Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 348
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Mbase koha do ta tregoje me mire vepren e fundit te Lynch.Eshte nje veper komplekse dhe qe kerkon vemendje,
    E megjithate, pas shikimit per here te dyte te filmit, me sillen ne mendje dy pyetje:

    1. Me duket se ne ndryshim nga filmat e meparshem te tij, filmit INLAND EMPIRE i mungon nje fare suspensi. Jo se nuk ka ankth (suspens) ne brendesi te ngjarjes, por nuk ka pritje me ankth te zhvillimit te ngjarjes. Pra historia ka ankth ne vetvete, por mizaskena, menyra e te rrefyerit nuk eshte e tille qe te thuash ne cdo moment "bo bo, ç'a do ti ndodhi tani heroinës se filmit ??!". Po ndofta kjo lidhet me te dyten.

    2. Pra e dyta, fytyra e heroines se filmit (Laura Dern) me duket e njejten gjate gjithe filmit: ajo eshte e filmuar gjithe kohen (2 ore 52 minuta !) njesoj ! Dmth, e tmerruar ! Si nuk qeshi nje here Laura Dern-i në 172 minuta film ??? Si nuk qau ? Si nuk u thartua ? Por vetem e tmerruar !!

    ti ç'mendon? (nese ke shkuar ta rishohesh...)

  2. #42
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'di a e kam shkruar me lart, qe pashe javen qe shkoi " The Messengers " . Nuk e mbarova , se ika nga gjysma e filmit.T'lujt mendsh !

    Pashe kete jave " Norbit " me Eddie Murphy dhe ( Raspjusha-n. )
    Kishte ca skena shume funny. Mos e lini pa pare kur te dale ne DVD.

    Do shoh te henen " The Number 23 " me Jim Carrey
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #43
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Norbit e pashë atë dite kur doli, kam qeshur si fëmijë. Ndërsa sot pamë Music and Lyrics, pop-movie : ) po kishte momentet e tij të lezetçme. Sidomos kur e shikon me Mr. Wonderful në krah, s'ka film më të mire ; ).

    Nuk kam ndërmend të shikoj ndonjë film tjetër tani për tani, veç në daltë ndonjë për të qeshur. Jam shumë e lumtur, që të shikoj filma të lodhshëm që të bëjnë të mendosh

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "BY THE WAYS" - film dokumentar nga V. Gerard & C. Laty

    Titulli i vertete i ketij film eshte "By the ways - A journey with William Egglestion". Pikerisht filmi eshte nje portret i babait te fotografise me ngjyre, William Eggleston.

    Kisha vite qe nuk kisha pare nje film qe më shume se dokumentar, eshte nje fiksion i mirefillte. Dy regjizoret franceze, permes nje aventure ne 12 kapituj, ndjekin kembe pas kembe, permes nje suspensi qe do ja kish ziline edhe nje film suspens klasik, fotografin e njohur William Eggleston i cili pothuaj eshte memec dhe nuk flet pothuaj asnje fjalë per veten.

    Ky eshte dhe basti qe kane vene regjizorët: si me ndërtu nje film-portret, nje film ku personazhi kryesor, edhe pse ne qender te filmit, eshte i heshtur gjithe kohes. Bast i fituar, film i mrekullueshëm ! BRAVO !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "AGUA" ("Uji") - film argjentinas nga Veronica Chen.

    Gjë e rrallê: nje film argjentinas !

    Goyo, nje djale i ri tek te '30-at, i akuzuar pa te drejte per doping, kampion noti ne maratonë, braktis kete sport. 8 vjet me vone, maratona zhvillohet serish. Disa dite para se te zhvillohet maratona, takon rastesisht Chino-n, nje djalosh i ri notar. Te dy vendosin te marrin pjese ne maratonen finale.

    Film i ritmuar nen ritmin e notitmit (zhurma e ujit sherben si muzike filmi), "AGUA" arrin te kape nje fare dimensioni meditatif, por nuk i shpeton estetizimit dhe perzierjes se zhanreve...

    Ekseprience interesante vizuale, por qe shpejt behet pa rrugë-dalje...
    dommage (too bad...)

    web-site: http://www.tadrart.com/tessalit/agua/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #46
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Do shkoj te henen te shoh " Black Snake Moan " me Samuel Jackson dhe Christina Ricci.

    Flasim pas filmit.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #47

  8. #48
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Se harrova t'ju them per filmin qe pashe te henen " The number 23 ", se sot del ne kinema. Mos merrni mundimin e mos harxhoni paret per ta pare, se eshte nje MESS. Po ashtu edhe loja e Jimmy-t.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    autori,

    sihariq i mire erdhi nga Cesar kete vit.Me habi po lexoj se Pascal Ferran paska fituar si filmi me i mire francez i vitit.Bravo.Ja dhe pergjigja kinemave qe nuk e ndihmuan kete film te qendroje ne salle per shume jave rrjesht,por vetem dy-tre dhe hop,ne nje mini salle.Kjo tregon se arti nuk pajtohet me sferen ekonomike ne kinema,jane dy dimensione qe per fat te keq qendrojne larg dhe nganjehere krijojne vetem deme.
    Sa per ne L.A.,vetem te shikosh se kush konkurron dhe arrin te ndjesh se çfare fryme eshte...Por,me shprese qe te qendroj edhe per pak kohe ne Europe,mund te shoh akoma nje kinema te mire,se jashte Europes sikur bie pesha...

    Per Lynch,akoma se kam pare per here te dyte filmin,por opinioni im eshte veçse pozitiv.Estetika lynchiane eshte per tu admiruar,pastaj le labyrinthe psikologjik ngjesh me shume trurin dhe krijon shume synapses,gje qe eshte mese pozitive,neuronet veçse japin me shume jete dhe harmoni,ata duhen vene ne levizje.Por duhet kujdes me zigzaget e filmit.Kinamaja e David Lynch tashme eshte nje objekt studimi,mendoj,dhe seicili nga ne ka mundesi ta interpretoje,jo sipas qejfit,si disa ketu qe flasin vetem shkurt,por me bindje dhe argumentime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 25-02-2007 më 21:16

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples

    Per Lynch,akoma se kam pare per here te dyte filmin,por opinioni im eshte veçse pozitiv..
    qe thua ti, sonte e pashe pêr here te trete! Herne e dyte u perpoqa te kuptoj ne sensin analitik (skenaristik) ndersa kete rradhe... j'ai pris mon pied ! Excellent !

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Letters from Iwo Jima" (Letra nga Iwo Jima") film amerikan nga Clint Eastwood

    "Letters from Iwo Jima" eshte "gjysma" tjeter e filmit "Flags of Our Fathers" qe Clint Eastwood nxori neper ekrane para 6 muajsh (komenti im per filmin ka qene ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=251 ).

    Behet fjale per te njejten histori: episodi i luftes se II Boterore, beteja ne Iwo Jima (Japoni) por kesaj rradhe, e filmuar teresisht nga pika e shikimit japoneze (nderkohe qe "Flags of Our Fathers" ("Flamuj te baballarëve tanë") e shikonte ngjarjen nga pikeshikimi amerikan.

    Film po aq elegant dhe brutal (ne te njejten kohe) sa dhe i pari.

    web-site i filmit: http://wwws.warnerbros.fr/lettersfromiwojima/


  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Bug" ("Insekti" ) - film amerikan nga William FRIEDKIN

    FRIEDKIN eshte regjizor i njohur amerikan sidomos per filmat e tij te dikurshem kult "The Exorcist" (1973) ose "The French Connection" (1971) ose "To Live and Die in L.A." (1985).

    Pas disa filmash disi më komercialë, Friedkin i kthehet kinematografise indipendente me nje film qe e prezanton vjet ne Festivalin e Kanës dhe qe e pashe dje: "BUG".

    Bug do te thote insekt, por edhe ç'rregullim. Pikerisht kjo eshte interesante ne trajtimin e subjektit te filmit.

    Agnes, nje grua tek te 40-at, jeton e vetme ne nje qytet te humbur amerikan, punon ne nje bar (lokal) naten. I shoqi, njeri violent, eshte i burgosur dhe pritet te dale nga dita ne dite. Por vetmija i ka ardhur ne maje te hundes dhe nje mbremje, takon Peter, nje tip po aq i vetmuar dhe i çuditshem, ne lokalin ku ajo punon.

    Peter shoqerohet gjithe e me shume me Agnes dhe pikerisht, Peter fillon gjithe e me shume te kete identë se insekte te padukshme e sulmojne vazhdimisht.

    I ndertuar ne formen e nje thriller-i, filmi eshte nje zhbirilim ne thellesite e qenies njerezore dhe te ç'rregullimeve morale te saj.

    Film minimalist, i ndertuar i gjithi ne nje apartament te mbyllur, "BUG" eshte nje film po aq i frikshem sa dhe magjepes, shokues dhe melankolik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Last King of Scotland" (Mbreti i fundit i Skocisë) film anglez nga K. Macdonald

    "Mbreti i fundit i Skocisë" eshte film anglez qe rrefen historine e diktatorit te Ugandes, ne vitete '70-te, Amin Dada.

    Ngjarjet pra zhvillohen ne Uganda, ku Nicholas Garrigan, nje mjek i ri anglez mberrin atje per te punuar ne nje OJQ mjeksore. Rastesia e ben mjekun e ri te takoje diktatorin, gjeneralin Amin Dada. Ky i fundit vendos qe mjeku i ri te behet mjeku i tij personal. Nicholas zbulon pak e nga pak natyren e tmerrshme dhe gjakpirese te gjeneralit.

    Ne rolin e diktatorit Amin Dada aktori amerikan Forest Whitaker fitoi çmimin Oscar 2007, si aktori me i mire. Eshte tipike kjo per konceptin qe Akademia e Oscar ka per lojen e nje aktori: ajo nuk interesohet per lojen e nje aktori, por per imitimin qe ai i ben nje personazhi qe ka ekzistuar. Dua te them qe, nje aktor i talentuar si Forest Whitaker ne kete film nuk interpreton, por imiton si majmun modelin qe i vihet te luajë. Krejt e kunderta e lojes se Helen Mirren ne filmin "The Queen", qe nuk imiton, por interpreton ne menyre te magjishme rolin e mbretereshes se Anglise, pa aptur nevoje ta imitoje atë.

    "Mbreti i fundit i Skocise" nuk eshte veçse nje film mediokër, plot cliché hollywood-iane, film i parë me syze te bardha melodramatiko-qaramane dhe politikisht correkt, nga nje regjizor i bardhe (europian) ndaj Afrikses se zeze e plot halle...

    web-site i filmit: http://www.foxsearchlight.com/lastkingofscotland/

    dhe http://www.ledernierroidecosse-lefilm.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  14. #54
    Se fundi pashe "Breach". Mgjs nje histori e njohur spiunazhi, jo shume e komplikuar dhe me perfundimin qe dihej (bazuar ne nje histori te vertete), filmi te mbante zgjuar interesin deri ne fund. Me pelqeu ne menyre te vecant loja e Chris Cooper (ne rolin e Robert Hanssen), i cili arrinte ta percillte me se miri kompleksitetin e personazhit qe luante. Nuk do te thoja te njejten gje per aktorin tjeter Ryan Phillippe (ne rolin e Eric O'Neill), qe kishte gjithashtu rol kryesor ne film. Nese do kishin zgjedhur dike tjeter ne vend te tij, do i shtohej vlera filmit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #55
    The Daywalker Maska e Dageus
    Anëtarësuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    52
    Filmin "300" dua te shikoj patjeter po kush ka patur kohe. Thone qe eshte i bukur. Ndonje opinion nga kush e ka pare?
    Not ready to make nice!!!

  16. #56
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pashe "Music and Lyrics". Sa gjynah !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "After the wedding" ("Pas dasmës")- film danez nga Susanne Bier

    "Pas dasmes", film i nominuar ne kategorine e filmit me te mire ne gjuhe te huaj per Osar 2007 eshte filmi i dyte qe i shikoj regjizores daneze Susanne Bier (nje koment per filmin e saj "Brothers" eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=22

    "Pas dasmes" eshte historia e Jacob Petersen-it, qe punon ne nje jetimore (OJQ) ne Indi. Jetimorja rrezikon te mbyllet per arsye fondesh. Jacob merr nje oferte nga Jorgen, afarist dhe filantrop danez. Jacob kthehet ne Danimarke, takon Jorgen dhe merr pjese ne dasmen e vajzes se ketij te fundit. Ketu fillon filmi: Jacob konstaton qe Jorgen ka per grua ish gruan e tij...

    Film i mire ! I ndertuar mbi mdjenjat e personazheve te tij, filmi ja del mbanë falë lojes se mrekullueshme te aktoreve.

    web-site i filmit: http://www.afterthewedding-lefilm.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Suzanne" - film francez nga Viviane Candas

    Historia: Pas vdekjes se gruas se tij, Franck, gjuhëtar tek te 60-tat, ndjehet i vetmuar. Dhe nje dite takon Suzanne, nje grua tek te 30-tat....

    "Suzanne" eshte nje film mbi plakjen, mbi jeten, mbi vdekjen (humbjen e nje njeriu te afert). Film i thjeshte, pa poza dhe teknika te nderlikuara filmike, pa pretendime, por me momente interesante !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Les temoins" ("Dëshmitarët") film francez nga André Téchiné

    Filmi i fundit i André Téchiné (nje nga regjizorët më romaneskë francezë) "Dëshmitarët" i merr ngjarjet ne veren e vitit 1984, ne Paris. Manuel mberrin ne Paris dhe ndan apartamentin me motren e tij. Nje dite njeh Adrianin, nje 40 vjeçar (luajtur nga Michel Blanc) homoseksual me te cilin krijon nje lidhje. Adriani nje dite i prezanton atij nje çift: Sara-n dhe Mehdiun, polic.

    Jemi ne vitin 1984, kur AIDS shfaqet per here te pare si epidemi. Te kater personazhet e filmit kthehen në deshmitarë te kesaj drame...

    Film tejet romanesk, me nje ritem qe te kujton filmat policorë, "Dëshmitarët" eshte padyshim filmi më personal i regjizorit tashme te njohur Téchiné.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    ...po he mor autori se ta paskan veshtiresuar pak shikimin e temes tende,te pakten kjo tema jote(temat e tua)te mbush(te mbushin) pak me kulture,por ja,nuk eshte edhe aq shume visible (e shikueshme).Ketu me shume kane rendesi temat qe permbajne...nejse,se do ngaterrohem edhe me keq.Ti i kupton dhe te tjeret kuptojne me mire nenkuptimin.

    Pashe Les témoins.Ajo qe me beri pershtypje ishte skenari,teper i forte.Nje histori qe fillon pak "jashte rregullave",por qe vendoset shume shpejt ne linje.Edhe ndarja ne dy pjese,jo keq.Nje regjizor romanesk,por me nje talent te padiskutueshem mendoj.Michel Blanc eshte magnifique,por dhe Sami Buajila.Fotografia gjithashtu e Hirch te mrekullon,montazhi,dialogjet,pra nje film qe mund te pritet mire megjithe historine qe trajton.Po lexoja sot Libé-ne,dhe kishte nje portret te Sami Buajila.Bravo per kete rruge aq te veshtire.Interpretimi i tij eshte brilant.
    Ti do mendosh qe filmi me paska pelqyer meqenese shkruajta me shume se ty,por ti per disa filma shkruan shume formalisht,pra zbaton nje lloj pergjegjesie personale mendoj.Kurse une mendoj se disa filma duhen mbrojtur.Por ti mbron filmin e mire,ate qe me te vertete mund te thuhet qe ka pak art,filmin e autorit,nga ku rrjedh dhe prejardhja e jote...
    Tjeter s'kam pare,filma te rinj e kam fjalen,se te vjeter po.
    Te uroj shikueshmeri me temat,ne kete forum siperfaqesor ne kulm.

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •