Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 128
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kjo eshte nje nga te keqijat themelore, o dru me pre ... merru me lajmin, e jo me lajmesin ... se njerez si ti nuk dun me ia dit as per kanu, as per fe, as per atdhe ...


    "Dru me pre" eshte profesioni i ilireve nga Ballkani dhe i atyre qe u zhvendosen neper Europe. Gjysma e europianeve kane qene dhe jane ende drupreres, duke nisur qe nga Shqiperia e duke perfunduar ne Norvegji, bile atje organizohen dhe konkurime!
    Tema eshte per krizen energjitike ne Shqiperi!
    Po ti nuk le teme pa futur hunden dhe pa lene aty bajgen, duke u perpjekur te manipulosh, por sa here qe lexoj shkarazi ato qe shkruan, aq here me krijohet bindja se je nje perpetum mobile ne leshim bajgash.

    Ngaqe nuk je ne gjendje te thuash dicka me vlere, merresh me fjale te kota dhe permes tyre e vjell vrerin e grumbulluar (me siguri nje hakmarrje personale).

    Cfare ke per te thene per krizen energjitike?

  2. #82
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    E vetmja zgjidhje !!!

    Centrali atomik


    Centrali i parë atomik, u ndërtua në vitin 1954, me fuqi 5000 kw/h. Të tjerë centralë pasuan atë.Pas 25 vjetësh, ato arritën numrin 200 dhe prodhonin 125-140 milion kw/h energji. Edhe pse të dhënat, nuk botohen plotësisht sepse janë ende të censuruara, si në vitet e Luftës së Ftohtë, në vitin 2000 prodhimi i energjisë bërthamore, duhet të ketë arritur afro 40-45 për qind të prodhimit botëror të energjisë. Është fusha e shkencës dhe industrisë, ku avancimet kanë qenë shumë të shpejta. Është e qartë se fillimisht këto janë ndërtuar në vendet e industrializuara si: USA, ish-Bashkimi Sovjetik, vendet e zhvilluara të Evropës, Australi, Japoni, Kinë, Indi, etj. Ndërtimi i centraleve bërthamore nuk është çështje luksi ose dëshire, por zhvillimi. Vendet, që ndërtojnë objekte të tilla me interes të jashtëzakonshëm ekonomik dhe rrezikshmëri, janë patjetër vende të zhvilluara në pothuaj të gjitha fushat e industrisë, me nivele të larta specialistësh në fushën tekniko-shkencore të mirëpërdorimit, sepse incidentet në to janë me pasoja katastrofike, ku me dekada të tëra vazhdojnë këto pasoja. Le të kujtojmë ndodhinë e (Centralit Çernobilit) në Ukrainë, pasoja e së cilit vazhdojnë tmerrshëm edhe sot. Shpërthimi i tij pati efekt dëmtues në shumë rajone vlerat u rritën edhe tre herë duke krijuar anomali artificiale dëmtuese për jetën, prodhimin dhe klimën. Hidrocentraleve dhe termocentraleve i është dashur një kohë tepër e gjatë, afro një shekull, për të arritur nivelin teknik dhe inxhinierik, nivel që centralet bërthamore e arrijnë në pak vite.

  3. #83
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shqipëria Synon Futjen Në Tregjet Botërore Energjetike

    SHQIPËRIA SYNON FUTJEN NË TREGJET BOTËRORE ENERGJETIKE !!!

    Shqipëria përgatitet për të hyrë në tregjet botërore të gazit natyror, të lëngët dhe të energjisë atomike. Pozita e favorshme gjeografike, ka tërhequr interesimin e projekteve të mëdha botërore në këtë sektor, pasi transportimi duke përdorur tokën shqiptare, mbetet faktor i rëndësishëm në realizimin e tyre.

    Projekti "Trans Adriatic Pipline (TAP)", është marrë përsipër për t'u realizuar nga kompania zvicerane EGL, dhe "StatoilHydro" norvegjeze. Linja e gazsjellësit do të hapë një korridor dhe treg të gazit natyral nga Deti Kaspik dhe Lindja e Mesme, drejt rajonit të Europës.

    Linja e gazsjellësit TAP, me gjatësi 520 kilometra, do të transportojë gazin me rrugë nga Greqia dhe Shqipëria përmes detit Adriatik drejt Italisë, në jugperëndim të Pulias për të kaluar drejt Europës më tej. TAP në këtë pjesë detare do të ketë një gjatësi prej 115 kilometra.

    Kapacitetet transportuese të TAP-it do të jenë rreth 10 miliard metra kub në vit dhe me një mundësi zgjerimi deri në 20 miliard metra kub gaz. Projekti TAP pritet të bëhet operacionale më pare se viti 2011, në vartësi të nevojave të dërgesave të gazit. Zbatimi i TAP ka një kosto prej 1,5 miliard euro dhe pritet që ndërtimi të nisë në mes të vitit 2009.

    Projekti TAP mbështetet nga Bashkimi Europian dhe është në fazën e mbështetjes nga BE, si një "projekt prioritar" nën drejtimin e Rrjetit Trans-Europian të Energjisë (TEN-E), dhe që kontribuon në objektivat dhe politikat e BE-së për krijimit të diversifikimit dhe sigurisë në furnizimin me gaz. Gjithashtu, projekt në zhvillim është dhe ai që pritet të ndërtohet në Seman, në bregdetin e Fierit, çka e afrojnë rrugën e realizimit të afërt të tyre.

    Për t'i paraprirë këtij zhvillimi të afërt, nevoja për rregullimin e tregut, me rregulla dhe standarde botërore, mbetet detyrim për qeverinë shqiptare, e cila tashmë ka hedhur hapat kryesorë, atë të plotësimit të kuadrit ligjor edhe në fushën e gazit, etj. Drejtimi i këtij tregu do të bëhet nën mbikëqyrjen e një enti të fuqishëm rregullator, sikurse është Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE). Një projektligj "Për gazin natyror" i hartuar nga një grup ndërsektorial, tashmë ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të diskutohet në komisionet parlamentare.

    Dhe vetë ERE nga ana e saj, po punon për njohjen e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve në zbatim të një ligji të ri, që për herë të parë hyn në "tregun" ligjor të funksionimit të tregjeve që gjenerojnë zhvillim ekonomik edhe në Shqipëri.

    Aktualisht, vendi ynë prodhon gaz natyror në nivele tepër modeste (50-60 mijë metër kub). Kulmin e arriti në vitin 1981, me një prodhim prej 900 milionë metër kub, që kishte destinacion, furnizimin e TEC-it të Fierit, uzinave të uresë dhe plehrave azotike dhe më tej, edhe me uzinat e rafinerisë së naftës në Ballsh dhe Fier.

    Përdorimi i gazit natyror në Shqipëri është në parametra shumë të ulët, por që pritet të rritet dhe të hyjë deri në ngrohjet e banesave me zhvillimni e projekteve ndërkombëtare të gazit. Por dhe TEC-i i Vlorës, që përfundon në vitin 2009, pritet të jetë një konsumator i gazit natyror, pas prodhimit të gazit nga projektet botërore të gazsjellsave.

    Me futjen e ERE-s edhe në tregjet e gazit, pritet që impakti të jetë i madh në drejtim të konsumit të gazit natyror dhe atij të lëngët, për konsumatorët e ndryshëm shqiptarë, si prodhuesit e ndryshëm, sektori rezidencial, etj.

    Enti Rregullator i Energjisë do të merret me marketingun, menaxhimin, tregun për të gjithë operatorët që do të hyjnë në tregjet e energjisë, gazit, energjisë atomike, etj. Projektligji për gazin natyror, lidhet edhe me politikat e qeverisë për përmirësimin e furnizimit të konsumatorëve të ndryshëm me lëndë energjetike të garantuara edhe përmes zgjerimit të llojeve dhe burimeve të furnizimit të tyre, përveç interesimit në rritje të investitorëve të huaj për të zhvilluar linjat e gazit natyror përmes territorit të Shqipërisë.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    4
    Eshte e vertete qe nje TEC me fuqi te madhe do zgjidhi shume probleme energjitike te Shqiperise, por pse te behet vetem 8 km larg nga qendra e Durrsit ? Sepse keshtu ENEL-i italjan do bleje me pak energji me cmimet e larta qe ja shet Franca. Do ju ulet cmimi i energjise italjonave, ENEL-i do fitoje me shume dhe tymin do ta hajme ne. Drejtuesit e ENEL-it deklaruan se shkarkimet e TEC-it te Durrsit do jene me te ulta se standartet e vendosura nga BE-ja. Derisa thojne qe do jene me te ulta, pse nuk e ndertojne ne vend te vet. Ktu edhe ato helikat gjigande per energjine (qe nuk nxjerrin nei lloj tymi se punojne me ere) i kan fshehur neper cepa malesh se thone qe ndotet peisazhi. Kurse tymin e qymyrit do ta hajne Durrsaket dhe do ti vije fundi turizmit ne nje nga qytetet me te bukra te Shqiperis.
    Un jetoj ne Itali prej gati 10 vjetesh dhe kto makaronaxhit e thojne vete: " Italiani nuk flen gjume naten se mendon per mashtrimin qe do bej te nesermen "
    Ahhh te shkretet ne...!!!!!! Tosi i uli breket grekeve, kurse ky tjetri italjonve......!!!!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    4
    Tosi i uli breket e shqiptareve per greket, kurse ky tjetri per italjonat

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    4
    Pastaj........ca mund te presim nga nji qeveri qe fut gra e femije per cmontimin e municioneve ushtarake !?

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    7

    Thumbs down

    Qe gerdeci ishte nje episod i i dhimbshem per te gjithe e kuptoj. Megjithate nuk e kuptoj kur thoni qe qeveria i detyroi gra e femije te punonin ne cmontim.
    Qe ta pranosh kete duhet te pranojme se shqiptaret jane te cmedhur dhe nuk iu dhimbset jeta. Nuk e konceproj sesi nje prind e con femijen e vet drejt vdekjes.

  8. #88
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Me tha njeri qe punon tek kesh-i: Paret qe jepni ju konsumatoret per nje kilowat nuk perballojne as koston e prodhimit tij. Cfar thua, je ne terezi, c'eshte kjo pune kshu e pyeta?

    Ne, tha ky shefi, leket e dritave si mbledhim dot te gjitha. E dyta, kur e blejm e shesim me cmim me te ulet popullit.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nje TEC mund te ndertohet ne nje kohe minimale prej 14 muajsh, pse qeverite e njepasnjeshme shqiptare nuk e ndertuan nje por gjithmone fajesojne Zotin se nuk po bjen shi? Shqiperia nuk ka krize energjitike por krize mendore se ne drejtohemi nga injorante qe nuk e rruajne hic per vendin
    -------------
    pa dyshim krize mendore dhe politikan qe jan sabotatorë-
    pikrisht sabotimet jan qe te shkaktohet kriza dhe trazira sociale falimentimi i furrave te bukes dhe qmimet e larta te paperballueshme -
    e habisin qmimet ne shqiperi dhe njeriu mendon se si ka mundesi i perballon populli
    megjithat mendoj se shpina e diapsores se gjore qe dergojne para te cilat edhe ata jan lodhur nga jeta ne mergim sepse edhe atje esht shtuar papunsia

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    ne shqiperi ka ujra por nuk u mengjau si duhet gjithqka dhe nuk ju kushtua rendesi ujrave dhe hidrocentraleve qe te ket sa ma shum ku do qe esht e mundur
    megjithat gjithqka i vjen era sabotim energjia elektrike esht nji problem ku i gjith kombi duhet ti perqendroj forcat aty ne at zgjedhje te atij problemi te provohen edhe mundesite e
    eneergjise diellore dhe te eres

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    poashtu koosva qe ka kapacitete thengjilli dhe nuk ka hidrocentrale duhet te mendoj
    se kapacitetet e thengjillit nuk do te jen perher te qendrueshme mendoj se njerzimi nuk ka zgjidhje tjeter per veq se nji zbulim te persosur per ta shfrytzuar mire energjine e diellit
    ne maksimum si dhe te gjej forma me shkencore te shftrytzimitt e eres por jo si kjo qe esht gjetur e prodhon pak energji duhet te gjenden metoda shkencore te shfrytzimitt e eres

    mjete te vogla teknike per eren por qe krijojn shum energji nga era
    era esht e perjetshme ajo nuk ndalet dhe krijon gjithnji prandaj duhet ti kushtohet rendesi maksimale mundesive te zbulimeve shkencore inovacionit gjenial
    te shfrytzimit maksimal te eres kjo teknologji e teknikes nga e cila merret energjia
    me ere prodhon pak energji dhe zen vend shum ne toke kjo teknike dhe ka shpenzime

    mendoj se duhet zbuluar teknike tjeter inovative ku njerzimi te mos ket probleme te tilla sepse uji nuk perben ma siguri as per pije se le ma per energji ujrat po shterren po humbin po shfrytzohen per shum nevoja prandaj esht i nevojshem zbulimi i ri per energjine
    dhe shum i domosdoshem per civilizimin

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    S ai perket NDERTIMIT TE NJE Tec ne shqiperi esht folur se do te ndertohet nji tec ne shqiperi
    kriza energjetike po vjen ndersa gjermania po gjene forma te ndryshme edhe nga berllogu krijon prodhon energji energjia do te jet si buka e domosdoshme prandaj edhe ne shqiperi duhet te gjenden forma sepse nese nuk sigurohet do te sjell mjerimin
    renjene prodhimeve dhe kriza sociale

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Ne shqiperi ka ujra por nuk u menagju gjithqka
    si duhet, dhe nuk ju kushtua rendesi ujrave ne maksimum , dhe hidrocentraleve qe te ket sa ma shum ku do qe esht e mundur ,
    megjithat gjithqka i vjen era sabotim . energjia elektrike esht nji problem ku i gjith kombi duhet ti perqendroj forcat aty ne at zgjedhje te atij problemi te provohen edhe mundesite e te bimeve te tjerave burime
    eneergjise diellore dhe te eres sikur te shfrytzoheshin te gjitha mundesite nuk do ishte kjo krize energjetike

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    dy kompani te huaja njera austriake njera norvegjeze me duket se kan pas filluar njiher ne lumin devoll nji projekt te ciline quanin projketin me te madh ne shqiperi e ne eruope ndoshta te nje hidrocentrali mbi lumin devoll
    por si duket diqka ka ngecur diqka kam pas degjuar rreth ketij projekti pasi qe vet kryeministri berisha ka biseduar me keto d y kompani pas mos suksessit me bisedimet kroate rreht nji centrali atomik ne shkoder ku reagoi popullata sepse per shqiperine perben rrezik poashtu kroatet deshten te imponojne kushtet e tyre ne at projekt .
    dhe u be mire qe ai projekt nuk u realizue sepse centralet atomioike perbejene rrezik per shqiptar pas ngjarjes se gerdecit u deshmua se nuk ka serziozitet dhe aftesi ne mirmbajtjen e centraleve atomike prandaj kompania austriake enorwegjeze kan
    premtuar sidomos kompania austriake me duket s e merret me furnizim gazi dhe esht poashtu firme solare pastaj firme hidrogjenike te perfitimit te energjise dhe firme hisdrocentralesh e termocentralesh shum i sigurt nuk jam por me duket se esht nenshkruar nje far marrveshje per ket qe ishte edhe neper mes mediave se kure do te fillojn ket projekt nuk dihet por e them se shqiperia ka kapacitete per hidrocentrale
    ndersa ne lezhe u fol se do te ndertoj fiorma italiane poashtu nji projekt per energji elektrike me duket se me ere por as aty ksaj radhe kur isha ne vizite ne shqiperi me sa mora vesh nuk kishte filliuar akoma diqka konkrete mbeten pra vetem llafe boshe si duket kur populli po vuan me shtrejtimin e elektrikes si duket premtime dhe vetem premtime
    por ne fakt pas ketij destabilitetit qe paraqet rrugve ky edi rama jo vetem qe do te ndalen te gjitha projektet e europes dhe lehetsimi i vizave por shqiperia do te mjerohet edhe ma shum e do te varfrohet sepse eurpoianet duan siguri dhe stabilitet qe edi rama nuk len ne shqiperi -
    socailist komunist edi rama do te shkaktoj aq shum kriza dhe dstabilizime ne shqiperi
    sa qe qmimet do te shkojne ne sttarosfere per shkak se edhe ne eksport import do te ket reduktime per shkkak te krizes energjetike sepse nuk do te ket aftesi prodhuese vendi pra ia pafshi hajrin edi rames socialisttit dhe socialistve tjere edhe pse shum socialist jan be me te arsyeshem dhe jan urtesuar duke e pa se bota dhe europa nuk e do at rramme politike dhe po kan mjerimme varfri dhe atyre u pelqej jeta kohet e fundit e shijuan se q do te thot stabilitetit dhe jeta e mire prandaj u urtsuan ndersa ky edi rama vazhdon te bej rremuja qe do ti kushtojne shqiperise ne investime
    sepse bota do qetsi abslute prandaj populli shqiptar duhet te qetsoj edi ramen

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    ne shekujt qe po jetojme esht turp qe shqiptart kan probleme me energjine shqiptaret perqeshen komunizmin si tmerr i tyre edhe pse kjo esht e vertete por ma etmerrshme doli anarkija e tmerrshme e postkomunizmit qe asnjiher nuk arriti te ndertoj diqka serioze hidrocentrali i fundit me duket se ishte ndertuar ne vititn 1985 ndersa ne kohene demokracise nuk e di se esht ndertuar ndonje q eja vlene

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    pra absurdi i i absurdeve mizoria e sjleljeve anarkiste ne shqiperi dhe vonesat ne zhvillim jan sabotime dhe si shkak ne jemi vonuar ne gjithqka qe para nesh doli serbia kriminale e cila para nesh do te hyn ne europe dhe do te qes gjithnji veto kunder shqiptarve
    ne qdo aspekt dhe do t ekemi pasoja prore nga greku e serbi per shkak te vonesave
    te mdha qeveria demokratike nuk as partia socialiste nuk arriten te bejn as tren
    as hekurudha elektrike as fabrika per transport e as aftesim te shfrytzimit te minirave
    por minierat tona i shfrrytezojne te tjeret pa mshirshem e shqiptari nuk prodhon as pjete

    as tengjere turp ky turp i zi ne keto kohra bashkkohore tze ndodhin absurde te tilla sabotuese ketu kemi te bejm me sabotime dhe sabotimet jan nga motivet tradhtare e armiqsore antishqiptare me plane dhe program dhe caqe djallzore

  17. #97
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga angert Lexo Postimin
    pra absurdi i i absurdeve mizoria e sjleljeve anarkiste ne shqiperi dhe vonesat ne zhvillim jan sabotime dhe si shkak ne jemi vonuar ne gjithqka qe para nesh doli serbia kriminale e cila para nesh do te hyn ne europe dhe do te qes gjithnji veto kunder shqiptarve
    ne qdo aspekt dhe do t ekemi pasoja prore nga greku e serbi per shkak te vonesave
    te mdha qeveria demokratike nuk as partia socialiste nuk arriten te bejn as tren
    as hekurudha elektrike as fabrika per transport e as aftesim te shfrytzimit te minirave
    por minierat tona i shfrrytezojne te tjeret pa mshirshem e shqiptari nuk prodhon as pjete

    as tengjere turp ky turp i zi ne keto kohra bashkkohore tze ndodhin absurde te tilla sabotuese ketu kemi te bejm me sabotime dhe sabotimet jan nga motivet tradhtare e armiqsore antishqiptare me plane dhe program dhe caqe djallzore
    qetash nuk kena vetem kriza energjitika, por kena edhe permbytje ... mungon arka e nojes ...

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    cfare krize thoni a e degjoni kryeministrin shqipetare qe na tha se do behemi leader ne rajon per energjine ashtu sic do kemi dhe rruget me te mira me standarte evropiane dhe bashkohore prandaj mos u beni vegel e edi rames dhe perhapni panik

  19. #99
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    cfare krize thoni a e degjoni kryeministrin shqipetare qe na tha se do behemi leader ne rajon per energjine ashtu sic do kemi dhe rruget me te mira me standarte evropiane dhe bashkohore prandaj mos u beni vegel e edi rames dhe perhapni panik
    ustallaret e krieministrit e kane thene para 70-vjetesh se do te hame me luge te florinjta ...

    dhe hengri poplli shqiptar tel me gjemba, izolacion, vobegtesi, i unshem, shpirt i zvogluar ... ende me frige ... s'ka faj ... jemi ne pas-komunizem ende ...

    perse mos ta thote edhe salis versionin e vet te mashtrimit te madh ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duaje Siveten : 01-03-2010 më 20:10

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e DUX
    Anëtarësuar
    20-04-2005
    Vendndodhja
    VENEZIA
    Postime
    2
    Duke hedhur nje vështrim te shpejte poste-ve ne forum gjëja e parë që më ra në sy ishin disa (poste) me përkrahje politike në përmbajtje. Mbase do ishte më mirë të evitoheshin. Mendoj që një forum i tillë duhet të analizojë temat në mënyrë sa më asnjëanëse të mundur (për të mos thënë që ndërhyrjet duhet të jenë në opzitë kostante pavarsisht nga "partia politike"që është në pushtet)për të qënë sado pak i dobishëm.
    Me të bërë këtë kritikë të shkurtër i kthehem temës . Mendoj që kryesisht poblemet energjitike në Shqipëri janë pasojë e një infrastukture të lodhur tashmë. Investimet e fundit mbi energjinë besoj (ky është thjesh një mendim i imi pasi nuk kam informazionet e duhura per të qënë i saktë) se janë bërë ne kohëra shumë të largëta. Me siguri në 20 vitet e fundit në Shqipeëri nuk ka pasur investime ne këtë sector (të paktën shpresojtë jetë kështu sepse nqs është investuar është bërë në mënyre tërësisht të gabuar dhe duke qënë se bëhet fjalë për investimë publike do të thotë që lekët tona janë shperdoruar) që është në qëndër të vëmëndjes në të gjitha vëndet e botës e jo vetëm në vëndët e zhvilluara. Duke folur per investime nuk i referohem sesbën planeve të partisë në 5 vjecar apo ku di unë si i quanin gjatë periudhës së “komunizmit”. Sot eksperimentohet aq shumë mbi menyrat alternative të prodhimit të energjise me burime të rinovueshme sa që është gati anti-llogjike, anti-inteligjente,anti-njerzore e kështu me rradhë të flasesh sot për TEC-e apo akoma më keq për centrale bërthamore. Ka nga ata shkencëtar pak rrebel do të thoja që thonë që burimet bërthamore janë edhe ato në zhdukje pak a shumësi nafta. C’llogjikë ka të ndertosh një central bërthamor që mbas 50-100 vitesh do të duhet të c’montohet dhe faza e c’montimit është më e komplikuar se ajo e ndërtimit dhe ka kosto të krahasueshme. Nuk dua të flas këtu për dëmet ekologjike apo të pejsazhit apo turizmin sepsedo të më duhej të zgjatesha shumë. TEC ne Vlore?! Është absurde per këdo që i dedikon 5 minuta gjykimit objetiv, dhe c’bënim ne kur protestuesit rriheshin e mbylleshin nëpër rajone policie vetëm sepse mbeshtesnin një cështje të drejtë dhe që i përket të gjithë shqipëtarëvë sepse po të infrastrukturat e duhura rrugore apo hekurrudhore me shumë qejf do shkonin shkodranët për plazh në Vlorë dhe një ditë do ti këmi infrastrukturat e duhura por nuk do kemi më plazhin. Ti rikthehem për ta mbyllur temës së enrgjisë. Do ishte më inteligjene si zgjidhje për mendimin tim që kush merret me energjinë në Shqiperi të hapte syte drejt vendeve lider për inovacion në këtë fushë. Vetëm Gjermania ofron një gamë zgjidhjesh që po të aplikoheshin me inteligjencë mund ti jepte vendit tone mundesine për të qënë autonom energjikisht me një shpenzim public që mund të jetë pak a shumë ¼ e c’do të duhej për ndërtimin e një bërthamori , për të mos folur për avantazhet ekologjike dhe për lëndën e pare gratis dhe të ripërtëritshme në menyre të natyrshme.
    Falemderit për durimin.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •