Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2006
    Postime
    50
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Dhembja e qafes

    Ju lutem tregoni diqka qe dini ne lidhje me dhimbjen e qafes (unazat e qafes)

    A ka ndonje terapion adekuat me ndonje vitamine ose........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Visari_ : 10-01-2007 mė 17:06

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,245
    Faleminderit
    25
    302 falenderime nė 227 postime
    Dhembja dhe mpirja e qafės, shkaqet dhe trajtimi


    Dhembja e qafės nė ditėt e sotme ėshtė shumė e pėrhapur. Pozicionet jo tė pėrshtatshme tė qėndrimit nė kėmbė apo ulur, mbajtja e takave tė larta, artrozat apo tensionet nervore janė tė gjitha motive pėr tė shkaktuar dhembje nė kėtė pjesė tė trupit. Dhembja e qafės ndonjėherė ėshtė vėrtetė e padurueshme dhe na bėn tė ndjehemi keq kur ndodhemi nė ambiente me njerėz dhe nė tė shumtėn e rasteve nuk tė lejon tė kesh njė ditė normale, pasi duket si njė peshė e madhe qė i ka zėnė rrugėn mendimeve. Shumė pak gjėra janė mė ngacmuese e tė parehatshme se dhembja dhe mpirja e qafės, qė mund ta prekė ēdokėnd, nė ēfarėdo moshe.

    Dhembja
    Dhembja e qafės shfaqet nė forma tė ndryshme. Nė qoftė se dėshiron tė zgjedhėsh terapinė mė tė dobishme, duhet tė studiosh me kujdes simptomat. Dhembja akute, e dhunshme ėshtė e pranishme vetėm nė njė anė dhe shfaqet sidomos kur pėrpiqemi qė tė ndryshojmė pozicion. Jemi tė detyruar qė ta mbajmė kokėn tė pėrkulur nga njė anė. Tė krijohet pėrshtypja se jemi tėrėsisht tė bllokuar dhe tė ngrirė. Dhembja ėshtė e shurdhėt, qafa ėshtė e ngrirė, muskujt janė tė tendosur dhe tė krijohet pėrshtypja se kemi njė peshė mbi shpatulla. Kjo dhembje pėrgjithėsisht shkaktohet nga qėndrimi nė njė pozicion tė keq pėr njė kohė tė gjatė ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhembja ėshtė konstante dhe pėrgjithėsisht ėshtė nė tė dyja anėt e qafės. Qafa ėshtė e ngrirė dhe shkakton shumė dhimbje nė qoftė se pėrkulet para apo pas. Dhembja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa lėvizje. Zakonisht ndodh pas njė kontraktimi apo njė nervozizmi. Si pasojė e kėsaj merren dhe dhimbjet e kokės, probleme nė shikim, zhurmė nė dėgjim dhe nevralgji tė vazhdueshme. Mund tė bėhet fjalė pėr shfaqje tė njė traume. Dhembja ėshtė e shurdhėt zakonisht nė tė dyja anėt e qafės dhe irritohet nė vazhdimėsinė e kokės apo nė mes tė shpatullave. Duke e lėvizur kokėn provohen mjaft shtrėngime nė muskuj, ndjehemi tė rėndė dhe na duket sikur jemi tė ngarkuar me plumb. Dhembja pakėsohet gjatė pushimit dhe mund tė mos e ndjejmė pėr periudha tė gjata. Ndonjėherė shoqėrohet me mpirje krahu, gjė qė mund tė jetė shkak i njė artroze apo hernie nė tru. Qafa ėshtė e ngrirė dhe shkakton dhembje kur pėrkulet. Kjo shoqėrohet dhe me tė vjella, dhembje koke, ethe dhe acarim nga drita. Mund tė bėhet fjalė pėr meningjit.

    Qafa
    Qafa si pjesė e shtyllės sė kurrizit ėshtė e ngjashme me pjesėn tjetėr, por ndryshon nė atė qė ka pėr qėllim tė lėvizė mė shumė dhe nė drejtime tė ndryshme. Gjithashtu qafa nuk i duron ngarkesat e rėnda qė mund tė pėrballėn nga pjesa e poshtme e shtyllės kurrizore. Dy unazat e sipėrme nė qafė janė shumė tė ndėrlikuara dhe ju mungon trupi kryesor nga sipėr. Kjo zėvendėsohet nga njė bėrthamė drejtuar nga trupi i unazės poshtė dhe shėrben si njė bosht rrotullimi i cili lejon kokėn tė rrotullohet mbi qafėn. Unaza nė majė mban peshėn e kafkės dhe quhet atlas, si gjiganti mitologjik i cili e mban botėn mbi supet e tij. Shpesh dhembja dhe mpirja nė qafė shkaktohen nga lėvizja e disqeve nė pjesėn e sipėrme tė kurrizit saktėsisht tė qafės. Kjo mund tė ndodhė nė mosha ta ndryshme, duke filluar nga mosha mė e re, madje edhe para moshės 25 vjeē e deri tek moshat e mėdha. Ky ērregullim ndryshon nga personi nė person.

    Qėndrimi
    Dhembja dhe mpirja e qafės mund tė ndodhė pėr shkak tė pozicionit jo tė duhur tė qėndrimit nė punė. Nėse tavolina e punės ėshtė shumė e ulėt dhe ju duhet tė punoni me kokėn e pėrulur dhe dhembja e mpirja e qafės ndodhė pėr shkak tė lodhjes sė ligamenteve. Qėndrimi i shtrirė pėr njė kohė tė gjatė mund tė shkaktojė dhembjen dhe pirjen e qafės. Po ashtu edhe pėrdorimi i 2-3 jastėkėve mund ta shkaktojė kėtė problem. Gjithashtu, nėse dysheku ėshtė tepėr i butė mund tė shkaktojė dhimbjen dhe mpirjen e qafės. Ndonjėherė disa prej kėtyre problemeve mund tė qetėsohen nga fjetja nė shtrat mė tė fortė dhe duke pėrdorur vetėm njė jastėk. Prandaj, nėse dhembjet dhe mpirja e qafės nuk mėnjanohen me pėrdorimin e dyshekut mė tė fortė, jastėkut tė pėrshtatshėm, ēlodhjes, edhe pėrdorimit tė ilaēeve tė ndryshme qė na rekomandojnė mjekėt e shumtė, tabletave tė ndryshme, qetėsuese dhembjesh rekomandohet qė tė provoni edhe ju metodėn e natyrshme tė thjeshtė dhe jo tė dhembshme tė kiropraktikės tė ashtuquajtur “kthimit nė vend, palosjes” tė diskut apo disqeve tė lėvizura, tė cilėt duke prekur nervat e pėrafėrta shkaktojnė dhembjen ngacmuese, madje edhe mpirjen e qafės, krahėve e nganjėherė edhe tė duarve gjer tek fundi i gishtėrinjve.


    Shkaktarėt mė tė shpeshtė
    Motivet nga tė cilat shkaktohet dhembja nė qafė mund tė grupohen nė katėr kategori:
    Kontraktimet muskulore
    Kontraktimet muskulore pėr shkak tė stresit, pozicioneve tė kėqija apo tensioneve emocionale. Kjo ėshtė dhe arsyeja mė e shpeshtė e dhimbjeve tė qafės. Dhe pse shkaku mund tė duket i rėndomtė, bllokimi muskulor mund tė ēojė dhe nė njė palėvizshmėri totale tė pėrkohshme.
    Artroza ose hernia diskale
    Sėmundje si artroza apo hernia diskale janė shkaku i dytė i dhimbjeve tė qafės, por qė tė dyja situatat mund tė jenė aktive njėkohėsisht. Kush vuan nga kėto sėmundje mundohet t’i shmangė rrotullimet e kokės dhe lėvizjet e shpatullave pikėrisht pėr dhimbjen qė i shkakton kjo. Nė kėtė mėnyrė muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjėherė dhe ngrijnė dhe kėshtu dhimbjes sė shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.
    Traumat ose mikrotraumat
    Dhimbje tė shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje tė ndryshme. Kėto mund tė jenė dhe goditje tė marra gjatė aktiviteteve sportive, lėvizjeve tė gabuara apo dhe frakturave tė vogla tė cilat nuk vihen re pėr momentin. Pasojat e kėtyre goditjeve mund tė mbarten me vite dhe mund tė shkaktojnė njė dhimbje qafe kronike.
    Inflamacione tė ndryshme
    Shqetėsime tė tjera tė shkaktuara nga inflamacione tė ndryshme. Sėmundje si meningjiti shkaktojnė dhimbje dhe ngrirje tė muskulaturės sė qafės por qė gjithmonė janė tė shoqėruara me simptoma tė tjera mė tė rėnda.

    Parandalimi i dhembjes

    Nė qoftė se jemi tė kujdesshėm dhe kujtohemi gjatė ditės tonė pėr gjėra tė vogla qė kanė lidhje me pozicionet e qafės, mund tė shmangim njė pjesė tė mirė tė dhimbjeve tė shkaktuara pikėrisht nga ky shkak. Pėr kėtė, duhet tė:
    Tė mbajmė njė qėndrim korrekt. Shprehja e vjetėr “shpatullat prapa dhe gjoksin jashtė” ėshtė akoma nė fuqi;
    Zgjedhja e karriges sė pėrshtatshme. Karrigia e atij qė kalon shumė kohė ulur duhet tė jetė e tipit qė tė rregullojė gjatėsinė. Kėmbėt duhet tė qėndrojnė tė mbėshtetura nė dysheme dhe kurrizi tė jetė i mbėshtetur nė karrige;
    Tė mbahet mirė telefoni. Duhet tė shmanget ideja pėr tė bėrė njė punė tjetėr nė kohėn qė flasim nė telefon, sepse do tė jemi tė detyruar qė ta mbėshtesim atė me shpatull nė faqe, pozicion i cili ėshtė shumė i disfavorshėm pėr qafėn;
    Tė ngrihesh nga karrigia ēdo orė dhe tė bėsh disa hapa pėr tė ndryshuar pozicionin e kolonės vertebrale. Ėshtė njė ushtrim i detyrueshėm pėr ata qė kalojnė orė tė tėra nė tavolinė;
    Pozicioni gjatė periudhės sė gjumit duhet tė jetė ai me kurriz poshtė ose tė kthyer nė anė. Pozicioni me gjoksin poshtė mban nė tension vertebrat e qafės dhe mund tė shkaktojė dhimbje;
    Tė bėsh ushtrime tė vogla tė pėrditshme. Bėhet fjalė pėr lėvizje tė kujdesshme tė qafės nė ēdo moment tė ditės qė tė ndodheni dhe sa mė shpesh qė tė mundeni pėr tė shmangur ngrirjen e muskujve.

    Kur duhet t’i drejtohemi mjekut
    Nė qoftė se pėsoni pėrplasje me makinė apo njė traumė gjatė njė aktiviteti sportiv apo duke u rrėzuar pėr ēdo lloj motivi dhe nė qoftė se dhimbja nė qafė ėshtė e shoqėruar me tė vjella dhimbje koke, ethe, padurim tė dritės dhe mpirje tė krahut apo tė pjesėve tė tjera tė trupit.

    Si ta pėrballojmė
    Ndėrhyrjet e mėposhtme janė tė dobishme nė rastet kur dhimbja e qafės ėshtė shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo njė mpirje e tyre.
    Me hidroterapi
    Kur qafa ka inflamacion bėni njė kompresė me akull pėr dhjetė minuta. Nė qoftė se nuk keni akull, atėherė merrni ndonjė ushqim tė ngrirė, mbėshtilleni me njė copė dhe pėrdoreni si kompresė. Nė kėtė kohė pėrgatisni dhe njė ēantė uji me ujė tė nxehtė, mbėshtilleni me njė peshqir dhe aplikojeni nė tė njėjtin vend ku vutė akullin, menjėherė pasi ta keni hequr atė dhe mbajeni pėr dhjetė minuta.
    Me anė tė agopunturės
    Agopuntura ėshtė shumė e dobishme nė rastet kur dhimbja e qafės ėshtė shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato tė shkaktuara nga sėmundja e artrozės.
    Me anė tė masazhit
    Teknikat e masazhit janė tė dobishme nė tė gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanė ngrirė, qoftė pse keni qėndruar nė njė pozicion tė papėrshtatshėm, pėr shkak tė artrozės, pėr njė qėndrim tė gjatė nė tė njėjtin pozicion.
    Me aromaterapi
    Pėr tė shtuar efikasitetin e masazhit, mund tė pėrdoret njė vaj i pėrftuar nė kėtė mėnyrė: Nė 50 ml vaj mandarinash tė ėmbla hidh 20-30 pika lavande ose kamomili. Tė njėjtat vajra, por me masė 2-5 pika mund tė hidhen dhe nė vaskėn e banjės.

    Albania
    16 Dhjetor 2009

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ali Podrimja
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 05-08-2012, 08:26
  3. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  4. Dualizėm dhe Problemi Mėndje/Trup
    Nga xhiko nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-08-2005, 09:17
  5. Pėr ty zeshkani im
    Nga Danger_Girl nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2002, 20:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •