Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Cilit seks i përket truri ynë?

    Në vitet ‘70 ishte në modë që t‘u dhuroje kukulla djemve të vegjël dhe makina vajzave, në bazë të idesë se ndryshimet në sjelljen mes dy sekseve ishin rezultat i edukimit. Sot është e qartë që nuk është kështu. Që nga lindja meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm dhe preferojnë lodra të ndryshme. Koncepti se burrat dhe gratë janë "programuar" nga evolucioni pranohet kështu. Por debati mbi pyetjen se cilat diferenca janë biologjike dhe cilat ambientale dhe kulturore është akoma i ndezur. Vitin e kaluar, presidenti i Universitetit të Harvardit, Larry Summers, ndezi një debat (që e detyroi të japë dorëheqjen) kur avancoi hipotezën se janë kapacitetet e lindura që shpjegojnë se përse pak gra në krahasim nga burrat kanë pozicione të rëndësishme në inxhinieri ose fizikë. Sipas disa të tjerëve, kjo është një ide e papranueshme. Megjithatë, sot teknikat e ndryshme tregojnë se truri mashkullor dhe ai femëror, të paktën në një nivel të caktuar, funksionojnë në mënyrë të ndryshme. Edhe pse rezultatet jo gjithmonë e konfirmojnë këtë.

    Kukulla për vajzat, pistoleta për djemtë

    Në të kaluarën mendohej që femra nuk ishte gjë tjetër veçse një mashkull me hormone femërore, por në të vërtetë është e kundërta: deri në javën e tetë të shtatzënisë truri i çdo fetusi njerëzor është femër. Si gjithçka, trupi bëhet mashkullor nëse arrihet të prodhohet me shumicë tostesteron. Ky shtim hormonesh krijon një organ që përcakton sjelljen mashkullore. Vajzat që nga dita e parë e jetës së tyre shohin më gjatë një fytyrë se një objekt mekanik në lëvizje, ndërsa meshkujt bëjnë të kundërtën. Gjithashtu, sipas studimeve të shumta, meshkujt dhe femrat pëlqejnë lodra të ndryshme: makina dhe pistoleta meshkujt, kukulla për femrat. Teste të tjera të bëra me specie të ndryshme sugjerojnë se një njeri i sapolindur është i predispozuar për t‘i zgjedhur lodrat me një funksion të përshtatshëm për seksin e tij. Melissa Hines e City University të Londrës dhe Gerianne Alexander e Texas A&M University, u patën dhënë disa majmunëve kukulla lecke, topa dhe makina. U pa se majmunët meshkuj luajtën më gjatë me makina dhe top, ndërsa femrat me kukullat. Teoria e propozuar është se lodrat e preferuara nga femrat ofrojnë mundësinë për të shprehur një sjellje përkujdesjeje, e dobishme kur të jenë të rritura, ndërsa meshkujt preferojnë lodra që u ofrojnë mundësinë për të shprehur forcën e tyre.

    Çështje neuronesh?

    Ndryshimet mes trurit të një mashkulli dhe një femre ekzistojnë, megjithatë, të nxjerrësh konkluzione nuk është e lehtë. Ndërkaq, truri mashkullor është rreth 9 për qind më i madh se ai femëror, megjithatë, kjo diferencë është shpjeguar me faktin se burri është më i madh se gruaja. Gjithashtu, në vitet e fundit është parë që truri femëror ka më shumë lëndë gri se të bardhë. Por nëse do të argumentonim faktin se në disa zona të trurit femëror qelizat nervore gjenden me një densitet më të madh, mund të arrijmë në përfundimin se truri i asaj dhe atij kanë një sasi thuajse të njëjtë të qelizave nervore. Membrana që lidh të dyja hemisferat, "copus cakllosum" (lënda e bardhë), është më e vogël te burrat, çka mund të shpjegojë se përse burrat përdorin vetëm një anë të trurit për zgjidhjen e problemeve për të cilin gratë i përdorin të dyja sektorët. Megjithatë, këto diferenca strukturore duket se nuk ndikojnë në inteligjencën e matur. Po ashtu, është parë se truri nuk është i pandryshueshëm edhe në moshë të rritur. Kështu, truri i femrave është shumë plastik dhe pëson ndryshime të dukshme, sidomos në periudhën e pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës. Simon Baron-Cohen i Universiteti të Kembrixhit sugjeron se preferencat e lindura mund të vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Nëse pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se ekzistojnë diferenca reale mes kapacitetit verbal të meshkujve dhe të femrave, miliona teste për fjalorin, letërsinë dhe të tjera të ngjashme kanë treguar se këto diferenca janë thuajse inekzistente. Nëse vajzat adoleshente janë më të zonjat për të shqiptuar saktësisht fjalët në krahësim me meshkujt, i vetmi aspekt i aftësisë verbale që duket i lidhur me seksin te të rriturit është rrjedhshmëria(aftësia për t‘i thënë fjalët shpejt). Dhe nëse kërkohet të zgjidhen sa më shumë fjalë të jetë e mundur që fillojnë me një shkronjë të caktuar, gratë arrijnë të gjejnë më shumë.

    Gra të zemëruara

    Në krahasimin e ndryshimeve mes dy sekseve, kërkuesit përdorin një njësi matjeje statistikore të quajtur D. Ajo mat largësinë e mesatareve të dy grupeve duke iu referuar gamës së vlerave të përdorura për të llogaritur secilën mesatare. Me këtë metodë, Janet Hyde ka studiuar burra dhe gra duke grumbulluar meta-analizat kryesore për diferencat mes sekseve. Pas studimit doli se diferencat më të mëdha mes sekseve ishin fizike, si shpejtësia për të hedhur diçka dhe largësia e hedhjes, të cilat pasqyronin diferencën trupore mes një burri dhe një gruaje. Një tjetër fushë me diferencë të madhe ishte e lidhur me seksualitetin, ku përfshihej kënaqësia seksuale dhe qëndrimi ndaj një lidhjeje të rastësishme. Gjithashtu, u pa se gratë dhe burrat arrinin të njëjtin nivel kënaqësie seksuale. Mesatarisht, burrat janë më agresivë, por është e gabuar të nxjerrësh konkluzione të pamenduara. Nëse gratë mendojnë se askush nuk po i shikon, dhe nëse e dinë se nuk do të kenë pasoja fizika, mund të jenë më agresive se burrat. Të dhunshme ose jo, gratë mbajnë zemërim njëlloj si meshkujt, ose më shumë. Në një studim, Rubin Simon dhe Leda Nath nuk kanë përshkruar diferencat në kohë kur meshkujt dhe femrat zemërohen, megjithatë, është parë se gratë tentojnë të mbajnë më shumë inatin. Rezultat tërësisht i ngjashëm me një studim të kryer në fillim të vitit nga disa studiues të "Humboldt University" në Berlin. Studiuesit u përshkruan pjesëmarrësve, studentë, një skenar në gjendje të gjeneronte agresion. Ata u patën thënë studentëve se kishin dëgjuar një shokun e tyre (ose shoqen) që kishte folur shumë keq rreth reputacionit të tyre. Edhe aty u pa se gratë u zemëruan më shumë. Në të vërtetë, diferenca qëndronte në faktin se në ç‘mënyrë secili prej studentëve mendonte hakmarrjen: Gratë tregonin se do të merrnin hak më thashetheme ndaj tyre, ndërsa gjysma e meshkujve kishte dëshirë për t‘u zënë me "partnerin".

    Kështu, një shpifje edhe pse nuk provokon një dëm fizik nuk do të thotë se nuk të lëndon. Ndaj dhe vajzat gjejnë këtë formë agresioni më të dhimbshme.


    Kush fiton në matematikë?

    Një tjetër ndryshim i studiuar gjatë, është edhe sjellja ndaj matematikës. Kush ka kërkuar të mbështesë se tendenca e meshkujve për t‘i rregulluar gjërat u jep mundësi për të qenë më të aftë në matematikë, e ka pasur tërësisht gabim. Është vërtetuar se djemtë dhe vajzat janë shumë të zotë në matematikë para pubertetit. Megjithatë, pas moshës 15 - 16-vjeçare meshkujt i zgjidhin problemet më me lehtësi, duke shfaqur aftësi më të mëdha edhe në problemet gjeometrike. Kështu nisi t‘u kërkohet atyre të imagjinojnë një objekt që rrotullohet në tri dimensione, kapacitet i domosdoshëm në inxhinieri diferenca bëhet shumë e dukshme (dhe duket se është e lidhur me rritjen e tostesteronit paslindjes te djemtë). Megjithatë, burrat nuk shkëlqejnë në të gjitha detyrat e lidhura me hapësirën. Ndryshe nga sa mendohej, meshkuj dhe femra janë shumë të zotë për t‘u orientuar. Femrat tentojnë më shumë të kujtojnë pika referimi, ndërsa meshkujt bazohen në njohuritë e tyre gjeometrike për të për gjetur drejtime dhe largësi.

    Më shumë idiotë dhe gjeni

    Një tjetër studim është ai që ka të bëjë me faktin se mes meshkujve ka më shumë idiotë dhe më shumë gjeni. Në një studim që ka analizuar popullsinë skoceze të lindur në vitin 1932, ka konfirmuar këtë hipotezë. Megjithatë, në vitet e fundit gratë kanë regjistruar progrese të mëdha në botën akademike, megjithëse disa sektorë janë më të vështirë për t‘iu përshtatur. Lind pyetja: mungesa e grave nga shkenca, nga matematika dhe nga inxhinieria u detyrohet karakteristikave të lindura? Përgjigjja është kjo: të lindura mund të jenë, por kjo nuk do të thotë se janë të pandryshueshme. Aftësia për problemet në hapësirë varet nga studimi dhe stërvitja për të dyja sekset.

    Revista IMAGE
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    [B]Te te jap une nje ide te pranueshme .Truri eshte i gjinise::::::::::
    Asnjeanese....[/B]
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Truri i femres eshte me i vogel se ai i mashkullit......Borat
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e frojdesha
    Anëtarësuar
    07-01-2007
    Vendndodhja
    kudo
    Postime
    18
    nuk mund te matet vera me meter e stofi me liter e pra ne bejme te njejten gje kur duam te krahasojme masen e femres me ate te mashkullit qe eshte e ndryshme,prandaj truri i femres eshte i njejte me ate te burrit edhe pse i me afer te pandergjegjshmes sepse druaja operon me teper me emocione sesa mashkulli
    Heshtja eshte revolta me e madhe

  5. #5
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    davius perhere me tema mbreselenese ti respekte lal


    persa i perket temes ,dikur degjova nje dokumentar ,por persa i perket gjinise se tij smaj mend por ,thuhej qe truri i mashkullit eshte me i madhe dhe me i zhvilluar se truri femres,por nga nan tjeter truri femres kishte disa gjera ne avantazh si pjesa e trurit e te qenurit gazmor i qeshur dhe pjesa e qefit


    interesante apo jo
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e frojdesha
    Anëtarësuar
    07-01-2007
    Vendndodhja
    kudo
    Postime
    18
    me pelqen konsiderata qe ke per femrat(shpresoj ta kesh me te vertete)por sic ka tene edhe idhulli im Freud............ femra merr dyfishin e kenaqesise qe merr mashkulli gjate nje akti seksual dhe keshtu mund te konsiderohet edhe me e perparuar se ai (mashkuli) persa i perket emocioneve dhe qejfeve............po ashtu edhe te fryteve te atij akti..............
    Heshtja eshte revolta me e madhe

  7. #7
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    te verteten ta fshehesh eshte si ti hedhesh nje diamanti balte siper duke menduar se dhe ai do te kthehet ne balte (po a mundet valle kjo?)
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sipas Mendimit Tim Truri I Perket GJinis Mashkullore Sepse Vetem NE Meshkujt Mund Ta Perdorim Trurin Kurse Truri I Vogel I Perket Gjinis Femrore

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e frojdesha
    Anëtarësuar
    07-01-2007
    Vendndodhja
    kudo
    Postime
    18
    persa i perket diamantit ate e duan te gjithe,kurse per te veteten ka nje rruge te gjate nga e thena ne te bere dhe jo te gjithe e duan...............madje edhe ai vete qe e thote..............
    Heshtja eshte revolta me e madhe

  10. #10
    LUNAE. Maska e katilesha007
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Vendndodhja
    Altera parte lunae!
    Postime
    29
    Hi...une ne fakt sapo jam regjistruar tek ky forum dhe eshte postimi i pare .....dhe po e filloj me nje teme te "mbare" ......

    mendimi im per seksin e trurit ...eshte se une mendoj se ai eshte biseksual...qe do te thote qe truri eshte Femer kur eshte K**** dhe eshte Mashkull kur eshte shfrytezues....nejse...ky eshte mendimi im........


    ps:....frojdesha flm per sugjerimin e regjistrimit ketu...

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:39
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •