjen per tek artikulli ne anglisht per ata qe dine te lexojne anglisht.

    Albo

  14. #34
    Behind these Hazel Eyes Maska e Lule_Bora
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Postime
    107
    E dashur Diana po me vjen shume keq per kete semundje qe shoqja jote po kalon, dhe e di shume mire qe keto qe po te them une s'do ndryshojne ndonje gje ne sherimin e saj...por prape e ndjej te nevojshme qe ajo ose ju ta dini kete rast..:

    Goca e shokut te ngushte e babit tim, qe kemi qene si nje familje...dmth shume shume afer..e kaloj kete semundje. Po te tregoj si i nisi dhe ku mbaroj..:

    Babi i saj vdiq ne nje aksident automobilistik 4 vjet me perpara, dhe fille mbas vdekjes se babit kesaj ju shfaq nje lodhje e tmerrshme dhe ja bene analizat e gjakut dhe i dhane diagnoze leshmanjen ne Shkoder. E mbajten ne spital per ca kohe po ajo nuk permirsohej, vetem nje doktoreshe ne Tirane ja gjeti se vuante nga Leucemia. Mbas shume perpjekjesh qe bera ta marr kendej ose ta conin ne Belgjike vetem Turqia ishte rruga e pare qe gjeten. Vajza shkrihej nga dita ne dite, kur ju shfaq ishte 13 vjece po me nje fizik te zhvilluar si nje 20 vjecare....po erdhi dhe u be nje grusht. Me shume terapi ne Turqi qe une sdi ti permend mire dhe sdu te gaboj, nuk kishin shume shpresa se ajo shkrihej nga dita ne dite....Po ama kurajoja e saj ma do mendja se e ka shpetu.. Nuk e pranonte se ishte e semure kur e shifte veten ashtu thoshte une skam gje keto doktorat nuk dine gje..jam shume mire..e as ankohej njehere. Ne 2005 kur isha ne Shqiperi ishte dhe ajo e pritshin nje test qe te merrnin vesht se si ishte....ajo ishte prape e dobet pa floke...por dukej ne permiresim.
    Mbas ketyre testeve doli qe ishte sheruar 100% dhe kete vere qe isha ne Shqiperi jam mrekulluar kur e shikoja...se kam njofte te betohem me jane mbushe syte me lot kur e pashe per here te pare. Ishte kthyer ne nje vajze te rritur tashme..me floke, trup te bukur qe askush nuk mund te tregonte se cfare kishte kalu. Smund te ve fotot ketu, po ama vec ta shikosh ske per ta besuar ndonjehere ca ka kalu ne trup ai person.
    Keshtu qe shoqja jote duhet te kete besim, dhe te provoje gjithcka qe eshte out there per ta shpetuar...se asnjehere nuk je vone per te rifilluar....dhe normalisht qe shpresa vdes e fundit...jepi kurajo sa te kesh mundesi.

    Ju uroj fat, dhe pres vetem lajme te mira nga ajo.

  15. #35
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Diana, kur hyn ne fusha qe nuk i njeh ben edhe gabime, por tani une e shoh qe te perhapesh gjithandej.
    Une hyra ne nje fushe ku ne te cilen kisha nevoje per ndihme dhe pergjigje dhe nuk pretendova te isha mjeke!

    Sa per Leucemine te ka sqaruar shume mire miki_al2001.
    E falenderoj shume miki_al2001 per pergjigjet dhe shpjegimet ndonese shumicen e dija.

    Une dua te te sqaroj per anen tjeter, ate te trajtimit psikologjik qe i ben ti faktit, kur dikush eshte i semure me leucemi.
    Une dua te te sqaroj faktin i nderuar qe pikerisht trajtimi psikologjik eshte shume i nevojshem ndaj kesaj semundjeje dhe mund te them me pervoje dhe me bindje te plote qe nje i semure me leucemi merr edhe seanca nga nje psikolog ose grupe qe nuk jann mjeke ose psikologe po qe ndihmojne me fjalet e tyre!

    Kjo eshte nje teme shume delikate dhe teper gjurmelenese per ate qe eshte i semure. Me ato qe ke shkruar ti dhe menyren se si proklamon e ke semurur dyfish te shkretin njeri.
    Kjo teme nuk eshte hapur qe une te shkatarroj asnjeri,e di qe eshte gjurmelenese sepse e di personalisht....ajo shoqe per te cilen flas jam une vete dhe nuk me ndalon as ti as askush te shprehem per diçka qe kam nevoje te jem e ndihmuar qofshim keto fjale virtualiteti apo realiteti,di qe eshte njerezore te kerkosh keshilla dhe ndihme!Kujt i kam bere keq me kete teme....me thuaj? kujt?


    Ka norma mjeksia dhe norma shume te rrepta per keto semundje, menyren se si duhet komunikuar dhe trajtuar pacienti. Ne asnje menyre nuk duhet thene qe ai i semuri me kancer dhe ta shohesh e shprehesh me meshire dhe keqardhje.
    Ka norma mjekesia????Atehere si eshte e mundur qe ti thone gjerat aq troç?
    Si eshte e mundur qe te thone te verteten dhe u jap te drejte pasi ajo duhet thene!Nuk kerkoj meshire as keqardhje....ate teme e hapa per veten dhe per mijera persona qe kam pare te semure neper spitale,per ata qindra femije dhe nuk ka qene meshira po dhimbja dhe kerkimi i mbeshtetjes te humanizmi!


    Diana, lere mjeksine dhe merru me profesionin tend. Po e kere ate gje mire, ke bere shume. Leri mjeket qe te trajtojne keto tema.
    neqofrese nje mjek fliste me nje pacient ashtu sic e ke trajtuar temen ti,ne USA, paguaje demshperblim, me siguri per dhune psikike.
    Profesioni im eshte komplet ndyshe.....nuk ka te beje me mjekesine po me ligjin,dhe eshte e drejta ime ti kendoj dashurise,te flas per psikologjine,mjekesine,vuajtjet,gezimet dhe ti ndaj me njerezit qe me lexojne dhe me respektojne!
    Po do te thoja qe une profesionin tim e kryej shume me mire se ty;se nqs ti je mjek nuk kam pare te besh detyren si i tille ne kete teme dhe kete po ta perseris!!!

    Gjithe te mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 07-01-2008 më 03:38
    "Carpe Diem"

  16. #36
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kerkoj moderatoreve te forumit perkates,mbylljen e kesaj teme!

    Falenderoj te gjithe ata qe me perkrahen dhe me dhane pergjigjet e tyre ne kete teme!

    respekte
    "Carpe Diem"

  17. #37
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, xhingla-minglat e ca kalimtareve ketu nuk i hyjne kujt ne pune. Keto t'i leme menjane. Ceshtja eshte ketu :

    Eshte dikush qe po vuan. Ka nje semundje jo te lehte. C'duhet bere ?

    Nuk di shume gjera mbi leuçemine. Di nje gjuhe te huaj dhe informohem mbi te. Interneti eshte i mjaftueshem. Pashe qe kjo semundje kap ne pergjithesi femijet dhe moshat e vjetra mbi 65 vjeç. Eshte dy llojesh :

    - leuçemi e mprehte
    - leuçemi kronike.

    E dyta nuk eshte vdekjeprurese ne afatshkurter por sherimi eshte pothuaj i pamundur.

    Kurse e para, qe i perket moshave te reja, eshte e shpejte por qe ka sherim ne 70-80 % te rasteve. Me kimioterapi. Disa kura qe secila prej tyre mund te zgjase nje muaj e shtruar ne spital.

    Bombardohen qelizat e semura te palces dhe vriten. Por me kete vriten dhe te shendoshat. Prandaj vijne efektet anesore - rrjedhje gjaku, renie imuniteti. Kjo gjendje zgjat tre jave. Quhet faza e aplazise. Pas tre javesh, qelizat fillojne te lindin normal. Dhe mund te quhet qe semundje eshte ne terheqje. Gjate kesaj faze, meqe qelizat e kuqe nuk zhvillohen normal nga vete trupi, atehere pacienti duhet te marre gjak nga dikush tjeter.


    Siç e shihni shanset jane te medha. Sidomos ne Perendim ku ndodhet e semura.

    Per dhurimin e gjakut, une do ta propozoja veten te dhuroj gjak sa here te jete nevoja. Nqs pajtohet me grupin e gjakut te se semures.

    Jeta eshte e bukur, dhe sidomos per nje vajze te re plot endrra e shpresa. Prandaj duhen bere te gjitha perpjekjet per mundjen e semundjes. Dhe qe besoj keshtu do te ndodhe. Duhet moral i forte, nje jete e shendetshme plot humor. Dhe besim qe gjithçka do te shkoje me sukses.

    Grupi im i gjakut eshte 0+.

    Nuk di nese perputhet, por nese po, nuk do te nguroja.

    I uroj shoqes sherim sa me te shpejte.

  18. #38
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    postuar nga DI ANA
    Kjo teme nuk eshte hapur qe une te shkatarroj asnjeri,e di qe eshte gjurmelenese sepse e di personalisht....ajo shoqe per te cilen flas jam une vete dhe nuk me ndalon as ti as askush te shprehem per diçka qe kam nevoje te jem e ndihmuar qofshim keto fjale virtualiteti apo realiteti,di qe eshte njerezore te kerkosh keshilla dhe ndihme!Kujt i kam bere keq me kete teme....me thuaj? kujt?

    Ajde tani pergjigjjuni DI ANES te gjithe ju qe e sulmuat.
    Une i kam lexuar te gjitha shkrimet e saj (jo vetem ne kete teme por ne te gjitha postimet) nuk kam pare te fyje dike lere me qe ti beje keq. Gjithmone ka qene ajo qe u ka dhene kurajo te tjereve edhe pse po kalon nje periudhe te veshtire.

    DI ANA jo vetem qe je me e zgjuara, me e dashura por mbi te gjitha JE VAJZA ME TRIME qe une kam njohur.
    E nderuar ske pse kerkon te mbyllet tema, kush te doje le te lexoje, kujt i pengon dhe eshte frikacak le te lexoje te 'barcaletat'.
    te perqafoj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  19. #39
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Diana, eshte vertete tronditese. Nuk kam pare shume ketu, por vertete je nje shembull i rralle. Semundja do te kaloje dhe jeta ka per te marre persiper.

    Njoh plot raste qe kane triumfuar vetem nga forca e vullnetit. Me eshte dashur dhe mua te kaloj neper ca shtigje jo fort te kendshme. Por falendero Zotin qe je ne France dhe atje t'i bejne te gjitha sherbimet. Do te kesh dhe ndihmen e njerezve te tu te afert, kudo qofshin.

    Sherim sa me te shpejte, Diana, megjithe zemer

  20. #40
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Tani mos luaj rolin e 'doktoreve' se mos me sulmojne por sa jam e informuar une te semuret me leucemi kan nevoje per 'stem cell', sic e ka permendur edhe vete DI ANA, eshte pak e veshtire te behet ai lloj transplanti sepse nuk mjafton te kesh vetem grupin e gjakut te njejte. Ne kater vellezer ose motra vetem njeri ka mundesi te dhuroje 'stem cell'(por ekziston mundesia qe mos ti kete asnjeri).
    DI ANA ketu ku jam une eshte e pamundur te behet ai lloj transplanti.
    Ajdeni ju Forumiste qe jetoni ne Europe, beni alnalizat dhe dhuroni 'stem cell'
    Nuk eshte ndonje sakrifice e madhe, eshte njesoj sikur te japesh gjak. (i kam pare vete).
    te perqafoj
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. [Sukses] Fëmija që vuan nga Leuçemia!
    Nga Wisary në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •