Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Spiunet e Europes Lindore (dhe Juglindore)

    Pasiguri Shteterore.
    19 Dhjetor 2006
    Nga edicioni per shtyp i revistes The Economist.

    Skandalet e spiuneve ne Europen Lindore shfaqin disa telashe demtuese!
    Kur “gogolat” (spiunet ishkomuniste) fillojne te kene rendesi, demokratet nisin te shqetesohen. Europa Lindore e ka hequr Ekonomine e Planifikuar dhe sundimin nje partjak. Por Inteligjenca dhe Sherbimet Sekrete akoma kane influence joperporcionale (te tepruar). Ne te vertete duket se po rritet.
    Ne Poloni reformimi I Agjensise Ushtarake Informative (WSI) ka qene arritja kryesore – kritiket thojne qe e vetmja arritje – e qeverise ne vitin e fundit. Nje komision I ngarkuar me punen deklaron se (WSI) (ish-sigurimi I Polonise) eshte e perfshire aktivisht ne influencimin e Binesit dhe Medias (ne vecanti Tregtine e Armeve dhe Pronat) gjithashtu dhe ne vet qeverine. WSI (ish-sigurimi) eshte ndare ne Inteligjencen Ushtarake dhe Sherbimi Kunder Inteligjence. Rreth 300 oficere te pregatitur nga Rusia jane nxjerre nga puna.

    Pertej kufirit ne Lituani nje tjeter skandal ka perfshire Sherbimet Informative, VSD. Nje spiun kryesor i instaluar ne Belarus, Vytautas Pociunas, u gjet i vdekur ne rrethana misterioze – ngjarje qe disa e lidhim me grindje brenda VSD rreth disa kontrata transporti. Nje gazete qe publikon skandale rreth VSD u bastis me mesymje. Nje komitet qeveritar kerkon largimin e kryetarit te VSD, Arvydas Pocius. Ai ka pezulluar dy oficere te larte te sherbimin kunderinteligjence te tij, duke deklaruar se ata “perbejne kercenim (rrezik) per sigurine kombetare.

    Me i kuptuar te tera eshte e veshtire. Nje njgjarje shkon prapa tek heqja e Rolandas Paksas, nje president qe zgjedhja e ngrate e miqve te tij coi ne shqetesimin e aleateve te Lituanise rreth se ardhmes se vendit. Zoti Paksas u hodh ne gjyq nga shefi I VSD I atehershem Mecys Laurinkus pasi ky I fundit informoi parlamentin Lituanez rreth bizneseve antike te presidentit me Ruset. Ai sukses mund ta kete bere shefin e VSD koke madh.

    Eshte veshtire te gjesh nje vend ish-komunist ne Europen Lindore ne te cilin shebimet informative dhe sigurimi jane te jopolitizuara dhe jokontroversal. Ne Bullgari drejtori I departamentit pergjegjes per arkivat e kohes komuniste, per te cilat ligjberesit kane votuar te happen, u gjet I vdekur ne tryezen e punes ne Nentor, qelluar me armen e tij. Autoritetet e vonojne njoftimin e vrasjes e cila rrjodhi ne Bruksel dhe nxit akuzime per mbulim te krimit. Dy figura te larta efektive gjithashtu kryen vetvrasje ne Tetor.

    Securitate I Rumanise ne kohen komuniste rezulton me depertues (te perhapur) dhe elastik, me lidhje te gjera biznesi dhe politike. Presidenti Trajan Basescu kohet e fundit nxorri nga puna shefat e inteligjences ne nje grindje te ashper rreth arratisjes se nje te dyshuari agjent trefish qe ishte tregtar armesh dhe rrembyes njerezish (edhe nje dite tjeter e zymte ne Blakan). Kritiket e presidentit habiten se si ai ne kohen komuniste perlau nje pune si llokum jashte shtetit ne Antwerp, pa ndihme dhe inkurajim nga sherbimet informatike te tij ose nderkombetare, dicka rreth se ciles dosjet cuditshem jane te qeta.

    Nje karakteristike e zakonshme ketu eshte dobesia e politikaneve dhe institucionetve publike te Europes Lindore, te cilet deshtojne te kunderveprojne influencen e ketyre te lidhur me te kaluaren. Rregjimet e vjetra te Europes lindore nuk u zhduken nga nje det flamuresh dhe euforie ne 1989. Shume figura te atehershem rietikuan vetet e tyre, parate e tyre dhe pushtetin e tyre, dhe po ja kalojne per bukuri ne sistemin e ri. Ndihmohen nga dekada te sundimit totalitar qe i le njerzit te frikesuar dhe derrmuar. Pak besojne qe njerzit me pardesy feshfeshe jane nen kontrollin e duhur politik dhe ligjor.

    Nje zgjidhje mund te jete te niset nga fillimi, me rekrute te rinj, dicka tani qe Polonia po e konsideron. Estonia, sherbimi i se ciles trejnuar nga Britanezet shihet gjere si nje nga me te miret ne Europen Lindore, e beri kete ne 1992. Gjithashtu ka nje ligj qe dikton se politikanet nuk mund te vezhgohen (spiunohen). “Raste te tilla jane per votuesit te gjykojne” shpjegon nje zyrtar ashper.

    Fund i artikullit,

    Ja dhe nyja per versionin ne Anglisht
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76262
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saimiri-uk : 08-01-2007 mė 06:02

  2. #2
    Metropoll, 29 Janar

    Kuvendi mbyll nė sirtare draftin pėr hapjen e dosjeve
    ALBANA LIKA

    Ish-sigurimsat. "Harrohet" nisma pėr verifikimin e tė zgjedhurve dhe administratės

    Draftet pėr hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit tė shtetit, tė propozuara nė Kuvend nga partitė politike qė nė tetor, kanė mbetur tashmė nė sirtarėt e komisioneve parlamentare, pa gjetur rrugėn e diskutimit. Ndonėse nė ato ditė, u bė tema mė e nxehtė dhe mė konsensuale mes palėve, menjėherė pas paraqitjes sė projekteve nė protokoll, gjithēka ka mbetur nė heshtje. Kuvendi zbatoi para dy muajsh njė nga rekomandimet e Kėshillit tė Evropės, kur miratoi rezolutėn “Pėr dėnimin e krimeve tė kryera nga regjimi komunist nė Shqipėri”, por ka zvarritur plotėsimin e njė rekomandimi tjetėr, madje tė vetė pėrmbajtjes sė kėsaj rezolute, kėrkesėn pėr hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit pėr politikanėt, apo zyrtarėve tė institucioneve kushtetuese. Po mbushen tashmė 3 muaj nga koha kur Kuvendi parashikoi pėr herė tė parė nė programin e punės shqyrtimin e projekteve qė janė depozituar pranė tij pėr kėtė ēėshtje, por deri tani nuk ėshtė konkretizuar asgjė, duke vėnė nė dyshim vullnetin e njė numri tė madh tė deputetėve.

    Pezullimi

    Pėrfaqėsuesit e tė dyja partive kryesore nė vend, kanė pranuar qė pėr deputetėt dhe tė zgjedhurit e tjerė tė mos ketė heqje tė mandatit, por vetėm njė publikim tė dosjeve tė tyre, nėse kanė qenė bashkėpunėtorė me Sigurimin e Shtetit. Dy muaj mė parė, deputetėt kanė ligjėruar me orė tė tėra debatesh nė Kuvend pėr pastėrtinė e figurave tė politikanėve dhe nevojės pėr pastrimin nga ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit. Menjėherė pas kėsaj, PD, PS dhe PDK paraqitėn nga njė nismė. Por komisionet parlamentare dhe pse ka kaluar 3 muaj nga koha e propozimit, nuk kanė nisur shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje. Tė tre partitė kanė dorėzuar projektligjet nė fund tė muajit tetor dhe qė prej asaj kohe Kuvendi i ka parashikuar nė disa programe pune. Por pa e kaluar ndonjėherė nė diskutime nė komisione. Edhe programi pėr janarin-shkurt parashikon shqyrtimin e tyre, por siē duket qėllimi qė kanė tė tre draftet, do ta shtyjė shqyrtimin e tyre nė komisionit pėrkatėse, pas zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit 2007. Kjo duke shmangur dhe debatet pėr pastėrtinė e tė zgjedhurve tė rinj tė pushtetit vendor.

    Projektet

    Drafti i PD-sė nuk ėshtė vetėm pėr bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit, por edhe pėr nomenklaturėn e lartė tė asaj periudhe, e cila, sipas saj, organizoi dhe ishte arkitektja e atij persekucioni tė pashembullt nė Shqipėri. Veē transparencės, PD-ja kėrkon qė punonjėsit e administratės qė kanė qenė ish-sigurimsa tė japin dorėheqjen nga detyra, nė tė kundėrt do tė shkarkohen dhe dosjet do tė bėhen publike. Tė njėjtėn transparencė kėrkon tė bėjnė edhe socialistėt, tė cilėt kėrkojnė hapjen e dosjeve pėr zyrtarėt mė tė lartė, duke nisur qė nga Presidenti i Republikės. Por nė tė kundėrt me PD-nė, dosjet nuk do tė jenė tė hapura pėr publikun dhe dorėheqja do tė jetė njė gjest moral. Palėt ndahen dhe pėr pėrbėrjen e komisionit qė do tė hetojė. Ndėrsa PS-ja kėrkon komision me propozime nga pozita dhe opozita, PD-ja thekson nevojėn e anėtarėve qė vijnė nga paritė, Komisioni i Sigurimit, SHISH-i dhe Presidenti.

    Rezoluta “Pėr dėnimin e krimeve tė kryera nga regjimi komunist nė Shqipėri”

    Kuvendi i Shqipėrisė:

    -shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve tė diktaturės komuniste i shėrben shmangies sė pėrsėritjes sė krimeve tė ngjashme nė tė ardhmen;

    -dėnon fuqimisht dhunimin masiv tė tė drejtave tė njeriut tė kryer nga regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhės dhe klikės sė tij;

    -dėnon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin dhe ekzekutuesin e sistemit mė tė egėr diktatorial komunist nė Evropėn Lindore;

    -kėrkon rishikimin e datave simbol tė sistemit komunist, si dhe heqjen e kėtyre datave nga protokollet zyrtare shtetėrore;

    -kėrkon bėrjen publike tė tė gjitha dokumenteve qė dėshmojnė krimet e regjimit komunist, pėrfshirė edhe dosjet e krijuara nė ish-institucionet e pėrndjekjes politike;

    -kėrkon hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit pėr politikanėt, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre tė sistemit tė drejtėsisė, tė administratės publike qendrore e vendore, si dhe tė mediave kombėtare audio-vizive apo tė shkruara;

    -fton partitė komuniste dhe postkomuniste nė Shqipėri, tė distancohen qartėsisht nga krimet e kryera nga regjimi komunist dhe nga diktatori Enver Hoxha;

    -vlerėson se viktimat e krimeve tė regjimit totalitar komunist, si dhe familjet e tyre, meritojnė respekt dhe mirėkuptim pėr vuajtjet e tyre;

    -fton institucionet shtetėrore tė pėrmbushin tė gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e tė pėrndjekurve politikė pėr integrimin, arsimimin, punėsimin, strehimin dhe dėmshpėrblimin e tyre nė njė kohė sa mė tė shpejtė, si dhe akordimin e njė fondi pėr gjetjen e tė zhdukurve dhe tė vrarėve me apo pa gjyq pėr arsye politike.

    -nxit fillimin e njė fushate kombėtare pėr ndėrgjegjėsimin rreth krimeve tė kryera nė emėr tė ideologjisė komuniste, duke pėrfshirė rishikimin e librave shkollorė, shpalljen e njė dite kombėtare pėr pėrkujtimin e viktimave tė komunizmit, hapjen e muzeve, pėrfshirė edhe kthimin nė muze tė burgjeve tė tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialėve nė nderim tė shqiptarėve qė u vranė pėr kundėrvėnien ndaj regjimit totalitar.

    Funksionarėt publikė qė do tė verifikohen

    -Presidenti i Republikės

    -Kryeministri

    -Deputetėt

    -Ministrat

    -Zv.ministrat

    -Anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese

    -Anėtarėt e Gjykatės sė Lartė

    -Tė gjithė titullarėt e organeve tė tjera kushtetuese ose tė organeve kolegjiale, tė pėrcaktuara si tė tilla nga Kushtetuta

Tema tė Ngjashme

  1. Letėr e hapur nga Shoqata e tė Shpėrngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 11:11
  2. Cilat jane ndryshimet ne mes te Europes Perendimore dhe asaj Lindore?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:22
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 02:47
  4. Bler, e ardhmja e Europes dhe globalizmi
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 14:39
  5. Kosova Lindore nuk duhet tė harrohet dhe as tė sakrifikohet
    Nga iliria e para nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •