Metropoll, 29 Janar
Kuvendi mbyll nė sirtare draftin pėr hapjen e dosjeve
ALBANA LIKA
Ish-sigurimsat. "Harrohet" nisma pėr verifikimin e tė zgjedhurve dhe administratės
Draftet pėr hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit tė shtetit, tė propozuara nė Kuvend nga partitė politike qė nė tetor, kanė mbetur tashmė nė sirtarėt e komisioneve parlamentare, pa gjetur rrugėn e diskutimit. Ndonėse nė ato ditė, u bė tema mė e nxehtė dhe mė konsensuale mes palėve, menjėherė pas paraqitjes sė projekteve nė protokoll, gjithēka ka mbetur nė heshtje. Kuvendi zbatoi para dy muajsh njė nga rekomandimet e Kėshillit tė Evropės, kur miratoi rezolutėn Pėr dėnimin e krimeve tė kryera nga regjimi komunist nė Shqipėri, por ka zvarritur plotėsimin e njė rekomandimi tjetėr, madje tė vetė pėrmbajtjes sė kėsaj rezolute, kėrkesėn pėr hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit pėr politikanėt, apo zyrtarėve tė institucioneve kushtetuese. Po mbushen tashmė 3 muaj nga koha kur Kuvendi parashikoi pėr herė tė parė nė programin e punės shqyrtimin e projekteve qė janė depozituar pranė tij pėr kėtė ēėshtje, por deri tani nuk ėshtė konkretizuar asgjė, duke vėnė nė dyshim vullnetin e njė numri tė madh tė deputetėve.
Pezullimi
Pėrfaqėsuesit e tė dyja partive kryesore nė vend, kanė pranuar qė pėr deputetėt dhe tė zgjedhurit e tjerė tė mos ketė heqje tė mandatit, por vetėm njė publikim tė dosjeve tė tyre, nėse kanė qenė bashkėpunėtorė me Sigurimin e Shtetit. Dy muaj mė parė, deputetėt kanė ligjėruar me orė tė tėra debatesh nė Kuvend pėr pastėrtinė e figurave tė politikanėve dhe nevojės pėr pastrimin nga ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit. Menjėherė pas kėsaj, PD, PS dhe PDK paraqitėn nga njė nismė. Por komisionet parlamentare dhe pse ka kaluar 3 muaj nga koha e propozimit, nuk kanė nisur shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje. Tė tre partitė kanė dorėzuar projektligjet nė fund tė muajit tetor dhe qė prej asaj kohe Kuvendi i ka parashikuar nė disa programe pune. Por pa e kaluar ndonjėherė nė diskutime nė komisione. Edhe programi pėr janarin-shkurt parashikon shqyrtimin e tyre, por siē duket qėllimi qė kanė tė tre draftet, do ta shtyjė shqyrtimin e tyre nė komisionit pėrkatėse, pas zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit 2007. Kjo duke shmangur dhe debatet pėr pastėrtinė e tė zgjedhurve tė rinj tė pushtetit vendor.
Projektet
Drafti i PD-sė nuk ėshtė vetėm pėr bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit, por edhe pėr nomenklaturėn e lartė tė asaj periudhe, e cila, sipas saj, organizoi dhe ishte arkitektja e atij persekucioni tė pashembullt nė Shqipėri. Veē transparencės, PD-ja kėrkon qė punonjėsit e administratės qė kanė qenė ish-sigurimsa tė japin dorėheqjen nga detyra, nė tė kundėrt do tė shkarkohen dhe dosjet do tė bėhen publike. Tė njėjtėn transparencė kėrkon tė bėjnė edhe socialistėt, tė cilėt kėrkojnė hapjen e dosjeve pėr zyrtarėt mė tė lartė, duke nisur qė nga Presidenti i Republikės. Por nė tė kundėrt me PD-nė, dosjet nuk do tė jenė tė hapura pėr publikun dhe dorėheqja do tė jetė njė gjest moral. Palėt ndahen dhe pėr pėrbėrjen e komisionit qė do tė hetojė. Ndėrsa PS-ja kėrkon komision me propozime nga pozita dhe opozita, PD-ja thekson nevojėn e anėtarėve qė vijnė nga paritė, Komisioni i Sigurimit, SHISH-i dhe Presidenti.
Rezoluta Pėr dėnimin e krimeve tė kryera nga regjimi komunist nė Shqipėri
Kuvendi i Shqipėrisė:
-shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve tė diktaturės komuniste i shėrben shmangies sė pėrsėritjes sė krimeve tė ngjashme nė tė ardhmen;
-dėnon fuqimisht dhunimin masiv tė tė drejtave tė njeriut tė kryer nga regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhės dhe klikės sė tij;
-dėnon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin dhe ekzekutuesin e sistemit mė tė egėr diktatorial komunist nė Evropėn Lindore;
-kėrkon rishikimin e datave simbol tė sistemit komunist, si dhe heqjen e kėtyre datave nga protokollet zyrtare shtetėrore;
-kėrkon bėrjen publike tė tė gjitha dokumenteve qė dėshmojnė krimet e regjimit komunist, pėrfshirė edhe dosjet e krijuara nė ish-institucionet e pėrndjekjes politike;
-kėrkon hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit pėr politikanėt, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre tė sistemit tė drejtėsisė, tė administratės publike qendrore e vendore, si dhe tė mediave kombėtare audio-vizive apo tė shkruara;
-fton partitė komuniste dhe postkomuniste nė Shqipėri, tė distancohen qartėsisht nga krimet e kryera nga regjimi komunist dhe nga diktatori Enver Hoxha;
-vlerėson se viktimat e krimeve tė regjimit totalitar komunist, si dhe familjet e tyre, meritojnė respekt dhe mirėkuptim pėr vuajtjet e tyre;
-fton institucionet shtetėrore tė pėrmbushin tė gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e tė pėrndjekurve politikė pėr integrimin, arsimimin, punėsimin, strehimin dhe dėmshpėrblimin e tyre nė njė kohė sa mė tė shpejtė, si dhe akordimin e njė fondi pėr gjetjen e tė zhdukurve dhe tė vrarėve me apo pa gjyq pėr arsye politike.
-nxit fillimin e njė fushate kombėtare pėr ndėrgjegjėsimin rreth krimeve tė kryera nė emėr tė ideologjisė komuniste, duke pėrfshirė rishikimin e librave shkollorė, shpalljen e njė dite kombėtare pėr pėrkujtimin e viktimave tė komunizmit, hapjen e muzeve, pėrfshirė edhe kthimin nė muze tė burgjeve tė tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialėve nė nderim tė shqiptarėve qė u vranė pėr kundėrvėnien ndaj regjimit totalitar.
Funksionarėt publikė qė do tė verifikohen
-Presidenti i Republikės
-Kryeministri
-Deputetėt
-Ministrat
-Zv.ministrat
-Anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese
-Anėtarėt e Gjykatės sė Lartė
-Tė gjithė titullarėt e organeve tė tjera kushtetuese ose tė organeve kolegjiale, tė pėrcaktuara si tė tilla nga Kushtetuta
Krijoni Kontakt