Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 313
  1. #1

    Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu

    Korrieri, E Premte, 14 Prill 2006

    Mazhorance - opozite: Reforma, tani veprime konkrete

    Partite me te medha parlamentare, Demokratike dhe Socialiste, shprehin vullnetin per nisjen e punes konkrete per reformen zgjedhore. Per dy kreret e grupeve parlamentare, Bamir Topi dhe Pandeli Majko, reforma duhet te nise shume shpejt. Shefi i deputeteve demokrate ka theksuar ne sallen e Kuvendit, se tashme ka ardhur momenti qe te kalohet ne planin e vertete te veprimit, duke kapercyer deklaratat thjesht verbale. Sipas Topit, reforma eshte mese e domosdoshme dhe nuk duhet lene per momentin e fundit, ashtu sic eshte bere ne te kaluaren. "Te demonstrojme ne Kuvend shprehjen e vullnetit politik qe e patem ne tryezen e partive politike, ne institucionin e Presidentit, dhe per te demonstruar realisht jo thjesht predispozicion per te shprehur para publikut, por nje predispozicion real, qe grupet parlamentare pervec se duhet te shprehen, duhet te futen realisht ne kete proces, qe eshte i domosdoshem", ka deklaruar Topi. Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko, opozita ka nisur te punoje per te pergatitur nje platforme te sajen rreth kesaj ceshtjeje. "Kemi filluar punen e perbashket, me qellim daljen me nje qendrim si parti opozitare lidhur me reformen zgjedhore. Shpresoj qe e njejta gje do te ndodhe edhe me partite e koalicionit qeveritar", nenvizoi ai. Majko shprehu gatishmerine e opozites qe reforma te nise sa me shpejt.

    Kreret e dy grupeve me te medha parlamentare jane shprehur publikisht ne mbeshtetje te nisjes se menjehershme nga puna e komisionit te posacem parlamentar, vetem nje dite pas shprehjes se shqetesimit te ambasadorit te OBSE-se ne Tirane, Pavel Vacek. Per politiken shqiptare, reforma zgjedhore duhet te mbeshtetet ne rekomandimet e OSBE/ODIHR, te dhena pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 3 korrikut 2005. Gjithsesi, qendrimet e djeshme te Topit dhe Majkos ishin vetem ne shprehje te vullnetit pozitiv politik, sipas te ciles duhet te nise nga puna komisioni. Ata nuk ofruan asnje date konkrete, ne te cilen komisioni te filloje konkretisht. Deri ne ate moment ka faza teper te rendesishme teknike, te cilat duhet te kalojne.

    Ndoka: Reforma zgjedhore ka kaluar te gjithe kufijte kushtetues.

    Reforma zgjedhore rrezikon te shtyje zgjedhjet per pushtetin lokal. Keshtu eshte shprehur kryetari i grupit parlamentar i Partise Demokrate te Re, Nard Ndoka, dje ne nje prononcim per mediat. Sipas Ndokes, reforma zgjedhore duhej te kishte perfunduar me kohe, pasi eshte tejkaluar cdo afat ligjor. "Reforma zgjedhore duhej te ishte ndermarre shume kohe me pare, pasi afatet kushtetuese jane tejkaluar me kohe", shprehet ai. "Gjykoj se eshte mjaft e rendesishme per te hedhur hapat e pare per reformen zgjedhore. Kjo eshte nje pergjegjesi dhe me e madhe e jona", thekson Ndoka. Cceshtja e voneses se reformes eshte ceshtje interpretimi sipas tij, ndersa zgjedhjet lokale jane nje mandat kushtetues 3-vjecar, ndaj dhe reforma eshte shume e vonuar. Per Ndoken eshte shume e rendesishme, qe ne ditet ne vazhdim kjo reforme te filloje sa me pare, pasi mund te jete vendimtare per zhvillimin ose jo te tyre vitin e ardhshem.

    Blushi: Berisha vonon reformen per te shtyre zgjedhjet

    Sekretari politik i Partise Socialiste, Ben Blushi, shprehet se Partia Demokratike po e vonon me qellim reformen zgjedhore, per te realizuar shtyerjen e zgjedhjeve per ne 2007. Gjate nje prononcimi te bere dje per mediat, Blushi ka theksuar faktin se eshte e patolerueshme nje vonese e tille. Sipas tij, mungesa totale e vullnetit te Qeverise per te realizuar nje sere detyrimesh, persa i perket reformes zgjedhore, lene vend per dyshime. "Per shkak te mungeses se vullnetit te Qeverise per te realizuar nje sere detyrimesh administrative kryesisht qe lidhen me listat zgjedhesve, na ben te dyshojme se Qeveria ka tendencen per t'i shtyre zgjedhjet lokale nga vjeshta e ketij viti, sic jane programuar per ne 2007", u shpreh ai. Nga ana tjeter, Blushi ka nenvizuar se e drejta e vetos duhet te mbetet, pasi nuk perben problem arritja e nje kompromisi, qe sipas tij, do te gjendet shpejt. Blushi nenvizon faktin se, per opoziten eshte e patolerueshme, nese synohet qe zgjedhjet te shtyhen per vitin e ardhshem.


    Shekulli, 14/04/2006 KATEGORIA: Politike

    Kryeministri kërkon që PD-ja e PS-ja të ulin numrin e anëtarëve dhe të mos përdoron veton
    Berisha: Reforma, PD e PS lëshime për të vegjlit
    N.Perndoj

    TIRANË- Mazhoranca është gati për të filluar përgatitjet për reformën zgjedhore, përmes komisionit zgjedhor që pritet të fillojë punimet javës që vjen. Ajo ka gati emrat, madje ka deklaruar sërish se do t’i mbetet qëndrimit për të mos përdorur veton në komision. Kryeministri Sali Berisha ka siguruar dje se partitë e vogla do të kenë hapësira më të mëdha në komisionin për reformën zgjedhore. “Nuk ka pasur asnjë shkak tjetër, përveçse qëndrimit të deritanishëm të opozitës, e cila tani u angazhua në komisionet parlamentare dhe unë gjykoj se ne kemi bërë propozimet tona. Të dy partitë e mëdha duhet të përgjysmojnë praninë e tyre në komision dhe të hapin hapësira më të mëdha për partitë e vogla. Ne jemi të gatshëm të votojmë për veton e tyre dhe unë i siguroj socialistët -shpresoj që ata ta pranojnë një gjë të tillë - se në qoftë se kemi ndërmend t’i zbatojmë pa veto, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, vetoja bëhet thjesht simbolike sepse nuk do të ushtrohet nga ne, njëherë nuk do të ushtrohet. Kështu që shpresoj që java që vjen, ndoshta edhe kjo javë, të s

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    LSI: Do të marrim pjesë në zgjedhje edhe pa PS

    Nga historiku i masakrës zgjedhore që realizuan të majtët në zgjedhjet e viteve 1997-2005


    Zgjedhjet dhe Partia Socialiste


    Dr.Sopot Beqir HAÇI


    Pas kalvarit komunist (1944-1990) kur votohej për një kandidat të vetëm, në një kuti të vetme (opozita ndalohej me ligj) dhe ku për kandidatët e të ashtuquajturit "Front Demokratik" d.m.th të PPSH-së, fitonin 99,99% të votave të popullit, përmbysja e madhe e Dhjetorit '90 i dha fund këtij drejtimi monist, duke krijuar një vend tashmë pluralist..

    Le të shohim se si janë zhvilluar zgjedhjet pas 1997-ës, çfarë rezultatesh janë arritur dhe ç'kanë përfaqësuar përgjithësisht këto zgjedhje. Madje këtë analizë do ta bëjmë vetëm për njërën forcë, atë të majtë, që është përfaqësuar nga Partia Socialiste Shqiptare, shkurt PS, në një krahasim të saj me PD-në.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997


    Në fillim të vitit 1997, PS, pasi shfrytëzoi pakënaqësinë popullore shkaktuar nga falimentimi i firmave huamarrëse, që sipas mendimit tim u organizuan nga vetë PS-ja, kryesisht në Jug të vendit, me kryeqendër Vlorën, me "revolucionin e vonuar komunist", përmbysi qeverinë demokratike të PD-së. U detyrua kështu kalimi në zgjedhje të parakohshme, të dytat pas atyre të 22 marsit 1992, të cilat u zhvilluan më 29 qershor 1997.

    Këto zgjedhje ishin vërtet të jashtëzakonshme. Zgjedhje në kushte lufte, ku së paku gjysma e vendit ishte bllokuar për PD-në dhe aleatët e saj. "Komitetet e Shpëtimit Publik", të kryesuara nga ish-sigurimsat e PP-së (d.m.th edhe të pjellës së saj PS-së) dhe ushtarakët e liruar nga detyrat, si pasojë e reformës së domosdoshme në ushtri, komandonin pa ligj kudo në Jug. Situata ishte jashtëzakonisht e tensionuar, sidomos pas hapjes së depove të armëve dhe armatosjes së një pjese të madhe të popullsisë.

    Në këto zgjedhje, PS dhe aleatët e saj, ku binin në sy PSD e Gjinushit dhe PAD e Cekës, të cilët ndërruan drejtim, nga ish-djathtas në majtas, bëri në këto zgjedhje çfarë deshi, duke i dhënë vetes dhe aleatëve të saj me vjedhje e mashtrim aq vota sa i nevojiteshin për të rifituar pushtetin që populli ia mori më 22 mars 1992.

    Ja shikojini të dhënat dhe rezultatet e këtij votimi:

    VLV 2,089,860; Votues 1,440,730; VV 1,308,023; Vpavl. 132,707; Mospjesë-marrja 649,150 ( rreth 31%).

    Në këto zgjedhje ku morën pjesë 19 parti, votat pësuan një përmbysje të pabesueshme në favor të ish-komunistëve shqiptarë, gjë që në kushtet dhe në mënyrën si u zhvilluan ato zgjedhje, të cilat komuniteti ndërkombëtar i pranoi si "Të pranueshme për momentin" nuk përfaqësonin dot kurrë dëshirën reale të votuesve (në shumë qytete PD-istët nuk u lejuan fare të paraqiteshin në qendrat e votimit).

    Prandaj PS "fitoi" 690,003 vota (rreth 52,7% të VV), ndërsa PD iu numëruan vetëm 336,167 vota (rreth 25,7% të VV), duke përfaqësuar një rritje të PS-së prej rreth 250 mijë votash dhe një zvogëlim për PD-në prej rreth 500-600 mijë votash. Natyrisht, kjo është e pabesueshme nga askush që ka qoftë edhe përvojën minimale lidhur me votimet.

    Veç kësaj, PS përdori një aleancë të veçantë me PSD-në, duke fituar nën siglën PS+PSD plot 28 deputetë (ku përfshihen edhe drejtuesit më kryesorë të tyre si Fatos Nano, Rexhep Meidani, Petro Koçi, Bashkim Fino, Kastriot Islami, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi e shumë të tjerë të PS-së, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Gaqo Apostoli të PSD-së, Neritan Ceka i PAD-së, etj., etj. Kjo aleancë që rifitoi pushtetin e përbërë nga PS+PSD+PAD+PAA+PBDNJ mori gjithsej rreth 806 mijë vota (?!) ose rreth 62% të VV (rreth 38% të VLV, d.m.th edhe në këto kushte, vetëm rreth 2/5 të tyre).

    Aleancës së Djathtë: "Bashkimi për Demokraci" ( PD+PLL+PDK+PBD+PBSD) iu faturuan, sipas dëshirës së "bandave të armatosura", vetëm rreth 413 mijë vota (rreth 32% të VV ose rreth 16 të VLV). Në atë kohë u krijua edhe një grupim i dytë i djathtë (PR+PBK+PDD+PLD), që u paraqit më vete në zgjedhje, duke arritur në rreth 76 mijë vota (rreth 6% të VV ose 3,6% të VLV).

    Le të mos harrojmë se mospjesëmarrja në votime arriti kulmin me rreth 650 mijë votues ose rreth 31% të VLV apo rreth 50% të VV. Gati aq sa fitoi edhe PS).

    Natyrisht, këto ishin zgjedhjet më të këqija të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë, madje edhe po të krahasohen me ato të vitit 1991.

    Parlamenti u formua nga aleanca fitimtare (PS+PSD+PAD+PA+PBDNJ+PUK) 92 deputetë në mazhoritar, kundrejt 17 të "Bashkimit për Demokraci", 3 të DBSH-së dhe 3 të pavarur në 115 vendet e mazhoritarit dhe së bashku me votat e proporcionalit PS arriti në 100 deputetë, ndërsa PD në 25. Votat e tjera u ndanë në aleatët e të dy krahëve.


    Zgjedhjet vendore të 10 Tetorit 2000


    Këto zgjedhje ishin më lehtë të fitoheshin nga PS, tashmë në pushtet. Ajo kishte në dorë si çekiçin edhe arrat. PS i përdori mrekullisht avantazhet e të qenit në fuqi. Ajo, për të qenë e sigurt, vendosi në krye të KQZ-së Fotaq Nanon, kushëri të afërt me Fatos Nanon. KQZ, por edhe gjykatat, vendosën gjithçka në favor të PS-së.

    Në këto zgjedhje, problemi kryesor që u shfaq për herë të parë në zgjedhjet tona, ishte ai i saktësisë së listave të votimit. Në listat paraprake që u përgatitën nga qeveria socialiste, u konstatuan mungesa në to të rreth 400 mijë votuesve, gjë që u pranua si nga qeveria, por edhe nga OSBE-ja, tashmë shumë e pranishme në zgjedhjet tona. Dhe pikërisht për të korrigjuar këtë mangësi, u hartuan nga qeveria listat B, ku duhet të përfshiheshin, dhe u pretendua se pikërisht kështu u bë, të gjithë ata që mungonin në listat A. Në qendrat e votimit, ditën e zgjedhjeve u dërguan të dyja listat (A + B). Por më në fund, të gjitha rezultatet e këtyre zgjedhjeve u nxorën vetëm nëpërmjet listave A. Lind pyetja: Po listat B ku shkuan? Pse u zhdukën? Çfarë ishin ato? Apo një mashtrim i paskrupullt i qeverisë socialiste të Fatos Nanos e cila nuk pyeste për asnjë kundërshtim apo të drejtë të opozitës së atëhershme? A nuk do të mjaftonte vetëm ky fakt që ato zgjedhje të konsideroheshin të pavlefshme?!

    Të dhënat dhe rezultatet e tyre tregohen më poshtë (gjithmonë sipas listave A):

    VLV 2,329,014; Votues 1,443,705; VV 1,336,489; Vpavl. 97,216 dhe Mospjesëmarrja 885,305 (rreth 38%).

    Ndërkaq, për të nxjerrë të dhëna të sakta mbi votat që i përkasin secilës nga partive pjesëmarrëse të këtyre votimeve, është nëse jo e pamundur, tepër e vështirë. Sepse në këto zgjedhje u krijuan aq shumë koalicione e aleanca (majtas e djathtas), saqë askush nuk e di se sa vota ka fituar partia e tij.

    Kështu, PS, e vetme dhe e kombinuar me parti të qendrës (edhe të djathtë) formoi këto aleanca: (PS+PSD); (PS+PBDNJ); (PS+PA); (PS+PBDNJ+PSD+PA+PUK) duke grumbulluar gjithsj 608,069 vota: Po kështu, PSD u paraqit e vetme dhe në aleancë me (PSD+PS), duke grumbulluar 55,283 vota. PA u paraqit e vetme, por edhe në aleancat (PA+PBDNJ); (PA+PS) me gjithsej 15,703 vota . PBDNJ-ja e vetme dhe si (PBDNJ+PSD) duke fituar 26,619 vota. Të gjitha këto aleanca, duke përfshirë edhe PUK, arritën në rreth 740 mijë vota ose rreth 55% të VV (32% të VLV): Dhe ja vini re: Vetë PS-ja si parti fitoi vetëm 457,148 vota.

    Këto aleanca arritën të fitonin në atë KQZ dhe me ato lista qëllimisht të gabuara zgjedhësish 284 njësi vendore ndaj 385 gjithsej, d.m.th rreth 74% të tyre.

    Pas raundit të parë të votimit ku u konsideruan të përfunduara rreth 57% e njësive vendore, pasi u konstatuan dhe u kontestuan të gjitha çrregullimet e vërejtura në to të bëra nga PS dhe aleatët e saj, PD kërkoi që:

    1) Të krijohej një KQZ e pranueshme

    2) Të korrigjoheshin listat e gabuara të zgjedhjeve.

    Por asnjë pretendim i opozitës nuk u mor parasysh nga pozita e atëhershme dhe si pasojë PD e bojkotoi raundin e dytë, i cili u zhvillua më 15 tetor. Por nuk u bë nami, siç po bën sot e majta në opozitë, që tanimë vë kushte pas kushtesh, pa plotësimin kategorik të të cilave ajo pretendon "mosbindje popullore" të administratës socialiste, protesta e deri në kryengritje, duke i kujtuar PD-së dhe opozitës së sotme edhe vitin 1997!!!


    2001-2005: Ja si i manipuloi zgjedhjet Partia Socialiste


    Komuniteti ndërkombëtar (OSBE, ODIHR) i vlerësoi zgjedhjet e 3 korrikut 2005 si "zgjedhje që plotësuan pjesërisht standardet ndërkombëtare", një vlerësim ky tepër i lartë në vlerësimet e zgjedhjeve shqiptare, të cilat janë shoqëruar me termin "një hap përpara drejt standardeve".


    Zgjedhjet parlamentare të 24 Qershorit 2001


    Këto ishin zgjedhjet e dyta parlamentare kur në pushtet ishte PS, e cila, nëpërmjet manipulimit, kryesisht me anë të listave të votimit, KQZ-së me shumicë socialiste (5 me 2), presioneve e raprezaljeve nëpër qendrat e votimit, ndërhyrjeve të palejueshme e të paligjshme të policisë nëpër qendrat e votimit, etj., zotëronte edhe shumicën në pushtetin vendor.

    Sepse pas konstatimit të të metave e çrregullimeve të panumërta të zgjedhjeve të vitit 2000, komuniteti ndërkombëtar, megjithëse i pranoi gabimet e shumta të këtij votimi, të shprehura paksa me diplomaci në paportin përfundimtar, kërkoi që zgjidhja e tyre të bëhej për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të vitit 2001.

    PS donte t'i fitonte patjetër edhe këto zgjedhje. Dhe përsëri probleme të panunërta me listat e zgjedhjeve: Persona të shumtë që mungonin në listat paraprake (listat 3). Në to kishte emra të gabuar (femër për mashkull), mbiemra të gabuar, datëlindje të ndryshme nga të vërtetat, shtim emrash në listat me banorë që nuk ishin banorë të asaj zone, etj. Përpjekja për rregullimin e tyre me anë të Komisioneve treshe partiake ishte mashtruese dhe krejtësisht e paarritshme.

    Duke qenë N/kryetar i KZQV-së (në zonën 38 Tiranë), arrita të konstatoj se: Në listat paraprake (3) që u afishuan nëpër qendrat e votimit mungonin (sipas një verifikimi të pjesshëm nga PD) rreth 1100 votues. Në ato lista kishte rreth 1200 votues që nuk ishin banorë të asaj zone (dhe të mos harrohet se në vendin tonë ende votohet me pasaportë, letër njoftime, me çertifikatë me fotografi, me kartë votimi).

    Përveç listave 3, në KZQV nga qeveria u sollën edhe ca lista të tjera (listat 3B), personash të dubluar e të vendosur edhe 3 herë, si dhe listat 4 dhe ato 5 (në listat 4 kishte 887 rekorde të dubluara brenda përbrenda KZQV-së dhe ato 5 (me 936 rekorde të dubluara, që përfaqesonin dublime të tjera jashtë KZQV-së përkatëse, të cilat do duhej të kontrolloheshin nëpërmjet verifikimit derë më derë). Pas verifikimeve me hamendje, nga këto lista rezultuan të vlefshme përkatësisht 413 rekorde nga listat 4 dhe 521 nga listat 5.

    Por veç këtyre ishin edhe listat korrigjuese 4B me përkatësisht 360 rekorde (rezultuan të vlefshëm 163 rekorde) dhe ato 5B me 5193 rekorde të tjera (ku të vlefshëm rezultuan 4565 rekorde). Të gjitha këto duhej të verifikoheshin me kontroll derë më derë, sipas një procedure të saktë të lëshuar nga KQZ e Celibashit dhe t'i shtoheshin listës përfundimtare të zgjedhësve të kësaj zone.

    Por mosbërja e verifikimit derë më derë të tyre bëri që statusi i votuesve të tyre të përcaktohej sipas dëshirës dhe si pasojë, korrigjimi i listave, për të arritur në listën përfundimtare, s'ishte veç një utopi e paarritshme. Aq më keq kur këto rezultate nuk u pranuan nga marrësit në dorëzim të listave të korrigjuara, gjë që u shoqërua me një punë të çuditshme vetëm të anëtarëve të KZQV-së të majtë, të cilët në mungesë edhe të anëtarëve të djathtë, të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë në këtë proces krejt të paligjshëm, bënë siç u kërkohej

    Partia në pushtet bëri edhe një rindarje të re të zonave të votimit, me interesa partiake, dhe e miratoi atë në parlament me kartonat e mazhorancës qeverisëse, pa pyetur aspak për kontestimet apo propozimet e opozitës, siç pretendon sot që është vetë në opozitë.

    Këto zgjedhje, çuditërisht zgjatën 5 raunde (nga 24 qershori deri më 19 gusht 2001), gjë që krijoi mundësinë e manipulimit në secilin raund.

    Në atë kohë, nga PD u shkëput e doli parti më vete një grup "reformatorësh", të cilët ia vunë siglën partisë së tyre PD. Edhe ankimimi në Gjykatën e Apelit për këtë veprim të gabuar, u hodh poshtë prej saj. Në fund të fundit, kjo përçarje ishte në interes të PS-së. Dhe kjo parti nën këtë sigël, arriti të fitojë në proporcional plot 6 deputetë, në atë parlament krejtësisht ilegjitim.

    Së fundi, "DUSHKU", ku në një zonë të vetme me 12500 votues (zona 60 e Lush-njës) dolën 10 deputetë: 1 i PS, 3 të PA, 3 të PAD dhe 3 të PBDNJ, të tre këto parti të Aleancës për Shtetin (aleanca e re e PS-së). Dhe ky veprim, dhënia e votave nga partitë e aleancës për deputetët e PS-së dhe shpërblimi i tyre me vota nga të PS-së për ndarjen e proporcionalit, ishte përdorur nga PS pothuajse në të gjitha zonat e votimit. Zona 60 ishte vetëm përmbyllja e këtij veprimi.

    Cilat ishin më në fund të dhënat dhe rezultatet e këtij votimi, gjithsesi të shkatërruar në të gjithë elementët e tij:

    Në këto votime, PS si parti fitoi 555,272 vota (22,2% të VLV ose 41,45% të VV), por me ato vota (plus ato që iu dhanë kandidatëve të saj aleatët) me shumën e 602,000 votave, ajo siguroi plot 73 deputetë (mesatarisht 8247 vota për deputet). Ndërkaq, PD+BF (Bashkimi për Fitore) fitoi për kandidatët 494,272 vota (rreth 20% të VLV ose 36,89% të VV), duke përftuar vetëm 32 deputetë (mesatarisht 15,446 vota për deputetë, pra pothuajse dyfishin e atyre të PS-së).

    Parlamenti i "DUSHKUT", siç u quajt ai i 24 qershorit 2001, u krijua nga: Grupi i majtë ( PS+PSD (73+4=77) + aleatët e Aleancës për Shtetin PA +PAD+PBDNJ +I pavarur (3+3+3+2= 11) me gjithsej 88 deputetë, duke arritur qëllimin, ashtu siç e majta deshi, prej mbi 84 deputetësh që i nevojiteshin për të patur 3/5 e tyre, të domos-doshëm, për marrjen e çfarëdo lloj vendimi.

    Të djathtët në minorancë, edhe për arsyet që u renditën më sipër, arritën në shifrën 46 + 6 (Bashkimi për Fitore + PDR e ndarë prej saj), duke përfaqësuar një opozitë që nuk u përfill kurrë nga pozita socialiste e më gjerë. Vendimet merreshin nga pozita në pushtet, nëpërmjet "vendimit politik" që caktohej përpara fillimit të çdo votimi të deputetëve të PS-së, të deputetëve të "DUSHKUT", të atyre që ia dha KQZ-ja e Celibashit dhe Gjykata Kushtetuese. Dhe kjo ishte sipas tyre demokracia e kulluar socialiste, përderisa atë e votonte mazhoranca e atëhershme në pushtet...

    A pati reagim ndaj kësaj padrejtësie tashmë të hapët e të përsëritur, ndaj këtij mashtrimi të madh të votimit të 24 qershorit?! Po. E djathta protestoi pa ndërprerje mbi 40 ditë. Por pozita e 2001 ose opozita e sotme, tani, pas humbjes së zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, quan gjithçka që bën e djathta në parlament antikushtetues (!) dhe antidemokratik(!). Ndërkohë që gjatë 1997-2005 nuk denjoi të merrte në konsideratë as edhe propozimet më të thjeshta të opozitës së atëhershme. A nuk ia vlen të kujtohen të gjitha këto?!


    Zgjedhjet vendore të 12 Tetorit 2003


    Këto zgjedhje u bënë pas 6 vjetësh në pushtet të PS-së, kur problemet e qeverisjes së keqe tashmë ishin më të dukshme.

    Dhe përsëri probleme me listat e zgjedhësve. Pothuajse të ngjashme me ato të 2001, kur siç e përmenda edhe më parë, rregullimet ishin fare të pakta.. Sidomos problemet më të mëdha shfaqeshin në Tiranë, Durrës, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit.

    Edhe në këto zgjedhje u përdorën gjerësisht aleancat midis partive, duke kryer një "Dushk" në të gjithë Shqipërinë.

    Kështu, PS fitoi për kandidatët e vet, së bashku me votat që u dhanë atyre aleatët 532.721 vota (19,7% të VLV ose 45,1% të VV), ndërsa si parti vetëm 408.781 vota (15,2% të VLV ose 34,6% të VV), duke fituar më shumë për kandidatët rreth 124 mijë vota, vota që ua ktheu aleatëve të saj për këshilltarët (PSD, PAA, PDS-PAD, dhe PBDNJ) në të njëjtën vlerë sa ata i "falën" asaj për fitimin e kandidatëve.

    E djathta formoi një aleancë të hapët vetëm me PR dhe PBK, duke dalë e votuar përsëri më vete PDR, PLL, PDK, etj. Njësoj siç bëri më 2005 LSI. Dhe si pasojë e kësaj "përçarjeje" të së djathtës u humbën së paku 23 njësi vendore. PS fitoi 202 njësi vendore ose 52,5% të tyre (nga 74% që kishte fituar në vitin 2000), duke pësuar humbje në shumë bashki e komuna të vendit (në Korçë, Elbasan, etj.,) gjë që pasqyroi edhe fillimin e humbjes që e priste më pas.

    Një problem tepër shqetësues për këto zgjedhje ishte edhe fakti që KQZ-ja, përsëri e drejtuar nga Celibashi, e përbërë në raportin 5 me 2 në favor të PS-së, ndërmori plot 110 ndryshime vendimesh të KZQV-ve. Po kështu, edhe Kolegji Zgjedhor ndryshoi 12 vendime të tjera të tyre. Kemi një ndërhyrje në mbi 30% të vendimeve të ligjshme. KQZ socialiste e dha rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve më 20.02.04 (pas 4 muajsh e gjysmë të zhvillimit të tyre).

    Edhe diçka të fundit të këtyre zgjedhjeve (se problemet e lindura janë të pafundme). Ndërsa VLV vijnë gjithmonë duke u rritur (nga 2001 në 2003 me më shumë se 200 mijë votuesa!), VV vijnë gjithnjë duke u zvogëluar (më pak në 2003 rreth 160 mijë).

    Mos vallë kjo flet vetëm për indiferentizmin e votuesve? Natyrisht që jo. "Indiferentizmi" është pasojë e humbjes së besimit të votuesve tanë në drejtësinë e zgjedhjeve tona, në mosregjistrimet e sakta në listat qëllimisht të gabuara, në formimin e bindjes se votat që ata hedhin në kutitë e votimit, nuk shkojnë në dobi të partive për të cilat ata votojnë.

    Si pasojë, mospjesëmarrja në votime, nga rreth 1.110.000 në vitin 2001, arriti në 1.466.000 në 2003, duke bërë që pjesëmarrja në votime, për herë të parë të jetë më e vogël se 50% (në fakt arriti në 45,8% ?!), fenomen ky mjaft shqetësues, që kërkon një analizë të thellë e të veçantë.


    IV Zgjedhjet e fundit parlamentare 3 Korrik 2005


    Më në fund, pas 8 vjet qeverisjeje të keqe të PS, ajo arriti të "dorëzohet". Ajo pësoi humbjen e parë të plotë pas 4 votimeve tërësisht të kontestuara ashpër nga opozita, e cila gjatë këtij 8-vjeçari ishte trajtuar si një fasadë. Kujtoni seancat parlamentare. Ankimimet e vazhdueshme të opozitës në sallën pothuajse bosh nga deputetët e majtë, të cilët pak minuta përpara votimit të kërkuar, pasi kishin marrë "vendimin politik" për të votuar "pro" ose "kundër", vetëm sipas interesit të tyre, votonin të qetë në prani të opozitës së papërfillur, e cila shpesh detyrohej të braktiste sallën (pa thyer karrige, vazo me lule, mikrofona, pa bilbila e bllokim seancash, ashtu siç bën tani opozita e majtë, tashmë nën termin "E bashkuar". Ajo kohë "demokracie mashtruese parlamentare" që trumpetohet sot, nuk duhet kurrë të harrohet.

    Edhe në këto votime u përdor tashmë haptas "DUSHKU", madje ai tanimë u etiketua si "Dushku i madh", megjithëse në esencë nuk pati ndonjë ndryshim thelbësor nga "Dushku" i 2001.

    Në këto votime ndodhi ajo që nuk e kishte përjetuar ndonjëherë më parë PS. Përçarja e saj që solli daljen më vete të LSI të Ilir Metës, në armiqësi të plotë me PS monopoliste e të korruptuar. Ky fenomen kishte ndodhur disa herë në krahun e djathtë, duke filluar me PAD-në e Cekës, PDR-në e Pollos, etj., gjë që pa dyshim kishte ndikuar shpesh edhe dukshëm në rezultatet e saj, por në asnjë rast nuk u bë nami për këtë fenomen, i cili ndeshet kudo në botë.

    Në këto kushte për PS-në, për kandidatët e saj votuan 538.906 votuesa (edhe me ndihmën e PSD, PAA, PAD, PDS, etj). Në mazhoritar, ajo fitoi vetëm 42 deputetë (12.830 vota mesatarisht për deputet). Për LSI-në që e konsideroi veten kandidate për fitimin e këtyre zgjedhjeve votuan rreth 110 mijë votues, duke arritur në mazhoritar fitimin e vetëm një deputeti: të kryetarit Meta në Skrapar.

    PD, në një aleancë të hapur e të plotë me 7 parti të tjera të djathta, fitoi për kandidatët 602.110 vota në mazhoritar dhe 56 deputetë (10.752 mesatarisht për deputet).

    LZHK-ja dhe PBK jashtë aleancës së djathtë fituan si parti rreth 70.000 vota.

    Ndërkaq, në aleancën e djathtë qeverisëse u bashkuan edhe PBDNJ-ja, një parti e qendrës, e cila fitoi si parti 56.403 vota dhe 2 deputetë në proporcional dhe po kështu edhe PAA-ja që e konsideroi veten parti të qendrës, e cila pat fituar si parti 89.653 vota dhe në proporcional i takuan 4 deputetë.

    Thënia e përsëritur mashtrueshëm se e majta ka fituar më shumë vota se e djathta, mbetet tepër e dyshimtë edhe për faktin e thjeshtë të përdorimit të plotë të fenomenit të "Dushkut" nga të gjithë pjesëmarrësit në këto votime (përjashtim bën LSI-ja e ndonjë tjetër), gjë që nuk lejon dot përcaktimin e saktë të votave që i përkasin secilës palë.

    Tanimë koalicioni qeverisës përbëhet nga partitë e djathta të aleancës parazgjedhore me 56 deputetë në mazhoritar dhe 18 në proporcional + 6 deputetë nga proporcionali për aleatët e saj të qendrës = 80 deputetë.

    Opozita e përbërë nga dy grupime përfaqësohet në këtë parlament si minorancë me gjithsej 42+10 =52 deputetë, në grupin e parë (PS+PSD+PAD) dhe 1+6 = 7 deputetë në grupin e dytë ( LSI+PDS). Shtohet edhe 1 deputet i pavarur dhe arrihet te numri i plotë 140.

    Komuniteti ndërkombëtar (OSBE, ODIHR) i vlerësoi këto zgjedhje si "zgjedhje që plotësuan pjesërisht standardet ndërkombëtare", një vlerësim ky tepër i lartë në vlerësimet e zgjedhjeve shqiptare, të cilat janë shoqëruar me termin "një hap përpara drejt standardeve". Por këtë vlerësim e hodhën poshtë ankimimet e pafundme ndaj këtij votimi, kryesisht të partive humbëse, me plot 395 ankime (u morën parasysh vetëm 7 prej tyre) në KQZ dhe 87 (u morën parasysh vetëm 2) në Kolegjin Zgjedhor. Edhe këtë herë, KQZ ishte 4 me 3 në favor të socialistëve, por vendimet e rëndësishme merreshin me raportin 5 me 2.

    Këto janë të gjitha zgjedhjet e kryera në vendin tonë, nga 1991 deri në vitin 2005 (gjithsej 10), gjashtë prej të cilave parlamentare (dy të parakohshme) dhe 4 vendore. Po të lexohen me kujdesin e duhur, shumë nga përfundimet mund të nxirren lehtësisht.


    RD

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Nga historiku i masakrës zgjedhore që realizuan të majtët në zgjedhjet e viteve 1997-2005


    Le të shohim se si janë zhvilluar zgjedhjet pas 1997-ës,
    RD

    Po pse dr sopata i shiko zgjedhjet qe nga pas 1997? Pse nuk germo pak me pa cfare zgjedhjesh bente para 1997 dr Sali Ram Berisha? Ti dr klysh sopata qe ta dish se para 1997 sala fitonte si ne komunizem, opozita gjakosej dhe shiku i berishes vendoste sa % do fitonte sejcila parti.

    Sikur te ishte sala ne pushtet ne zgjedhjet e 2005 kurren e kurres nuk do e leshonte pushtetin. Do e shofim tani ca zgjedhjesh do bej. Koha do e tregoj nese ka ndryshuar.

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Elektorati kunder PS (akoma nuk mund te quhet i djathte) i di keto o Brar, elektorati i PS (komunistat e rinj me internet e celular)nuk i besojne, e kurre nuk ka per ti besuar, dhe akoma me keq.... kurre nuk kane per te ndryshuar.
    Shqiperia eshte me fat qe ata po paksohen dita dites, dhe gjithmone pak e me pak do te jene.
    Me pjesmarje mbi 55% ne votime, kuqot e rinj rrine ne opozite perjete..
    Shpresoj qe mileti te shkoje ne votime, dhe ato vite te mbrapshta nuk do perseriten me kurre, te pakten bazuar ne numrat qe jep autori ne artikull.

  5. #5
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk ka rendesi te fitosh zgjedhjet, rendesi ka te dish te ruash pushtetin. Socialistet kur humbasin bejne te pamunduren te rrimarin pushtetin edhe me gryken e pushkes. Kujtoni 44-en, 97-en.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Ketij BRARIT i ka hy frika ne palc (shih kur te me quaj vampir )

    Leshoje karriken , iku koha juaj, lejani rinis atdheun se ju jeni te semure nga trute (50 vjet nen komunizem nuk jan pakper tu shperfyturu si njeri)

    Ose lejani shqiptareve te diaspores te drejtojne kete vend (ata jane normal dhe dine cduhet)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rama përgatit strukturat për kontestimin e humbjes


    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është në kërkim të një alibie tjetër për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e ardhshme vendore, pas rrëzimit të strategjisë për bojkotimin e zgjedhjeve. Rama është duke përgatitur terrenin në gjirin e PS-së për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, duke paragjykuar vullnetin e sovranit të paktën dy muaj përpara. Tashmë kur janë shuar të gjitha shpresat për një shtyrje tej afateve kushtetuese të datës së zgjedhjeve dhe kur përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore u kanë mbetur vetëm disa argumenta bajate, Rama është duke përgatitur skenarin për të mënjanuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS-së, post të cilin ai e fitoi jo me pak kosto. Në kuadër të kësaj teorie, ai filloi promovimin e kësaj ideje të re, duke paragjykuar mbajtjen normale të zgjedhjeve, për të cilat mazhoranca ka garantuar gjithë qytetarët se do të jenë zgjedhjet më të mira, krahasuar me zgjedhjet e zhvilluara deri më tani në Shqipëri. Arsyeja e dytë për të cilin Rama është duke përgatitur një strategji të tillë, përveç justifikimit për mbajtjen e postit të kreut të PS-së, lidhet me rënien drastike të mbështetjes për socialistët një vit pas ardhjes së Ramës në krye të selisë rozë. Duke qenë i sigurt se pas humbjes do të përballet me një mocion shkarkimi nga kundërshtarët e brendshëm në Partinë Socialiste, që duket se janë të shumtë në numër, Rama ka filluar fazën përgatitore të atyre strukturave që ka nën varësi, për t`i bindur se zgjedhjet i vodhi qeveria dhe nuk i humbi PS e drejtuar prej tij. Megjithatë, gjasat janë që shumë pak veta në PS ta besojnë një gjë të tillë, aq sa besuan paraardhësin e tij, i cili, për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e korrikut, tha se votat ia kishte vjedhur opozita. Në këtë kontekst duket se as aleanca me Ilir Metën nuk do të mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë që do të ketë lidhur me humbjen në zgjedhje. Ndonëse nën efektin e një frike të paprecedent për përballjen në zgjedhje, Rama është duke i lëshuar njëra pas tjetrës njërit prej ish-kundërshtarëve më të mëdhenj të së majtës bashkitë e qyteteve kryesore, me qëllim kalimin e përgjegjësisë në drejtim të LSI-së. Zërat në PS që janë kundër një strategjie të tillë, po bëhen gjithnjë e më të fortë. Në këto rrethana nuk është e habitshme nëse qytete të ndryshme si Durrësi, Shkodra, Korça apo Berati të paraqiteshin me dy kandidatura të së majtës, një të PS-së dhe një të LSI-së, ku habia më e madhe mund të qëndrojë në faktin që Rama të mbështesë kandidaturat e LSI-së dhe të kundërshtojë kandidaturat e PS-së, për shkak të projekteve të tij për spastrimin e radhëve të selisë rozë nga mbështetësit e rivalit të tij, Fatos Nano. Gjithsesi, kjo nuk do të përbënte një veprim të paprecedent në sjelljen politike të çorientuar të Ramës, pasi ai tashmë e ka shënuar një precedent kur mbështeti kandidaturën e PAD-së në Pezë dhe kundërshtoi me forcë kandidatin e PS-së, Agron Dibra. Nga ana tjetër, edhe LSI e Ilir Metës nuk po humb rastin për të përfituar sa më shumë nga ky moment, duke ushtruar presion të vazhdueshëm me kërkesa që në shumë raste nuk përputhen me peshën e saj reale në skenën politike. Nga njëra anë, drejtuesit e saj vazhdojnë negociatat me socialistët, duke kërkuar rreth 45% të komunave dhe bashkive në të gjithë vendin, ndërsa nga ana tjetër shprehen se po përgatisin kandidatët e tyre për të garuar në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Sidoqoftë, negociatat mes dy forcave mike dhe rivale të së majtës janë në momente krize, pasi përplasjet mes përfaqësuesve të tyre në rrethe të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë evidente, pavarësisht tentativës së drejtuesve në qendër për ta fshehur një fakt të tillë.






    Rama, presion Kokës për moskandidim


    Durrësi zonë e lirë për LSI-në


    Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, deklaroi dje se nuk do të kandidojë më në zgjedhjet lokale, për shkak të përplasjeve që ai ka pasur në mënyrë të vazhdueshme me lidershipin aktual të Partisë Socialiste. I njohur si një nga mbështetësit kryesorë të ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, Koka ka pasur marrëdhënie të ftohta me kryetarin aktual të Partisë Socialiste, duke shkuar deri në mungesën e mbështetjes për kandidim në qytetin e Durrësit. Koka është tërhequr pas presioneve të vazhdueshme nga kryetari i PS-së, Edi Rama, se kandidatura e tij nuk do të gjente mbështetjen e PS-së në qendër dhe në bazë. Në këtë mënyrë, Rama ka përgatitur të gjitha detajet për të pastruar terrenin për implementimin e pazarit me LSI-në, për lëshimin e qytetit të Durrësit një kandidati të propozuar nga kjo parti. Dhe një gjë e tillë është vërtetuar pikërisht gjatë ditës së djeshme, ku menjëherë pas deklaratës së Kokës, krerët e degëve të partive të opozitës janë mbledhur në selinë e LSI-së, ku kreu i kësaj partie, Arben Dushi, nuk e ka fshehur ambicien për të kandiduar në zgjedhjet vendore në emër të opozitës. Madje deklaratat e tij janë mbështetur edhe nga kryetari i PS-së në Durrës, Gamir Bizhga, duke lënë të nënkuptohet se PS nuk ka figura të denja në qytetin bregdetar për ta përfaqësuar atë denjësisht në zgjedhjet vendore. Bizhga tha se PS e Durrësit do të mbështesë të gjitha kandidaturat e opozitës për në bashki apo në komuna, edhe nëse asnjëra prej tyre nuk është e propozuar nga Partia Socialiste. Ai është munduar të fshehë arsyet reale të deklaratës së Kokës për moskandidim, duke e cilësuar atë si një zgjedhje personale.


    Ylber Drazhi

    rd

  8. #8
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anëtarësuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Kot e shan Rama Berishen, se te gjitha metodat e tij po perdor. Qe shqiperia te ecte perpara kjo na mungonte, nje Berishe i dyte.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    , Ky LEFTERI (*****) nuk mund te fitoje sot ne Durres , i ka dale boja ketyre grekafoneve te shpifur pastaj Durresi nuk eshte ai i kohes Enverit ku kishte 70%grekafone

    Ne Shqiperi po nuk ishe nga familje e madhe shqiptare nuk fiton votat e popullit kurre,,,,,,,,,,,,,, ky Edi Rama sado i zgjuar e i kohes te jete lodhet kot , shqiptaret jane popull tradicional jo modern

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 23/10/2006, ora

    Rama e nis fushatën duke thirrur në rresht Sollakun



    Selia e Edvinit i ka kërkuar dje zyrtarisht Theodhori Sollakut që të hyjë përkrah PS-së në zgjedhjet lokale 2006-2007. Edi Rama, i shqetësuar i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm, duke pritur që ky i fundit t’i kthejë borxhin e mbrojtjes publike duke iu kundërvënë me të gjitha mënyrat kundërshtarëve politike të PS-së



    Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i është bërë dje një ftesë zyrtare për të milituar në krah të PS-së për zgjedhjet vendore. Ftesa iu bë Sollakut në momentin që iu dorëzua nga ana e PS-së një “dosje” për Sokol Olldashin, kundërshtarin kryesor e potencial të Ramës për Bashkinë e Tiranës. Korrieri i përcjelljes së ftesës ka qenë dje zëdhënësi, Saimir Tahiri, që e konsideroi edhe dje shpërndarjen e mbi 1 milionë çertifikatave si të parregullt, duke shtuar se ky vendim ka qenë i paramenduar dhe i qëllimshëm, që sipas tij “synon të manipulojë zgjedhjet vendore”. “Në këtë skandal është përfshirë personalisht ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, i cili ka injoruar vendimin e ekspertëve për bllokimin e këtyre çertifikatave dhe ka urdhëruar me dashje shpërndarjen e tyre në qytetet kryesore të vendit”- deklaroi dje ai. Siaps zëdhënësit të selisë rozë theksoi se Partia Socialiste do të depozitojë të gjithë dokumentacionin që disponon pranë Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale për ministrin e Brendshëm, “për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”. “Denoncimi ynë për këtë manipulim deri tani ka gjetur vetëm heshtjen e autoriteteve përgjegjëse, përfshirë këtu ministrin e Brendshëm, heshtje që parathotë përfshirjen direkte në prodhimin dhe shpërndarjen e mbi 1 milonë çertifikatave të parregullta, që tashmë qytetarët kanë në dorë” - përfundoi Tahiri. Pak ditë më parë Ministria e Brendshme përmes një deklarate bëri të ditur se procedurat e prokurimit që janë bërë për çertifikatat kanë qenë tërësisht transparente. “Për më tepër çertifikatave i janë shtuar edhe elementë të tjerë sigurie, elementë të cilët mungonin tek çertifikatat e vjetra. Për herë të parë tek çertifikatat, përveç kodeve numerike janë shkruar edhe emrat e njësive që i korrespondojne atyre. Holograma është fabrikuar në bazë të të gjithë parametrave të sigurisë. Çertifikatat, për të qenë sa më të sigurta dhe konform të gjitha standardeve i janë nënshtruar për herë të parë dy filtrave të kolaudimit. Përveç kësaj, para se t'i jepen qytetarëve ato kontrollohen nga punonjësit e gjendjes civile”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie. Sipas saj, më parë për të gjitha skarcitetet nuk mbahej asnjë inventar, ndërkohë që tashmë zyrat e gjendjes civile për çdo çertifikatë të pavlefshme e kanë për detyrë të mbajnë një proces verbal të kthimit të tyre mbrapa. “Partia Socialiste është e lirë të shpikë çdo ditë pretekste për të mos marrë pjesë në zgjedhje, gjë të cilën po e bën prej muajsh. Por, ajo nuk mund të keqpërdorojë për këtë qëllim të saj, procedurat rigoroze, të përgjegjeshme dhe transprente që janë ndjekur nga Ministria e Brendshme për çertifikatat, procedura të cilat ne ja vemë në dispozicion gjithkujt që është i interesuar për të parë kryerjen e tyre”, u shpreh Ministria e Brendshme.

    Re. Po.

    55

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga evertet
    , Ky LEFTERI (*****) nuk mund te fitoje sot ne Durres , i ka dale boja ketyre grekafoneve te shpifur pastaj Durresi nuk eshte ai i kohes Enverit ku kishte 70%grekafone

    Ne Shqiperi po nuk ishe nga familje e madhe shqiptare nuk fiton votat e popullit kurre,,,,,,,,,,,,,, ky Edi Rama sado i zgjuar e i kohes te jete lodhet kot , shqiptaret jane popull tradicional jo modern

    Kshu me fol si pallavesh flet mire ti!

    Lefteri eshte e vertete qe nuk eshte per asnje ngarkim zyrtar po ne durres ka bere shume. Nese do rikandidohej do ta merrte prap.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926



    Majko: - Mos me caj trrapin, se u ngrita dhe ika.

    Rama: - (Mendon) T`ja fus ni me kaptin e t`ja thyej fare hunen qe e ka si grep hajduti, apo ta shaj nga babi (Tosi).

    Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça: - (Mendon) Po ju mor kaurret e mutttit! Erdhet ketu te me uronit BAJRAMIN, apo per te me shkerrdhyer nervat.

  13. #13
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Na semuret me keto partite,nuk mundem me...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po punon bukur edvini me shkodren..
    sigurimi enverist ne dispozicion te tije eshte..

    ja nje vampire bukuroshe qe e ka psonisur kto vite kexhibija enveriste ne shkodre..
    ruset ashtu i rekrutonin agjentet femra qe te vogla..po kte besoj e kan rekrutuar me sorrollop..



    gazeta shqiptare

    Te kryesia e Kuvendit, tollombace me emrat e tyre


    Ish spiunët e politikës u denoncuan dje nga FRESSH
    -----------------------------------------------

    Rreth 40 pseudonime të ish-bashkëpunëtorëve të SHIK-ut, janë zbuluar dhe janë reklamuar dje para Parlamentit nga të rinjtë socialistë. Në një mënyrë të veçantë, të rinjtë e FRESSH-it të drejtuar nga kryetarja e sapozgjedhur, Megi Ajtyresa kanë lëshuar në qiell tullumbace me fasha të bardha, mbi të cilat janë shënuar pseudonimet e të ashtuquajturve spiunë. Të rinjtë eurosocialistë, pasi përgatitën tullumbacet u nisën nga selia e PS-së drejt godinës ku mbahen seancat parlamentare, pavarësisht se në ato momente nuk po zhvillohej seancë. Kryetarja e FRESSH-it tha për median se kjo miniprotestë është bërë në emër të politikave të reja. “Ky vend ka nevojë për politika të reja dhe këto politika të reja, ne nuk mund t’i bëjmë me ato persona që qëndrojnë në Parlament që kanë qenë pjesë e atij regjimi të tmerrshëm”. “Ne jemi pro hapjes së dosjeve. Ne si FRESSH jemi sot këtu në një protestë paqësore me këto pseudonime që janë rrënqethëse, por që janë pjesë anëtarëve të Parlamentit”, - u shpreh kryetarja e FRESSH-it. Sipas saj, për të bërë politika të reja, duhet njerëz të rinj dhe forca të reja që të shkohet përpara. Helika, Inxhinieri, Qukapiku, I penduari, Financieri, I miri, Shishja e qumështit, Plepi, Këndezi, Gjeli, Çorapja, Mokra, Alfons B, Ylli, janë disa nga pseudonimet, të cilat më pas janë varur në hekurat, në hyrjen kryesore të Parlamentit. Midis këtyre emrave janë renditur edhe të tjerë pseudonime si; “Serbi, Shtiza, Gajdja, Tavlla, Poli i veriut, Koromane, Proletarët, Çiftelija, Ateo, Korabi, Çiklisti, Dizenjatorja, Llulla, Sqepi, Daja, Poeti, Lëngaraqi, Menrçka, Korçari, I vogli, Streha e ngrohtë, Qershia, Kali i Shalës, Masoviku, Medicina, Demoni”. Të gjitha pseudonimet e afishuara kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe janë marrë nga seancat parlamentare të Kuvendit dhe nga ato që vetë deputetët kanë përmendur dhe etiketuar njëri-tjetrin.

    --


    ka shkodran ketu..?

    e kujt eshte kjo cupa qe ka peshkuar edvini dhe e ka bere sekretare rinije social-kanibaliste?

    megi ajtyresa..

    ???

    e paska filluar qe ne fillore sherbimin per sigurimin ruco envero gjinusho-causho stalinist..

    me politika te reja kupton kjo cupe vampirizmin luizo causho arapo-altinoist..

    cfar zagareshe..

    ..

    ..


    edhe ky katundari tjeter shkodran ka mar rolin e ndyre te provokatorit dhe vrasesit


    Kte idiotin Paulin sterkaj po e pergatisin ustallaret ta perdorin si nje jaho salih apo gafurr mazrrek..
    dhe pastaj te thone.. e po kshu e kan maloket vrasin per nder apo shpellari..
    keshtu than zp-ja per jahon e gafurrin kur e vran azemin me direktiv te zp-se..
    tani ish sampisti i ramizit.. sot miliarder i nanos e kelish i klos gjinushave e edvinave.. behet gati per krim..
    me vot nuk e rrezojn dot berishen..por me ndonje injorant kanibal si sterkaj e jaho gafurri edhe mund ta vrasin tribunin e popullit sali berishen..

    --

    si njihet ky sterkaj ne shkoder?

    mos eshte gje katundar nga zonat kufitare ku dhe cjepet ishin spiuna dege?

    nejse...

    --



    RD

    Mashtrimi i turpshëm i Majkos me mbledhjen e Byrosë, ku 4 anëtarë votuan pro, 2 abstenuan. Stefa u largua, ndërsa Bufi mungonte


    Procesverbali i plotë i përjashtimit të deputetit të PS


    PROCESVERBAL

    (datë 16.10.2006, ora 20.00 )

    Drejton Mbledhjen

    Jozefina Çoba Topalli - Kryetare Kuvendi

    Rendi i ditës:

    - Marrja e masës disiplinore ndaj deputetit Paulin Sterkaj.

    Të pranishëm:

    Zonja Jozefina Çoba Topalli, zoti Fatos Beja, zoti Arian Madhi, zoti Ramiz Çobaj, zoti Petrit Gjoni, zonja Rajmonda Stefa, zonja Diana Çuli, zoti Spiro Peçi.

    Merr pjesë: zoti Pandeli Majko- Kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

    (zoti Majko nuk është anëtar i Byrosë)

    Mungojnë:

    zoti Ylli Bufi

    Hapet mbledhja

    Hap mbledhjen zonja Jozefina Çoba Topalli, në cilësinë e Kryetares së Byrosë. Informon të pranishmit për arsyen e thirrjes së kësaj mbledhjeje. "Njoftimi për mbledhjen e Byrosë kishte parashikuar zhvillimin e mbledhjes në orën 19.30, por unë e vonova fillimin e mbledhjes me idenë që deputetët do të tërhiqeshin nga qëndrimet e tyre dhe do të gjendej një zgjidhje, e cila do të evitonte këtë mbledhje të Byrosë. Unë propozoj përjashtimin e zotit Sterkaj nga seancat plenare. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ai deputet, vazhdimisht, në momentin kur flet Kryeministri, çohet dhe e ndërpret. Por ngjarja e sotme është e paprecedent. Deputetët duhet të kuptojnë që këtu jemi në Parlamentin e Shqipërisë dhe duhet të tregohet më respekt ndaj njëri-tjetrit".

    Raimond Stefa: Ku do e bazoni përjashtimin?

    Jozefina Çoba Topalli: Në nenin 65, pika 2 e Rregullores së Kuvendit.(Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë dhe pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave, ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore, ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 2 deri në 15 ditë). ……….

    ………..(vazhdon diskutimi)……………………………………………… …………

    Largohen përfaqësuesit e opozitës, zoti Majko, zonja Stefa, zonja Çuli

    Jozefina Çoba Topalli: Unë nuk dua të përjashtoj asnjë nga seancat. Edhe ne kemi qenë në opozitë, por asnjëherë nuk jemi sjellë në këtë mënyrë. Strategjia e tyre është që të bllokohet Parlamenti e të mos votohet sot. Hedhim në votë: Kush është dakord për përjashtimin e zotit Sterkaj nga seancat plenare për një periudhë prej 15 ditësh?

    Miratohet me katër vota pro (zonja Jozefina Çoba Topalli, zoti Beja, zoti Madhi, zoti Çobaj), dy abstenime ( zoti Peçi, zoti Gjoni).

    Mbledhja deklarohet e mbyllur.

    Jozefina Çoba Topalli

    Kryetare Kuvendi






    Vendimi i Byrosë së Kuvendit


    Vendim

    Nr. 22, datë 16.10.2006

    Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Paulin Sterkaj

    Në mbështetje të nenit 11, pika 5, dhe nenit 65, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të Kryetares së Kuvendit,

    Byroja e Kuvendit vendosi:

    Të përjashtojë deputetin Paulin Sterkaj nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke filluar nga seanca e parë e ardhshme, datë 24 Tetor 2006.

    Masa disiplinore shoqërohet me sanksion financiar, ndalimin e pagesës për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.

    Ngarkohen Shërbimi i Sigurisë dhe Shërbimi i Financës në Kuvend për ekzekutimin e këtij vendimi.


    Kryetarja

    Jozefina Topalli (Çoba)






    Madhi: Votova pro përjashtimit të deputetit të PS

    Anëtari i Byrosë parlamentare, Arian Madhi, e cilësoi si të çuditshëm pretendimin e opozitës lidhur me vendimin e kësaj Byroje për përjashtimin e deputetit Paulin Sterkaj për 15 ditë nga punimet e parlamentit, për prishje të seancës plenare. Madhi tha se mbledhja është zhvilluar me prezencën e përfaqësuesve të opozitës, të cilët, pasi kanë hedhur opsionet e tyre gjatë diskutimeve, janë larguar me qëllim bllokimin e marrjes së një vendimi. "Mbledhja e Byrosë është zhvilluar në përputhje të plotë me të gjitha rregullat dhe procedurat parlamentare dhe në mbledhje kanë qenë të pranishëm përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës", u shpreh Madhi, duke rrëzuar pretendimet e opozitës se mbledhja është bërë pa praninë e tyre. "Është vendosur me shumicë votash, përkatësisht 4 vota pro, 2 abstenim përjashtimi për 15 ditë i deputetit Paulin Sterkaj nga veprimtaritë e Kuvendit për prishje të seancës plenare dhe për atë që të gjithë e pamë, që bëri", u shpreh më tej Madhi. Ai tha se është një nga deputetët që ka votuar pro përjashtimit të deputetit të PS-së nga seanca, siç e parashikon Rregullorja e Kuvendit në rastet e prishjes së qetësisë në sallën e legjislativit. "Katër anëtarë të Byrosë, përkatësisht Jozefina Topalli, Fatos Beja, Ramiz Çobaj dhe unë votuam pro këtij vendimi, Spiro Peçi dhe Petrit Gjoni abstenuan, kurse përfaqësuesit e opozitës u larguan pikërisht në momentin e votimit", sqaroi më tej Madhi. Ai tha se përfaqësuesit e opozitës u larguan pikërisht në momentin e votimit, pasi, duke bërë llogarinë e numrave, dilnin të humbur.






    Çobaj: Majko ishte prezent në mbledhjen e Byrosë

    Pretekste të opozitës për të prishur zhvillimin normal të seancës plenare, i cilësoi dje anëtari i Byrosë parlamentare, Ramiz Çobaj, pretendimet e opozitës për vendimin e Byrosë parlamentare lidhur me përjashtimin e deputetit socialist Paulin Sterkaj nga Kuvendi për 15 ditë. Sipas Çobajt, mbledhja e Byrosë është zhvilluar konform të gjitha procedurave parlamentare, ndërkohë që saktësoi se në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, i cili nuk është anëtar i byrosë. Çobaj tha se nuk mund ta shpjegonte dot faktin se si vetë Majko, i cili ishte prezent në këtë mbledhje, nxjerr pretendime të tilla të paskrupullta, që nuk e nderojnë jo vetëm atë, por as grupin e PS-së në tërësi. Edhe Çobaj ka konfirmuar të njëjtin rezultat votimi, ndërsa ka pranuar se është një nga anëtarët e Byrosë që ka votuar pro përjashtimit të deputetit Sterkaj nga veprimtaria e Kuvendit, për prishje të seancës plenare. Gjithashtu, Çobaj tha se përfaqësuesit e opozitës kanë marrë pjesë në mbledhje dhe në diskutime, dhe janë larguar në momentin e fundit kur po bëhej votimi, siç bëjnë zakonisht edhe në seancë plenare, me qëllim bllokimin e votimit për shkak të kuorumit. Megjithatë, Çobaj shpjegoi se edhe pas largimit të socialistëve, në Byro ishin prezent 6 anëtarë, nga 9, dhe kjo i jepte mundësinë Byrosë që të merrte vendimin. Sipas tij, 4 anëtarë, Jozefina Topalli, Fatos Beja, Arian Madhi dhe Ramiz Çobaj votuan në favor të përjashtimit të Sterkajt nga veprimtaria e Kuvendit, ndërsa Petrit Gjoni i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Spiro Peçi i PBDNJ-së abstenuan kundrejt këtij vendimi.





    ---
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-10-2006 më 09:31

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    PS padit Olldashin.
    Prokuroria: - Tenderi nga socialistët


    Hetimi i certifikatave, dhe prokurimit të tyre ka nisur nga ana e Prokurorisë së Tiranës, para se të depozitohej kallëzimi nga ana e strukturave të Partisë Socialiste. Por kjo nuk është më e reja që ka hetimi. Sipas burimeve nga grupi që po merret me anën dokumentare të çështjes, hetimi ka nisur lidhur me skandalin e certifikatave të marra për zgjedhjet e 3 korrikut, në kohën që nuk ishte ministër Sokol Olldashi. Në kushte të tilla, hetimi ndaj Olldashit rrezikon që të rrëzohet në hapat e parë të tij. Sipas ekspertëve të Prokurorisë së Tiranës, hetimi tashmë është shtrirë dhe po zhvillohet në procedurat e zhvillimit të tenderave, për certifikatat e përdorura edhe në zgjedhjet e tre korrikut, në të cilat u vërejtën shkelje të dukshme me certifikatat. Në kushte të tilla, Ministri aktual i Brendshëm Sokol Olldashi mund të dalë i pastër për faktin e thjeshtë se nuk ka patur asnjë funksion shtetëror, në kohën e zhvillimit të prokurimeve për tenderin i cili është nën hetim. Sipas Prokurorisë, tenderimi është bërë nga qeveria socialiste, e cila ishte në pushtet në kohën e zhvillimit të tenderit. Ndërkohë, të njëjtat burime, kanë theksuar se në kohën që Olldashi ka qenë ministër, është zhvilluar vetëm një tender për certifikatat, por që ka qenë i parashikuar nga kontratat e mëparshme, dhe si i tillë Olldashi nuk mban përgjegjësi. Edhe burime pranë hetimit, kanë saktësuar se emri i Ministrit të Brendshëm nuk është marrë në konsideratë nga ana e ekspertëve hetimorë, pasi ai nuk ka qenë i përfshirë në mënyrë direkte në tenderin e certifikatave, që janë shpërndarë në zyrat e gjendjes civile dhe që janë tenderuar para se ai të merrte rolin e ministrit. Burimet e hetimit kanë bërë të ditur se nuk janë të vendosur se do të pranojnë apo jo padinë e socialistëve ndaj Olldashit. Sipas tyre hetuesit do të marrin nën shqyrtim faktet, por do të jetë e vështirë që të nisë një proces ndaj Olldashit, pasi padia nuk ka patur elementë të veprës penale, për të cilat është paditur Ministri i Brendshëm. Vendimi për nisjen ose jo të çështjes pritet të merret në ditët në vijim, por të njëjtat burime të Prokurorisë së Tiranës kanë saktësuar se interpretimi ligjor i padisë, çon në largimin e përgjegjësisë nga Olldashi dhe kësisoj mbylljen e çështjes ende pa nisur. Gjithsesi, edhe për hetimin që është duke u zhvilluar, hetuesit kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë fakt për të fajësuar Olldashin në elementët e veprës penale. Në kushte të tilla, prokurorët e kanë zhvendosur vëmendjen nga ministri i Brendshëm dhe janë duke hetuar procedurat e zhvillimit të tenderit, të cilat shohin përgjegjës qeveritarë dhe zyrtarë socialistë, të cilat kanë zhvilluar tenderin për të cilin është duke hetuar Prokuroria e Tiranës.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 26/10/2006, ora

    Berisha: Edi Rama ka shpenzuar paratë e 1500 fëmijëve të Tiranës
    Kryeministri deklaroi dje se, me 400 milionë lekë që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpenzoi për reklamat e veta, do të mund të ishin pajisur me bursa, mijëra nxënës të shkollave të mesme


    Me 400 milionë lekë që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpenzoi për reklamat e veta dhe për tualetin e tij televiziv, mund të paguante bursat e 1500 fëmijëve të varfër të këtij qyteti, në shkollat e mesme”, deklaroi dje kryeministri Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së qeverisë, zoti Berisha vuri në dukje se "problemi i kryetarit të Bashkisë është se i pëlqen pasqyra, paçka se edhe me “make up” bën mashtrim dhe lë fëmijët e varfër pa bursë”. Duke kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit vendorë, zoti Berisha u shpreh se, "nëse do të shtrohet pyetja se çfarë përpjekjesh kanë bërë drejtuesit vendorë për të ndryshuar gjendjen në arsim dhe a i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë financiare e jofinanciare për ta lehtësuar këtë situatë, përgjigja do të jetë negative”. “Shpresoj që të kthehet një faqe në këtë problem e të mendojmë shumë më tepër për fëmijët tanë, për formimin dhe shkollimin e tyre, duke investuar shumë më tepër”, tha zoti Berisha. Sipas tij, "qeveria ka përparuar nga viti i mëparshëm në raport me sivjet, pra viti 2007 ka një rritje në raport me 2006-n, prej 21 përqind të investimeve në arsim dhe në total, shpenzimet janë rritur më shumë”. Megjithatë, kryeministri theksoi se “pa pjesëmarrjen aktive të qeverisë vendore, fëmijët nuk do të marrin dot arsimin e tyre dhe këtu nuk është vetëm qeverisja vendore që duhet të angazhohet fuqishëm, por edhe sektori privat, në partneritet ose në pavarësinë e tij". Në këtë drejtim, zoti Berisha theksoi se “duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar partneritet publik dhe privat në përballimin e problemeve të mëdha të arsimit”. Ai informoi se “në paketën ”Shqipëria - 1 euro”, me të cilën po punohet intensivisht për ndërtimin e bazës ligjore, bashkë me ekspertë të Bankës Botërore, është parashikuar edhe ndërtimi i shkollave e spitaleve në kuadrin e kësaj pakete”. “Ne duhet të përgatitemi t'i japim shansin real çdo fëmije shqiptar që mbaron klasën e 9, të ndjekë shkollën e mesme, pastaj dyert e universiteteve janë të hapura, dhe kjo kërkon rishqyrtimin e bursave e një pjesëmarrje të gjerë ekstraqeveritare në krijimin e fondeve për bursat”, tha zoti Berisha.



    Deklaratat dhe mbledhja e qeverisë

    Kryeministri Berisha i ka bërë deklaratat e tij, paraditen e djeshme, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje, kryeministri Berisha solli edhe njëherë në vëmendje të publikut një problem themelor për vendin, arsimin. Kryeministri u shpreh se qeveria i ka dhënë këtij sektori, përparësi të madhe. Liberalizimi i plotë i universiteteve, dyfishimi i numrit të studentëve në to, si dhe rritja e ndjeshme e pagave të mësuesve, janë tregues të vëmendjes së qeverisë ndaj këtij problemi. Kryeministri u ndal gjithashtu në rëndësinë e arsimimit të mesëm, të përgjithshëm dhe atij profesional për të rinjtë shqiptarë. Kryeministri Berisha vlerësoi përpjekjet për arsimim të fëmijëve, si mjeti kryesor në luftën kundër varfërisë në vend. Ndër të tjera, kryeministri, në fjalën e tij, u shpreh: “Në këtë vend, çdo sukses dhe arritje nxjerr në dritë probleme të reja të mëdha. Ne i liberalizuam universitetet dhe në këto universitete hynë në vitin e parë, rreth 20-22 mijë studentë, po të llogarisim dhe një pjesë të studentëve që aplikojnë e fitojnë të drejta studimi jashtë shtetit. Por grupmosha e atyre që duhet të trokasin në dyert e universiteteve nuk është 22 mijë, por mbi 60 mijë. Pjesa dërrmuese e tyre nuk hyjnë në shkollat e mesme dhe ky është një problem shumë i madh, një problem themelor për arsimimin në Shqipëri. Këta nxënës nuk është se nuk duan të hyjnë në shkollat e mesme. Këta fëmijë, në 95 përqind të tyre, do të donin të hynin në shkollat e mesme, por ata nuk kanë mundësi, sepse gjatë këtyre 8-9 viteve, shkollat e mesme profesionale u mbyllën në 95 përqind të tyre e kjo ka pasur efekte dramatike në nivelin e arsimimit të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

    Ideja e ngritjes me shpejtësi të konvikteve/Përgjigjja e vetme, sipas kryeministrit, në kushtet e këtij urbanizimi të shpejtë, është ndërtimi i konvikteve. Skrapari, Përmeti, Gramshi, Tropoja, Peshkopia, Puka, Librazhdi, Pogradeci, por edhe qytetet e mëdha, kanë qenë në fokusin e kryeministrit, në mënyrë që të krijojnë mundësi për të mbledhur nxënësit për të studiuar në shkolla, e të zgjidhen qendrat ku do të ndërtohen konviktet.

    Re. Po.





    55

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Përleshen grupet rivale në PS. Sherri degjeneron në grushta dhe karrige të thyera në kokat e drejtuesve socialistë


    Përgjaket Konferenca e PS në Vlorë


    Rama sjell kulturën e drurit në Partinë Socialiste. Mentaliteti i agresivitetit, dhunës dhe ndeshjes me forcën e muskujve, që manifeston Rama në Tiranë imotohet nga ndjekësit e tij në Vlorë. Tre ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, kryetari Rama u ndesh trup me trup me Pandeli Majkon, sekretarin e Përgjithshëm dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS-së. Rrihet deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PS, Blendi Klosi. I shpëton drurit, i deleguari Besnik Dervishi.

    Konferenca e djeshme e PS në Vlorë është shndërruar në një arenë përleshjesh, ku shumë nga pjesëmarrësit socialistë kanë dalë të përgjakur nga mbledhja, duke kërkuar ndihmën e bluzave të bardha. Të rrezikuar kanë qenë dje edhe gazetarët, të cilët, pas shpërthimit të sherrit, janë bërë objekt i dhunës së disa prej drejtuesve të PS, të cilët, për të fshehur këtë skandal, kanë nxituar për të nxjerrë jashtë nga salla ku zhvillohej votimi për anëtarët e kryesisë gazetarët e pranishëm.

    Situata në Degën e PS të qytetit të Vlorës ka qenë mjaft e acaruar. Mbledhja e djeshme e Asamblesë synonte zgjedhjen e kryesisë së re të partisë, e cila ishte shkarkuar nga Rama dhe njerëzit e tij. Ky reagim i Ramës erdhi pas një sërë protestash nga baza në drejtim të drejtuesve të rinj. Zgjedhja e kryesisë së PS të Vlorës si dhe e kryetarit të saj, që u bë disa muaj më parë, u shoqërua me kontestime të shumta nga anëtarët e PS të Vlorës. Ata e akuzuan Ramën për manipulime. Kandidatja për kryetare të PS të Vlorës, Marika Çakërri, u tërhoq nga gara vetëm 24 orë para votimit, duke e konsideruar atë si një farsë. Çakërri, si dhe anëtarë të tjerë të PS të Vlorës, denoncuan mbërritjen në Vlorë të dhjetra njerëzve nga Tirana, të cilët ishin urdhëruar për të votuar kandidatin e preferuar të Ramës për Kryetar të PS së Vlorës. Një situatë e tillë bëri që kandidatët për kryetar të denonconin votimin "një anëtar, një votë" të Ramës si një manipulim të pastër, pasi bëhej jo nga anëtarësia reale e PS të Vlorës, por nga njerëz të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera.

    Megjithë protestat e shumta të PS të Vlorës në ato ditë, Rama nuk u tërhoq nga vendimi i tij për të marrë nën kontroll, me çdo mënyrë, këtë Degë mjaft të rëndësishme për socialistët. Por vetëm pak muaj më pas, Rama është ndërgjegjësuar se mosfunksionimi i Degës me njerëzit e emëruar prej tij, e ka detyruar atë që të shkrijë kryesinë e zgjedhur në vota të manipuluara përmes votimit "një anëtar, një votë" dhe të kërkojë zgjedhjet e reja në këtë degë. Ajo që e ka detyruar Ramën të tërhiqet, ka qenë situata mjaft e rënduar në Degën e PS të Vlorës. Ajo ka humbur mbështetjen e të gjithë elektoratit, duke u braktisur edhe nga socialistët. Ndërkaq, kundërshtarët e Ramës në PS e Vlorës numërohen të shumtë në numër.

    Votimi i djeshëm për kryesinë e PS të Vlorës ka dëshmuar për problemet mjaft të mëdha që Kryetari i PS ka me bazën e partisë. Shumica e anëtarësisë së PS të Vlorës janë hapur kundër qenies në krye të partisë të Ramës, ndërsa emërimet e këtij të fundit vetëm se kanë thelluar më shumë përçarjet brenda kësaj partie. Asgjë nuk ka qenë e qetë në prag të votimit të djeshëm. Grupet rivale në Degën e PS të këtij qyteti kanë qenë në të njëjtat pozita luftarake dhe nuk kanë pranuar që t'i hapin rrugë Ramës për të kontrolluar partinë me njerëz të komanduar prej tij. Ata kanë kërkuar transparencë në votim, gjë që nuk është pranuar nga ana e mbështetësve të Ramës. Kjo ka bërë që situata të degjenerojë në një sherr me përmasa të mëdha, ku janë shkëmbyer grushta si dhe karrige të thyera në kokat e drejtuesve të PS. Kjo i ka detyruar të deleguarit nga Tirana që të ndërpresin përkohësisht mbledhjen.

    Një situatë e ngjashme me Degën e Vlorës mbizotëron edhe në shumë degë lokale të PS, ku kundërshtarët e Ramës shprehin hapur mosmbështetjen për kreun e ri të PS.





    MASH: "Mjaft", një shoqatë e degraduar nga Rama


    Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi dje, se Bashkia e Tiranës po dizinformon opinionin publik me informacione të rreme, duke përdorur modelin e politikës së vjetër dhe përmes instrumentalizimit të shoqatës rinore, "Mjaft". Sipas një deklarate të MASH, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nëpërmjet instrumentalizimit politik të disa të rinjve të lëvizjes "Mjaft", dhe me shabllonin e politikës së vjetër është angazhuar në një fushatë shpifjesh për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo. "Të shkakton keqardhje, por nuk është e papritur shfaqja dje e Bashkisë së Tiranës, në nivele edhe më të ulët të politikës së vjetër. Nëpërmjet një shoqate rinore mjaftueshmërisht të degraduar, Bashkia Tiranë, në shabllonin e politikës së vjetër përhap shpifje për ministrin e Arsimit dhe të Shkencës", u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke theksuar se për këto shpifje nuk ka asnjë fakt apo provë ose rrethanë mbështetëse. Zëdhënësja e MASH në deklaratën e saj për shtyp ka shprehur gjithashtu keqardhjen për denigrimin politik që Rama po u bën të rinjve të "Mjaft"-it, duke i përdorur ata për qëllimet e tij politike. "Të vjen keq për disa rinorë, dikur interesantë, por tashmë të instrumentalizuar, sepse janë naivë të painformuar ose sepse janë bërë arrivistë të shfrenuar. Por problemi real qëndron tek degraduesit e tyre që janë pjesërisht nostalgjikët e korrupsionit universitar dhe kryesisht, te Bashkia e Tiranës", nënvizoi më tej zëdhënësja e MASH. Sipas saj, Bashkia e Tiranës, Lëvizja "Mjaft" dhe PS-ja, ishin tre vijat e frontit refuzues të Maturës Shtetërore dhe të pranimeve në universitet, sipas meritës dhe pa zarf e sekser. Bashkia e Tiranës, vijoi më tej zëdhënësja, e përfolur për tendera problematikë dhe për pasojë, për tavane që bien mbi kokat e nxënësve, e paaftë për ide dhe alternativa në kryeqytet e më gjerë, mbetet ganglion korruptor si asnjë tjetër dhe bastion madhor i politikës së vjetër.






    RD

  18. #18
    Nuk ishte pa gje ajo fjala qe u hap per Luan Zhegun, i cili nuk do te kandidonte me per Partine Socialiste.

    Edhe teseren e partise ua ka kthier.

    Me sa duket Luani nuk mundet ti kendoje nanes parti, me edhe pa çifteli!

    Edverit po na i rreshqet Toka e ... Jone, qe ishte e tjeterkujt, e u tjetrsua; Shqiptari u shperfytyrua, morali u bastardua, belgradi e moskovi u gezua,
    por desh Zoti, nuk u perjetesua!

  19. #19
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anëtarësuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Përleshen grupet rivale në PS. Sherri degjeneron në grushta dhe karrige të thyera në kokat e drejtuesve socialistë
    Me kete punen e karrigeve te thyera dhe grushtit ja kane futur pordhes se isha vete ne Konference dje gjithe diten e perendise. Por ka diçka te vertete ne kete lajm qe konferenca degjeneroi sepse mendimit alternativ nuk iu dha e drejta as te konkuronte dhe tonet e diskutimeve ishin vertete te acaruara. Mbeshtetesit e Rames Kishin frike nga media dhe vota e lire dhe prandaj e nxoren median jashte qe ne fillim, ndersa njerez me kontribut 15 vjecar ne Ps nuk u lane as te konkuronin duke mos iu shenuar as emrin ne listen qe do te votohej. Si perfundim nga Konference Partise Socialiste te Vlores u kthye ne Konference te Bashkise se vlores.

  20. #20
    Berisha: Rama po kthen frymën e ’97 brenda PS-së



    Pogradec

    Kryeministri Sali Berisha tha dje nga qyteti i Pogradecit se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka rikthyer brenda opozitës frymën e vitit 1997.

    Duke iu referuar sherrit të fundit në PS-në e Vlorës, Berisha u shpreh se parimi i Partisë Socialistenjë anëtar, një votë” tani është kthyer në “një grusht, një votë”. “Opozita sot ka probleme serioze. Kreu i opozitës, apo kryetari de juro në PS, futi me një shpejtësi të madhe dhe riktheu në partinë tij 97-ën, u përpoq ta transferonte atë në shoqëri, por e pa që shoqëria ishte krejt e ftohtë dhe e gatshme ta ndëshkonte, ndaj u tërhoq. Tani 97-a është kthyer në PS. Kërcasin grushtet e karriget, nga kryesia qendrore deri në ato të degëve. Një grusht, një votë, një karrige një votë, ka zëvendësuar parimin “një anëtar, një votë”. Kjo është e vërteta”, tha kryeministri Berisha në një takim me banorë të qytetit të Pogradecit. Berisha siguroi se qeveria mbetet e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke thënë se ne jemi i vetmi vend në rajon, por edhe më gjerë, që nuk e kemi kaluar ende provimin e zgjedhjeve të lira. Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit të kaluar, kreu i qeverisë u shpreh se ai ishte rasti i parë në vend ku opozita fitoi përmes një votimi jo të lirë dhe jo të ndershëm. “Ne nuk e kemi kaluar provimin e zgjedhjeve të lira. Në korrik, në një rast unik në historinë e zgjedhjeve, opozita fitoi në kushtet e zgjedhjeve jo të lira dhe të ndershme. Kjo do të thotë që, sado që vodhi dhe dhunoi qeveria, aq të shumta ishin votat sa nuk arriti të përmbysë rezultatin”, tha Berisha. Kreu i qeverisë nuk harroi të akuzonte sërish Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili ka në përbërjen e tij një anëtar të lidhur ngushtë me bandën e Lushnjës. Sipas Berishës, në tre korrik koalicioni i djathtë nxori në pension qeverinë dhe kryeministrin më të korruptuar të Evropës, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale do të nxjerrë në pension “qeverinë e drejtësisë shqiptare”. “Prokurori i Përgjithshëm do t’i nënshtrohet hetimit të pavarur, sepse ka qenë për vite te tera në detyrë protektor kryesor i Aldo Bareve në Shqipëri. Si ka mundësi që policia shqiptare i arrestoi ata brenda pak muajve? Kjo sepse prokuroi nuk i mbrojti më dot ata”, u shpreh Berisha.

    Gazeta Panorama

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •