G.sh.







DOSSIER

Historia tragjike e familjeve tė mėdha tė Shqipėrisė qė regjimi komunist i shpalli "reaksionare" dhe i internoi nėpėr kampe. Dėshmia e Lekė Pėrvizit, qė vuajti familjarisht pėr 45-vjet

Si vdiqėn 33 fėmijė brenda njė nate nė kampin e Turhanit


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Nė fundin e vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949 kur Shqipėria i prishi marrdhėniet me Jugosllavinė, pothuaj nė tė gjithė veriun e vėndit filluan arratisjet nė masė.
Si rezultat i kėsaj situate dhe pėr ta frenuar sadopak fluksin e madh tė personave qė arratiseshin jashtė vėndit, Qeveria komuniste e Tiranės e rriti menjėherė represionin dhe nė atė kohė filluan internimet nė masė. Si rezultat i atij represioni, kampi i Beratit dhe ai i Kuēovės qė sapo ishte hapur u mbushėn plot me tė internuar.
Nisur nga numri i madh i tė internuarve qė u grumbulluan nė ato dy kampe, qeveria komuniste u detyrua dhe hapi kampet e Turhanit dhe tė Memalijat nė rrethin e Tepelenės
Nė ato dy kampe ku jetonin rreth 6000 tė internuar nė kufijtė e mizerjes, qė nė ditėt e para plasėn epidemi tė ndryshme dhe nė gushtin e vitit 1949 nė kampin e Turhanit brenda njė nate vdiqėn 33 fėmijė nga sėmundja e dizanterisė".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė mbi kalvarin e gjatė tė vuajtjeve tė qindra familjeve shqiptare nėpėr kampet e ndryshme tė internimeve, tė cilat regjimi komunist i Enver Hoxhės i kishte shpallur "familje reaksionare", ėshtė 75-vjeēari Lek Pėrvizi nga Skuraj i Kurbinit, qė bashkė me familjen e tij ka vuajtur nėpėr kampet e ndryshme nga viti 1945 e deri nė vitin 1990-tė. Ndonėse qė nga viti 1991, Lek Pėrvizi ėshtė vendosur me banim nė Bruksel tė Belgjikės, ai nuk i harron lehtė vuajtjet qė ka kaluar nėpėr ato kampe dhe ka dėshirė tė flasė jo pėr dramėn tragjike tė familjes sė tij, por pėr ato dhjetra e dhjetra familje tė tjera qė patėn tė njėjtin "fat" me tė.
Po kush ishin ato familje tė mėdha qė regjimi komunist i Enver Hoxhės i shpalli "Familje armiqsh e reaksionarė" dhe kur filloi kalvari i gjatė i vuajtjeve tė tyre?
Cili ishte kampi i parė i tė internuarėve qė regjimi komunist hapi nė Shqipėri dhe cilat ishin familjet e para qė u dėrguan pėr tė vuajtur dėnimin aty? Kush ishin kampet e tjera qė u hapėn mė pas dhe si u trajtuan tė internuarit nė ato kampe?

Maj 1945, internimet e para

Ndonėse komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, arrestimet ndaj kundėrshtarėve tė tyre politikė i kishin filluar qė nga vera e atij viti, internimet e para tė atyre familjeve qė ata i shpallėn "reaksionare", filluan vetėm nė majin e vitit 1945.
Tė arrestuarit e parė qė ishin kapur pak kohė para mbarimit tė luftės, tė cilėt komunistėt i konsideronin armiq, u grumbulluan nė njė nga kazeramt e italianėve qė ndodhej diku nė malin e Dajtit dhe aty u mbajtėn tė izoluar deri nga janari i vitit 1945.
Nė atė kohė ata i zbritėn nė qytetin e Tiranės dhe i izoluan kryesisht nė burgun e ri dhe nė burgun e vjetėr.
Ky ishte dhe kontigjenti i parė i tė burgosurve politikė tė Shqipėrisė, ndėrsa disa muaj mė pas, nė majin e vitit 1945, qeveria komuniste e Tiranės filloi dhe internimet masive ku"streha" e parė e atyre familjeve ishte qyteti i Beratit.
Lidhur me kėtė, 75-vjeēari Lek Pėrvizi, dėshmon: "Deri aty nga maji i vitit 1945, shumė nga familjet e mėdha qė ishin shpallur rekasionare, si Gjomarkajt, Mėlyshajt e Bajraktarėt e Mirditės, Kaloshėt, Dinet, e Demėt e Dibrės, Bajraktarėt e Kukėsit, Sokolėt dhe Marashėt e Shkodrės, Pėrvizėt dhe Lalat e Kurbinit,ishin mbajtur tė izoluar nė Degėt e Brendshme tė rretheve tė tyre. Nė muajin maj tė atij viti kėto familje dhe shumė tė tjera tė cilat ishin njohur si familje zogiste, pa asnjė lloj vendimi gjyqėsor u internuan tė gjitha nė qytetin e Beratit i cili u bė qėndra dhe "streha" e parė e tė gjitha familjeve "reaksionare" kryesisht tė Veriut tė Shqipėrisė.
Ndėrsa nė atė kohė qyteti i Beratit u "popullua" nga kėto familje "reaksionare", tė Veriut tė Shqipėrisė, qyteti i Krujės u bė "streha" e shumė familjeve tė tjera tė Jugut tė Shqipėrisė. Familjet qė u internuan nė atė kohė nė qytetin e Krujės, ishin kryesisht nga qyteti i Korēės por kishte dhe nga Gjirokastra, Saranda dhe nga zona e Dropullit tė minoritetit grek.
Nga ato familje qė u internuan nė atė kohė nė qytetin e Krujės, mė kujtohen: Kokali nga Saranda dhe Kullajt nga Zėmbėlaku.
Tė gjitha ato familje qė u internuan nė qytetet e Krujės dhe tė Beratit, mė parė u ishin konfiskuar tė gjitha pasuritė e tundėshme dhe tė patundshme dhe ato kishin dalė nga shtėpitė e tyre vetėm me rrobat e trupit.
Po kėshtu kishte dhe shumė familje qė pasi ishin arrestuar dhe ishin sjellė nė internim, komunistėt u kishin djegur shtėpitė.
Nga ato familje qė iu dogjėn shtėpitė ndėr tė tjera ishin: Gjomarkajt e Mirditės, Marshėt e Shkodrės, Dinet e Demat e Dibrės, Kolat e Matit etj", kujton 75-vjeēari Lek Pėrvizi, lidhur me periudhėn kur regjimi komunist i Enver Hoxhės filloi internimet e para tė atyre familjeve qė i shpalli "armike dhe reaksionare".

Si u trajtuan nė Berat e Kuēovė

Po si u trajtuan ato familje qė regjimi kominist i dėrgoi me dhunė pėr tė vuajtur dėnimin si tė internuar nė qytetin e Beratit?
Lidhur me kėtė, Lek Pėrvizi dėshmon:
"Familjet e para qė u dėrguan nė internim nė qytetin e Beratit, ishin : Gjomarkajt, Mėlushėt, Bajraktarėt, Pėrvizėt, Lleshmarashėt, Sokolėt, Dinet, Demat, Kolat, Dodgjinėt etj. Ato familje u vendosėn kryesisht nė lagjen "Kala", por mė pas ato u vendosėn edhe nė lagjet e tjera tė qytetit si "Mangalem", "Murat-Ēelepias" etj.
Atyre familjeve fillimisht u jepej vetėm 500 gram bukė misri nė ditė dhe ato ishin tė detyruara qė ta paguanin vetė qeranė e shtėpisė ku banonin. Shumė prej atyre familjeve qė ishin tė internuara nė Berat, edhe pse banonin nėpėr barake apo kasolle tė improvizuara, e paguanin njėlloj qeranė e banesės si ato qė ishin nė gjėndje disi mė tė mirė.
Tė gjithė personat e familjeve tė internuara nė qytetin e Beratit, nuk kishin tė drejtė tė largoheshin nga qyteti dhe tre herė nė ditė tė gjithė: me gra, burra, fėmijė dhe pleq, paraqiteshin tre herė nė ditė nė apel pranė Degės sė Brendshme. Qė nė ditėt e para qė ato familje u dėrguan aty, pra nė majin e vitit 1945, regjimi komunist u mundua pėr t'i poshtėruar ata duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat.
Njė nga ato mėnyra qė u pėrdorėn pėr t'i poshtėruar ato familje, ishte hapja e kanaleve tė ujrave tė zeza nė mes tė qytetit. Mė pas tė internuarit u dėrguan pėr tė punuar edhe nė punė tė ndryshme nė bujqėsi dhe sidomos nė luftėn kundėr karkalecit nė fushat e mbjella. Nė atė kohė shumė nga familjet qė nuk mund ta mbanin dot frymėn gjallė me 500 gram bukė nė ditė, detyroheshin dhe shkonin nė mal pėr tė bėrė dru, qė t'i shisnin ato nė qytet pėr tė fituar ndonjė lek pėr bukėn e gojės.
Pėrveē vuajtjeve fizike dhe urisė, nė atė kohė shumė familje tė internuara provuan mbi kurrizin e tyre dhe strese tė shumta nga epshet e oficerėve tė Sigurimit qė kėrkonin tė shtinin nė dorė vajzat e reja.
Nga qė asnjė prej atyre vajzave nuk ra "preh" e tyre, oficerėt e Sigurimit u detyruan dhe i burgosėn shumė nga ato vajza tė reja.
Ndonėse propaganda komuniste nė atė kohė pėrdorte tė gjitha mėnyrat pėr t'i poshtėruar familjet tona qė ishim tė internuar atje, populli i Beratit u tregua tepėr fisnik dhe mundohej me tė gjitha mundėsitė qė kishte pėr tė na i lehtėsuar sadopak dhimbjet. Shumė familje beratase nė atė kohė u dėrgonin familjeve tė internuara, ushqime dhe rroba e batanie pėr tė fjetur.
Po kėshtu dhe brenda pėr brenda familjeve tė internuara nė atė kohė kishte njė solidaritet shumė tė madh. Shumė prej familjeve qė kishin ndonjė tė ardhur apo krah pune mė shumė, u gjendeshin dhe u jepnin gjithmonė atyre familjeve qė nuk kishin krah pune pėr tė punuar.
Nė atė kohė nė familjet e internuara nuk kishte shumė arrestime dhe kur ndonjė i arratisur vritej, familjen e tij e lironin nga internimi dhe e kthenin andej nga kishte ardhur. Kėshtu ndodhi me familjen e Llesh Marashit qė u ekzekutua nė atė kohė nė Shkodėr.
Por ajo gjė nuk ndodhte gjithmonė, sepse kishte raste si ai i familjes Gjonmarkaj, qė ndonėse u vranė shumė prej tyre, ata nuk i liruan asnjėherė nga internimi.
Nga fundi i vitit 1947 nga Berati shumė familje u dėrguan nė Kuēovė ku filloi ndėrtimi i fushės sė aviacionit. Ato familje u vendosėn nė kazermat e italianėve dhe pėr tė ngrėnė u jepej vetėm bukė thatė pa gjellė.
Pas Kuēovės shumė nga ato familje u sollėn nė Valias tė Tiranės pėr tė punuar nė bujqėsi, siē ishin Gjomarkajt, Demėt etj", kujton Lek Pėrvizi lidhur me trajtimin e familjeve tė internuara nė qytetin e Beratit e Kuēovės.

Tragjedia nė kampin e Turhanit

Pas qytetit tė Beratit, regjimi komunist i Enver Hoxhės filloi ti dėrgonte tė internuarit edhe nėpėr qytete tė tjera. Lidhur me kėtė, Lek Pėrvizi dėshmon: "Aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimi i vitit 1949, kur Shqipėria i prishi marrdhėniet me Jugosllavinė, nė Veriun e vėndit filluan arratisjet nė masė. Pėr ta frenuar sadopak atė fluks arratisjesh, regjimi komunist nė atė kohė rriti represionin dhe filloi internimet masive..
Nga qė Kuēova dhe Berati nė atė kohė u mbushėn plot me familje tė internuara, pėr tė mos rėnė nė sy, regjimi komunist u detyrua dhe hapi dy kampe tė tjera nė Turhan dhe Memalija tė Tepelenės.
Nė ato dy kampe qė u mbushėn vetėm me familje tė internuara tė Veriut tė Shqipėrisė, kushtet e banimit ishin nė kufijtė e mizerjes dhe tė internuarit jetonin nė kondita primitive. Atyre u jepej vetėm 500 gram bukė misri thatė e asgjė tjetėr.
Nė atė kohė qė u vra Bardhok Biba, numri i tė internuarėve nė dy kampet e Tepelenės, arriti nė 6000 vetė. Nga mungesa e madhe e higjenės, aty plasėn epidemitė e sėmundjeve tė ndryshme dhe njerzit vdisnin nė masė.
Mesatarja e vdekjeve nga ato epidemi, ishte shtatė veta nė ditė. Katastrofa mė e madhe ndodhi nė gushtin e vitit 1949 kur nė kampin e Turhanit vdiqėn 33 fėmijė brenda njė nate dhe pėr kėtė gjė ėshtė dėshmitar, Abdurrahman Kaloshi, i cili mund tė tregojė mė shumė.
Tė gjitha ata fėmijė vdiqėn nga epidemia e dizanterisė sepse nuk kishte asnjėlloj ndihme mjeksore dhe buka e misrit ishte e mykur. Tmerrit tė vdekjeve tė asaj nate, iu shtua edhe mė shumė ankthi sepse nuk premtonte koha pėr tė hapurr varret pėr tė gjithė ata foshnje. Njė gruaje nga Vermoshi i Dukagjinit qė quhej Cukalina, i vdiqėn dy fėmijet binjakė, njėri nė mėngjez dhe tjetri nė darkė.
Nga qė ata ishin dhe mashkujt e vetėm tė fisit, nėna e tyre vrau veten tė nesėrmen me gjithė motrėn e saj. Kjo tragjedi e madhe shkaktoi bujė tė madhe tek mjekėt e Gjirokastrės dhe Tepelenės, tė cilėt patėn kurajon dhe e bėnė problem nė Tiranė atė gjė.
Qeveria komuniste e Enver Hoxhė u detyrua dhe dėrgoi aty njė grup oficerėsh pėr tė parė gjėndjen dhe pas atij inspektimi u vendos mbyllja e kampit tė Turhanit dhe atij tė Memaliajt.
Tė gjithė tė internuarit e atyre dy kampeve, u dėrguan nė kampin e Tepelenės ku kushtet ishin disi mė tė mira se aty, sepse u vendosėn nė kazermat e italianėve ku kishte dhe ujė pėr tė pirė. Por edhe nė atė kamp ku tė internuarėve u jepej vetėm 650 gram bukė gruri me pak supe me krimba qė ishte vetėm ujė, vazhduan pėrsėri vdekjet.
Edhe nė aty tė internuarit nuk i shpėtuan dot tė ftohtit dhe urisė. Ata dėrgoheshin tė punonin nė pyll pėr dru, pleh, dhe pėr tė mbajtur shtylla pėr ndėrtim.
Nga fundi i vitit 1949 shumė tė internuar u dėrguan nė kampin e Porto-Palermos qė sapo u hap nė atė kohė. Nė atė kamp ata u vendosėn nė Kala dhe shumė prej tė internuarėve edhe sot e kėsaj dite janė tė verbuar nga errėsira qė ishte atje", kujton Lek Pėrvizi, lidhur me tragjedinė e kampit tė Turhanit ku nė gushtin e vitit 1949, vdiqėn 33 fėmijė nga kushtet e kėqia tė jetesės.

Nga Tepelena nė Myzeqe

Familjet e internuara nė kampin e Tepelenės, qėndruan aty deri nė vitin 1953, sepse nė atė kohė shumė prej forcave tė afta pėr punė u dėrguan pėr tė punuar nė rrethe tė ndryshme pėr ndėrtimin e disa godinave tė Degėve tė Brendshme.
Lidhur me fatin e mėtejshėm tė familjeve tė internuara, Lek Pėrvizi, dėshmon: "Aty nga viti 1954 kampi i Tepelenės u mbyll dhe tė gjithė familjet qė ishin aty i mblodhėn dhe i sollėn nė disa kampe qė u hapėn nė fushat e Myzeqesė, si nė sektorėt e Grabjanit, Ēermės, Gradishtės, Dushkut, Plugut, Savėrs, Xhazės etj.
Po nė vitin 1954 njė pjesė tė internuarve u dėrguan nė kampin e Kuēit tė Kurveleshit qė sapo u hap nė atė kohė. Vetėm ndėr 100 tė internuar qė u dėrguan pėrnjėherė aty, 60 prej tyre kishin mbaruar universitetet e Perėndimit, si Dom Mikel Koloqi, Ali Erebara, Ibrahim Sokoli, Nedim Kokona, Sami Kokalari etj. Kampi i Kuēit tė Kurveleshit u mbyll nė vitin 1958 dhe tė internuarit qė ishin aty u sollėn pėrsėri nė kampet e Myzeqesė.
Nė ato kampe, bashke me dhjetra familje si Dostėt, Gjomarkajt, Ēelėt, Hoxhat, Bajraktarėt, Dinet, Demėt, Ndretė, etj, ne qėndruam deri nė vitin 1990-tė kur u shkri Komisjoni i Internim-dėbimeve.
Njė pjesė e tė internuarėve qėndroi aty edhe pėr disa vjet tė tjera pas 1990-ės, por pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se nė ato kampe ka akoma disa nga familjet e internuara qė nuk kanė se ku tė gjejnė strehė tjetėr", e pėrfundon rrėfimin e tij 75-vjeēari Lek Pėrvizi, mbi fatin tragjik tė shumė familjeve fisnike qė regjimi komunist i shpalli "reaksionare" dhe i degdisi pėr 45-vjet me rradhė nė kampet e internimmit qė ishin hapur anekėnd Shqipėrisė.

-----------



Ne kohen qe europa lulezonte e harronte Mathauzen-in Shqiperia e perfeksiononte..

Hajde shtet demo-proletar hajde.