Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 83
  1. #41
    I qete Maska e BEHARI
    Antarsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,122
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga DI_ANA Lexo Postimin
    Kerkoj moderatoreve te forumit perkates,mbylljen e kesaj teme!

    Falenderoj te gjithe ata qe me perkrahen dhe me dhane pergjigjet e tyre ne kete teme!

    respekte
    mos ja lejo vehtes qe te biesh pre e disa njerzvet te cilet pesojne
    Panic Attacks sa po te lexojne nje teme interesante ne te cilen trajtohen probleme te shendetit!!
    prandaj ti mund te vazhdosh te shprehesh mendimet e tua rreth kesaj teme shume te spikatur,kurse disa te tjere qe kalojne ne depresion sa po te lexojne gjera te tilla bejn mire qe te mos lexojne ose te mos hyjn fare ne tema te tilla!!

  2. #42
    Bac, u kry! Maska e Homza
    Antarsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,055
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Di_Ana, une se di sa mund te ken efekt fjalet e mija, tek ti edhe aq me teper tek nje shoqja jote, ama cfar mund te them une pa dit shum nga mjeksia eshte, se njeriu duhet te jete i fort, njeriu sduhet ta leshoj veten asnjher, pamvarsisht nga semundja apo hallet, apo vuajtjet, te gjithe kemi raste te tilla prandaj jemi qenie njerzore.


    Ama forca dhe morali jan ato qe mbajn njeriun gjall, duhet me u bo te forte, Zoti i ka ne dore kto gjona.

  3. #43
    :)
    Antarsuar
    28-02-2006
    Postime
    189
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Di_Ana, te dergoj nje perqafim te sinqerte.

    Njerez si ti, nuk mund te mposhten lehte. E ndiej se ke shume per te thene ne kete jete, te cilen e jeton me kaq deshire.Nuk kam njohuri mjekesore, ndaj sdi cte them nga ana profesionale...por di qe per cdo lloj semundjeje stresi dhe renia morale jane "armiku" numer nje.
    Beso tek vetja, jeta dhe njerezit qe te rrethojne.

    Ne jemi me ty!
    Palma

  4. #44
    Indiferente! Maska e _SheJtaNia_
    Antarsuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Me vjen keq per kete rast, aq me keq qe e njoh dhe qe ka respektin tim.

    Nuk jam eksperte ne fushen e leucemise, por, di qe ka raste qe dhe kurohet dhe ka patur sukses ne disa transplantime. Mos u shqeteso, merre jeten per mbare dhe jetoje ...

    Uroj sherim sa me te shpejte!
    Ndryshuar pr her t fundit nga _SheJtaNia_ : 05-01-2008 m 15:54
    Dallga e vdekjes,
    ne shkembin e dhimbjes me perplasi,
    shkuma trishtim, ne pulbardhe me ktheu,
    Mbi detin jete rreshkas, pike loti mbi vale.

  5. #45
    kuku Maska e brooklyn2007
    Antarsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Sinqerisht se mbase s'eshte as tema e duhur per tu tallur, por ketu ka edhe njerez per te qeshur edhe per te qare me postimet e tyre. Ketu dikushi ka hapur me te drejte nje teme per nje shoqen e saj qe eshte e semure nga nje semundje e rende dhe qe kerkon keshilla dhe informacion TE DOBISHEM. Ca tregojne histori rrengjethese se si i rane floket njerit e si u katandis tjetri nga kjo semundje. Disa te tjere mundohen ti japin kurrajo hapesit te temes duke kujtuar se kjo e fundit vuan nga kjo semundje (larg qofte). Ca te tjere japin mend e kritikojne postimet e te tjereve. A ka mundesi ta leni kete teme per ekspertet e mjekesise, qe me sa di egzistojne edhe ne kete forum, qe ta trajtojne sic duhet?!!! Te pakten kushdo qe kerkon te jape nje informacion te dobishem le ta bej ne formen e nje postimi te nje lajmi shkencor ose fjaleve shpresedhenese qe kane lidhje me temen. Historite e frikshme vetem sa do pataksin edhe me shume te gjithe ato njerez qe jane te semure ose kane njerez te semure nga kjo semundje.
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  6. #46
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,718
    Faleminderit
    166
    37 falenderime n 31 postime
    Sinqerisht brooklyn ti nuk e ke kuptuar akoma thelbin e kesaj teme, nuk behet fjale vetem te merret opinioni i nje mjeku, apo thjesht informacion shkencor, se fundja nje i semure e merr kete lloj info nga mjeku i vet personal, nuk ngeli te informohet ketu. Behet fjale per mbeshtetje psikologjike, ku ata qe vuajne apo kane te aferm qe vuajne qajne hallet bashke ne nje fare menyre dhe i japin njeri tjetrit force. Po ti me sa duket e paske te veshtire ta kuptosh.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    37
    30 falenderime n 21 postime
    Diana..

    Ka mijra e mijra njerez ne Bote qe kane hallin tend.. e shume prej tyre e perballojne me korajo e me ndihmen e mjekesise..
    Njeriu eshte krijuar per te vuajtur e luftuar sa te kete jete..
    Kuptohej nga shkrimet e tua se nje breng e madhe te mundon.. e tani eshte e qarte per ne te gjithe brenga jote dhe e familjes tuaj dhe tani kjo eshte dhe brenga jone qe te njohem ketu ..

    Tash.. ti behu e forte e respekto keshillat e mjekve e ne do te jemi pran teje.. e kam besim se do ta mundesh semundjen..

    Cdo dite Shkenca perparon e jep zgidhje te reja..
    Me besim te vetja e te Zoti e te Shkenca dhe gjerat do shkojne mire.. o e mira Diane..

  8. #48
    Ngelem un! Maska e DI_ANA
    Antarsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Citim Postuar m par nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ca te tjere japin mend e kritikojne postimet e te tjereve. A ka mundesi ta leni kete teme per ekspertet e mjekesise, qe me sa di egzistojne edhe ne kete forum, qe ta trajtojne sic duhet?!!! Te pakten kushdo qe kerkon te jape nje informacion te dobishem le ta bej ne formen e nje postimi te nje lajmi shkencor ose fjaleve shpresedhenese qe kane lidhje me temen. Historite e frikshme vetem sa do pataksin edhe me shume te gjithe ato njerez qe jane te semure ose kane njerez te semure nga kjo semundje.
    Per mua forumi eshte dika ku kemi mundesine te shprehemi dhe te kembejme mendime me njeri tjetrin pa patur nevoje te ishim eksperte!
    Atehere sipas teje i nderuar ne do teme duhen te shkruajne vetem ata te ashtuquajturit "eksperte" ne profesion?
    Mendoj se gabohesh....
    Kur hapa kete teme nuk dija te nxirrja identetin tim pasi nuk desha te kerkoja meshire ^po desha pak mbeshtetje....tani e thashe per te treguar qe per mua kjo teme ishte nje lufte e perbashket per ata qe vuajne kunder semundjes.
    Nuk desha vetem mendimin e nje mjeku po te te gjitheve...
    Ka mjeke sa te duash ne realitet dhe shumica nga ne i dine shkaqet dhe pasojat e semundjeve pasi jane ndeshur me to dhe sigurisht qe e dime sado keshilla mjeku te marrim ne forum prape ai smund te na vizitoje dhe te na jape keshillat e duhura pa njohur dosjen tone mjekesore!
    Kjo teme nuk ka asgje te frikshme,semundjet jane pjese e realitetit dhe smunden duke patur frike!
    Ky nenforum eshte per komunikim ne lidhje me semundjet dhe jo spital!Mjeku sigurisht na jep opininon e tij,po kemi te drejte te japim edhe tonin!

    Gjithe te mirat





    Ps.......Ju falenderoj te gjitheve,jeni te mrekullueshem!

    Me shume respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  9. #49
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Antarsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    468
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    Gjithcka eshte e mundur. Juve mund tju kene thene se keni 90% shanca ose 50% ose 1% shance, por ju duhet te besoni dhe te luftoni. Me lufte une nenkuptoj te armatoseni me te gjithe informatat e mundshme, te merni nje opinion te dyte, te trete dhe nje opinion te katert.

    Duhet ta dini cka ju ka pushtuar trupin tuaj, dhe cilat jane mjetet e sherimit. Per kancerin ka edhe nje fakt tjeter se sa me shume informata dhe dije ka pacienti ka me shume shanca te mbijeton.

    Lance Armstrong


    thenie nga
    iklisti i famshem i cili ishte ne fazen e fundit te kancerit dhe doktoret i dhane vetem disa muaj jete. Ai jo vetem qe u sherua plotesisht por fitoi perseri
    "Tour De France"
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  10. #50
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Antarsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,328
    Faleminderit
    4
    4 falenderime n 4 postime
    Jam ketu, dhe se nuk desha te futem kure, ca moderatore pa ndjenja me lenduan fort, te mbajne anene e miqve.
    Tema, ne asnje menyre nuk duet te mbyllet.
    Ne jemi ketu per ty.
    Ke mbeshtetjen tone.
    Personalisht timen: Cdo pjese te nevojshme te trupit-me kenaqesi e ke, ne cdo kohe.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #51
    kuku Maska e brooklyn2007
    Antarsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 her n 1 postim

    Nje bar kinez qe mund te kuroje leucemine

    1. E marte, 1 Janar 2008 (Foodconsumer.org) -- Wogonin. Nje perberes i gjetur ne nje bar popullor kinez e quajtur "huang qin" mund te trajtoje efektivisht leucemine duke nxitur ne menyre perzgjedhese apostozine e qelizave kanceroze sipas nje studimi i udhehequr nga kerkuesit e qendres kerkimore "Germ Cancer Research"

    Qelizat kanceroze nuk e kane apostozine, vdekja e programuar e qelizave. Nje defekt gjenetik ky qe i lejon qelizave kanceroze qe te rriten ne menyre te pakufijshme dhe te kthehen ne nje semundje klinike kanceroze domethenese. Perberesit qe nxisin apostozine vetem ne qelizat kanceroze jane kandidate ideale si agjent kimioterapeutik

    Ne kete studim, Dr. Min Li-Weber i divizionit te imunogjenetikes dhe Prof. Dr. Peter Krammer gjeten se "wogonin", nje perberes kristalor bime nga nje lloj bime liqenore, shkaktoi apostizine ne qelizat negative te leucemise ne provezat laboratorike, nderkohe qe nuk pati te njejtin efekt ne qelizat e shendosha. Gjithashtu gjeten se "wogonin" rezultoi ne reduktimin e qelizave kanceroze tek minjte te cileve iu dhane qeliza njerezore te leucemise.

    Perzgjedhshmeria e aktivitetit antikanceroz nuk eshte arritur te kuptohet plotesisht. Por studimi tregoi se "wogonin" shkaktoi nje rritje te formimit te peroksidit te hidrogjenit ne qelizat kanceroze krahasuar me qelizat e shendosha.

    Mekanizmi i nenshtresshem eshte se peroksidi ne vazhdim prodhonte nje pergjigje kalciumi i cili stimulonte reaksionin zinxhir te apostozise ne qelizat tumoriale te cilat permbanin nje numer te larte kanalesh membranore neper te cilat kalciumi qarkullonte nga depot e brendshme qelizore tek citoplazma.

    Keto rezultate u morren nga provezat laboratorike dhe modelet e kafsheve. Por kerkuest besojne se rezultatet jane mjaft premtuese per te garrantuar testimin dhe pershtatshmerine e "wogonin" si nje agjent kimioterapeutik per te trajtuar leucemine.


    Source:


    Sven Baumann, Stefanie C. Fas, Marco Giaisi, Wolfgang W. Mller, Anette Merling, Karsten Glow, Lutz Edler, Peter H. Krammer and Min Li-Weber: Wogonin Preferentially Kills Malignant Lymphocytes and Suppresses T-cell Tumor Growth by Inducing PLC1- and Ca2+-dependent Apoptosis.

    Blood, DOI: 10.1182/blood-2007-06-096198


    http://foodconsumer.org/7777/8888/C_...leukemia.shtml



    2. Gleveec, pilula qe shenjestron kancerin, jep me shume rezultate te mira per pacientet.


    Ky eshte nje artikull tjeter interesant mbi nje ilac i cili ka shpetuar me qindra mijera jete njerezish te cilet vuanin nga leucemia. Per arsye kohe nuk mundem dot ta perkthej. Kush ka mundesi te bej kete le te shkoje tek linku me poshte:

    http://www.sciencedaily.com/releases...1210094338.htm
    Ndryshuar pr her t fundit nga brooklyn2007 : 05-01-2008 m 18:09
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  12. #52
    Behind these Hazel Eyes Maska e Lule_Bora
    Antarsuar
    30-07-2007
    Postime
    101
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Lexova ate cfare ke shkruar e dashur, dhe sinqerisht me vjen shume keq per cfare po kalon. Po vetem imagjino qe duhet te luftosh per kete jete, dhe per shancin qe te eshte dhene per te jetuar....mos e hedh tutje nga kjo goditje qe ke pasur. Te gjithe ne nje menyre ose ne nje tjeter perballemi me gjera qe na derrmojne gjate jetes..po kurajoja dhe besimi na ben te vazhdojme perpara dhe te shofim per nje dite me te mire.
    Dont give up honey......DON'T....je e re ke jeten perpara...lexo pak ca te thashe mesa kurajo e perballoj kete semundje nje vajze 13 vjecare.Gjej ngrohtesi tek njerezit e zemres, dhe ki besim tek mjeksia pasi kurre nuk je vone...te pakten ta dish qe provove te beje gjithcka qe ishte e mundur. Jeta pamvarsisht se ka keshtu te papriturash prape ja vlen te jetohet, ke njerezit e zemres qe te duan aty mes tyre, imagjino do e mposhtesh kete semundje do krijosh familje..do besh femi...( te cilet jane gjeja me e bukur qe do provosh ne jete ) ta them nga eksperienca personale kete....si ta merr mendja te dorezohesh...?? Lufto deri ne sek e fundit se kurre nuk je vone. Te lutem ne emrin e cdo njeriu qe ka shprese dhe dashuri ne zemer. Dua te pres vetem fjale te mira nga ti dhe per shendetin tend. Ka kohe qe skam hyre ne kete forum, pasi jam nje nder anetaret e vjetra po qe sot e tutje do hy rregullisht te shof sesi je dhe do lutem per sherimin tend....mos na zhgenje as ne qe na bere pjese e kesaj vuajtjes tende..presim me te miren nga ty.

    Te perqafoj
    Lona.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Antarsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    57
    Postime
    2,637
    Faleminderit
    0
    22 falenderime n 18 postime
    Ke nje bote shpirterore per t'u patur zili. Flet per veten tende, ke dhimbjen tende, hallin tend, dhe me duket sikur rrefen ndonje histori jashte vetes. Krijon moj mike nje superpersonazh, qe e adhuron, nuk e meshiron, i jep force dhe zemer me shume se cdo superpsikolog. Po ti ke fituar moj mike me kohe. Ti nuk paske moj mike nevoje per fjalen tone inkurajuese, po ne paskemi teper nevoje per fjalen tende shpetuese. Me ke befasuar vertet, DI ANA!!! Perqafime nga miku tend Mondi

  14. #54
    mall Maska e bili99
    Antarsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    51
    Postime
    1,768
    Faleminderit
    105
    14 falenderime n 11 postime
    Te shkuara te kaluara qofshin.
    Ne si vdektare gjate jetes tone duhet te perballojme cdo gje, rregull e pashkruar dhe e ashper por kjo eshte domethenja e jetes e gjithe sojit njerezor.Kjo i prek te gjithe dhe ne menyra te ngjajshme dhe te vecanta. Humbjet, semundjet e pasherueshme dhe fatkeqesite i prekin te gjithe .
    Me vije keq te ndegjoj per rastin konkret.
    Tash per leukemine, eshte sic e kane thene edhe koleget dhe i kane dhene edhe llojet...eshte kancer i gjakut.Si cdo kancer tjeter kudoqoft nuk dihet etiologjia(shkaku), por dihet se gjenetika dhe rrezatimi radioaktiv ka nje rol ne paraqitjen e leukemise.
    Eshte nje prodhim i pakontrolluar i rruzave te bardha te gjakut, dhe ato jane ne shumice dhe ne forma te pamaturuara .Ne fakt leukocitet( rruzat e bardha ), jane nje ushtri mbrojtese e integritetit shendetesor te njeriut, ne kete rast ndodh e kunderta , bie imuniteti ...leukocitet paraqiten ne stade te ndryshme te maturimit dhe me shumzim jashtkontrolli dhe jofunksional.
    Sherimi eshte me kimoterapi, dhe me transplantim te palces se shendoshe te eshtrave( donor mund te jete nje familjar , ose nje njeri i shendoshe i pajtueshem me pranuesin-te semurin- kompatibil, )
    Sherimi jo vetem qe mvaret nga nga tipi i leukemise ,por, edhe cdo individ eshte unik dhe nuk eshte vetem nje statistike.Mund te ndodhe qe pas nje kimoterapie te sukseshme dhe transplantim te sukseshem te palces edhe te sherohet plotesisht...
    Per anen psikologjike- cdo smundje e rende dhe sidomos kanceri eshte nje barre e rende qe thuajse gati e paperballueshme dhe nenshtruese per te gjithe ne.Ata qe kane vuajtur dhe kane mundur nje smundje te tille e dijne edhe me mire.
    Nje gje duhet ta kemi parasyshe, mikja jote DI_ANA, por edhe te gjithe ne, nje dite te gjithe do te vdesim , kush e njeh kete fakt e ka pak me kollaj te jetoje( mund te thuhet se se nuk eshte ndonje zbulim ky, se mund te thuhet qe e dijme te gjithe por nuk eshte e vertete, ne shpesh nuk jemi te vetedijshem per kete fakt se ndryshe do te ishim edhe njerez me te mire,por edhe do te perballonim me kollaj gjerat qe nuk mund te kontrollojme, dhe do te benim nje lufte te denje per ato qe mund ti kontrollojme.
    Tash shpresa vdes e fundit, dhe shpresa tek disa nuk vdes kurre perpara jepet fryma e fundit dhe me pastaj njeriu duke shpresuar.(kjo nuk eshte e rralle, une kam pare njerez te tille duke vdekur)
    i deshiroj trajtim te sukseshem, sherim te sukseshem, moral te forte dhe jete te plote dhe pa dhimbje dhe pa merzi mikes tende dhe te semureve kudo ne bote.
    Nje dite si kjo sa ti themi 100 vite prej sot ne te gjithe qe sot jetojme nuk do te jemi me ne kete bote, dhe kjo mos t'ju shtoje pesimizmin perkundrazi t'ju rrise moralin per te jetuar cdo dite te lumtur, per te marre cdo frymemarrje sikur te jete e fundit, per te jetuar nje jete me tolerante ndaj njeritjetrit.
    Nderkaq qe mjekesija duhet te luaj rolin e vet aty ku duhet, familja , miqesia, kane rol thuajse perafersisht te njejte....dhe kur flitet per moralin e nje te semuri familja dhe shoqeria kane nje rol te pazavendsueshem..megjitheqe ne vendet perendimore egzistojne edhe grupe te ndryshme perkrahese per njeritjetrin , hallexhinje qe i bashkojne dhe u lehtesojne perballimin afersia e fatkeqesise se njejte ose te perbashket.


    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pr her t fundit nga bili99 : 05-01-2008 m 18:25
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  15. #55
    Manchester Maska e -Alda-
    Antarsuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    635
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    DI_ANA eshte vertet hidheruese ajo cka mesova nga kjo teme

    Ti je nje vajze intiligjente dhe ke respektin e te gjithve ne kete forum.

    Me vjen shume keq qe jeta nganjehere tregohet kaq e keqe me ne aq me shume me nje vajze kaq te respektuar sa ti.

    Nuk shoh asnje arsye qe kjo teme te mbyllet.

    Te uroj gjithe te mirat dhe sherim sa me te shpejt.

    Respekte te sinqerta per ty
    м'вι вυz ѕнт иנ ρυтнנє, м'вι ѕнριят ѕнт иנ νєтмι. נαм вσтα ρα ємя, кυя ρяαи мєנє ѕ'נє тι.

  16. #56
    mall Maska e bili99
    Antarsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    51
    Postime
    1,768
    Faleminderit
    105
    14 falenderime n 11 postime
    DI_ANA ,

    Une nuk e kam lexuar postimin nr.36, tsh sa e lexova dhe s'mund mos te them se vertete u trondita . Me vije keq te ndegjoj per ate qe te ka gjetur.Por, ate une qe shkrova mbetet si dedikim per ty fatkeqesisht.Njekohesisht dua te te them se te percjellish opcionet sheruese te sugjeruara nga Qendra ku ti shkon... sa per moralin , mos u merzit shume , se merzia e zvoglon imunitetin ..pra, jo vetem fjale goje por eshte domosdoshmeri te rrishe e qete, me mundesi te besh c'te sjelle kenaqesi...dhe me shprese dhe me shpirtin qe ke do ta mundish edhe kete te keqe.

    Per kete teme: si propozim per ata qe moderojne kete teme , kjo teme do te ish mire te mbesi si nje teme e hapur si teme Perkrahje morale dhe konkrete per njerin nga NE antaren e nderuar te Forumit Shqiptar DI_ANA, teme ku dashamire te forumit te cojne nje aforizem inspirimi, nje kenge, nje pershendetje, nje varg kujdesi...Nje teme qe do te jete e hapur pa mbarim......qe te perkrahim nje antare si ne ..ne kohe te veshtire te hapi nje faqe ku do te gjeje nje buzeqeshje, nje perkushtim , nje fuqi se nuk eshte vete dhe jo nuk eshte vete...sigurisht.
    Lus qe moderatori ne kete teme ne bashkpunim me nismetaren te pastrojne temen nga ndonje keqkuptim dhe ndonje fjale qe as qe eshte dashur te thuhet nga kushdoqoft, ndonje paragjykim...qe kjo teme te jete nje teme ku DI_ANA te ndjehet si nikoqire-pronare e vertete , teme qe nuk do te jete e ndotur me fjale qe i shkaktojne shqetesim vete nismetares.Keqkuptimet jam i bindur se nuk jane bere me qellim, nuk besoj se ka antare ne forum qe deshiron te keqen tjetrit dhe jo semundjen sigurisht.........

    E nderuar mike DI_ANA, sot qe ti e di qe je diagnostikuar me nje semundje duhet te jetosh jeten e plote, pa merzi dhe me guxim se nderkaq qe Ti je e semure mund te jetosh edhe 50 vjet...dhe une mund te vdes neser..Te pershendes miqesisht , dua te te them se sot nuk je vetem....sherim te plote per ty e nderuar....
    Jashta perkrahjeve dhe trajtimit optimist dhe inspirues do te lus qe antaret e forumit mos te shkruajn, dhe kush nuk deshiron te shprehi nje perkrahje morale le te kaloje ketej pari pa hetuar...me gjithe zemer ju lus.

    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pr her t fundit nga bili99 : 05-01-2008 m 20:48
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  17. #57
    kuku Maska e brooklyn2007
    Antarsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    """Lus qe moderatori ne kete teme ne bashkpunim me nismetaren te pastrojne temen nga ndonje keqkuptim dhe ndonje fjale qe as qe eshte dashur te thuhet nga kushdoqoft, ndonje paragjykim...qe kjo teme te jete nje teme ku DI_ANA te ndjehet si nikoqire-pronare e vertete.Keqkuptimet jam i bindur se nuk jane bere me qellim, nuk besoj se ka antare ne forum qe deshiron te keqen tjetrit dhe jo semundjen sigurisht.........""""



    Bashkohem dhe une me kerkesen e anetarit me lart Bili99 dhe sidomos persa i perket atyre postimeve ku kane ndodhur keqkuptime. Persa i perket DI_ANES mund them se paska pasur nje guxim e kurrajo per tu patur zili. Une jam mashkull dhe s'do te kisha nje guxim te tille.
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  18. #58
    .... ...
    Antarsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Si perkufizohet ky nen-forum:

    Cila eshte pyetja juaj per mjekun e forumit? Cfare ju shqeteson apo kercenon shendetin tuaj?
    Pra sipas perkufizimit, mjeket mundohen te japin pergjigje sa me te vlefshme. Kuptohet, eshte forum virtual dhe si i tille eshte e pamundur te vertetohen kredencialet e pjesemaresve. Por ne shumicen e rasteve anetare te ndryshem, sic shihet ne temat ne kete nen-forum kane dhene kontributin e tyre pa pertuar dhe me mirekuptim dhe te mos harrojme, vullnetarisht.

    Ne temen ne fjale, eshte veshtire te flitet pa emocione sepse s'kemi te bejme me dhimbje koke, apo cfare vitamine do marrim, por per nje semundje te rende.
    Duke u nisur nga titulli: "Cfare eshte leucemia" dhe pa lexuar postimet e tjera, nje mjek, apo nje anetar qe gjen info ne linje, jep nje pergjigje te pergjithshme, shkaqet, diagnoza, menyra e kurimit etj.

    Nga ana tjeter, kemi kete pershkrim, apo pyetje nga hapesja e temes:

    Doktoret Thone Qe Gjendja E Saj Psikollogjike Mund Te Favorizoje Ose Jo Ne Zhvillimin E Metejshem Te Semundjes...dmth Duhet Te Jete Sa Me E Qete Dhe E Shpelodhur....
    Ata Thone Gjithashtu Qe Kohes Qe Ajo Ka Nuk I Dihet Dhe Nuk Mund Te Parashikojne Asgje Per Te Ardhmen....
    Shpetimi Do Ishte Nje Ndrrim I Palces Ne Nje Vend Jashte Frances...nje Operacion Qe Kushton Shume Shtrenjte Po I Bere I Mundur Nga Ana Jone...shoqeria....
    Po Prape Ajo Refuzon....
    Pyetja Ime Ishte....
    Si Do Te Ndjeheshit Ju Kur Nje Dite Tju Thonin Qe Kini Te Beni Me Nje Semundje Te Rende Dhe Te Pasherueshme????
    Si Do Te Reagonit Perballe Ketij Fenomeni?
    Mund Te Jetonit Normalisht?
    Mund Te Doni Ashtu Sic Kini Dashur...?
    Cfare Duhet Te Bejme Ne Te Tilla Rrethana..?

    Kerkoj Ndihmen Tuaj....
    E para, meqenese me vone ne teme u be e qarte qe individi ne fjale eshte vete Di_Ana, i uroj nga zemra kurajo, shprese dhe sherim te shpejte. Mbi te gjitha shprese .

    Tani per temen:

    Sic thashe me lart, mjeku do jape nje pergjigje, psikologu do jape nje pergjigje tjeter, dhe miku/mikja, dashamiresit do pergjigjen ndryshe. Ndersa pershkrimi i ketij nen-forumi eshte mese i qarte dhe i thjeshte, tema te tilla patjeter qe do jene te ngarkuara me emocione sepse kemi te bejme me nje anetare te forumit, dhe nje semundje te rende.

    Do t'u keshilloja te gjitha paleve, me shume mirekuptim, dhe me pak "dramatizem". Ceshtja eshte e tille qe s'ka nevoje per teprime.

    Pergjigja ime personale:
    Di_Ana, askush nga anetaret nuk mund te pretendoje te jape nje pergjigje te sakte nqs nuk e kane perjetuar kete semundje, apo te ngjashme personalisht. Mjeket mund te japin pergjigje profesionale (kuptohet, varet nga fusha e tyre e praktikes.)
    Me duket se pyetjet e fundit jane te karakterit psikologjik. Nuk e di per ne France, por ne US ka grupe te tilla si "survivors groups", dmth ish-paciente qe luajne nje rol jashtezakonisht te dobishem per pacientet. Pa lene menjane pastaj eksperte si te psikologjise apo te leucemise.
    Forumi ketu, apo anetaret patjeter qe do te japin kurajo dhe te urojne nga zemra per sherim te shpejte e te plote. Por nuk e di sa peshe do luajne ne realitet, ajo varet nga ty.
    Mbi te gjitha, ashtu sic kane thene dhe mjeket, gjendja shpirterore luan nje rol jashtezakonisht te madh, depresioni eshte nje nga armiqte me te medhenje te cdo semundjeje, sidomos ketyre te rendave. Si nje njeri qe kam pas te aferm me kancer, dhe qe kam hyre e kam dale me muaj te tere neper dhomat e radiologjise dhe onkologjise, ta them nga eksperienca ime qe mundohu me te gjitha forcat te luftosh depresionin. Gjithashtu, nuk i di arsyet pse ke refuzuar operacionin. E kuptoj qe ndoshta eshte e veshtire te shprehesh komplet. Por komshija ime e beri, per nje vit te tere qendroi e mbyllur ne shtepi (si pasoje e imunitetit etj) por u kurua dhe tani gezon shendet te plote.

    Te uroj serish nga zemra force, kurajo, shprese dhe sherim te shpejte .
    Ndryshuar pr her t fundit nga Lioness : 05-01-2008 m 23:03

  19. #59
    Ngelem un! Maska e DI_ANA
    Antarsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Te kuptoj shume mire Lioness dhe te jap plotesisht te drejte me gjykimin qe me jep persa i perket temave te ketij nenforumi!
    Kur hapa temen kisha nevoje per nje ndihme psikologjike nga njerez qe nuk i njihja per te pare cili ishte mendimi ose zgjidhja e tyre persa i perkiste problemit!
    Por nuk ishte e lehte te flisja per veten..

    Faleminderit per te gjitha informacionet dhe keshillat qe me dhe nepermjet postimit tend dhe sinqerisht vleresoj te gjitha ata qe me uruan sherimin qofte ketu,qofte me mp!

    Me vjen keq nqs kam prekur dike qe mund te jete ne gjendjen time, por nuk ka qene qellimi im.Pikerisht ne momentet me te veshtira kemi nevoje te flasim,te shprehemi dhe ndjehemi qe nuk jemi vetem,ndonese ketu eshte virtualitet,por sinqerisht kam njohur njerez te mrekullueshem!
    Ne jete reale e kemi me te veshtire per te folur,ndonese edhe ketu te ne Lionnes ka nga ato grupet per te cilat ti flet.

    Te falenderoj edhe une nga zemra Lioness per fjalet e mira dhe mirekuptimin!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e elen
    Antarsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    920
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Citim Postuar m par nga arjeta3 Lexo Postimin
    Gjithcka eshte e mundur. Juve mund t’ju kene thene se keni 90% shanca ose 50% ose 1% shance, por ju duhet te besoni dhe te luftoni. Me lufte une nenkuptoj te armatoseni me te gjithe informatat e mundshme, te merni nje opinion te dyte, te trete dhe nje opinion te katert.

    Duhet ta dini cka ju ka pushtuar trupin tuaj, dhe cilat jane mjetet e sherimit. Per kancerin ka edhe nje fakt tjeter se sa me shume informata dhe dije ka pacienti ka me shume shanca te mbijeton.

    Lance Armstrong


    thenie nga
    iklisti i famshem i cili ishte ne fazen e fundit te kancerit dhe doktoret i dhane vetem disa muaj jete. Ai jo vetem qe u sherua plotesisht por fitoi perseri
    "Tour De France"
    Arjetushe mos e merr per shembull si njeri se ky Armstrongu eshte njeri i keq sepse kur i ndodhi e njejta gje te dashures se vet qe i kishte ndenjur aq prane kur ky qe semure, Ky e la ne meshire te fattit..
    Por duhet thene e drejta se ishte aq i forte psikologjikisht dhe menderisht sa e fitoi semundjen vete kur te gjithe i thoshin qe nuk kishte shpresa. Sigurisht qe jep SHPRESE per jeten..


    Sherimi popullor eshte OPTIMIZMI ...
    Sherimi mjekesor eshte ana tjeter e monedhes.

    Nejse , per temen do ti kthehem serish..
    Ndryshuar pr her t fundit nga elen : 05-01-2008 m 22:59
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Tema t Ngjashme

  1. [Sukses] Fmija q vuan nga Leuemia!
    Nga Wisary n forumin Ndihmoni njri-tjetrin
    Prgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 16:03

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •