Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij

    Shqiptarėt kanė “liri” por janė pa shtetėsi!

    Agim Vuniqi, Miēigan, USA

    Emisioni shumė herė i dėgjuar dhe i pėrcjellur nga fėmijėt "Kolovajza pėr fėmijė", qė emitohej vazhdimisht nė valėt e "Radio Prishtinės pėr ēudi ishte model i organizimit politik tė shqiptarėve, sidomos pas shuarjes se autonomisė. Qė nga atėherė nė politikė u inkuadruan shume njerėz, ishte "hyxhymi" mė i madh i intelektualėve nė politikė. Ishin rreshtat e gjatė tė pritjes pėr t’u nėnshkruar nė letrat e prera disa herė nga letra bazė e standardizuar, ishte koha e kalimit masiv tė komunistėve e jo komunistėve nga LSPP-ja dhe LKJ-ja ne LDK, ishte lėvizja mė masive politike, kjo mbase komunizmi veē kishte filluar te shkatėrrohej dalėngadalė. Ky ishte padyshim njė projeksion i shkėlqyeshėm i intelektualeve shqiptarė, i atyre qe iniciuan kėtė e qė asnjėri prej tyre nuk janė nė te. Nuk ishin tė paktė edhe tė burgosurit e ndėrgjegjes qė e kishin gjet veten nė kėtė lėvizje.

    Meqė tė gjitha institucionet e atėhershme kosovare ishin shkatėrruar, nuk vazhduan kontinuitetin institucional nė kushte tė reja, por tė gjithė ama tė gjithė bartėsit e funksioneve udhėheqėse "shoqėrore-politike" u angazhuan nė poste tė reja nė degė, nėndegė dhe aktive tė LDK-sė. Nuk mbetėn pa u inkuadruar edhe kuvendarėt qė e shitėn Kosovėn, ata qe pranuan heshtazi edhe pse nėn presionin e tankeve shitjen e lirė tė Kosovės, Nuk ishin tė paktė ata drejtorė qė kishin dhėnė "ndihma" financiare "Zajam za preporod Serbije" e tash ishin pjesėtarė tė kėsaj lėvizjeje, aty e gjetėn veten edhe hajnat "legal" e "jo legal".

    Vetėkėnaqėsia nuk kishte fund

    Ishte ky vetėmashtrimi mė i madh kolektiv, ishte kjo pasojė edhe i edukimit socialist tė shumicės sė intelektualėve shqiptare. Kėtu nuk duhet pėrjashtuar pėrpjekjet e disa prej tyre, qė tentuan politikisht tė konceptonin kėtė angazhim duke i dhėnė bile njė fuqi institucionale dhe vendimmarrėse, ngase veē kishin filluar gabimet fillestare tė kuvendarėve tė rinj, tė cilėt veē kishin pranuar integrimin politik tė Elektroekonomisė dhe tė Trepēės, edhe pse mė vonė vendimet e marra i hodhėn poshtė. Angazhimi i tyre i mėtejmė ishte shprehje e vullnetit tė popullit, si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kushtetuta e Kaēanikut..., nga kėta doli edhe qeveria e Bukoshit, pasuese e asaj te Jusuf Zajnullahut, "lindi" edhe presidenti shqiptar Ibrahim Rugova.

    "Vjedhja" institucionale

    Qe nga viti 1991 filloi "vjedhja" institucionale e popullit (edhe pse kjo u dėshmua me shumė vonesė), Bukoshi me njė vendim te qeverise 7/91 tė mbėshtetura nė nenet 1,2,3,..dhe 10 tė Kushtetutės se Kaēanikut obligoi shqiptarėt nė krejt rruzullin e tokės qė tė ndajnė nga 3 pėrqind nga tė ardhurat personale. Pėr t’u treguar aksioni mė i efektshėm me mijėra aktivistė u angazhuan nė kėtė drejtim, "polli" edhe ideja, u formua Fondi Humanitar Gjithėkombėtarė. Qytetarėt shqiptarė qė ishin nė Zvicėr me viza tė pėrkohshme 4 dhe 9 muajsh detyroheshin qė tė jepnin nga 500 SFR, ndėrsa ata me viza "B" dhe "C" nga 1000 SFR, u hap edhe kontoja nė bankėn popullore, nė Aarau, aksioni kishte edhe propagandėn pėrcjellėse, mjetet tuboheshin "pėr tė blerė armė". Tė gjithė besonin atėherė se ka filluar njė punė e madhe, duke mos ditur se po krijonin kapitalistin dhe milionerin e parė shqiptarė urologun-kirurg Bujar Bukoshin, i cili u lansua nė opinion pėrmes njė flakareshe qė ia dha kolegut serb.

    Lulėzimi i "biznes-patriotizmit" dhe "kryetarllėku" si tapi

    Qė nga ajo kohė filloi tė lulėzojė "biznes-patriotizmi" dhe turizmi politik i "burrave", por, edhe i grave deri nė Kinė e Japoni. Filloi edhe copėzimi politik "shumėpartizmi", u formuan shumė parti politike "si kėpurdhat pas shiut", kėshtu u krijuan mundėsitė pėr mė shumė kryesi e kryetar, nganjėherė kishte edhe mosmarrėveshje "copėtoheshin" trupat partiak jo vetėm nė degė e nėndegė por edhe nė "krahė". Ai qė merrte postin e kryetarit nuk kishte mė mundėsi tė ndėrrohej, kryetarllėku ishte tapi e "Republikės sė Kosovės".

    Lulėzimi i shkencės dhe i historisė familjare

    Filloi "lulėzimi" shkencor, tė gjithė profesorėt universitar u inkuadruan nė aksionin e pajtimeve, filloi tė zhvillohet historia familjare e fisnore nė emėr tė kombėtares, "pollėn" shumė "heronj familjar", i humbi "fija lėmshit" nuk dihej mė kush ėshtė hero e kush trathėtarė, me njė fjalė me histori filluan tė merren tė gjithė, por gjithnjė fjala i shkonte mė tepėr atij qė kishte "marka tė gjermanit" mė shumė.

    Lulėzimi i ekonomisė sė tregut, fajdeja si nocion bankar

    Dalėngadalė filloi tė zhvillohet edhe ekonomia e tregut, ngrehėn kokėn celulat e para bankare "fajdetė", nuk ishin tė rralla rastet kur edhe shumė "funksionar politikė" tė asaj kohe qė ishin tė afėrt me qeveritar t'u ndajnė kredi biznesmenėve tė posa lindur, qė "kreditė" qeveritare shpesh u jepej biznesmenėve nė shtetet prej nga bėhej importi i tė mirave materiale. Meqė kreditė dhe interesi nuk kthehej me kohė angazhoheshin edhe "forcat muskulore" tė njerėzve me biografi tė dyshimtė.

    Koha e "transaksioneve bankare" marka pėr dinarė

    Meqė ishte koha kur nė fuqi ishte "dinari" shumė deviza qeveritare kėmbeheshin nė dinarė pėrmes "Kėshillit pėr Financim" dhe "Kėshillit Republikan pėr Ndihma Emergjente", merrte "frymė" fuqishėm tregu i devizave "markat gjermane" kėmbeheshin pėr dinarė, gjithnjė duke pasur kujdes nė provizion. Ngjitej lartė treguesi financiar i shumė firmave private, tė gjithė ama tė gjithė kishin bė "hyxhym" nė Kompleksin tregtar, aty ku kishte selinė Kėshilli Republikan pėr Ndihma Emergjente, "firmashėt" e Prishtinės donin "t'i dilnin nė ndihmė" popullatės sė shpėrngulur nga Drenica pas aksioneve ushtarake dhe policore tė forcave serbe qė kishin djegur ēdo pėllėmbė tė Drenicės, lidheshin kontrata, fryheshin ēmimet, nuk ishte me rėndėsi cilėsia e mallit, ēdo gjė shitej, e mė se shumti marmelata.

    Loja me "parlament-pa parlament" dhe biznesi "turistik"

    Nuk mbaroi me kaq "kolovajza politike", u krijuan dy herė parlamente, e dy herė u zgjodhėn kryesitė, nuk u mbajt asnjė mbledhje plenare e parlamentarėt merrnin rroga. Qė nga ajo kohe filloi edhe "biznesi turistik" fluturonin aeroplanė nė tė gjitha anėt duke bartur refugjatėt shqiptarė, edhe transporti rrugor ishte mjaft i ngarkuar, "agjentėt" turistik ishin stabilizuar nė kufijtė e Hungarisė, Ēekisė e Sllovakisė, stacionimi i tyre kishte karakter strategjik-sa mė afėr Gjermanisė, Zvicrės e Austrisė, biznesi zhvillohej mbi tragjedinė shqiptare, pėr ketė qellim ishin angazhuar edhe auto-frigoriferė, te pazėshmit bėnin sehir kur do te ndalet kjo tragjedi.

    UĒK-ja ndėrroi gjendjen

    Rinia shqiptare nuk e pėrballoi dot kėtė gjendje, shkėputi zinxhirin mafioz dhe atė tė robėrisė, filloi t'i bashkėngjitej masovikisht njė lėvizjeje tė re politike dhe ushtarake asaj tė UĒK-sė, iu bashkėngjitė liridashėsve shqiptarė Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit Hakif Zejnullahut, Ardian Krasniqit, Fehmi Lladrovcit e shumė trimave shqiptarė qė trasuan rrugėn e lirisė.

    Privilegjet institucionale

    E prapė shqiptarėt mbetėn nė gjysmė tė rrugės, ata kanė njė parlament qė mban mbledhje sa herė qė siguron kuorumin, kanė kryeparlamentarin qė pret dhe pėrcjellė delegacione, kanė kryeministrin dhe qeverinė multietnike, kanė presidentin, kanė edhe administratėn publike me shumė intelektualė tė fuqishėm biologjikisht, tė cilėt kanė edhe vetura luksoze me shoferė tė shumtė profesionistė, ndoshta sė shpejti do tė kenė edhe "shtėpinė e bardhė", por edhe piramidėn nė formė tė kristalit-megalomani liderėsh komunist, por ende janė pa shtet.

    Pensionistėt kėnaqen me 40 euro, invalidėt e luftės nuk kanė mbrojtje institucionale. Kėnaqen edhe parlamentarėt qė nganjėherė mblidhen pėr tė pire kafe, por edhe pėr tė votuar, sa pėr tė arsyetuar pagat mujore. Ekonomia e shkatėrruar tėrėsisht, e qytetarėt kėnaqen nė vazhdimėsi me frytet institucionale dhe demokratike "terrin institucional", por edhe terrin fizik nė vazhdimėsi. E Grupi i Unitetit dhe Grupi Politik do tė festojnė ndėrrimin e mot-moteve duke pritur pakon e Ahtisarit, dhe tė gjithė marrin rroga.

    Dhe shqiptarėt kanė “liri”, por ende janė pa shtetėsi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga ai fondi me te cilin ti ban hajgare.. o vuniq.. i mori 6 milion euro a dojcmarka ai kryetari yt.. halit xhaviti dhe sdi ku i coj..
    e pra atij kapitalistit te pare..bukoshit ja mori thesin me deviz ai kryetari i enveristave ilegal.. xhavit zek haliti..

    interesant..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Ka shume te verteta nga ato qe tha Agimi me larte.Une nuk besoj qe A.Vuniqi te ket qene ne grupin e Xhavitit.
    Kjo puna e pareve te grumbulluara nga „ 3 %-shi“ mbetet nje pshtjellim i madh.
    E vertete eshte qe Bukoshi ua ka dhene majtisteve nja 6-7 mio. marka gjermane.
    Nje here tjeter, vje nje biznismen-turk milet e takohet me Bukoshin,takim ky i organizuar nepermes njerezve te Xhavitit.Fjala ishte per blerjen e armeve nepermes turkmiletit.Bukoshit i duhej te paguaj nje pjese te shumes… si pune „kopareje“ per t`i siguruar armet nga turku.Bukoshi koparen e pagou, po armet nga turku s`i ka pa njeri.Me i fjale ,keta te Xhavitit ia leshuen mjekerr Bukoshit.
    Nuk eshte large mendjes qe Bukoshi ka ndonje marrveshje me keta Xhavitat e Thacat.Kjo mund te ket ndodhe nese Bukoshi ua ka pague atyre provizionin, se perndryshe ia kishin fshi opangat moti…

    Mirepo 7 mio. marka dhe disa qindra mijera tjerera te „kopares“ nuk jane asgje ne krahasim me shumen e madhe qe qe mbledhur nga 3 %-shi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Agim Vuniqi, masi vec e paske vendos me cpupuris ne kit problem, cpupurise deri n'fun, e jo vec pak kshu. Nuk jan vec fondet e 3%-shit qi nuk osht dhon llogari pej kurrkujt po edhe fondet e Vendlindja Therret qe munen me kon edhe ma shum se 3% se un njoh plot qi kan dhon miliona dollare e euro ne kit fond. LDK edhe Bukoshi jan pergjegjs per 3%-shin a PDK, AAK, e komandantat jan pergjegjs per Vendlindjen Therret. Kshtu, PDK e AAK nuk munet mi lyp llogari LDK-se per 3%-shin e as LDK nuk munet mi lyp llogari PDK-se e AAK-se per Vendlindjen Therret se jan dyjat t'zhyta deri n'fyt. Vec nese vijne n'pushtet forca te tjera munen mu skjaru kto gjona e mu dijt ca u bo me kto fonde dhe ata qi kan abuzu me marr ata qi e meritojn.

    Kejt politikanet ton jan bo milionera sot, a para se mu fut n'politike jan kan kurrkushi hic. Dikush duhet mi verifiku kto sene. Psh. Ramushi sot ka shpi disa miliona euro ne lagjen Arberia t'Prishtines, a para luftes u kon bouncer ne perendim dikun, e ka pas ni shpi e toke n'Gllogjan (qi dihet sa pare mujne me vleft ato), plus qi ka pas detyrime e ka detyrime per Child Support per djalin qi e ka me finlandezen. Dmth. ku i murr ky kejt kto pare. Thaci, qashtu, para luftes u kon puntor i thjesht n'Zvicer, ska pas kurrgjo, pos naj shpije e toke ne Drenice (qi dihet sa pare kane vleft ato), e kqyrja qetash pasunine e tij, kshu edhe komandantave tjere. Uka, djali i Rugoves, osht i perfolun per shume afera korruptive mas lufte (t'pa verifikume deri qetash), e daja i tij u kon pronar i bordellos n'Prishtine. Ismet Beqirit, shokt po i japin (e ka kopju prej Nanos kta, ky) kerre e banesa fal, se osht njeri e shok i mir ky shume. Qashtu edhe Bajram Kosumit i pagujshin aviona charter. Kshtu jan t'zhyt edhe shumica absolute e LDK-se e AAK-se tash mas lufte.

    Ne Kosove, vec Pacolli edhe Surroi (deridikun) jan politikana te pacte deri qetash, prej ktyne t'medhajve. Pacolli dihet qe e ka kry bachelor's edhe masters n'Gjermani para 20 e ca vjete, i fol 12 guh t'huaja, e ka ba pasunin me ndershmeni n'Gjermani e Zvicer me suksesin e vet prej biznesmeni, masnej e ka rrit qat pasuni n'Rusi, Kazakistan, Azerbajxhan, e vendet tjera ish-sovjetike, e edhe n'tane boten, kshtu u ba miliarder sot, bravo i koft. Edhe ky jo vec qi nuk ja ka marr popllit asni cent po edhe i ka dhane milionat si nihma deri qetash per popllin. Surroi qashtu, e ka trashigu ni pasuni kaxha t'majme prej babes s'vet, e edhe e ka rrit pasunin me mediat e tij dhe nihmat qi i ka marr qatkohe, menihere mas luftes, prej ktyne Sorosave e institucioneve t'huja, tash e ka privatizu edhe ni pjes t'verarise s'Rahovecit (se shumicen e ka shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari), e kshtu ka arrit me i ba nja 40-50 milione euro kapital deri qetash, bravo i koft edhe ktij.

    Kjo osht arma ma e fort e Pacollit dhe Surroit n'zgjedhjet e ardhshme, e edhe shpresa e vetme e popllit per me marr vesh se ca u ba me miliardat e 3%-shit e t'Vendlindjes Therret, e edhe ne luften dhe nalimin e korrupcionit n'Kosove.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardaniaRock : 02-01-2007 mė 19:23

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Paske fut copeza poetike ne shkrim. A po ta tregon se cili eshte mesazhi qe ke dashur te japesh permes ketij shkrimi?

    Fundose 7 vitet e organizimit gjithepopullor. Per ato vite te gjithe ata qe paguan 3% moren vertetetime.

    Me paraqitjen e "Vendindja Therret," dhe biznes-patrioteve (te vertete), nuk dihet akoma se ne c'adrese shkuan miliona dollare te Diaspores Shqiptare. me ato miliona dollare nuk eshte ndertuar as nje kolibe e vetme.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20
    Eshtė e drejtė e ēdo qytetari tė kėrkon pėrgjegjėsi nga personat publik, jo vetėm pėr hargjimin e jeteve publike por edhe pėr destinimin e gabueshėm tė tyre pa mbulesė. Sigurisht qė kuptoni se Fondi Humanitar Gjithėkombėtarė ėshtė formuar me vendim politik qė ka pasur mbėshtetje juridike nė Kushtetutėn e Kaēanikut. Pėrgjegjės pėr menagjimin e fondit kanė qenė tre veta, tė autorizuar, qė kanė pasur edhe tė drejtėn e nėnshkrimit, pėrfshirė edhe kryeministrin e pėrfolur nė tekst. Selia e Bankės ishte nė Aarau, Kantoni i Aargaut. Me sa kuptoj nga teksti autori nuk denoncon asnjėrin, autori evidenton ngjarjet, ai kupton se nuk ėshtė prokuror as gjykatės, ai mė tepėr ėshtė investigues dhe kėrkon hetuesi jo vetėm pėr mjetet publike por edhe vendimet politike qė kanė mundur tė shkaktojnė dėme interesit nacional. Autori-qytetar, konsideron se duhet tė zhvillohen hetime pėr abuzimet e ndryshme financiare pėr tė cilat kanė fakte qytetarėt, prandaj edhe autori nuk shkruan kuturu, por duke kuptuar plotėsishtė se nuk ėshtė detyrė e tij dhe se tash nuk ėshtė fazė e "lojės me numra", dhe se bėhet fjalė pėr njė periudhė tė rėndėsishme tė historikut institucional, nuk ka vullnet qė tė lėkund sistemin, edhe pse ka tė drejtė qytetare tė bėjė kallzimin penal nė njėrin nga shtetet ku janė grumbulluar mjetet, sigurisht qė dėmi do tė ishte i pariparueshėm. Autori nuk mirret me individ, nuk akuzon, ai vetėm kėrkon qė para qytetarėve dhe historisė sė shkruar ēdo gjė tė mbulohet me vendime politike tė institucioneve pėrgjegjėse e jo qė individi tė jet vet institucioni.
    Pramendoni, ēdo tė ndodhte poqė se Bleri apo Merkal do tė pėrvehtėsonte buxhetin, ēfarė do tė ndodhte me ta dhe si do tė reagonin qytetarėt nė ato vende. e kam tė qartė se ky krahasim ėshtė i pakuptimtė, sigurisht qė autori ven nė shėnjestėr skemėn organizative tė pushtetit dhe linjėn institucionale, qė kudo ėshtė e njejtė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij

    Reportazh special nga stervitjet ushtarake "Red Dragon" ne "Camp Atterbury", Indiane

    Agim Vuniqi, Camp Atterbury

    Telefoni eshte pjese e perditshmerise ne Amerike, e njejta gje eshte edhe ne Kosove, dmth., telefonia celulare dhe ajo fikse eshte edhe domosdoshmeri e jetes urbane, eshte edhe mjet i punes. Ƈdo risi, cdo njoftim shperndahet shume shpejt, ndodhe ndonjehere qe per ndonje ndodhi te caktuar me interes njoftohet qytetari kosovar nga Amerika ku ka te afermit, por mund te ndodhe edhe e kunderta, pra plotesohen informacionet Amerike-Kosove e aanasjelltas. Crrrrrrrrr... telefoni, ngrita receptorin dhe ne anen tjeter degjohej zeri i regjisorit te mirenjohur irakian Mundher Hamud, ai me heret kishte kryere studimet per regji ne Beograd, gjate viteve te 60-te. Ai kishte marre numrin e telefonit nga nje shok imi, Vate Nicaj, Mundheri me beri me dije t'i bashkangjitem ushtrimeve te National Guard te destinuara per Irak dhe Kosove. Meqe kompania franqeze ACI International ne te cilen punoja me heret ishte mbyllur, iu pergjigja fteses me nje cike hamendjeje, duke lene si mundesi te hapur shkuarjen por edhe refuzimin, meqe stervitjet mbaheshin ne Indiane, ne Kampin Atterbury, qe ishte 334 mila nga vendbanimi im ne Farmington Hills, ne Michigan.

    Ato dite ne Amerike ishte edhe Drin Mulliqi, student ne Univerzitetin Amerikan ne Prishtine, ai kishte ardhur ne Amerike per vizite, por edhe per te punuar, per te kursyer ca dollare per studime. Ne fakt Drini, eshte qytetar amerikan dhe ai ka jetuar ne Ƈikago dhe me vone ne Dallas, qe nga mosha nje vjecare. Ishte djalosh i sinqerte dhe shume i vendosur, kishte tipare te shkelqyera te nje djaloshi shqiptar, ai mendonte per veten dhe karrieren, por shume me teper per Kosoven. Drini, djali i skulptorit te njohur shqiptar Luan Mulliqit, ishte i rrepte ne vleresime, kishte njohuri per artin dhe kulturen shqiptare, ai me shoket kishin xhiruar edhe nje film dokumentar, per pasojat e alkoolit dhe droges ne Kosove. Ndoshta ne ndertimin e personalitetit te tij kishte ndikuar, edukimi familiar, ai ishte nipi i Sheh Safet Mulliqit, njeri nga vellezerit e piktorit brilant shqiptar te ndjerit Akademik Muslim Mulliqit, nga ana e babait, por edhe nipi i Dr. Nuhi Vinces, nga Struga, poet dhe kritik letrar. Ai edhe me shtyri qe te nisemi ne Camp Atterbury, kuptohet qe ishte edhe nje arsye tjeter, me kishte ftuar ne Ƈikago Bashkim Hasani, me te njihesha shume me heret. Bashkimi dhe vellezerit dalloheshin per donacione dhe sponzorime ne sport, ata menaxhonin lokalin Cairos, para luftes, aty ishte vendi ku tuboheshin sportedashesit, ai lokal perveq nevojave te kompanise Besa Impex, qe drejtohej nga vellezerit Hasani, shfrytezohej edhe per nevoja te sportit, kultures dhe artit, aty tuboheshin edhe aktoret e rinje te cilet ushtronin ne njerin prej kateve te larta te objektit. Atehere ne ato lokale takoheshin e bisedonin shume biznesmene dhe sportiste te njohur, sigurisht qe kjo ishte merite edhe e nikoqirit njerit nga vellezerit e Bashkimit, Besim Hasanit, perndryshe kryetar i Komitetit Olimpik te Kosoves. Ai ishte edhe instruktor i karates dhe se bashku me Ramadan Krasniqin kishin themeluar klubet Besa Impex dhe Rrufeja, qe me nje marreveshje te posacme ishin fuzionuar. Atyre iu bashkangjite edhe veterani i karates kosovare Mustafe Statovci. Kohe pas kohe aty zhvilloheshin edhe parapergatitjet e karateisteve qe perfaqesonin Kosoven ne Mishkolci, por edhe ne shtepine e Ramadan Krasniqit qe kishte pergatitur njeren nga dhomat e tij te gjumiit si salle te ushtrimeve. Ata kishin edhe merita te vecanta, meqe se pari ne historine e sportit te pavarur kosovar garuesit e tyre moren medalie ne Kupen Boterore ne Mishkolci, atehere u nderuan me medalie te bronzta Vesa Vuniqi dhe Denata Baholli, ndersa e arte ishte Mirlinda Sopi. Vitin e ardhshem ketij suksesi u bashkangjiten shume te tjere, si Bleta Vuniqi, Ermira Statovci, Liridona Kaciu... Ne lokalet e Cairos-it ushtronte edhe garuesi tashme i mirenjohur evropian Afrim Latifi, qe me vone u be kampion evropian ne kategorine absolute. Ne fakt une shkoja ne Chicago per ta takuar Bashkim Hasanin, per te deshmuar per te ne Gjykaten per Imigracion, ngase e njihja dhe dija per punen e tij si donator dhe sponzorues i sportit, ai kishte ndare mjete te shumta financiare per klubin futbollistik "Flamurtari". Ai kishte marre rrugen tejoqeani per shume shkaqe, i ishin djegur depot ne Pallatin e sporteve te qytetit, dhe atij i ishte djegur malli, por ai kishte pesuar edhe fizikisht nga nje plagosje me arme. Mysafire te Bashkimit ishim une dhe Drini. Ne Chicago u takuam edhe me Bashkim Kabashin, ate e njihja qe nga vegjelia, tash kishte nje lokal te bukur ne Chicago, ku takoheshin shqiptaret, dhe mysafiret kishin pershtypjen se jane ne Kosove, degjohej kumbueshem muzika shqipe. Ate nate buajtem te Bashkimi, i cili ka kater femije, po aty ishin edhe djemte e vellezerve qe kishin ardhur ne Amerike permes nje programi kembyes shkollor. Te nesermen u takova me avokatin e tij, por edhe nje profesor historie qe kishte njohuri te jashtezakonshme per historine shqiptare, po ate dite u shty seanca per ne mars te vitit 2007. Nje dite me vone u pershendeta me Bashkimin dhe vazhdova me Drinin per ne Indiane, pas pese oresh arritem ne Kamp, une kisha numrin e telefonit te Sallahut qe ishte supervisor ne Kompanin " All Native Systems", sipas procedures u ndala ne vendin e rezervuar per kontrolle rutinore, ne kete baze ushtarake. Meqe kishim arritur pas ores pese askush nuk pergjigjej. Fatmiresisht kisha edhe telefonin privat te Sallahut dhe aranzhuam takimin ne nje plac te madh tregtar, mu ne hyrje te JoyC. Edhe pse nuk ishim pare me pare u njohem shume shpejt, ai na njohu me ca irakiene per te fjetur ate nate ne dhomen e tyre ne motel, por ne vendosem te strehohemi ne nje motel me atraktiv.




    Arritja ne Kampin Atterbury

    Me Drinin pra rrugetuam nga Chicago permes autostrades 69, qe ngjitej me auutostraden nr. 65 ne veri, pra daljet nr. 90 (Franklin) dhe 80 (Edinburgh) te qonin ne Kampin Atterbury.
    Ne ate mengjes sipas programit u takuam me Sallahun, me vone ai na njoftoi edhe me vice presidentin e kompanise "All Native Systems", ai me tregoi se ka mungese te shqiptareve ne kamp, dhe per arsye te ndryshme nuk kane pasur mundesi te angazhojne numer me te madh (me vone kuptuam te befasuar se ne ate kamp ishin te vendosur 23 serbe te cilet jepnin informacione te gabuara per Kosoven, duke u sherbyer me te dhena false, ata ishin angazhuar permes kishes lokale serbe ndersa vizat i kishte rregulluar Kisha Ortodokse e Gracanices). Se sa kishte qene propaganda e fuqishme perbrenda u pa qe ne fillim, serbet mbanin maica me vizatime cetnike (kater S), pastaj Serbia, kisha e Gracanices, e te tjera. Ne takimin e pare te stafit perkthyes u ndeshem me serbet, kerkuam nga ekipi trajnues i oficereve qe te ndryshohet menyra e deritanishme e punes, meqe kjo nuk ka te beje gje me realitetin ne Kosove. Lejet e njoftimit qe ishin leshuar per te simuluar stervitjen ishin ne gjuhen serbe, kete e kundershtuam definitivisht, duke u dhene si shembull lejet qe kishte leshuar UNMIK-u ne te tri gjuhet: anglisht shqip dhe sebisht. Te nesermen Drini reagoi ashper per mosperbushjen e marreveshjes, ai edhe u kercnua nga serbet, por ai u qendroi stoik qendrimeve te veta, nuk vendosi asnje kontakt me serbet, per kete u njoftua edhe komandanti i bazes, ai me autoritetin e vet ndikoi qe situata te zbutet.
    Ne paksa u relaksuam pasi qe me vone u angazhuam drejtperdrejt ne stervitjen "Iraqi Freedom", takuam oficere qe kishin nje dashuri te vecante per shqiptare. Ne u bashkangjitem ne keto ushtrime, duke simuluar irakienet, psh., numrimi i veturave ne kolone dhe dhenja e informatave me telefon celular, ngasja e veturave dhe bastisja ne "check point", krijimi i zhurmes, protesta, krejt te aranzhuara sipas skenarit.
    __________________________________________________ _________________

    Qendra per stervitje te forcave te perbashketa manevruese (Camp Atterbury)

    Eshte aktivizuar ne shkurt te 2003 per te mbeshtetur operacionin "Iraqi Freedom". Camp Atterbury pranon dhe proceson individe jashte njesive-personel me njohuri ( civil dhe ushtarak nga te gjitha deget e forcave te armatosura) per transferim dhe ritransferim per/nga teatri i operacioneve.



    Spc. Nathaniel Otte eshte ne krye te kolomes si shenjetari i pare, ai kryeson konvojin. Ai ka verejtur me dyshim lende eksploduese te improvizuar. Photo nga Spc. Daniel Haulk.

    Kamp Atterbury sherben si Platforme e fuqishme projektuese (PPP) per mobilizim te te njesive rezerviste te Ushtrise Amerikane dhe njesiteve ushtarake te Gardes Nacionale. Eshte ne pergjegjesi te Kampit Atterbury per te koordinuar shiqimin mjekesor dhe stomatologjik, ceshtjet specifike si veshja dhe paisjet, njohja per se afermi me arme dhe aftesimi, stervitje individuale specifike nga teoria, dhe koordinimin e levizjeve te personelit ne fushen e operacioneve. Kampi Atterbury pranon, procedon, paise, trajnon dhe transferon personelin sipas urdheresave per transfer ne baze te Urdheresses per Transfer te publikuar nga FORSCOM dhe nga Ushtria e Pare Amerikane.

    Akademia ushtarake e Indianes eshte themeluar ne shkurt te vitit 1956. Nje shkolle e tille eshte e pesta qe eshte krijuar ne SHBA per nje qellim te tille. Tash jane 52 shkolla te tilla per operacione ushtarake ne tere SHBA. Procesi dhe standardet e larta te Akademise ushtarake te Indianes jane vleresuar ne rrethin ushtarak ne nivel lokal dhe nacional. Ky pranim ka rezultuar ne pergatitjen e konferences nacionale, te sponsoruar nga Buroja e Gardes Nacionale dhe vijuar nga delegatet nga te gjitha shtetet, plus Alaska, Hawaii dhe Puerto Rico, ne Indianapolis ne janar te vitit 1957. Shume nga operacionet teknike te realizuara nga ekipet ne Akademine ushtarake ne Indiane jane rekomanduar nga Buroja e Gardes Nacionale per per adoptim nga tipet e shkollave te ngjashme ne SHBA. Sot Akademia Ushtarake e Indianes jo vetem qe ofron trainim per kandidatet per Oficere, por ofron edhe trajnim me arme luftarake per te gjitha nivelet e oficereve.. Akademia eshte gjithashtu burim primar per aftesi profesionale ushtarake (MOS-Military Occupational Skills) kualifikime per mbeshtetje luftarake, dhe per ngritjen e aftesis luftarake MOS's per ARNG, USAR dhe eshte pjese e Sistemit te pergjithshem arsimor te Ushtrise (armates)
    __________________________________________________ _________________

    Gjate fazes stervitore "Iraqi Freedom" ishin te angazhuar shume irakien, improvizoheshin ngjarje te ndryshme, duke perdore mjete plasese dhe eksploziv manovrues, realizoheshin taktika te ndryshme ushtarake varesisht nga skenari, kryheshin bastisje veturash, vozitesi ishte i detyruar te respektoj urdherat qe jipeshin nga ushtaret, duke hapur dritaren, pastaj hapjen e deres nga jashte, duke vazhduar me hapjen e deres se prapme te bagazhit... Te gjitha veprimet beheshin ne akordance me urdherin e ushtarit, kishte nje seriozitet te larte angazhimi, meqe nga keto ushtrime varet edhe jeta e ushtarit amerikan, qe nenkupton qellimin se pergatitja e sukseshme zvoglon mundesite e rrezikut. Ishin keto disa dite eksperience, para angazhimit me me interes per ne ato "Red Dragon", te inskenuara per pergatitjet e ushtareve amrikane ne kuader te forcave multinacionale KFOR 8. Ishte dicka e vecante ngase gjate ketyre ushtrimeve edhe toponimet e vendbanimeve ishin me te njohura, e keqja ishte se shfrytezoheheshin toponimet e vjetra, me e theksuar ishte psh., "Uroshevac" e jo Ferizaj, por vendbanimet tjera qe ishin pjese e skenarit nuk kishin dallime te theksuara, ishin te perbashketa si Cernica, pastaj Kllokoti.. Keto venbanime ishin edhe pikat kyce te ushtrimit, meqe konsiderohen si zona ku mund te kete eskalime te dhunes, gjate fazes para statusore dhe pas statusore te Kosoves. Ushtrimi ishte fazor, dhe ishte i kombinuar, taktike ushtarake dhe bashkebisedim me njerezit ne pushtet, si me kryetarin e komunes (majorin e qytetit), shefin e policise, shefin per investigime etj., ato karakterizoheshin edhe me perfshirjen e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me pushtetin ne nivel lokal, pastaj percaktoheshin pikat ne harte per vendet e mundshme te grumbullimit te armatimit te palejuar pergjate vijes hekurudhore Serbi-Kosove-Maqedoni duke u detajizuar me te dhena konkrete gjate fazes se bisedave.



    Keto ushtrime po pasojne menjehere pas nisjes se 40 ushtareve nga Divizioni i 29-te i Kembesorise nga Indiana, per kete kishte shkruajtur Beqir Sina nga Nju Jorku duke portretuar kolonelin Dougllas Earhart me thenjen ā€œKosova ne fund te fundit do te behet shtet i pavarurā€ Njesiti i 40 trupave nga Divizioni i Kembesorise 29 te - "29th Infantry Division ", vazhdoje misionin nje vjecare, ne Kosove, atij do tā€™i bashkangjiten edhe njesitet tjera te KFOR 8.
    "Ky eshte nje mision i madh" citohet te kete thene ushtaraku me graden Kolonel, Douglas Earhart, nga Divizioni i Kembesorise ā€“ 29-te, dhe Komandanti i Forcave te Mbrojtjes Skifteri (Task Force Falcon). Ai tha se "Populli i Kosoves ka nje te kaluar rrenqethese, ndaj ne do te ndihmojme ate. Ne do te instalojme paisje me aparatura ushtarake, do te stervisim dhe do te ndihmojme manaxhimin e paqes ne Kosove, te rindertojme dhe rikostruojme cdo perpjekje. Ne kemi rastin te japim nje impulsim pozitiv te gjithe atyre qe banojne, ne Kosove" ka thene para nisjes Kolonel Douglas Earhart.
    Te 40 trupat e pergatitur, jane pjestare te 1500 Trupave nga Garda Kombetare , ushtare nga 17 - shtete federale perfshire edhe Puerto Ricon te cilet bejne pjese edhe ne Forcat e Perbashketa te Mbrojtjes Kombetare te Lindjes, pjesmarres ne Aleancen Ushtarake Veri-Atlantike .
    Sipas, axhendes ushtarake trupat jane nisur nga baza "Camp Atterburry" Indiana , ku u mobilizuan per dy muaj. Me pas ata u perqendruan ne nje baze amerikane ne Gjermani per dy muaj ku do te zhvillojne ushtrimet pergatitore para se te mberrijne ne Kosove per te sherbyer per nje vit. Eshte nisur edhe Serxhenti me graden Major Bob Golladay, nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri. Ai ka 14 vjet qe sherben ne Garden Kombetare Amerikane. "Detyra ime thote ai eshte te pergatise ushtaret per operacione ne Forcat e Mbrojtjes Skifteri" tha ai. Ushtaret jane te pergatitur te nderrmarrin aksione "HMMEV" qe do te thote" lufte, njohje personale e terrenit, dhe perodrimin e armeve te renda" thote Golladay.
    Burime ushtarake nga baza e nisjes u thane gazetareve amerikane se Major Bob Golladay, nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri, deklaroi: " Ne shkojme ne nje vend ku populli i tij ka nje respekt te vecante per SHBA, dhe flamurin amerikan. Nje popull qe flamurin amerikan, e ka si flamur te vetin"



    Oficeri komandues Kapiteni Aleksander jep urdher te levizin konvoji dhe te ekzekutohet misioni Photo nga Spc. Karen Lohmiller.

    Te njejtat burime pohojne se oficeri me graden Kolonel, Douglas Earhart, nga Divizioni i Kembesorise - 29te, dhe Komandanti i Forcave te Mbrojtjes Skifteri (Task Force Falcon) , u tha atyre se Trupat nga Garda Kombetare Amerikane, do te pergatisin trupat ne Kosove qe gjate tranziscionit t'ua bartin te gjitha pergjegjesite, atyre . Pasi qe Kosova ne fund te fundit, do te behet shtet i pavarur, tha Earhart.
    Maj. Cotton Puryear, oficer i ceshtjeve publike, thote, se:" Nato-ja hyri ne Kosove me 12 qershor, 1999 me nje mandat te Kombeve te Bashkuara, e cila u adaptua dy dite me vone me nje Rezolute nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se "Resolution 12 - 44" . Trupat ushtarake te quajtura Frocat e Mbrojtjes Skifteri, kane rreth 1,500 trupa ne personnelin e saj te gatshem, i perber ky nga Garda Kombetare ne shtetet federale Virginia, Maryland dhe Massachusetts. Si dhe ka kontigjente nga New York, Louisiana, Alabama dhe Kalifornia."
    __________________________________________________ _________________

    KFOR 8 pergatitet t'i bashkangjitet forcave multnacionale

    Kosova Forca 8 do te leshoj Kamp-in Atterbuy pas disa muajve te trajnimit, shume nga to perfshine serine e komandes pas ushtrimore e disejnuar per te testuar komandimin dhe kontrollimin e elementeve te forcave.
    CPX konsistohet nga tri ciklet qe behen ne menyre progresive gjitheperfshirese, ne akordance me Majorin David Weber, oficer per plan dhe operacione per Brigaden e 3 te, Divisioni 85.




    Ushtaret trajnohen per te marre pjese ne "Kosovo Force 8" ne Kampin Atterbury, Ushtaret njoftohen per scenariot reale te trainimir, si ne klase poashtu edhe ushtrim prakik te kultures



    Pergjegjesi primare e Weberit eshte menagjimi i scenariove dhe ushtrimve qe perfshijne siperfaqen prej 33,000 aker te fushes se trajnimit ne Kampin Atterbury, si pjese perberse e se ciles eshte edhe siperfaqja urbane per trajnim, ku KFOR-i ka stervitur. Faza e pare perfshin vetem hartuesit e komandove vendimarrese dhe keto vendime ndikojne se cfare do te perfaqesohen ne fazen e dyte dhe te trete, thote Weber. Sa me teper qe zgjate stervitja rritet edhe participimi i Task Force. "Task Force Patriot" ka lene trajnimin e balansuar KFOR 8 per te vazhduar ne tetor metutje me stervitje ne Qendren per Gatishmeri dhe Manovra te Perbashketa ne Hoensfeld, Gjermani, para dislokimit ne Kosove
    __________________________________________________ _______________

    Kosova ne Kampin Atterbury

    Orari i punes nuk ndryshonte shume edhepse varej kryesisht nga kerkesat e ushtarakeve. Ne ishim te vendosur ne motelin (Super 7 Motel), ne Franklin, i cili ishte ne pronesi te nje djaloshi pakistanez me llagapin Sony qe nuk kishte kaluar te tridhjetat, ai edhe e menagjonte motelin. Kur i treguam se jemi shqiptar na ofroj nje cmim shume te volitshem, meqe shume nga shoket e tij nga Nju Jorku ishin shqiptare, dmth., ishte nje lidhje e mire qe e shfrytzuam nga perkatesia etnike, keshtu qe u vertetua ajo e popullit "cdo e mire kthehet me te mire". Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak me teper, kishte nje perparesi meqe lidhej me autostraden nr. 65 South, duhej vozitur pra 10 mila deri ne "exit-in" 80 ku lajmerohej mbishkrimi Edinburgh, qe nenkuptonte se dalja nga autostrada ishte ne te vertet hyrja ne qytetin e vjeter te Edinburgh-ut. Ishte saktesisht rruga nr. 265 qe shkonte permes qytetit dhe drejt te qonte ne qendren ushtarake "Camp Atterbury". Para hyrjes ku behej kontrolli nga sigurimi i ushtrise ishte nje-distance rrugeje afro 50 m, aty kontrollohehsin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe nje punkt tjeter kontrollues, ku identifikoheshin oficeret qe vinin nga rruga tjeter por qe bashkohej ne nje para hyrjes, dmth., civilet kalonin me nje pershendetje, ndersa oficereve u kerkohej leja e identifikimit, kjo behej per arsye te azhuritetit, ngaqe personeli civil i punesuar vec ishte identifikuar me heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afer ishte edhe takimi i personelit civil, te cilet kishin kontrate me GENE ose ANS, ishin keto dy kompani qe kishin nendshkruar subkontraten, dhe i ofronin sherbime ushtrise amerikane. Nga qendra e takimit shperndaheshin civilet me autobuse apo komnibuse varesisht nga detyrat qe kryenin. Qe nga ai moment te gjithe ishin qytetare te Kosoves, duket paksa e cuditshme por ne kontakt me ushtare nuk flitej anglishtja, vetem permes perkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtepi te improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tere infrastruktura komunale. Stervitja ishte perqendruar ne zonen ku jane te vendosura forcat amerikane ne Kosove, ajo ishte ndare me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti...etj.



    Ushtarer nga 1-151 pergatisin konnvojin dhe bejne rreshtimin e automjeteve kryesuese per t'i renditur ne vi (IED lane). Foto nga Spc. Karen Lohmiller.

    Me Drinin bisedonim per mundesin e angazhimit te studenteve shqiptare ne kete baze ushtarake, meqe Kisha Ortodokse e Gracanices ua kishte siguruar vizat amerikane disa studenteve nga Serbia e Mali i Zi, ata edhe pretendonin te benin propagande serbe ne Kampin Atterbury. Ata punonin me viza studentore. Ne u interesuam dhe morem premtime nga kompania se vitin e ardhshem mund te aranzhohet nje mundesi e tille me studentet shqiptare, le te shpresojme.., eshte mire se paguhet, dhe vizitohet Amerika. Kemi pasur shume peripeci me serbet e rinje, ishin nga Beogradi, Krushevci, Tivati.., trurin e kishin te fshire, e tere bota per ta ishte Serbi. U dasht intervenimi jone tek oficeret amerikan, qe atyre tu terhiqet verejtja perfundimtare se mund te largohen nga puna nese vazhdojne te mbajne simbole nacionale. Tere kete propagande serbe e zhvillonte prifti serb ne Frankilin, i cili edhe vet ishte i inkadruar ne kete stervitje, me vone kuptova se ne liste ishte edhe popi nga Indijanapolisi. Ishim pra ne te dy qe ngritem problemin ne nivel me te lart, dhe serbet u moren ne pyetje nga sigurimi i ushtrise, ne ne te vertet si shqiptaro-amerikan druanim edhe per jeten e ushareve amerikane, pra pretendonim qe ushtareve tua prezantojme Kosoven realisht. Prandaj, per kete qellim ligjeruam para qindra ushtareve per gjuhen dhe kulturen shqiptare, per organizimin politik dhe institucional te Kosoves.
    Jane te paharruara castet me ushtaret amerikane, ata vinin pershendeteshin me ne dhe falenderoheshin per angazhimin tone, intersoheshin per kuzhinen shqiptare, sportin, restoranet, veshjen.., ishin kurioz se shume prej tyre kishin sherbyer ne Irak, tash shkonin ne Kosove per here te pare. U treguam se ne Kosove jane shume te mireseardhur nga shqiptaret, dhe se do te jene shume te rrespektuar atje, kjo i gezonte shume, ngase nder ta kishte edhe shume te rinje nga Ohajo, Teksasi, Msisipi, Gjorgjia...
    Meqe Drini duhet te kthehej ne Kosove per te vazhduar vitin e dyte te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Prishtine ishim te detyruar qe te ketheheshim ne Farmington Hills. Nuk ka ndonje veshtersi te orientohesh ne trafikun amerikan, cdo te dhene e gjen ne internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe ne daljen 37B bashkohet me rrugen 69 North e cila vazhdon per 297 mila deri ne "exit-in" 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 West shkon per ne Chicago derisa 94 East per ne Detroit, rruga per ne Detroit ishte pra caku yne. Gjate rruges ka shume mundesi per te pushuar, per te pire kafe, dmth., ne cdo parking te ofrohet kjo mundesi. Drini banonte ne Farmington Hills te Gezim Kabashi, i cili vec ishte ambientua ne jeten amerikane, derisa bashkeshortja e tij Teuta, mjeke specialiste, vazhdonte studimet ne kryqytetin e Michigan-it ne Lansing. Drini ishte plot mall per Kosoven, shoqerine dhe per motrat Lurianen e Fjollen, mundohej ta fshihte kete por kot, nuk ia arrinte. Une vec isha adaptuar me shoqerimin e tij, nuk e kisha lehte, ai se shpejti do te jet ne Kosove, e une aq larg prinderve vllaut, motrave, miqeve, ofshajta thelle, sa larg dhe sa eshte i veshtire gyrbeti.

    Major i Cernices malsori Tony Ivezaj

    Derisa Drini vec kishte mberri ne Prishtine une isha pergatitur per kthim ne Kamp. M'u bashkangjite edhe Halil Pllana nga Prishtina i cili banonte ne Ann Arbor, ku ishte i locuar edhe njeri nga Universitetet Publike me prestigjioze ne Amerike Universiteti i Miciganit. Ne udhetuam se bashku ne te njejten marshute, vetem se ne drejtim te jugut. Te nesermen Halili plotesoi aplikimin per pune, ndersa e pasnesermja ishte dita e tij e pare e punes. Pervec Hallilit ushtrimit iu bashkangjite edhe malsori Tony Ivezaj, i cili kishte 40 vite te qendrimit ne Amerike, ai ishte pensionuar nga General Motors-i, ishte 60 vjecar dhe kishte tre femije qe i kishin lindur dhe shkolluar ne Amerike, njeri avokat e dy te tjeret inxhinier qe kishin kryer studimet ne Universitetin e Michiganit ne Ann Arbor. Tony kishte ardhe me rexhisorin irakien Mundhir Hamud. Dita e punes filloje ne ora 8 ne mengjes, skenari ishte i ndryshem, dhe ishte i ndre ne disa grupe, parashiheshin protesta te serbeve, bisede me ta, ne skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve te mundshme ne Kosove, trazimi i banoreve serb nga nje grup te rinjesh, pastaj ankesat e tyre per siguri me te madhe, nderprerja e shpeshte e rrymes e shume improvizmie tjera. Po ate dite serbet u ankuan ngase Tony mbante ne koke kapelen e UƇK-se, ai reagoi ashper dhe akuzonte serbet se jane jo kooperativ, jetojne ne Kosove dhe nuk kane mesuar shqipen, ky ushtareve u tregonte absurditetin kosovar, ngase ushtaret amerikane perpiqeshin te mesonin shqip, ndersa serbet qe kishin lindur dhe jetuar ne Kosove nuk kishin mesuar fare gjuhen e popullit shumice, gjuhen shqipe. Ai metutje u spjegonte ushtareve per nacionalizmin serb, per politiken e ekzekutuar shfarosese te Millosheviqit dhe perkrahjen e kesaj politike nga serbet lokal. Reagimi i serbeve ishtte edhe shkaku qe erdhen nenkryetari i kompanise ANS, por ishin alarmuar edhe oficere nga komanda e Kampit, ata i frikoheshin konfliktit te mundshem ne mes te shqiptareve dhe serbeve. Deri sa oficeri kryesor i ushtrimit spjegonte detajet e stervitjes, ai reagoi shume ashper ndaj serbeve qe pershperitnin ne mes veti, ai u tha ju jeni qene te vegjel dhe nese edhe njehere nuk degjojne mund te kthehen nga kane ardhur. Per t'u zbutur problemet personeli civil u nda ne tri grupe, ne ate shqiptare, serb, serbe te moshuar se bashku me kroate e boshnjak. Une, Tony dhe Halili pergjigjeshim ne pyetjet e ushtareve te shumte qe nderroheshin grup pas grupi per te kuptuar jeten dhe realitetin ne Kosove. Ata si zakonisht interesoheshin per kulturen, gjuhen, pershendetjet dhe gjestikulacionet e pranueshme qe nuk shkaktonin pezme nder shqiptare. Halili u kthye pas disa ditesh ne familjen e tij, per arsye personale. Ndersa une e Tony vazhduam qendrimin ne Franklin, por edhe vazhdimin e punes ne Kamp. Meqe stervitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetareve lokal si Xhemajl Hyseni, Faik Grainca.., ishin te pershkruara biografite e tyre, takoheshin pra ushtaret me emrat e pushtetareve lokal te Kosoves.



    Pjesemarresit e Kosva Force 8 pergatiten duke bere improvizimin e mjeteve shperthyese ne klasen per perkrahje logjistike, ne fushen perkatese per kete qellim, ne Kampin Atterbury. Afer 1400 ushtare te Gardes Kombetare dhe asaj
    rezerve te ushtrise jane pjese perberese te KFOR 8, dhe ata do te zbarkojne ne Kosove ne misionin paqesor ne Kosove (Photo nga Spc. Tim Sproles).



    Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i pergjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe te tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, qe perputheshin me skenarin e pergatitur, pra edhe protestat e inskenuara ne Kllokot. Meqe Tony dhe une njihnim gjuhen shqipe, ate serbe dhe anglishten ishim edhe me te kerkuar, Tony u caktua "major" i Cernices, ndersa une perkhyes, ishim te ndare njeri nga tjetri, une u vesha ne uniformen ushtarake amerikane por edhe helmeten e rende e vura mbi koke. Gjate ushtrimit i bashkangjitesha konvojit ushtarak, dhe isha nen mbrojtjen e ushtareve, asnje cast nuk largoheshin nga une, meqe ne kushte lufte jeta e ushtarit amerikan varet nga perkthyesi, keshtu pra forcohej bashkepunimi i ushtareve dhe interpretit, me kalimin e kohes perfeksionohej kjo lidhje dhe besimi ishte i dyanshem. Pas dy ditesh pune une e Tony vendosem te mos flasim serbisht, meqe e ndienim veten paksa te diskriminuar. Po ate dite Tony refuzoi te flas serbisht, oficeri amerikan i mllefosur i tha "you are fired" qe nenkuptonte largimin nga ushtrimi. Ai kishte reaguar ne kete padrejtesi, i kishte telefonuar kompanise per rastin, ata arsyetoheshin se kjo nuk ka gje te beje me diskriminim gjuhesor dhe me realitetin, dhe se eshte pjse e lojes improvizuese per stervitjen e ushtareve amerikane. Ne ne te vertet nuk pranuam asesi kete arsyetim, prandaj per te vazhduar stervija me sukses, na bashkuan, dhe na vendosen ne punkte tjera ushtarake bashkarisht me civilet tjere amerikane, kjo ishte shume me lehte per ne, ishim me te relaksuar.

    Transferi nga "Camp Atterbury" ne North Vernon

    Java e fundit ishte e paperseritshme, meqe u transferuam nga Kampi Atterbury ne North Vernon, qe ishte afer 70 mila largesi. Ne fakt ne paraqiteshim ne kamp cdo dite, nga na merrnin ushtaret me vetura per nevoja civile, ato i kishte rentuar ushtria per qellime te stervitjes. U vendosem ne spitalin civil te cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar per qellime ushtarake. Ishim une e Tony ne mesin e oficereve amerikane te veshur ne rrobe civile. Disa nga oficeret i njihshim edhe me heret, por ata kishin ndryshuar, kishin vendosur paruka, vathe, dhe per dallim nga veshja ushtarake e perditshme, dallonin shume me kostumet civile. U pranuam shkelqyeshem nga kapitenet Jery dhe Joe, u mahnitem me sjelljen e tyre, na siguruan edhe nje dhome per te pushuar gjate dites. Ishin ato momente te paharruara te shoqerimit dhe bashkepunimit me oficeret ushtarak amerikane. Gjate stervitjes ishte aranzhuar edhe brifingu me gazetare te ushtrise amerikane, pastaj percjellja e ushtrimit me kamere etj. Kohe pas kohe zbarkonin helikopteret me ushtare, ushtrimin e percillnin edhe gjenerale nga Pentagoni ne rrobe civile, njeri nga ta falenderoi pjesemarresit e ushtrimit "Red Dragon", nder ta edhe ne dy shqiptareve qe kishim shprehur vullnetin dhe gatishmerine tu ndihmojme ushtarakeve per te realizuar me sukses misonin KFOR 8 ne Kosove. Ne kohen e pushimit pergatitej edhe ushqimi nga eproret ushtarak, tymosej por edhe pertypej duhani, ishte edhe bisedimi i perzemert dhe miqesor duke pire kafe. Atmosfera e punes ishte shume serioze dhe ishte shume reale. Beheshin kombinime edhe me radiostacion, leshohej ezani qe kumbonte fuqishem, sigurisht qe ishte inqizuar edhe per ushtrimin paraprak "Iraqi Freedom", here pas here muzike kantri amerikan. Skenari i paraqitur parashihte edhe kacafytje me ushtare, shtyerje, gjuajtje guresh (balona te mbushur ne zall), ushtaraket me veshje civile kishin veshur detyrimisht edhe mjete mbrojese dhe shume u ngjanin lojtareve te futbollit amerikane.
    Gjate shtyerjeve rastesisht u qellua ne fytyre Tony, ishte nje lendim i lehte dhe per te u angazhuan miqte tane ushtaraket amerikane, ai e perballoi shume shpejt lendimin. Ishte ky ne te vertet inskenimi i nje situata konfliktuoze ne mes te shqiptareve dhe serbeve qe eventualisht do te ndodhte ne Kosove. Ƈdo gje ishte parapare me skenar edhe protestat e Levizjes "Vetevendosja", por edhe mbishkrimet e ndryshme si ai "Decentralizim = Ndarje = Lufte", shume nga panot i shkruanim ne dhe ate ne gjuhen shqipe, por edhe ne ate amerikane. Edhe ndarja nga ekipi shqptaro-amerikane (dy civil shqiptare dhe shume te tjere ushtarak amerikane) ishte e paharruar, ne takimin pershendetes pas nje fjalimi te rastit kapiteni Jery u falenderua per punen dhe angazhimin tone me duartrokitje frenetike nga oficeret amerikane. Pershtypjet tona ishin te vecanta, ata sihin te sigurte qe Kosova do te pavaresohet, dhe se statusi i saj final definitivisht do te qartesohet deri ne fund te ketij viti. Misioni i tyre ne Kosove eshte paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit te Kosoves. Kosova ne t'ardhmen do te perballet me shume veshtiresi, por sigurisht se nuk do te tolerohet edhe korrupsioni ne shkalle te larte, por edhe trafiku me qenje nerzore, pastaj tregeta e palejuar me narkotike e shume sjellje devijante ne shoqerine kosovare. Sigurisht qe KFOR-i amerikan do te ndermarr edhe hapa konkret ne kete drejtim, ky eshte edhe synim i perbashket edhe i qytetareve lojal te Kosoves. Le te shpresojme qe liria dhe demokracia ne Kosve do te jete shembull i paqes ne rajon, dhe shteti i ri i Kosoves do te sherbeje per te miren e qytetareve, do te jete ky realizim i projektit anglo-amerikan si perfundim real i nje lufte shafarosese te regjimit serbian kunder shqiptareve dhe te tjereve, si dhe deshtim i projektit famkeq per asgjesimin e jeterave te njerezve. Per te mos ndodhur me asnjehere do te angazhohen ushtaret amerikane, por edhe populli i shumevuajtur i Kosoves, qe ka besim te plote ne popullin amerikan dhe qeverine amerikane te kryesuar nga presidenti Georg W Bush.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Ndėrrime kadrovike nė administratėn e Bushit

    Ndėrrime kadrovike nė administratėn e Bushit

    Presidenti amerikan Georg Bush planifikon tė ndėrroj dy gjeneralėt kryesor nė Irak, deklaroi zyrtari i mbrojtjes pėr Associated Press nė kushte anonimiteti. Bush javėn e ardhshme do tė shpalos strategjinė e tij, qė pritet tė pasqyroj hapat politik, ushtarak dhe ekonomik pėr tė fituar luftėn. Burime tė afėrta ushtarake, qė zgjuan interesim dhe skepticizėm nga Kongresi, parashihet tė pėrfshin dhe rritė numrin e forcave tė SHBA nė Irak. Rreth 9000 trupa shtesė do tė zbarkojnė vetėm nė kryeqytetin e Irakut, nė Bagdad. Njė gjė ėshtė e sigurt: Unė dėshiroj tė bėj me dije qė misioni ėshtė i qartė dhe specifik pėr t'u arritur, tha Bush tė enjten. Ryan Crocker, diplomati amerikan me pėrvojė sė shpejti do ta lėshon Pakistanin pėr tė zėvendėsuar ambasadorin e SHBA-ve nė Irak. Khalilzad pritet tė nominohet ambasador i SHBA-ve nė OKB, nė akordancė me zyrtarin e lart tė administratės sė Bushit. Zyrtarėt e mbrojtjes, nė kushte anonimiteti, meqė nuk ėshtė shpallur ende zyrtarisht, thanė se Bushi do tė zėvendėsojė Abizad-in me Admiralin William Fallon, komandantin kryesor pėr Pacifik ndėrsa Casey-n do ta zėvendėsoj Gjenerali Lt. i Armatės David Petreaeus, qė kishte pėr detyrė tė trajnonte forcat e sigurisė sė Irakut. Gjithashtu Vice Admirali i pensionuar Mike McConnel, veteran qė ka kaluar mė tepėr se 25 vite nė intelegjencė, do tė emrohet nga Bush-i pėr tė zėvendėsuar John Negroponte si drejtor i intelegjencės kombėtare, tha zyrtari i lart i administratės nė kushte anonimiteti, meqenėse vendimi nuk ėshtė bė ende publik. a.v.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Thumbs up Diaspora e integruar, apo ajo e ē'integruar

    Po!, pėr diasporė tė fuqishme dhe tė integruar, Jo!, pėr diasporė tė ndarė dhe tė ē'integruar

    Ka njė gabim tė madh nė tė kuptuarin e realitetit nė diasporė, meqė qeveria por edhe subjektet politike diasporėn e kanė kuptuar si vend ku mund tė grumbullohen eurot e dollarėt pa asnjė kundėrshpėrblim, pra diaspora deri mė tash realisht ėshtė abuzuar dhe vjedhur, duke shfrytėzuar ndjenjat emocionale tė shqiptarėve tė cilėt janė tė pajisur me shtetėsi, jo nga vendi ku e kanė realisht origjinėn.

    Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Ideja qė ka hedhur Kabineti i mirėqenies sė mirė tash pėr tash ėshtė njė ide nė letėr, qė kushtimisht ėshtė e lidhur me aprovimin/mos aprovimin e projektit, ide. Unė nuk kuptoj se si mundet Kosova tė hap zyra tė konsullatės, dhe tė zgjedhė problemet e qytetarėve nė diasporė, kur sovran i Kosovės ėshtė PSSP, dhe kur qeveria dhe parlamenti i Kosovės nuk figuron nė strukturėn organizative tė OKB-sė, dhe ēfarė fuqie implementuese do tė kishte ministria e diasporės, meqė hapja e zyrave konsulare pėrcillet me nėnshkrimin e marrėveshjeve protokollare ndėrshtetėrore sipas tė cilės specifikohen pėrgjegjėsitė. Edhe pse janė tė kuptueshme kėto pengesa ligjore, lidhja e Kosovės, jo vetėm Kosovės, me diasporėn e saj ka beneficione tė shumta jo vetėm ekonomike por edhe politike, mundėsi tash pėr tash tė pashfrytėzuara. Qytetarėt e ndarė nė shtete tė ndryshme janė edhe fuqi e jashtėzakonshme demokratike, janė votues, dhe vota e tyre sjell ndryshime nė vendet ku ata jetojnė, prandaj ata duhet kuptuar si njė potencial me ndikim tė jashtėzakonshėm politik. Zyrat ndėrlidhėse informative shqiptare-jo konsullata, pėrveē efektit propagandistik do tė prodhonin edhe efekte financiare dobiprurėse, ngase kėshtu do tė centralizoheshin informatat nė disa qendra, dhe do tė dihej adresa e saktė e selisė, duhet tė gjinden pra zgjidhje racionale. Nė bordin qė udhėheq qendrat e tilla duhet tė jenė njerėz kompetent, tė shquar nė biznes, por edhe nė punė qeveritare, pra biografia e tyre e punės ėshtė ēelės kyē. Janė pra tė tejkaluara dhe tė papranueshme zgjidhjet populliste , pa kritere, grupim i qytetarėve legal/jo legal qė shfrytėzohen si mekanizėm votues, duke krijuar liderė me hapėsirė tė kufizuar veprimi, pra ēdo zgjedhje e kandidatėve duhet tė pėrcillet me ID dhe duhet t’i nėnshtrohet procedurės sė verifikimit pėrmes “Social Security Number”, praktikė normale qė zbatohet nė ēdo institucion qeveritar dhe joqeveritar, ngase mundėsia teorike e keqpėrdorimit institucional ėshtė reale dhe vendin udhėheqės mund ta zė ndonjė diler droge, apo ndonjė person me biografi tė dyshimtė dhe kriminale.
    Tash pėr tash shqiptarėt siē janė tė shpėrndarė nuk shfrytėzojnė maksimalisht kėtė mundėsi qė ua ofron demokracia perėndimore, ngase sa mė e fuqishme qė ėshtė diaspora shqiptare aq mė i fuqishėm do tė jetė vendi nga ata vijnė. Shumė organizata lobiste nė Amerikė kanė shfrytėzuar kėtė mekanizėm pėr tė lobuar nė institucionet financiare, duke bėrė marketing tė pėlqyeshėm pėr turizmin, kulturėn, ushqimin... Ka njė gabim tė madh nė tė kuptuarin e realitetit nė diasporė, meqė qeveria por edhe subjektet politike diasporėn e kanė kuptuar si vend ku mund tė grumbullohen eurot e dollarėt pa asnjė kundėrshpėrblim, pra diaspora deri mė tash realisht ėshtė abuzuar dhe vjedhur, duke shfrytėzuar ndjenjat emocionale tė shqiptarėve tė cilėt janė tė pajisur me shtetėsi, jo nga vendi ku e kanė realisht origjinėn.. Organizimi mė i mire i diasporės do tė sillte mirėqenie, por edhe ajo duhet tė lirohet nga militantėt qė flenė natėn dhe ėndėrrojnė ditėn, nuk ėshtė kohė e shitjes sė patriotizmit me fjalė por e veprimit konkret. Krijimi i zyrave ndėrlidhėse tė kulturės nga komuniteti shqiptar, jo vende tė tubimit vend e pa vend, ku do tė adresoheshin tė gjitha problemet (nė pamundėsi tė hapjeve tė zyrave tė konsullatave) do tė shėrbenin edhe si servise biznesi, tė pajisura me pako ligjore nė harmoni me ligjet pozitive tė shteteve ku janė tė locuar qytetarėt me origjinė shqiptare, do tė hapte mundėsitė nė krijimin e lehtėsimeve tė vizave pėr biznes dhe pėr shkollimin e kuadrove, pastaj tė punėsimit sezonal..., kėshtu pra realisht do tė ndikohej fuqishėm nė lobimin pėr nėnshkrimin e ujdive, marrėveshjeve dhe kontratave tė mėdha nė biznes, do t'u bishtėrohej pengesave ligjore, duke shrytzuar pėrparėsitė qė ofron integrimi institucional pėr njė prani mė tė madhe tė shqiptarėve tė cilėt i kanė ndarė padrejtėsisht nė Ballkan, por jo edhe nė Perėndim, dhe jo nė Amerikė. Assesi nuk e them qė shoqatat dhe organizatat e ndryshme atdhetare e patriotike duhet tė shuhen dhe tė krijohen tjera, por ato duhet tė integrohen, duke krijuar qendra tė fuqishme tė diasporės, duke shfrytėzuar forma tė organizimit modern, tė pajisura me teknologji moderne tė komunikimit, dhe nga e tėra kjo duhet tė ketė pėrfitime patjetėr, se kėshtu biznesmenėt tagėrpagues do tė liroheshin dukshėm nga shkalla tatimore, duke mbajtur seminare pėr biznes (punė voluntere), ndėrsa pjesėmarrėsit do tė ishin donatorė tė mundshėm, pastaj seminare pėr komunikim, prezantime nga fusha tė ndryshme pėrmes ligjėratave ku do tė ekspozonin ekspertėt shqiptarė tė angazhuar nėpėr institucione arsimore, qeveritare apo tė biznesit dhe me ta do tė njiheshin qytetarėt shqiptarė qė jetojnė nė Amerikė. Besoj se tė gjithė do tė pėrfitonin, shumė mė me efekt do tė ishte qė nga njė kulinar tė mėsojmė recetėn si gatitet njė specialitet nacional, se sa tė dėgjojmė njė fjalim tė zhurmshėm patriotik.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij

    Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij

    Tė qėndroja nė njė dhomė me Millosheviēin, kisha reagim fizik, sepse mė dilte parasysh se ēfarė po bėnte ai me popullin tim nė Kosovė.

    Qazim Doda,
    15 janar 2007
    New York

    Ilir Zherka u lind ne Krushevė tė Plavės, nė moshėn 2 vjeēare familja e tij e pėrndjekur u detyrua tė emigronte nė Itali dhe mė vonė u vendosėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Iliri ėshtė drejtor ekzekutiv i DC Vote, njė organizatė qė merret me pėrmirėsimin e ligjit pėr votime nė Amerikė dhe ka tė bėjė direkt me Kongresin dhe Senatin Amerikan. Mė parė ka punuar nė Kongres, senat Shtėpinė e Bardhė si dhe ka qenė drejtor ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan. Shqipja e Ilirit tingėllon shumė pastėr kur merret parasysh se ai kishte ardhur nė Amerikė nė moshėn dy vjeēare. Biseda me tė fillon nė gjuhėn shqipe ku thotė se gjithmonė ėshtė munduar tė flasė dhe shkruajė shqip, vetėm nėse flitet pėr politikė ai insiston tė flasė anglisht duke u bazuar nė shprehjet dhe terminologjinė qė duhet t’i pėrdorė gjatė bisedės
    Familja e juaj ėshtė shumė e njohur tek shqiptarėt e Amerikės, a mund tė na tregosh se ku fillon jeta e Ilirit nė Amerikė?
    Po ne emigruam nė Amerikė mė 1968, dhe u vendosėm nė Jug tė Bronxit, kur Bronxi dhe i tėrė New York-u ka qenė zonė e vėshtirė qė tė rritesh, unė mendoj se njė ndėr ballafaqimet qė njerėzit nė Ballkan ndoshta nuk i kuptojnė ėshtė tė rritesh nė New York. Pėr ne si shqiptar ishte shumė vėshtirė nė atė kohė, kemi jetuar nė vend ku shumica ishin tė zinj dhe spanjoll dhe ne ishim minoritet. Shumica e njerėzve qė unė jam rritur me ta ēoftė shqiptarė apo jo nuk kanė pėrfunduar aq mirė nė jetėn e tyre duke mos e pėrfunduar as shkollėn e mesme e lėre mė tė shkojnė nė Kolegj dhe morėn rrugėn e gabuar, pra tė rritesh siē jemi rritur ne ka qenė ballafaqim me vėshtirėsi edhe nėse ke qėndruar nė rrugė tė drejtė e tė shkosh nė Kolegj, Unė mendoj se arritja mė e madhe personale pėr mua ka qenė tė shkoj nė Cornell University gjatė asaj kohe.
    Tė shkosh nga shkolla publike e Bronxit nė Cornell University ėshtė shumė e vėshtirė, si e realizove kėtė qėllim qė pėr shumicėn mbetet vetėm njė ėndėrr e bukur por e parealizueshme?
    Kur isha nė shkollėn e mesme pata shkuar tek kėshilltari pėr karrierė dhe edukim, e pata pyetur se ēfarė mendon se duhet tė bėj, tė shkoj nė Kolegj apo tė ndahem nga shkolla. Ai mu pėrgjigj se duhet tė shkoja nė Kolegjin publik tė komunitetit pėr tri vite, ku shumė shqiptarė shkojnė nė kėto lloj Kolegjesh qė unė mendoj se ėshtė nė rregull por nuk ėshtė zgjedhja mė e mirė. Nga ai takim isha i zhgėnjyer dhe i nervozuar, kur u ktheva nė shtėpi i tregova motrės sime Nexhmies se ēka mė tha kėshilltari nė shkollė. Pasi mė shikoi nė sy pėr njė ēast mė pyeti se ēfarė kisha ndėrmend tė bėja nė ato momente, unė i thash se dua tė shkoj nė njė shkollė sa mė tė mirė qė tė jetė e mundur. Atėherė ajo mė kėshilloi qė unė duhet tė insistoj pėr kėtė gjė dhe tė punoj shumė nė kėtė drejtim e tė mos dorėzohem. Kėshtu veprova pra pas kėshillave tė motrės sime e cila mė vonė arriti tė bėhej njė ushtarake e lartė nė Ushtrinė Amerikane ku shėrbeu gjer nė vdekje. Pra kur shkova nė Cornell University e vėrejta se nė jetėn time ndodhi njė ndryshim i madh me atė eksperiencė dhe kėshillat e saj mė ndihmuan shumė.
    Nė Cornell University nuk janė shumė shqiptarė sepse parakushtet pėr pranim janė shumė rigoroze pastaj edhe pagesa ėshtė shumė e shtrenjte, a kishte shumė shqiptarė nė kohėn kur ti ke studijuar atje?
    Nuk e kam takuar ndonjė student gjatė asaj kohe qė mund t’i ketė vijuar studimet nė Cornell, ky ėshtė njė universitet shumė i mirė, lirisht mund tė quhet ndėr mė tė mirėt nė botė. Atje ka studentė nga tė gjitha anėt e botės dhe janė shumė tė talentuar. Tė korrėsh rezultate atje duhet tė jesh i shkathėt, shumė energjik, i organizuar dhe i dedikuar.
    Nė Cornell isha shumė i angazhuar nė aktivitetet e studentėve, kam qenė demokrat siē jam edhe tani dhe isha i zgjedhur si kryetar i demokratėve tė Cornellit.
    Derisa isha kryetar pata organizuar njė simpozium rreth Kosovės (1988), atu e sollėm Joe Dioguardin dhe Sami Repishtin, me atė rast u mbush dhoma plot pėr tė dėgjuar ata dy duke folur rreth situatės nė Kosovė. Ishte kėnaqėsi pėr universitetin dhe pėr mua personalisht ishte njė nder i madh qė ta pėrdorja pozicionin tim si president i demokratėve tė Cornel University ta bėja tė mundur njė mirėkuptim mė tė madh rreth situatės nė Kosovė.
    Njė tjetėr gjė qė do tė doja ta cekja se para disa ditėsh isha duke biseduar me gruan time se nė ēfarė ambientesh kemi studiuar, ajo mė tha se ka studiuar nė librari ku ka pasur shumė njerėz sepse ajo e ndjen veten rehat kur ka shumė njerėz pėr rreth saj, kurse unė kam studijuar nė vende ku kam qenė i vetmuar. Nė librarinė e Cornellit ishin dy ose tri vende ku unė mund tė bėja njė gjė tė tillė, njė nga kėto vende ishte libraria e shkollės post-diplomike nė katin e gjashtė nė seksionin pėr Shqipėrinė, nganjėherė ndalesha dhe e tėrhiqja nga sirtarėt ndonjė libėr me autor shqiptarė siē ishte Elez Biberaj e shumė tė tjerė dhe e lexoja me kėnaqėsi dhe kėshtu e rifreskoja kokėn time pėr tė vazhduar studimet mė gjatė.
    Nė Cornell ke shkruar pėr gazetėn e Kolegjit, cilat ishin temat qė i rrahje mė shumė gjatė asaj kohe?
    Po kam shkruar pėr gazetėn e Kolegjit atė kohė dhe shkruaja pėr Kosovėn. Gjithmone mundohesha qe ta bindja opinionin se Kosova ėshtė e okupuar dhe ka nevojė pėr pėrkrahjen Amerikane. E ndjeja pėr detyrė tė shkruaja pėr Kosovėn sepse dashuria e madhe pėr tė nuk mė linte tė qetė.
    Nė kohėn kur ke filluar tė merresh me ēėshtjen e Kosovės ke qenė shume i ri, si shpjegohet kjo?
    Ne kemi qenė tė angazhuar si familje nė aktivitetet pėr ēlirimin e Kosovės. Nga kujtimet e hershme mbaj mend se derisa shumė familje tjera shkonin pėr piknik nė parqe tė ndryshme, ne paketonim ushqimin dhe merrnim drejtim tjetėr, pra nė vend tė parqeve shkonim para OKB-sė nė Manhattan ose shkonim nė Washington DC pėr tė demonstruar. Ne ishim familje aktiviste qė tė tjerėt na quanin familje e protestave. Kėtė rutinė e kemi bėrė pėr shumė vite me radhė. Kur u rrita pėr tė shkuar nė Kolegj, nė atė kohė unė veē isha veteran i ballafaqimeve.
    A mund tė ma tregosh ndonjė moment nga demonstratat ku merrje pjesė si nxėnės dhe qė tė ka mbetur nė kujtesė tė pėrhershme?
    Kur isha shumė i ri, e mbaj mend se ne shkuam nė Washington DC ku diktatori Tito bėnte njė vizitė zyrtare, atje ishte organizuar njė demonstratė e madhe shqiptare kundėr Titos, pėr mua si fėmijė dukej se udhėtimi nga New Yorku nė Washington DC ishte shumė i gjatė. Kjo demonstratė ishte shumė agresive dhe nuk mė kujtohet mirė por dikush mė pat treguar mė vonė se kur limuzina e Titos u ndal afėr turmės unė shkova dhe e shqelmova, ndėrsa njė person tjetėr e mori flamurin e Jugosllavisė dhe u ngjit nė njė lis para shtėpisė sė bardhė dhe e dogji derisa policia mundohej ta ndalonte, kjo pra ishte njė ngjarje emocionuese qė akoma e mbaj mend, ky rast pat ndodhur dikur nė vitet e 70-ta.
    Mirė pra tash po kalojmė nga diktatori Tito tek diktatori Millosheviē, Si mund ta pėrshkruash takimin me tė para dhjetė vitesh?
    Po atje isha me kongresmenin Eliot Engel, atė takim e kishte organizuar departamenti i shtetit dhe ata ishin pak nervoz sepse ata nuk e dinin se ēka do tė themi apo bėjmė nė atė takim. Unė isha atje nė cilėsinė e zyrtarit duke e pėrfaqėsuar kongresmenin qė punoja pėr tė dhe dua ta ceki se si njė shqiptaro amerikan askush nuk mė pyeti se kush isha unė dhe pse isha atje. U habita se si na pėrcollėn tek zyra e Millosheviēit ku u futėm pa kaluar nė ndonjė proces tė kontrollit nga sigurimi. Kur u hymė brenda nė dhomėn e takimit, Millosheviēi ishte vetėm pa asnjė kėshilltar apo pėrkthyes. Ne u ulėm nė atė dhomė me tė, nė pėrbėrjen tonė ishin zyrtarėt e ambasadės Amerikane nė Beograd, kongresmeni Eliot Engel, John Coldelli ( shefi i kabinetit tė Engelit) dhe unė, ai ishte pra vetėm. Nė tavolinėn para nesh ishin vendosur shumė fruta, pije dhe ėmbėlsira, e mbaj mend shumė mirė qė askush nga ne nuk mori ndonjė pije apo diēka pėr tė ngrėnė sepse nuk ishte njė takim shoqėror ku ne do tė shkonim pėr tė bėrė miqėsi me tė.
    U habita me Millosheviēin sepse anglishtja e tij ishte shumė mirė dhe tentonte tė paraqitej shumė mjeshtėr i fortė nė bisedėn qė zhvillonim. Ai paraqiste shumė ēėshtje nė atė takim qė ne faktikisht e injoronim pėr ēdo gjė.
    Kongresmeni Engel paraqiti pikėpamjet e tij dhe i parashtroi disa pyetje pėr tė cilat reagimi i Millosheviēit ishte: “O, kėto janė gėnjeshtra. Amnistia internacionale apo grupet e tjera tė gjitha janė gėnjeshtra thoshte.” E mbaj mend shumė mirė se unė nga ēasti nė ēast vija duke e humbur durimin dhe pėr disa minuta derisa Eliot Engel ishte duke folur unė e respektova dhe nuk fola shumė.
    Kur Millosheviēi filloi tė flasė aq shumė tė pavėrteta, mė bėri shumė nervoz dhe ia ktheva duke i thėnė se atė qė po e thua sot kėtu para nesh nuk ėshtė e faktuar dhe mė lejoni tė ju them se ēfarė ėshtė e vėrteta rreth Kosovės. Fillova tė lexoja listėn e ngjarjeve se ēfarė kishte ndodhur nė vitin 1989 e po ashtu edhe vitet e mėhershme dhe mėvonshme.
    E detyrova tė ballafaqohet me probleme nė besimin e tij se Serbia kishte tė drejtė tė kontrollonte Kosovėn. Ne e arsyetuam me drejtėsi dhe diplomatikisht nė atė bisedė se ai ishte gabim, biseda zgjati mbi njė ore por unė prapė insistoja qė tė mos e lejoja atė tė mbisundojė dhe nuk e lejoja qė tė na gėnjente para grupit tonė. Unė i thashė atij se unė e pėrfaqėsoj njė anėtar tė kongresit tė Amerikės dhe ne i trajtojmė kėto probleme shumė seriozisht, dhe Amerika ėshtė shumė e shqetėsuar se ēfarė po ndodhė me Kosovėn.
    Edhe pse nuk folėm nė emėr tė departamentit tė shtetit, si njė grup e njerėzve qė punonim nė kongres kėrkuam fuqishėm qė ta bllokojmė Millosheviēin dhe represionin e tij nė Kosovė. Ishte njė diskutim shumė interesant, por pėr mua personalisht ishte shumė vėshtirė tė qėndroja nė njė dhomė me tė duke e ditur se ēfarė ka bėrė kundėr shqiptarėve dhe pozicioni i tij me ato pikėpamjet kundėr shqiptarėve.
    Kisha njė reagim fizik tė qėndroja nė njė dhomė me tė sepse kishim njė urrejtje tė madhe kundėr njėri tjetrit dhe ishte shumė vėshtirė ta kontrolloja veten time, por nė fund tė fundit ne e bėmė takimin tonė dhe thamė atė qė duhej ta thoshim pėr Kosovėn.
    Edhe udhėtimi prej Beogradit nė Prishtinė ishte shumė i vėshtirė sepse kishte shumė ushtarė dhe polic nė rrugė, ne u nisėm tek zyra informative e Amerikės Kjo ishte hera e parė qė shkoja nė Kosovė dhe ishte emocionuese shumė. Familja ime vjen nga malėsia e Gjakovės qė nė atė kohė gjysma ishte e pushtuar nga Serbėt por pėr mua dhe familjen time nuk ekzistonte kufiri por ishte vetėm njė Malėsi e Gjakovės nė mendjen tonė.
    Njė zyrtar serb qė mė pėrcillte u nervozua shumė dhe mu drejtua duke mė thėnė:”ti nuk duhet t’i mbushėsh kokat e kėtyre njerėzve me ėndrra!” dhe unė ia ktheva se njerėzit qė janė duke ėndėrruar jeni ju bashkė me zyrtarėt serb nė Kosovė e Beograd, ėndrra kėto qė ju bėjnė tė besoni se mund ta mbani popullin shqiptarė tė shtypur, pra ju mendoni se Kosova ėshtė e juaja por nė fakt nuk ėshtė, dhe mund tė them se kjo ėshtė ėndrra mė e rrezikshme pėr ju serbėt,” kėtė debat e zhvilluam edhe kur u futėm brenda nė zyre dhe ne e realizuam qėllimin tonė duke e thėnė atė qė duhej t’ua thoshim serbėve. Eliot Engel mė vonė nuk ėshtė lejuar nga regjimi i Millosheviēit tė shkonte mė vonė nė Kosovė dhe pėr kėtė gjė kur filloi lufta nė Kosovė ai pat thėnė se e ndien veten krenar qė arritėm tė jetojmė kohėn kur shqiptarėt nuk e lejojnė Millosheviēin tė futet mė nė Kosovė.
    A kishte ndonjė informacion Millosheviēi se kush ishe ti?
    Kur u prezantova me tė, mė shikoi nė sy dhe ma mbajti dorėn pak mė gjatė, kishte njė shikim tė dridhshėm por nuk mendoj se administrata e tij nuk e ka ditur mė herėt se edhe unė do tė jem prezent. Me sa duket zyrtarėt e departamentit nuk i kanė treguar askujt pėr shkaqe sigurie mirėpo kur mė pėrshėndeti mua e kuptoi se unė isha shqiptar sepse ia thashė emrin dhe menjėherė reagoi negativisht.
    Kur u ktheve nė shtėpi, t’u desh tė ballafaqohesh me familjen tėnde qė ishte kundėr Millosheviēit, si e tejkalove kėtė vėshtirėsi?
    Mendoj qė babai im dhe e tėre familja si dhe komuniteti shqiptarė nė Amerikė e mirėpritėn vizitėn time atje sepse unė e pėrfaqėsova komunitetin shqiptarė dhe Amerikėn, atyre ju erdhi mirė qė unė isha njė mbrojtės agresiv i ēėshtjes shqiptare. Kur erdha nė Amerika shkrova njė artikull nė Illyria ku e sqarova se ēfarė kemi bėrė me atė vizitė. Serbėt kishin ėndėrruar se ne si Amerikanė do tė shkojmė dhe tė kėnaqemi duke ngrėnė e duke pirė me ta kurse reagimi ynė ishte duke ua tėrhequr vėrejtjen se do tė punojmė qė ta bindim administratėn Amerikane pėr ta mbrojtur popullin Shqiptarė dhe kjo saktėsisht ndodhi.
    Rreth takimit tė Ilirit me Millosheviqin, babai i tij Ahmeti e kujton atė rast duke thėnė: “Kur u kthye Iliri nga Kosova dhe mė tregoi se ishte takuar me kriminelin Milloshevēq, unė menjėherė ndėrhyra dhe e pyeta, pse nuk ja ngjite pėr fyti e me e plasė atė kriminel,pėr ēka tė kam ushtruar fizikisht qė nga fėmijėria pėr tė qenė i gatshėm ta pėrdorėsh forcėn kur tė takohesh me armikun? Iliri duke buzėqeshur m’u pėrgjigj duke mė thėnė: Babė, mė shkoi mendja njėherė me ja ngjit pėr fyti e me e shtri pėr toke por isha me njerėz tė tjerė, mirėpo po tė premtoj se do tė mundohem tė bėj tė pamundurėn qė ta bindi administratėn Amerikane se Millosheviqi ėshtė njė kriminel qė duhet ndėshkuar me dhunė.” thotė ai.
    Ahmet Zherka nė vitin 1975, nė Manhattan tė New York-ut kishte vrarė njeriun i cili ia kishte shkelur flamurin kombėtar. Duke e respektuar qėndrueshmėrinė e tij dhe aktin e drejtė qė kishte bėrė pėr tė drejtat kombėtare, drejtėsia Amerikane e kishte ulur denimin e tij ne gjithsejt tri vit,e derisa pėr vrasje nė Amerikė mund te denoheshe nga 25 vite deri me vdekje.( shėnim i autorit)
    Pasi mbarove studimet nė Cornell, vazhdove nė Universitetin e Virginia-s, ēfarė e veēon aktivitetin tuaj gjatė asaj kohe?
    Po,Universiteti i Virginias kėrkonte shumė punė, por pasi qė unė isha vetėm dy orė larg nga Washingtoni, shumė herė shkoja pėr demonstrata per ta ngritur zėrin pėr popullin tim. Unė po ashtu pata shkruar artikuj nė New York Times dhe gazeta tė tjera pėr tė shtyrė Amerikanėt qė tė angazhoheshin mė shumė pėr Kosovėn, nė atė kohė pata shkruar njė artikull kundėr senatorit Bob Dole i cili hiqej se po punonte shumė pėr Kosovėn por nė fakt rezultatet nuk ishin askund. Ajo kritikė vetėm e shtyri senatorin Dole qė tė punonte mė shumė pėr Kosovėn.
    Si shpjegohet ky angazhim kaq i madh pikėrisht nė Washington DC, derisa komuniteti shqiptarė gjendet mė shumė nė New York me rrethinė, Michigan, Chickago dhe Philadelphia?
    Unė kam lindur nė njė familje qė kishte tė bėnte shumė me politikė dhe ishte shumė aktive nė ēėshtjen kombėtare. Edhe natyra ime ėshtė e tillė qė unė jam shumė aktiv kur mendoj se gjėrat duhet tė ecin nė drejtimin e duhur dhe ėshtė nė favor tė kombit tim, pra unė jam shumė agresiv nė atė drejtim pėr tė realizuar qėllimin. Jam angazhuar nė politikėn Amerikane qė tė ndihmoj gjėrat tė ecin mė mirė poashtu t’i ndihmoj ēėshtjes shqiptare. Kur kam qenė nė Cornell, e kam kaluar njė semestėr nė Washington ku kam punuar pėr senatorin Daniel Patrick, ai ishte senator nga New York-u. Gjatė asaj kohe pata biseduar me kėshilltarin e tij pėr politikė tė jashtme(1988) dhe i thashė se senatori pėrfaqėson edhe shqiptarėt e New York-ut por ai kurrė nuk ka folur pėr ēėshtjen shqiptare, ai mu pėrgjigj se Amerika e ndihmon Jugosllavinė tė ecin pėrpara dhe nuk duam qė tė bėjmė diēka nė dėm tė marrėdhėnieve tona me ta, mirėpo nė fund ai mė dha mundėsinė qė unė ta shkruaja njė fjalim pėr senatorin rreth situatės nė Kosovė tė cilin ai ta lexonte nė senat. E shkrova fjalimin, ishte shumė vėshtirė pėr mua ta bindja senatorin, kur e lexoi kėshilltari i tij mė tha se senatori nuk ka mundėsi ta lexojnė kėtė fjalim sepse nė atė kohė Amerika nuk ishte e gatshme tė dėnonte dhunėn Jugosllave mbi shqiptarėt pasi qė e konsideronin si aleat tė vetin nė Ballkan.
    Nga ai rast pata vendosur qė sapo tė mbaroj shkollėn tė shkoj nė Washington DC dhe tė zhvilloj aktivitetin tim pėr ēėshtjen kombėtare. Mė vonė pasi e pata mbaruar edhe shkollėn e drejtėsisė kam shkuar bashkė me Lindėn- gruan time nė Shqipėri dhe kam jetuar atje rreth njė vit (1992) ku kam ndihmuar nė nxjerrjen e kodit pėr procedurat kriminale kurse gruaja ime punonte nė ligjet pėr ambientin, kėshtu pra u munduam tė bėjmė detyrėn tonė pėr Shqipėrinė. Kur u ktheva nė Amerikė fillova karrierėn time nė kongres dhe mė vonė i ndihmova presidentit Clinton nė fushatėn e rizgjedhjes sė tij, pastaj kam punuar nė administratė tė shtėpisė sė Bardhė.
    Dihet qe me iniciativen tėnde ėshtė formuar Kėshilli Kombėtar Shqiptaro- Amerikan, si e pėrshkruan fillimin e aktiviteteve tė kėtij kėshilli i cli pėr dallim nga organizatat tjera tė komunitetit qė ishin vendosur jashtė Washingtonit, ju u vendosėt pikėrisht nė DC dhe morėt pėrsipėr njė punė tė rėndėsishme nė kohėt e vėshtira?
    Gjatė kohės sė luftės nė Bosnje unė punoja nė kongres dhe tė them tė drejtėn isha shumė i frustruar sepse ndieja qė njerėzit tė cilėt i quanim aleat tanė dhe llogarisnim nė ta siē ishin Bob Dole dhe Ben Gillman, ata shkonin nėpėr komunitet, merrnin para nga ta dhe kur ktheheshin nė Washington bėnin shumė pak pėr ta. Unė poashtu ndjeja se Dioguardi tė cilin e kam pėrkrahur gjatė viteve tė 80-ta nuk ishte askund nė Washington sepse Liga e tij nuk kishte zyre kėtu dhe gjatė asaj kohe lobi grek ishte shumė aktiv nė Washington qė bėnte pengesa tė mėdha pėr Sali Berishėn.
    Ne ishim njė grup nė kongres qė shqetėsoheshim shumė me atė se ēka po ndodhte me Kosovėn. John Coldelli dhe unė bisedonim shpesh se si komuniteti i jonė nuk kishte pėrfaqėsues nė Washington dhe aleatėt tonė nuk bėnin punė tė mjaftueshme.
    Atė kohė pata shkruar dy artikuj nė Illyria ku i kritikova Bob Dole dhe Ben Gillman, disa njerėz u zemėruan shumė qė unė shkrova kundėr tyre, kurse pjesa mė e madhe ishin tė kėnaqur qė i kritikova sepse unė vėrtetė ndieja se duhet tė bėhet diēka mė shumė pėr Kosovėn. Kur hanim drekė nė kongresin amerikan unė dhe John Coldelli kalonim kohėn duke biseduar se si ti ndihmojmė komunitetit shqiptarė qė tė bėhet mė i fuqishėm dhe kėshtu vendosėm qė tė krijohet njė organizatė e re.
    Nė atė kohė Sami Repishti, Vėllezėrit Fonda, Hajdar Bajraktari, Avni Mustafaj dhe disa tė tjerė zhvillonin bisedimet nė New York pėr tė krijuar njė grupė qė do tė quhej Friends Of Albania (miqtė e Shqipėrisė), qėllimi ishte se si mund t’i ndihmohet Shqipėria tė ndėrtojė demokracinė, nė anėn tjetėr ne nė Washington mendonim tė krijojmė diēka qė do tė kishte njė shtrirje mė tė gjerė.
    Ēka mė konkretisht?
    Mendimi ynė ishte qė ky grup tė mos jetė njė institut por njė grup qė do tė luftonte pėr tė drejtat shqiptarėve nė Ballkan, tė gjithė u pajtuan njėzėri sepse John Coldelli dhe unė e argumentuam se do tė duhej tė krijohej diēka e tillė. Gjatė njė dreke me John Coldellin mė lindi ideja se ēfarė emri duhet tė ketė kjo organizatė e re, i thashė Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (NAK), Kombėtar sepse pėrfshihen interesat e kombit, Kėshill ėshtė kur njerėzit do tė vinin tė gjithė sė bashku dhe do tė diskutonin si njė grup pėr ēėshtjen shqiptare, si dhe Shqiptaro-Amerikane ėshtė se ky kėshill do tė pėrbėhej nga shqiptarėt e Amerikės. Grupit tė New York-ut i pėlqeu ideja ime dhe menjėherė ne ofruam qė tė shkruanim programin dhe statusin sepse kjo edhe ėshtė pjesė e profesionit tim.
    Nė ēfarė organizate u bazuat mė shumė pėr program?
    Kur erdhėm nė Washington filluam tė bėjmė hulumtime tek organizatat tjera qė janė shumė tė suksesshme. Nė atė kohė John Coldelli ishte shumė i afėrt me njė organizatė qė quhej AIPAC ( American-Israeli Public Affairs Comitee) njė lobi ēifut qė konsiderohet shumė ndikues nė politikėn Amerikane. Ne e hartuam programin tonė qė ishte pėrafėrsisht i njėjtė me atė tė ēifutėve dhe e krijuam kėshillin nė vitin 1996, ky ishte i njėjti vit qė unė shkova tė punoj nė fushatėn e rizgjedhjes sė presidentit Clinton.
    Si e kombinove punėn nė administratė tė Shtėpisė sė Bardhė me aktivitetet e KKSHA?
    Dy vitet e para ishte shumė vėshtirė sepse nuk kishim financim dhe nuk mund tė gjenim ndonjė drejtor ekzekutiv, unė gjatė asaj kohe ishte duke zhvilluar fushatė tek minoritet pėr zgjedhje, tentoja tė marr votat e Italianėve, Irlandezėve, Ukrainasve por edhe Serbėve edhe pse ishte shumė vėshtirė tė merrja votėn e kėtyre tė fundit. Nė ato zgjedhje fitoi Presidenti Clinton dhe unė fillova tė punoj pėr administratėn e tij nė Ministrinė e Punės. Derisa punoja nė tavolinėn time lexoja artikuj pėr Kosovėn dhe nganjėherė mė dilnin lotėt kur lexoja pėr dhunėn qė po ushtrohej atje.
    Organizatėn qė e kishim krijuar nuk kishte udhėheqės dhe nga New York-u mė kėshilluan qė ta merrja punėn si drejtor ekzekutiv i KKSHA, ishte shumė vėshtirė pėr mua sepse kisha gruan dhe fėmijėt qė kishin nevojė pėr mua, mirėpo pas diskutimit me gruan time ramė nė pajtim qė tė sakrifikonim pėr Kosovėn dhe tė leja punėn nė administratė pėr tė bėrė punė vullnetare vetėm pse ishte pėr tė mirėn e Kosovės. Kur shkova nė punė pėr tė dhėnė dorėheqjen time, zėvendės ministri i punės mė priti i buzėqeshur duke mė thėnė se kam njė lajm tė mirė pėr ty, tė kanė dhėnė njė post mė tė madh, unė ia ktheva: mos mė thuaj lajm tė mirė sepse unė kam njė lajm tė keq, mė duhet ta lė kėtė punė sepse dua tė kontribuoj mė shumė pėr Kosovėn. Kontaktet e mija me administratėn pasi qė unė kisha punuar mė herėt bėnė njė ndryshim shumė tė madh gjatė luftės, Unė kisha kontakte me shtėpinė e bardhė kur askush tjetėr nuk kishte mundėsi tė ndėrhynte, atėherė administrata kishte refuzuar tė takohej me Dioguardin, pra ishte nė listėn e zezė tė departamentit tė shtetit, kėshtu qė ishte shumė e nevojshme qė ne si komunitet tė kishim mundėsi tė kontaktonim me Shtėpinė e Bardhė.
    Ne bėmė ndikim shumė tė madh nė administratė qė tė pėrkrahej Kosova, dihet qė rolin kryesor pėr ēlirimin e Kosovės e ka luajtur UĒK-ja sepse luftonin nė tokėn e Kosovės dhe e meritojnė ēdo respekt, por ne luajtėm rol tė vogėl qė konsiderohet shumė i rėndėsishėm pėr tė siguruar pėrkrahjen e Shtėpisė sė Bardhė, pra nė atė kohė kongresi dhe Shtėpia e Bardhė vendosėn shumė shpejt qė tė ndėrhynin kundėr ushtrisė serbe.
    Kur e takuat pėr herė tė parė me Presidentin Clinton?
    Pėr herė tė parė kur e kam takuar Clintonin ishte nė Shtėpinė e Bardhė gjatė kohės qė zhvillohej fushata elektorale, kishte njė staf tė organizuar mirė dhe unė isha njė i ri qė i pėrkisja asaj organizate. Nė njė rast kur ne kishim njė tubim me Italiano-Amerikanėt pėr tė kėrkuar nga udhėheqėsit e komunitetit tė tyre qė tė pėrkrahnin fushatėn tonė,atu bisedova gjatė me Presidentin Clinton dhe i tregova se ēfarė po bėja pėr tė fituar pėrkrahjen e komuniteteve pėr tė, ai u gėzua shumė dhe pėrkrahu projektet e mija qė kisha si pėrgjegjės pėr komunitetet.
    Mė vonė u takuam disa herė nė fushatė por nuk biseduam gjatė deri nė momentin historik nė Prill 1999 ku u zhvillua takimi nė Shtėpinė e Bardhė pikėrisht nė dhomėn e Russewelt-it, pra atu ishte njė takim mes presidentit dhe KKSHA si dhe disa organizatave tė tjera shqiptare. Ky ishte njė takim qė u bė falė raporteve tė mija me Shtėpinė e Bardhė dhe me kongresin, ata njerėz qė e siguruan takimin ishin shokė tė mi me tė cilėt kemi punuar bashkė gjatė fushatės sė zgjedhjeve. Isha i vetmi unė qė e dija se Presidenti do tė vinte nė atė takim, organizatorėt e mbanin fshehtė kėtė lajm. Tė gjithė nė dhomė mendonin se do tė vijė Sandy Burger (kėshilltari pėr siguri kombėtare) dhe kur erdhi Presidenti Clinton tė gjithė u habitėn me prezencėn e tij. Fjalėt e presidentit ishin shumė tė qarta, ai tha shprehimisht:”Ne nuk do ta humbim kėtė luftė, dhe ne do tė luftojmė deri nė fitore!”
    Nė Kosovė populli ju njeh pėrmes aktiviteteve qė ke bėrė pėr ta, e di qė e njeh mirė Kosovėn, na thuaj se si e sheh situatėn politike atje.
    Sfidat janė akoma tė dukshme, Serbia ėshtė duke e bėrė njė luftė tė pa shpresė qė tė rikthejė kontrollin mbi Kosovėn, ata janė duke harxhuar shumė para pėr kėtė punė. Tash sė fundi ata kanė punėsuar njė Loby republikan qė merren me drejtėsinė nė Washington dhe do tė paguajnė me miliona dollarė pėr tė bashkėpunuar me ta gjatė dy viteve tė ardhshme. Kjo ėshtė njė luftė tė cilėn shqiptarėt duhet ta marrin shumė seriozisht, mendoj qė secili e kupton qė EU dhe Amerika e pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės, mirėpo nė politikė nuk ekziston njė vendim pėrfundimtarė derisa tė vendoset pėrfundimisht, pra gjėrat mund tė ndryshojnė nė momentin e fundit. Shqiptarėt duhet ta kenė tė ditur se lufta ekziston dhe duhet tė vazhdojė si luftė e vėrtetė derisa tė pėrfundojė.
    Shtyrja e zgjedhjes sė statusit nuk ėshtė njė ide e menēur, unė e pėrkrahi opinioni e Ēekut qė vendimi tė merret sa mė shpejt. Unė personalisht kam besim nė udhėheqėsin e Kosovės dhe mendoj qė EU dhe Amerika dėshirojnė qė ta shohin Kosovėn tė pavarur sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Sfidat fillojnė me pavarėsinė e Kosovės nė tė ardhmen, me sa e njoh unė politikėn e kuptoj qė gjėrat tė cilat nuk duken tė rėndėsishme fare janė gjėrat qė ėshtė mė sė vėshtiri pėr t’i arritur, pėr shembull pėrditshmėria sjell pyetjen nėse uji pėr pije ėshtė i pastėr, a ke rrymė tė mjaftueshme, a mund tė fillosh ndonjė biznes dhe sa shpejt mund ta bėsh atė, a ke ndonjė sistem bankar tė siguruar qė mund t’i deponosh paratė tuaja, a mund tė blesh veturė, nėse ke veturė a mund ta mirėmbash, a ka mjaftė libra tė nevojshme pėr t’u edukuar e kėshtu me radhė. Kėto janė disa nga problemet qė pas pavarėsisė duhet tė ballafaqohemi me to edhe pse duken jo tė rėndėsishme, nė njėfarė mėnyre luajnė rol tė madh nė jetėn e pėrditshme.
    Kosova duhet tė shoh si aleat tė pėrhershėm Amerikėn, por duhet ta dimė se e ardhmja e Kosovės do tė jetė nė EU dhe duhet tė krijohen raporte tė mira me ta. Kosova ka njė pėrparėsi sepse institucionet janė ndėrtuar me direktivat e UNMIK-ut, e di qė ka shumė mospajtime rreth UNMUK-kut dhe unė nuk pajtohem me disa gjėra, por mendoj se nė tė ardhmen ky rregullim i administratės do ta bėje mė tė lehtė pėr Kosovėn qė ta ketė nėn kontroll tranzicionin nga njė zonė e shtypur qė nuk ka qenė e lejuar tė ecin pėrpara nė njė zonė qė do tė jetė pjesė e njė Evrope dinamike.
    Si duhet tė veprojnė institucionet e Kosovės nė kėto momente vendimtare?
    Njė gjė qė do tė duhej nė Kosovė ėshtė paraqitja publike e vendimeve qė i merr qeveria, mbledhjet tė jenė mė tė hapura, njerėzit qė e pėrfaqėsojnė popullin nė parlament duhet tė jenė tė pėrgjegjshėm dhe t’i mbrojnė interesat e popullit. Pastaj njė gjė qė ndodhė me zgjedhjet nė Amerikė ėshtė se populli zgjedh kandidatėt (primary elections) dhe jo direkt nga partia tė bėhen emėrimet dhe kjo bėn njė ndryshim tė madh. E keqja ėshtė se nė Kosovė qeveritarėt japin pėrgjegjėsi tek partitė e tyre e jo tek populli dhe nganjėherė shkaktojnė mosfunksionim tė mirėfilltė tė qeverisė.
    Po kushtetuta qė po pėrgatitet, Ēfarė drejtimi duhet tė marrin sipas mendimit tuaj?
    Kushtetuta e Kosovės duhet tė drejtojė sytė nga Evropa sepse ėshtė pjesė e saj por duhet tė shohin tek ligjet nė kushtetutėn Amerikane tė cilat e kanė bėrė kėtė shtet tė fortė, e kėto ligje janė rreth transparencės, kontrolli i fuqisė politike duke ia dhėnė fuqinė popullit qė tė mbajnė zyrtarėt e zgjedhur nėn kontroll dhe tė kėrkojnė pėrgjegjėsi nga ata, kėto gjėra janė shumė tė rėndėsishme qė Kosova tė jenė si njė shtet Evropian i zhvilluar me kulturė dhe traditė tė tyre por me njė klasė politike tė modelit amerikan qė tė jetė e hapur pėr publikun.
    Decentralizimi nė Kosovė, a mund tė sjell ndarje tė vendit nė baza etnike
    Decentralizimi ėshtė shumė me rėndėsi, njerėzit qė janė mė pranė ngjarjeve janė ata tė cilėt janė mė afėr zgjidhjes. Kur ju jep njerėzve mė shumė pėrgjegjėsi dhe kompetenca tė merren me problemet e veta kuptohet qė ata janė mė tė angazhuar tė zgjedhin problemet e tyre dhe interesohen tė kenė rezultate sa mė tė mira nė punėn e tyre, pra unė jam absolutisht pro decentralizimit dhe dua qė problemet lokale tė zgjidhen nga njerėzit lokal e jo nga qendra.
    Unė mendoj se ēėshtja e minoriteteve dalėngadalė do tė zhduket sapo tė largohet Serbia nga mendja e qytetarėve tė Kosovės dhe tė pranohet pavarėsia. Serbėt e Kosovės do tė largohen nga politika sapo tė pranojnė realitetin e ri, ndoshta disa nacionalistė ekstrem do tė vazhdojnė por shumica do tė jetė e lodhur nga humbja e tyre nė politikė. Megjithatė njerėzit atje duan tė jetojnė e punojnė ditėn dhe tė pushojnė nė mbrėmje, ata duan tė kenė buzėqeshje, tė shkojnė nėpėr dasma, tė krijojnė familje dhe tė shijojnė jetėn e tyre.
    Si i komenton bisedimet e zhvilluara nė Vjenė?
    Fatmirėsisht kėto bisedime janė nė favor tė shqiptarėve sepse Serbėt po bėjnė tė njėjtat gabime, dihet qė sikur Millosheviēi tė ishte mė i menēur nė Ramboulliet gjėrat do tė ishin ndryshe. Amerikanėt i patėn dhėnė shumė mundėsi atij qė tė ndryshonte qėndrimin dhe ta ruante veten e tij por ai gaboi, pėr fatin tonė serbėt nuk i patėn shfrytėzuar sugjerimet e Amerikės dhe tė njėjtėn gjė po e bėjnė tash dhe kjo ne po na shkon pėr shtati. Politika ekstreme e serbėve dhe paaftėsia e tyre gjatė bisedimeve do t’i dėmtojė shumė si popull dhe ėshtė mirė pėr ne qė ata kėmbėngulin kėshtu.
    Nė Kosovė flitet me respekt pėr ju e sidomos nga ish zyrtarėt e UĒK-sė sepse ju keni qenė aktiv gjatė bisedimeve nė Ramboulliet, a shihni ndonjė segment qė i ndėrlidhė bisedimet e atėhershme me kėto tė Vjenės.
    Unė mendoj se ēka pat ndodhur nė Ramboulliet ishte shumė e rėndėsishme. Shqiptarėt gjatė tėrė kohės qėndruan tė bashkuar nė idetė e tyre, ata kishin shumė presione nga njerėz tė ndryshėm, kėshtu qė ne shkuam nė Ramboulliet qė ta pėrkrahim delegacionin e Kosovės, jo vetėm ne qė i pėrkrahnim ata por shumė njerėz nga Amerika ishin atje pėr t’i pėrkrahur, ne i sugjeruam qė tė pėrkrahnin planin Amerikan, atje ndodhi njė gjė e keqe qė mospranimi i idesė Amerikane nga delegacioni i Kosovės humbi shumė kohė dhe gjatė asaj kohe Serbia pėrforcoi ushtrinė e vet.
    Ne qė shkuam atje luajtėm vetėm rol pėrkrahės sepse rolin kryesor e luajti vet delegacioni i Kosovės pasi qė ata e pėrfaqėsonin popullin dhe kishin pėrgjegjėsi shumė tė madhe. Pra nė kėtė aspekt mė duket se bisedimet e Vjenės janė tė ngjashme me ato tė Ramboulliet ku shqiptarėt flasin tė bashkuar dhe janė produktiv nė bisedime. Kėtė gjė Evropianėt dhe Amerikanėt po e marrin si shembull se si duhet tė sillen palėt nė bisedime pėr tė zgjedhur konflikte tė mėdha. Udhėheqėsia e Kosovės ėshtė duke vepruar shumė mirė dhe rezultatet mund tė jenė tė njėjta sikur me rastin e Rambouliiet ku komuniteti ndėrkombėtar imponoi zgjidhjen. Tash ne duhet tė punojmė shumė qė kjo gjė tė ndodhė.
    Shqiptarėt e kritikojnė ekipin negociator tė Kosovės duke e akuzuar se ata po japin shumė territore qė do tė kontrollohen nga serbėt lokal dhe kjo mund tė shkaktojė pasoja nė tė ardhmen e Kosovės, ēfarė mendon se do tė duhej tė vepronte Ekipi Negociator i Kosovės?
    Unė mendoj se me pamundėsinė qė tė kontrollosh fatin tėnd, duhet tė merresh me udhėzimet e mė tė fortėve. Unė nuk kam ndonjė koment nėse atje ėshtė dhėnė mė shumė se qė duhet apo jo, por mendoj qė shqiptarėt janė mjaftė tė menēur dhe po e arrijnė qėllimin e popullit tė vet.
    A mendoni se delegacioni i Kosovės ishte i pėrgatitur mirė sepse ata shpesh here udhėhiqeshin nga dikush qė ka vetėm njė shkollė tė matematikės apo gjuhės dhe nuk ka tė bėjė asgjė me politikėn?
    Unė mendoj se ne kėtu nuk duhet tė kritikojmė liderėt e Kosovės dhe tė flasim pėr pa-pėrgatitjen e tyre politike. Ne si Shqiptaro- Amerikan nuk kemi influencė pėr tė zgjedhur se kush duhet tė jetė lider i shqiptarėve sepse kjo nuk ėshtė puna e jonė. Ne duhet ta pėrkrahim ēdo udhėheqės qė ėshtė i zgjedhur nga populli, me sa duket nė pėrgjithėsi ata kanė bėrė punė tė mirė dhe rezultatet do tė jenė pozitive.
    Nėse statusi nuk zgjidhet deri nė pranverėn e vitit 2007, si e parasheh Kosovėn gjatė kėsaj periudhe?
    Meqė vendimi nuk u bė gjatė vitit 2006, kjo do tė ndodhė mė sė largu me 24 Mars 2007, pra atėherė kur ka filluar ndėrhyrja e Amerikės dhe aleatėve pėr ēlirimin e Kosovė. Ky ėshtė njė afat shumė i rėndėsishėm dhe ka rolin e vet jo vetėm politik por edhe psikologjik sepse kjo datė motivon dėshirėn qė tė mos tej-zgjatet zgjidhja e statusit.
    Nėse kėshilli i sigurimit nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės nga frika e vetos Ruse, ēfarė zgjidhje mund tė ndodhin pas kėsaj? A mund tė ketė ndonjė plan B pėr kėtė gjė?
    Unė nuk pres ndonjė plan B sepse shumica mendojnė qė kjo do tė sillte nj situatė tė tmerrshme. Tash kongresi duhet tė bėjė trysni mė tė madhe nė shtėpinė e bardhė qė tė zgjidhet problemi i Kosovės sa mė shpejt, nuk jam kritik nė atė se ēka po bėn administrata por duhet tė jetė njė politikė mė agresive qė tė ndihmohet Kosova edhe mė shumė.
    Kam lexuar shumė artikuj pėr ju nga Fondacioni Meyers, poashtu libri i Paul Hockenos”Homeland Calling” shkruan me respekt pėr ju, por kam lexuar edhe artikuj nga gazetarė proserb qė e kritikojnė punėn tuaj kundėr Serbisė, si i komentoni kėto
    Kur gazetarėt pro-serb e kritikojnė punėn time pėr mua kjo ėshtė njė mirėnjohje e lartė. Kur serbėt mė kritikojnė do tė thotė se unė po i arrijė qėllimet e mia dhe nė kėtė mėnyrė po mė lavdėrojnė shumė. Pra e ndiej pėr kėnaqėsi tė madhe kėtė gjė.
    Mė nė fund mė thuaj diēka pėr DC Vote drejtor i sė cilės jeni ju.
    Po, unė e kam lėnė Kėshillin Shqiptaro Amerikan para disa vitesh dhe ju kam kthyer prap punės nė politikėn Amerikane. Unė jam i dhėnė mbas politikės Amerikane dhe asaj Shqiptare dhe mundohem tė ndihmoj akoma nė ēėshtjen tonė.
    Unė nuk kam qenė ushtarė i UĒK-sė qė mendoj se pėr shumė njerėz ka qenė njė ėndėrr e madhe qė tė luftojnė krah-pėrkrah me UĒK-nė. Edhe pse i kam ndihmuar UĒK-sė sepse e kam dashur shumė, unė prapė e konsideroj se kjo ėndėrr nuk mė ėshtė realizuar. Mirėpo tash e kam njė ėndėrr tjetėr e qė ėshtė tė ndihmoj njerėzit nė Washington DC. Njerėzit qė jetojnė nė botėn e lirė kėtu nuk kanė demokraci tė plotė dhe akoma nuk e dinė pėr kėtė gjė.
    Shqiptarėt duhet ta dinė se disa qindra metra nga Shtėpia e Bardhė, njerėzit nuk kanė kontrollė nė buxhetin e tyre dhe nė ligjet e tyre, ata nuk kanė mundėsi tė votojnė pėr kongres apo senat dhe kjo ėshtė e pakuptimtė se si DC nuk i ka pėrfaqėsuesit e vet nė organet e larta shtetėrore. Njerėzit nė Washington DC kanė punuar gjatė nė kėtė drejtim dhe tė gjithė kanė qenė tė mahnitur se ēka kam qenė i aftė pėr tė bėrė. Njerėzit e administratės sė Clintonit mė kanė punėsuar mua kėtu nė DC Vote qė tė ndihmoj nė sjelljen e demokracisė sė vėrtetė dhe ne po bėjmė pėrparime tė mėdha. Nė karrierėn time tė shkurtėr nėse arrij tė realizoj planet e mia kėtu do tė mė bėnte tė ndjehem krenar se jam njė emigrant shqiptar nė kėtė shtetet dhe po bėj diēka qė ka vlera shumė tė mėdha.
    Me sa duket tash je shumė i zėnė me paraqitjen e ligjeve tė reja pėr miratimin e tyre nė kongres, a do tė thotė kjo se nuk mund tė merreni pėr momentin me ēėshtjen shqiptare?
    Unė e bėj atė qė ėshtė e mundur pėrmes Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, jam pėrkrahės i Avni Mustafės dhe angazhohem kurdo qė ėshtė nevoja, tash janė rėnė pak aktivitetet sepse Kosova ėshtė ēliruar gjė qė ėshtė lajm i mirė, por pėr ēdo gjė jam i gatshėm tė ndihmoj ēėshtjen shqiptare nė realizimin e qėllimeve. Nė ēdo moment jam i gatshėm pėr tė bėrė atė qė ėshtė e mundur pėr popullin tim.
    Cili ėshtė mesazhi i juaj pėr Kosovėn nė kėtė situatė?
    Duhet tė vazhdoni tė jeni vigjilent dhe luftoni pėr pavarėsi. Shqiptarėt Kosovės duhet tė jenė tė njoftuar me realitetin politik por dihet qė populli ka mundėsi tė ndryshojė realitetin politik nėse ėshtė i vendosur. Mesazhi im ėshtė po ashtu qė populli tė pėrgatitet pėr pavarėsi dhe hapat e mėtutjeshėm se ēfarė do tė ndodhė pas pavarėsisė dhe si duhet Kosova tė zhvillojė ekonominė e vet pėr tė vazhduar jeta normale. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse luftėrat zhvillohen sepse njerėzit duan tė realizojnė dėshirat e tyre pėr tė pasur jetė normale

  11. #11
    I Pavarur nga poli.ditore
    Anėtarėsuar
    29-12-2006
    Postime
    56
    Mbahu nėno mos ke frik, se ke djemt nė Amerik.
    Edhe nėse do tė vdisja nuk do tė mėrzitėsha, ama ti bijer njėher autostrades Durrės-Morinė

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Rreba i ka kėmbėt e shkurta

    Leopardi nuk ka lara

    Prandaj loja me ligje kur nuk ėshtė qartėsuar ende statusi politik i Kosovės, dhe politizimi i pronėsisė krijon anarki pronėsore-sa herė qė ndėrrohen subjektet politike ndėrrohet edhe pronari, duke krijuar dilema tė panevojshme pėr pronarin e vėrtet, popullin-Kuvendin, dhe tendenca pėr shpronėsimin e tokės pa pako adekuate ligjore paraqet njė rrezik tė madh tė shpronėsimit tokėsor tė Kosovės, dhe humbjen definitive tė pasurisė natyrore nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nuk bėhet pra fjalė pėr “cracked eggs” (ve tė thyera).
    Agim Vuniqi, Farmington Hills (avuniqi@gmail.com)
    Kosova me territor dhe me kufij tė qartė administrativ tė bartur nga kushtetuta ish Jugosllave, ishte subjekt konstituiv i kushtetutshmėrisė federale e pranuar unanimisht dhe me koncenzus tė plotė nga themeluesit e saj, qė pėrcaktonte ndarjet territoriale dhe kufijtė e brendshėm administrativ nė mes tė ish republikave dhe krahinave territoriale. Pra kufijtė administrativ tė Kosovės ishin kufij tė brendshėm tė pranuar ndėrkombėtarisht, tė ndarė nė vija tė plota nga Serbia, qė ishin tė njohur edhe nga OKB-ja. Zhvillimi ekonomik i Kosovės ishte i mėvetėsishėm, dhe pėrcaktohej politika investive-zhvillimore sipas parametrave real tė politikės nacionale ekonomike (tetė njėsitė federale), pėrmes programeve tė projektuara investive tė realizuara nga institucionet profesionale kompetente. Pronėsia dhe titullari i pronės ishin probleme qė u bartėn dhe nuk u kapėrcyen lehtė nė Kosovėn e pasluftės , fatkeqėsisht pėr kėtė nuk ishte asnjė vendim politik por as vullnet, prandaj edhe mosgatishmėria e subjekteve politike tė trajtojnė kėtė problematikė nuk do i lirojė aq lehtė nga fajėsia historike. Si duket mos puna institucionale mbi dhjetėvjeēare, do tė u kushtojė shumė rėndė qytetarėve, meqė subjektet politike tė deri atėhershme konkretisht LDK-ja nuk kishte pėrgatitur asnjė projekt qė do tė qartėsonte kėtė lėmi, pas luftės. Mos shfrytėzimi i resurseve njerėzore, por edhe pa pėrgatitja profesionale e lidershipit qė nuk pėrgatitėn sė paku njė doracak udhėzues, shkaktojė pasoja tė pariparueshme. U kuptua shumė keēė demokracia parlamentare ngase u keqpėrdorė padrejtėsisht vota, duke u shkelur tė drejtat e qytetarėve. Prona shoqėrore kategorizohej si pronė abstrakte-pa pronar (prandaj intervenoi administrata e UNMIK-ut duke themeluar “AKM-n”, pėr tė administruar ndėrmarrjet publike), edhe pse kėtė fazė tė tranzicionit e kaluan shumė lehtė shumica e shteteve nė taborin ish komunist. Kėrkesa e tanishme e ministrive qė prona publike tė privohet dhe tė ngarkohet me pronar tė ri rrjedhė nga koncepti i pronėsisė nė Amerike "goverment property", qė aspak nuk i pėrgjigjet realitetit nė Kosovė, as qė mund tė krahasohet institucionalizimi amerikan me atė tė Kosovės, prandaj edhe rrjedhin keqkuptimet. Sistemi zgjedhor ėshtė krejt i ndryshėm nga ai evropian, jo vetėm qė bazohet nė sistemin presidencial, por edhe nė ndarjen institucionale tė pushtetit kabineti i kryetari-kongresi (dhoma e reprezentuesve dhe senati)-gjykata supreme, por qė ka bazė edhe nė agjencitė e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare qė janė profesionalisht tė pavarura, por qė financohen nga qeveria. Pra qeveria nuk financon projekte komerciale, qeveritė e shteteve janė tė pavarura nė realizimin e politikės ekonomike duke “pushuar” tatimet nė tokė, pėr tė tėrhequr investitorėt e mundshėm duke rritur kuotėn e punėsimit, duke zhvilluar biznesin e imtė pėrcjellės pėrmes kompanive kooperonte, udhėhiqet pra njė politikė shumė e kujdesshme, bipartizane. Pyetja qė shtrohet kėto ditė pėr pronėn publike dhe politika qė pretendon tė udhėhiqet nga ministritė, qė ato ta mbikėqyrin dhe qeverisin atė ėshtė jo vetėm dashakeqe por ėshtė shkatrrimitare pėr Kosovėn. Meqė ēdo gjė nė Kosovė tash pėr tash ėshtė nė eter, nuk pranohet assesi qė me pronėn e Kosovės tė menaxhojnė subjektet politike, apo thėnė njė grup njerėzish, meqė behet fjale pėr pasuri enorme, mund tė shkaktojė konflikte tė mėdha interesi. Meqė si kopje ėshtė marre SHBA duhet sqaruar se nė Amerikė pėr ēdo gjė funksionon institucioni i votės, dhe bordet nuk emėrohen por ato i zgjedhin me votė, tė gjitha institucionet publike shfrytėzojnė kėtė mekanizėm, kuptohet kandidatėt duhet tė plotėsojnė tė gjitha parakushtet profesionale. Adresa e titullarit tė pronės publike nė Kosovė ėshtė Kuvendi i cili do tė zgjidhte bordin menaxhues, ndėrsa kontrollimi kryhet nė baza ligjore. Pretendimet e politikanėve tė pėrshpejtohet me realizimin e projektit tė TC Kosova C, duke aplikuar zgjidhje ligjore tė shtrembėta, ligji pėr shpronėsim dhe kompensim i Kushtetutės sė KSAK ( para vitit 1989), zhveshė pronarin e vėrtetė juridik Kuvendin e Kosovės. Ēfarė tė thuhet nėse huazohet njė ligj qė bėnė shpronėsimin ndėrsa nė anėn tjetėr pėrbuzet koncepti organizativ i Elektroekonomisė themelues i sė cilės ishte kuvendi i Kosovės, prandaj nuk ka pajtueshmėri sistemore nėse aplikohet njė ligj inekzistent i nxjerrė nga Kushtetuta e Kosovės, e cila u atakua dhe u rrėnua dhunshėm me tankse, me ndėrhyrjen ushtarake tė Serbisė por edhe nga mos reagimi me konsekuencė i deputetėve tė atėhershėm. Meqė nuk figuron mė fantazma Jugosllavi ka mbetur ēėshtje debati e historianėve, prandaj edhe nuk mund tė zbatohet ky ligj. Fundja prona publike dhe private ėshtė ēėshtje shumė mė e ndėrlikuar, ėshtė ēėshtje e rregullimit tė brendshėm institucional, e pėrcaktuar nga sistemi politik dhe ekonomik, kapitalist apo socialist, varėsisht nga politika sociale. Them kėtė duke u bazuar nė literaturėn amerikane ngase p.sh. Gjermania, Suedia konceptohen si shtete socialiste, me njė politikė tė qartė sociale nė nivel qeveritar, ku pronėsia ėshtė e kombinuar nė atė shtetėrore dhe private. Prandaj loja me ligje kur nuk ėshtė qartėsuar ende statusi politik i Kosovės, dhe politizimi i pronėsisė krijon anarki pronėsore-sa herė qė ndėrrohen subjektet politike ndėrrohet edhe pronari, duke krijuar dilema tė panevojshme pėr pronarin e vėrtet, dhe tendenca pėr shpronėsimin e tokės pa pako ligjore adekuate paraqet njė rrezik tė madh tė shpronėsimit tokėsor tė Kosovės, dhe humbjen definitive tė pasurisė natyrore nė pjesėn veriore tė Kosovės, duke ua rikujtuar burokratėve ministror dhe atyre lokal tė Kastriotit se baseni i Kosovės, i pasur me 6,5 miliardė tonelata thėngjill, dhe ai i Dukagjinit me 3.5 miliardė tonelata, nuk ėshtė “cracked egg” vezė e ēarė.. Ēdo pėrpjekje nė kėtė drejtim ligjėrisht ėshtė e pajustifikueshme, ngase gabimet nuk mund tė pėrmirėsohen. Tash pėr tash ka dilema dhe dyshohet qė pas tėrė kėsaj qėndron UNMIK-u, dhe se funksionarėt e lartė e ngusin kėtė pėr tė realizuar pėrfitime tė mėdha financiare, ata kanė imunitet nga OKB-ja, dhe pėr ēdo abuzim dhe keqpėrdorim financiar nuk do tė ndėshkoheshin, ata janė sot kėtu nesėr jo, ashtu siē bėnė: menaxheri i PTK-sė dhe ai i aeroportit, por edhe Joe Tischler, ėshtė kjo “bad domino” domino e keēe. Fundja ēėshtja e resurseve natyrore ėshtė edhe kategori kushtetuese, dmth., janė tė mira materiale tė popullit, dhe pėr kėto tė mira lindin konfliktet dhe bėhen luftėrat. Dhe resurset natyrore qė janė bazė e rėndėsishme e shtetėsisė, nuk mund tė shfrytėzohen pėrmes politikės ditore, ato janė pjesė e tė ardhmes sė Kosovės. Si duket politika e tashme ėshtė e interesuar ta bėjė shpronėsimin e territorit tė Kosovės, por edhe vdekjen e heshtur tė banorėve tė saj, ngase pa njė politikė tė qartė ambientale nuk mund tė ketė edhe zhvillim, ngjyra e gjelbėr ėshtė shumė mė e fuqishme se ngjyra e tymtoreve tė TC Kosova C.
    Ndėrtimi i Termocentralit Kosova C, i bazuar nė rezervat e thėngjillit pėr djegie (pse jo pėr industrinė ushqimore), ėshtė megalomani komuniste, ishte ky projekt i paraparė viteve tė 80-ta. Nuk ka zhvillim tė ekonomisė se Kosovės dhe punėsim impulsiv pėrmes ndėrtimit tė Termocentraleve Kosova C, por pėrmes zhvillimit tė bizneseve tė imta. Dhe fundja pėr shfrytėzimin e resurseve natyrore duhet tė dėgjohet fjala e qytetarit. Po ajo (energjia) do tė ishte ēėshtja, dhe pasuria e tė gjithė popullit, nė qoftė se forcat politike nė vend tė ngjyrės sė “hi” do tė mendonin pėr ngjyrėn e gjelbėr. Madje do tė ishte mė mirė sikur tė mendonin se si mund tė nxitonin tė vinin nė lėvizje vendime tė shumta qeveritare-parlamentare pėr tė stimuluar prodhimin e etanolit, dhe bio-dizel-it si lėndė djegėse, tė cilat nė botė e nė rajon gjithmonė e mė shumė po zėvendėsojnė produktet e naftės. Duke vepruar kėshtu me siguri do tė kontribonin nė pakėsimin e halleve pėr agrarėt (bujqit), dhe do t’i shėrbenin mė shumė mbrojtjes sė ambientit. Shoferėt dhe pronarėt e makinave do tė ankoheshin mė pak pėr ēmimet e larta tė naftės. Papunėsia do tė ishte nė numra mė tė ulėt. E nė fund fare “komisarėt politikė” tė koalicionit qeverisės do t’u tregonin zotėrinjve Europianė se tė paktėn nė kėtė ēėshtje kanė bėrė diēka me “konsensus”. (Bashkimi Evropian i rriti standardet e kėrkuara pėr bio-dizel-in nga 2% nė 2005 nė 5.75% nė 2010.)
    Nė SHBA janė mė shumė se 140 rafineri tė etanolit qė punojnė me kapacitet tė plotė. 42 rafineri tė tjera janė nė fazėn ndėrtim-pėrfundimit. Ritmi i rritjes me 100% nė vit e bėn bio-diezel-in njė nga industritė me njė zhvillim tė ngjashėm me atė tė “High-Tek-ut” tė dekadės sė fundit tė shekullit tė XX-tė. E gjithė kjo industri kontribuon jo pak nė ekonominė vendase, dhe njėkohėsisht nė rėnien e ēmimit tė naftės. E nxitur nga aprovimi i Paktit tė Politikave tė Energjisė (Gusht 2005), i cili do tė stimulojė pėrdorimin e 12-14 milion ton bio-diezel nė vit duke filluar nga viti 2012, industriaa e bio-diezel-it i dha ekonomisė Amerikane pėr vitin 2005, “1.9 miliardė dollarė tė ardhura nė taksa, dhe 153725 vende tė reja pune.” http://www.ethanolrfa.org


    Ėshtė krejtėsisht e pakuptimtė qė ministria tė udhėheqė projektet, qeveria mund tė mbikėqyrė zbatimin e ligjeve nė baze tė normativave gjegjėse pėrmes inspektorėve kompetent, pra nuk mund tė jetė iniciues dhe projektues. Ėshtė e pakuptimtė qė njė grup njerėzish profesionalisht jokompetent (nuk behet fjale pėr profesionalizėm operacional-menaxhimin e prodhimit dhe mirėmbajtjen), bėjnė hapa tė ngutshėm nė kėtė rrėmujė institucionale, pėr tė shkatėrruar tė ardhmen e gjeneratave tė ardhshme. Ministria pėr miniera dhe energjetikė angazhohet vendosėshmėrisht qė tė destabilizon Kosovėn me aranzhmane tė dyshimta, duke mos pėrfillur procedurėn delikate parlament-referendum. Kosova e ngarkuar me rezolutėn 1244, pa status tė sqaruar politik, sovran i sė cilės ėshtė pėr momentin UNMIK-u, thėnė ndryshe PSSP, mund tė dėmtohet seriozisht meqė mund tė shfrytėzohet keqas pa pasur tė drejtėn e riparimit ekonomik, dhe pa pasur tė drejtėn e arbitrazhit, ngase qeveria e Kosovės dhe ministria nuk janė subjekte tė pranuara ndėrkombėtarisht, dhe nuk janė tė pėrfshira fare nė strukturėn organizative tė OKB-sė. Ėshtė pra e pakuptimtė intenca e “kaligulėve” ministror qė pėrpiqen dhunshėm t'ia ndėrrojnė njollat leopardit apo tė deklarojnė botėrisht se leopardi nuk ka njolla "Leopard does'nt have spots", me ēfarė tė drejte bėjnė atė. Sė pari hartimi i strategjisė zhvillimore afatgjate pėr tė cilėn ėshtė angazhuar qeveria, duhet tė ishte pjese e angazhimeve tė institucioneve kompetente profesionale, deri sa pėrzgjedhja e agjensionit profesional tė pavarur (kredibil) qė do ta autorizonte ministria-qeveria, duhet tė jep mendimin kompetent, pra qeveria kujdeset pėr zbatimin e ligjshmėrisė dhe bėnė inspektimin e pėrgjithshėm, nė harmoni me ligjet vendore pjesė e korpusit tė ligjeve evropiane? BE ka kriter tė ashpėr tė legjislaturės pėr mbrojtje tė ambientit tė cilat janė kompatibile me kriteret e fokusura se mbrojtja e ambientit global ėshtė prioritet i njė rėndėsie tė veēantė. Kjo ėshtė siguruar pėrmes rregullativės ligjore duke sforcuar zotimet e BE-sė, pėr njė zhvillim tė pandryshuar, mbėshtetur nė vendimin nr. 280/2004 EC i Parlamentit dhe kėshillit Evropian tė datės 11 shkurt 2004 lidhur me mekanizmin pėr monitorimin e emitimit tė gazėrave nė “Community grenhouse” dhe pėr implementimin e “Kyoto protocol”. Meqė Kosova si shoqėri pretendon tė jetė pjese e projektit tė pėrbashkėt evropian, apo jo, nuk mund tė akcepohet njė vendim i ngutshėm, tė bėhen harxhime tė palejuara buxhetore dhe nė fund tė dėshtohet, Kosova nuk ėshtė as nėnshkruese e kėshillit tė Evropės juglindore pėr energjetike. Kjo nuk e obligon investitorin e mundshėm, e obligon qeverinė se ajo ndėrton kornizėn ligjore qė harmonizohet me ligjet evropiane, por nė anėn tjetėr duhet tė kujdeset pėr kursimimin e resurseve natyrore pėr gjeneratat e ardhshme. Sa u ėshtė qartėsuar qytetarėve ndėrrimet globale tė klimės dhe zvogėlimi i CO2 pėr vitet e ardhshme, deri nė vitin 2020, sa ėshtė kohėzgjatja e shfrytėzimit tė termocentraleve qė shfrytėzojnė thėngjillin e pastėr si lėndė djegėse sipas normave evropiane, ngase me kaq pak njoftime pėr popullatėn ėshtė mė tepėr eksperiment qeveritar qė do tė thotė vdekje e ngadalshme e popullatės kosovare me njė dendėsi enorme tė popullimit, ėshtė papėrgjegjėsi e pafalshme e tė ardhmes se Kosovės. Pa shqyrtimin e tėrėsishėm tė pakove ligjore tė ambientalistėve tė Kosovės, tė mbėshtetura nė ato tė BE-sė nuk bėnė tė lejohet kaq shpejt ky projekt aq i rėndėsishėm dhe kapital. Nuk ėshtė mjaft tė thuhet s’ka rrymė dhe tė ndalet jeta. Sigurisht ėshtė i papranueshėm edhe refuzimi i paargumentuar, meqė BE-ja stimulon projektet pėr prodhimin e energjisė elektrike me thėngjill tė pastėr, por nuk bihen vendime kaq kruciale aq shpejt, dhe qytetari nuk mund tė lirohet nga dyshimi se ka konflikt interesash, bile praktika e deritanishme dėshmojė skepticizmin e arsyeshėm, gjatė hapjes sė tenderėve, duke u avulluar miliona euro, me ēka e kanė merituar t’u besojmė. Me tregoni cili ėshtė roli i qeverise, ministrisė pėrkatėse, ambientalistėve, sindikatės dhe cili ėshtė roli i qytetarėve nė rrethana tė tilla? Ndoshta e tėra kjo nuk ėshtė vetėm mbėshtjellje e syve me fashė, nė pikė tė ditės, apo bashkėbisedimi i paralajmėruar me qytetarė “sa pėr ta larė gojėn”, qė ndryshe kuptohet si porosi “prashitni nė ujė

Tema tė Ngjashme

  1. SHBA: Vesa Vuniqi - sportistja kosovare qė fitoi bursėn presidenciale
    Nga DriniM nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2009, 16:52
  2. George W. Bush, ka fshehur faktet!
    Nga Davius nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-09-2007, 14:26
  3. Prokuroria e Tiranes "humbet" faktet e kriminalistikes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2004, 19:57
  4. Luka gabon ne faktet Historike
    Nga rapsod nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2004, 09:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •