Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1
    Talentja Maska e etno_melaqja
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    7

    Mbulesa nė Islam

    Jeni femėn muslimane,
    faleni (namaz)
    por nuk keni mbules (hixhab)...

    Tregoni arsyjet e mos mbajtjes te mbuleses (hixhabit)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une personalisht nuk jam kunder mbajtjes te mbuleses por ne shqiperi kjo gje bie ne sy pasi duket si dicka absurde .

  3. #3
    Talentja Maska e etno_melaqja
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga SKORPIONSKING
    une personalisht nuk jam kunder mbajtjes te mbuleses por ne shqiperi kjo gje bie ne sy pasi duket si dicka absurde .
    Pse te duket absurde, kur shumica e popullates i takojn fejes Islame...!!

  4. #4

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Mosmbajtja e mbuleses varet nga individi,dikush ka probleme me familjen por vazhdon fal namaz(gjysma e te keqes),varet nga shkalla e besimit,Dikush mund te zihet ngushte nga shoqeria,ambienti punes,shkolla etj.Ama kjo nuk do te thote qe ajo mos te fal namaz.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Perkujtoj nje vajze muslimane, e ftuar ne TopShow para nje viti e teper, dhe tema ishte Mbulesa (ose Ferrexheja).

    Dudushi e pyeti pse nuk ishte e mbuluar, meqe ishte muslimane si ajo vajza ne panelin e te ftuarve e cila ishte e mbuluar.

    Vajza iu pergjigj Dudushit:
    - Do doja te isha aq shume besimtare sa eshte ajo vajza qe te bindem per tu mbuluar. Une besoj Zotin por ajo ka besimin me te forte, qe e ka vendosur vet te mbaje mbulesen. Po ta mbaj une, ka rrezik qe te mos jem e sigurte pse e mbaj...

    Mendoj se mbulesa duhet te respektohet, nga ato femra qe e mbajne. Ta dine pse e mbajne dhe si ta mbajne. Nuk mjafton te mbulohesh, e ne anen tjeter te bejne qindra kurveri larte e poshte (cdo respekt cdo perjashtimi). Normalisht qe jo te gjitha jane te tilla, por raste ka - prandaj shpresoj te mos keqkuptohemi mbi kete qe thashe me siper.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #6
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Etno melaqe, une nuk mundem te te pergjigjem direkt per pyetjen, sepse ....
    po edhe une do kisha dashte te di arsyet pse vajzat tona nuk preferojne te mbulohen.
    Une personalisht menyren e vjeter te mbuleses nuk e pelqej edhe aq, po me pelqen shume kjo menyra 'trendy' e mbuleses e cila eshte shume e bukur.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  7. #7
    Larguar Maska e lone_star
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Shpresoj pyetja e etno_melaqes te jete vertet e sinqerte. Se mu duk pak si akuze hipokrizie per myslimanet... Shume myslimane shqiptare e te huaja nuk mbulohen per te vetmen arsye, ate te presionit shoqeror qe ekziston ne shoqeri. Eshte shume me i thelle se shume gjera te tjera se per shqiptaret qofshin edhe myslimane ne emer mbulesa perfaqeson prapambetje e fanatizem. Keshtu pra ka vajza qe duan ti zbatojne urdhrat e fese islame, falen, agjerojne etj po nuk munden te mbulohen dot per shkak te arsyeve me lart. Zoti ishalla ua pranon ato qe bejne.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga etno_melaqja
    Pse te duket absurde, kur shumica e popullates i takojn fejes Islame...!!

    i takojne fese islame por nuk jane aq besimtar te denje si ne disa vende ku perdoren shume .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Une jam femer muslimane, fal namaz por nuk kam vene mbulese - hixhab. Arsyet nuk shpjegohen edhe aq thjeshte, nese ke veq nje pengese do ta tregosh lehte por nese te jane bere me shume atehere nuk di nga t'ia fillosh!! Po mundohem qe sadopak ta sqaroj ate cfare me pengon ta ve mbulesen. Ne rend te pare eshte familja ime dhe ajo ne te cilen jetoj qe kane mendime krejtesisht te kunderta nga une per te vene mbulese, eshte vet bashkeshorti im qe nuk me jep perkrahje lidhur me kete gje me arsyetimin se vendi ku jetojme nuk eshte i pershtatshem per nje gje te tille!!
    Por asnjehere nuk me hiqet nga koka se ne nje te ardhme te afert une mund te jem femer e mbuluar por kjo arrihet vetem me ndihmen e te Madhit Zot, vetem nese ai don, do te lehtesohet rruga per venien e mbuleses, pa deshiren e Tij nuk arrihet asgje....
    "Nuk ka pune te ngutshme, por njerez te vonuar !!"

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    All-llahu bėri mbulesen titull nderi duke thėnė:

    "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, spese kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues. "

    Mbulesa (hixhabi) ėshtė pasterti e zemres

    E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkonie pas perdės, kjo ėshtė mė e pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre."(ahzab 23)

    Mbulese ėshtė respekt ndaj Zotit

    "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė
    argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. "/araf 26/

    Mbulesa ėshtė besim

    Allahu nuk u eshte drejtuar me urdherine Tij per mbulese jobesimtareve,por besimtareve.Ai thote:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thote 'dhe grave te besimtareve".

    Mbulesa eshte per ata qe turperohen

    "Ēdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)

    "Turpi eshte prej minait (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)

    Hixhabi akt i bindjes

    Hixhabi ėshtė njė akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (Kur'an, 33:36)

    Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:

    "Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.
    Tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme,
    le tė venė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt qe nuk janė tė pjekur (pėr gra).
    Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtesinė nga stolitė e tyre.
    Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim."
    (Kur'an, 24:31)
    Hixhabi eshte Modesti

    Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)
    Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. (Kur'an, 7:26)
    Hixhabi eshte Simbol i Islamit

    Njė nga parimet themelore tė Islamit ėshtė se besimi ėshtė njė mesazh, deklaratė apo komunikim me anė tė gjuhės, njė besim nė zemėr, i cili manifestohet nė cdo pjesė tė trupit. Prandaj kur njė besimtare muslimane dėshmon pėr besimin e saj nė Allahun dhe tė Derguarin e Tij, me siguri do tė vendosė tė manifestojė besimin e saj edhe nė veshje pėr t'u dalluar nga jo-besimtarėt.

    Rruga pėr tek Hixhabi

    Hixhabi nuk ėshtė diēka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por ėshtė njė komand nga Allahu (swt), e sqarimet pėr te janė dhėnė nė Kur'an si dhe nė Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhėnė gruas mbrojtje dhe siguri.
    Rruga pėr tek Hixhabi pėrshkon keto 3 hapa:
    Nijeti (apo qėllimi) ėshtė hapi i parė. Veshja e Hixhabit ėshtė pėrmbushje e njė prej urdhrave tė Allahut, prandaj mund tė klasifikohet si njė akt adhurimi. Hixhabi duhet tė vishet vetėm dhe vetėm qė tė jesh nė perputhje me urdhėrin e Allahut (swt) duke kėrkuar kėnaqesinė e Tij.

    Dituria ėshtė hapi i dytė. Imam Bukhari, dijetar i madh pėr Hadithin, ka thėnė: "Dituria duhet t'i paraprijė ēdo veprimi apo thėnieje". Prandaj motra muslimane duhet tė kėrkojė dituri pėr ēėshtjen e Hixhabit nė Kur'an, Sunetin e Profetit dhe nė literaturen islame qė tė jetė sa mė e qartė dhe e sigurtė vetė.
    Dashuria ėshtė hapi i tretė. Njė nga shenjat e besimit tė vėrtetė ėshtė ta bėsh adhurimin me dashuri. Dashuria pėr Hixhabin qė ka qenė tek brezat e parė tė grave muslimane duket sikur ėshtė dobėsuar pak nė zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila ėshtė gjėja mė e dashur pėr njė grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Tė mos shikoje e tė mos e shoh asnjė burrė tė huaj". Ēfarė ndodhi me kėtė dashuri pėr modestinė? Qė tė kthejmė dashurinė pėr Hixhabin nė zemrat e geave muslimane, gruaja muslimane, duhet tė largojė nga zemrat semundjen sipas tė cilės Hixhabi i bėn inferiore dhe i kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane ėshtė e drejta e saj dhe nderi i saj qė ia ka dhėnė Allahu, Zot i tė gjithė botėrave. Eshtė drita e saj qė e dallon motren muslimane nga errėsira e jobesimtarėve.


    Sabri Selmani

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Anjeza Xhaferraj: shkolla dhe elementi fetar

    Ajo ėshtė njė ndėr imazhet publicitare tė njė universiteti privat. E mbuluar me shami, midis njė grupi bashkėmoshatarė sh tė cilėt ndjekin tendencat e fundit tė modės, ajo ndihet komode. Anjeza Xhaferaj ėshtė njė ndėr studentet mė tė mira tė kėtij universiteti, ndėrsa devotshmėria pėr tė respektuar me pėrpikėri ritet e fesė sė saj, nuk e pengojnė aspak atė pėr tė ecur mė tej nė rrugėn e dijes. Dėshira pėr arsimim e ka bėrė Anjezėn qė tė mos mjaftohet vetėm duke kryer njė fakultet, por tė kėrkojė mė shumė nga vetja, duke ndjekur dhe njė tė dytė. Pavarėsisht shamisė qė mban nė kokė, Anjeza ėshtė njė vajzė si gjithė tė tjerat, qė udhėton, argėtohet, si dhe ėshtė e apasionuar pas politikės si koncept. Nė njė intervistė me tė, ajo tregon pėr zgjedhjen e saj pėr tė mbajtur shami, si dhe pse sipas saj veshja e shamisė nuk e cenon aspak aspektin laik tė shtetit.


    Kur ke vendosur tė mbash shaminė?
    E kam vendosur pothuajse para 5 vjetėsh, nė dhjetor tė 2003, pas njė kohe tė gjatė reflektimi. Nė atė kohė kam qenė nė marrėdhėnie pune, sepse ky qė ndjek sot ėshtė fakultet i dytė pėr mua, ndėrkohė qė jam diplomuar mė parė pėr Stomatologji.
    Si ėshtė jeta jote, a tė kufizon shamia?
    Varet se ēfarė kuptojnė njerėzi pėr kufizim. Unė arsimohem, argėtohem, udhėtoj, lexoj libra, jam e interesuar pėr politikėn, etj. Kam pėrshtypjen se kufizimi ėshtė e kundėrta e lirisė, mendoj se njeriu ėshtė i lirė nė atė moment kur mund tė shfaqė lirshėm mendimin e tij dhe tė shfaqet po ashtu nė hapėsirėn publike, ose dhe politike. Nė rast se unė realizoj tė gjitha zgjedhjet tė cilat unė kam bėrė, atėherė unė nuk jam e kufizuar.
    Si ndiheni e veshur me shami aktualisht nė universitetin ku studioni?
    Ndihem shumė mirė. Atmosfera ėshtė shumė dashamirėse, unė nuk identifikohem si njė vajzė me shami, por si dikush me gjithė tė tjerėt.

    A ka pasur lidhje zgjedhja juaj pėr njė universitet privat dhe jo njė shtetėror, me pengesat qė mund tė kishit pėr shkak tė shamisė?

    Zgjedhja ėshtė bėrė mė tepėr pėr cilėsinė qė ofron dhe pėr faktin qė ofronte degėn qė unė dėshiroja.
    Jeni njė ndėr imazhet nė reklamėn e Universitetit ku ju studioni, si lindi ideja pėr kėtė reklamė, ndoshta pėr tė simbolizuar paksa diversitetin?
    Mua mė ėshtė bėrė ftesa pėr tė qenė nė reklamėn e shkollės dhe unė kam pranuar me kėnaqėsi.

    Studion pėr shkenca-politike, e mendon veten nė politikė?
    Mendoj tė studioj politikėn, dhe jo tė bėhem politikane. Mė intereson mendimi politik qė qėndron pas veprimeve tė politikanėve, ai qė na shtyn pėr tė menduar pse krijomė shtetin, pse ekzistojmė si komunitet etj, por jo vet veprimtaria politike.

    Nėse do tė zgjidhje njė universitet shtetėror dhe do tė kėrkohej qė tė zgjidhje mes arsimimit tėnd dhe shamisė, si do tė vepronit?
    Kjo ėshtė njė pyetje me njė \'nėse\', sė cilės unė realisht nuk di t\'i pėrgjigjem, sepse nuk jam vendosur ndonjėherė nė njė pozitė tė tillė. Unė di qė nė universitetin shtetėror ka pasur vajza me shami, pėr shembull nė fakultetin e Mjekėsisė, atė tė Shkencave Natyrore dhe nė atė tė Gjuhėve tė Huaja, etj. Nė rast se do tė ndodhte, do tė vendosesha pėrballė njė dileme tė vėshtirė, ku nuk e di se ēfarė do tė zgjidhja, sepse tė dyja janė shumė tė rėndėsishme pėr mua. Do tė pėrpiqesha qė situata tė ndryshonte me sa do tė ksiha mundėsi. Mė duket paradoksale qė universiteti publik nuk lejon qė njerėzit tė shprehen lirshėm nė hapėsirėn publike, domethėnė nė rastin konkret tė mbash shami, nuk lejon qė njerėzit tė japin kontributin e tyre pėr publikun.

    Sipas jush, sa e cenon veshja e shamisė konceptin laik tė institucioneve arsimore?
    Tė jesh laik, nuk do tė thotė tė jesh anti-fetar. Tė jesh laik, do tė thotė qė tė mos propagandosh njė fe nė krahasim me njė fe tjetėr. Edhe nga pikėpamja konceptuale ėshtė gabim, sepse nė rastin konkret ata e konceptojė fenė si kulturė ose si ideologji, sepse nė rast se ata do ta konsideronin vėrtet njė fe, feja si e vėrtetė dhe si urdhėr hyjnor, nė rast se do ta konsideronin si ligjėrim hyjnor, tė tillė nuk do ta kundėrshtonin. Ata e konsiderojnė si kulturė dhe si ideologji dhe ėshtė paradoksale ajo qė kėrkojnė qė tė mos lejojnė njerėzit ta ushtrojnė pikėrisht si tė drejtėn e tyre, pėr tė jetuar sipas njė kulture ose njė ideologjie tė caktuar. Tė jesh laik nuk do tė thotė tė jesh kundėr fesė, por qė tė mos i japėsh njė feje pėrparėsi kundrejt njė feje tjetėr. Nė momentin qė unė si student vij, ndjek mėsimet, tė cilat nuk kanė lidhje me fenė, ēdo gjė nė rregull. Pėrkundrazi, duke bėrė qė njė student tė ndalohet tė shkojė nė fakultet sepse mban shaminė, ose kryqin, pikėrisht kjo sjellje bėn qė tė mos identifikohet ai si njė student, ose si qytetar shqiptar, por i jep pėrparėsi elementit tė tij fetar. Kėshtu nė vend qė tė jetė njė institucion laik, ai thekson identitetin e tij fetar. Universiteti ku studioj unė ėshtė gjithashtu njė institucion publik. Edhe pse bėn pjesė nė sektorin privat, ai konsiderohet publik sepse ėshtė i hapur pėr publikun dhe merr njohuri qė nė tė ardhmen do t\'i shėrbejnė publikut, megjithatė filozofia qė kanė ata nuk pėrputhet aspak me atė shtetėror.

    Lidhur me rastet e ndodhura dhe mė parė, pėr vajzat me shami qė janė ndaluar tė frekuentojnė shkollat shtetėrore, a kanė ngjallur diskutime mes jush dhe si ka qenė reagimi?
    Ka pasur diskutime rreth rastit tė tė dyja vajzave qė ishin nė shkollėn 8-vjeēare, qė e gjetėn zgjidhjen, njėra nė Medrese dhe tjetra nė njė shkollė private. Kėto janė zgjidhje tė pėrkohshme pėr mendimin tim dhe se kėto lloj zgjidhjesh, bėjnė njė vetėpėrjashtim qė shteti i bėn sektorit privat qė nuk e konsideron si publik, ose njė sektor ku mund tė ndodhė gjithēka dhe pikėrisht ajo qė ėshtė e ndaluar nė shtet. Reagimi ka qenė njė lloj revolte dhe pakėnaqėsie, si shkelje e tė drejtave tė njeriut, pėr tė jetuar nė mėnyrėn qė dėshiron ti, ku identiteti yt kufizohet vetėm me atė fetar, ndėrkohė qė ti zhvillon dhe shumė identitete tė tjera, si femėr ose si mashkull, identitet si qytetar i vendit, si njė i ri, duke pėrcaktuar kėshtu pėrparėsinė tėnde dhe se ti do tė trajtohesh si i tillė. Nuk mendoj se shkollat fetare nuk mund tė jenė zgjidhje, sepse jo tė gjithė duan tė specializohen nė shkolla fetare, duan tė ndjekin dhe gjimnaze tė pėrgjithshme ashtu siē kam bėrė dhe unė, sepse feja nuk ėshtė profesion, ajo ėshtė njė mėnyrė jetese.

    A mendon se nė njė moshė aq tė vogėl sa ajo nė tetėvjeēare, dikush mund tė vendosė vetė pėr mbajtjen e shamisė?
    Pyetja mund tė jetė dhe e tillė: A janė tė aftė ato tė vendosin tė rrinė pa shami? Problemi qėndron se ėshtė pėrcaktuar qė nė fillim normalja, qė ėshtė ajo pa shami, ndėrsa ajo qė ėshtė me shami ėshtė ndryshe. Kur realiteti pėr atė me shami nuk ėshtė aspak i tillė. Kėto janė zgjidhje qė i pėrkasin vetė njeriut, kam pėrshtypje qė shteti nuk duhet tė ndikojė ose tė influencojė nė tė dyja rastet. Unė e mendoj se njė zgjedhje kuptimplotė mund tė bėhet kur tė jesh nė moshė madhore, e pikėrisht kur tė arrijė moshėn madhore vajza, nė rast se ėshtė e bindur se ka bėrė gabim, mund tė heqė shaminė, nė tė kundėrt do tė vazhdojė ta mbajė. Nga ana tjetėr zgjedhja kuptimplote ndodh nė gjirin e shoqėrisė, nė rast se ajo nuk ėshtė e bindur, ajo komunikon me njerėzit duke shkėmbyer ide dhe opinione pėr tė kuptuar se kush ėshtė alternativa tjetėr. Duke e larguar vajzėn nga shkolla dhe duke e ēuar nė Medrese, ajo shikon tė ngjashmit e vet dhe nuk shikon njė alternativė tjetėr. Gjithashtu duke e ēuar nė shtėpi, ajo mund tė ketė komplekse vetėm me pjesėtarėt e familjes qė janė dhe grupi i personave qė mund tė kenė ndikuar qė ajo tė kėtė bėrė njė zgjidhje tė tillė. Pra nuk duhet t\'i heqin alternativėn tjetėr, qė zgjidhja tė bėhet kuptimplote.

  12. #12
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Pyetja e temes ishte interesant, por kjo mendoj se ka nje pergjijgje te shkurtur dhe kuptime plote.

    ēfar eshte realiteti se ato te cilat bejn, falin namazin dhe nuk posedojn hixhabin, pergjigja eshte kjo..
    Pike se pari ne veten e tyre ende ka injorance, dhe se nuk e kan kuptuar rendesine e hixhabit dhe e dyta eshte se i kan frike dunjas, ksaj bote por nuk i kan frik Allahut s.w.t

    Me lart ishte cekur nga disa motra se ato pohojshin se hixhabin nuk mund ta praktikojm per arsye te familjes, shoqerise, punes , dhe klasave tjera shoqrore,... / Kjo nenkupton se automatikisht keto motra po behen roberesha te njerzeve dmth sikur po i neshtrohen urdherit te njerzve dhe po e anashkalojn urdherin e Allahut s.w.t, (u binden njerzeve te duken, te identifikohen si te pandershme)
    Pra ajjetin ne kuran te cilin e kishte sekur nje vėlla me lart qe obligon higjabin, pra krejt ne fund ALlahu s.w.t " pasi qe obligoj mbulesen, pastaj i'u tha " qe te dukeni, te identifikoheni si te ndershme " dmth ne vendin ku jetoni dhe veproni....
    Vallė, o ju motra... a nuk doni qe te identifikoheni si te ndershme... apo ta pranoni urdherin e njerzeve dhe t'iu neshtroheni atyre dhe pastaj duke mos pasur mundesi qe tju dallojm nga ato te pandershmet......

    Mos i'u nenshtro askujt perveq Allahut s.w.t , kerko falje dhe pendim vetem tek Ai, dhe vetem tek ai kerko zgjidhe problemesh, pa dyshim Ai do te ndihmoj.......

  13. #13
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Mbulesa ne Islam


    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  14. #14
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Nje femer e zbuluar


    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  15. #15
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Ku e Ke Mbulesen ?


    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    obligim eshte mbulesa per gjdo femer

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    Nuk Jam Kunder Kur E Thote Feja Por Mos U Dashka Qe Edhe Gjuhen Ta Ndrrojm Apo Te Vishemi Si Arabet = Pa Done
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nezir2007 : 23-10-2008 mė 14:12

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    Deshiron Te Thuash Se Nuk Jam Vella Me Ty.pse A Nuk Lejohet Komentimi Ne Kuran Veq Arabisht Dhe Asgje Tjeter.une I Lutem Zotit Edhe Ne Shqipe Sa I Perket Veshjes Me Mire Kombetare Se Sa Arabe

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    Ilahit Me Mire Shqip Se Arabisht Edhe Une Falem Ne Xhami Sikur Ti Dhe Te Tjeret Por Me Kto Filma Veq Sa E Largon Rinin Nga Feja ,ata Gjykojn Ne Diqka Tjeter Sa Nuk Ta Merr Mendja

  20. #20
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga nezir2007 Lexo Postimin
    Deshiron Te Thuash Se Nuk Jam Vella Me Ty.pse A Nuk Lejohet Komentimi Ne Kuran Veq Arabisht Dhe Asgje Tjeter.une I Lutem Zotit Edhe Ne Shqipe Sa I Perket Veshjes Me Mire Kombetare Se Sa Arabe
    Mire e ke ti se me e mire eshte veshja kombetare po qe po i perngjason asaj arabe.... per fatin tend te keq..

    o Vella askush nuk po thot qe te vishemi si arabet dhe as si asnje popull ne bote, mire po ne kishem per qellim veshjen islame dhe jo veshjen arabe,,
    sepse islami nuk i perket arabeve por arabet i perkasin islamit sikur qe te gjith njerzit dhe popujt qe i perkasin islamit, sepse ashtu kan lindur, dmth ne natyrshmerin e ketij islami. Kjo eshte veshja qe ka obligu Allahu s.w.t dhe jo arabet.

    Ps. Mos gjyko islamin me njerez, e as me ndonje popull, por njerzit dhe popujt gjykoj me islam..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbulesa tė mbronė nga te Ftohtit dhe tė Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 03:20
  2. Mbulesa tė mbronė nga te Ftohtit dhe tė Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 18:47
  3. Mbulesa - Ahmed Kalaja
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 22:56
  4. Mbulesa
    Nga alvi_79 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 07:04
  5. Mbulesa Ime-kėnaqėsia Ime-mburrja Ime
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •