Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Historia e librit te arabėt

    Shkruan:Sabri Selmani
    Gjermani

    - I-


    Deri nė shekullin VII tė erės sė re,arabėt nuk luajnė ndonje rol tė rėndesishėm nė zonėn e Lindjes sė Afėrt.Vetėm me paraqitjen e profetit Muhamed a.s.arabėt hyjnė nė arenėn historike me gjithė furinė e vet.Fiset arabe deri atėhere tė pėrqara dhe jo rrallė nė luftėra reciproke, marrin njė fe tė re -islamin,qė arabėve u dha njė vitalitet tė mrekullueshėm.
    Me tė shpejte pas vdekjes sė profetit Muhamedit a.s.(ne vitin 632) ata nisin pushtimet e veta jashtėzakonisht tė shpejta e tė suksesshme jashtė siujdhesės Arabike.Nė gjithsej disa dhjetėvjetėsh arabėt e shkatrrojnė Perandorinė e fuqishme persiane,e pushtojnė Sirinė,Palestinėn,Egjiptin dhe tėrė Afrikėn Veriore.Nė vitin 711 e pushtojne Spanjėn.
    Nė lindje arrijnė deri nė stepat e Azisė Qėndrore e nė Indi,qė do tė sjellė kontakte tė frytshme kulturore tė islamit me kinezėt e indianėt.

    Vazhdon....

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Historia e librit tek arabėt

    -II-

    Duke vėnė kontakt me kultura qė dallonin shumė mes vete veēanėrisht me mbeturinat e
    kulturės antike nė zonat e mėdha qė i qushtuan arabėt shumė shpejt do tķ pranojnė edhe tė arritura e tyre e do tė krijojnė njė kulturė tė re arabe. Procesi i asimilimit tė trashėgimisė kulturore, qė e ndeshin nė vendė tė ndryshme,ishe i mundur nė sajė tė politikės relativisht tolerante tė sundimtarėve arabė ndaj shtetasve tė vet ne viset e pushtuara,kėshtu qė pėr shkencėn e artet qė u hasėn aty zotėrinjtė e rinj u bėnė mbrojtės e nxitės tė rinj e tė arsimuar.Kjo ndėrlidhje fatlume e kulturave tė vjetra dhe e tė tinj e tė resė kishte rezultate veēanėrisht pozitive e frytdhėnėse nė Persi.Nė pallatin e dinastisė sė fundit persiane,Sansanida,kultivohej letėrsia ,artie e shkenca e njė niveli shumė tė lartė.Kėtu ekzistonin bibliotecka tė rregulluara mitė e tė pasura,nė tė cilat pėrshkruheshin e perktheheshin librat e shkrimtarėve antikė.Nė kohėn kur trahėgimia grekoromake pėrjeton ditė tė vėshtira nė Evropėn Perėndimore,kurse njė kohė edhe nė Bizant,pikėrisht Persia do tė jetė ai vend,ku do tė gjejnė azil e kushte pėr punė pa pengesa shkencėtarėt e poetėt.Ndėr tė tjerė aty do tė strehohen edhe filozofėt neoplatonistė,tė cilėt detyrohen ta braktisin Athinėn pasi Justiniani urdhėron qė tė mbyllet Akademia nė vitin 529.Po kėshtu ndodh edhe me mėsuesit e shkollės sė famshe tė Edsesės nė Azinė e vogėl,tė cilėn e mbyll perandori Zenon.Nė vitin 489 ata shpėrngulen nė qytetin e vjetėr Nisibis dhe aty ,nė truallin persian,e themelojnė shkollėn e re (akademinė). Pasi e pushtojnė Persinė(nė vitin 637)arabėt aty gjejnė jo vetėm libra,por edhe shumė shkencėtarė e poetė tė frymėzuar me kulturė antike,por,po ashtu-e qė kishte njė rėndėsi tė veēantė-edhe forma tė gatsheme tė punės sė organizuar shkencore e kulturore (biblioteka,arkiva,akademi), dhe kjo u bėn tė mundur pranimin direckt tė tė arriturave tė kulturės sė atėhershme persiane,qė nė shumė aspekte ishte e helenizuar,dhe zhvillimin e tyre tė mėtejshėm.Shtresa vendėse e njerėzve tė ditur,pėrveē qė me kohė kaloj nė fenė e re,nuk duhej ta ndėrpriste punėn e vet as qė ta ndryshonte esencialisht mėnyrėn e jetesės sė vet,kėshtu qė mund tė thuhet se arabėt nė Persi ,si edhe nėpėr disa vende tė tjera tė pushtuara ,me politikėn e vet zemėrgjerė e tė urtė ndaj tė mundurve e me inkuadrimin e shpejtė tė kuadrit intelektual e tė institucioneve kulturore nė rrjedhat e veta kultorore patėn sukses tė krijonin njė urė tė fortė ndėrmjet antikės e kulturės mesjetare,kurse mė vonė edhe ndėrmjet kulturės sė re.

    (vijon)

  3. #3
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    bravo lal per kto gjera qe shkruan se keto duhet te degjojne per boten arabe dhe jo budallalliqet
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Historia e librit tek arabėt


    -III-


    Ajeti i parė Kur'anor i cili zbriti, qe fjala "Ikre" (Lexo), kurse kaptina (sureja) e dytė e cila zbriti, qe kaptina "El - Kalem", e cila fillon me fjalėt: "Nun, betohem nė pendėn dhe nė atė qė shkruajnė!"

    All-llahu xh.sh u betua nė pendėn, me qėllim qė tė thirrė ummetin nė mėsim, studim, si rezultat i sė cilės, ndėrroi gjendja e ummetit, nga injoranca, nė dituri, duke pėrfshirė kėtu diturinė fetare dhe atė tė kėsaj bote, dituri kjo, e cila u pėrhap ēdokund, u krijua civilizimi i cili bashkoi shkencėn dhe fenė, nė kohėn kur popujt tjerė pėrjetonin konflikt nė mes fesė dhe shkencės, siē ishte rasti me krishterizmin * dhe tė tjerė, tė cilėt pėrjetuan po tė njėjtin konflikt tė gjatė nė mes fesė nė njėrėn anė, dhe shkencės nė anėn tjetėr, si rezultat i tė cilit konflikti, u sollėn ligje dhe u formuan gjykata, tė cilat ndiēnin, gjykonin, dhe vritnin dijetarėt, duke i djegur kufomat e tyre pas vdekjes sė tyre * dhe bashk me to edhe librat dhe veprat e tyre. Ēdonjėri qė vinte me ndonjė teori tė re, ajo teori jo vetėm qė nuk pranohej, por pėrkundrazi, pronari i saj edhe dėnohej pėr njė gjė tė tillė!

    Kurse, Islami, njė gjė tė kėtillė nuk e ka njohur, pėr shkak se tek ne, feja ėshtė shkencė, e shkenca - fe. Civilizimi Islam, u njoh si qytetėrim shkencore dhe fetare nė tė njėjtėn kohė, kurse librat shkencore tė muslimanėve, ishin literaturė bazė tė cilat mėsoheshin nėpėr universitetet evropjane dhe tė vendeve tjera, si p.sh. libri "Kanuni" i Ibn Sinasė * nė lėminė e medicinės,ose "El - Havi", i Raziut *, libėr ky po ashtu nė lėminė e medicinės, ose libri "Et - Tesrifu limen axhize anit - te'lif", i Ebi Kasim ez - Zehraviut, ose "El - Kul - lijjat", i ibn Rushdit *. Tė gjitha kėto janė libra nė lėminė e medicinės, tė cilat ishin literaturė bazė shkencore botėrore. E njėjta gjė ndodhi edhe me shkencat tjera, si: astronominė, matematikėn, algjebrėn … etj. Kėshtu, muslimanėt ishin ata tė cilėt zbuluan algjebrėn pėr herė tė parė. Atė e zbuloi Havarizmi, edhe atė,me qėllim qė pėrmes kėsaj shkence t'i zgjidh ēeshtjet e trashigimisė dhe testamenteve, dhe pėr kėtė shkak, sė bashku me kėtė shkencė u botua edhe teksti (risaleja) mbi testamentin. E kėtillė ishte pozita e shkencės nė civilizimin islam.

    Muslimanėt janė ata tė cilėt i vunė themelet e metodės eksperimentale, e cila sot i pėrshkruhet Fransis Bekonit, kurse nė realitet, siē u tha, themeluesit e vėrtet tė kėsaj metode ishin muslimanėt, tė cilin realitet e pranojnė edhe historianėt shkencorė,si:Xhorxh Sarton,nė librin e tij "Historia e shkencės", Gustav Leboni, nė librin e tij "Civilizimi arab", Darieber nė librin e tij "Konflikti (kundėrshtimi) mes shkencės dhe fesė", Brifolti, nė librin e tij "Ndėrtesa e njerėzimit"; tė gjithė kėta pranuan faktin se metoda ekserimentale ėshtė marrė nga civilizimi islam, kurse Fransis Bekoni dhe Rozher Bekoni ,qenė bartės tė civilizimit islam nė Evropė. Po ashtu, gjuha arabe ishte gjuha e vetme e cila konsiderohej atėbotė gjuhė e shkencės nė nivel botėrorė.

    Nė kėtė mėnyrė, islami prej njė populli analfabet bėri popull shkencor, i cili diēka trashėgoi prej popujve tjerė, duke i shtuar asaj shumė gjėra tė reja. Kėshtu p.sh., pėrskaj gjėrave tė cilat i trashėgoi nga Greqia, India, Persia dhe Romakėt, ai shumė gjėra shtoi, kultivoi, pėrmisoi, krijoi…

    Nė anėn tjetėr, islami formoi njeri tė ri, ndyshe nga njeriu i epokės sė injorancės.Bėri njeri i cili posedon mendje dhe zemėr, duke e refuzuar poleteizmin (idhujtarinė) me gjitha llojet dhe format e tij, dhe duke thirur nė monoteizėm ė besim nė njė Zotē, me ē'rast u njoh kuptimi: La ilahe il-lall-llah (Nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut). Bėri njeri i cili nuk i kėrrusej e as qė i pėrulej kujt pėrveē All-llahut Fuqiplotė, dhe u njoh kuptimi i fjalėve: lavdi, krenari, dinjitet dhe nder nė Islam: "Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahu xh.sh.-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve…"

    Islami, prej njeriut tė vjetėr arab bėri krijes tjetėr, e cila u transferua nga injoranca nė islam, me njė mendje dhe mendim tė ri, me kahje tė reja, me moral tė ri, me sjellje tė reja.Pėr kėtė shkak edhe formoi civilizimin gjigant, histori tė lartė dhe krenare, nė tė cilėn, shkencėn ia bashkoi fesė dhe moralit hyjnor dhe njerėzor, sikurqė ngriti civilizim tė drejtė, i cili do tė gjykojė rejtė mes popujve, shtresave dhe personave.

    Islami njoftoi tė varfėrin pėr herė tė parė se, ai (i varfėri) ka pjesė (hak) tek i pasuri, dhe nė kėtė mėnyrė, Islami vendosi parimin se tė varfėrit kanė pjesė nė pasuritė e tė pasurve, edhe atė, para se tė paraqiten drejtimet dhe ideologjitė tė cilat i njohim ne sot, siē ėshtė socializmi dhe tė ngjashmet me tė. Ishte ai parim,tė cilin Islami e quajti"pjesė":"Dhe ato qė nė pasurin e vet kanė ndarė njė pjesė tė caktuar".

    Ndaj, tė varfėrit, nuk kanė mbajtur ndonjė-herė ndonjė kongres qė ta kėrkojnė tė drejtėn (hakun) e tyre, e as qė kanė bėrė ndonjė protestė pėr tė kėrkuar atė qė e kanė tek tė pasurit, por pėrkundrazi, ata as qė kishin ditur ndonjėher se ato kanė ndonjė pjesė (hak) te dikush, e as tė pasurit nuk kanė pranuar ndonjėher kėtė realitet, porse Islami vendosi dhe obligoi njė gjė tė till vet pėr shkak se pasuria ėshtė e All-llahut e njerėzit janė rob tė Tij, ndaj,robėrit e Zotit duhet ngėnė nga pasuria e Zotit,dhe se tė gjithė ata duhet tė hanė nga ajo tryezė e shtruar, tė cilėn All-llahu xh.sh e shtroi pėr tė gjithė, dhe se, e tėrė kjo qė u tha, nuk ėshtė thjeshtė njė vepėr vullnetare, se diē e padefinuar dhe e pacaktuar, porse Islami caktoi obligim tė domosdoshėm islam, i cili konsiderohet shtylla e tretė nė Islam, e ai ėshtė institucioni i zekatit, me parime, rregulla dhe kushte tė definuara dhe tė caktuara mbi pyetjet: pėr cilat gjėra duhet dhėnė zekat?; sa duhet dhėnė ėsasia e pasurisė e cila duhet dhėnėē, tė dhjetat, gjysmėn e tė dhjetave, apo ēerekun; kur obligohet zekati, ose koha nė tė cilėn duhet nxjerrė zekatin?; a thua ėshtė obligim i cili kryhet pas njė afati tė caktuar (kalimi i njė viti) apo kryhet nė kohėn e korrjes?;"…dhe ditėn e korrjes ė vjeljesē sė frytave, jepne atė pjesė qė ėshtė obligim ė tė varfėrve e nevojliveē…"dhe se atje ka njerėz tė cilėve u takon zekati..e ai ė zekatiē mblidhet nėn mbikqyrjen e shtetit islam:"Merr prej pasuris sė tyre ė tė atyre qė pranuan gabiminē lėmosh…" , edhe atė, pėrmes nėpunėsve tė posaēėm tė cilėt punojnė nė kėtė institucion pėr mbledhjen e zekatit, dhe se, ai i cili refuzon ta japė zekatin, zekati i merret me dhunė.

    Shteti islam qe shteti i parė nė histori i cili luftoi, nxori shpatėn, dhe shpalli luftė, me qėllim tė marrjes sė pjesėsėhakutē tėsė varfėrve nga tė pasurit. Ebu Bekėr es-Siddiku r.a., ėshtė i pari i cili luftoi pėr kėtė shkak, me ē'rast e tha thėnien e tij tė njohur: "Pasha zotin! Po qe se nuk mė japin qoftė edhe njė litar, tė cilin dikur ia jepnin tė Dėrguarit tė All-llahut, do ti luftoj pėr njė gjė tė tillė".Pėr kėtė ,edhe mobilizoi njėmbjetė ushtri ,pėr luftimin e renegatėve dhe refuzuesve tė zekatit.

    Ndaj, si rezulltat i gjithė kėsaj ,u shtua mirėqenia e kėtij shteti, se qė nė kohėn e Omer bin Abdul-Azizit, njeriun e preokuponte ēėshtja e zekatit,me ē'rast, kėrkonte person i cili do t'e pranonte prej zekatin, bile, ndonjėher, pėreth kėrkimit tė gjatė pėr gjetjen e ndonjė personi tė tillė,nuk gjente dotėse kujt t'ia jep zekatinē,dhe mė nė fund kthehej nė shtėpi sė bashku me zekatin. Si rezulltat i kėsaj, muslimanėt u forcuan.

    Kėshtu, njė ditė prej ditėve, halifi Abbasid, Harun err-Rreshidi, u ul diku, dhe shikonte njė re nė qiell, dhe ashtu duke shikuar , filloi t'i thotė asaj ,nė shenjė krenarie dhe mburrjeje:

    Oj re! Lind, perėndo, dhe lėsho shi ku tė duash, sepse haraēi do tė vijė nė arkėn e muslimanėve! qė d.m.th. se: kudo qė tė lėshosh shi, do tė lėshosh nė tokėn e muslimanėve, e prej saj do tė mbijė e do tė rritet drithi, prej tė cilit do tė merret 1/10, si zekat pėr arkėn e muslimanėve, e gjithashtu, prej vendeve tjera do tė vijė haraēi, i cili po ashtu do tė vėndohet nė arkėm e muslimanėve!

    A thua kush e solli gjith kėtė begati qė u pėrmend? Pa dyshim, ai ėshtė islami, dhe se nuk ka tjetėr pėrveē islamit. Islami ėshtė ai i cili mundėsoi kėtė lavdi, kėtė mirėqenie, kėtė drejtėsi, dhe kėtė forcė…Islami ėshtė ai i cili e formoi kėtė popull (ummet) tė madh, dhe e ndėrtoi kėtė civilizim gjigant…padyshim, islami ėshtė ai i cili bėri gjithė kėtė.

    Ndaj ,qoft i kėnaqur All-llahu xh.sh.-llahu xh.sh. me Omerin r.a., i cili , me tė nisur pėr nė Sham, gjat rrugės hasi nė njė lum, ndaj edhe zbriti nga kali apo deveja ku ishte hipur, nxori kėpucėt apo opingat tė cilat i kishte mbathur nė kėmbė.dhe u fut nė tė sikurse gjithė tė tjerėt, pasi qė i pėrveshi kėmbėt, me ē'rast, Ebu Ubejdeja, komandanti i ushtris, i tha: sikur tė bėje diē tjetėr! d.m.th. mė mirė tė mbeteshe nė kalin apo deven tėnde, dhe se nuk pati nevoj tė futesh nė ujė sikurse tė tjerėt, edhe atė, me qėllim qė tė hetohet madhėria dhe ekselenca (e Omerit r.a., si udhėheqės halife i muslimanėve) tė cilėn, atėbotė ata ua pėrshkruanin mbretėrve, patriarkėve dhe kajsarinjėve. E Omeri r.a. i tha: "Sikur ta thoshte dikush tjetėr (njė gjė tė kėtillė) o Ebu Ubejde! Dhe vazdoi duke thėnė:O Ebu Ubejde! Ne ishim popull ndėr mė tė nėnshtruarit, e Zoti na lartėsoi me islamin, ndaj po qe se ne kėrkojmė lavdi dhe krenari nė diēka tjetėr pėrveē Islamit, Zoti na nėnshtron e turpėron!

    Krenaria dhe lavdia e ummetit islam ėshtė Islami, kjo ėshtė logjika e historisė, dhe se periudhat e ndritshme dhe tė begatshme nė historinė islame, janė periudhat nė tė cilat njerėzit i afrohen Islamit. Prandaj, po qe se sheh ndonjė fitore, dije se pas saj qėndron kthimi nė Islam, lėvizje me Islam dhe kah Islami. Le tė shikojmė nė ēfarėdo periudhe, ja p.sh. le tė marrim periudhėn e Omer bin Abdul - Arizit, i cili pasoi rrugėn e hulefairr-rrashidinėve, dhe i cili arriti ta ringjallė kohėn e Omerit r.a. (Omer el - Farukut), pėr tė cilėn gjė edhe u konsiderua si halife i pestė rashidij, do tė shohim se, ndonėse si qe nė pushtet vetėm 30 muaj, mirėpo, edhe pėrskaj kėsaj, ai arriti qė tė krijojė mirėqenie dhe ta begatojė jetėn e atėhershme, e ēka, po qe se kjo periudhė e sundimit tė tij do tė zgjaste mė tepėr !?

    T’i hedhim po ashtu njė sy kohės sė Salahuddin Ejjubit, dhe paraardhėsit tė tij, shehidit (dėshmorit) Nurudin Mahmudit, do tė shohim se qė tė dy, sunduan sipas ligjit tė All-llahu xh.sh. praktikuan Islamin, dhe arritėn qė te njerėzit tė mbjellin dritėn e besimit. Prandaj, Salahuddin Ejjubi, nuk korri fitore me fjalė boshe, porse u orvat qė prej armės tė bėjė atė qė mundi, dhe ta ripėrtrijė besimin nė zemrat e njerėzve. Ndaj do tė shohim se si, nė mes radhėve ushtarake nė luftė, kėrkonte qė t'i lexohet diē nga Sahihul-Buhari, e i lexohej, kurse natėn kalonte pėrreth tendave nėpėr tė cilat gjendeshin ushtarėt e ushtrisė sė tij, e kur gjente nė ndonjėrėn prej tendeve ndonjė njeri i cili falet, apo lexon Kur'an, ose bėn dhikėr (pėrmend Zotin) gėzohej tepėr, dhe thoshte: Falėnderimi i qoftė All-llahut, sepse nė kėtė mėnyrė do tė korrim fitore ! E kur gjente nė ndonjė tendė, banorėt e sė cilės flenin thoshte: frikohem qė mos tė pėsojmė humbje nga shembujt e kėsaj tende, ngase tė gjithė po flenė, dhe asnjėri nuk thotė: o Zot!

    Nė kėtė mėnyrė, Salahuddini korri sukses kundėr kryqtarėve, tė cilėt kishin ardhur tė gjithė, pothuajse edhe guralecat kishin ardhur nga Evropa, me qėllim qė ta luftojnė dhe shkatėrrojnė Islamin nė pragun e shtėpisė sė tij.

    Po qe se has nė ndonjė periudhė prej periudhave historike krenari, lulėzim, forcė dhe fitore, dije se atje ka Islam, i cili ka lėvizur, dhe ka shkaktuar lėvizje, fakt ky, i vėrtetuar historikisht. Prandaj, nėse duam krenari, forcė, autoritet, liri dhe unitet, atėherė, le t'i kthehemi Islamit, le tė provojmė sepse njeriu po qe se provon ndonjė ilaē, dhe heton se ai ilaē e qetėson, dhe ndikon pozitivisht nė shėrimin dhe pėrmirėsimin e tij, atėherė kuptohet se ai duhet ta pėrdorė kėtė ilaē, dhe nuk duhet tė kėrkojė ilaē tjetėr, me qėllim qė mos ta bėjė veten objekt eksperimenti i ilaēėrave tė shumta dhe tė ndryshme, tė cilat ia pėrshkruajnė (preferojnė) persona tė ndryshėm edhe atė sidomos nė rast se personat e tillė janė tė pabesueshėm dhe tė dyshimtė kundrejt tij.

    Islamin e kemi provuar gjatė historisė sonė, e ka provuar ummeti ynė, paraardhėsit tanė, dhe e kanė gjatur atė shėrues tė tė gjitha sėmundjeve, zgjidhje pėr ēdo ngatėrresė dhe nyje, si dhe ilaē pėr ēdo problem dhe vėshtirėsi, gjė e cila nuk duhet tė na habisė, pasi ai (Islami) ėshtė udhėzim i Zotit, dhuratė hyjnore, ligj i qiellit pėr udhėzimin e tokės, vendim i All-llahu: " A thua mos po kėrkojnė gjykimin e kohės sė injorancės, po pėr njė popull qė bindshėm beson, a ka gjykim mė i mirė se ai i All-llahut ?" Kjo ėshtė logjika e historisė, nėse duam tė gjykojmė sipas saj.


    (Vijon)...

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Vdekja e leximit dhe Kainėt e librit - Agron TUFA
    Nga [xeni] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 05:19
  5. Lumturia E Librit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •