Shqiptarėt kanė liri por janė pa shtetėsi!
Agim Vuniqi, Miēigan, USA
Emisioni shumė herė i dėgjuar dhe i pėrcjellur nga fėmijėt "Kolovajza pėr fėmijė", qė emitohej vazhdimisht nė valėt e "Radio Prishtinės pėr ēudi ishte model i organizimit politik tė shqiptarėve, sidomos pas shuarjes se autonomisė. Qė nga atėherė nė politikė u inkuadruan shume njerėz, ishte "hyxhymi" mė i madh i intelektualėve nė politikė. Ishin rreshtat e gjatė tė pritjes pėr tu nėnshkruar nė letrat e prera disa herė nga letra bazė e standardizuar, ishte koha e kalimit masiv tė komunistėve e jo komunistėve nga LSPP-ja dhe LKJ-ja ne LDK, ishte lėvizja mė masive politike, kjo mbase komunizmi veē kishte filluar te shkatėrrohej dalėngadalė. Ky ishte padyshim njė projeksion i shkėlqyeshėm i intelektualeve shqiptarė, i atyre qe iniciuan kėtė e qė asnjėri prej tyre nuk janė nė te. Nuk ishin tė paktė edhe tė burgosurit e ndėrgjegjes qė e kishin gjet veten nė kėtė lėvizje.
Meqė tė gjitha institucionet e atėhershme kosovare ishin shkatėrruar, nuk vazhduan kontinuitetin institucional nė kushte tė reja, por tė gjithė ama tė gjithė bartėsit e funksioneve udhėheqėse "shoqėrore-politike" u angazhuan nė poste tė reja nė degė, nėndegė dhe aktive tė LDK-sė. Nuk mbetėn pa u inkuadruar edhe kuvendarėt qė e shitėn Kosovėn, ata qe pranuan heshtazi edhe pse nėn presionin e tankeve shitjen e lirė tė Kosovės, Nuk ishin tė paktė ata drejtorė qė kishin dhėnė "ndihma" financiare "Zajam za preporod Serbije" e tash ishin pjesėtarė tė kėsaj lėvizjeje, aty e gjetėn veten edhe hajnat "legal" e "jo legal".
Vetėkėnaqėsia nuk kishte fund
Ishte ky vetėmashtrimi mė i madh kolektiv, ishte kjo pasojė edhe i edukimit socialist tė shumicės sė intelektualėve shqiptare. Kėtu nuk duhet pėrjashtuar pėrpjekjet e disa prej tyre, qė tentuan politikisht tė konceptonin kėtė angazhim duke i dhėnė bile njė fuqi institucionale dhe vendimmarrėse, ngase veē kishin filluar gabimet fillestare tė kuvendarėve tė rinj, tė cilėt veē kishin pranuar integrimin politik tė Elektroekonomisė dhe tė Trepēės, edhe pse mė vonė vendimet e marra i hodhėn poshtė. Angazhimi i tyre i mėtejmė ishte shprehje e vullnetit tė popullit, si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kushtetuta e Kaēanikut..., nga kėta doli edhe qeveria e Bukoshit, pasuese e asaj te Jusuf Zajnullahut, "lindi" edhe presidenti shqiptar Ibrahim Rugova.
"Vjedhja" institucionale
Qe nga viti 1991 filloi "vjedhja" institucionale e popullit (edhe pse kjo u dėshmua me shumė vonesė), Bukoshi me njė vendim te qeverise 7/91 tė mbėshtetura nė nenet 1,2,3,..dhe 10 tė Kushtetutės se Kaēanikut obligoi shqiptarėt nė krejt rruzullin e tokės qė tė ndajnė nga 3 pėrqind nga tė ardhurat personale. Pėr tu treguar aksioni mė i efektshėm me mijėra aktivistė u angazhuan nė kėtė drejtim, "polli" edhe ideja, u formua Fondi Humanitar Gjithėkombėtarė. Qytetarėt shqiptarė qė ishin nė Zvicėr me viza tė pėrkohshme 4 dhe 9 muajsh detyroheshin qė tė jepnin nga 500 SFR, ndėrsa ata me viza "B" dhe "C" nga 1000 SFR, u hap edhe kontoja nė bankėn popullore, nė Aarau, aksioni kishte edhe propagandėn pėrcjellėse, mjetet tuboheshin "pėr tė blerė armė". Tė gjithė besonin atėherė se ka filluar njė punė e madhe, duke mos ditur se po krijonin kapitalistin dhe milionerin e parė shqiptarė urologun-kirurg Bujar Bukoshin, i cili u lansua nė opinion pėrmes njė flakareshe qė ia dha kolegut serb.
Lulėzimi i "biznes-patriotizmit" dhe "kryetarllėku" si tapi
Qė nga ajo kohė filloi tė lulėzojė "biznes-patriotizmi" dhe turizmi politik i "burrave", por, edhe i grave deri nė Kinė e Japoni. Filloi edhe copėzimi politik "shumėpartizmi", u formuan shumė parti politike "si kėpurdhat pas shiut", kėshtu u krijuan mundėsitė pėr mė shumė kryesi e kryetar, nganjėherė kishte edhe mosmarrėveshje "copėtoheshin" trupat partiak jo vetėm nė degė e nėndegė por edhe nė "krahė". Ai qė merrte postin e kryetarit nuk kishte mė mundėsi tė ndėrrohej, kryetarllėku ishte tapi e "Republikės sė Kosovės".
Lulėzimi i shkencės dhe i historisė familjare
Filloi "lulėzimi" shkencor, tė gjithė profesorėt universitar u inkuadruan nė aksionin e pajtimeve, filloi tė zhvillohet historia familjare e fisnore nė emėr tė kombėtares, "pollėn" shumė "heronj familjar", i humbi "fija lėmshit" nuk dihej mė kush ėshtė hero e kush trathėtarė, me njė fjalė me histori filluan tė merren tė gjithė, por gjithnjė fjala i shkonte mė tepėr atij qė kishte "marka tė gjermanit" mė shumė.
Lulėzimi i ekonomisė sė tregut, fajdeja si nocion bankar
Dalėngadalė filloi tė zhvillohet edhe ekonomia e tregut, ngrehėn kokėn celulat e para bankare "fajdetė", nuk ishin tė rralla rastet kur edhe shumė "funksionar politikė" tė asaj kohe qė ishin tė afėrt me qeveritar t'u ndajnė kredi biznesmenėve tė posa lindur, qė "kreditė" qeveritare shpesh u jepej biznesmenėve nė shtetet prej nga bėhej importi i tė mirave materiale. Meqė kreditė dhe interesi nuk kthehej me kohė angazhoheshin edhe "forcat muskulore" tė njerėzve me biografi tė dyshimtė.
Koha e "transaksioneve bankare" marka pėr dinarė
Meqė ishte koha kur nė fuqi ishte "dinari" shumė deviza qeveritare kėmbeheshin nė dinarė pėrmes "Kėshillit pėr Financim" dhe "Kėshillit Republikan pėr Ndihma Emergjente", merrte "frymė" fuqishėm tregu i devizave "markat gjermane" kėmbeheshin pėr dinarė, gjithnjė duke pasur kujdes nė provizion. Ngjitej lartė treguesi financiar i shumė firmave private, tė gjithė ama tė gjithė kishin bė "hyxhym" nė Kompleksin tregtar, aty ku kishte selinė Kėshilli Republikan pėr Ndihma Emergjente, "firmashėt" e Prishtinės donin "t'i dilnin nė ndihmė" popullatės sė shpėrngulur nga Drenica pas aksioneve ushtarake dhe policore tė forcave serbe qė kishin djegur ēdo pėllėmbė tė Drenicės, lidheshin kontrata, fryheshin ēmimet, nuk ishte me rėndėsi cilėsia e mallit, ēdo gjė shitej, e mė se shumti marmelata.
Loja me "parlament-pa parlament" dhe biznesi "turistik"
Nuk mbaroi me kaq "kolovajza politike", u krijuan dy herė parlamente, e dy herė u zgjodhėn kryesitė, nuk u mbajt asnjė mbledhje plenare e parlamentarėt merrnin rroga. Qė nga ajo kohe filloi edhe "biznesi turistik" fluturonin aeroplanė nė tė gjitha anėt duke bartur refugjatėt shqiptarė, edhe transporti rrugor ishte mjaft i ngarkuar, "agjentėt" turistik ishin stabilizuar nė kufijtė e Hungarisė, Ēekisė e Sllovakisė, stacionimi i tyre kishte karakter strategjik-sa mė afėr Gjermanisė, Zvicrės e Austrisė, biznesi zhvillohej mbi tragjedinė shqiptare, pėr ketė qellim ishin angazhuar edhe auto-frigoriferė, te pazėshmit bėnin sehir kur do te ndalet kjo tragjedi.
UĒK-ja ndėrroi gjendjen
Rinia shqiptare nuk e pėrballoi dot kėtė gjendje, shkėputi zinxhirin mafioz dhe atė tė robėrisė, filloi t'i bashkėngjitej masovikisht njė lėvizjeje tė re politike dhe ushtarake asaj tė UĒK-sė, iu bashkėngjitė liridashėsve shqiptarė Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit Hakif Zejnullahut, Ardian Krasniqit, Fehmi Lladrovcit e shumė trimave shqiptarė qė trasuan rrugėn e lirisė.
Privilegjet institucionale
E prapė shqiptarėt mbetėn nė gjysmė tė rrugės, ata kanė njė parlament qė mban mbledhje sa herė qė siguron kuorumin, kanė kryeparlamentarin qė pret dhe pėrcjellė delegacione, kanė kryeministrin dhe qeverinė multietnike, kanė presidentin, kanė edhe administratėn publike me shumė intelektualė tė fuqishėm biologjikisht, tė cilėt kanė edhe vetura luksoze me shoferė tė shumtė profesionistė, ndoshta sė shpejti do tė kenė edhe "shtėpinė e bardhė", por edhe piramidėn nė formė tė kristalit-megalomani liderėsh komunist, por ende janė pa shtet.
Pensionistėt kėnaqen me 40 euro, invalidėt e luftės nuk kanė mbrojtje institucionale. Kėnaqen edhe parlamentarėt qė nganjėherė mblidhen pėr tė pire kafe, por edhe pėr tė votuar, sa pėr tė arsyetuar pagat mujore. Ekonomia e shkatėrruar tėrėsisht, e qytetarėt kėnaqen nė vazhdimėsi me frytet institucionale dhe demokratike "terrin institucional", por edhe terrin fizik nė vazhdimėsi. E Grupi i Unitetit dhe Grupi Politik do tė festojnė ndėrrimin e mot-moteve duke pritur pakon e Ahtisarit, dhe tė gjithė marrin rroga.
Dhe shqiptarėt kanė liri, por ende janė pa shtetėsi.
Krijoni Kontakt