Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    639

    Administrata e BE do të zëvendësoje administratën e OKB në Kosovë

    Bruksel, 19 janar - Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë do ta ketë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të qeverisë, si dhe për ti ndërruar zyrtarët që nuk e respektojnë marrëveshjen për statusin e Kosovës, njofton AP, duke u bazuar në një raport të Komisionit Evropian. Në këtë raport theksohet roli që Bashkimit Evropian do ta ketë në Kosovë pasi të jetë zgjidhur statusi final.
    Marre nga kosova.com


    Ja siq shifet nje wilhem wid kesaj radhe per Kosoven i cili do ti ket frenjet ne dore dhe do te ket me shume kompetenca se sa qeveria dhe qeversisesit e kosoves.
    E shqiptaret e gjore nje dirigjues shko vjen tjetri.
    Kur do ta ken fundit keta more.Kesaj ithone pamvarsi se jo mahi.

  2. #2
    Pike se pari, Kosova te jete e mevetesuar;

    se dyti, Kosova eshte ne rruge europianizuese, dhe trainimin e asaj udhe eshte mire ta beje duke pasur "mekembesin" europian se sa ate serb ne Prishtine;

    se treti, edhe Kosova ka nga ana e saj pergjegjesi per mbare Shqiptaret, duke e treguar me vepra se ne dijme te vetqeverisemi, se pushtetaret nuk jane kaloresa mbi gerdallen popull, perkundrazi jane sherbetore te popullit, se ne mund te ecim perpara, ne fillim me paterica, pastaj me nje shkop, e pastaj me kembet tona, dhe jo te veprohet pa pergjegjesi sic ben klasa aktuale politike drejtuese ne RSH ....;

    se katerti, eshte me mire te kete konkurrence te lire dhe jo monopolizim, jo autoritarizem, jo korrupsion, jo mashtrim, shitje interesash te kombit e te vendit me çmim qe ka vetem personal perfitim ...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17
    Ja siq shifet nje wilhem wid kesaj radhe per Kosoven i cili do ti ket frenjet ne dore dhe do te ket me shume kompetenca se sa qeveria dhe qeversisesit e kosoves.
    Ismail Bej Vlora, nje nga mendjet me te ndritura te kohes qe jetoi ne rang boteror, e mirepriti emerimin e e Princ Wield ne Shqiperi bile me gjithe qejf dha edhe doreheqjen si kryetar i qeverise se perkohshme te Vlores. Valle Princ Wield ishte me i ditur e me i zgjuar e me i dashur nga shqiptaret se Ismail Bej Vlora? Aspak! Por Ismail Bej Vlora e kish te qarte qe vendi mbi te gjitha kish nevoje per siguri e stabilitet qe nuk mund tia siguronte dot forcat e pakta te qeverise se tij, por mund tia siguronin xhandarmeria e huaj. Vendi kish nevoje per investime per te zgjidhur problemet jetike te lidhura me varferine, dhe barku i shqiptareve nuk ngopej dot me fjalimet e plakut nga Vlora por me ato milionat qe Wield mori si hua nga superfuqite per rimekembjen e vendit.

    Nese kjo ju u duket "kolonizim modern", ka me qindra popuj e krahina ne bote qe e lakmojne poziten e privilegjuar te 2.5 milion shqiptareve ne Kosove te cileve sigurine dhe mevehtesine territoriale ua sigurojne forcat e NATO dhe ekonomia e vendit rimekembet me ato qindra miliona eurot dhe dollaret qe komuniteti nderkombetar ka investuar e po investon ne Kosove.

    Dhe mos harro, qe Kosova do te hedhi dy hapa pernjeheresh me pranine e BE ne Kosove: a) shpalljen e pavaresise se shtetit me te ri ne Evrope b) njohjen e kesaj pavaresie automatikisht nga te gjitha vendet anetare te BE. Po te hapesh librat e historise shqiptare ne lidhje me Republiken e Shqiperise, ajo pavaresi qe u shpall ne leter ne 28 nentor 1912 u njoh nga fuqite e kohes vetem disa dekada me vone.

    Gezohuni qe nje popull i vogel dhe nje pellembe toke gjeografikisht e izoluar ne zemer te Evropes sic eshte Kosova nuk do te braktiset e lihet ne meshire te fatit pas shpalljes se pavaresise, por do te vazhdoje te kete mbeshtetjen ushtarake dhe ekonomike te NATO dhe BE. Dhe perpara se te akuzoni e denonconi, une do tu thosha qe te tregonit mirenjohje duke thene faleminderit!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2007 më 02:07

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •