Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    21 janar 1920 - Kongresi i Lushnjės


    Kongresi i Lushnjes, pėrpjekja e shqiptarėve pėr shtet

    Zgjedhja e Senatit dhe e Qeverisė, e pėrpjekja e Ahmet Zogut, Ministrit tė Brendshėm tė sapozgjedhur, pėr zbatimin e vendimeve tė asaj mbledhjeje historike

    Gazeta Shqiptare
    1/29/01

    Nė gusht tė vitit 1918-tė, ushtria austro-hungareze qė asokohe kishte nėn administrim pothuaj tė gjitha territoret e Shqipėrisė, filloi tė tregojė shenja dobėsie, ēka bėri qė ky rast tė shfrytėzohej nga ana e shqiptarėve duke ndėrrmarė njė ofensivė tė pėrgjithėshme. Nisur nga kjo ofensivė e shqiptarėve, austro-hungarezėt u detyruan qė tė nėnshkruanin me ta njė marveshje armėpushimi, mė 11 nėntor tė vitit 1918-tė.

    Nė atė marveshje u vendos qė ushtria aleate austro-hungareze, tė mbetej nė Shqipėri deri sa fati i saj tė pėrcaktohej nga Konferenca e Paqes qė ishte mbledhur nė Paris. Ndėrsa ishte mbledhur Konferenca e Paqes nė Paris, ushtritė aleate qė ishin nė Shqipėri, me veprimet e tyre po tregonin se ato ishin tė interesuara qė tė zbatonin Paktin e fshehtė tė Londrė tė 1915-ės, me njė fjalė kėrkonin qė tė realizonin coptimin e Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė shqiptarėt ishin tė ndarė dhe tė pėrēarė, si rezultat i intrigave tė vendeve tė huaja qė kishin interesa nė Shqipėri. Kėshtu disa politikanė ndiqnin politikėn italiane, kurse disa tė tjerė atė serbe dhe greke. Asokohe vetėm njė grusht i vogėl njerzish tė ndėrgjegjshėm pėr fatet e vendit, ndiqnin njė politikė thellėsisht kombėtare. Si rezultat i kėsaj, nė atė vorbull anarkie, ata patriotė vendosėn dhe u mblodhėn nė dy takime: njė nė Tiranė mė 19 dhjetor 1918-tė, nėn kryesinė e Abdi Bej Toptanit dhe njė tjetėr nė qytetin e Durrėsit mė 25 dhjetor, tė po atij viti. Nė kėto dy takime u theksua organizimi i mbrojtjes sė integritetit toksor tė Shqipėrisė dhe i pavarsisė sė saj. Nga kėtė dy mbledhje doli dhe qeveria e pėrkohshme e Durrėsit, e cila emėroi dhe njė delegacion pėr nė Konferencėn e Paqes nė Paris, e cila duhet tė mbronte tė drejtat e Kombit shqiptar. Mbledhjet e Tiranės dhe Durrėsit i paraprinė Kongresit tė Lushnjes, qė do tė mbahej afro njė vit mė vonė.


    Shqiptarėt tė pėrēarė nė Paris

    Nė Konferencėn e Paqes qė do tė mbahej nė Paris nė dhjetor tė vitit 1919-tė, ndėrsa ishte dėrguar njė delegacion nga qeveria e Durrėsit, njė gjė e tillė ishte bėrė dhe nga kolonitė shqiptare jashtė vendit, tė cilėt kishin dėrguar njė delegacion atje, sė bashku me atė tė Korēės. Kėtyre delegacioneve ju shtohej dhe njė delegacion tjetėr i kryesuar nga Esat Pashė Toptani dhe dy persona tė tjerė. Kėtyre tre delegacioneve u shtoheshin dhe dy delegacione tė tjera tė cilėt pretendonon se dhe ata pėrfaqsonin interesat dhe tė drejtat e shqiptarėve nė atė Konferencė. Tė gjithė kėto delegacione qė kishin shkuar nė Paris, pėr ēdo problem qė diskutohej nė lidhje me Shqiprinė, paraqisnin secili mendime tė ndryshme nga njeri-tjetri. Nisur nga kėto pėrēarje qė ekzistonin nė mes tyre, asokohe delegati italian nė atė Konferencė, pyeste me ironi:" Cilin nga kėto tre dokumente tė shqiptarėve duhet tė marri parasysh kjo Konferencė?"

    Nė kėtė kushte dhe qeveria e Durrėsit, nuk bėri ndonjė pėrpjekje pėr tė zhdukur intrigat e huaja qė bėheshin nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė siguronte njė bashkim Kombėtar. Duke filluar nga qyteti i Durrėsit, ku kishte selinė e saj qeveria e pėrkohėshme dhe nė tė gjitha prefekturat e vendit, ēdo gjė ishte nėn ndikimin e tė huajve qė kishin interesa direkte nė Shqipėri. Nisur nga kjo situatė, u krijua njė gjendje pasigurie, gjė e cila ēoi nė humbjen e besimit nė qeverinė e Durrėsit. Ndėrkaq asokohe nė atė situatė, pati njė reagim tė madh nė rrethet e shqiptarėve patriotė, moslargimi i italianėve nga qyteti i Vlorės dhe synimet e Greqisė pėr marrjen e Vlorės dhe Gjirokastrės. Po kėshtu asokohe shumė patriotė kėrkuan qė tė mbrohej me ēdo kusht qyteti i Shkodrės e gjithė Veriu i Shqipėrisė nga synimet grabiqare tė serbėve. dhe kėrkonin krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, veprim qė asokohe ishte bėrė dhe nga disa shtete tė tjera tė robėruara si Ēekosllavakia, Finlanda, Polonia dhe Lituania.


    Mbajtja e Kongresit

    Nė atė situatė dhe nė ato rrethana, u pėrgatit mbajtja e njė kongresi Kombėtar, i cili u realizua duke u bėrė realitet nė qytetin e Lushnjes, mė 27 janar tė vitit 1920-tė.

    Ky kongres, u mbajt nė shtėpinė e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morėn pjesė delegatė tė zgjedhur nga e gjithė Shqipėria. Qėllimi i tė cilėve ishte studimi i situatės sė brendėshme e tė jashtėme tė vendit dhe masat qė duhet tė merreshin pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Kėtė mbledhje e hapi Ferit Vokopola qė ishte pėrfaqsues i Prefekturės sė Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatėt pėr ardhgjen e tyre nė atė kongres. Pas Vokopolės, fjalėn e mori Aqif Pashė Elbasani, qė asokohe nga tė gjithė shqiptarėt konsiderohej si njė nga patriotėt mė tė mėdhej. Aqif Pasha ju pėrgjigj me njė fjalė tė shkurtėr tė gjitha pyetjeve tė bėra nga delegatėt dhe pas kėsaj mori fund ceremonia e hapjes sė kongresit. Mbas ceremonisė sė hapjes, u bė ndarja e deputetėve nėpėr grupe (komisjone) tė ndryshme, tė cilat filluan nga puna menjėherė. Nė mbledhjen e dytė tė kongresit, e cila u mbajt mė datėn 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashė Elbasani. Po atė ditė nga ana e delegatėve u mbajtėn fjalime tė ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenė njė nga inisiatorėt e mbajtjes sė atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarė njerzit e qeverisė sė Durrėsit, pak ditė pėrpara mbajtjes sė asaj mbledhje, me qėllim qė tė friksonin delegatėt pėr tė mos marrė pjesė nė Kongresin e Lushnjes.

    Mbas kėtyre fjalimeve, me vendim unanim nga tė gjithė delegatėt u vendos qė t` i dėrgohej njė telegram ngushėllimi familjes sė Abdyl Ypit dhe pas formulimit tė atij telegrami, u mbyllėn punimet e asaj dite pėr tė filluar tė nesėrmen mė 30 janar. Mbledhja e tretė qė u mbajt atė ditė, vendosi mbas shumė diskutimesh qė tė bėheshin protestat mė tė ashpėra, kundėr vendimit tė Fuqive tė Aleatėve, pėr zbatimin e Paktit tė fshehtė tė Londrės, i cili ishte mbajtur mė 26 prill tė vitit 1915-tė, pakt i cili sanksiononte coptimin e Shqipėrisė. Pas kėtij vendimi, mbledhja analizoi qėndrimin e qeverisė sė Durrėsit, si nė situatėn e brendėshme, ashtu dhe nė atė tė jashtėme. Nga kjo analizė u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalė dhe kishte vepruar jashtė programit tė dhėnė prej Kongresit tė Durrėsit, qė ishte mbajtur nė 25 dhjetor tė vitit 1918-tė. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit qė ishte vendosur nė Durrės dhe me administrimin e saj tė keq, e kishte futur vendin nė njė anarki tė madhe e kishte ēuar nė krijimin e njė situate tė acaruar politike. Nisur nga kėto, ajo qeveri ishte pėrpjekur me ēdo kusht pėr ta penguar mbajtjen e Kongresit tė Lushnjes.


    Zgjidhet Senati e qeveria

    Pėr kėtė arsye, kongresi vendosi unanimisht rrėzimin e qeverisė sė Durrėsit, e njėkohėsisht zgjodhi imzot Luigj Bumēin, Mehmet Konicėn dhe Dr. Turtullin, si pėrfaqsues legjitimė tė popullit shqiptar, nė delegacionin e Konferencės sė Paqes nė Paris. Nė mbledhjen e katėrt qė u mbajt mė 30 janar, kongresi zgjodhi si antarė tė Kėshillit tė Lartė, imzot Bumēin, Aqif Pashė Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kėsaj u zgjodh dhe pėrbėrja e qeverisė sė re, e dalė nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinės, nė atė qevri u zgjodhėn dhe Ahmet Zogu, Ministėr i Brendshėm, Mehmet Konica, Ministėr i Punėve tė Jashtėme, Hoxhė Kadria, Ministėr i Drejtėsisė, Ndoc Ēoba, Ministėr i Financave, Sotir Peci, Ministėr i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministėr i Luftės, Eshref Frashėri, Drejtor i Pėrgjithshėm i Punėve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Pėrgjithshėm i Postė-telegrafave. Nė mbledhjen e pestė qė u mbajt mė 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi antarėt e Senatit dhe u vendos qė delegatėt tė mos shpėrndaheshin derisa qeveria tė merrte nė dorė frenat e shtetit. Pas kėsaj mbledhje, atė pasdreke tė 31 janarit tė vitit 1920-tė, kongresi u dha fund punimeve tė tija, duke vendosur Tiranėn, pėr kryeqytet tė Shqipėrisė.


    Qeveria e Durrėsit, kundėr Kongresit


    Menjėherė pas pėrfundimit tė kongresit nė Lushnje, po atė pasdreke tė 31 janarit, Ahmet Zogu qė u zgjodh Ministėr i Punėve tė Brendėshme, u dėrgoi tė gjitha prefekturave njė qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anė tė sė cilės i bėnte tė ditur popullit shqiptar arsyet pėr mbajtjen e Kongresit Kombėtar tė Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet qė mori ajo mbledhje historike, pėr shpėtimin e Shqipėrisė nga rreziqet qė e kėrcėnonin. Gjatė gjithė punimeve tė kongresit, ra nė sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, qė i bėri tė gjithė delegatėt tė fitonin njė admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim nė postin delikat tė Ministrit tė Brendshėm, ndonėse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeē. Gjatė kohės qė mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrėsit u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet pėr tė ndaluar zbatimin e vendimeve tė kongresit, duke u mbėshtetur dhe nė forcėn e ushtrise italiane qė ishin akoma nė Shqipėri.

    Po kėshtu, mbajtja e Kongresit tė Lushnjes, konsiderohej prej tyre si njė lėvizje aventurierėsh dhe ajo u pėrgatit qė tė sulmonte forcat qeveritare dhe delegatėt qė do tė vendoseshin me seli nė Tiranė, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipėrisė. Nisur nga presionet e qeverisė sė Durrėsit, e cila po bėnte ēmos pėr mosnjohjen e vendimeve tė atij kongresi, shumė nga delegatėt Tiranės, Elbasanit, Kavajės e Shijakut, duke kuptuar se do tė sulmoheshin me armė nga forcat italiane tė nxitura nga qeveria e Durrėsit, shfaqėn mendimin qė tė qėndronin dhe pėr disa kohė nė qytetin e Lushnjes.


    Zogu: Tė njihet Kongresi


    Mendimet qė shfaqėn disa delegatė, pėr tė qėndruar nė qytetin e Lushnjes deri sa tė stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrėsit, i kundėrshtoi hapur Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu. Mes tė tjerash ai ju tha delegatėve:" Vendimet e Kongresit do tė zbatohen domosdo dhe pa vonesė, kjo gjė lyp guxim dhe punė, prandaj unė po nisem pėr nė Tiranė, ju po tė doni rrini kėtu". Kėshtu, siē dhe ishte parashikuar, gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Tiranė, Ahmet Zogut dhe njerėzve qė e shoqėronin, ju pre rruga nė Kavajė nga ana e forcave italiane qė ishin tė armatosura me topa e mitroloza. Njė oficer italian ju doli pėrpara Zogut e njerėzve tė tij dhe ju dha urdhėr atyre qė tė ndėrprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundėrshtoi hapur oficerin italian duke i thėnė:" Unė nuk njoh tjetėr autoritet, pėrveē Kongresit tė Lushnjes". Pas njė debati tė ashpėr qė desh kaloi nė konflikt tė armatosur, oficeri italian u tėrhoq sė bashku me gjithė forcat qė kishte nėn komandė dhe i hapi rrugėn Ahmet Zogut qė tė hynte nė qytetin e Kavajės.

    Nė atė qytet, Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, qėndroi pėr disa ditė, duke emėruar nėnprefektin dhe disa nėpunės tė vegjėl administratės vendore. Hyrja e Ahmet Zogut nė Kavajė, e shqetėsojė shumė qeverinė e Durrėsit, e cila duke e kuptuar qė me anė tė forcės nuk mund qė ta ndalonte dot Zogun, filloi qė tė pėrdorte dredhitė, duke i dėrguar atij njė delegacion pėr tė hyrė nė bisedime. Delegacioni qė u dėrgua nga ana e qeverisė sė Durrėsit, i propozoi Ahmet Zogut, qė tė transferohej kryeqyteti pėr nė Vlorė dhe tė thėrritej njė kongres tjetėr Kombėtar atje, pėr tė biseduar lidhur me situatėn nė vend e masat qė duhet tė merreshin pėr stabilizimin e situatės nė Shqipėri. Mbi kėtė propozim, qė ju servir Zogut, qeveria e Durrėsit, vinte kusht dhe kėrkonte anullimin e tė gjitha vendimeve tė Kongresit tė Lushnjes. Pas pak orėsh nga vajtja e delegacionit tė Durrėsit pėr bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt nė qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, qė tė bisedonte rreth atyre propozimeve.

    Shqipėria nėn kaosin e anarkisė pas Kongresit tė Lushnjes
    Lėvizja esadiste e kryesuar nga Osman Bali pėr rrėzimin e qeverisė, bisedimet me Tiranėn zyrtare dhe pėrpjekjet e tij pėr rikthimin e Pashait Toptanas nė Shqipėri

    Pas largimit tė delegacionit tė Durrėsit, Zogu u nis pėr nė Shijak dhe nė tė hyrė tė tij, ai u gjend pėrsėri nėn grykat e topave dhe mitrolozave tė ushtrisė italiane. Por dhe aty oficeri italian qė komandonte ato forca, u detyrua qė t` i lėshonte rrugėn Zogut pėr tė hyrė nė Shijak. Pas kėsaj, qeveria e Durrėsit pėrsėri i dėrgoi njė delegacion Zogut, qė ai tė hynte nė bisedime me tė, por ai nuk pranoi megjithė kėrcėnimet se mund tė derdhej gjak.

    Pas Shijakut, Zogu me gjithė njerzit qė e shoqėronin mori rrugėn dhe hyri nė Tiranė. Nė kryeqytetin e saposhpallur, Zogu u kujdes pėr vendosjen dhe emėrimin e administratės sė re dhe menjėherė lajmėroi kongresistėt qė ishin fshehur nė Ēermė, pėr kalimin e peripecitė e rrugės pėr nė Tiranė. Ashtu si nė Kavajė dhe Shijak, edhe nė qytetin e Tiranės, ushtria italiane u pėrpoq qė ta ndalonte Zogun, por nuk ja arriti asaj dhe populli i Tiranės e priti me nderime tė mėdha hyrjen e tij nė kryeqytet.


    Anarkia e vendit pas Kongresit

    Kur qeveria qė doli nga Kongresi i Lushnjes, u vendos me seli nė Tiranė, ajo mori nėn zotėrim njė territor fare tė ngushtė qė shtrihej nga lumi i Matit nė Veri dhe deri nė lumin Vjosa nė Jug. Pjesėt e tjera tė Shqipėrisė asokohe ishin nėn administrimin e huaj. Kėshtu Korēa, Pogradeci, Vėrēa dhe Shkodra ishin nėn zotėrimin ushtarak tė Francės. Viset qė ndodheshin nė dy anėt e lumit tė Drinit, gjenerali francez Franchet d`Espery, ua kishte dorzuar forcave serbe, sapo u tėrhoq ushtria austriake nga kėto vise.


    Prefekturat e tjera, ishin tė gjitha nėn sundimin e Italisė dhe njė pjesė fare e vogėl nė Jug, ishte nė dorėn e grekėve. Gjatė kėsaj kohe, intrigat dhe propaganda e fuqive tė huaja e kishte pėrēarė popullin shqiptar si kurrė ndonjėherė. Nė tė gjithė vendin nga Jugu nė Veri, dėgjoheshin fjalėt: gegė, toskė, turkoman, grekoman, italofil, serbofil, esadist, muhamedan, katolik, ortodoks, etj. Administrata e vendit asokohe, kishte njė karakter heterogjen. Nė Korēė ishte nė fuqi dhe vepronte modeli francez, nė Veri duke pasur si kryeqėndėr Shkodrėn , vepronte sistemi austriak dhe nė Jug ai italian. Pėrveē kėsaj shumė nėnpunėsve tė vendit ju mungonte pėrvoja e duhur nė administratėn shtetėrore dhe shumica e tyre punonin mė shumė pėr t` ju shėrbyer interesave tė huaja, sesa atyre tė vendit.

    Shumė muhaxhirė qė lėviznin nė tė gjitha anėt e vendit prej trazirave tė luftės, gjenin vdekjen nga mungesa e ilaēeve qė ishin bėrė shumė tė rralla. Ushtria dhe xhandarmėria pothuaj nuk ekzistonin fare dhe vendit i mungonin krejtėsisht ndėrlidhja dhe financat. Qeveria e Durrėsit, duke pasur parasysh masat qė mund tė merrte karshi saj. Qeveria qė doli nga Kongresi i Lushnjes, vendosi dorzimin e zyrave dhe arkivit tė asaj qeverie nė shkurt tė 1920-ės. Mė 6 mars 1920, Shtetet e Bashkuara tė Anmerikės ju dėrguan Fuqive tė Mėdha njė notė proteste, nė favor tė Shqipėrisė. Nota nė fjalė citonte midis tė tjerash:" Presidenti amerikan Uillson, ripohon se nuk ėshtė e mundur tė aprovojė asnjė plan qė i jep Jugosllavisė shpėrblime toksore nga krahinat e Shqipėrisė nė Veri, pėrēka ajo humbet nė njė vend tjetėr". Pėr tė theksuar sa mė mirė qėndrimin e saj, qeveria amerikane njoftoi zyrtarisht edhe pėrfaqsuesin shqiptar nė Uashington.

    Largimi i ushtrive tė huaja

    Sundimi ndėraleat i Shkodrės mori fund mė 11 mars 1920, kur gjenerali De Fortou u tėrhoq bashkė me fuqinė ndėraleate. Nė kėtė kohė serbėt kishin bėrė pėrpjekje qė tė zinin vendin e fuqive ndėraleate, mirpo kjo u bė e pamundur se Ahmet Zogu i kishte marrė masat dhe hyri nė Shkodėr nė krye tė fuqisė Kombėtare ku u prit me nderime nga populli. Mė 27 mars 1920, filloi jeta parlamentare nė Shqipėri dhe me kėtė rast , Kėshilli i Lartė lexoi njė mesazh, tė cilin jua dėrgonte pėrfasuesėve tė popullit, nė tė cilin thuhej:" 1) Dėshira qė ti jepej edhe popullit shqiptar tė rronte nė harmoni me fqinjėt e tij. 2) Shpresa se Italia do tė hiqte dorė nga politika e mėparėshme dhe do tė bėhej kampion i indipendencės sė Shqipėrisė. 3) Njė mirnjohje tė pėrzemėrt kundrejt Presidentit amerikan Uillson, pėr pėrkrahjen e dhėnė Shqipėrisė me kaq bujari. 4) Ti drejtojė Botės mbarė njė thirrje pėr drejtėsi ndaj Shqipėrisė". Nisur nga situata e krijuar, forcat esadiste filluan lėvizjen e tyre duke organizuar e mbajtur mbledhje me forca tė armatosura. Kėshtu, mė 13 prill 1920, qeveria e Tiranės i drejtojė njė thirrje popullit dhe i cilėsonte tė dėmshme kėto lėvizje, tė cilat mund tė cėnonin qėllimin Kombėtar dhe tė linin shkak pėr ndėrhyrjen e Fuqive Ndėraleate pėr coptimin e Shqipėrisė.

    Lėvizja e sadiste

    Nė kėtė thirrje, qeveria i kėshillonte me tė mirė rebelet, qė ata tė shpėrndaheshin. Kjo thirrje e qeverisė as nuk u muar fare nė konsideratė nga ana e rebelėve dhe lėvizja esadiste u zgjerua mė shumė. Nisur nga kjo situatė, qeveria e pa tė arsyeshme tė mblidhte nė ēdo prefekturė nga njė fuqi tė vogėl, tė gatėshme pėr ēdo eventualitet dhe tė themelonte nė Tiranė njė gjykatore tė vogėl, me njė ligj tė posaēėm e cila tė gjykonte dhe tė dėnonte tė gjithė ata qė konsideroheshin se kishin kryer faje politike, duke dėmtuar ionteresat e vendit. Mė 24 prill 1920, qeveria e Tiranės, nisi njė fuqi pėr nė Jug, e cila mori nė dorėzim sundimin e prefekturės e Gjirokastrės, bashkė me Kėlcyrėn e Pėrmetin. Bashkimi i prefekturės sė Gjirokstrės me Tiranėn u festua me entuziazėm prej popullit. Ky gėzim nuk zgjati shumė, pėr arsye se u pėrhapėn lajme jo tė mira, qė flisinin pėr pėrgatitjen e njė ushtrie greke nė Follorinė, e cila do tė merrte Korēėn, pas tėrheqjes prej andej tė ushtrisė franceze.

    Kėto lajme shkaktuan njė alarm tė madh qė u shoqėrua me dėrgimin e shumė vullnetarėve nė qytetin e Korēės pėr ndihmė. Mė 26 maj u mbajt pėrpara Bashkisė sė Korēės njė miting i madh ku u ngrit flamuri Kombėtar dhe u shpėrnda dhe njė shpallje ku thuhej:" Populli i qytetit dhe i Qarkut tė Korēės, duke marrė vesh nė njė anė se ushtria franceze do tė largohet sė shpejti dhe nga ana tjetėr, se grekėrit, duke e pandehur vendin pa qeveri e pa flamur, tė cilat sigurojnė qetėsinė e vendit, po pėrgatiten pėr tė ardhur kėtu kundra dėshirės sė popullit tonė dhe kundra parimeve tė Kombėsisė. Nė mbledhjen Kombėtare qė u mbajt sot, mė 26 maj 1920, para Bashkisė, vendosi dhe proklamoi bashkimin e plotė me qeverinė e Tiranės". Mbasi pėrfunduan festimet pėr kėtė ngjarje historike, qė u cilėsua si e tillė nga vetė populli, u dėrgua nė Follorinė njė komisjon pėr t`ju kėrkuar autoriteteve greke, qė tė lironin nga sundimi dhe ato pak katunde qė kishin mbetur ende nėn sundimin e tyre, sipas vendimeve tė Konferencės sė Londrės tė vitit 1913-tė.

    Kur u kthye ky komisjon nga Follorina, Kėshilli e gjeti tė arsyeshme qė me autoritetet greke tė bėhej njė marveshje e plotė formale pėr lirimin e fshatrave nė fjalė. Pėr kėtė qėllim, Kėshilli zgjodhi dhe dėrgoi njė komisjon tė pėrbėrė nga Esheref Frashėri, Jorgaq Raci, Nikollaq Zoi, Pandeli Cale, Qani Dishnica, dhe Sabahudin Blloshmi, tė cilėt morėn me vete dhe Dhespotin Jakov, e u nisėn pėr nė Brezincė. Nė kėtė vend u pėrgatit protokolli i pėrkohshėm i Kapshticės, i cili do tė kishte njė fuqi deri sa tė jepte njė vendim Konferenca e Paqes mbi ēėshtjen greko-shqiptare. Mbi kėtė marveshje, qė ndonėse ishte e pėrkohėshme, Korēa kapėrceu rrezikun e njė lufte tjetėr, e cila mundi tė sillte njė okupim tė ri. Pas pak kohėsh, u bashkua dhe Pogradeci me qeverinė e Tiranės. Nė fund tė majit 1920-tė, ushtria italiane la Shėngjinin, Tiranėn e Durrėsin dhe u tėrhoq pėr nė Vlorė.

    Kur Tirana bashkė me gjithė prefektuart e tjera, po festonte kėto fitore qė konsideroheshibn si historike pėr bashkimin Kombėtar, nė prefekturėn e Durrėsit, lėvizja esadiste po vazhdonte. Kryengritėsit prenė telat e telegrafės, ndaluan funksionimin e postės dhe nė shumė vende bėnė bllokimin e rrugės nacionale. Qeveria Kombėtare duke parė se anarkia rrezikonte njė pėrhapje tė gjėrė, mori masat e duhura dhe filloi njė operacion ushtarak, kundėr kėtėij rebelimi. Pas kėsaj, shumica e kryengritėsve u shtypėn apo u shpėrndanė, por njė pjesė e tyre ikėn dhe u bashkuan me Osman Balin, i cili konsiderohej si mbėshtetėsi kryesor i Esat Pashė Toptanit dhe formuan njė fuqi tė re. Kjo fuqi duke pasur si udhėheqės Osman Balin, ju vėrsul qytetit tė Tiranės, duke zėnė vende nė afėrsi tė sajė, me qėllim qė ta sulmonte natėn nė befasi.


    Qeveria bisedon me Osman Balin

    Qeveria e Tiranės, duke marrė parasysh fuqinė e saj ushtarake tė pakėt dhe rrezikun qė mund ti vinte gjithė vendit nga njė pėrpjekje e armatosur, me forcat rebele tė Osman Balit dhe pėr tė fituar kohė, pranoi tė hynte nė bisedime me kėto forca dhe si pėrfundim tė tyre doli kjo marveshje:" Tė dėrgohej njė komisjon nė Paris qė tė merrte vesh programin e Esat Pashės (Osman Bali ngulte kėmbė qė Esat Pasha tė thirrej nė Shqipėri dhe tė merrte pjesė nė qeveri). 2) Populli i armatosur tė shpėrndahej sapo tė nėnshkruhej dhe tė shpallej kjo marveshje. 3) Qeveria tė angazhohej qė tė jepte njė fjalė pėr tė gjithė ata persona qė kishin marrė pjesė nė atė lėvizje. 4) Ata qė nuk do tė bindeshin, do tė ndiqeshin dhe do tė dėnoheshin prej gjykatores pėr faje politike". Mbas kėsaj marveshje u zgjodh njė komisjon i pėrbėrė prej Z. Bajram Fevziu, Imzot Kolecit, Fuat Toptanit dhe Ymer Deliallisit, me porosi qė tė niseshin pėr nė Paris, pėr tė marr vesh programin e Esat Pashės, si ishte caktuar nė pikėn e parė tė marveshjes sė bėrė. Natyrisht qeveria e Tiranės, nuk priste ndonjė pėrfundim nga ai delegacion i nisur pėr nė Paris dhe nisur nga kjo gjė, ajo mori masat e duhura dhe sapo gjeti ēastin e duhur, pėrdori forcėn e vet ushtarake duke e shtypur dhe e shpėrndarė forcat e Osman Balit. Pak kohė mė vonė mbėrriti nė Shqipėri, lajmi i vrasjes sė Esat Pashės nė Paris nga Avni Rustemi dhe kjo gjė bėri tė mundur fundin e lėvizjes esadiste, mė 13 qershor tė vitit 1920-tė.


    Shtypja e Kryengritjes

    Shtypja e kėsaj kryengritje dhe vrasja e Esat Pashės nė Paris, pėr qeverinė e Tiranės pėrbėnte njė sukses tė madh dhe i shtonte asaj premisat pėr njė stabilitet nė tė gjitha prefektrurat e vendit dhe njė qeverisje mė tė mirė pėr zbatimin e vendimeve qė kishte marrė Kongresi i Lushnjes. Njė rol tė madh nė shtypjen e kėsaj kryengritje, pa dyshim pati Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, i cili diti tė manovronte nė situatat tepėr delikate qė u krijuan, ndonėse ishte njė nga Ministrat mė tė rinj ("25 vjeē) tė kabinetit tė Sulejman Delvinės, i dalė nga Kongresi i Lushnjes. Po kėshtu nė shtypjen e rebelimeve dhe vendosjen e rendit nė vend, pati dhe major Preng Jaku, njė ndėr njerzit mė besnik tė Zogut i cili u caktua prej tij si komandant i Forcave Speciale, ose siē quhej asokohe, Batalioni shėtitės, qė bėri tė mundur, shtypjen e kryengritjes esadiste nė tė gjitha rrethinat e Tiranės dhe mė gjerė. Nga ana e Ahmet Zogut nė atė kohė, kur anarkia e plotė kishte pllakosur gjithė vendin, zgjidhja e situatave me anė tė ndėrhyrjeve ushtarake, u pa si i vetmi mjet qė mund tė sillte dobi dhe stabilitetin e duhur tė vendit, pėr tė mos u dhėnė shkas fuqive tė ndryshme tė huaja pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht dhe pėr tė vėnė nė jetė synimet e tyre pėr coptimin e Shqipėrisė. Por ky stabilitet nuk zgjati shumė. Nė Vlorė, forcat e ushtrisė italiane, qė ishin mbledhur aty pas tėrheqjes nga Shqipėria e Mesme, nuk ju pėrgjigjėn kėrkesės nė formė memorandumi qė u bėnė forcat ushtarake shqiptare qė ato tė largoheshin pėr nė Itali dhe pas kėsaj nisi ajo qė nė historinė e Shqipėrisė njihet ndryshe si Lufta e Vlorės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-01-2010 mė 00:39

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kongresi i Lushnjės: 21 janar 1920

    E vėrteta e Kongresit tė Lushnjės

    IZET SHEHU

    Trajtesė pėr Kongresin Kombėtar tė Lushnjės

    Nė tryezėn ngjyrė dhelpre tė Konferencės sė Parisit mė 1919-tėn, po luhej njė nga tragjeditė mė absurde mbi shpinėn e kombit tonė, nga mė tė vjetrit, mė krenarėt dhe nga mė bujarėt nė Gadishullin e Ballkanit. Fuqitė e Mėdha u treguan kasapė tė pamėshirė me kufijtė e Shqipėrisė nė vitin 1913-tė. Qeveria e Turhan Pashė Pėrmetit u tregua e qulltė pėr tė mbrojtur ēėshtjen kombėtare. Nė kėto rrethana, Shqipėria kėrcėnohej nga dhėmbėt prej ujku tė fqinjėve shovenė. Kėtė detyrė jashtėzakonisht tė vėshtirė dhe kyēe e mori Komisioni Organizator i Mbledhjes Kombėtare, qė pėrbėhej nga patriotė tė kulluar me emėr, si: Eshref Frashėri, Sheh Ibrahim Karbunara, Ferid Bej Vokopola e Nebi Sefa. Mė 1 janar 1920 komisioni i drejtoi vendit thirrje pėr njė mbledhje kombėtare. Pse u caktua pikėrisht Lushnja pėr kėtė eveniment historik mjaft tė rėndėsishėm?

    E para, se ishte nė qendėr tė Shqipėrisė. Pra, faktori gjeografik. Nė njė letėr qė “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” mė 7 janar 1920 i drejton komitetit thuhet se: “paria e Lushnjės tregoi nė krahasim me vendet e tjera njė kurajė civile mė tė madhe e prandaj duhet me i ēue asaj njė letėr pėrgėzimi e mirėnjohjeje”.

    Pra, thamė, pozicioni kyē. Arsyeja e dytė: nė kėtė qytet kishte atdhetarė tė vendosur.

    Sė treti: populli i kėsaj treve ishte aktiv nė Rilindjen Kombėtare. Nė fillimet e shek. XIX, Abaz Bej Lushnja drejtoi “Besėlidhjen e Beratit”, apo pjesėmarrja aktive e banorėve tė kėsaj treve, etnikisht e pastėr, shqiptare, nė aktin historik tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912 me pėrfaqėsuesit e saj: Nebi Sefa, Ferid Vokopola etj.

    Sė katėrti: Lushnja ėshtė zonė tranzitore, ku pėrzihen gegė e toskė.

    Duke pasur kėto pėrparėsi, patriotėt lushnjarė u lidhėn me personalitete kombėtare nga mė tė spikaturit e kohės.

    Dua tė theksoj nė kėtė trajtesė se, nė dhjetor tė vitit 1919-tė nė teqenė me emėr tė Ibrahim Sheh Karbunarės, u bėnė disa takime pune pėr organizimin e kėtij Kuvendi Kombėtar, ku ishte i pranishėm dhe konsulli anglez M. Iden, i cili pėrkrahu pa rezerva kėtė ide kombėtare. Komitetin Organizator e kryesoi Sheh Karbunara. Rol nė kėtė komsion luajti Eshref Frashėri, i cili nė kėtė kohė punonte nė Lushnjė. Duke qenė anėtar i komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” ai bashkėpunonte me atdhetarė me emėr, si: Hoxha Kadria e Sali Nivica. Pra, siē e thashė qė nė fillim, kjo veprimtari me pėrmasa kombėtare synonte mbrojtjen e viseve shqiptare nga shovenė grekė e serbo-kroato-sllovenė.

    Meqė s’kishte ndėrtesė tė pėrshtatshme, shtetėrore, Komisioni caktoi shtėpinė e Fugėve, sepse plotėsonte kushtet.

    Nė ēastet kur jam duke hedhur nė letėr kėtė trajtesė, kam ndėr duar njė dokument autentik arkivor pėr kėtė Kongres, nga mė themelorėt e historisė sonė.

    Dihet se 1913 na sakatoi pa mėshirė, na cungoi, na preu gjymtyrėt. Edhe sot, jetojmė tė shpėrndarė nė pesė shtete. Jemi unikalė pėr kėtė fatkeqėsi nė mbarė planetin.

    Ia bėmė vetes apo ramė nė grackėn e atyre qė as na kanė dashur, as na duan dhe as kanė pėr tė na dashur kurrė. Se ne i kemi tashmė tė qartė miqtė dhe armiqtė tanė tradicionalė. Delfinėt dhe peshkaqenėt. I kemi tė qartė. Po, atėherė, pėrse luajmė rolin e tė paditurit? Pėrse? Pėrse nė muzetė historike ende vegjetojnė mediokėr e tė molepsur? Tė parėt qė duhen ballafaquar me dosjet e diktaturės duhet tė jenė ata!

    Po iu citoj disa rreshta nga procesverbali arkivor i ditės sė parė tė Kongresit tė Lushnjės:


    Ēelja e I-rė e Mbledhjes Kombėtare

    21/01/1920

    Sot, ditė e Mėrkurė 21/01/1920 ora 10 p. Drekė, tue qenė dita e caktueme pėr ēeljen e Mbledhjes Kombėtare, me gjithė vonesėn e letėrthirrjeve nuk kanė arritur shumica e Delegatvet, delegatėt e arrijtun u mblodhėn mė Sallėn e Mbledhjes nė shtėpi tė Z. Kaso Fugės, e, pasi u bė njė lutje prej tė pėrndershmit Sheh Ibrahim Karbunarės, Zotniė Ferid Bej Vokopola, nė emėn tė Komisjonit tė Lushnjės, mbajti njė ligjėratė pėr mirėseardhjen e Delegatvet. Shkėlqesia e Tij Z. Aqif Pasha Elbasani, ju pėrgjigj kėsaj ligjerate me fjalė patriotike tė flakta. Mbas kėsajė ceremonie, komisjoni i pėrmendun u hoq e mbledhja filloj nga punėt.

    Pėrkohėsisht u emnue si sekretar i Kuvendit Z. Ferid Vokopola. Pėr tė kėqyrun letėrpėrfaqėsimet e Delegatve u zgjodh njė komision i posaēėm prej (5) pesė vetash:

    Irfan Bej Ohri, Qazim Kokoshi, Kostaq Kotta, Fasli Frashėri dhe Adem Peqini. Mbas kėsaj zgjedhje u vendos qė mbledhja t’i pushojė punėt pėr derisa tė mbrrijė shumica e Delegatvet”.

    Morėn pjesė nė kėtė Kongres gjithsej 37 delegatė. Delegatėt e Shkodrės dhe tė Lezhės s’mundėn tė mirrnin pjesė. Senatorėt e kėtyre Prefekturave u la tė zgjidhen nga vetė Prefektura.

    Mbas kėtij vendimi Z. Xhaferr Ypi, delegati i Durrėsit propozon “qė me qenė se Lushnja mori iniciativėn pėr kėtė Kongres t’i jepet pėr nderim e drejta me u pėrfaqėsue veēanėrisht nė Senat.

    Delegati i Lushnjės i pėrndershmi Sheh Ibrahim Karbunara, tue iu falė Mbledhjes sė Kombit, thotė se Lushnja nuk e bani pėr shėpagim, por e quajti pėr detyrė. Atėherė Z. Eshref Frashėri, delegat i Korēės, propozon t’i shkruhet popullit tė Lushnjės njė letėr falnderimi prej anės sė Mbledhjes Kombtare qė t’i mbetet kujtim n’arkiv tė katundaris sė Lushnjės.

    Delegate i Mallakastrės, Z. Bektash Cakrani, propozon nė kabinetin qeveritar zotrinjtė: Sulejman Delvina, Iliaz Virjoni, Amet Zagolli, Sotir Peci, Ndoc Ēoba, Mehmet Konica. Z. Iliaz Virjoni pėr shkaqe tė veēanta nuk pranoi: u propozua Z. Hoxha Kadria, i cili u pranua.

    Votimi u bė ēeltazi (fjalė nė dokumentin origjinal). U bė betimi i delegatėve dhe i Kėshillit tė Naltė.

    U zgjodh kabineti:

    Kryeministėr Z. Sulejman Bej Delvina

    Zėvendės Z. Eshref Bej Frashėri

    Ministėr i P. Mbrendshme Z. Ahmet Bej Zagolli

    Ministėr i P. tė Jashtme Z. Mehmet Bej Konica

    Ministėr i Arsimit Z. Sotir Peci

    Ministėr i Drejtėsisė Z. Hoxha Kadria

    Zėvendės Z. Hysen Bej Virjoni

    Ministėr Finance Z. Ndoc Ēoba

    Zėvendės Z. Idhomen Kosturi



    Kongresi u hap mė 21/1/1920 dhe mbaroi punimet mė 31/1/1920.

    Duke paraqitur nė kėtė trajtesė disa ēaste tė marra nga burimi arkivor, autentik, dua tė hedh dritė mbi ca tė vėrteta. Pėr falsifikatorė e retushues tė kėtij Kongresi dhe protagonistėve tė tij tė shquar do tė merrem nė njė shkrim tjetėr. Koha ėshtė si deti. Herėt a vonė gjėrat i nxjerr nė breg. Herėt a vonė.

    Tema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-11-2007 mė 18:58

  3. #3
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    o brari , ate qe po kerkon e gjen tek tema historia e shqiperise qe eshte ne maje te faqes.
    aty ke informacione mbi kongresin e lushnjes.
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Kongresi i Lushnjes ka qen nje nga aktet vendimtare te formimin e kombit shqiptar. Ne nje koh kur numri i tradhtareve shqiptar ka qen shum i madh kongresi lushnjes tregoj se ekziston edhe nje grup tjeter shqiptaresh me te vendosur dhe te pa lekundur nga perfitimet materiale.

  5. #5
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Nga Lushnja Jam Por Ket Kongres E Kisha Harru Fare Si Pjese E Mire E Historise Se Lushnjes Ne Krijimin E Shqiperise Ne Kohen E Panvaresise Ne Rolin Qe Ajo Pati
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kongresi i Lushnjės, kongresi i shpėtimit kombėtar

    http://www.botasot.info/mesme/kl2012-01-21-um-15.jpg




    Berisha: Kongresi i Lushnjės, kongresi i shpėtimit kombėtar

    Kryeministri nė ceremoninė pėr 92 vjetorin e Kongresit tė Lushnjės



    Qyteti i Lushnjės nisi kremtimet e vitit tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė me pėrkujtimin e Kongresit tė Kushnjės, tė mbajtur nė kėtė qytet mė 21 janar tė 92 viteve mė parė. Kryeministri Berisha ishte sot i pranishėm nė kėtė qytet, ku mori pjesė nė ceremonitė festive nė nderim tė 92 vjetorit tė kėtij Kongresi, Kongres qė vuri themelet e shtetit modern shqiptar.
    Ceremonitė festive organizoheshin nga Bashkia Lushnjė dhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me pjesėmarrjen e trupės sė Teatrit tė Operės dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Tė pranishėm nė kėto veprimtari ishin edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Aldo Bumci, deputetė tė Kuvendit, personalitete tė njohura dhe pėrfaqėsues nga familje tė shquara qė kontribuan nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės, etj.


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...16-49-3614.jpg


    Fillimisht, Kryeministri Berisha u prit nė njė takim mirėseardhjeje nga Kryetari i Bashkisė sė Lushnjės Fatos Tushaj, ku ishte i pranishem edhe deputeti socialist Bashkim Fino. Kryeministri Berisha shfrytėzoi kėtė rast pėr tė uruar gjithė qytetarėt e Lushnjės por dhe gjithė shqiptarėt gėzuar kėtė pėrkujtimi pėr Kongresin e Lushnjės .“Ne kremtojmė sot 92 vjetorin e kėsaj ngjarjeje, e cila pėr nga rėndėsia jetike pėr shqiptarėt, qėndron krahas Lidhjes sė Prizrenit dhe shpalljes sė Pavarėsisė dhe kjo pėrbėn njė nga ngjarjet mė themelore nė historinė kombėtare tė shqiptarėve pėr tė formuar shtetin e tyre”, u shpreh Kryeministri.
    Kryeministri nėnvizoi se ishte Lushnja ajo qė ngriti nė kėmbė njė Shqipėri tė shtrirė pėrdhe, njė Shqipėri qė ishte parashikuar dhe pėrcaktuar qė tė zhdukej nga harta e historisė sė Evropės. Nė kėtė kontekst, theksoi ai, ne e kemi nderuar dhe do ta nderojmė gjithnjė kėtė ditė.


    http://www.botasot.info/reklama/1Jan...-58fotosjt.jpg


    Gjithashtu, nė kuadėr tė ceremonive festive pėr 92 vjetorin e Kongresit tė Lushnjės, Kryeministri Berisha bėri njė vizitė nė Shtėpinė Muze “Kongresi i Lushnjės” aty ku zhvilloi punimet Kongresi Kombėtar. Kryeministri u shpreh se pasuria kombėtare qė gjendet nė kėtė muze na tregon pėr madhėshtinė e kėsaj dite, e kėtij Kongresi, i cili mė shumė se ēdo gjė tjetėr mund dhe meriton tė vlerėsohet si Kongresi shpėtimtar i Shqipėrisė dhe kombit shqiptar.


    BERISHA MBULIM 21 JANAR.wmv






    http://www.botasot.info/reklama/Janu...otofjala3.jpeg


    http://www.botasot.info/mesme/kl2012-01-21-um-15.jpg


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...36fototurm.jpg


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...5fotofjala.jpg


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...15fotonens.jpg
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    sa te peshtire qe jane... thu ti se ju pikon ne shpirt per kete vend dhe per kete flamur..hiena o hiena..
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    sa te peshtire qe jane... thu ti se ju pikon ne shpirt per kete vend dhe per kete flamur..hiena o hiena..
    Ku kane turp kta mer amon.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    kape cik zhozin me qafsh. per gestapo ne version hermafroditi kishe degjuar ndonjehere ti plako?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Ore ky mjaft tė mos ishte nė Tiranė sonte, nga qė nuk gjeti ndonjė WC pėr tė inaguruar ja afroi me njė javė datėn Kongresit tė Lushnjės.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    lol, pse edhe kete e beri.. opo ky eshte i afte ti bej te gjitha, ama na arrori s'heq qe s'heq dore
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  12. #12
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Ore ky mjaft tė mos ishte nė Tiranė sonte, nga qė nuk gjeti ndonjė WC pėr tė inaguruar ja afroi me njė javė datėn Kongresit tė Lushnjės.
    Me ke kalendar ecen ti shoku ....alla turka apo alla frega???
    Kongresi Lushnjes 21-1 1920
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76721

  13. #13
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    Me ke kalendar ecen ti shoku ....alla turka apo alla frega???
    Kongresi Lushnjes 21-1 1920
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76721
    Kongresi i Lushnjes i ka mbajtur punimet fiks mė 28-1-1920

  14. #14
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Kongresi i lushnjes eshte mbajtur me 23 janar dhe jo ne 21 ashtu sic eshte munduar te paraqesi berisha. Ai e planifikoj kete vizit sote me qellim qe te mos ishte ne kryeministri gjate homazhit qe u be nga populli per 4 viktimat e 21 janarit!

    Hajde burr shteti haje...
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka 20 vjet ne poltike ku Saliu kurre ska folur per Kongresin e Lushnjes.
    Foli tani dhe e coi daten nga 28 ne 21 se si shifte dot njerzit qe atyre qe i vrau , nuk kishte mendje me pa krimet e tij para fytyres e iku si dhjaks ne Lushnje.
    Albania Uber Alles

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ka 20 vjet ne poltike ku Saliu kurre ska folur per Kongresin e Lushnjes.
    Foli tani dhe e coi daten nga 28 ne 21 se si shifte dot njerzit qe atyre qe i vrau , nuk kishte mendje me pa krimet e tij para fytyres e iku si dhjaks ne Lushnje.
    Daku nuk osht ceshtje te pame , osht ceshtje frike ! Iu ka vra vellezerit , baballaret , burrat , femijte ! Deshi Zoti qe u vrane dhe u plagosen aq pak ! Dhe ai e di se "ka Cecua bicak" .

    Ai e di shume mire se do ta shtyje diten , por nuk e shmang dot nga kalendari , kur do te jape llogari si kriminel ordiner !

    Prandaj ia mbath ! Keshtu sic po i con punet , edhe ket ne ndonji pusete si puna e Gadafit kan me e gjet ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 22-01-2012 mė 09:03

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne kete cope Shqiperi qe ne kemi sot jane sakrificat e gjaku i patrioteve dhe fisnikeve shqiptar,i pjese me te mire te ketej kombi .....
    Sa nga keto mbiemra jane sot ne qeveri ?
    a thua se keto familje nuk kane nxjerre niper e mbesa te denje per te qeverisur ??
    Sa kane bere qeverite qe keto burra te ken vendin e tyre ne histori ?




    Duke nderuar ata qe e meritojne, shpetojme nga te permendurit e atyre qe meritojne vetem perbuzje! Sa shume familje u neperkemben, sa shume intelektuale u detyruan te behen pre e zilise se semure dhe urrejtjes pathologjike te funderrinave dhe ideologjive boshe, sa shume te tjere u zhduken pa nam e nishan...Mbase nuk eshte vone te shkundim ndryshkun e kujteses si popull dhe te fillojme te veme ne piedestale ata qe ishin truri i Shqiperise.


    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  18. #18
    Meqė datat pėr Sal Brishėn janė kaq tė rėndėsishme,
    a e dini se ky burrė shteti nga Viēidoli ėshtė pranuar nė Partinė e Punės mė 8 nėntor?

  19. #19
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    C,ti thuash politikanve Shqiptare kur datat historike i perdorin per "pastirm moral"....

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    Meqė datat pėr Sal Brishėn janė kaq tė rėndėsishme,
    a e dini se ky burrė shteti nga Viēidoli ėshtė pranuar nė Partinė e Punės mė 8 nėntor?
    E kane fut me zor ne Partine e Punes , kunder deshires se vet Sales ! Ka qene njelloj si sot ! A nuk te lusin , sot , me morr nji teser partie ?

    Ta lene ne dore bile , mjaft te hapesh doren ..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-01-2018, 15:24
  2. 21 janar 2011 - 21 Janar 2012!
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 25-12-2013, 00:04
  3. Shen Andoni-17 Janar; Shen Thanasi-18 Janar; Shen Thimiu-19 Janar
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2005, 18:50
  4. Zef Zorba (1920-1993)
    Nga Leila nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-12-2003, 01:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •