Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 348
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SECRET SUNSHINE" - film jug-Korean nga Lee Chang-Dong

    Lee Chang-Dong, ish Minister Kulture ne Korene e Jugut para disa vjetesh, i pata pelqyer jashte mase "OASIS", kryeveper e vertete.
    Filmi i tij i ri "secret sunshine" ishte ne Kanë, kete vit.

    Filmi zgjat 2 ore e 20 minuta. Ai rrefen historine e nje grauje te re qe pasi i vdes burri ne nje aksident me motorr, i vdes dhe djali i vetem qe i ka ngelur, pas nje marrjeje peng.

    Pergjate 2 ore e 18 minutash filmi eshte i natyres psikologjiko-romaneske (nuk jam fort fans i kesaj menyre te berit kinematografi), por ... ne 2 minutat e fundit, duke filmuar KREJT gjë tjeter (dhe jo më psikologji), autori "anullon" plotesisht menyren e rrefimit te gjithe filmit, dhe i jep atij nje natyre krejt tjeter.
    Film i mire




    aktorja kryesore fitoi ne festivalin e Kanes 2007 Cmimin e aktores me te mire.

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Historia e Rikardo O." - film francez nga Damien Odoul

    Film autoportretist qe rrefen nje cope jete te nje personazhi, Rikardos, tek të 30-tat, qe pergjate 3 muajve te veres vendos te merret vetem dhe vetem me seks : 13 vajza, 13 takime, 13 eksperienca.

    Film interesant, : skenat me te realizuara jane ato qe ujane me te veshtirat e filmit, pra ato me seks. Por pjesa tjeter lé per te desheruar... : (

    web site i filmit : http://www.richard-o.com/


  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Michael Clayton" - film amerikan nga Tony Gilroy

    Vazhdon seria e filmave demokratë (anti- Bush) nga Hollywood-i.

    Tony Gilroy, skenaristi i 3 filmave me Jason Bourne, si duket ka thene me vehte: "Une bej qe bej skenare te mire, pse mos bej dhe regjizorin?" Dhe drejt e ka : filmi i tij i pare, "Michael Clayton" eshte shume i mire !

    George Clooney luan rolin e Michael Clayton-it, nje avokat qe punon ne nje kabinet te rendesishem avokatesh ne New York dhe qe ka per detyre te mbroje juridikisht nje firmë gjigande agrokimike : U/North. Firma ka probleme me fermerët amerikane, per shkak te pesticideve qe kjo kompani perdor dhe qe rrezikojne ekologjikisht jete njerezish. Aluzioni eshte fare i qarte: U/North aludon per vete SHBA : U(SA)/North qe po qelb mbare boten!

    Filmi rrefen me nje intensitet ne dukje horizontal vetevrasjen e ndergjegjes se avokatit, gje qe e ben te kaloje ne mbrojtje te fermereve.

    Shkurt: George Clooney vazhdon te mbetet i pakorruptueshem sa ne jeten e tij te vertete (kunder gjenocidit ne Darfour - Sudan, kunder Bush-it ne Irak), aq dhe ne jeten artistike.
    Bravo Clooney !

    web site i filmit : http://michaelclayton.warnerbros.com/


  4. #244
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    michael clayton e pashe dhe me pelqeu. por fundi ishte si gjithe serite e law in order. siduket u lodh pollack me clooney gjate gjithe filmit, dhe ne fund hoqen dore dhe i dhane nje fund te sterpare 10ra here. prisja me teper. tom wilkinson ishte the highlight of the movie.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    autor, kete jave te vendi im i filmave franeceze do shfaqet: Read My Lips (Sur mes lèvres)

    e ke pare? pershtypjet?

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    autor, kete jave te vendi im i filmave franeceze do shfaqet: Read My Lips (Sur mes lèvres)

    e ke pare? pershtypjet?
    Po, e kam pare. Shko shikoje pa hezituar, do te pelqeje. (e kam te sigurt)

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    michael clayton e pashe dhe me pelqeu. por fundi ishte si gjithe serite e law in order. siduket u lodh pollack me clooney gjate gjithe filmit, dhe ne fund hoqen dore dhe i dhane nje fund te sterpare 10ra here. prisja me teper. tom wilkinson ishte the highlight of the movie.
    eh... fundi...; u mor vesh, kompani amerikane e ka prodhuar filmin, keshtu qe "final cut"-in e famshem atje tek ju e kane ne dore producentet, dhe jo regjizorët...
    Por film i mire, gjithesesi. Me pelqeu shume "horizontaliteti" i filmit, pra forma prej kronike (fundja dhe jeta e perditshme, kronike eshte ! - vetem ne filmat e keqinj Hollywood-jane jeta eshte spaktakel !

  8. #248
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Paranoid Park", Gus Van Sant

    Ri-kthim tek Hitchcock. Monumentale. E verteta e Kinemase (ç'eshte kinemaja?) nuk eshte e verteta e botes. Sepse kjo e fundit nuk egziston. Argument solenel. "Degjoni o milet", therret filmi. Ajer. Ajer. Liri. (Shaka.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #249
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Në përgjithsi jemi munduar që t'i shikojmë gjithë filmat në kinema këtë vit, duke qënë se tv e kemi lënë ... : ) po prapë pashë disa filma që më kishin shpëtuar pa parë tek ata që kishit përmendur më lart.

    Sot me rekomandim të një shoqes sime para disa javësh vajtëm pamë më në fund 'We own the night' Hah s'ishte dhe aq i realizuar sa ma bëri ajo po shikohej, sepse kish karakterin human në disa raste dhe të prekte. Dhe vjen një moment nga fundi ku midis rusishtes gjys të ngatërruar dëgjoj "Shumë mirë, qiti paret'...si për inerci e përsërita me zë në mes të kinemasë derisa u dëgjua 'Shhhhhh'. Ai që e tha frazën nuk ishte karakter kryesor dhe kuptohet lekët nuk i kërkoi për të blerë karamele, ndaj dhe aq sa më bëri përshtypje të dëgjoja ngatërruar midis rusishtes dhe anglishtes,shqip, më erdhi dhe inat që s'e dëgjuam një herë shqipen kaq familjare, për diçka të mirë hah.


    Nejse, nq se e keni përmendur më lart këtë film, s'ma kapi syri...

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    "Paranoid Park", Gus Van Sant

    Ri-kthim tek Hitchcock. Monumentale. E verteta e Kinemase (ç'eshte kinemaja?) nuk eshte e verteta e botes. Sepse kjo e fundit nuk egziston. Argument solenel. "Degjoni o milet", therret filmi. Ajer. Ajer. Liri. (Shaka.)
    hehe,e paskemi pare ne te njejten dite.
    Ka nje fraze ne film qe me beri vertet me qesh : nje adoleshent 15 vjeçar i thote bashkemoshatarit te tij (heroit te filmit) : "Eshte mire te besh seks. Por dhe më mire eshte te mos besh".

    Po ulem te shkruaj diç me shume per filmin pak me vone.

    ps: ne shqip, "solenel" eshte solemn !

  11. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin

    Sot me rekomandim të një shoqes sime para disa javësh vajtëm pamë më në fund 'We own the night' Hah s'ishte dhe aq i realizuar sa ma bëri ajo po shikohej, sepse kish karakterin human në disa raste dhe të prekte.
    s'ka dale akoma ketu, del ne fund te nentorit. Por e pres me padurim kete film te James Gray qe ka pas bere dy filma te mrekullueshem : ne moshen 25 vjeçare, filmin e tij te pare "Little Odessa" (fitoi "Luanin e argjende" ne "Mostra di Venezia" ne 1995 ) dhe filmin e tij te dyte "The Yards" - qe e prezantoi ne Kanë ne vitin 2000. Te dy ishin thriller (suspens); me duket se dhe ky qe ke pare ti eshte thriller ( e prezantoi ne festivalin e kanes, kete vit, ne muajin maj, dhe kritika ishte shume e mire.

  12. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    GVS ka bere nje film te madh, si rralle gjenden regjizoret (sot) qe kane nje ide dhe liri te tille ne te shprehur. Ndoshta produksioni europian (MK2 production-France) ia ka dhene kete liri dhe ai e ka perdorur me shume talent.

  13. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "PARANOID PARK" - film amerikan nga Gus Van Sant

    Shkurt muhabeti, i bie qe sot per sot, 3 jane regjizorët me te medhenj amerikane aktualë:
    1. David Lynch ("Elephant Man", "Mulholland Drive", "Inland Empire"... etj etj).
    2. Michael Mann ("Heat", "Collateral", "Miami Vice", ... etj etj)
    3. Gus Van Sant ("To die for", "Good Will Hunting", "Elephant"... etj etj).

    Te tre kane nje gje te perbashket: jane formalistë ne kulm ! Pra, i japin nje rendesi te jashtezakonshme formes filmike (ngjyrave, muzikes... etj etj).

    Ky i fundit, Gus Van Sant, nga Portland-i, per mendimin tim eshte më interesanti aktualisht. I ka provuar te gjitha : pasi e filloi me filma indipendente, konfirmoi talentin e tij ne filma Hollywood-janë ("To die for", "Good Will Hunting"), dhe qe prej 5-6 vjetesh, i eshte rikthyer filmave indipendentë, me nje triptik te mrekullueshem : "Gerry", "Last Days" dhe "Elephant". Per ata qe jetojne ne USA, e vetmja keshille e imja do ishte qe t'i gjenin e ti shihnin sa me pare keto 3 kryevepra te kinematografise.

    Tani vijme tek ky i fundit, "Paranoid Park". Dhe qe mua më là goxha te ftohte... Nuk hyra dot ne film... Më shume ndjeva pergjate 80 minutash doren e kameramanit Christophore Doyle (kameraman i filmave te Wong KarWai-t), sesa doren e Gus Van Sant-it. Po mos ta dija se e kish bere Gus Van Sant-i, do thoja ne fund te filmit: "pashe nje film te Wong KarWai-t, por ne anglisht !"

    Shkurt, per mua, "Paranoid Park" eshte konkluzioni, por njekohesisht edhe negacioni (mohimi) i trilogjise pararendese (""Gerry", "Last days", "Elephant"). Por jo tejkalim i trilogjisë, keshtu qe mbetet gjithmone e vlefshme pyetja: "Et après ?" ("Po pastaj ?") pra, "Po pastaj, ça do na beje Gus Van Sant-i qe te na mrekullojë ??...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  14. #254
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Jo dakort, jo dakort!
    Paçka se filmi mund te te kete lene te ftohte, une besoj se "Paranoid Park" eshte i te njejtit soj si dhe "Psikoza" Hiçkokiane. Ka shume per te thene per sa i perket "Paranoid Park" dhe analogjive te shumta me "Psikozen" e Hiçkokut (aq me shume qe paranoja hyn ne psikozat).
    Paçka se filmi nuk eshte i lehte per t'u tretur, per momentin, ne saje, apo per shkak, te filmave te tjere te Van Santit, une besoj se ne thelb ajo ç'ka dashur te beje Van Santi eshte nje ri-percaktim i dramaturgjise ne kontekstin e modernizmit, jo modernizmi i Kinemase por modernizmi i jetes aktuale. Menyra se si personazhi i filmit e trajton ate ç'ka bere, vrasjen e rojes, per mendimin tim perben jo vetem menyren "sociologjike" se si bota sot (kur them bota sot, aq me shume ata qe jane ne adoleshence) e sheh vdekjen ne pergjithesi por perben edhe thelbin e modernitetit te kinemase.

    Per sa u perket analogjive te shumta me "Psikozen" e Hiçkokut (qe Van Santi vet ne nje fare menyre e beri te tijen perderisa pat xhiruar nje remake plan per plan), mjafton te mendosh per skenen e dushit, apo momentin kur personazhi kryesor gjendet vet ne makine duke degjuar muzike, ose ose ironine e trajtimit se vdekjes se rojes... Atje ku Hiçkoku nga filmi ne film e rriste pushtetin dramaturgjik te filmave te tij per te arritur deri tek "Psikoza" (edhe pse mandej ka filma te tjere shume te mire te Hiçkokut) Van Santi duket se ka zgjedhur nje menyre moderne per ta tretur disi forcen dramaturgjike te filmave te tij, per t'ju perputhur, per mendimin tim, menyres te se qenit, apo te se qenit te mendimeve, aktuale. (Mbase nuk jam shume i qarte por pikerisht sepse ka shume per te thene, dhe eshte disi e veshtire akoma, sepse shpejt, per te kapur ate ç'ka duhet kuptuar...) Une them film tejet i madh (por mbase tejet i madh vetem per Historine e Kinemase).
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  15. #255
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sot pashë 'American Gangster'...hmm shumë grafik në disa momente. E kam vënë re që kohët e fundit nuk i toleroj dot filmat e këtij lloji Fundi (ku përshkruanin si kishin përfunduar karakteret në jetën e vërtetë) më zhgënjeu pak.

    Filmi ishte i gjatë dhe salla ishte plot që gjys ore para se të fillonin reklamat...tjetër zhgënjim!

  16. #256
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Paçka se filmi nuk eshte i lehte per t'u tretur, per momentin, ne saje, apo per shkak, te filmave te tjere te Van Santit, une besoj se ne thelb ajo ç'ka dashur te beje Van Santi eshte nje ri-percaktim i dramaturgjise ne kontekstin e modernizmit, jo modernizmi i Kinemase por modernizmi i jetes aktuale.
    Ketu jam dakort me ty. Rralle kam pare keto vitet e fundit nje film më modern, pikerisht siç thua dhe ti, ne kuptimin se si e shikon nje adoleshent jeten dhe vdekjen (kjo konfirmon ate qe, jo rastesisht, ne mesazhin tim te pare lidhur me filmin, te thosha qe me beri pershtypje fjalia e famshme e 16 vjeçarit: "Eshte mire me bo seks, por akoma dhe më mire eshte mos me bo fare" !


    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Per sa u perket analogjive te shumta me "Psikozen" e Hiçkokut (qe Van Santi vetë ne nje fare menyre e beri te tijen perderisa pat xhiruar nje remake plan per plan), mjafton te mendosh per skenen e dushit, apo momentin kur personazhi kryesor gjendet vet ne makine duke degjuar muzike, ose ose ironine e trajtimit se vdekjes se rojes... Atje ku Hiçkoku nga filmi ne film e rriste pushtetin dramaturgjik te filmave te tij per te arritur deri tek "Psikoza" (edhe pse mandej ka filma te tjere shume te mire te Hiçkokut) Van Santi duket se ka zgjedhur nje menyre moderne per ta tretur disi forcen dramaturgjike te filmave te tij, per t'ju perputhur, per mendimin tim, menyres te se qenit, apo te se qenit te mendimeve, aktuale. (Mbase nuk jam shume i qarte por pikerisht sepse ka shume per te thene, dhe eshte disi e veshtire akoma, sepse shpejt, per te kapur ate ç'ka duhet kuptuar...) Une them film tejet i madh (por mbase tejet i madh vetem per Historine e Kinemase).
    E kisha vendosur t'i jepja nje shanc te dyte filmit, dhe ashtu do bej: do shkoj ta rishikoj. Sepse heren e pare me ndodhi diçka : me zuri gjumi pergjate nja 7-8 minutash, nga çereku i filmit. Ishte paradite, per me teper (pra, nuk kish lidhje me lodhjen time !!).
    Por kam pershtypjen se behet fjale per film-ambjent (sa per krahasim, eshte si te thuash "Millenium mambo"-ja i Gus Van Sant-it). Dhe filmat-ambjent "te vene ne gjume", ne kuptimin e mire te fjales (ti me kupton ç'dua te them...). Dhe ne fund te filmit, me kujtohet t'i kem thene vehtes:"Ndofta u ka dash ta pranoj (appréhender) si film vetem keshtu, pra, gjysem i zgjuar".

    Por nuk e prisja si te tille, ndaj dhe ja "rrefuzova" vehtes ta pranoja si film te tille (pra si film-ambjent). Nderkohe qe, mbaj mend fare mire qe "Desserto Rosso" te Antonionit e kam pare dy here ne kinema, dhe te dyja heret filmi me pat vënë si ne gjysem-gjumë, dhe pikerisht, keshtu e pata pranuar ( appréhender) dhe shijuar filmin. Po e njejta gje më pat ndodhur me "Millenium mambo" te Hou Hsiao Hsien-it.

    Do shikoj se ç'do ndjej heren e dyte me "Paranoid Park" dhe do te them. Jam gati i paduruar per ta rishikuar, sepse më interesojne vertet ato qe shkruan më lart dhe per me teper, jam dakort.

    Pyetje :
    Kur flet per ri-percaktim te dramaturgjise, ne kontekstin e nje modernizimi te jetes aktuale, a mund te themi se edhe Lynch, permes "INLAND EMPIRE", ka bere te njejten gje, pra nje ri-percaktim te dramaturgjise ? Sepse me duken se keto dy filma, pra "INLAND EMPIRE" dhe "Paranoid Park", kane nje gje flagrante te perbashket: që te dy, nga ana dramatrugjike, jane te ndertuar ne paqe totale (en apesanteur), jane te strukturuar si nje disk, dhe jo si nje film.

  17. #257
    C a r p e D i e m Maska e Le Piaf
    Anëtarësuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    38
    Shum komedi e mire, shume shume

    I Now Pronounce You Chuck and Larry


    http://youtube.com/watch?v=ETpsEyNEwoc
    C a r p e D i e m

  18. #258
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Bukur fort. Me behet qejfi qe fole dhe per "Millenium Mambo" sepse ka diçka te perbashket... Nuk e di mire se çfare, por dhe mua me shkoi ndermend "Millenium Mambo" (mbase ajo qe thua ti film-ambjent, megjithese une besoj behet fjale per me shume se kaq, pra jo vetem kategoria ne te cilen mund ti fusesh filmat, apo "ngjashmeria" e efekteve, une kam pershtypjen se behet fjale per nje tip ndjeshmerie contemporane - fjale serioze kjo e fundit, o bo bo...).

    Per sa i perket "Inland Empire" nuk e di mire, kam pershtypjen se Lynch eshte shume me larg artistikisht (edhe pse mbase me pak i vetedijshem si artist, se Van Santi). Ajo qe eshte e perbashket midis dy filmave eshte e natyres se dialektikes... (Ca fol mo vellai?) Thjesht per mua ngjashmeria, apo me mire le te them ajo qe eshte e perbashket midis dy filmave eshte rapporti krijues me personazhin kryesor te filmit... si dhe pershkrimi i botes se brendshme te personazheve kryesore, thelbi i te dy filmave ("Inland Empire" per ata qe s'e kane kuptuar akoma s'do te thote gje tjeter perveç se "bota e brendshme, perandoria e brendshme e personazhit kryesor" - ne kllapa duhet thene se ne kesi lloj rastesh kupton dhe varferine e gjuhes shqipe...). Po e le me kaq krahasimin "Inland Empire" dhe "Paranoid Park", sepse si gjithmone ka shume per te thene... Aq me shume qe besoj se Lynch eshte disi me tutje artistikisht se Van Santi (ky i fundit kam pershtypjen eshte me afer njerezillekut, le ta quajme keshtu), mbase fale universit te tij paksa te "çoroditur".
    Ajo qe mua me intereson pak me shume eshte krahasimi i "Paranoid Park" dhe "Death Proof" te Tarantinos. Nuk e di mire ta shpjegoj, por ka diç te ngjashme, shume te ngjashme midis ketyre dy filmave. Mbase dhe njehere natyra ironike e perfaqesimit te vdekjes. Gje kjo qe humbet gjithe forcen e saj ne filmin e Tarantinos sepse film i prezantuar si homazh i se kaluares (pothuaj parodi, por jo tamam), kurse "Paranoid Park" eshte nje film tejet i kthyer nga e ardhmja, bile aq shume sa konkluzioni i lihet spektatorit. Te te dy keta filma ka nje nderlidhje me "sociologjine", ose me mire "te qenit", e sotshme. Besoj une! Jo per te dhene konkluzione por qe te dy me bejne te mendoj, ne nje fare menyre, per lojrat elektronike te sotshmet, per rapportin me imazhet qe na rrethojne çdo dite e me shume (nuk eshte ndonje zbulim i madh te quash shekullin e 21 shekulli i imazheve)... Trupi i rojes i ndare ne dysh, menyra se si personazhi i "Deathproof" vret viktimat e tij... Nuk e di mire. (Diç ka, si do qofte... Po se çfare?...)

    Por gjithesesi kam pershtypjen se artistat e mire jane ata qe dijne te kapin, ne nje fare menyre, fale ndjeshmerise se tyre, ate qe qarkullon ne "ajer"... Ne "ajrin" e botes se sotshme. (P.S. Po behem shume serioz mos kem njeri...)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  19. #259
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Sot pashë 'American Gangster'...hmm shumë grafik në disa momente. E kam vënë re që kohët e fundit nuk i toleroj dot filmat e këtij lloji Fundi (ku përshkruanin si kishin përfunduar karakteret në jetën e vërtetë) më zhgënjeu pak.

    Filmi ishte i gjatë dhe salla ishte plot që gjys ore para se të fillonin reklamat...tjetër zhgënjim!
    Kete e pashe dhe une dje . Kisha kaq kohe mezi e prisja. Damn , leqe u mpiva aty ne karrike . Ka filluar kjo e shkuarja ne cinema 30 min para se te filloj filmi , plus shto aty dhe minutat sa japin reklamat ( ca e acarushme ), plus shtoji dhe gati 3 ore ketij filmit , ca i gjate vertet .. a ndoshta ngaqe une shkoj vone neper cinemara .. dhe aq e pata. Fillova te levizja ne karrike , po dhe nuk levizja dot dhe shume . loool

    Nejse ti kthehem filmit , meqe e theksova dhe me lart qe kisha kohe mezi e prisja , nuk me doli dhe aq shume sic e prisja une . Prisja dicka me shume me ishin dy aktore te medhenj por prape nuk mund te them qe nuk ishte mire . Good movie ,por ka dhe me mire . lol

  20. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Bukur fort. Me behet qejfi qe fole dhe per "Millenium Mambo" sepse ka diçka te perbashket... Nuk e di mire se çfare, por dhe mua me shkoi ndermend "Millenium Mambo" (mbase ajo qe thua ti film-ambjent, megjithese une besoj behet fjale per me shume se kaq, pra jo vetem kategoria ne te cilen mund ti fusesh filmat, apo "ngjashmeria" e efekteve, une kam pershtypjen se behet fjale per nje tip ndjeshmerie contemporane - fjale serioze kjo e fundit, o bo bo...).
    Po po! Kur citova "Millenium Mambo", nuk e kisha fjalen vetem per natyren prej filmi-ambjent te atij filmi (më sakt se film-ambjent, më duket se duhet thene film-atmosferë), por edhe per karakterin modern (kontemporan, ose me shqip = bashkekohor) te tij (modernizim i jetes aktuale).

    Dy ndjeshmeri bashkekohore, dmth dy heronj moderne : njera qefleshë e jetes se nates, tjetri i pasionuar i skateboarding :

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •